Nga Ismet Azizi/
Vesa Ibrahimi gjilanasja që ka lindur në Zagreb të Kroacisë (25.12.2001), është nxënëse e klasës VIII/2 në shkollën fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan, ku përveç që është nxënëse e dalluar në mësime, dallohet edhe në sport, pasi ajo për vitin 2015 është përzgjedhur karateistja më e mirë në Kosovës për grupmoshat e reja.
Vesa që nga shtatori i vitit 2010 ushtron sportin e karatesë dhe është anëtare e klubit të karatesë “Drita” i cili është i themeluar në vitin 1972 dhe i cili njëherësh është klubi më i vjetër i karatesë në Komunën e Gjilanit si dhe një ndër klubet më të vjetra të karatesë në Kosovë.
Vesa për një kohë të shkurtër në sportin e karatesë tregon shkathtësi të larta dhe brenda këtyre 5 viteve sa merret me karate arrin të bëhet kampione e katërfishtë e Kosovës, kampione e dyfishtë mbarëkombëtare, kampione e katërfishtë e turneut mbarëkombëtarë “Adem Jashari”, nënkampione botërore në WSKU-së, nënkampione evropiane e dyfishtë në WSKU, nënkampione e kupës së botës në WSKU, nënkampione evropiane në IMAF, etj.
Që nga viti 2011 merr pjesë edhe nëpër gara të karatesë si nëpër Kosovë po ashtu edhe nëpër Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri, Serbi dhe në shtet të tjera të rajonit ku po ashtu ka arritur rezultate kulmore. Për nga numri i medaljeve të fituara nëpër këto gara ajo i është ofruar numrit 100.
Vesa Ibrahimi edhe pse në moshë është akoma e re, ajo 4 viteve të fundit është një ndër karateistet më të mira për grupmosha të reja në Kosovë. Vesa, për rezultatet e arritura në vitin 2015 nga Federata e Karatesë së Kosovës shpallet zyrtarisht karateistja më e mirë në Kosovë për grupmosha të reja.
“Kam shumë njerëz që janë meritorë për suksesin tim, por do veçoja prindërit e mi, trajnerin tim të pare Idriz Musliu, dy ish trajnerët e mi Selami Haziri dhe Agron Tosuni dhe trajnerët e mi te tanishëm Blerim Hajdari dhe Hazir Mustafa. Secili në mënyrën e vet ka bërë që unë sot të jem këtu ku jam. Me këtë rast i falënderoj dhe gjithmonë do të kenë respektin dhe mirënjohjen time për mundin e tyre” thotë Vesa tejet modeste.
Kujdestarja e klasës profesoresha Hanumshahe Zeka është tejet e kënaqur që në klasën e sajë ka një nxënëse çfarë është Vesa Ibrahimi. “ Vesa është e veçantë. Dallohet nga nxënësit tjerë si për nga kultura, sjellja, por edhe për nga suksesi. Është shembullore në çdo aspekt”.
Të gjithë shoqet dhe shokët e sajë, i gëzohen sukseseve të Vesës në garat sportive, Ata shpresojnë se shumë shpejt Vesa do t’i përfaqësojë edhe në arenën ndërkombëtare , jo vetëm ata, por sportistët mbarëkombëtarë.
Dashtë Zoti, shihemi në autonomi!
Novi Pazar – Partia e Aksionit Demokratik të Sanxhakut ka organizuar një miting proteste me rastin e shënimit të 7 vjetorit e ndërhyrjes së forcave të pushtetit serb në ambientet e PAD të Sanxhakut , dhe përpjekjes për linçimin e kryetarit dhe zyrtarët e saj , ku me këtë rast me armë zjarri është plagosur një person./
Nga Ismet Azizi/
Tubimi u emërua “Drejtësi për Sanxhak”. I pari në mesin e folësve doli Fuad Baçiqanin, i cili me këtë rast tha se siguria jonë është në nivelin më të ulët, për shkak se përfaqësuesit e shtetit dhe qytetit të Novi Pazarit nuk bëjnë punën e tyre si duhet.
Në mbështetje të luftës kundër dhunës, përfaqësues të BDZ të Sanxhakut ishin të pranishëm në tubimin e sotëm të protestës. Të pranishmëve iu drejtua prof. Dr. Admir Muratoviq, i cili vuri në dukje se këto gjëra janë politikën ditore, dhe se, kur është fjala për këtë, duhet të mbledhin të gjithë njerëzit që e duan qytetin e tyre dhe fëmijët e tyre. “Në këtë vend , nga fillimi vërtetojmë gatishmërinë tonë për unitet kombëtar në luftë për jetë të sigurt në shtëpinë e tonë dhe të pragut tonë, në luftën kundër korrupsionit, lidhjes mes krimit dhe politikës, të cilat në Novi Pazar, e Sanxhak dhe qytete të tjera ka arritur kulmin e saj”, shtoi Dr. Muratoviq.
Para të pranishmëve foli edhe kryetari i komunës së Tutinit, Shemsudin Kuçeviq,, i cili me këtë rast tha se kurrë nuk do të arrijnë të na largojnë nga Sanxhaku. “Një Kryeministri serb vizitoi komunën e Tutini. I kam thënë me këtë rast se të gjitha regjimet në Serbi janë duke u përpjekur në çdo mënyrë për ta dëbuar këtë grusht të vogël të boshnjakëve në Sanxhak, por i kam thënë se kurrë nuk do të ketë sukses “, përfundoi Kuçeviq.
Deputeti Enis Imamoviq, në fjalimin e tij, ka folur në lidhje me padrejtësitë e shumta dhe krimet e cila sot e kësaj dite nuk janë qartësuar, duke i kërkuar qeverisë për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve. “Ne kërkojmë një përgjigje nga qeveria, gjykata dhe prokuroria që banditë të cilët janë të armatosur deri në dhëmbë në orët e vona janë futur në lokalet e partisë sonë, qëlluan në presidentit dhe udhëheqjen tonë, dhe kush janë këta banditë që i urdhëroi ata, dhe kush janë këta banditë që tani në mënyrë të sigurt shëtisin nëpër qytet, pavarësisht nga krimi që bëjnë për çdo ditë? “pyeti Imamoviq.
Presidenti i PAD-it të Sanxhakut, Sulejman Uglanin foli në fund të takimit. Ai vuri në dukje se pothuajse të gjitha sferat po përjetojnë nivelin e korrupsionit. Ai shtoi se qeveria detyron biznesmenët të bashkohen me ta , ti fusin në radhët e tyre përmes njerëzve të saj përgjegjës për rrëmbimin e kapitalit “keni njerëz të karakterit të dobët policë, prokurorë dhe gjyqtarë që me procedura të shpejta shkelin dinjitetin e çdo njeriu, dhe pastaj u thonë:” të mbrojnë veten në gjykatë, kërko drejtësi “. Nëse vazhdojnë kështu ne do ti bartim bizneset në Bosnjë dhe Kosovë. Jemi të detyruar të i tërheqim për veshi, nuk mund të bëjnë më kështu! “, tha Uglanin.
“Ju uroj gjithë të mirat dhe ne do të shihemi në autonomi, dashtë Zoti,” u rekomandoi Uglanin të gjithë të pranishmëve të tubimit të sotshëm.
Sanxhak: Përveç ndryshimit të mbiemrave, fillon edhe ai i emërtimit të shkollave
Nga Ismet Azizi/
Se në Sanxhak po krijohen rrethana të reja, tregon fakti se sanxhaklinjtë gjithnjë e më shpesh po dalin me kërkesa të reja për ta ndryshuar gjendjen e cila i ka përcjellë për 70 vite me radhë.Pas më tepër se 70 vite vjen koha që një shkollë fillore e paralagjës së Pazarit të Ri, Sellakovci përfundimisht ta emëroj , gjegjësisht të ndryshoj e mrin nga “Sellakovac” dhe të merr emrin e poetit “Avdo Mexhedoviq “./
Nga Ismet Azizi/
Ministria e Arsimit të Republikës së Serbisë, pas dy refuzimeve dhe ndërhyrjes së Avokatit të Popullit, miraton kërkesën e boshnjakëve që shkolla fillore në fshatin Sellakovc tash e tutje të mbajë emrin e poetit të njohur boshnjak.
Kërkesën për ndryshimin e emrit të shkollës e dërgoi qysh në vitin 2013 Këshilli Kombëtar Boshnjak (BNV). Kjo shkollë është një nga të parat që ka filluar mësimin në gjuhën boshnjake, Ndërsa Këshilli Kombëtar Boshnjak e shpalli institucionin të një rëndësie të veçantë për arsimimin e boshnjakëve.
Ministria e Arsimit të Republikës së Serbisë ka refuzuar dy herë kërkesën, dhe vetëm pas ndërhyrjes së Avokatit të Popullit lejohet që në të ardhmen të mbajë emrin “Avdo Mexhedoviq”.
Në KKB njoftojnë se do të kërkojë të ndryshojë emrin e të gjitha shkollave në Sanxhak, në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën boshnjake. Ndër të tjera, planifikohet të marrë emrat e personaliteteve boshnjake shkollat “Desanka Maksimoviq”, “Stefan Nemanja”, “Vuk Karaxhiq” dhe të tjerat.
Kush është Avdo Mexhedoviq?
Avdo Mexhedoviqi (nga fshati Obrov në afërsi të Bijello Poles,2 1875-1953) ishte një këngëtar lahutar nga Mali i Zi. Mexhedoviqi është një nga poetët epik më të mëdhenj të Sanxhakut por edhe më gjerë. Poema e tij epike “Martesa e Mehë Smailagiqit” e cila ka 12.311 vargje, aq sa kanë së bashku Iliada dhe Odisea. Shkencëtari amerikan Milman Parry, studiues dhe profesor në Universitetin e Harvardit në gjysmën e parë të shekullit të XX, Avdon e ka quajtur “Homeri ballkanik”.
Duhet theksuar se Mexhedoviqi nuk ka vijuar as shkollën fillore. Në moshën madhore ka shërbyer nëntë vite në ushtrinë osmane. Gjatë kësaj kohe zotëroi mirë gjuhën osmane dhe atë turke kurse në Selanik përfundoi shkollën e oficerëve të marinës. Pas përfundimit të shërbimit ushtarak është kthyer në Obrovë, në vendin e tij të lindjes, ku hapi një fermë dhe punoi në dyqanin (mishtore) familjar në Bijello Pole. Me lahutën u mishërua që në fëmijërinë e hershme ndërsa aftësinë e ekzekutimit e mësoi nga babai i tij Huseini, i cili ishte një lahutar i shkëlqyer dhe më i njohuri i asaj kohe. Në sajë të talentit të jashtëzakonshëm dhe aftësisë që posedonte, me kalimin e kohës arrin të bëhet këngëtari dhe lahutari më i kërkuar në trevën e Sanxhakut dhe më gjerë.
Hulumtuesi i njohur i krijimtarisë epike ballkanike Milman Parry, gjatë vitit 1935, regjistroi në pllakë speciale fonografe me 80.000 vargjet epike të Avdo Mexhedoviqit. Në bazë të këtyre studimeve Parry ka shpikur teorinë moderne të letërsisë gojore dhe homerologjinë moderne. Lordi Albert Bates, gjithashtu profesor në Universitetin e Harvardit, vazhdoi punën për mbledhjen e krijimtarisë epike nga viti1950 deri më 1951 dhe regjistroi edhe 18.000 vargje të Avdos. Në këtë mënyrë është kompletuar një koleksion mbresëlënës prej rreth 100.000 vargjeve të Avdo Mexhedoviqit. Mexhedoviqi i ka rrëfyer Perry-it se “të parët e tij kanë ardhur para 200 viteve nga Nokshiqi apo Nikshiqi,( nga inqizimi i dobët nuk dëgjohet mirë për cilin vend bëhet fjalë saktësisht). Ata kanë dyshuar në identitetin e tij, por nuk u ka shkuar mendja se ai mund të jetë shqiptarë. Profesori Perry një vit ka qëndruar në Beograd për ta mësuar gjuhën serbe. Perry ka qenë bartës i projektit, ndërsa Lordi ka qenë asistent i tij. Profesori e mësoi serbishten por gjithnjë duke menduar se kjo zonë është sllavo folëse” – thotë mes tjerash prof. Zymer Neziri.
Avdo nuk ka lënë vargje në shqip, por fjalë po. Neziri potencon se kur është përgatitur poema “Martesa e Mehë Smailagiqit” (Zhenidba Smajlagiq Mehe), poema më e gjatë me mbi 12 000 vargje, kanë hasë në fjalë të cilat nuk i kanë kuptuar, atëherë është kërkuar ndihma e Qamil Sijariqit, i cili i ka përkthyer fjalët shqipe.
I panjohur dhe i papranuar, Avdo Megjodoviqi vdiq në vendlindjen e tij Obrovë në vitin 1953. Sulejman Zatriqi në vitin 2011 ka prodhuar emisionin filmik për jetën dhe veprën Avdo Megjedoviqit.
Lajme aspak të mira i trendeve demografike për Serbinë në këtë fillim vit!
Sondazhi i fundit i Kombeve te Bashkuara sjellin rezultate shqetësuese për 48 vende të botës, duke përfshirë edhe Serbinë. OKB-ja ka njoftuar se nga vitin 2050, popullsia në Serbi dhe 47 vende dukshëm do të ulët./
Nga Ismet Azizi/
Demografi i Shkencave Sociale Goran Penev vlerëson se në të ardhmen për trendet demografike të Serbisë, vështirë se mund të presim ndryshime pozitive dhe se në Serbinë qendrore dhe Vojvodina, sipas vlerësimeve deri në vitin 2060, do të jetojnë rreth pesë milionë njerëz.
Panev për agjencin e lajmeve Beta deklaroi se Serbia qendrore dhe Vojvodina në vitin 2060, do të ketë dy milion banorë më pak se sa tash, si pasojë e natalitetit të ulët të gjendjes së keqe ekonomike në vend.
“Shteti mund të ndryshojë të ardhmen demografike të serbëve nëse krijon kushte të favorshme për jetën e të rinjve. Ndersa për të krijuar kushte të favorshme për rrittjen enatalitetit është e nevojshme të ulët norma e papunësisë së të rinjve”, tha Penev.
Edhe parashikimet e OKB-së janë të errëta për Serbinë
Sondazhi i fundit nga Kombet e Bashkuara ka sjellë rezultate shqetësuese për 48 vende, duke përfshirë edhe Serbinë. OKB-ja ka njoftuar se nga vitin 2050, popullsia në Serbi dhe 47 vende dukshëm do të ulët.
Siç vlersoi Panev , Serbia ka nevojë për një politik “afatgjate, serioze” popullative dhe përmirësim të gjendjes ekonomike.
Sipas tij, shumica e grave të moshës riprodhuese është vështirë të kenë fëmijë për shkak të frikës se do të humbasin vendin e punës pas kthimit nga pushimi i lehonisë.
“Ato nuk do të pushohen nga puna kur të kthehet nga pushimi i lehonisë, pasi kjo nuk është në përputhje me ligjin, por punëdhënësi nuk do të përtrijë kontratën “, tha Penev, shkruajnë mediat në Serbi.
“ Për pë të ardhmëren demografike është e domosdoshme që në familjet serbe të linden tre deri katër fëmij. Përndryshe në fillim të viteve të viteve të 50-ta të shekullit XX , janë liundur rreth 160 000 fëmijë, ndërsa sot lindin më pak se 60 00 fëmijë, thot Panev .
Panev tregon se gratë në Serbi në mesin e e shëkullit të kaluar kan lindur më tepër se tre fëmijë për familje.
Shkalla e shtimit natyror në Serbi në vitin 2011 ishte pozitive vetëm në shtatë komuna: në Komunën Beogradit – Grocka, Novi Sad, Sjenicë, Novi Pazar, Tutin, Bujanoc dhe Preshevë.
Serbia gjatë vitit 2011 ka regjistruar shtim negativ të popullsisë për minus 5.2 për qind, ndërsa popullsia e saj është zvogëluar për 32 683 në krahasim me vitin paraprak.
Sipas të dhënave të Entit të statistikave, nataliteti ishte 9 promilë, ndërsa shkalla e mortalitetit 14.2 promilë. Vlerësohet se numri i popullsisë në Serbisë në vitin 2011 ishte 7.258.753. Popullsia, në krahasim me vitin e kaluar, ka rënë me 0.5 pikë të indeksit.
Në të njëjtën periudhë, numri i lindjeve të gjalla ka rënë nga 68.304 në 65.598. Numri i vdekjeve ka rënë diç, dhe në vitin 2011 shkonte deri në 102.935, ndërsa në vitin 2010, kishin vdekur 103.211 persona.
Problemi kryesor i shoqërisë serbe është ai i plakjes së popullsisë dhe zhdukja e fshatrave, qyteteve dhe qytezave të vogla.
Mosha mesatare e popullsisë në Serbi është 42 vjeç, e cila radhitet në grupin e popujve të vjetër , për dallim nga ajo e Kosovës e cila është 26 veq.
Këto konstatime i arsyeton edhe raporti iEnti Republikan i Statistikave në Serbi, icili tregon se vetëm tetë komuna kanë shtim pozitiv.Në vend të parë është Novi Pazari me 8.6 ‰,mandejTutini (7.9), Presheva (4.5), Bujanoci (2.6), Novi Sadi (1.8), Sjenica (1.4). Pasojnë komunat e Beogradit, Zvezdara (1.0) dhe Surçini me 0.4 ‰.
Nëse bëhet një krahasim del në shesh se në Serbi brenda një viti zhduket një qytet i madhësisë së Jagodinës kurse në Kosovëlindë-krijohet një qytet i vogël.Në Kosovëçdo vit lindin më shumë se 27.000 foshnje kurse vdesin rreth 7000 njerëz.Demografët serbë kanë theksuar se rënia e popullsisë do të ndkojë në tërheqjen e vëmendjes së popullsisë afrikane për mërgim në këtë shtet.
Serbia nuk e ka problem vetëm shtimin e ulët të popullsisë në Serbi. Problem serb është edhe shtimi i shqiptarëve. Në Serbi brengosen shumë nga fakti se shqiptarët janë në rritje,sa që mediat e tyre i kanë kushtuar rëndësi të veçantë edhe lëvizjes së popullsisë në Maqedoni. Një shkrim në mediet serbe të para disa muajve mbante titullin Shqiptarët me natalitet “pushtojnë” Maqedoninë[1]. Këtu është shprehur frikë e madhe se shqiptarët së shpejti do të jenë shumicë.Por ata harrojnë faktin se sikur të mos ishin komunat e Sanxhakut (Tutini, Sjenica e N. Pazari) dhe ato të Kosovës Lindore ( Presheva e Bujanoci), pothuajse të vetmet komuna që kanë shtim pozitiv, atëherë në çfarë pozite do të ishte Serbia ?
AUTONOMIA E SANXHAKUT
Për herë të parë që nga luftërat jugosllave BMW aktualizohet çështja e autonomisë së Sanxhakut/
Këshilli Kombëtar Boshnjak në gusht të këtij viti, ka miratuar vendimin i cili ditët 25, 26 dhe 27 tetor shpallë ditët e vetëvendosjes, për të nderuar referendumin për autonominë e Sanxhakut, i cili është mbajtur nga 25 deri më 27 tetor 1991.
Referendumi për autonominë e Sanxhakut ishte veprim i rëndësishëm, i cili, në vitet e para të operimit, është implementuar nga Këshilli Kombëtar Musliman i Sanxhakut
Këshilli Kombëtar Boshnjak ka caktuar për të dielën, 25 tetor Mbledhjen me rastin e shënimit të ditës kur janë shpallur ditë me rëndësi të veçantë për boshnjakët – 25, 26 dhe 27 tetor – Ditët e vetëvendosjes. Këshilli Kombëtar Boshnjak në muajin gusht të këtij viti, ka miratuar një vendim që ditët 25 deri në 27 shpallen për ditët e vetëvendosjes për nderë të Referendum për autonominë e Sanxhakut, i cili u organizua, u mbajt nga 25 deri më 27 tetor 1991thuhet në deklaratën e KKB, transmetojnë mediat në Sanxhak.
Referendumi për autonominë e Sanxhakut ishte një nga veprimet më të rëndësishme të cilin , në vitet e para të punës, është implementuar nga Këshilli Kombëtar Boshnjak i Sanxhakut. Nga gjithsejtë 264,156 votuesve, në referendum morën pjesë 187,473, ose 70.19 për qind e elektoratit, nga të cilat 183,302 votues (ose 98.90 për qind të votave) votuan në favor të autonomisë politike dhe territoriale të Sanxhakut me lidhje të drejtë me një nga republikat e ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ) , transmetojnë mediat.
Kuvendi i Këshillit Kombëtar Musliman i Sanxhakut, më 11 janar 1992, miratoi krijimin e një statusi të veçantë të Sanxhakut, si një zgjidhje optimale për popullin boshnjak në këtë trevë. Në bazë të marrëveshjeve të tilla, në përputhje me rekomandimet e Konferencës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Këshilli Kombëtarë Boshnjak i Sanxhakut (BNVS), pak më vonë, më 6 qershor, 1993, miratoi në Novi Pazar, Memorandumin për themelimin e statusit special për Sanxhak.
Siç është paralajmëruar nga KKB, pjesa punuese e seancës do të mbahet në Zyrën Qendrore të Këshillit, duke filluar në orën 10, ndërsa pjesë ceremoniale e seancës do të mbahet në hotelin “Vërbak” duke filluar nga ora 11:15, shkruajnë mediat në Sanxhak.
- « Previous Page
- 1
- …
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- …
- 11
- Next Page »