• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ish te perndjekurit takohen me ish-anetarin e kabinetit te Presidentit Regan

October 5, 2016 by dgreca

Foto-Lajm/

1-te-perndjekurit-ok

Sot ne ambjentet e “Tirana Internacional Hotel”, me nismen e Kryetarit te Partise Republikane, zotit Fatmir Mediu, u zhvillua nje takim i nje grupi te perndjekurish politike nga regjimi komunist me personalitetin e njohur amerikan, Jack Wheeler, ish-anetar i kabinetit te Presidentit Regan. ne kete takim u diskutua mbi trajtimin e te perndjekurve politike gjate ketyre 26 vjeteve. Takimi u zhvillua ne nje atmosfere te ngrohte dhe miqesore. Te perndjekurit politike paraqiten vleresimet e tyre mbi çeshtjet qe jane realizuar dhe mbi ato qe, per fat te keq, nuk kane mundur te realizohen. Ne fund u vendos qe takime te ketij lloji te vazhdojne edhe ne te ardhmen.(Reshat Kripa)

Filed Under: Kronike Tagged With: anetari i kabinetit, ish te perndjekurit, te ish Presidentit Regan

Ish-të përndjekurit lidhen me zinxhirë para Kuvendit

July 4, 2014 by dgreca

“Presim të marrim dëmshpërblimet. Jemi ende të burgosur politikë”. Kështu janë shprehur katër ish-të përndjekur politikë, të cilët janë lidhur me zinxhirë pranë Kuvendit ditën e sotme. Duke ripohuar në këtë mënyrë kërkesat e tyre të vazhdueshme për përfitimin e dëmshpërblimeve mbi vitet e burgut që kanë bërë gjatë diktaturës komuniste. Vetë përfaqësuesi i tyre, Skënder Tufa, ka deklaruar se janë lidhur me zinxhirë në shenjë proteste pasi nuk kanë marrë ende dëmshpërblimet.

Filed Under: Kronike Tagged With: ish te perndjekurit, lidhen me zinxhirë, para Kuvendit

SIMON MIRAKAJ: TE PERNDJEKURIT ENDE SHPRESOJNE TEK SHQIPERIA EUROPIANE

October 14, 2013 by dgreca

Intervistë me zotin Simon Mirakaj – drejtor i përgjithshëm i institutit te integrimit të ish të përndjekurve politikë/

-Mirakaj : Shqiperia Europiane e lirë dhe demokratike, që ka qenë ëndrra e brezave të terë të atyre që vdiqën dhe dhanë jetën për një Shqipëri të tillë, u pushkatuan pa gjyqe dhe u burgosën , interrnuan dhe u presekutuan kam shpresë se shumë shpejt do të bëhet realitet./

Ne Foto:Familja Mirakaj ne kampin e Internimit ne Lushnje/

Intervistoi ne Tirane:Beqir SINA/

TIRANE : Në udhëtimin tim të gjatë në trojet shqiptare, ndalesa e rradhës ishte këto ditë në qendër të kryeqytetit të Shqiptarëve, Tiranës, ndërtesën e Insitututit e Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë, dhe Drejtorin e saj zotin Simon Mirakaj.

I cili ka qenë bashkëvuajtës me mua dhe famijen time , njeri shumë i thjeshtë i dashur dhe i respektuar, pinjolli i njërës prej familjeve të mëdha të Pukës, bajrakut të këtyre anëve. Anëtar i njerës prej familjeve më të presekutuara, në Shqipëri, familje patriote,fisnike, me  intelektual të shquar, që gjatë rregjimit komunist kaluan nëpër kalvarin e stërmundimshëm të peripecive të presekutimit barabar së bashku me familjet më të mira nga e gjithë Shqipëria, Kosova, dhe viset shqiptare.

Tani që kan kaluar më shumë se dy dekada pas rënies së diktaturës komuniste, dhe, integrimi i kësaj shtrese, defaktorizimi i saj dhe çështja e dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politikë vazhdon të zvarritet, ndërkohë që ish – qeveria shqiptare pati ndryshuar disa herë procedurat e ndërlikuara të këtij procesi, dhe qeveria e re thuhet se ka future këtë shtresë në programin e saj, zoti Mirakaj tregon se çfarë është bërë deritani dhe se çfarë presin ish të përndjkurit nga kjo qeveri që ka ardhur në pushtet pas zgjedhjeve të 23 qershorit .

Mirakaj flet gjithashtu edhe për gjendjen brenda ish IIPP, si dhe vendin që duhet të këtë kjo shtresë në shoqërinë e sotme.  Për të folur mbi ecurinë e kësaj shtrese por edhe mbi gjendjen e kësaj shtrese të shoqërisë shqiptare folëm nga zyra e tij në një intervistë me zotin Simon Mirakaj, drejtor i përgjithshëm i institutit te integrimit të ish të përndjekurve politikë.

Cila është me të vërtet gjendja sot në Institutin e Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë ?

Mirakaj : Në Institutin tonë  çdo gjë vazhdon normalisht. Konkretishtë po merremi me regjistrimin e studentëve në fakultete sipas kërkesave të tyre në  degë të ndryshme në part/time. Njëkohësisht dhe japim  konsulencë në lidhje me ligjin e dëmshpërblimit. Ju bëj me dije se çdo dosje e dalë nga Ministria e Dr ejtësisë ka edhe meritën e administratës së I.I.P.P.

Me ardhjen e qeverisë së majtë – nga një grup ish të përdjekurish – sikur janë ngritur tonet që kërkojnë largimin tuaj nga kreu i IIPP-  Si i jeni pergjigjur ju kërkesës së tyre ?

Mirakaj :   Po, një grup ish të përndjekurish kanë kërkuar largimin tim nga drejtimi i I.I.P.P. Kjo është demokracia. Çdo indivit apo grup njerëzish kanë të drejtën e tyre, për të dhënë  mendimin e tyre, por është qeveria ajo që emëron dhe ç’emëron. Unë do mirëpres , çdo vendim të dalë nga qeveria.Ju bëj me dije se drejtimi i këtij institucioni ka një specifike të veçantë.Drejtusi i këtij institucioni propozohet nga shoqatat dhe aprovohohet nga Ministri i Drejtësisë si strukturë nga kemi vartësi.

Ata ju akuzojnë se ju keni mbështetur dhe keni qenë shumë “afër” me Partinë Demokratike, A ju duket ju kjo hynë në një përplasje mes ish të përdjekurëve me bindje djathtas me ata që janë me bindje të majta ? ose karieristë……! Sepse, ju nuk u kërkohet se keni punuar doët por se keni pasë tendeca më shumë nga e djathta sipas meje

Mirakaj : Kurse, për mendimin tim në çdo këndëshikim që ta shohësh shkarkimin tim nga vetë ne ish të përndjekurit  është primitivizëm të paragjykosh çdo njeri së çfarë partie mbështet për një qëllim të përbashkët. Këto janë forma të mentalitetit të kaluar “O me ne o kundra nesh” !

E theksojë edhe një herë nëpërmjet  kësaj interviste se :”E kam mbështetur dhe do t’a mbështes Partinë Demokratike sepse është partia që ka qeverisur për trembëdhjetë vjet dhe është e vetmja qeverisje ku kanë përfituar ish të përndjekurit politik, si shtëpi, të drejta studimi, punësimi, kanë privatizuar objekte dhe se fundi kanë përfituar dhe nga ligji i dëmshpërblimit.” Por, e theksojë gjithashtu se :”Nuk, mund të them se është bërë gjithëçka por gjithmonë ka pasur përpjekje. Njëkohësisht  mbështetja ka ardhë se ka qenë kjo parti që ne krijimin e saj thërriste, lironi të burgosurit dhe të internuarit politik”.

Faktikisht kë krah brenda ish- të përdjekurëve politikë keni përfaqësuar deri tani ?

Mirakaj : Unë kam përfaqësuar dhe përfaqësoj ato familje që u burgosën , ekzekutuan, u internuan që në vitin 1945 politikisht dhe u konsideruar si kundërshtar të përbetuar të rregjimit. Unë përfaqësoj ato familje që morën pjesë në kryengritjen e Malsisë së Madhe, të Kryengritjes së Postribës, të gjithë ata që ishin kudërshtar të përbetuar të komunizmit, at që aspiruan e sakrifikuan për Liri dhe Demokraci. Dhe jam më se i bindur dhe i ndërgjegjëshëm dhe besoj se i kam përfaqësuar me dinjitet e përkushtim.

Pakënaqësitë duket se “dolën në sipërfaqe” mbas grevës së urisë vitin e kaluar në Tiranë. Pra, në greven e urisë së ish të burgosurvëve politikë, cili ka qenë qendrimi I IIPP-së ?

Mirakaj : Duke  hedhë një sy të kaluarës tonë të hidhur ku pothuajse çdo ditë ishim në grevë urie, nuk e kam parë grevën si mjeti i zgjidhjeve të problemeve.Si të vetemën rrugë për zgjidhjen e problemeve shoh bisedimet në tryeza të përbashketa. Kam shkuar tek grevistët i kam takuar ,ju kam thënë që ne kërkesat ekonomike unë ju mbështes, duke marrë parasysh që nuk ka çmim që mund të na kthejë jetët e humbura nëpër kampe e burgje. Gjithmonë kërkesat tona ekonomike i kam quajtur të drejta dhe të zgjidhëshme. Në momentin që  ata dolën me kërkesa politike për rrëzimin e qeverisë unë u distancova. Qeveritë ikin dhe vijnë vetëm nëpërmjet votës të lirë.

Qeveria Rama ka më shumë se një muaj që ka nisur punën e saj, a keni pasur kontakte për të hyrë në negociata për zgjidhjen e problemeve të mbetura deri tani të pazgjidhura ?

Mirakaj : Takim direkt nuk kemi pasë me qeverinë, por kemi komunikuar nëpërmjet shkresave. Besoj se shumë shpejt do të kemi takime  me qeveritarët,23 vjet mbas rënjes së komunizmit transiscioni duket i tejzagjtur – ende nuk ka përfunduar ri-shikimi i historisë – në Tiranë po flitet për një përkujtim “dinjitoz” të trashëgmnisë të ish diktatorit komunist Enver Hoxha, me shkas si thuhet këtu me ardhjen në pushtet të bijëve, të ish – nomenklaturës. A mendoni se vërtet Shqipëria komuniste është e ndarë nga e kaluara e saj e errët ?

Mirakaj : Shqipëria ka qenë vendi me diktaturën më të egër në Evropën lindore. Megjithëse në Evropën komuniste kishin filluar lëvizjet e organizuara kundër diktaturës, në shqipërinë komuniste  u var poeti Avzi Nela në vitin 1988. Prandaj mendoj se tranzicioni do vazhdojë , dhe, fanatikët  e diktatorit sigurisht bëjnë të gjitha përpjekjet për të ringjallur  figurën e errët të tij.

Zoti Mirakaj: Mirëpo, mbas zgjedhjeve të 23 qershorit, këtu në Tiranë, por edhe në gjithë Shqipërinë, thuhet se ka një gjallëri të madhe të së majtës. “Po bëhën përpjekeje “titanike” për të ri-ngjallur të shkuarën komuniste në Shqipëri! Si e shikoni ju të presekutuarit këtë fenomen ?

Mirakaj : E majta më 23 qershor i fitoi zgjedhjet dhe sigurisht që brenda saj ka dhe fanatik të diktatorit, nostaligjik dhe ish pushtetar të nomenklaturës, por të mos harrojmë se Shqipëria është në NATO dhe i përket Evropës së lirë dhe demokratike, një vend që aspiron për t’u bërë shumë shpejt pjesë e familjes europiane.Unë mendojë se kthim prapa nuk ka më sido që të mendojnë ose ëndërrojnë një “turr” me fanatik dhe nostaligjikë të monizimit.

Sa vlen për shtresën tonë madje do të thoja brezin e shqiptarëve që nuk e arriti diktaturën dhe nuk u njoh me krimet e diktatorit, kur ai ende nuk është dënuar, qoftë edhe moralisht, për ato krime? Por dsia media çdo ditë po e mitizojnë këtu në Tiranë.

Mirakaj : Brezat që nuk e njohën diktatorin dhe krimet  dotë i njohin ato nëpërmjet leterisë të burgut dhe kampeve të internimit, shkrimtarëve dhe gazetarëve opinionistëve, që kaluan sagën dhe nëpërmjet dëshmive origjinale të – të mbijetuarve të diktaturës çdo ditë do t’a mësojnë të vërtetën . Por mendojë se si në të gjithë Europën julindore edhe në Shqipëri është domosdoshmëri që letërsia e burgut të studiohet nëpër shkollat tona sot. Pra, të futet në programet shkollore ashtu si ka qenë ajo periudhë.

Vetë kryeministri i vendit, Rama, në librin “Kurban” nuk i ka kushtuar as edhe një faqe vuajtjeve tuaja gjatë regjimit të diktaturës në vendin tonë. Madje ai ka edhe vende ku mundohet të denigrojë figurën e Mbretit Zog, ashtu si veproi Enver Hoxha me propoganden e tij per 50 vjet. Poqe se e keni lexuar këtë libër, :”Cili do të ishte mesazhi që do të përcillte tek shtresa e juaj libri “Kurban” – meqense, është një libër 100 përqind politik ?

Mirakaj : Kësaj pytje nuk i përgjigjem dotë mbasi nuk e kam lexuar fare librin Kurban të Edi Ramës.

Një çështje që ka mbetur pa u zgjidhur edhe me Partinë Demokratike ka qenë ligji i Lustracionit – Pse Shqipëria ende nuk e ka miratuar një ligj të tillë dhe pse Shqipëria ende nuk i ka dënuar krimet e komunizmit dhe mbetet e vetmi vend në ish kampin komunist, që nuk e ka bërë një gjë të tillë ?

Mirakaj : Ligji i Lustracionit është një pengëse e  madhe. Mendoj se nuk mund të jesh pjesë e Europës së lirë pa miratuar ligjin e Lustracionit. Për mos aprovimin e këtijë ligji mban përgjegjësi edhe ish qeveria . Duhet thënë se në 2008 u bë një projekt ligj për Lustracionin, pastrimin e administratës nga njërëz që bashkëpunuan me segmetet më të rrezikëshme të regjimit, i cili ju paraqit Gjykatës Kushtetuse për gjykim – por konflikti i interesit brenda trupit gjykues solli dështimin e tij. Përpjekje të mëvonëshme nuk pati dhe nuk dihet se çdo të bëhet……!

Si e shikoni ju që sot  në pushtet është e majta, dhe  ish-të përndjekurit janë të përfshirë si thonë ata në programin e PS dhe a e gjen veten kjo shtresë brenda këtij programi ? Duke, qenë se asnjë i përndjekur ose i preseketuar nuk gjendet në këtë qeveri, A mund t’a quani ju këtë hilizëm apo hipokrizi elektorale ?

Mirakaj : Në tryezën para zgjedhore morën pjesë dhe disa ish të përndjekur politik në programin e qeverisë së majtë. ku bëhet fjalë për zgjidhjen e disa problemeve në favor të ish të përndjekurve. Unë për vete  nuk mora pjesë por do të thoja se :”Nëse është nihilizëm apo hipokrizi koha do ta provojë” është ende heret për të dhënë një mendim rreth kësaj teme.

Çfarë keni pritur ju nga qeveria Berisha në 8 vjet pushtet, çfarë ajo realizoi dhe për cfarë  ju jeni të  zhgënjyer ?

Mirakaj : Nga qeveria Berisha kemi pritur aprovimin e Ligjit të Lustracionit, ngritjen e një Obelisku në kujtim të atyre që u martirizuan për liri e demokraci, kthimin e burgut të Spaçit, të Qafë Barit dhe kampin e Tepelenës në Muze. Qeveria e ish Kryeministrit Berisha, duhet pranuar se ka relizuar deri diku përfaqësimin politik në qeveri, por nuk na u kërkua ndonjë kandidaturë për deputet nga shtresa e ish të përndjekurve politikë.

Aktualisht në Shqipëri, veprojnë disa shoqata të ish- burgosurve politik dhe ish të presekutuarve politik, dhe njeri prej tyre jeni edhe ju si drejtori i Institutit të ish-të Perndjekurve Politikë dhe kryetar i shoqatës antikomuniste të ish përndjekurve politike. Sa ka qenë koooperimi i juaj dhe sa e efekteshme ka qenë puna e juaj për realizmimin e të drejtave tuaja ?

Mirakaj : Sigurisht që krijimi i disa shoqatave nuk ka influencuar për mirë sepse secila prej tyre do të thoja ka bërë të veten kuptohet brenda asaj që ka mundur,  por nuk ka munguar dhe ai bashkëpunimi që pyesni ju  për gjëra të mëdha si për Ligjin e dëmshpërblimit, atë të Lustracionit, integrimit tonë, dhe pse ka ndodhur defaktorizimi i ish të burgosurve politik dhe ish të presekeutuarve deri tani në 23 vejet dhe të tjera gjëra.

Si po vijon procesi i dëmshpërblimeve të përndjekurve politik, pas 23 qershorit ?

Mirakaj : Dëmshpërblimi vazhdon e deri tani kanë marrë kestin e parë dhe të dytë të gjithë të burgosurit që janë gjallë, gjithmonë sipas vendimeve të qeverisë së mëparëshme . Ndërsa, kesti i dytë vazhdon për trashigimtarët . Në muajin qershor doli një listë me 1000 të ekzekutuar pa gjygje,  dhe pritet që të marrin kestin e parë. Kanë filluar dhe me dëmshpërblimin për internimet e periudhës 1945/54. Dhe, pritet nga Kuvendi, aprovimi  i Ligjit për njohjen e vertetimeve të lëshuara nga  komisioni tre palësh, në mungesë të dekumentacionit në Ministrinë e Brendshme për Internimet e kësaj periudhe.

Atëhere së fundi :”Kur do të kemi nji Shqipëri ashtu si e keni ëndërruar, ose ashtu si ju ish të përdjekurit  politik sakrifikuat, luftuat, dhe u flijuat për nji Shqipëri më dinjitoze, nji Shqipëri me të vërtet demokratike, Shqipëri Europiane, që t’a meritojmë të jemi një vend anëtar i Bashkimit Europian, të jemi të barabartë me kombet e tjerë ose disa ish vendet komuniste që janë shumë më përpra nesh ?.”

Mirakaj : Shqiperia Europiane e lirë dhe demokratike, që ka qenë ëndrra e brezave të terë të atyre që vdiqën dhe dhanë jetën për një Shqipëri të till, u pushkatuan pa gjyqe dhe u burgosën , interrnuan dhe u presekutuan kam shpresë se shumë shpejt do të bëhet realitet. Mbasi vetë populli shqiptar është një popull vital një popull perendimorë populli dhe kombi më pro amerikan në botë, që i ka dhënë dhe po i jep Europës dhe botës personalitete të shquara për të cilët ndihemi krenarë dhe do t’a çojnë Shqipërinë dhe çështjen shqiptare më përpara. Kosova sot është e lirë dhe e pavarur, çështja shqiptare ka avancuar dhe Shqipëria është në NATO dhe aspironë të bëhet një ditë pjesë e familjes Europiane

Filed Under: Featured Tagged With: ish te perndjekurit, shqiperia europiane, Simon Mirakaj

NDEROHEN ISH TE BURGOSURIT E REVOLTES SE SPACIT

May 23, 2013 by dgreca

Presidenti Nishani nderon me Dekoratën “Pishtar i Demokracisë” katër ish-të burgosur, përfaqësues të revoltës në Burgun e Spaçit/

 Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nderoi zotin Demir Pojani, zotin Bashkim Fishta, zotin Luan Burimi dhe zotin Bedri Çoku me Dekoratën “Pishtar i Demokracisë” me motivacionin: “Për kontributin, trimërinë dhe sakrificën e madhe dhënë në kërkim të respektimit të lirive të njeriut, nëpërmjet një prej revoltave më të mëdha ndaj regjimit komunist’’. Duke vlerësuar lart rezistencën e të gjithë të burgosurve që vuajtën persekutimin në Burgun e Spaçit si dhe kurajon e trimërinë e të gjithë atyre që me dinjitet të lartë njerëzor ngritën krye, Kreu i Shtetit theksoi se revolta e tyre do të mbetet gjithmonë simboli i spikatur i anti-komunizmit nëShqipëri, simboli i rezistencës ndaj shtypjes, i rezistencës ndaj krimit shtetëror, simbol i mbrojtjes së dinjitetit të njeriut, dhe aspiratave të një kombi për liri.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Bashkim Fishta, Bedri Coku, dekoron, Demir Pojani, e revoltes se Spacit, ish te perndjekurit, Luan Burimi, presidenti Nishani

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT