• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

INTERVISTA- E para grua Ministre e Mbrojtjes

October 28, 2016 by dgreca


2-mimi-3

mimi-kodheliDr. Mimi  Kodheli, E para grua në Shqipëri në detyrën, Ministre Mbrojtjes, anëtare në  strukturën më jetëgjatë të sigurisë dhe paqes së kombeve te Bashkura në NATO./

Histori Suksesi nga Dr.Liliana Pere/1-mimi-kodheliProfili / Dr. Mimi  Kodheli Ministres se parë Shqiptare anëtare ne strukturën më jetëgjatë të sigurisë së kombeve të  Bashkura në NATO./Dr. Mimi  Kodheli është një emër i njohur dhe  i  nderuar në jetën publike, politike, e shoqërore në Ballkan, Europe,SHBA, etj.E edukuar në një familje intelektuale, transmetohen tek ajo vrtytet dhe vlerat më te mira njerëzore.Prindërit e Mimit, që të dy jane diplomuar në Universitete të mira në Eoropë.Ajo ka  lindur në Tiranë, më 11 Shtator 1964 dhe rritur po në Tiranë.Eshtë e martuar me Lekën dhe kanë një djalë, Mikelin, qe studjon jashte.Në vitin 1986 është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë.Ne vitin 2000  kryen  Masterin  në Administrim Biznesi nga Universiteti i Lincoln, Nebraska, SHBA, në bashkëpun­im me Universitetin e TiranësPrej vitit 2007 Znj.Mimi  Kodheli është Doktorante e Shkencave Ekono­mike nga Universiteti i Veronës, Itali, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik.Investimi i saj është i madh si në fushën e ekonomisë administrimit dhe politikës. Formimi dhe Eksperiencat e saj e kanë  perfekrionuar figurën e saj. Dr Mimi Kodheli ka hyrë në politikë në vitin 2002, kur edhe u bë Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. Në vitin 2005, u emërua Prefekte e Qarkut të Tiranës.Në vitin 2009 u zgjodh Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, duke mbajtur pozicionin e Nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë dhe Financës përgjatë gjithë legjislaturës.Që prej vitit 2007 e në vazhdim është Anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Ajo është trajnuar në fusha të ndryshme si ato të treg­jeve ndërkombëtare dhe të letrave me vlerë, tregjet e punës dhe të investimeve, trajnim për ndërmarrjet të vogla e të mesme, ekzaminim dhe menaxhim bankar, ka marrë pjesë në një program të Departamentit Amerikan të Shtetit, të titulluar “Gratë në Politikë” si dhe atë të titulluar “Politikat e Sigurisë Kom­bëtare” nga Qendra Evropiane e Sigurisë, Marshall.Znj. Kodheli zotëron gjuhën angleze dhe italiane, si dhe njeh mjaftueshëm gjuhët frënge dhe spanjolle.Ideja  se bota që na rrethon është refleksion i përmbushjes së detyrave dhe prirjve tona, i shërbeu asaj të bëhet ekzemplar i vetëpërgjegjësisë, duke kryer detyrat më së miri dhe ta shndrojë ‘’emrin grua’’ faktorin e ndryshimeve pozitive në shoqëri dhe ne botë.Me emrin e saj lidhen  ngjarje e suksese sinjifikante ne Histori.. Në opinion  ajo nihet si gruaja me vulnet të  hekur, dhe po aq njerëzore dhe e sjellshme në temperamentin e saj. Nga prinderit trashëgon një educatë në frymën e përgjegjshmërise, respektit, dashurisë, guximit, tolerancës dhe mirëkuptimit ndërnjerëzor.Me formimin punën këmbëngulëse,  seriozitetin që e karakterizon,  Znj. Mimi Kodheli  ka sjellë në shoqëri modelin e suksesshëm, te  nënës  së  mirë, gruas së fortë, ekonomisten  dhe administratoren e aftë , që bën transformim, aktivisten që prodhon ide socialë ne dobi te gjithë shoqërisë.

Integriteti  saj professional dhe qëndrimi në lartësine e dëtyrës, u vërejt ne Bashkinë e Tiranës, si Nën kryetare e Bashkisë së Tiranës,dhe sot  si Ministre e parë e mbrojtjes te Ushtrisë Shqiptare  anetare në strukturën më jetëgjatë të sigurisë së kombeve te Bashkura në NATO.Znj Mimi është sa e prerë në detyrë po aq dhe altruiste  sublime, ështe vërejtur së fundmi edhe me rastin e krijimit të Shtëpisë ne ndihmë të Fëmijeve autikë brënda Ministrisë së Mbrojtjes, ide kjo  që u lançua dhe u realizua  nga Mimi si rrugëtregues  i kahut human social dhe njerëzor qe duhet të lëviz shoqëria shqiptare.Ajo gëzon respect në opinion,në  rrethet shoqërore, segmente të ndryshme diplomatike, politike, ushtarake  ndërkombëtare.Ajo, po vazhdon ta lartësojë profilin e saj me elanin e pashuar të një feniksi që do të jap dritën e gruas së  parë   Shqiptare Ministre  në zonat e pandriçuara të shoqërisë njerëzore, dhe në gjithë Aleancen Euro-Atlantike te Paqes ne botë

Për më tëpër ndiqni Intervistën: me Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Pyetje:E nderuar Zonja Ministre. Dëshirojmë të bëjmë një retrospektivë në fëmijërinë tuaj të hershme. Çfarë mbresash ruani nga fëmijëria, familja, prindërit tuaj, familja që keni krijuar, qyteti ku keni lindur, jeni rritur dhe jetoni e parë nga këndvështrimi i një intelektualeje me një integritet të lartë professional, sikundër jeni ju?

Dr. Mimi KODHELI:- Pyetja brenda ka shumë tregime të vogla. Unë do mundohem ta përmbledh shkuritmisht, me pak rreshta ciklin e jetës time, nga momenti kur kam lindur e deri më sot.Unë kam lindur në Tiranë.  Prindërit e mi, edhe ata të lindur në Tiranë, kanë qënë të dy intelektualë. Të dy kanë studiuar jashtë dhe pasi janë kthyer nga studimet janë njohur në një institucion që quhej “Radio e Jashtme”. Ne të lindurit në Tiranë i themi “Radio e Vjetër”.Ka qënë një ndërtesë e vjetër e ndërtuar në kohën e Italisë në “Rrugën e Kavajës”. Janë njohur atje. Njëri nga prindërit fliste rusisht në radio, ndërsa tjetri fliste bullgarisht. Ata janë dashuruar dhe për pasojë kam lindur unë dhe ime motër, e cila është 5 vjet më e vogël se unë. Kam pasur fatin të rritem në një familje të mirëfilltë intelektuale, ku librat dhe muzika ishin gjërat për të cilat shtyhesha më shumë që të kisha sa më shumë njohuri. Pastaj pata fatin që të frekuentoja ndoshta shkollën më të mirë elementare të atyre viteve në Shqipëri, që ishte shkolla “Kosova”, një shkollë që tani nuk ekziston më, është kthyer në parking, por që në atë kohë mësuesit e tjerë vinin dhe mësonin si duhet të ishtë nxë-dhënia ose mësimdhënia.Kam vazhduar me tetëvjeçaren, me gjimnazin. Kam bërë një gjimnaz të fortë që në atë kohë ishte i listuar më i miri në Shqipëri, ishte gjimnazi “Sami Frashëri”. Edhe sot është një nga më të mirët dhe pastaj kam studiuar ne Universitetin e Tiranës për Ekonomi-Financë.

Sigurisht që profesioni më ka ndihmuar të jem pjesë e shumë strukturave dhe shumë institucioneve, sepse është një profesion që hyn kudo, por më së shumti kam qëndruar në sistemin bankar, sigurisht për shkak të profesionit.Kam krijuar familjen time në një moshë të pjekur për një vajzë. Kam një djalë 26 vjeç. Jam munduar që në këto 30 vite të familjes time, të krijuar prej meje dhe në 50 e kusur vite të familjes nga ku kam dalë unë, të jem një shërbëtor i mirë i familjes time dhe sigurisht një njeri për të cilën familja ime të jetë gjithmonë krenare. Qoftë ajo që më ka rritur, qoftë ajo që kam krijuar vetë. Më 2001 më kërkohet të jem zedhënësja e Edi Ramës, nga vetë Edi Rama. Kisha refuzuar disa kërkesa të tjera që më kishin ardhur nga persona të tjerë që ishin në front të parë të politikës shqiptare, por përgjithësisht unë deri në atë moment isha e painteresuar për t’u marrë me atë gjë. Mendoj që për një gjë jam krenare, gjithmonë kur flasim për pjesën politike të aktivitetit tim, që unë kam qënë prezente kur qyteti im i lindjes dhe ku unë isha rritur, që është Tirana,  ndryshoi dhe u transformua nga një qytet me një kaos dhe me një abuzim të të pronës publike të paparë ndonjëherë, dhe u kthye në një qytet europian ose në kryeqytetin europian që gëzojmë sot. Kam qënë pjesë e atij ndryshimi me kostot që ndryshimi mbarti, por jam shumë e kënaqur se i kam bërë një shërbim real qytetit që dua më shumë, që është Tirana. Ku përmblidhet çdo gjë e rëndësishmë e jetës time brënda kësaj fjale.

Pyetje. Dr. Mimi – Me sa kujdes e ka menaxhuar Mimi karrierën e saj profesionale, duke investuar vazhdimisht në formimin me nivel të lartë shkollimi dhe a e ka ndjerë ndihmën e bashkëpunëtorëve?

KODHELI:- Për të mbërritur këtu nuk është e thjeshtë. Duhet mund, duhet të lëshosh shumë gjëra dhe shumë nga kënaqësitë e tua, nga vetja jote, nga familja jote, përndryshe e vështirë që mund ta meritosh një pozicion të tillë apo një karrierë të tillë, finalizimin e një karriere të tillë. Sot në këtë moshë që jam unë më vjen turp të them që jam nxënës me të gjitha 10-ta siç rëndom thonë, por kam qënë një nxënës i spikatur. Sigurisht për t’u formuar nuk mjafton një ditë, nuk mjafton as një jetë për ta bërë këtë gjë. Njeriu gjithmonë duhet të mësojë, të nxëjë gjatë gjithë jetës. Gjithë jeta është një shkollë më vete. Duke qënë se diploma që unë kisha në xhep i përkiste një epoke dhe një shkollë tjetër, për të cilën nga pikëpamja e formimit dhe e strukturimit sidomos të lëndëve që nuk ishin të indoktrinuara nga ideologjia e asaj kohe kam një respekt shumë të madh, pjesa tjetër ka qënë shkollim në Perëndim. I cili sigurisht më ka ndihmuar të mund të bëj nxjerrjen e konkluzioneve apo të mund të bëj menaxherin, menaxhimin e njerëzve, projekteve, të bëhem lider i nje grupi njerëzish, i cili nxjerr një produkt të mirë nga dora, siç jam munduar ta bëj gjatë gjithë karrierës time. Ty sigurisht të duhet dhe një këndvështrim tjetër, një formim tjetër, siç ka qënë ai në perëndim ndryshe nga ai baziku siç e përmenda më parë. Kam dhënë mësim për disa vite edhe në Fakultet. Kjo padyshim që ka mbajtur të gjallë edhe njohuritë e mia për atë shkencë që kam studiuar dhe formuar, që janë financat. Të marrurit me politikë të shkëput pak nga profesioni bazë, pavarësisht se unë jam munduar që edhe gjatë kohës që kam qënë anëtare e Parlamentit ta hulumtoj zanatin, njohuritë.Dhe për vetë faktin që kam qënë pjesë e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave më është dashur ta bëj këtë për të qënë në lartësinë e një njëriu që duhet të gjykojë të tjerët kur drejtojnë siç edhe e kam bërë dhe sigurisht për të qënë në lartësinë e përgjigjes kur të tjerët të gjykojnë për atë që ti bën, siç është sot që ne jemi në qeveri.Nuk kanë munguar bashkëpunëtorët, nuk kanë munguar as xhelozitë, por kjo është normale në një proces zhvillimi. Të qënit xheloz ndaj meje profesionalisht ose jo, e kam konsideruar pozitive sepse kjo e ndihmon zhvillimin.Kur xhelozia kthehet në obsesion ose në një keqdashje kjo është një gjë tjetër, nuk ka të bëjë më më ndjenjën pozitive të konkurencës.Më ka shqetësuar pak xhelozia e të tjerëve, sepse unë kam menduar që puna e nxjerr në dritë njeriun përtej xhelozisë së kujdo me të cilin ti ke të bësh gjatë rrugës tende.

A më ka ndihmuar dikush për të arritur këtu ku jam? Patjetër.Së pari është familja që është mbështetja ime më e madhe, më e sinqertë por gjatë rrugë kam njohur bashkëpunëtorë shumë të mirë. Duhet ta konsideroj veten një njeri shumë me fat që kam pasur bashkëpunëtorë të mirë në jetë, sepse jo kujtdo i jepet shansi ta ketë këtë mundësi.

Pyetje: Ju jeni një doktorante e shkencave ekonomike nga Universiteti i Veronës për të vazhduar në Universitetin Lincoln në Nebraska të ShBA. Kjo do të thotë që ju jeni një njohëse e mirë e ekonomisë së vendit dhe politikave të zhvillimit të saj. Si e shihni ju statusin e ekonomisë sot dhe nivelin e shoqërisë shqiptare. Mund të na flisni rreth çështjes së zhvillimit të përgjithshëm të ekonomisë, e dëshiruar kjo për ritme më të shpejta si nga gruaja dhe të gjitha shtresat e tjera?

KODHELI:- Prap janë një serë temash që pyetja juaj e gjatë ofron për diskutim. Për momentin që flasim Shqipëria ka një stabilitet dhe një ecje të pranueshme zhvillimore. Kjo nuk do të thotë që është e pranueshme, përkundrazi, por duhen gjetur mekanizmat dhe modelet e duhura për ta bërë këtë gjë. Gjë që e thënë është e thjeshtë, e bërë është më e veshtirë. Për fat të keq, bota dhe Europa në dekadën e fundit perceptoi një krizë të madhe financiare-ekonomike, e cila e afektoj pak Shqipërinë, por jo aspak. E afektoj pak sepse Shqipëria është një treg i vogël në tregun mbarëbotëror, jo një pjesë e tregut të Euros dhe kjo ndoshta ishte diçka pozitive. Por nga ana tjetër Shqipëria ka shkëmbimet më të mëdha tregtare me vendet e tjera anëtare të BE dhe pjesë e tregut të Euros siç janë Italia apo Greqia.Kjo sigurisht, që në një mënyrë ose në një tjetër pati influencat e veta negative.Sidomos për një vend si Greqia, që krizën financiare e kishte më të rëndë dhe më të fortë se çdo vend tjetër i BE dhe i zonës Euro. Diçka më tepër, më lejo të shtoj këtu, është fakti që më shumë se sa 1 milion shqiptarë jetojnë jashtë kufijve, në Greqi dhe në Itali, bëri që remitancat të binin. Remitanca ishte një porcion i mirë i të ardhurave që hynin në vendin tonë dhe sigurisht që rënia e remitancave krijoi disbalanca dhe problematika, edhe brenda vendit.Gjatë periudhës së tranzicionit apo gjatë gjithë periudhës ku Shqipëria u njoh me ekonominë e tregut mbas viteve ‘90 dhe me zhvillimin kaotik të kapitalizmit, Shqipëria pati edhe disa rënie drastike dhe disa trauma në ekonominë e saj, siç ishte viti i mbrapshtë ‘97, ku firmat piramidale sollën edhe një shkatërrim të pjesës më të madhe të vendit, të ekonomive, të bizneseve të njerëzve, si dhe rënien e besimit.Dhe sigurisht për t’u rimëkëmbur Shqipërisë iu desh pak.

Pyetje – Çfarë ndodh dhe si e shikoni sot pozicionin e gruas ne shoqeri ? Çfarë do të ndodhë në të ardhmen? Çfarë ndodh me gratë, në ekonomi?

KODHELI:- Gruaja është një pjesë vurnerabël e shoqërisë edhe kur flitet për ekonominë, sespe edhe në vendet e zhvilluara dhe jo vetëm në ato që janë në zhvillim, përqindja e grave të papuna është më e lartë se ajo e burrave, paga mesatare e grave është gjithmonë më e ulët se sa ajo e burrave.Dhe shanset që gratë kanë për t’u marrë me biznes apo për të qenë në avangardë të botës së biznesit janë më të ulta në një botë maskile osë në një shoqëri maskile, siç është në fakt dhe vazhdon të mbetet shoqëria shqiptare. Ndaj unë besoj që 7 ose 8 ministre gra në një qeveri më 19 ministra është një fillim i mirë, por nuk është asgjë nëse kjo nuk shoqërohet me përparësi që duhet t’i jepet gruas dhe grave shqiptare, qoftë kjo kur flasim për ekonominë, qoftë kjo kur flasim për incentivë, qoftë kjo kur flasim për zgjidhjen e problemeve sociale, qoftë kjo kur flasim edhe për probleme që gratë i cekin më shumë se sa burrat të tipit, përkujdesi për shëndetin, përkujdesi për sigurinë fizike të gruas, për të eliminuar sa më shumë dhunën ndaj saj, qoftë kjo psikike apo fizike, e kështu me radhë.

-Dr. Mimi – Gratë janë pa as më të voglin dyshim dhe këtë nuk e them sepse jam grua, pjesa më vurnerabël por pjesa më e mirë e shoqërisë.

-Janë mbartëse të jetës, janë shtylla të familjes, janë ato që i bëjnë fëmijët, janë ato që shërbejnë në familje, më shumë se sa burrat e bëjnë, dhe sigurisht që duhet të kenë një mbrojtje dhe një përparësi më të madhe. Këtu pa diskriminuar askërkënd dhe pa vënë gishtin për fajtorë apo për njerëz që devijojnë le të themi nga këto parime themelore.Unë besoj që për gratë në Shqipëri është bërë, por jo mjaftueshëm dhe ne duhet të vazhdojmë të jemi më së pari mbështetëset e njëra tjetrës dhe më pas ta kërkojmë këtë te të tjerët.

Pyetje- Ju jeni gruaja e parë në rolin e ministres së Mbrojtjes, në një kohë kur Shqipëria është anëtare e NATO-s. Ju dalloheni për një vullnet serioz dhe për përpjekje maksimale për të përmbushur përgjegjësitë tuaja. Si i trajtoni ju politikat e sigurisë kombëtare?

KODHELI:- Në ka një gjë për të cilën përgjithësisht është rënë dakort midis dy kaheve të politikës shqiptare, janë pikërisht ato pika të cilat kanë të bëjnë me sigurinë dhe mbrojtjen. Me ndonjë ndryshim shumë të vogël. Dhe kjo e bën më komode dhe aktivitetin edhe punën time të përditshme. Aq sa puna është aq e vështirë, aq edhe komode për shkak të kësaj dakortësie që dy anët e politikës kanë kur flitet për sigurinë.E kam thënë edhe herë tjetër, nuk do të lodhem së përsërituri, ushtria, mbrojtja, siguria e vendit, është një çështje serioze, për të cilën duhet folur gjithmonë seriozisht. Nuk mund të bëhet shaka me të dhe askurkush nuk mund të abuzojë me të, vetëm për hatër të të bërit politikë. Kështu që, ndaj edhe të jesh serioz kur flitet për sigurinë apo kur flitet për mbrojtjen, është “A” e fillimit të punës. Të çdo dite të punës tënde.Pa folur fare për përfaqësimin që unë i bëj vendit, Ministrisë në strukturat NATO, në ministeriale, në të gjitha tryezat ku ulem me homologët, në takimet bilaterale e kështu me radhë. Kështu që bota sot po jeton në një situatë aspak të këndshme kur flitet për sigurinë. Çdo gjë është e vënë në pikëpyetje dhe asnjë vend në NATO ose jo, i madh ose i vogël, nuk mund të vetëmbrohet ekskluzivisht vetëm nga Forca e vet e Armatosur apo nga aktorët dhe faktorët që punojnë për sigurinë e atij vendi.Kjo duhet bërë bashkarisht për shumë shkaqe, për shumë arësye.Për shkak të luftës asimetrike që eksziston sot në botë, për shkak të faktit që sot jo domosdoshmërisht ti e ke armikun të rreshtuar në rresht të parë dhe të dish se çfarë ke përballë.Armik mund të jetë kushdo që jeton pranë teje, që ecën pranë teje në një shesh, apo që futet bashkë me ty në një shkollë, në një klasë. Kështu që kjo i bën politikat që lidhen me sigurinë dhe më së pari punën time si ministër i Mbrojtjes, një impenjim serioz, i cili do të mbetet i tillë jo vetëm gjatë gjithë mandatit tim, por besoj se do të mbetet i tillë gjithmonë, pavarësisht se kush e drejton dhe pavarësisht se nga cili kah politik.

Pyetje. Shpesh theksohet roli i Shqipërisë në rajon e sidomos në rajonin e Ballkanit. Cili është qëndrimi që mban NATO ndaj vendeve anëtare që janë pjesë e Ballkanit por edhe e vendeve të tjera?

KODHELI:- NATO është në gjykimin tim organizata politko–ushtarake më e fuqishme në botë. Kjo e bën NATO-n serioze në vendimmarrje, por njëkohësisht edhe të vëmendshme ndaj të gjithë zonave gri apo shteteve që nuk janë por që aderojnë, që shpresojnë të jenë apo që janë në rrugën e drejtë për t’u bërë një ditë anëtarë të NATO-s. NATO ka treguar një vëmendje të veçantë ndaj rajonit, jo vetëm me futjen në radhët e saj para 7 vjetëve të dy vendeve të rëndësishme për Ballkanin që është Shqipëria dhe Kroacia. Njëkohësisht edhe për vetë faktin që në Ballkan, në Kosovë, akoma funksionon, është në aktivitet të plotë misioni më i gjatë i NATO-s i quajtur “KFOR”, që vazhdon të jetë edhe sot, që është një siguri më tepër. Dhe një gjë shumë e rëndësishme është fakti që, politikat e dyerve të hapura që NATO ka praktikuar, që nuk ka pasur frikë t’i praktikojë, kanë dhënë rezultatet e tyre. Më së fundmi pranimin e Malit të Zi si anëtare me të drejta të plota i NATO-s dhe kjo e bën rajonin tonë një qoshe të Europës gjithmonë e më të sigurtë.Pra rëndësia që kjo organizatë i jep Ballkanit është ajo që duhet dhe në momentin e duhur. Ndaj jemi shumë të kënaqur që jo vetëm jemi anëtarë të këtij organizmi, por dhe që vëmendja përtej gjithë problematikës që bota sot ka, vazhdon të mbetet e lartë edhe për një rajon si i yni, që është rajoni i Ballkanit.

Pyetje. Dr. Mimi – Cili është vizioni juaj në kuadrin profesional dhe investitorët e huaj në rolin e Sigurisë dhe të Forcave të Armatosura?

-Investitorët e huaj luajnë pak rol në Fushën e Sigurisë pasi Fusha e Sigurisë ka disa specifika të vetat. Ajo çka unë mund të ndaj me ju është që dy vjet më parë, për herë të parë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë filluan të kishin pjesë të tyre armatimin e ri të Standardeve të NATO-s dhe për herë të parë u larguam nga famëkeqi “Kallashnikov” i përdorur për shumë kohë nga Lindja dhe nga ushtria shqiptare e para viteve ’90. Ushtarët tanë sot disponojnë armë automatike të standardeve NATO dhe jo vetëm armë automatike por edhe armë të kalibreve të tjera, dhe kjo e afron mbrojtjen me prodhuesit e huaj të këtyre armatimeve. Gjëja që unë mund të them është që kur flasim për aktivitete strategjike dhe pika strategjike investimi, duhet të merret parasysh edhe opinion ynë që ka të bëjë me sigurinë dhe me pavarësinë e vendit.

Pyetje. E nderuar Znj Mimi – Si e shikoni ecjen e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian?

KODHELI:- Unë ju falenderoj për pyetjen. Bashkimi Europian, ky togfjalësh besoj është togfjalëshi më i rëndësishëm dhe duhet të jetë kryefjala e të gjitha fjalëve në ditarin tonë të përditëshëm, por edhe në fjalorin tonë politik. Shqipëria është duke i bërë mirë detyrat e shtëpisë. Ne si qeveri iniciuam dhe do të çojmë drejt përfundimit një ndër reformat më thelbësore, më të vështira dhe më të thella që është reforma në sistemin e drejtësisë. Pa këtë reformë nuk duhet të shkojmë dhe nuk mund të shkojmë asgjëkund. Shqipëria duhet të vazhdojë ecjen drejt BE, më e pastër seç ka qënë dje, që të jetë më e sigurtë dhe për këtë duhet t’i kalojë këtij proçesi larjeje që askush të mos ketë shansin të na tregojë me gisht si një vend të korruptuar që prodhon trafik qëniesh njerëzore, trafik lëndësh, gjithëfarë gjërash të këqija, që prodhon korrupsion siç është etiketuar më parë, ndërkohë që Shqipëria është një vend prodhon një brez të jashtëzakonshëm, të mençur, të bukur që ka dëshirë të studiojë, të mësojëë dhe të punojë. Që prodhon njerëz të ndershëm që duan ta fitojnë jetën e përditëshme me djersën e ballit. Shpresoj shumë që një ditë historia të tregojë më objektivitet që, njerëzit që e kanë drejtuar këtë vend kanë menduar, punuar dhe luftuar për të ardhmen e këtij vendi që duhet të jetë një e ardhme në BE për një fakt shumë të thjeshtë: Ne ndajmë dhe mbrojmë të njejtat vlera më ato të vendeve të BE, të vendeve Perëndimore. Ndaj që ta kthejmë këtë në realitet, duhet thjeshtë dhe vetëm të luftojmë fort për të hapur negociatat me BE këtë vit dhe të mund t’iu mundësojmë brezave që do vijnë një të ardhme si të barabartë midis të barabartëve.

-Suksese nga zemra Znj. Ministre!

-Faleminderit, Liliana!

Intervistoi:LILIANA PERE

Filed Under: Interviste Tagged With: DR. LILIANA PERE, Dr. Mimi Kodheli, Interviste, me Ministren e mbrojtjes

Rrënjët tona janë këtu, degët nëpër botë hodhën shtat!

October 15, 2016 by dgreca

 

1prof-augustin-giordanoIntervistë me Prof.Augustin Giordano*/

Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj/

“Shqipërinë e kemi te buza e te zëmra! Katundi im ish 100% arbëresh, ndaj jeta e djemvet arbreshë, Ejaninë, shkonej normale, sikur të rrohej në Shqipëri. Shqipërisë i vodhtim ëmrin e vjetër, Arbër; e na pëlqen të thrritemi Arbëreshë; dhe tërësinë e katundevet ku rrojën Arbëreshët e thrresmi Arbërì. E vet ky ëmer sosën t’i buthtonjë jetës kush jemi e ka vimi. Unë u rrita me fjàmurin shqiptar ndër sytë, me himnin shqiptar ndër veshët: me fjamurin shqiptar ndër vallet e Frasnitës të qellur me dorë ka ‘fjamuràri’, për krei valles; me himnin shqiptar të kënduar ka grupet folk arbëreshë.  Edhe katundet arbëreshë janë pjotë me buste të Skanderbekut, me ëmre personaxhesh/qytetesh në toponimitë katundare, me fjàmure çë valëviten ndër shfaqjet folklorike. Revista ‘Jeta Arbëreshe’ është një ngusht me motin. Një ngusht me Arbëreshët. Një ‘jatrì’ çë Arbërisë i bën mirë. Gjuhës  arbëreshe i bën mirë. Historisë arbëreshe i bën mirë.  Shqipërisë i bën mirë.”August Giordano

Shqipëria, më e lashta e kontinentit evropian,“Dekania e Racave”(Viktor Frobin- 15 qershor 1913), “duke trashëguar një gjuhë unikale, e vetmja që deshifron shkrimet e lashta, të gjuhëve që sot janë zhdukur si:( latinisht, sanskritisht,greqishte e vjetër-Nermin Vlora Falaski– );”gjuha ilire që flet më së miri për lashtësinë e saj, si më e vjetra ndër gjuhët ndërkontinentale” (Dhimitër Pilika-“Pellazgët ,historia jonë e mohuar”). Meqë gjuha shqipe ka një fjalor frazeologjik tejet të pasur, ruan në vetvete thesaretë mëdha gjuhësore( Prof.Dr. Eshref Ymeri –Fjalori Frazeologjik Rusisht -shqip) .”Rrënjët janë këtu, në këtë tokë gjaklarë, kurse degët nëpër botë janë shpërndarë e hodhën shtat”(Vivra-Rrënjët)..

  Kujtesa e dijes kombëtare thotë:”Gjaku nuk bëhet ujë’, ‘na afron era e gjakut’; ‘na thërret gjaku i stërgjyshërve’; ‘na ngroh shpirtin vlagu i tokës mëmë’; ‘kemi të njëjtin gjak në deje’; ‘na bashkon gjuha e nënës’; ‘Jemi një fis e një farë’; ‘lindëm nga e njëjta baltë’;’ku ka rrjedhur, do të pikojë, ku vete soji në soj”etje…- ka mjaft shprehje të tilla domethënëse.

 Shqiptarët, që kushtet jetike dhe pushtimet e gjata ndër shekuj i detyruan të mërgojnë, jo vetëm nuk harruan vendlindjen e të parëve, por ruajtën gjuhën, besimin, doket apo zakonet.

  Përherë kam qenë e interesuar për vëllezërit e mi Arbëreshë të Italisë apo Arvanitasit e Greqisë, si dhe trevat ballkanike apo evropiane ku jetojnë dhe punojnë shqiptarë. Por lidhjen shpirtërore me ta e krijova kur rastësia më njohu me z.Tommaso Campera (Sekretar i Sh. Vatra Arbëreshe”Chieri-Torino). Pasi fitova konkursin poetik me çmimin “Gj.K. Skënberbeu”  më 2009 në Itali, ishte kënaqësi që u njoha me gjithë komunitetin shqiptar aty. Kur e pyetëm z.Campera se si na njohu pa u takuar kurrë, u përgjigj; – “Na lidh gjaku dhe gjuha. Kemi 600 vjet që flasim shpip”. U mrekullova kur mësova se në Piemonte jetonin 10.000 familje arbëreshe. Madje një fshat i tërë mbante mbiemrin tim Vrana. Ata ruanin mbiemrat e vjetër shqiptarë, si: Matranga, Borgia (Borxha), Durrësi, Shkodra, Toçi, Kastrioti, etj… Njohja me presidentin Prof. Vincenzo Cucci (Vinçenx Kuçi), me kryetarin e jurisë, Prof.Doc. Italo Costante Fortino, i vlerësuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, si personalitet i kulturës arbëreshe, me të cilin e ruaj miqësinë. Më pas marrëdhëniet me Arbëreshët e Italisë , u forcuan nga një ftesë e ardhur për bashkëpunim me Revistën “Jeta Arbëreshe” nga drejtori i saj, prof.Augustin Giordano, me të cilin komunikoj vazhdimisht.

     Tani kjo revistë ka ditëlindjen, mbush 15 vite punë, ku pasqyron: letërsi, gjuhësi, albanologji, histori dhe studime. Duke i uruar mbarësi dhe jetëgjatësi revistës që flet arbërisht dhe shqip! Përgëzoj stafin e saj dhe veçanërisht  z. Giordano për punën e madhe të vështirë, por fisnike që ka bërë, që bëjnë dhe do të bëjnë për t’ia rritur emrin kësaj reviste ku flitet arbërisht dhe shqip!

Në këtë përvjetor i drejtohem për një intervistë drejtorit të revistës, Prof. Giordano, i cili e mirëpriti ftesën time:

 *Profesor Giordano, përshëndetje nga Shqipëria, nga Vlora e dy deteve! Është kënaqësi e veçantë për mua që të komunikoj me ju! Cili është z. Agostino Giordano?

-M’e thonë Agostino Giordano, u leva në Ejaninë/Purçill, katund arbëresh i provinxhës së Kosenxës (krahinë e Kalabrisë, Itali), bir i nji fëmilje bujqish, i dyjti i katër bilve. Ati im ish ka Frasnita, mëma ka Ejanina, fraksiona e saj. Tatëmadhrat e mi, ka dy anët, ishin bujq, me dhera, vreshta, shpi e dhen (Bagëti). E të katër Arbëreshë; ata ka ana e tatës, pra, ishin nipra të papasit Bernardo Bilotta (1843-1918), prift i Frasnitës, poet e letrar.

U leva te viti 1950, ndë mars. Studiova në Universitetin e Rromës‘La Sapienza’. E atjè u diplomova në Letërsì, me një tezë mbi argument arbëresh, ‘Poezi popullore e Ejaninës dhe e Frasnitës’; relatori im prof.Ernest Koliqi vdiq tre muaj parë diplomës. Mësova për 40 vjet ‘Letërsi Italiane e Historì’ ndër Shkollat e Larta të provinçës së Kosenxës. Sot jam në pension.

*Cila është aktualisht gjendja juaj civile ?

-Jam i martuar e kam dy bil: njèri, gazetar profesionist, shërben jashtë Italisë; jetri, më i vogël, bën ‘shërbim civil’ ndë katund.

* Kur mësuat se ishit me origjinë shqiptare, si jeni ndjerë moralisht e shpirtërisht? A ka ndikuar origjina në jetën tuaj private apo dhe si komunitet?

  -Lerja te një katund arbëresh, ndër  vitrat ’50 të shekullit të shkuar, s’ish fare traumatìke. Katundi im ish 100% arbëresh. Njera çë rrihej ndë shpi, shkohej një vogëlí e hareshme e pa probleme: gjitonìa ish një ‘fëmilë e zgjeruar’, gjithsej ish lozje e festë. Traumi rrohej kur hihej në skollë fillore: atjè s’mund të folej më arbrisht, kish xëhej gjuha italiane. Atje zëjin problemet për vashat e djemt arbëreshë të katundit.

U pata fatin të kisha, për lalë, priftin bixantin të katundit, papas Emanuele Giordano, vllau i atit. E dhjàj kur kisha 5 vjet, vajta e rrova me të, te Kanònika (shpia e priftit). Ai ish një albanolog i njohur (vdiq vjet, 94 vjeçar) e kështu ‘këcimin te italishtja’ u e pata shumë më të lé se shokët e mi.

Jasht shkollës, xënsi arbresh prirej arbresh, e rronej natyrisht rrojtjen e tij etnike. Shpirtërisht, pra, arbreshi i Ejaninës s’kish probleme, sepse zotilalë, edhe muzikolog, e kish anticipuar Koncilin Vatikan II e shumë pjesa të kënduara të Liturgjisë Bixantine i kish tashpjerrë ka greqishtja në arbërishte, e i kish adhaptuar muzikës bixantine. Veç ‘mizës ‘ bardhë’ të shkollës italiane, jeta e djemvet arbreshë, Ejaninë, shkonej normale, sikur të rrohej në Shqipëri. Arbreshitèt 100%.

Origjina ime arbëreshe ka ndikuar pozitivisht në jetën time private, mësemë për ‘mësuesin personal’ çë pata te fëmila, zotin lalë Emanuill.

* Ndikon tek Ju afërsia gjeografike me vendin e të parëve.  Na lagin të njëjtat ujëra të të dy deteve dhe jemi në të njëjtën gjerësi gjeografike.

Afërsinë e Arbërisë (katundevet Arbëreshë)  me Shqipërinë e njoha qartë  te Gjuha; e pra te Vallet,  te Rrapsodhitë, te veshjet; gjatë rrëfimevet, gjatë mësimevet të pjeqvet, të prindvet dhe të  zotit lalë. Karta gjeografike e Shqipërisë ish e stisur me gozhdë te muri i zyrës së zotit lalë, mbi libret e rivistat çë i vijin me postë ka Shqipëria, zotit lalë, çë prej vitevet ’50. Unë, te Kanonika e zotit lalë, isha afër Shqipërisë, më se gjithë të tjerët. Edhe për vizitat çë gjuhëtarë e letrarë Shqiptarë i bëjin zotit lalë; si edhe për shkrimet e shumta të lalës mbi gjuhën, folklorin, historinë arbëreshe. U fjëja në Bibliotekë e ndukja ajër arbresh e shqiptar.Dhe shfletoja e djovasja libre arbëreshë e shqip.

Dhe ‘ujrat e dy detevet’ i ndýejta vërtet ‘të njëjta’, kur zoti lalë vate të parën herë, me avion, ndë Shqipërì, i ftuar nga Universiteti i Tiranës, ndë 1967; o kur u, në vitin ’76, me anì, bëra udhëtimin Bari-Bar për të veja në Prishtinë, tek Seminari Ndërkombëtar për të Huaj.

* Duke bashkëpunuar me ju, kam mësuar se ju flisni mirë shqip dhe jepni mësim në këtë gjuhë? Si e keni mësuar gjuhën shqipe?

-Tue jetuar afër zotit lalë, gjuhën arbreshe xura t’e djovasja(lexoja)e t’e shkruaja. Zura e shkruajta poezi çë kur kisha 17 vjet. Në Universitetin e Rromës, pra, thellova studimin e  gjuhës shqipe, çë njihja.Te viti 1972, redaktoja, me zotin lalë, revistën Zëri i Arbëreshëvet (1972-1982). Pas diplomës, mësova Gjuhë Arbëreshe  te skollat e mesme të katundevet arbëreshëFrasnitë e Çift, dhèsper (pasdite), për dy vjet shkollorë. Pra, nën drejtimin e papasit prof.Francesco Solano, ordinar i katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Kalabrisë, dhé mësim si ‘lektor i gjuhës shqipe’ ç’ka viti akademik 1986-87, për shtatë vjet.

*A keni pasur ndonjë vështirësi kur u flisnit shqip, apo u mësonit alfabetin e gjuhës shqipe fëmijëve arbëreshë?

-Arbëreshi folen arbërishtin, e arbërishtja ka t’i mësohet, jo shqipja. Djali arbresh – si i rrituri arbresh – s’e njeh shqipen, s’e kupton shqipen. Shkurt: arbreshi do alfabetizuar tek e folmja e tij katundare. Çdo arbresh tek e folmja e tij lokale. E, mësemë, jo alfabetizim arbresh në gjuhën shqipe! Vasha e djali arbreshë duan folur te gjuha e s’jëmës, e katundit: duan alfabetizuar tek ajo gjuhë, sepse me atë gjuhë rrojën ditë pas ditje. ‘Shqipja s’ka lidhje’, ndër katundet arbëreshë. Vendi i saj janë Universitetet Italianë ku ka katedra gjuhje dhe letërsije shqipe: Romë, Napul, Kosenxë, Palermë.

Megjithatë, të shkohet ka të folurit arbrisht tek të shkruarit arbrisht, s’ësht lé: aq kur ké t’e xësh, sa kur ke t’e mësosh. Po kur ënda e mësuesit përpiqet (takohet) me kuriozitetin e djalit, s’ka më probleme. E kur djalit i folet tek e folmja e tij dhe i mësohet të shkruanj fjalët çë di, probleme s’ka: alfabeti xëhet njìze e mësimi ndërrohet në lozje.

Kështu qe për mua dhe kështu është për çdo djal e vashë arbëreshe.

*Ç’ndikim ka në formimin tuaj historia  e Shqipërisë? A gjenden tek ju gjurmë të kulturës, shqiptare, si kostumet folklorike, rite të ndryshme gëzimesh apo hidhërimesh, këngë, ose diçka nga kuzhina shqiptare.

-Na Arbëreshë vimi ka Shqipëria, ka më se 5 shekul e gjìmës. Me hyrjen e turqvet në Shqipërì, Skanderbeku personalisht na shtýjti të vijim nd’Itallì. Për të shpëtojim lirinë dhe besën e krishterë.  E thot Historia. Po, më qartë se historia,  na e thot Gjuha, mbiëmret, toponìmet, veshjet, këngët, vjershet, Kalimeret,(Këngë popullore Qishnje)riti bixantin-arbresh, etj… Rrojtja jonë e tërë na folën për Shqipërinë, Atdheu i étërvet tanë. Rapsoditë na foljën për Shqipërinë. Të rruarit, të ngrënit, të gëzuarit, të qarit tonë na folën për Shqipërinë. Karakteri ynë i lirë, kryelartë,i fortë, i egër na zbulon shqiptarë. Me këtë gjuhë arbëreshe – një degë e dialektit tosk – kemi stisur një Letërsi. Afërsia e Arbëreshvet ndaj problemevet politikë të shqiptarvet qe e madhe dhe e vlershme. Ndikimet, ka nj’anë e ka jetra, sa më të duash.

Shqipërisë i vodhtim ëmrin e vjetër, Arbër; e na pëlqen të thrritemi Arbëreshë; dhe tërësinë e katundevet ku rrojën Arbëreshët e thrresmi Arbërì. E vet ky ëmer sosën t’i buthtonjë jetës kush jemi e ka vimi.

*Ç’kuptim kanë simbolet kombëtare shqiptare për ju si individ dhe si komunitet në tërësi.

Unë u rrita me fjàmurin shqiptar ndër sytë, me himnin shqiptar ndër veshët: me fjamurin shqiptar ndër vallet e Frasnitës të qellur me dorë ka ‘fjamuràri’, për krei valles; me himnin shqiptar të kënduar ka grupet folk arbëreshë.  Edhe katundet arbëreshë janë pjotë me buste të Skanderbekut, me ëmre personaxhesh/qytetesh në toponimitë katundare, me fjàmure çë valëviten ndër shfaqjet folklorike.

Mbi kanxhèlin e jashtëm të shpisë sime disha të skicuar një shqiponjë  me-dy-krera.

Këto simbole kombëtare i lidhjën njeri-jetri arbëreshët, si shprehja ‘gjaku jonë i shprishur’ kur përpiqen (takohen). Shqipërinë e kemi te buza e te zëmra.

*Botimi i revistës ”Jeta Arbëreshe”e cila ka ditëlindjen së afërmi, lindi si nevojë, thjeshtë si dëshirë e juaja, apo si domosdoshmëri?

 -Një revistë lehet kur kihet çë t’thohet, çë t’jipet. Ndrìshe ka libri, çë mbetet një krijim personal, revista intereson më veta, një komunitet; matet e rritet ndë mes t’korrispondentëvet ebashkëpunëtorëvet. Një shkollë, e një katedër.

Unë, me zotinlalë papas Emanuele Giordano, kishim pasur një përvoje publicistike dhjetëvjeçare me ‘Zërin e Arbëreshvet’(1972-1982), në Ejaninë, po mua s’më kish ndëndur.

‘Jeta Arbëreshe’ (2002) lehet si ‘dëshirë’, sepse dishëroja t’bëja ‘gjë më shumë’ për Arbëreshët, për Arbërinë. Lehet si ‘nevojë’, sepse Arbëreshëvet, Arbërisë, i lypsej një gazetë mujore, e tërë e shkruar në të Folmet e çdo katundi arbëresh. Lehet si ‘e domosdoshme’ sepse motet ishin të pjekur: Ligji kombëtar – si edhe t’tjerë Ligjë krahinorë – për Pakicat Gjuhësore kishin qënë aprovuar ka Italia e duhej një gazetë për ‘të shkruar e thërritur’ te gjuha e Arbëreshëvet. Ish vonë, por akoma mbë herë, për të shpëtohej Arbëria. Me shkrimet arbëreshë të Arbëreshëvet e me ndihmën e shkrimevet tëvëllezërvet shqiptarë.  Një veprim ‘last minute’, ‘buzë përroit’, për rrojtjen e të Folmevet Arbëreshe, për ruajtjen e të drejtavet të Arbërisë. Ndëse ky veprim u kish bënë ndër vitet ’60 të shek. të shkuar, me gjithë revistat asimoti ‘të shkruara arbërisht’, sot ishim 10 pika me përpara: kishim shpëtuar sadopak 15%më shumë të Arbëreshitètit tonë.

* Cilat janë temat dhe fushat më të prekshme që evidentohen në faqet e saj? Keni korespondentë të përhershëm apo sipas rastit?

– Kur një popull bier fjalën, vdes. Mua më intereson paremëparë Gjuha Arbëreshe (= tërësia e  të Folmevet Arbëreshe): për këtë, ‘dua’ se Arbëreshët ‘kanë’ shkruajën arbrisht, tek e folmja e katundevet tyre, jo lëtisht: për shumë mot bëmë ‘politikë të jashtme’(shkruajtim lëtisht), për t’ishim të njohur ka të hùajit; nanì na duhet ‘politikë e mbrëndshme’: kem shkruami arbrisht, për të shpëtomi vetëhenë tonë, identitetin tonë.

Jemi Italianë, po me origjinë (e gjuhë e zakone e rit bixantin e kulturë) shqiptare.

Korrispondentët (ka pothuaj gjithë katundet ku folet arbrisht) janë të përhershëm; kështu edhe Bashkëpunëtorët. Arbëreshë e Shqiptarë. Arbëreshët, më shpejt gjindë normalë, se sa intelektualë o akademikë. Shqiptarët, më të shumët ka jeta universitare (shqiptare, kosovare e maqedonase) o intelektuale.

Veç Gjuhës (e praktikuar me shkrim), mbi Jeta Arbëreshe botohen materiale mbi letërsinë, folklorin, zakonet, ritin bixantin, historinë arbëreshe, kronikë. Shqiptarët shkruajën (mësemë sotepara) vet mbi Çështje Arbëreshe. Kur zura botimet (me zotin lalë) e kisha si ëndërr, sot e realizova: Jeta Arbereshe është e para (dhe e vetmja) revistë në botë, ku shkruhet vet arbërisht (e shqip), e vet mbi Problematika Arbëreshe. Një çudì!

*I nderuar Prof.Giordano, unë do ta quaja revistën tuaj, një monument të trashëgimisë etniko-kulturore shqiptare që ju po e vazhdoni intensivisht dhe me këmbëngulje. Ju faleminderit për këtë punë të madhe, vetmohuese dhe me shumë vlera kombëtare.

 Zoti Agustin,  në bibliotekën time  personale kam libra të Rilindasit të madh  De Rada, të Mons. Eleuterio Fortino, Prof.Italo Costante Fortino, të Tommaso Campera, antologji poetike të Shoqatës “Vatra Arbëreshe” disa botime të revistës së mrekullueshme “ Jeta Arbëreshe”, që keni pasur mirësinë të ma postoni Ju,personalisht. Cilët janë autorët arbëreshë që preferoni?

-Si ju thash, per dica vjet rresht, u fjeta te Biblioteka e zotit lalë, papas Emanueli. Një det libresh, ku veprat e më të mbëdhenjvet Poetë e Shkrimtarë Arbëreshë, ç’ka De Rada njera te Vorea Ujko, zbukurojin mbi raftet kështënjje. E ku veprat e pabotuara të Bilotës gërshetohshin me rivistat arbëreshee me skedat e ‘Fjalorit’ të zotit lalë. Autorët, të djeshëm e të sotshëm, çë ju më citoni,(veç De Radës e Bilotës) shkruajtin e shkruajën mbi J.A., i pata e i kam bashkëpunëtorë. Ndër Autorët Arbëreshë, pra, aì çë më pëlqen më shumë është poeti Vorea Ujko (papa Domenico Bellizzi), ka Frasnita.

*Sa njihet letërsia shqiptare tek ju? E njihni ndryshimin midis letërsisë së realizmit socialist dhe asaj bashkëkohore?

-Njihet pak letërsia shqiptare, ndër katundet tanë; më shumë njihen kënkat shqiptare: muzika errën atjè ku libri nëng nxën; edhe sepse jo pak qenë grupet folklorikë profesionistë shqiptarë çë, gjatë vitevet të komunizmit, vejin e vijin ndëpër katundet arbëreshë, për propagandë: kënka e valle çë lanë gjurma në grupet folk arbëreshë.  Përkundra, bibliotekat e intelektualëvet dhe dijëtarëvet arbëreshë (edhe priftra), ç’ka vitrat ’50 të shek. të shkuar, qenë të mbytura – falas – ka revista e libre të ‘realizmit socialist’, ç’ka Veprat e Hoxhës njera te ‘Zëri i Popullit’, ture shkuar nëpërmes tërë letërsisë të asaj kohe. Çë prej vitit 2001, pra, ndër bibliotekat e intelektualëvet arbëreshë errunë pak e më pak libre nga Shqipëria, edhe sepse jo më falas, po ‘me t’paguar’. Sidoqoftë, edhe pse pra lirisht mund të udhëtohej ‘vafsh e ardhsh’ ka Shqipëria, (e libret mund të bjehëshin edhe atjè, mbë vend) letërsia bashkëkohore shqiptare zu e u njoh. Dhe ndryshimi me letërsinë e vjetër hoxhjane u pá, dhe u çmua pakund. Mbi revistën Jeta Arbëreshe sot bashkëpunojën, kraha kraha, e vjetra gjeneratë shqiptare dhe e reja: gjënden, për shembull,  shkrime të proff. Klara Kodrës si të Laura Smaqit.

*Nuk e kam vizituar Kalabrinë, por si mësuese gjeografie, gjej një ngjashmëri të jashtëzakonshme mes brigjeve të jugut kalabrez, e Siçilisë, me bregdetin jugor të Shqipërisë, duke nisur që nga Vlora. E njëjta thellësi, gjire të panumurta ngjyrë blu, bregdet i lartë shkëmbor me ullinj dhe agrume. Pse u vendosën në një terren të tillë të parët tuaj kur emigruan?

  -Historia thot se na Arbëreshë iktim ka Atdheu në shek.XV, më të shumët nga jugu. Këtë e provon edhe fakti se afro tërësia e komunitetevet arbëreshë në Itali kish ritin bixantin grek, çë peshkopët lëtinj, gjatë motit, luftuan egër dhe ka gjimsa e katundevet bën e u zhduk. Lanë Atdheun si ushtarë të Gjergj Kastriotit Skanderbé, po ndë Italì – veç bulerëvet çë preferuan të rrojin Napul – pat’ bëhshin bujq e delarë. E katundet e tyre s’i themeluan në bregdet, o afër detit, për  trëmbësi të Turqvet, po preferuan të hyjin mbrënda territorevet e t’i stisjin mbi kodra të ajrosura o nën shpate malesh. Dhe fituan vreshta e ullinj, rrit’tin mëndra dhensh e dhish e lopësh, ture rikrijuar ambientin bujqësor çë kishin lënëte Mëmëdheu.

.-Profesor, më falni për ndërhyrjen , por për aq sa e njoh historinë e Arbëreshëve, përcaktues i origjinës suaj jugore shqiptare, nuk janë vetëm ritet fetare, por dhe toponimet  Kalabri*, Ejanina*, edhe kostumet popullore, arbërishtja  juaj  i përket djalektit toskë. Mesa di, ju keni fituar të drejtat e minorancës nga shteti italian. Janë të mjaftueshme apo keni kërkesa të reja?

Vo: sqaroj këto 2 toponime

      *Calabria= ca –Labëria= Kah Labëria =nga Labëria

      *Ejanina=  e-janina = është Janina ose( si Janina). Shqipërohet edhe ndryshe:

      *Ejanina= Ejani  -na=Ejani  te  ne   (shën. i autoresVivra)

Ëmri Calabrias’ka prejardhje (veç ato fonetike) të sigurta/historike ilire apo shqiptare.

Ëmri Ejaninavjen ka ëmri i lumit Ejano, çë buron nën këtij katundi.

 -Pas 5 shekul e gjimës, Pakica Arbëreshe është e njohur ka Institucjonat Italiane, qendrore dhe krahinore. Ligjën 482 e vitit 1999 e aprovoi Shteti Italian, po atjè ku gjënden katunde ku folet arbërisht, krahinat kanë pra aprovuar Ligja diçka të ngjashme, për ruajtjen e Pakicës arbëreshe (si edhe të tjerave Pakica). Mirëpo, janë Ligja të pamjaftueshme o nga ana normative o ka ajo ekonomike; o qenë aplikuara lik, aq ka autoritetet politikë krahinorë sa ka përgjegjsit universitarë. O, më keq, paratë qenë të shfrytëzuara lik: për shembull, jo për ruajtjen (dhe mësimin) e Gjuhës së Pakicës Arbëreshe po për mësimin e gjuhës shqipe, në kontekste katundare ku u bënë ndryshe dëme, mësemë në sferën shkollore. Janë katunde ku ligjat aplikohen, ku fare, ku  aq sa fare. Një kaos. Jeta Arbëreshe lufton vet për një objektiv: Ligjat duan respektuar e jo më një cent ka të verë jashtë Arbërisë, o tëfinanconjë projekte ç’i venë kundër Arbërisë, kundër Arbëreshvet, kundër Gjuhës Arbëreshe. Kjo është kërkesa jonë e re. Serioze, e rreptë, e pa-diskutueshme.

*Cilat janë marrëdhëniet tuaja me Shqipërinë? Keni dëshirë ta vizitoni dhe ta njihni Shqipërinë?

 -Njera sot, vizitat e mia kanë interesuar më Kosovën se Shqipërinë. Në Prishtinë vajta disa herë, për shkak të Seminarit Ndërkombëtar të gushtit, ku nderova Arbërinë me kumtesa të posaçme. E ku përdora Arbërishten, se sa munda. Në Shkup qeva ndër vitet ’70, e atjè më botuan një përmbledhje poezish. Të Shqipërisë njoh aeroportin e Tiranës dhe bulevardin e kryeqytetit, ku edhe hëngra drekë; njoh edhe pak Durrësin, ku errura me tragèt; dhe autorrugën Durrës-Prishtinë. E bukur. Në Prishtinë kam disa bashkëpunëtorë të vlershëm, si mikun vëllazëror gjuhëtarin prof.dr.Imri Badallaj. Në Shqipëri, në ambient universitarë e jo, bashkëpunëtorët janë afro 20: e para qe prof.sha Merita Bruci, të Institutit Albanologjik të Tiranës. Shumë adhe s’i njoh. M’e ka ënda t’e vizitonj Shqipërinë, e jo pak: t’e ecënj, t’e njoh, t’e fotografonj. Se të frymëzohem. Disa ftesa zyrtare shqiptare i refuzova, sepse qeva i zënë me të tjerë probleme.  Po sotepara kam ndërronj. Miqt më presën. Shqipëria më pret.

 *Natyrisht, që jeni i mirëpritur . Shqipëria ka qenë dhe është bujare për kalimtarët që i zë rruga në det dhe i fton në shtëpi me këto fjalë: “O udhëtar që nata e stuhishme  të  zuri në det, eja! Eja…, Bukë, krip dhe zemër do të gjesh në çdo vatër të këtij trualli të bekuar nga Zoti!”

Kurse bijtë dhe bijat e saj i pret me krahë hapur si nëna që pret fëmijën!Pastaj…, Ju i nderuar Prof.Agostino jeni degët e shpërndara nëpër botë, kurse rrënjët i keni këtu. Është e drejta e degëve ,që të gjejnë rrënjët se ku i kanë, sepse ato janë identiteti ynë i përbashkët.

*Jeta Arbëreshe simbjet mbaron 15 vjet. U nis si gazetë kartje, dil nga muaj, me gjashtëmbëdhjetë faqe; sot është revistë, del nga gjashtë muaj e online, me 80-100 faqe. E shkruar arbërisht ka arbëreshët, për arbëreshët. Se të rronjë Gjuha Arbëreshe.

Vëllezërit Shqiptarë, kado rrojën, na ndihjën me shkrimet e studimet e tyre. Mbi problematike arbëreshe. Na do t’i qasmi ata sa më afër neve, katundevet tanë, vatravet tona: se të njohjën sa më thellë qënien tonë, gjuhësore, letrare, etnografike, historike, reale. Për të mirën e Arbëreshëvet. E për plotësimin e njohjevet çë Shqipëtarët kanë mbi Arbëreshët.

‘Jeta Arbëreshe’ është një urë përmbi dy zallesh, ku Arbëreshë e Shqiptarë, ka e tërë Ballkania, venë e vijën, e shetitjën, e foljën, e ndërrojën njèri jètri përvoje e gëzime. Ku nganjë jep e merr, ku nganjë priret te katundi i tij më i bëgatë e më trim se më parë.

‘Jeta Arbëreshe’ është një ngusht me motin. Një ngusht me Arbëreshët. Një ‘jatrì’ çë Arbërisë i bën mirë. Gjuhës  arbëreshe i bën mirë. Historisë arbëreshe i bën mirë.  Shqipërisë i bën mirë.

Një jatrí. …Po vet ndëse Arbëreshi dishëron të shërohet…

*I uroj rrugë të mbarë, jetë të gjatë dhe suksese medias më të bukur që flet Shqip dhe Arbërisht, revistës “Jeta Arbëreshe” me drejtor Prof. Agostino Giordano! Ju faleminderit për kënaqësinë e jashtëzakonshme që më dhatë me këtë bashkëbisedim mes dy njerëzve të një gjaku e të një race hyjnore, më të lashtës në botë, racës Arbëro-Shqiptare!

Po ju shpreh një dëshirën time. E vetmja mundësi imja për arbreshët është t’Ju dhuroj juve personalisht, Universitetit të Kozencës dhe Bibliotekës të Kalabrisë disa nga titujt e botimeve të mia. Mundësisht siguroni postimin e librave.

I nderuar  Profesor! Mirë u takofshim në Shqipëri ose në Kalabri!

–Me shëndetë!

Dy fjalë njohjeje për Bernardo Bilotta dhe Domenico Bellizzi  

Bernardo Bilotta     

Bernardo Bilotta (arbërisht: Binard Bilota, 29 November, 1843 – 16 Qershor, 1918). Ishte një prift bixantin, poet dhe filolog arbëresh.

Ka lindur në Frasnitë, nga Emanuele Bilotta dhe Francesca Martire, ka studiuar në San Demetrio Corone dhe u shugurua prift në ritin bizantin më 1866. Ka studiuar pedagogji e dha mësim në shkollat fillore të Frasnitës; çë prej vitit 1873 është famullitar i Frasnitës.

Përkushtimi i tij për studimin dhe ruajtjen e gjuhës Arbëreshe, e bëri që të marrë pjesë në disa kongrese arbëreshe gjuhësore, veçanërisht në një kongres të mbajtur në Corigliano Calabro (në vitin 1895) dhe një tjetër kongres të mbajtur në Lungro- Kozenca  më 1897.

Si në karrierën e tij poetike,edhe të shkruarit, ai është i shqetësuar. Bilotta ka filluar kompozimin në vitin 1870, në një kohë kur ai shkroi Markuri Dorsit(poemë satirike). Disa vjet më vonë ai filloi poemën epike” Shpata Skanderbekut ndë Dibrët Poshtë”, e cila u rishikua katër herë,në vitin 1874 e në 1890. Përveç nga prodhimi i tij në poezi dhe poema, ai shkroi edhe disa vepra filologjike mbi gjuhën shqipe, të cilat i publikoi dhe vazhdoi deri në vitin 1915.

Domenico Bellizzi

Domenico Bellizzi (1918-1989)*, i njohur edhe me pseudoniminVorea Ujko, është një ndër më të popullarizuarit dhe të respektuarit poetë arbëreshë. Domenico Bellizzi ishte një prift arbëresh nga Frasnita, i cili ka bërë famullitarin në Firmo. Bellizzi vdiq në një aksident me makinë në janar 1989.Vargu i Bellizzit është një shprehje e rafinuar lirike e qenies arbëreshe, që ka shkruar në shumë revista dhe antologji si dhe në shtatë koleksione, katër prej të cilave janë botuar në Itali, dy në Shqipëri dhe një në Kosovë. Bellizzi është një poet i traditës së pasur. Ai është trashëgimtar(pasardhës) i denjë i poetëve të mëdhenj arbëreshë të shekullit të XIX, De Rada (1814-1903) dhe Zef Serembe (1844-1901), të cilët i admironte shumë. Vargu i tij është i lidhur ngushtë me përvojën arbëreshe, ku tregon forcën e lidhjes së tij me kulturat e paraardhësve të tij në Ballkan, pavarësisht se kishin kaluar mbi 5 shekuj, ai vazhdon traditën e të parëve të tij shqiptarë.

Botimet e Vorea Ujko-s

*Zgjimet e Gjakut, Castrovillari1971;

*Kosovë, Cosenza 1973;

*Mote moderne, Schiavonea 1976 (Kohët moderne);

*Ankth, Prishtinë 1979 (antologji poezish të botuara, hartuar nga Ali Podrimja);

*Stinat e mia, Corigliano C.Stazione 1980 (Stinët e mia);

*Këngë Arbëreshe, Tirana 1982;

*Burimi, Tirana 1985;

*Hapma derën, zonja mëmë, Tirana 1990.

(Cfr.: Vorea Ujko, Opera Letteraria, / Studio introduttivo di Italo C.Fortino, cura dei testi di Agostino Giordano, traduzioni di Caterina Zuccaro/, pp.780, Editrice Il Coscile, Castrovillari 2004).

vo:Përshtati në normën letrare të gjuhës shqipe- Vilhelme Vrana Haxhiraj

*   Botuar në origjinal 

Filed Under: Interviste Tagged With: Interviste, Prof.Augustin Giordano, Vilhelme Vranari

EKREM BARDHA: “Xhevdet Mustafa rrugaç ordiner, plani për vrasjen e Enverit, pallavra”

October 10, 2016 by dgreca

*Ekrem BARDHA:Pjesa më e madhe e diversantëve u kapën tradhëtisht, ishte shumë e lehtë për sigurimin shqiptar. Siç e dini, 1 në 4 veta ishte agjent i sigurmit, i detyruar jo me vullnet./

1-ok-ekrem-bardha*Vëllai im i madh, Sami Bardha hyri 3 herë në Shqipëri. Ai u kap tradhëtisht, dhe nuk u dënua me gjyq/

….Kështu shprehet mes të tjerash, Ekrem Bardha, filantrop, biznesmen shqiptaro-amerikan dhe konsull i nderit të Shqipërisë në Michigan të SHBA gjatë një interviste dhënë gazetarit Roland Qafoku për emisonin “Debati në Channel One”.

2-ekrem-g-romney-230x300ekrem-bardha-3ekrem-bardha-11-ekrem-bardha-7

ekrem-bardha-5

-Pse jeni i ndjeshëm gjithmonë për çështje për 46 vitet e komunizmit në Shqipëri?

Ekrem BARDHA:- Është me të vërtetë për të ardhur keq, sepse unë kur isha 9-10 vjeç, kur nuk duhet të isha as fashist, komunist e ballsit, familja ime filloi të persekutohet kur komunizmi erdhi në fuqi, kur ne u detyruam të largohemi, të lëmë atdheun në një moshë të re. lind pyetja, pse u detyrova, çfarë ndodhi?

-Jeta ishte kaq tragjike, persekutim i paparë, sigurisht ai shtet mbahej nga Sigurimi i Shtetit dhe në atë periudhë u krijua një situatë e pamundur për të jetuar dhe u krijua urrejtja e persekutimit,  por ne ishim të pafajshëm.

Ish-shefi I SHIK dhe një studiues me titull profesor doktor si Irakli Koçollari ka deklaruar në këtë studio se nuk ishte spiunimi i Kim Filbit që shkatërroi bandat diversante, por aftësia e shërbimit shqiptar. Cili është mendimi juaj?

BARDHA:-Unë nuk jam dakord me deklaratën e Koçollarit. Unë kam jetuar në Shqipëri kur dieversantët hynin këtu. Pjesa më e madhe e diversantëve u kapën tradhëtisht, ishte shumë e lehtë për sigurimin shqiptar. Siç e dini, 1 në 4 veta ishte agjent i sigurmit, i detyruar jo me vullnet. Nga ana tjetër Kim Filbi ishte spiuni i shekullit që bashkëpunonte me KGB ruse dhe me Sigurimin e Shtetit në Shqipëri dhe ku ata hynin disa herë nga Greqia, disa herë me nëndetëse, disa herë me avion, ata dinin me saktësi se ku do të hynin, psh në Divjakë. Vëllai im i madh, Sami Bardha hyri 3 herë në Shqipëri. Ai u kap tradhëtisht, dhe nuk u dënua me gjyq, në kohën e Ramizit ne mësuam që ai ishte i ekzekutuar.

Si e vërtetoni ju këtë? A ka dokumentacion që Kim Filbi ka dhënë informacion për bandat e diversantëve? Unë kam lexuar librin “Tradhëtia e madhe”, “The great betrayal”me autor Nicholas Bethel, por aty nuk ka gjëra konkrete.

BARDHA:-Është problem nëse ne vazhdojmë të besojmë dokumentet e Sigurimit të Shtetit. Ato nuk janë reale, nuk janë të vërteta, ashtu sikur historia jonë që nuk është e vërtetë gjatë 46 vjetëve. Filbi ishte një agjent që përfundoi në Rusi dhe tradhtoi vendin e tij. Nuk bëhet fjalë për aftësinë e Sigurimit të Shteteit. Ata ishin të paaftë dhe nuk kishin zotësi të shpartallonin bandat.

Pse Tony Bler ka thënë që shërbimi sekret ka pësuar 2 dështime, në Irak dhe në Shqipëri?

BARDHA:-Kjo ishte tradhëtia, që Filbi tradhtoi CIA-n dhe vendin e tij. Nga ana tjetër është absurde të thuash që ata të sigurimit ishin heronj.

Cilët ishin heronj sigurimi, apo diversantët?

BARDHA:-Për Sigurimin dhe ata që kanë nostalgji për atë kohë, ata janë heronjtë, për mua janë diversantët që donin të rrëzonin komunizmin, Amerika nuk donte të pushtonte Shqipërinë, por vetëm të rrëzonte komunizmin. Nuk trajtohen njëlloj si Jugosllavia dhe Greqia që donin të aneksonin një pjesë të Shqipërisë.

Por Irakli Koçollari deklaroi se CIA vrau 1000 shqiptarë, ushtarakë por edhe civilë…

BARDHA:-Nuk është aspak e vërtetë. Nuk janë vrarë 1 mijë. Kur ka ardhur vëllai im e kam pritur, duke vënë në rrezik jetën time, në bisedat që kam bërë me të  e kam pyetur nëse kishin ardhur për të vrarë. Dhe më tha se kishin urdhër të mos preknin asnjë njeri. Nuk është vrarë asnjë civil. Vetëm në kufij, mund të jenë vrarë rreth 50 persona, 100, 200, jo më shumë.

Po 300 diversantë të kapur e të vrarë a është shifër e saktë?

BARDHA:-Kjo mund të jetë e saktë. Ai e nënvlerëson Kim Filbin, ai ka qenë arkitetki i bandave të diversantëve, ai ishte kryesori, tradhtari i vendit të tij.

A kishin veti të veçanta specialistët e sigurimit të shtetit?

BARDHA:-Kishin, ata ishin mjaft të organizuar, në bashkëpunim me inteligjencën ruse dhe kjo i ka përgatitur, por nuk mund t’i bëjmë heronj.

Kur shikoni sot ndonjë rrugë me emrin e ndonjë oficeri të sigurimit si ndiheni?

BARDHA:-Oficerët që mbaj mend unë, Josif Pashko nga zona ime, ai nuk dënonte me 10-20 vjet burg, por dënonte me pushkatim. Apo nevzat Haznedari, një kriminel që arriti të bëheje dhe zëvendësministër. Ai bënte tortura çnjerëzore. Ai dënonte vetëm me vdekje.

Zoti Koçollari përmendi që kishte bashkëpunim edhe me shërbimin grek. A kishte nga këto banda që bashkëvepruan me grekët në dëm të vendit?

BARDHA:-Kjo është shumë domethënëse për mua, në vitet 1967-68 kolonelët grekë, kishin qëllim të merrnin një pjesë në Gjirokastër, kam një dokument që thuhet se në asnjë mënyrë nuk do të lejohen kërkesat e grekëve. Diversantët të stërvitur nga anglezët dhe amerikanët nuk kishin qëllim të hynin në Shqipëri dhe të okuponin vendin, por të rrëzonin regjimin. Jugosllavët dhe grekët donin të aneksonin pjesë të Shqipërisë. Për fat të keq, një pejsë e grupeve punonin për inteligjencën jugosllave dhe greke, numri ishte i vogël, unë vetë i kam njohur dhe i kam cilësuar tradhtarë. Më kanë thënë se urrenin komunizmin, por kjo është tjetër gjë, ata tradhtonin edhe  atdheun.

Për çfarë e bënin, a merrnin para?

BARDHA:-Po, sigurisht që merrnin para.

Sa mund të kenë qenë të tillë?

BARDHA:-Nuk e di saktësisht, por unë vetë kam njohur mbi 15 të tillë për Greqinë, sepse për pjesën jugosllave nuk kam shumë informacion. Ata kishin detyrë të jepnin informata për Asfalinë greke dhe ti shërbenin asaj që në fakt e kanë bërë këtë. Asfalia dhe shtetei kërkonte aneksimin e disa zonave në Jug të Shqipërisë dhe fatkeqësisht një pjesë, ndonëse e vogël I kanë shërbyer asaj. Por është tjetër gjë që të ishte kundër komunizmit dhe kundër regjimit të Hoxhës dhe tjetër gjë të ishe kundër atdheut tënd. Unë kurrë nuk pranova personalisht ta punoja kundër atedhut dhe vendit tim. Pas arratiosjes sime në Greqi, edhe mua ma offruan këtë gjë, por kundërshtova në mënyrë kategorike. Mbaj mend që ime më më tha: Nëse ti do ti shërbesh Asfalisë greke, nuk je më im bir. Mjafton këto pasazhe për të kuptuar se sat ë qartë ishim ne si familje për atë që këkronim të bëni. Fatkeqësisht kishte nga ata që e ngatërruan këtë çështje dhe punuan kundër kombit shqiptar.

Zoti Bardha, si është e vërteta e bandës së Xhevdet Mustafës?

BARDHA:-Mos ma zini në gojë Xhevdet Mustafën. Ai ishte një rrugaç ordiner dhe nuk jka lidhje fare as me antikomunizmin, as me CIA-n amerikane dhe as me gjë tjetër.

Si nuk ka lidhje me CIA-n? Zyrtarishtë shtë thënë se ai erdhi në Shqipëri ëpr të vrarë Enver Hoxhën?

BARDHA:-Ai të vriste Enver Hoxhën? Ti hante….Pallavra. Xhevdet Mustafa ishte një ordiner që nuk e konceptoj dot se si iu bë aq jehonë. Por këtë e bëri Sigurimi I Shtetit. Xhevdet Mustafa ishte një hiç dhe kaq. Ai erdhi me kokën e vet në Shqipëri dhe nuk ksihte asnjë plan e asnjë object.

Por ai vrau 5 vetë?

BARDHA:-Unë e thashë më lart, ai ishte turp për diasporën ndërsa ju na e bëtë sikur çfarë të ishte. Në SHBA njihej si rrugaç dhe kaq. Unë e kam njohur si çdo shqiptar tjetër atje që e njihte si unë.

Po si vepronte diaspora për të rrëzuar komunizmin?

BARDHA:-Kur e pamqë që SHBA kishte në plan të oparë luftën në Kore, kuptuam që Shqipëria nuk kishte më inters për ata. Për në plan të parë doli çështja e Kosovës. Por unë mbaj mend një moment kur kryeministri Mehmet Shehu erdhi në OKB dhe mbajti atë fjalimin e famshëm. Sapo ai u fut në pallatin e OKB në Neë York u organizuam nja 300 shqiptarë dhe mbajtëm pankarta në duar në të cilat shkruhej: Poshtë KomuniZmi! Poshtë Enver Hoxha! Poshtë Mehmet Shehu etje. Ishim të lumtur që arritëm të bënim protestën e parë publike kundër komunizmit. Por kjo u venit shumë shpejt. Pak metra më tutje shikojmë një grup protestuesisht grekë që po protestonin edhe ata kundër Mehmet Shehut me pankarta në të cilat shkruhej: Jugu I Shqipërisë I takon Greqisë! Rroftë Vorio Epiri! etj. Atëhetrë në këtë moment ne I flakëm pankartat tonë kundër komunzimit dhe iu sulëm të rrinim grekët që kërkonin Jugun e Shqipërisë. Bëmë një përleshje të madhe dhe I rrahëm ata dhe I përzumë nga protesta. Pra, akuza e kombit fitoi ndaj kauzës kundër komunizmit. Ishim të bindur që më mirë një Shqipëri komuniste se sa një Shqipëri e copëtuar.

A ishte disapora e bashkuar?

BARDHA:-Jo. Madje Sigurimi i Shtetit kishte edhe atje agjentët e vetë në SHBA. Shumë shqiptaro-amerikanë spiunonin dhe ishin vegla të Sigurimit Shqiptar. Kjo ishte një gjë shumë e rëndë për diasporën. Ata merrnin si shpërblim ndonjë vizitë që bënin në Shqipëri.(Intervista u dhe per  emisionin “Debat” ne Channel One”)

Filed Under: Interviste Tagged With: Channal One, Ekrem bardha, Interviste, Xhevdet Mustafa

DUA T`I KEM MIQ TË GJITHË SHQIPTARËT

August 9, 2016 by dgreca

Intervistë me Sadulla Zendeli-Daja, Autor i fjalorit shqip-suedisht, me 35 000 fjalë./

 –  “Daja”, Keni ardhur disa herë në Durrës. Cili ka qenë qëllimi i vizitave tuaja të here-pas-hershme?

-Ka qenë vazhdimisht një kënaqësi e veçantë për mua ardhja në Durrës, i bindur se kjo dëshirë është e të gjithë shqiptarëve dhe e mërgimtarëve, ashtu siç është dëshira për të parë e vizituar të tërë Shqipërinë.

Durrësi është një qytet i lashtë dhe me histori të madhe, që rrezatonte madhështi, kulturë e begati në botën mesdhetare. Ai konsiderohej vend perëndish, një qytet fisnik e hijerëndë, të cilin Epidamni e pagëzoi me emrin Dyrrah. Historianët, por jo vetëm ata, e dinë se në këtë qytet u ndeshën Cezari dhe Pompeu, se cili prej tyre do të ishte i pari në Romë. U ndesh Aleks Bizantini me Guiskardin norman në beteja të rrepta. Në muret e këtij qyteti janë zvarritur pareshtur legjionet romake, normanë e kryqtarë dhe të tjerë pas tyre. Ata kanë ardhur e shkuar, ndërsa Durrësi është këtu si dëshmi e qëndresës së shqiptarëve ndër shekuj.

Nga Durrësi është perandori bizantin Anastasi, i cili bëri ndërtime të mëdha mbrojtëse në qytetin e tij të lindjes. Nga Durrësi vijoi Egnatia, ndryshe “Rruga Mbretërore” Romë-Kostandinopojë, ndërkohë që Durrësi dikur quhej “Kostandinopoja e dytë”, për nga madhështia dhe fama, qytet me amfiteatër antik, me vepra arti si “Bukuroshja  e Durrësit” dhe plot të tjera, që i ka zili bota.

Në panteonin e Durrësit qëndrojnë emrat e ndritur: princ Karl Topia, Shën Asti, Leonik Tomeu-mësues i Kopernikut, Jan Kukuzeli – muzikolog i shquar i mesjetës. Durrësi është vendlindja e aktorit të madh me famë botërore Aleksandër Moisu. Në shekullin e kaluar, për një kohë, Durrësi ka qenë zgjedhur kryeqytet i shtetit shqiptar. Sot, Durrësi është qyteti i dytë i Shqipërisë, me një port dhe plazh modern, me zhvillime në arkitekturë dhe mbi të gjitha me emra të shquar, krijues e dëshmorë, qytetarë të zotë dhe të ditur që e duan me zemër e shpirt qytetin dhe tërë Shqipërinë. Pra, kam dhjetëra e qindra arsye të forta përse e dua Durrësin, përse e kam vizituar dhe përse dëshiroj ta vizitoj përherë këtë qytet të lashtë e të ri. Sa herë që vij në Tiranë, nuk mund të rri dot pa ardhur edhe në Durrës..

– Disa herë jeni ndodhur në shkollën “Demokracia” në qytetin tonë. Kam vënë re, se kini ndjesi të veçantë kur takoni nxënësit.

-Po, më kanë tërhequr vazhdimisht shkollat shqiptare, mbase kjo vjen edhe sepse në Suedi kam punuar më se 27 vjet mësues dhe nxënësit i kam dashur njëlloj si fëmijët e mi. Ua di emrat një për një. Edhe sot pyes për ta, jam kureshtar të di se si shkojnë, si i kanë hallet dhe punët. Shkolla “Demokracia” këtu në Durrës më ka pëlqyer, është një shkollë me disiplinë dhe rregull, e bukur dhe me nxënës e mësues si drita. Mbaj mend aktivitetet e shkëlqyera që më kanë mbetur në kujtesë, veçanërisht ato për 100-vjetorin e Pavarësisë. Këngët, recitimet, pjesa teatrale për shpalljen e pavarësisë dhe Ismail Qemalin edhe sot më ngjallin ndjesi të forta. Fal mësuesve të përkushtuar, gjithçka është e bukur në atë shkollë, ashtu dhe në shkollat e tjera shqiptare që kam vizituar. Ato më tërheqin si me magji, kam mall…

Ka edhe një arsye tjetër: Sa herë kam qenë te “Demokracia”, jam larguar i mrekulluar dhe gjithnjë me dëshirën të kthehem përsëri. Shkaku është se, jam ftuar nga drejtoria e shkollës, pasi “Demokracia” e Durrësit është e binjakëzuar me shkollën Fjardingskolan të qytetit suedez të Borasit. Në atë shkollë ku unë kam shkuar disa herë, ka mësues shqiptarë, edhe shumë nxënës shqiptarë, që mësojnë gjuhën shqipe dhe suedeze.

– Si e vlerësoni bashkëpunimin me bibliotekën e qytetit të Durrësit? A do të vazhdojë edhe në të ardhmen?

-Po përgjigjem si fillim, për pjesën e fundit. Lidhjet që kanë në themel atdhedashurinë, sinqeritetin, kulturën dhe pasionin për dituri, nuk veniten dhe nuk shterrin kurrë, ndaj për bibliotekën, gjithmonë do ta ndiej veten një pjesëtar të saj. Kam qenë disa herë aty, i ftuar në kuvend shkrimtarësh e krijuesish, por edhe për të dhuruar libra të mi. U jam mirënjohës punonjësve dhe specialisteve të institucionit për mikpritjen e ngrohtë dhe për organizimin e veprimtarive mjaft të bukura për librat e mi dhe për jetën time. Herën e fundit isha aty për të dhuruar fjalorin tim shqip – suedisht me 35 mijë fjalë, si dhe librat, “Moj e dashura Arbëri”, “Gostivari në zemrën time”, “Rizgjimi i Arbërisë”. Me mua ishte prof Murat Gecaj, miku im  i kahershëm, si dhe shkrimtari i njohur Viron Kona, i cili i dhuroi bibliotekës dhe pjesëmarrësve në takim, librin “Ju dua më shumë se veten!”, një libër ky, që ai ma kushton mua. Përfitoj nga rasti që ta falënderoj nga zemra për atë dhuratë të çmuar që më ka bërë.

Mendoj se Durrësi ka një bibliotekë të mirë dhe të pasur, ka punonjës që dinë ta drejtojnë atë siç duhet. I vlerësoj ata, sepse e njoh mirë rëndësinë e punës së tyre, pasi unë në Suedi kam mbaruar edhe një shkollë për punonjës biblioteke, por edhe e kam ushtruar profesionin e bibliotekistit dhe të shefit të bibliotekave në qytetin suedez Nybro.

Nga takimet e mëparshme, ashtu dhe ky i kohëve të fundit, kam vënë re se biblioteka e Durrësit tërheq lexues të mrekullueshëm, njerëz të ditur, nga kategori të ndryshme, që nga lexues të thjeshtë, e deri tek intelektualë të shquar, tërheq fëmijë dhe të rritur, deri me moshë të thyer. Të gjithë e duan bibliotekën, vendin e  dijes dhe të kulturës, vendin që të ndihmon të bëhesh njeri me vlera, për zhvillimin, kulturën dhe mëmëdheun e shenjtë.

– Meqë kini botuar disa fjalorë, shqip-suedisht dhe anasjelltas, a keni ndërmend ta vazhdoni këtë punë të bukur, por të vështirë?

-Ndër punët e mia krijues më kryesorja është puna me fjalorët. Kam shkruar disa dhe do të shkruaj të tjerë. Tani jam duke përfunduar fjalorin shqip – suedisht për fëmijët e shkollave. Mendoj se ka dalë një vepër me vlerë në ndihmë të tyre. Dëshiroj t`ju them gjithashtu se, kontaktet e mia  me Shqipërinë tonë të dashur kanë qenë të lidhura ngushtë me botimet e pesë fjalorëve të mi me mbi 100 000. Fjalë, shqip-suedisht dhe suedisht-shqip. Kjo punë voluminoze është vlerësuar edhe nga “Enti për shkollim i Suedisë” dhe është propozuar literaturë shkollore për mësimin plotësues të gjuhës shqipe për mërgimtarët në Suedi. E gjithë kjo është një dhuratë e çmuar për bashkatdhetarët tanë në Suedi dhe mbarë Skandinavinë, njëkohësisht edhe ndihmë për integrimin tonë në jetën dhe shoqrinë e atij vendi miqsor e paqsor. Shteti im amë, njerëzit e mi në Sërmnovë e Gostivar të Maqedonisë dhe, veçanërisht miqtë e mi të racës shqiptare të shpërndarë nëpër botë, më japin fuqi  dhe më bëjnë të palodhshëm, por gjithmonë mbetem me shpirt të coptuar dhe me lot trishtimi e malli. Lotët në sytë e një mërgimtari i than koha, ndërsa shpirti vuan dhe nuk gjen qetësi për mëmëdhenë e bekuar, të ndarë e të cunguar.

Leksikografia është ndër drejtimet shkencore që preferoj më shumë. Vërtetë më merr shumë kohë, por nuk më lodh, veçse më kënaq, veçanërisht kur, si shpërblim, marrë vlerësimet që më bëjnë lexuesit, si në Suedi, ashtu dhe në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni e diasporë.

Është një punë që kërkon shumë përkushtim. Për shembull, për fjalorin shqip-suedisht me 35 mijë fjalë, që i dhurova bibliotekës së qytetit tuaj, punova rreth 8 vjet. Megjithatë kjo kohë më duket e shkurtër dhe lodhjen nuk e ndiej më. Çudi, lodhja më largohet si me dorë, kur shohë se ma pëlqejnë punën që bëj dhe ma vlerësojnë librin apo fjalorin. Jam i lumtur për këtë, sepse gjykoj që puna ime është e dobishme dhe nuk më ka shkuar kot. Vlerësimi dhe fjala e mirë, janë shpërblim për mundimet në vite për të hartuar fjalorët, apo për të shkruar librat me poezi e prozë.

– Cili është libri më i ri, që do të zbukurojë listën e botimeve tuaja dhe bibliotekat tona?

-Sapo kam përfunduar një vëllim të ri në dy pjesë. Pjesa e parë përmban poezi të shkruara nga unë gjatë harkut kohor 2015 – 2016, kurse në pjesën e dytë janë përshtypjet e mia nga vizitat në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Kukës. Kam  kënaqësi që, redaktor i këtij libri është shkrimtari i njohur shqiptar Viron Kona, i cili më ka shoqëruar si një vëlla në këto vizita.

– Si ndieheni mes shqiptarëve këtu në Tiranë dhe në Durrës?

–Kam shumë miq në Shqipëri. Në të vërtetë unë dua t`i kem miq të gjithë shqiptarët, që nga Gostivari ku kam lindur, nga Suedia ku jetoj, juve shqiptarëve të Republikës së Shqipërisë – shtetit tonë Amë, ata të Kosovës, të Malit të Zi, të Çamërisë dhe të gjitha trojeve shqiptare e diasporës. I dua të gjithë dhe u uroj jetë të lumtur dhe të begatë!

Në Tiranë dhe në Durrës, rrethohem porsa vij me miq të shumtë shkrimtarë, poetë, gazetarë, artistë, intelektualë të fushave të ndryshme, zyrtarë, mësues, njerëz të thjeshtë dhe akademikë. I admiroj, sepse janë të mrekullueshëm, ndaj i përshëndes me zemër, për shoqërinë që më bëjnë, për miqësinë që më ofrojnë, për respektin dhe mendimet që ndaj me ta.

Ndiehem kaq mirë saqë, nuk më bëhet të largohem. Gjithnjë e shtyj nisjen time për t`u kthyer në shtëpi, ku më presin me mall dhe padurim bashkëshortja – Xia, fëmijët: Ismeti, Agimi, Blerimi, vajza Lindita dhe ata nipër të shumtë e mbesa, si dhe tërë ata njerëz të afërt të fisit dhe miq shqiptarë e suedezë, atje ku banoj në Ferjestaden (qyteti i vaporëve), ku kam ndërtuar restorantin me emrin mëmëdhetar “Shqiponja”. Shqiponja e flamurit më shoqëron kudo. Shqiponjën e kam atje, e kam në zemër e në shpirt. Ajo është këtu, është në gjokset dhe zemrën e çdo shqiptari.

 

Faleminderit!

 

Intervistoi

 

Kadri Tarelli

 

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Interviste, Kadri Tarelli, Sadulla Zendeli Daja

Territori i Çamërisë është zona e përplasjes së dy qytetërimeve

July 15, 2016 by dgreca

Intervistë me Shpëtim Idrizin mbi genocidin e Çamërisë, për të përditshmen Yeni Akit në Turqi/*

Shpetim Idrizi: Çamëria është një emër që i është vënë sipërfaqes që fillon që nga brigjet e detit Jon zgjatet në malet Jonia dhe në jug shtrihet deri në Gjirin Preveza. Fillon nga Sajadha në Shqipëri dhe zgjatet deri në Arta në Greqi. Vetëm shtatë prej fshatërave të Çamërisë ndodhen sot në territorin e republikës së Shqipërisë. Pjesa tjetër e mbetur gjendet në Greqi./

Nga Ayhan Demir*/

Jemi mbledhur me rastin e 72 vjetorit të Genocidit të Çamërisë me Kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë dhe Kryetarin e Partisë për Drejtësi, Intergrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizin/

Greqia, e cila është një ndër mbështetëset më të mëdha të pretendimeve të “genocidit armenian” ka realizuar në vitet 1944-45 një genocid kundrejt shqiptarëve të Çamërisë. Grekët që ndjekin nga pas një të pavërtetë si genocidi armenian, mundohen të fshehin të vërtetën e genocidit që kanë kryer. Jemi mbledhur me rastin e 72 vjetorit të Genocidit të Çamërisë me Kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë dhe Kryetarin e Partisë për Drejtësi, Intergrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizin

Nëse dëshironi, do të donim ta fillonim këtë bisedë me pyetjen se ku ndodhet Çamëria.

Nëse do ta marrim nga sipërfaqja që nxë Çamëria është një sipërfaqe rreth pesë përqind më e vogël se Kosova. Ajo përfshin Eprin Jugor që është i vendosur në jug të Shqipërisë dhe në veri të Greqisë. Çamëria është një emër që i është vënë sipërfaqes që fillon që nga brigjet e detit Jon zgjatet në malet Jonia dhe në jug shtrihet deri në Gjirin Preveza. Fillon nga Sajadha në Shqipëri dhe zgjatet deri në Arta në Greqi. Vetëm shtatë prej fshatërave të Çamërisë ndodhen sot në territorin e republikës së Shqipërisë. Pjesa tjetër e mbetur gjendet në Greqi.

A mund të na flisni sado pak edhe rreth përbërjes demografike të Çamërisë?

Nëse shohim burimet që i përkasin historisë antike do të vërejmë se në këto toka kanë jetuar shoqëria shqiptare, që aso kohe njihej si Pellasgët dhe Iliriët. Popullësia shqiptare në Çamëri ka qënë që prej kohës së ilirëve dhe deri më sot vendase. Populli shqiptar është vendosur kryesisht më së shumti në qytetet e krijuara në gjirin e Prevezës që zgjateshin deri në briget e detit Jon. Nga anatjetër, një pjesë tjetër e rëndësishme e popullsisë është vendosur në brigjet e lumit Kallama ku kanë krijuar qyteza dhe fshatëra të shumta. Ndërsa një pjesë tjetër e shqiptarëve kanë zgjedhur të vendosen dhe të jetojnë në kodra dhe male.

Ashtu si edhe nga zona të tjera të Shqipërisë edhe nga Çamëria kanë dalë emra të rëndësishëm të historisë. Një dër ata është Dino Pasha, i cili ka bërë shërbime të vyera për Preamdorinë Osmane në vitet e saj të fundit si dhe ka qënë një ndër emrat më signifikantë në krijimin e Lidhjes së Prizrenit. Po kështu kanë qënë çam edhe emra të këtillë si; Shahin Dino,  i cili ka shërbyer në Perandorinë Osmane si përfaqësues i perandorisë Osmane për Sanxhakun e Prevezës; Ali Dino, përfaqësues i Greqisë; Hasan Tahsini, matematicen dhe filozof si dhe një prej poetëve më të njohur të Shqipërisë Muhamet Kyçyku (Çami).

A është çështja e Çamërisë një zënkë për territor?

Çështja e Çamërisë nuk është vetëm një luftë territoriale apo kufijtare. Territori i Çamërisë është zona e përplasjes së dy qytetërimeve. Ky është një territor ku grekët dhe shqiptarët kanë luftuar me njëri-tjetrin.

Ashtu siç edhe ju mund ta dini, grekët kanë një sëmundje kronike: “çdo gjë është greke, çdo gjë është greqisht…”

PAS PERIUDHËS OSMANE…

Kur kanë filluar problematikat në Çamëri?

Problematikat në Çamëri e kanë zanafillën në kohën kur perandoria osmane u tërhoq nga Ballkani. Në vitin 1824, kur Greqia u nda nga perandoria osmane dhe kur serbët shpallën autonominë, Çamëria ishte ende pjesë e perandorisë osmane. Popullsia e Çamërisë në vitin 1908 shënonte 74 mijë persona. 92 përqind e kësaj popullsie ishin shqiptarë, pjesa e mbetur ishin grekë,  vllehë dhe ciganë.

Grekët duke parashtruar faktin se janë pasardhës të helenëve, po mundohen ta sjell në jetë këtë pretendim. Pikënisur nga kjo, ata e kanë shpallur veten pasardhës dhe vazhdimtarë të perandorisë bizantine. Nga ky pretendim i tyre ka lindur edhe mendësia e “Megala Idea”. Duke ndjekur këtë mendësi, grekët i quajnë automatikisht të gjitha zonat ku jetojnë ortodoksë si territore greke, duke u nisur nga ky pretendim ata i kanë vënë syrin edhe tokave shqiptare. Në të njëjtën periudhë filluan edhe serbët të ngrinin pretendime mbi Kosovën.

Në një periudhë kur fuqia e perandorisë osmane sa vinte dhe zbehej dhe kur fuqitë e mëdha i vunë syrin për t’i shpërbërë territoreve të Shqipërisë, edhe shqiptarët ishin tashmë të detyruar që t’i dinin zot dhe të bronin tokat e tyre. Kështu lindën disa lëvizje për të fituar pavarësinë me Lidhjen e Prizrenit në veri dhe me udhëheqjen e Sami Frashërit në jug.

Shqiptarët arritën që t’i mbronin territoret e tyre në periudhën kohore 1878-1911, gjatë Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Ballkanike si dhe gjatë Luftës së Parë Botërore. Megjithatë, në vitin 1913 tokat e Çamërisë ranë preh e pushtimit grek.  Që prej kësaj date dhe deri në vitin 1944, grekët nuk kanë hezituar që të përdorin çdo mënyrë të mundshme për të zhdukur popullësinë shqiptare që gjendej në ato toka. Ata e arritën qëllimin e tyre me genocidin çam që bënë në vitin 1944 deri në 1945.

Çfarë ndodhi në Çamëri?

Në Kongresin e Berlinit, kryetari i këtij kongresi Princi gjerman Bismark gjatë fjalimit të tij është shprehur kështu “Nuk ekziston një popull i quajtur shqiptar”. Kur fliste për shqipëtarët ai nuk u referohej si një popull i caktuar por thjesht të si një shprehje gjeografike. Ai u drejtohej shqiptarëve si “turq muslimanë”. Edhe në ditët e sotme nuk duket të ketë ndryshuar ndonjë gjë. Ende edhe në këtë periudhë serbët flasin për “Bashkimin Sllav të Rusëve”. Edhe Greqia ndjek të njëjtën politikë gjeo-politike si Rusia edhe qëllimet që mbartin janë të njëjta. Objektiva e përbashkët e të gjithëve është që të shpërndahen në territoret e Shqipërisë.

Kur e pushtoi fillimisht Çamërinë në vitin 1913, Greqia ndoqi një rrugë të shfarosjes së popullsisë shqiptare që gjendej në ato territore. Për këtë arsye thirri me justifikimin e një mbledhjeje 73 prej emrave më të rëndësishme të atyre tokave. Menjëherë sapo erdhën i vrau të gjithë. Kjo ishte masakra e parë greke kundrejt çamëve. Kur Greqia kreu këtë masakër, ishte plotësisht koshiente se në këtë mënyrë do t’i linte çamët pa udhëheqje. Vitet më të vështira për Çamërinë filluan menjëherë pas kësaj masakre. Pas këtyre viteve, çamët e kishin të ndaluar që të krijonin një shtet të Çamërisë si dhe të flisnin gjuhën e tyre mëmë. Popullësisë çame iu morrën të gjitha territoret që ata zotëronin, më pas u detyruan që të emigronin në ishujt e Egjeut. Thënë shkurt, duke ua vështirësuar jetesën në Çamëri, i detyruan ata që të emigronin pa marrë asgjë me vete dhe u shkatërruan të gjithë pasuritë e tyre.

Pas Luftës së Parë Botërore, qeveria greke nxorri ligjin e Reformës Buqësore. Me anë të kësaj reformëe, kjo qeveri mori në pronësi territoret e popullit çam, ullishtet dhe fermat e tyre.

Emigrimet zyrtare në një rreze të shkurtër arritën maksimumin në vitin 1923. Me marrëveshjen mes Turqisë dhe Greqisë, Marrëveshja e Shkëmbimit, dhjetëra mijëra shqiptarë muslimanë u detyruan që të emigronin nga tokat e tyre për në Turqi. Për shembull, kryetari i Shoqatës së Shqiptarëve të Çamërisë, të krijuar në Turqi është një ndër personat që është detyruar të braktisë tokat e tij. Ehde ortodoksët e ardhur nga Anadolli u vendoën në vendet që shqiptarët lanë bosh.

Çfarë reagimi pati qeveria shqiptare ndaj këtyre ndodhive?

Qeveria shqiptare protestën e parë ndaj kësaj padrejtësie e realizoi gjatë periudhës së udhëheqjes së Mbretit Ahmed Zogut. U bënë protesta me pretendimin e patër se kjo popullsi nuk është me etnicitet turk por i përkasin etnicitetit shqiptar. Delegacionet që erdhen nga Europa në atë kohë bënë vzhgimet e tyre. Veçanërisht italianët kanë sjell në vëmendje për ndërkombëtarët qëndrimin e tyre ndaj veprimeve të Greqisë kundrejt popullsisë çame si dhe e kanë paralajmëruar Greqinë për pasojat e këtyre veprimeve. Italia dërgoi edhe përfaqësuesin e saj të veçantë në Çamëri. Megjithatë, asnjë prej këtyre veprimeve të ndërmarra nuk solli ndonjë përfundim pozitiv. Për arysen se, edhe pse dukej sikur Italia mbronte interesat e popullit shqiptar çam, ajo po përgatitej për sulmin që do të realizonte më vonë.

GENOCIDI I ÇAMËRISË

Cili ishte fati i atyre që mbetën në Çamëri?

Ata që nuk emigruan nga Çamëria kaluan një periudhë shumë më të vështirë dhe të përgjakur. Ata nuk kishin më asnjë mundësi as të arratiseshin as të emigronin. Pasi u morën tokat e tyre, shqiptarët ishin të detyruar edhe të ndryshonin etnicitetitn e tyre . përpara se të fillonte lufta me Greqisë dhe Italisë u mblodhën nëpër kampe 5 mijë mashkuj shqiptarë nga moshat 16 deri në 70 vjeç. Më 27 prill 1944 në territoret e Çamërisë, në qytezën e Paramithias erdhi Komandanti i Bashkimit Kombëtar të Republikës së Greqisë, Gjenerali Napoleon Zerva.

Për grekët – muslianët shiheshin si turq, ndërsa ortodoksët shiheshin si grekë. Shqiptarëve muslimanë iu parashtruan dy mundësi zgjedhjeje: Ose do të prani se jeni ortodogksë dhe jo muslimanë, ose do të vdisni! Masakra e rradhës filloi me familjen e myftiut e asaj kohe të Paramithias duke qënë se si myfti ai ishte prijësi i parë i muslimanëve. Brenda asaj ditë-nate u vranë 600 muslimanë të cilët ishin gra, të moshuar, fëmijë dhe meshkuj. Disa prej tyre para se të vriteshin u përdhunuan dhe u torturuan.

Ngjarje të ngjashm u përjetuan në të gjithë Çamërinë me në krye Pargën dhe Spatarin. Në këtë mënyrë, në harkun kohorë nga 27 prilli 1944 deri në 15 mars 1945 u zhdukën 68 fshatra shqipëtarë në Çamëri. U vranë më shumë se 3 mijë shqiptarë që jetonin në këto fshatëra. U përdhunan qindra gra dhe vajza të vogla.

A bëri Genocidi i Çamërisë që qeveria shqiptare të ndërmerrte masat e duhura?

Rreth 35 mijë shqiptarë muslimanë që jetonin në Çamëri emigruan për në Shqipëri. Ata që kishin mundësi financiare më të mira emigruan në Turqi apo edhe në ShBA. Ka pasur edhe prej atyre që duke qënë se nuk kanë pasur dhe nuuk kanë gjetur asgjë për të ngrënë kanë vdekur rrugës për në kufirin me Shqipërinë. Ndërsa të gjitha këto po ndodhnin, Shqipëria nuk e kisht forcën për të ndërhyrë në këtë situatë.

Parlamenti Popullor i Shqipërisë, i mbledhur më datë 30 qershor 1944, me anë të një ligji specifik shpalli se ngjarjet e 1944 i përkufizon si një genocid ndaj çamëve. Për më tepër, datën 27 qershor e ka shpallur si “Dita e Përkujtimit të Genocidit të Çamërisë.”

Përse i përkufizoni këto ngjarje të ndodhura si genocid?

Sipas vendimit nr 260 A (III) të vitit 1948 të marrë nga Kombet e Bashkuara: u pranua Marrëveshja për Prandalimin dhe Dënimin e Krimit të Genocidit. Në klauzolën e dytë të kësaj marrëveshjeje gjendet të gjitha kushtet teknike që duhen përmbushur për të patur genocid; këto elementë teknikë janë përmbushur mbi shqiptarët e Çamërisë.

Avokati hebre nga Polonia, që është personi i parë që ka përdorur termin genocid është shprehur se ekzistojnë disa teknika të ndryshme të kryerjes së veprës penale të genocidit. Këto teknika janë; fizike, kulturore, sociale, ekonomike dhe politike.

Ndalimi i përdorimit të gjuhës mëmë, ndalimi i përdorimit të çfarëdolloj simboli me motive etnike, heqja e së drejtës së arsimimit të popullsisë dhe heqja e kombësisë të të gjithë pjestarëve të atij grupimi janë disa prej taktikave politike të shfaqjes së genocidit. Ndërsa si teknika sociale të shfaqjes së genocidit mund të përmendim zhdukja ose zbehja e identitetit kombëtar, zhdukja e të gjithë liderëve fetarë nga të gjitha aktivitetet shoqërore si dhe zhdukja e intelektualëve të atij grupimi. Ndërsa teknikat kulturore lidhen me marrjen në ruajtje të këngëve, folklorit dhe veprave historike.

Ndërsa si teknika ekonomike mund të përmendim rastin e reformës së buqësisë, ku iu morrën pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme si dhe marrja e fuqisë ekonomike nga duartë. Së fundmi si teknika fizike lipsen përmendur syrgjynimi, masakrat dhe shfarosja që kanë filluar që prej vitit 1944. Duke qënë se të gjitha këto teknika janë përdorur mbi shqiptarët e Çamërisë, atëherë haptazi jemi përpra një krimi të genocidit.

Për shembull, shqiptarëve të ardhur nga Çamëria në Shqipëri, grekët ua hoqën menjëherë shetësinë. Majde edhe vallen më tradicionale që Çamëria ka, e njohur si Çamiko e konsiderojnë si të tyren. Sa herë që e marrin këtë valle, thonë është “valle greke”.

Sipas mendimit tuaj, kjo mëri e grekëve është e drejtuar vetëm tek shqiptarët?

Greqia nuk ka përzënë vetëm shqiptarët e Çamërisë. Kanë përzënë hebrenjtë nga Selaniku. Kanë përzënë sllavët maqedonas, si dhe pakicat e tjera. Ajo që ata pretendojnë të bëjnë është të krijojnë një rracë totalisht të pastër. Përgjithësisht, në një përqindje të lartë e kanë arriur këtë qëllim. Presidenti i Çeko-Sllovakisë, Václav Havel është shprehur kështu: “Utopia për të krijuar një racë plotësisht të pastër është shumë më e rrezikshme se vetë komunizmi”.

ÇFARË KËRKOJNË TË ARRIJNË? 

Si janë marrëdhëniet tani për tani mes Shqipërisë dhe Greqisë?

Greqia nuk e ka pranuar në asnjë moment kufirin jugor të Shqipërisë. Kjo gjë është shpeshherë tematikë debati në marrëveshjet në të cilat këto dy shtete bëhen pjesë. Për arsyen se Greqia nuk është mjaftuar as me territorin e Çamërisë që tashmë e ka në zotërim. Do ta ngejë kufin më lart.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë qënë gjithmonë dhe janë nën një presion të lartë të vazhdueshëm. Gregjia akoma vazhdon ta ketë aktiv ligjin e luftës me Shqipërinë. Në vitin 1939, Italia, që asokohe ishte nën udhëheqjen e fashistit Mussolini pushtoi Shqipërinë. Në vitin 1940, italianët luftuan kunder grekëve duke u gjendur në territorin e Shqipërisë. Pikërisht në këtë periudhë, Greqia nxorri një ligj që shpallte gjendje lufte me Shqipërinë. Ky ligj vazhdon të jetë në fuqi. Në vitin 1987, Kuvendi i Greqisë hartoi projektligjin për të hequr këtë ligj dhe vendosur një të ri. Megjithatë, ky draft ende nuk është kaluar në votim.

Duke qënë se Shqipëria asokohe ndodhej nën pushtimin e Italisë nuk ka ndonjë përgjegjësi ligjore kundrejt këtij ligji. Për më tepër është arritur një marrëveshje paqeje mes Italisë pushtuese dhe Gjermanisë. Pavarsisht kësaj, grekët akoma nuk e kanë shfuqizuar këtë ligj. Ndërsa marrëdhëniet tona diplomatike me Greqinë kanë rinisur që prej vitit 1980.

Në çfarë gjendjeje janë tani shqipëtarët e çamërisë që gjenden në Shqipëri?

Në Shqipëri gjenden rreth 30-40 mijë shqiptarë çam. Kjo shifër përkthehet në më shumë se 10 përqind të të gjithë popullsisë së Shqipërisë. Në periudhën e diktatorit Enver Hoxha, duke qënë se mendohej se ndodheshim në një gjendje të vazhdueshme lufte, shqiptarët e ardhur nga Çamëria trajtoheshin ndryshe dhe më të diskriminuar. Kjo sjellje diskriminuese ndaj çamëve ishte për të mos i motivuar ata që të kërkonin të drejtat e tyre. Deri në vitin 1990, kur u shemb komunizmi dhe erdhi demokracia shqiptarët çam gjithmonë janë trajtuar si shtresë e dytë e shoqërisë. Në kohët e sotme është shumë e lehtë që të aksesosh mediat e shumta. Megjithatë, para viteve 1990, për rë arritur të publikoje një shkrim tëndin në gazetë të vihej në provë dhe kontroll gjithë e shkuara.

Kjo janë edhe vitet kur unë kam filluar karrierën time politike. Edhe unë kam qënë një prej tyre që kam dhënë kontributin tim për shkatërrimin e sistemit komunist. Më 12 dhjetor 1990 u krijua Pardia Demokratike e Shqipërisë. Menjëherë pas kësaj, më 17 dhjetor u krijua shoqata e parë patriotike Shoqata Çamëria. Qëllimi i vetëm i kësaj shoqate është që të sjellë në vëmendje të Shqipërisë dhe të arenës ndërkombëtare problematika e Çamërisë.

Sa më shumë të përforcohet Shqipëria aq më shumë sillet në vëmendje çështja e Çamërisë. Gjëja më e rëndësishme për ne është që Qeveria e Shqipërisë shprehimisht të kërkojë kthimin e të drejtave të humbura padrejtësisht të shqiptarëve të Çamërisë.

Çfarë kërkojnë shqipëtarët e Çamërisë?

Unë jam brezi i tretë i atyre që ishin të detyruar që të migronin nga Çamëria. Në kohën kur migruan nga Çamëria babai im ishte vetëm 2 vjeç. Gjyshja ime i ka treguar babait gjithçka që kanë përjetuar. Edhe unë kam dëghuar çdo gjë nga babai im. Ne, si fëmijët dhe pasardhësit e tyre kërkojmë që t’u kthejmë prindërve tanë të drejtat e tyre. Ne duam që t’i marrim të drejtat tona, duke u nisur nga të drejtat universale të njeriut në mënyrë demokratike.  Nuk mund të lejojmë më që të vazhdojë syrgjynimi. Ne si shoqëri çame jemi bledhur bashkë, jemi organizuar dhe kemi punuar për këtë.

Kemi vetëm një dëshirë të vetme: Greqia duhet të pranojë që ka kryer genocit ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Është shfarosur 20% e popullsisë tonë. Pjesa tjetër e mbetur gjallë është syrgjynosur.

Lëvizja e lirë është një ndër të drejtat themelore të njeriut. Shqiptarët mund të lëvizin nëpër Evropë të lirë pa nevojë për vizë. Megjithatë është e ndaluar për ne që të kthehemi në tokat dhe shtëpitë tona. Gjyshi dhe babai im që kanë lindur në ato toka e kanë të pamundur që të kthehn atje. Edhe kalimi i tyre në kufirin e Greqisë është i ndaluar.

Ne kërkojmë që të na kthehen të gjitha të drejtat shoqëore dhe politike. Kërkojmë gjithashtu që të kthehn të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme që janë lënë atje për shkak të migrimit të detyrueshëm. Sipas së dretës ndërkombëtare ne jemi pronarë të atyre tokave dhe shtëpive. Ato shtëpi nuk janë shitur akoma. Njerëzit që jetojnë në ato territore, që banojnë në ato shtëpi akoma ehde sot e kësaj dite i paguajnë qira shtetit grek.

PROCESI I PARTI-ZIMIT

Si dhe pse filloi ky proces për t’u kthyer në parti?

Lëkundjet ngritëse rënëse të Shqipërisë ndikojnë në të njëjtën kohë edhe në fatin e çështjes çame. Në vitin 1997, si rezultat i krizës së krijuar nga firmat piramidale filluan konfliktet e brendshme dhe Greqia duke përfituar nga kjo situatë – me preteksin se donte të mbronte grekët që baojnë në Shqipëri – kërkoi që të fuste ushtrinë e saj në territorin shqiptar. Kryeministri i asokohe i Turqisë, Tansu Çiller e ndaloi ndhjen e kësaj gjëje me duke përdorur një notë diplomatike.

Pas vitin 1997, gjendja në Shqipëri filloi të përmisohej. Kërkohej që, në mënyrë që të bëheshim pjesë e Bashkimit Evropiam të arrinim disa standarde të caktuara. Arritëm që t’i përmbushnim disa prej tyre. Megjithatë, në çdo arritje tonën në arenën ndërkobëtare përballeshim me Greqinë. Sa herë që ne e drejtonim rrugën tonë për në Evropë, ajo na çonte drejt Athinës. Për këtë arsye, në vitin 2004, Shoqëria Çamëria i paraqiti parlamentit të Shqipërisë një projektligj. Për fat të keq, ky projektligj nuk u pranua. Duke u pikënisur nga kjo ndodhi vendosëm se për të zgjidhur çështjen çame duhet t’i futemi rrugës politike. Pa kaluar një vit u kthyem në një parti politike.

Në atë periudhë personalisht u zgjodha si deputet i Partisë Socialiste. Ndërsa isha personi i dytë më i rëndësishëm i partisë më të madhe në Shqipëri, dhashë dorëheqjen nga Partia socialiste për t’iu dedikuar zgjidhjes së problematikës së çështjes çame. Formuan partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Në vitin 2012 hymë për herë të parë në zgjedhje. Në këto zgjedhje u renditëm të pestët në rradhë. Duke qënë se në ato zgjedhje nuk ekzistonte barazhi  arritëm që me përqindjen e votave të kishim përfaqësues në parlament.

Cila është vëmendja që populli shqiptar ka ndaj partisë tuaj?

Në vitin 2009 kishim vetëm një deputet përfaqësues, pas pesë viteve kemi arritur të pëfaqësohemi me pesë deputetë. Ky numër mund të mos jetë i konsiderueshëm, megjithatë për Shqipërinë, për shkak të sistemit elektoral që ndiqet ky numër është i lartë. Tashmë ne kemi ndikimin tonë në marrejn e vendimeve në Shqipëri. Me anë të kësaj të drejte kemi arritur të nxjerrim një vendim nga Parlamenti Shqiptar. Me anë të këtij vendimi kemi vendosur kushtin se kushdo që do të marrë në dorë qeverisjen e vendit, në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë klauzola e parë për të cilën do të flitet do të jetë çështja çame. Deri më tani kemi punuar që çështja e Çamërisë të arrijë deri në arenën ndërkombëtare. Ashtu si edhe sot, gjithmonë do të vijojmë të punojmë në të njëjtin drejtim.

Fiks pas 60 viteve, për herë të parë Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë është zgjedhur një shqiptar çam. Duke u nisur nga kjo situatë edhe partitë e tjera të kuvendit janë detyruar në një farë mënyre që ta bëjnë çështjen çame pjesë të agjendës së tyre partiake. Të gjitha partitë tashmë e kanë përshirë çështjen çame në programet elektorale. Për fat të mirë, tashmë ashtu si në turqi edhe në ShBA dhe Gjermani kemi krijuar Shoaqtat e Çamërisë. Sot për sot, si çam jemi partia e katërt më e rëndësishme në Shqipëri. Jemi partnerë të kaolicionit që ka për momentin qeverisjen. Edhe në zgjedhjet e fundit vendore kemi fituar tre bashki të rëndësishme.

Partia juaj merret vetëm me çështjen çame?

Ne nuk jemi një parti me ngjyresa të forta patirotike, romantike apo folklorike. Ne punojmë duke marrë parsysh realitetin në të cilin jetojmë. Ne besojmë se: Çështja e Çamërisë nuk i përket vetëm çamëve, por të gjithë shqiptarëve. Edhe ne me këtë gjë në mendje nuk punojmë vetëm për çështjen çame. Ne jemi një parti kombëtare.

Si parti ne nuk merremi vetëm me Çamërinë, apo vetëm me shqiptarët e Shqipërisë, ne përfshijmë të gjithë shqiptarët nëpër botë. Kudo që të lind një problem për shiptarët në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë, apo në çdo vend tjetër ku ka shqipëtarë, ne jemi të parë që e sjellim në vëmendje dhe që bëjmë presion që çështja të zgjidhet sa më shpejt.

Si për të gjithë shqiptarët, edhe për ne pavarësia e Kosovës ka qënë një dhuratë prej Zotit. Kjo situatë iu ngarkon akoma më shumë përgjegjësi shqiptarëve të Çamërisë. Çështja Çame është shumë më e madhe dhe e përgjakur se çështja e Kosovës. Me lejen e Zotit, një ditë drejtësia do të vendoset dhe ne do të punojmë pa u dorëzuar që kjo të ndodhë. Duhet të punojmë shumë.

Çfarë dëshironi të thoni për ta përmbyllur?

Gjatë gjithë historisë, në Ballkan ka pasur përplasje dhe konflikte të shqiptarëve, boshnjakëve, serbëve dhe grekëve. Mesa mund të shofim kjo gjendje vazhdon akoma. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të jemi të fortë nga ana politke dhe ekonomike. Si shqiptarë duhet t’i dalim zot identitetit tonë. Duhet të punojmë për bashkimin dhe unitetin e popullit shqiptar.

Shqiptarët e Turqisë dhe shqiptarët e Çamërisë kanë filluar ta njohin njëri-tjetrin pas fiks 90 viteve. Për këtë arsye mund të them se ndihem i emocionuar. Ne flisnim dikur shqip në Çamëri me njëri-tjetrin, merrnim të njëjtin ajër, këndonim të njëjtat këngë. Pas 90 viteve asgjë nuk ka ndryshuar. Sikur këto 90 vite koha të kishte ngrirë. Kjo është një padrejtësi e madhe që i është bërë shqiptarëve të Çamërisë. Për këtë arsye duam që mbështetjen e Turqisë së forta ta ndjejmë gjithmonë në favorin tonë. Sado të forcohet Turqia, po ashtu do të forcohet edhe Shqipëria.

*Titulli dhe nentitulli jane te Diellit. Autori është analist i Ballkanit, ky shkrim është shkruar për të përditshmen Yeni Akit në Turqi , pranë së cilës autori është kolumnist i rregullt.Emaili:ayhan_demir@hotmail.com

E dergoi per Diellin: Shqefqet Dyrmishi

Filed Under: Interviste Tagged With: Interviste, Shpëtim Idrizin mbi genocidin e Çamërisë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 30
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT