NGA ILIR LEVONJA/Nëse ne shqiptarët vazhdojmë të merremi me konfliktin në gadishullin palestinez, kemi harruar çështjen tonë. Kemi harruar që aktualisht jemi të ndarë në 5 shtete. Që kemi dy shtete nga ku i pari është i sakatosur akoma nga mentaliteti internacional i diktaturës së proletariatit 1944-1990. Ky mendim internacional vërehet edhe në mënyrën e të të besuarit. Madje u demonstrua në luftën civile, në Sirinë e Bashar Al Asad-it. Akoma kemi pengje në kampet e Sirisë. Nocionet e tjera janë harta politike me shqiptarë e territore, të shkëputur nga vendi amë. Ajo që sot shumë kancelari lindore, përfshi edhe palestinezët e Jaser Arafatit apo Abasit, e kanë transformuar në Shqipëria e madhe, gogoli që do mbysi fqinjët. Në fakt është Shqipëria natyrale. Por ka bërë punën e vet koha, shqiptarët besimtarë e shohin me një sy internacional si vëllaun e largët. Besojnë verbërisht në misione të shenjta, deri sa kërkojnë publikisht pjesëmarrje kombëtare. Kësisoj kemi harruar të kuptojmë edhe lirinë e të të ekzistuarit, se çfarë është demokracia, shteti, arsimimi, tradita jonë dhe besimet tona fetare, veç ama si shqiptarë, të indinjohemi me dhunën nuk ka asgjë të mbrapshtë. Por që të fajësojmë njëri-tjetrin si pro Izraelit a pro Palestinës, këtu ja fusim anapulla. Të merremi se kush është pushtuesi dhe kush jo pushtuesi rishtas ja fusim anapulla. Palestinezët janë popuj arabë të nominuar si palestinezë nga gadishulli palestinez. Izraelitët janë po aq vendalinjë sa ata. Janë pasardhësit e Davidit, populli i dëbuar. Dhe populli më i përdhunuar. U takon arabëve dhe hebrejve ta zgjidhin, të japin e të marrin mes vedi. Jo neve. Ne bëjmë mirë të shohim hallet tona. Se i kemi me shumicë. Përshëmbull dy shtetet dhe 3 nocionet gjeografike a komunikojnë me njëri-tjetrin? A kanë lidhje me transe kryqetetet tona? A kemi programe mësimore, të paktën me gjuhën shqipe të njëhsuar në shkollat tona? A ia njohim diplomat njëri-tjetrit? A i gjëndemi njëri-tjetrit? A japim e marrim në tregti me shoqi-shoqin, apo e sjellim domaten nga Bullgaria. Dhe ua lëmë vëllezërve rrëkajë kanaleve etj. A besojmë shqip përpara zotave tona, qofshim orthodoksë, katolikë, a myslimanë? Se shpesh gërrëvërremi me mendësi jo shqiptare, por sipas përkatësisë së Patriarkanës, mendësisë së Orientit iranian a shkollave nga shkojmë e studiojmë. Një kavalier bir Shkodre me emrin Pashko Vasa, tha me zë plot, feja e shqiptarit asht shqiptaria. Pasha e mysliman i thekur burri, por shqiptar. Bektashi i thekur Naim Frashëri, por shqiptar. Katolik i thekur Gjergj Fishta, por shqiptar. Kuteli, e kështu plot syresh. Se hapim ca avaze ku kurrë nuk e kuptuam që besimi nuk është për me ia treguar atij tjetrit, vëllait, motrës, fqinjit, por shpirtit tënd. Se del një hajvan e u thotë shqiptarëve që shikoni, ky iks apo ai iks në vend të xhamisë shkon tek bektashinjtë e hashures. Dhe kori duartroket…, e përse? Pikërisht nga ai koncepti internacional dhe jo nga shpirti i vet në besim. Shqiptari i ka shkuar shqiptarit e ka ndërruar një të ëmbël duarsh, e kemi zakon me e vizitu tjetrin, me i ndërruar dy llafe, i themi hyrje-dalje. Pastaj bektashinjtë janë mysliman o hajvan. Por edhe po të mos ishin, kur një festë fetare i fik dritat deri politikës, çfarë të keqe ka ta qerasësh tjetrin qoftë edhe me hashure. Shikoni vatanin vëllezër e motra, Zoti ua shpërbleftë në besimin tuaj. Malet tona kanë nevojë për tempujt tanë. Ndofta nuk ju kujtohet, më 2014 në Malëbardhë, Milot, një fshat me shumicë myslimane, i ndërtuan bash në themelet e moçme, kishën atyre pak besimtarëve katolikë. E këta janë shqiptarët, këta. Dhe thojeni me zë plotë, e mburruni. Kryeqytetet tona kanë nevojë për tramvajet shqiptare. Dinë edhe shqiptarët të shtrojnë linja të hekurta, linja korenti etj. Të hapin tunele, e të gëzojnë njëri-tjetrin. Këtu t’i harxhojmë energjitë tona, jo tek Palestina me Izraelin.
Kosova should waste no time to say “YES” to the invite of Israeli Prime Minister Netanyahu
PRESS RELEASE/
Kosova should waste no time to say “YES” to the invite of Israeli Prime Minister Netanyahu/
VATRA is concerned with the pressure tactics on the Prime Minister elect of Kosova, Albin Kurti. The congratulatory message by the Israeli PM Benjamin Netanyahu and invite to meet in Israel at the inaugural opening of the Embassy in Jerusalem which prompted fierce reactions by Turkey, Palestine and the Arab League and even European Union should not deter or intimidate Kosova, the upcoming administration, its institutions and political class.
The young Kosova state has no time to experiment on withdrawing from the Washington agreement of September 4, 2020 procured under President Trump and the official signings of diplomatic relations between Kosova and Israel on February 1, 2021.
The European Union has had sufficient time to facilitate Kosova’s integration yet it has opted to isolate the new state by blocking the traveling of its citizens, a measure imposed on Kosova’s aggressor, Serbia – Brussels’ pet project.
VATRA appreciates Mr. Kurti’s non-rushed approach to encounter the pressure exerted by the EU yet the delay does not benefit him, his upcoming administration nor the citizens of Kosova. While his earlier statements that the establishing of diplomatic relations between Kosova and Israel is an important and positive step towards development were promising, his announcement that he will review the issue whether Tel Aviv or Jerusalem will be the location of Kosova’s embassy at the meeting with the Turkish Ambassador in Prishtina, Çağri Sakar on March 1, 2021 sows doubts and ambiguity. These decisions do take time yet as the expression goes: Well begun is half done! Washington was clear on the opening of the Embassy in Jerusalem, where the US offices are located. The new administration has approved the move and released the funds for the US Embassy in Jerusalem. Case closed!
In considering the dilemma of listening to the Americans to set up the embassy in Jerusalem versus the threats by Europeans to settle it in Tel Aviv, Kosova should apply a balanced practical and diplomatic sense in saying “YES” to the former and “NO” to the latter. Logic and international diplomatic relations’ practices relieve Mr. Kurti of his responsibility since the decision was made by his predecessors and secondly, the location of Kosova’s embassy is determined by the host country rather than Kosova.
Kosova should waste no time to say “YES” to the invite of Israeli Prime Minister Netanyahu!
Executive Board of Pan-Albanian Federation of America Vatra
President
Elmi Berisha
US has vaccinated a larger share of its population per capita than Europe
Jumptuit Datacast: While Israel has vaccinated 40 percent of its population, US has vaccinated a larger share of its population per capita than Europe/
Donald Leka, Founder, Chairman and CEO of Jumptuit Media Inc. launched today its new platform comparing the vaccine distribution data across regions. Last month the company announced the unveiling of Jumptuit Datacasts, “a transparent new medium for receiving information on important trending global events.” Award Winning television presenter and journalist, Claire Leka, anchors the Datacast Team. It went live today with this story:
While the small, highly-advanced countries of Israel and the United Arab Emirates (UAE) are rapidly vaccinating their populations, larger advanced countries are facing challenges of manufacturing and distributing vaccines at scale. The US is fully vaccinating its citizens at a faster rate than the European Union (EU). The EU’s vaccine rollout has turned into a crisis due to a shortage of COVID-19 vaccine doses. Over 90 million doses of the Covid 19 vaccine have been administered across 56 countries since mid-December according to the CDC. That’s only a fraction of the global population of nearly 8 billion people.
Israel has vaccinated 40 percent of its population of 9 million and could reach herd immunity by mid-year the fastest pace in the world. The United Arab Emirates like Israel has a small population and universal health care system. The gulf nation has vaccinated nearly one-fifth of its 10 million people already but countries of scale are lagging due to inherent logistical challenges from the standpoint of population size and geography.
The US has vaccinated a larger share of its population per capita than Europe which is struggling with vaccine shortages and an escalating dispute with vaccine maker Astra Zeneca which has slashed its production by 60 percent because of manufacturing problems at its plant in Belgium Spain has partly suspended vaccinations due to lack of doses.
Izrael-Pavarësia e Kosovës, rrugë e gjatë me sakrifica më sublime
-Ministrja Edita Tahiri qëndroi në Qendrën për Paqe “Shimon Peres” si dhe zhvilloi takime me përfaqësues të organizatave paqësore dhe mediave në Izrael/
TEL AVIV, IZRAEL, 1 Maj 2017- Gazeta DIELLI/
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri gjatë qëndrimit të saj në Izrael, ka zhvilluar një varg takimesh me organizata dhe personalitete që angazhohen për paqe, duke përfshirë përfaqësues të Qendrës për Paqe “Shimon Peres”, të Lëvizjes së Grave për Paqe (Women Wage Peace) si dhe me analistë dhe gazetarë të Izraelit.Ministrja Tahiri vizitoi Qendrën për Paqe “ Shimon Peres” në Tel Aviv ku u prit nga Lara Portnoy, koordinatore për marrëdhënie me jashtë, nga e cila u njoftua për veprimtarinë e kësaj qendre të themeluar në vitin 1996 nga vet presidenti i nëntë i Izraelit dhe fituesi i çmimit Nobel për Paqen, Shimon Peres. z. Portnoy theksoi se Qendra për Paqe angazhohet për të jetësuar vizionin e ish-presidentit dhe liderit të paqes Shimon Peres për një Izrael të begatë brenda një Lindje të Mesme paqësore. Ajo njoftoi rreth programeve konkrete të kësaj qendre të përqendruar në ndërtimin e paqes duke krijuar mundësi të avancuara dhe inovative të dialogimit mes individëve nga një spektër i shumëllojshëm, duke përfshirë: hebrenjtë dhe arabët, izraelitët dhe palestinezët. Duke u fokusuar në interesa të përbashkëta, Qendra për Paqe vazhdon të krijojë me sukses partneritete dhe miqësi të qëndrueshme duke hequr barrierat dhe frikën, si dhe duke i hapur rrugën një paqeje të vërtetë dhe të qëndrueshme midis popujve.
Ministrja Edita Tahiri nga ana e saj theksoi se presidenti Shimon Peres ka qenë një lider vizionar dhe inspirues për një botë më paqësore dhe më të drejtë, nga idetë e të cilit edhe vet Kosova është frymëzuar në përpjekjet për krijimin e shtetit të Kosovës dhe të paqes në rajon, mbi parimin e njohjes reciproke mes shteteve dhe të fqinjësisë paqësore në rajon.
Në vazhdim të vizitës në Izrael, ministrja Edita Tahiri mori pjesë në takimin e lëvizjes paqësore të grave Gratë Punojnë për Paqen (WWP) që është një lëvizje e re e grave, por mjaft e fuqishme në Izrael, që promovon paqen dhe zgjidhjen paqësore të konfliktit mes izraelitëve dhe palestinezëve. Ministrja Tahiri mbajti një fjalim para shumë pjesëmarrësve të takimit, ku me këtë rast theksoi se paqja është e mundshme prandaj duhet punuar me vendosmëri dhe guxim për një ardhmëri në paqe. Ajo foli për rrugën e popullit shqiptar për Pavarësinë e Kosovës.
“Ishte një rrugë e gjatë me sakrifica më sublime, por ia dolëm ta fitojmë lirinë dhe shtetin, që t’ua lëmë gjeneratave të reja ta gëzojnë dhe përparojnë. Gratë shqiptare ishin të guximshme sikur edhe ju që jeni dhe ne asnjëherë nuk reshtëm së punuari për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ne i arritëm qëllimit dhe tani po punojmë për ardhmërinë euroatlantike të Kosovës, ndërsa përvojat tona të luftës dhe paqes jemi të gatshme t’i ndajmë me të tjerët, me porosinë time për ju se proceset e vështira kërkojnë angazhime afatgjate por sjellin suksese të qëndrueshme” tha ajo.Në kuadër të këtij takimi, pas përfundimit të fjalimit të saj, ministrja Tahiri zhvilloi biseda me disa nga udhëheqëset e kësaj organizate Lilian Weisberger, Anat Saragusti, Anat Negev, Huda Abu al-Arqub, Yael Admi, Yahaloma Zchut, Hiam Tanus, Saviona Rotlevi. Gratë udhëheqëse të Women Wage Peace theksuan se po punojnë për të sjellë një marrëveshje të qëndrueshme paqësore. “Ne synojmë që ta vendosim mundësinë e një zgjidhje paqësore në krye të agjendës nacionale të Izraelit, pasi është rezultati i vetëm që ofron jetë dhe shpresë, një realitet të ri dhe të ndryshëm në Lindjen e Mesme, besojmë se është e mundshme dhe ne duhet të përpiqemi për të” theksuan ato.Ministrja Tahiri po ashtu zhvilloi bisedime me analistë dhe gazetarë izraelitë, përfshirë këtu Alon Ben David, nga Channel 10 News, Eran Cicurel, Radioja Nacionale e Izraelt, Adar Primor, I123 News, Anat Saragusti.Në përfundim të vizitës së saj në Izrael, ministrja Edita Tahiri vizitoi Muzeun e Holokaustit të Hebrenjve “Yad Vashem” në Jerusalem, një muze që memorizon historinë tragjike dhe të vuajtjeve të papara të popullit hebrenj. Duke rikujtuar vuajtjet e freskëta të popullit shqiptar, ministrja Tahiri deklaroi se është koha që të themelojmë, një Yad Vashem në Kosovë, një muze të holokaustit shqiptarë, mbi historinë e gjenocidin serb kundër shqiptarëve, duke thënë se një propozim të tillë e kishte dhënë në Parlamentin e Kosovës qysh në vitin 2003./b.j/
Il conte d Albania
Kujtimit te ndritur te sime gjyshe qe e kam dashur aq shume/
Nga Jakov Sollomoni-Izrael/
Dikush trokiti tek dera me shume kujdes si re donte te mos shqetesonte komisarin e policies te atj qyteti jugor ne buze te detit ,V .Pas nje “PO je te forte qe erdhi nga Brenda , polici u futne zyren e madhe dhe pa e mbyllur akoma deren filloi te fliste :Zoti komisar , dikush ka ardhur te ankohet , sepse I kane vjedhur shtepine dhe …nusen e djalit .Polici mezi I shqiptoi fjalet e fundit sepse ju duken teper te renda . Nje ngjarje e till s kish ndodhur kurre ne qytetin e tyre .—Siii?—ja pat komisari dhe u ngrit me kemb me nervozizem –Fute Brenda Sadik , cpret akoma !Hyri ne zyte nje njeri aty te te pesedhjetat , , I zverdhur ne fytyre qe me nje fryme as pa pershendetur , sipas zakonit , tregoi gjithe ate qe kishte ndodhur . Komisari qe e degjonte me vemendje here pas here pohonte me koke dhe se fundi I tha :Kuptova , Zotri, most e pandehi ai se do na shpetoi nga duart , e genjen mendja .dhe vazhdoi :Degjoketu Sadik Merr edhe tre polic te tjere dhe nisu se bashku me kete zotnin qe po ankohet . Hetoni me kujdes dhe ma kapni ate maskara qe ka guxuar te veproje keshtu hapur . Per 24 ore e dua ketu ne zyren time grabitesin , gjalle a vdekur . –Shko me policing zotni dhe mos u bej merak se do ta gjejme patjeter ate qafir , nuk ka per te shpetuar paq .—Te faleminderit zoti komisar per gadishmerine qe po tregon –Ja ktheu qytetari , nuk do t eta harroje . –Ske pse me falenderon fare se eshtedetyra jone te merremi me ata horra diten e mire zotni . Dera u mbyll pas tyre dhe komisar Josefi vuri duart mbi balle , I lidhur nga ajo mori ngjarjesh qe kishte pllakosur kohet e fundit , aq papritur . S kishte vec dy jave qe kish marr detyren e re ne qytetin ku banonte dhe qe e njihte mire per nje kohe te gjate . Ai qytet bregdetar me rreth tete mije banore , po I krijonte aq shume telashe qe s I kish menduar kurre . Tani qe ishte ne brendesi te ceshtjeve po shihte se ky qytet ne pamje , I qete kish pasur problem te trasheguara nga paraardhesi I tij .E kishte marr me qejf dhe devocion detyren . Dikush duhet ta bej kete pune , mendoi me vehte , apo jo ? Seti nxjerresh geshtenjat me duat e te tjereve nga zjarri , eshte nje pune e lehte , fare e lehte , por pa provatabesh vet nje here …….Ai s kish qene kurre nje tip qe priste qe problemet t ja zgjidhnin te tjeret .I kishte dale zot puneve qe ne ate sector kerkonin nje njeri trim , te zgjuar dhe me iniciative . Keto cilesi atij s I kishin munguar asnjehere , se paku deri ne ate moment . Iu kujtua , nje muaj me pare, kur ishte takuar me zotin kryeminister te vendit Fan Nolin per te formuar qeverine e re dhe detyrate tjera te rendesishme ..Ishte formuar e paraqeveri shqiptare demokratike si pasoje e revolucionit te qershorit te 1924 . Komisaret e policive I kishin caktuar se bashku me ministrin e brendeshem . Vendi kishte nevoje te nguteshme per rend dhe qetesi publike ne qytete dhe fshatra . Ne pushim kishin dale ne salon te pinin nje kafe .Josefi nxorri nje cigarenga kutija e tij e argjende dhe e ndezi . Ne sup befas ndjeu nje dore te ngrohte . Ktheu koken , kur pa kryeministrin . Instiktivisht , e fiku cigaren qe akoma nuk e kishte tymosur dhe e hodhi ne taketuken prane , buzeqeshi me respekt duke u kthyer plotesisht nga ai . Paratij , qendronte ajo figure e dashur per shumicen e njerezve qe e njihnin qoft edhe pak fare .Qe nje burre I gjate , me floke te zinje dhe pak mjeker . Autoritar , por edhe goje embel, me nje culture enciklopedike si rralle here . Urrente tiranine dhe tiranet e cdo lloji . Ky burre me mendje titani , kish drejtuar revolucionin e paredemokratik ne vend dhe I par qe aspiroi te realizoi nje enderr te fshataresise per te patur nje cope toke personale qe do te ishte dhe garancia e ekonomise familjare te shume personave .T umerrje tokat bejlereve ne ate periudhe dhe tua shperndaje fshataresise , ishte gati nje absurditet mbasi askush me pare nuk kishte tentuar te bente nje gje tetille . Te beje zot fshatarin te tokave te ndara padrejtesisht deri atehere ti jepje ati j ne duar ate qe I takonte vite me pare ishte nje e drejte e pamohushme . Kryeministri qe e kuptoi emocionin e papritur te Josefit qe u ndodh I papregatitur per ate moment dhe I tha : Ndize Josef dhe me jep edhe mua nje edhe pse rralle e tymos . Josefi hapi serish kutine e tij ku shtriheshin ne dy rrjeshta cigare te markes Diamand te asaj kohe :Urdheroni Zotni — dhe ja ndezi ati te parit me cakmak .—Do t ju therres pastaj vecmas sejcilin ne zyre nga komisaret e policies te emeruar sot bashk me ministrin e brendeshem , besoje se njihesh me te ? –PO –ia ktheu Josefi , e njoh mire se nga ai qytet jemi te dy .—Ne , te gjithe vazhdoi zoti Noli , kemi shume besim tek ty Josef , tek aftesit e tua organizative dhe ushtarake . Bashk nuk njihemi sot , apo jo ? Edhe te tjere shoke me kane folur me simpati per ty . Nuk mun te harrojme ateqe bere ne 1920 . Ti meriton shume me teper …—Kam bere ate qe me tha zemra zoti kryeminister dhe qe do ta bente cdo njeri qe idhimbset sado pak ky popull—ja ktheu me respekt Josefi —–Mire pra mos harro , ne oren dy ju pres ne zyre n time ku do kemi me shume kohe teflasim per hollesirat , Kryeministri I shtrengoi doren fort perzemersisht dje u largua . Josefi e shoqeroi me sy deri sa aiulargua dhe psheretiu :Ehh , sa shume I duhen Shqiperise sot burra si ai . Ai eshte si mjalti I vyer qe jo cdo mize mund ta bej . E thithi cigaren fort dhe me qejf duke nxjerre njere tymi perreth vehtes dhe mendja I fluturoi ne kujtime te kater viteveme pare , ne kujtime te pashlyeshme per te dhe kombin mbare .Ishte paranvera e vitit 1920 qe sjepte shenja te dukej aq e mbare .Dimri qe sapo kishte dale , nuk poi dorezonte armet aqlehtesisht . Koha ishte e ftohte akoma .S kishin lulezuar bajamet , pjeshket dhe kumbullat . Mimozat e bregdetit ende s kishin celur , vetem neper fusha ca manushaqe te rralla ishin mashtruar nga dielli e ndonje dite te vecante . E c ishte kjo pranvere qe dukej se ndillte terslleqe ;ngjarjet gjithashtu e nenvizonin kete prapesi qe kish mbire nga s di se ku . Zerat qe vinin nga larg pertej detit ,thoshnin se Italia fashiste do ta sulmonte fqinjene saj te lakmuar qe I rrinte perball jo me shume se 90 kilometra .Te ishte e vertete kjo ?Po c dreqin u kishte hipur ne koke valle atyre makarona xhive te sulmonin . Pak hoqen per vehte ne luften me austriaket , apo I harruan kaq shpejt ? Tani dashkan te bejne te njejten gje me fqinjet e jugut , me nje popull qe shikonte hallin e tij me nje ekonomi fare te dobet .Por na doli se pendezinjte nuk I kishin bere llogarite mire Ne nje qytet te vogel bregdetar atyre iu be nje pritje plot surpriza te pakendeshme , gje qe s e prisnin . Nje trim me emrin Selam ( emer qe rrjedh nga hebraishtja dhe do tethote Paqe –shalom )I detyruar nga ngjarjet qe po ndodhnin ne ate qytet ne mes ullinjsh , mblodhi rreth vehtes caburra trima tekeq armatosur , me pak pushke qe I manin ne shtepite e tyre per tu mbrojtur nga hasmi dhe nga hajdutet , qe nuk harruan te merrninme vehte edhe cfurqet e punes , ne majat e mprehta te te cilave u gjakosen per vdekje shume prej ushtareve te tyre . Ne kete dasme te madhe mori pjese edhe personazhi yne I nderuar Josefi , djale I ri akoma I pamartuar , por trim I terbuar si dreqi vet .Kish patur ne shtepi nje paticke , qe e kish blere ne Itali ne ato ec e jak et etij per qejf e per tregeti . Gjuhen ua dinte mire italjaneve sepse kish mesuar ne shkollat e tyre . Jugun q atij vendi karshi qe po te ishte xhade , mund ta kaloje dhe me kembe , e njihte mire , madje dhe historine e tyre . Njifte luftrat e atij populli dhe adhuronte mbi te gjithe bemat e kemishkuqit Garibaldi , heroin e dy kontinenteve . Njihte edhe greqishten mire se e kish gjuhen e nenes . Per pak sa s me doli nga mendja se akoma nuk e kam prezantuar mire se kush ish heroi yn I tregimit Josef K. Ish vellai I sime gjyshe , madje me I madhi dhe pas tij vinin me rradhe vellai tjetr Rubeni , ime gjyshe dhe nje moter qe ishte martuar ne Greqi , ne mos gaboje ne Korfuz . Isha fare I vogel kur e shihja per herete pare atenjeri qe vinteshpesh ne shtepine tone se takonte te motren te cilen e donte shume .Djemte e sime gjyshe qe e kishin daje , e therrisnin Xio Josef . Ishte nje burre I gjate dhe I drejte qiri , thatim me floke te zeza pis qe kur I krihte aq bukur san je fije floku nuk I dilte nga rrjeshti , me nje pale mustaqe te holla spic per te cilat kujdesj ne menyrete vecante . Kish nje ball te lart , shenje e nje zgjuarsie natyrore gjithmone mbi mesataren .Nuk ta bente dysh fjalen , nevrik ne te drejten e tij .Ne qytet ja njihnin kete cilesi dhe per kete e respektonin te gjithe . Futej ne sherr edhe per nje te panjohur kur shihte se po I binin me qafe pa te drejte , atje kun je tjeter do te terhiqej duke thene :C me duhet mua , kokat le te hane . Jo Josefi nuk I perkiste atij grupi qe e ka ne maje tegjuhes shprehjen :larg nga …ime . Gjithmone e shihje te rrjeshtohej ne krahun e me te dobtit . Njihej pra sin je lloje “musketeri “ ne qytet e qe I zgjidhte ndonjehereproblemet jo vetem me forcen e inteligjences , por edhe me ate fizike , natyrisht atje ku llafet nuk pijne me uje , futet ne mes ‘Haxhi dajaku “ dhe keshtu fashitet sherri .Kjo gje e bnte cate pazakonte sepse fisi nga I cili rridhte , kurre nuk izgjidhte problemet me zenka e came pak te nderhynin ne problemet e te tjereve qe kishin nevoje . Hebrejte , ne pergjithesi shkonin mireme vendasit . Se nga kish ngjare ky hebre I cuditeshem , ky trim I cartur qe si a bente syri terr per asgje ! Armen ama , nuk e ndante nga dora . Jetonte me te si ne nje simbioze te persosur . Keshtu pra , pranvera e vitit 1920 e gjeti Josefin te rrjeshtuar midis atyre trimave qe po idilnin zot vendit dhe kishin vendosi\ur t u benin balle trupave te huaja , shume me teper ne numur dhe te armatosur .Dhe dita erdhi , kur italjanet tentuan te zbarkojne te bregme anijet e tyre qe ngjanin si perbindesha me krahe te medhenje mbi vale . POr ja qe dardha e kishte bishte mbrapa dhene bregnuk I priten me lule por me cfurqe fytit qe e gjakosen Adriatikun atedite dhe ja prishen keqas qetesine .Dhe paticka e Josefit gjemoi ate dite dhe u be top , duke ju kthyer shperblimin atyre qe e kishin prodhuar ate arme . Hapte vrimat e teta ne kokat e tyre , qe s ishin pak .Ate dite Josefi si per feste inauguroi nje palecizme te reja llustrafine qe ja kish bere I kunati per shtate pal qejfe , por qe ate dite u felliqen fare me gjakun e derdhur ngado .Dy here tentuan italjanet te zbrisnin ne toke , port e dy heret u zbrapsen me gomonet e tyre me me pak njerez vazhdimisht . Majat e mprehta te cfurqeve ishim nje mjet efikas per ti cpuar ato dhe barqet e ushtareve te huaj . Epo kjo pike e zeze , nuk kishte bere vaki asnjehere qe nje grusht njerezish , barkjashte , tu krijonin kaq telashe nje ushtrie kaq te stervitur mire me oficere akademijsh e me pervoje . Por ja qe ka edhe surpriza qe beri qe gjithe kjo makine ushtarake te ngecte ate dite rerat e Adriatikut , duke lene mjaft koka peng dhe kocka qe mbas shume viteve te vinin dhe ti kerkonin kockat e ndonje medaljon , ne kujtim te prinderve te tyre , . qe ne fund te fundit ishin ca njerez tezakoneshem nga pamja me uniformen e ushtarit qe zbaton vetem urdherin e dhene nga eprori dhe ndofta nuk di as qellimine asaj lufte . Me vjen befas ne mendje nje kenge italjane e Morandit qe thote :Il soldato , fa la Guerra , ma il motivo , non lo sa . Josefi yne nuk kishte harruar qe ne perfundim te asaj lufte te bente dhe nje fotografi mepaticken e tij ne dore , dhe me cizmet qe ua kishte pastruar gjakun qe s dihej se I kujt ishte . Shume vite me von erdhenne shtepine tone dhe e kerkuan ate foto qe qendroi gjate ne muzeun e Pavaresise se qytetit , pran portit detar Ku ishteshkruar :Josef K.Luftetar I vitit 1920 .Shkoja shpesh ne ate muze dhe mburesha para shokeve me te . Ndodhi qe pas transferimit te muzeut brenda ne qytet , ne nje ambient me te madhe se sa me pare , ja hoqen fotografine me justifikimin se “nuk kemi shume vend per tegjithe “ Kuptohet qe ish nje genjeshter e neveriteshme dhe shume e trashe dhe qe nuk kerkon shume mundim per ta kuptuar . Josefi e fiku cigaren e mbetur dhe u kujtue se dy shoket e tijte ngushte te luftes :Abdurahman C. dhe Koci S., I kish akoma gjalle dhedonte t I takonte . Shkonin shpesh te pinin ndonje gote te tre dhe te kujtonin ngjarje te kaluara dhe te fresketa . Ishin te tre ushtarake dhe me ato uniforma o pash ne nje foto te tre ku rrinin ne nje tavoline . Tani Josefi nuk e mbante me paticken mevehte . E ruante ne shtepi sepse me vehte mbante gjithmone dy pistoleta ne dy anet , me mustaqet gjithmone te kujdesura spic dhe me cizmet perherete llustruara sa mund te shihje fytyren ne to .Per shokun e tij qe thirrej ndryshe dhe Avdurahmen A. kisha degjuar nje kenge ku thuhej se kishte rezuar nje aeroplan italjan me pushke ne fushen e Peshkepise .Tjetri , ishte nga jugu , por qe kishte ardhur posacerisht te merrte pjese ne “Dasmen “ qe u zhvillua ne det kunder italjaneve . _Mire , mire foli me vehte , ato pune hiken e vane ,tani si do ja bej se keto punera duan shume kujdes mbasiarmiku ketu shume here eshte I padukeshem , kjo e koklavit problemin .Ne oren e caktuar , u mblidhen ne zyren e Z. Noli se bashku me ministrin e puneve te brendeshme ,ku morem nje informacionte pergjitheshem prej tij per problemet . per sejcilen prefekture .Problemet me te mprehta dukej se ishinne very te vendit ku gjakmarrja bente kerdine ;Jugu kishte problem ten je natyre tjeter me tokat e bejlereve ne Myzeqe e gjetke . Pasi mori detyren , ne mbremje , josefi u kthye ne shtepi I bindur se tani fillonte nje etape me e veshtire per te RRuges per ne shtepi , ne makine ndezi nje cigare dhe mendja I shkoi serish tek kryeministri . Ai njeri I madh , edhe njeri I perendise me veladonin kraheve ,I ishte jo vetem nje patriot I devoteshem , por gjente kohe te merrej edhe me perkthime te autoreve te shquar ne bote , fale shume gjuheve qe njihte . Ai beri te flasin shqip Shekspirin , Servantesin Omar Khajamin Ibanjezin e plot te tjere . Ishte nje burre erudit , I zgjuar per kohen .Ja se c’kryeminister qe kemi patur nje here e nje kohe e jo si ca krrica qe e prune koken me von pas 44 , qe vrane e prene bashkkombesit e tyre dhe qendruan kontrabande ne pushtet mbi pesedhjet vjete me dhunen e pashembellt . Ju shofte emri derrat e dreqit !Nejse .Beri si beri dhe ne mbremje von , I lodhur keqas u kthye ne shtepine e tij , I dha nje “mirembrema “ te shoqes , qe akoma nuk kishte fjetur ,dhe pa kerkuar asgje te hante dicka , e zuri gjumi si I ngordhur .Dhe e shoqja qe s priste te merrte ndonje sqarim prej tij , shkoi te fleje pa bere zhurme . Ashtu ishin punet midis tyre . Josefi e respektonte formalisht te shoqen , por dashuri per te , as qe ndjente fare . Ashtu kishin rrjedhur punet ca vite me pare .Kur erdhi ne moshe per tu fejuar , shkuan ne Janine me prindrit qe te shihnin nusen ne nje familje hebrejsh qe dikur I kishin njohur . Ne ate familje ishin dy motra beqare . Ajo qe I pelqeu Josefit ishte e vogla , shume simpatike dhe qe e terhoqi ate qysh sa hyri dhe e pa . Tjetra rrinteme e terhequr duke e ditur se s kishte pretendime per shkak te pamjes se saj , edhe pse ishte me e madhja ne moshe . Sipas zakoneve , I takonte asaj te dilte nga shtepija e para si me e madhja , por ja qe syri nuk I njeh ato zakone moshe dhe Josefi dha menjehere miratimin ne favor te se vogles . Edhe prindrit e Josefit e pelqyen nusen , keshtu qe kjo pune formalisht dukej e mbaruar . Caktuan diten e dasmes , pine kafet e zakoneshme per keto raste dhe qe nga ajo dite nuk e pane me njeri tjetrin . Kur te gjitha ishin bere gati per diten e dasmes dhe priteshin te vinin krushqit me nusen , ndodhi ajo qe nuk pritej . Krushqit tinzare , ne vend qe te sillnin vajzen e vogel sin use , sollen tjetren , qe ndryshonte si nata me diten me te motren . I pari qe e pikasi kete ishte Josefi , ai e njihte mallin e tij dhe s’ mund ta genjente syri . I nevrikosur per kete pabesi , shkoi dhe ja u tha prinderve kete :–Une nuk martohem me ate qe me kane prure sepse nuk eshte ajo per te cilen edhe ju rate dakord . Besoje se edhe ju e pikaset qe shte tjetra dhe une nuk martohem , pike !Mua per budalla nuk me ka marr njeri deri me sot .Kishte te drejte I shkreti deri ne qiell , po ja punonin keq .Beri sherr sa mundi sa degjohej perjashta por se fundi , me shume aman e derman , dukej sikur po bindej —Ky qefati yt, mor bir , I tha e jema dhe me fatin s’ luftohet ,krushqit nuk mund t’I kthejme mbrapsht se eshte turp . —Turpi le t’u mbetet atyre qe e bene , une s’ kam bere ndonje turp –foli Josefi dhe duket se e mbylli gojen , por qe s’ qe ashtu . Avazet dolen me von .Ne kohen e sotme , kjo qe ju tregova , nuk mund te ndodh dhe duket si nje pralle , por atehere …… Ka ndodhur pikerisht keshtu dhe nuk bej asnje zbukurim sepse e kam degjuar disa here nga goja e se motres , sime gjyshe e cila nuk ishte fare dakord me ate , qe t’ ja punoninkaq keq te vellait . Kishte te tjere me te medhenje qe e vendosen ate pune , qe la shume bishtra nga pas , por jo per faj te Josefit . NUk besoje se ka sot njeri q eta haje nje marrveshtje te tille ! Mbasi u mblodhen vecmas ne nje dhome dhe diskutuan me zjarr per ngjarjen ne fjale , vetem te afermit e tij I dhne karar qe dasma te vazhdonte sukur te mos kishte ndodhur gje . —-Dale , u hodh Josefi , dhe te gjithe mbajten frymen per te pritur ate qe do nxirrteai nga goja , t’I sqarojme pak gjerat ; Ne pamje dukej I qete , por zjente nga brendasi nje vullkan I fashitur . Nusen –tha , nuk do ta ndjek andej nga erdhi se nuk dua t’ju turperoje juve qe ju kam prinder , por…….dhe ketu e ngriti pak zerin ,mos prisni qe ate grua ta dua , kete nuk ma detyroni dot ! Shumica ra dakord me te sepse perbrenda e kuptonin se djali kish te drejte dhe kujtonin se me kohe gjerat midis tyre do te zbuteshin , por harruan se dashuria s’ behet me dajak , por me zemer . Josefit ja kishin prishur zemren !Nejse , dasma u be , shkoi deri ne fund si ceremony por shume te tjere , dasmore as qe nuk e moren vesh fare se e gjitha kjo , qe nje bllof fund e krye .Midis tyre pati meadje edhe nje femije , femer , por qe ne rrethana qe nuk mejapin shume siguri , kam degjuar se ajo vdiq e vogel , ashtu sickishte vdekur lidhja midis prinderve te saj . Dasme e paarrire si rrush aguridhe ! Jetuan formalisht me njeri tjetrin nen te njejten strehe , por si te huaj ;vazhduan ate jeteper inerci , por ne marrdhenie teper te acarruara ndonjehere te dhuneshme . Ajo ftohtesi u shndrua ne urrejtje gjate kohes . Ai e tradhetonte vazhdimisht edhe kur shkonte ne Itali , por kurre te shoqen nuk e kishte marr me vehte ne udhetimet e tij te shpeshta . Ndarja ishte turp aso kohe sidomos midis jehudive , gje qe s’ kish ndodhur kurre . Josefi ishte I martuar formalisht dhe shtepine e kishte hotel –restorant . Shiko si eshte pua e fatit : edhe ai femije qe u lindi jo si frut dashurie , por ne nje kontakt farete rastit , natyranuk e la tegjalle sepse ai femije erdhi aq rastesisht dha pa deshire ne jeten e tyre . Natyra ndeshkon edhe produktin ! Ky pra qe fati I keq I Josefit , ne jeten Brenda mureve te shtepise , por pune t e zyres I shkonin mbroth , si jo me mire . Ju fut me gjak asaj pune ; vuri rregull ne qytet e ne gjithe prefekturen dhe beri keshtu emer te mire mbasi zhduku hajdutllekun dhe keqberesit e tjere qe dikur ishin problematik dhe ne qytet ra qetesia .Kjo na ngriti lart autoritetin . E donin , por ja kishin friken se nuk I falte gabimet qofte edhe te mvarteseve tij .Nga lart I vinin vazhdimisht lavderime qe ja vleresonin punen qe e bente me zell e jo aq per para . Ne qytet beri buje te madhe fakti qe aid he nje person tjeter qe punonte ne bashki te qytetit , ishin te vetmit nepunes qe per rrogen vinin vetem firmen dhe e shperndanin te vobegteve te qytetit . Nje dite prej ditesh I ndodhi dicka e pazakonte .Qe ne mes te puneve te tija te pafund , kur ordinance kerkoi me ngut te futej ne zyren e tij . Ne zyre kishte dhe te tjere keshtu qe biseda u be vesh me vesh –Ashtu ?—u degjua zeri I tij I alarmuar — , I kujt eshte djali?Pasi mori pergjigje u cua me rrembim , duke u kerkuar ndjese per kete nderprerje bisede me te ftuarit :–Dicka me ka ndodhur nr shtepi –the pa dhene sqarime , me duhet te shkoje patjeter , mua te me falni !Me nxitim shkoi me njehere ne shtepine e se motres qe e gjeti me koke ulur dhe duke qare . Kunati I tij nga nervozizmi leviste neper dhome I coroditur nga ndodhia e befte .Ne shtrat ishte shtrire nje femije dhjet vjec , I nipi , djali I se motres . Ate moter kishte aty dhe e donte shume , tjetra ishte martuar ne Greqi dhe rralle shiheshin . Kur pa ate zallamahi ne dhome dhe te motren duke qare , I hipigjaku ne koke . C’ ka ndodhur — I doli instiktivisht nga goja , sepse e dinte mire shkakun , por priste hollesira . Te kunatit I kishte hikur goja fare dhe nuk ju pergjegj .—Dua te dij se si ndodhi ?—bertiti me thoni c’ heshtni keshtu ?Gjyshja u ngrit me kembe dhe ju hodh ne qafe me ngasherim akoma me te fort . Athere pati rastin te shoh me mire jastekun me gjak ku kishte vene koken djali vogel qe qante papushim nga dhimbjet . U renqeth I teri nga kjo skene dhe duke pare here te motren dhe here kunatin , qe e kishin humbur fare , I hipen me keq . –Kush ishte ? tha —Djali I gjitonit tone –u pergjigje motra , e goditi me llastik ne sy Te lutem Josef , mos na bej ndonje skandal , te keqen motra Kaq donte ai dhe kjo pergjigje e terboi me keq akoma .— Po si thua ti , te mbyllim gojen apo tut hemi dhe faleminderit , jo nuk behet keshtu . Ne moment nxorri pistoleten nga brezi dhe u nis per tek gjitonet ne kulmin e nervozizmit . Komshijte ishin mbyllur perbrenda se e ndjenin qe dikush do te reagonte per kete rast . Sa mbriti para deres se tyre , I ra me nje shkelm :Hapeni deren me te mire mos tua shkallmoje , degjuat . I binte ders si I terbuar nga zemerimi dhe nje plumb e leshoi ne ajer per ti trembur , ata qe ishin bere kruspull nga frika dhe e kuptuan kush ishte tek dera . Kjo beri qe njerezit e Josefit te dilnin te alarmuar dhe kater prej tyree kapen nga krahet duke u perpjekur ta sillnin braenda . Po ku sillej ne shtepi ashtu ai , perpiqej qe tu clirohej nga duart duke bertitur : Me leshoni , nuk kam per tua falur une kete atyre , ju beni c’ te doni Do t’ I djeg te gjalle ne shtepi . U be si bishe e papermbajtur dhe nuk donte asnjeri re degjonte . E mbyllen derenqe te mos dilte dhe filluan t ‘ I flisnin me te mire . U mblodhen aty gjithe fisi qe e kishin marr vesh , fol njeri e fol tjetri , por ai kishmbyllur veshet dhe s ‘ donte t’ ja dinte per fjalet e tyre . Nuk pranonte asnje keshille . Se fundi , ai qe I dha nje far zgjidhje kesaj pune , qe gjyshi . Ai e njihte mire temperamentin e te kunatit dhe me te nuk behejshaka sidomos per raste tegjashme me kete qe po kalonin . Prandaj I’ u afrua me kujdes , I vuri doren ne sup dhe me ton te bute , edhe pse vet ishte teper I tronditur : —Degjo Josef , tekamjo vetem kunat por si vella te konsideroje . Kjo qe na ndodhi eshte mjaft e rende dhe une e dij se ti e do djalin jo me pak se une ,por une mendoje se ne kete moment duhet te mendojme me shume c do te bejme me djalin se sa me sherret . Djali ka nevoje tani me shume per ndihmen tone .Ai qe e qelloi ishte dhe ai njefemije dhe s’ besoje se ka dashur ta qelloje ne sy , ka ndodhur ne loje e siper , –perpiqej ta qetesonte situaten gjyshi .Mua as qe me shkon nder mend se kemi te bejme me veprime te qellimeshme , pune kalamajsh edhe pse shume e rende perne te gjithe . Prandaj t’ I ulim gjakrat e te mos krijojme skandale qe do te kene pastaj pasoja te tjera ,ti I di me mireketo pune se me keto merresh perdite . Me gjitonet flasim me von , keshtu mendoje une , dakord ? Asgje nuk pipetinte ne dhome dhe te gjithe admiruan fjalet e mencurate gjyshit qe binin si cekan qe degjohet larg . Josefi nuk fliste , por shikonte per toke sikur atje do ta gjente zgjidhjen . Kish ndezur nje cigare nderkohe qe e thithte me gjithe forcen e mushkrive te tij . Nje gje dukej e qarte tashme :fjalet e gjyshit dukej sikur paten efektin e mire per ta qetesuar te kunatin . Te gjithe prisnin nje fjale prej tij dhe pergjigja erdhi : Dua prinderit e djalit ketu … tani dhe jo neser besoje se me degjuat ? Te gjithe ata qe menduan se Josefi ishte qetesuar krejtesisht , e kuptuan qe u gabuan . Ne kokat e tyre rrotullohej e keqja , c’ do tendodhte ? Mos valle Josefi po ngrinte ndonje kurth qe tetjeret nuk e kuptoni n? Mos donte t ‘I sillte aty prinderit dhe tu shtinte pastaj ne koke tegjitheve ? Ky , qe do te ishte nje skandal edhe me I madh. –Mos kini frike –u degjua zeri I tij , nuk do te vras njeri , u thuaj te vijne ketu dhe te mos ken frike , tani u thash qe te mos I keqesojme gjarat . Gjyshi , qe akoma I tembej ndonje prockulle te kunatit foli –Dakord Josef , po me nje kusht ama , ma jep mua pistoleten ! — Deri me sot nuk ja kam dorezuar pistoleten askujt , je I pari qe po ma kerkon kete gje . Ne jemi familje dhe ne familje s’ ka tradheti . zbertheu rripin e mezit dhe ja dorezoi gjyshit se bashku me pistoleten –Kujdes tha se e kam te mbushur , futeni diku dhe pa nga e motra . Duket qe s’ me ke njojtur mireor kunat I ‘u drejtua gjyshit per deri sa ted hash fjalen ti duhej ti besoje fjales sime e jot e me detyroje te dorezoje pistoleten , por nejse . Tani besoje se jeni te sigurte qe s ‘ kam arme , sillini tani ! Gjyshi ja dha se shoqes brezin dhe ajo e futi shpejt ne nje sitare dhe e mbylli me cels . Dikush doli te lajmeroje gjitonet , qe pas nje hezitimi te gjate , u binden dhe erdhen ne dhome burre e grua me koke ulur pas gjyshit dhe qendruan te menjanuar sit e shushatur . Akoma njerezit nuk kishin besim se gjithw kjo mund te ishte nje loje e komisarit te policise, si ato trike me te cilat fuste ne kurth kerqberesit . I sapoardhuri , per t’I dale te keqes perpara , e mori fjalen I pari , me zerin qe I dridhej :–Na vjen keq vertete per ate hata qe ndodhi , por ne jemi gati te marrim persiper gjithe shpenzimet per kurimin e djalit , cfaredo qe do te duhet …por fjala I ngeci ne gryke nga nderhyrja e menjehereshme e Josefit .—Medemek , na paske ardhur ketu per ten a thene se do te paguash syrin e djalit ? PO ti e di qe syte nuk kene cmim . Thash se do te vije vetem perte kerkuar falje per sjelljen e djalit tend rrugac . Ti e di mire se me rrugacet merret policia , pork e fat se djali eshte I vogel dhe nuk e kap ligji .Je me fat gjithashtu qe je gjitoni I tyre dhe keni kaluar mire me njeri tjetrin , prandaj do tua fal , megjithse nuk me kane rene akoma xhindet . Asnje nuk fliste . Degjoheshin vetem fjalet e Josefit qe qellonin pa meshire ne veshet e te akuzuarit per faj te te birit . Vetem atehere njerezit u binden se skandali qe pritej , ishte shmangur . –Shkoni ne shtepine tuaj tani dhe edukojini femijet ashtu sic duhet – ju kthye ai gjitoneve qe dolen jasht pa thene asnje fjale me teper dhe me koken ulur . Dhoma po boshatisej pak nga pak dhe Josefi gjeti rastin t’u flase tani te zoterve te shtepise —-Bejeni gati djalin per neser ne mengjez . Do ta coje ne Milano ku kam ca miq dhe dije se atje ka nje mjek te mire per syte . Ti eja me mua , po te duash -I’u drejtua te motres dhe e perqafoi . Aq donte gjyshja dhe u shkreh prap ne vaj ne gjoksin e tij :–mos qaj , degjove , do te shkojme bashk neser , do ta rregullojme kete pune dasht zoti . Perbrenda ajo ndjente nje lehtesim te madh sa s’ thuhet se nuk ndodhi ndonje skandal tjeter qe do ta rendonteme tej situaten . Llogjika , kishte triumfuar mbi nervozizmin dhe mllefin deri diku te justifikuar te te vellait , por c te benin tjeter , te vriteshin njerezit ? Edhe kjo nuk shkonte . Dukej qarte se gjakrat ishin qetesuar . Lajmet perhapen me shpejtesine e progresionit gjeometrik aq me shume ne ate qytet te vogel . Te nesermen , nen kujdesin e Josefit , qe sakaq rregulloi cdo gje , u nisen te tre me nje anije qe do t’I conte deri ne Brindizi , pastaj do te merrnin trenin per ne very . Udhetimi do te ish I gjate dhe ilodheshem sidomos per te motren dhe femijen . Ai s’e kish per gje ate rruge qe e kishte bere disa here .Ngjarjet qe pasuan , ishin gati po ato qe kalon cdo semundje . Mjeket ne Milano I rekomanduan Josefit , qe per kete rast ta conindjalin ne Bolonja sepse sty kishte klinika te posacme okulistike . Djali , u operua ke kujdes , por syrin nuk ja shpetuan dot , ishte demtuar deri ne thellesi ,por I pregatiten rrethnje dozine me mveshje syri prej qelqi , me po ate ngjyre , qe gati sa nuk dallohej fare nga tjetri qe mund te hiqeshin dhe viheshin sahere qe ishte nevoja . Ato sy te qelqeta jetuan gjate deri sa djali u be burre , por pastaj u thyen njeri pas tjetrit caper pakujdesi e ca se binin nga qe dimensioni I syrit nuk ishte me ai I mepareshmi . Me gjitonet , sidoqofte maredheniet nuk ishin me si me pare , ato u ftohen shume .Perpiqeshin ta harronin ngjarjen , por faktin e kishin perdite para syve qe dashur pa dashur I’u kujtonin c’kishten ndodhur . Josefi vazhdonte te kryenteme zell detyrat dhe njerezit e shihnin tani me me shume admirim edhe per zgjidhjen qe I kishte dhene atij problem teper delikat . Kushdo ,dhe ai me I arsyeshmi do tekishte reaguar ashper ne nje rast te tille se nuk eshte shaka , por sy njeriu qe nuk rigjenerohet me . Per tembushur ca vakumin e jete se tij familjare , qe kurre nuk I fali lumturi , Josefi u dha pas qejfeve dhe pijes me shume shoke te miretetij , por qe kurre nuk ja lejoi vehtes tebehej sarahosh dhe qesharak para te tjereve . Njihej si kavalier dhe shume doreshpuar me miqte se edhe xhepi ja mbante . Asnje here , nuk do tashihje rrugeve te vetmuar , por me shoke , qe I kish te mire e te ndershem si vehten . Shume me shpesh filloi te vizitoje brigjet jugore te Italise me plot shoke te atj qyteti . Nuk ishte distance e madhe per atje . Breg me breg edhe pot e bertisje , do tedegjohej ne anen tjeter . Qete jem I sinqerte duhet tu them se shkonte atje dhe per hire te femrave qe perfitonin mire prej tij . Shqiptaret ne Brindizi kishin nje klub te preferuar gati ne qender ku pinin dhe kalonin kohen ne nje ambient gati shqiptare . AtyJosefi ishte nje figure dominante dhe I njohur per kedo , por vendasit ai ishte nje konkurent ndaj dhe e kishin shume zili . Pinte e hante dhe bente qejf ne ate klub dhe e ndjente vehten si ne shtepi , per shkak te atij ambient qe ish krijuar per nje kohe te gjate . Tavolina ku rrinte josefi , ishte padyshim ajo qe terhiqte me teper vemendjen . Italjanet , ja kishin bere bene se do ti benin ndonje trik ndonje dite dhe ruanin rastin vec t’u vinte . Donin ta provokonin per t’I ulur hunden ketij xhovanoto albaneze qe kish marr freret e ketij klubi ne dore duke I sfiduar haptazi . Por Josefi nuk donte t’ja dinte fare per ta , por vinte per qejf te tij e jo per ti rene me qafe njeriut . Kurre nuk kishte bere sherr atje ku kishte fituar admirimin e te gjitheve . Por ….. ja se si ndodhi nje dite . Josefi , porositi shampanje per gjithe tavolinen e tij . —Sot paguaj une per te gjithe ju –deklaroi me ze te lart dhe kokat e italjaneve u kthyen nga ai me cmire . Ata kishin vene nga nje gote me birre para tyre dhe ne moment vendosen ta sfidonin tavolinen shqiptare . Njeri prej tyre qe e mbante vehten per kapotavola , nxorri nje kartmonedhe me vlere te ulet dhe duke ngritur doren lart e ndezi me cakmak ate dhe bertiti me sa ze kishte :Ja , kjo eshte vlera e Shqiperise per italine tone . Te katert qeshnin dhe hidhnin batuta sfiduese duke pare nga tavolina e komshijve se si do te reagonin . Sfidaishte shume e rende dhe kerkonte ndeshkim te ketij akti harbut provokativ . Shqiptaret e ndjene vehten thellesisht te fyer , por asnjeri nuk kish bere nje hap perpara . Kuptohet , ky provokim nuk u drfejtohej atyre personalisht , por kombit qe perfaqesonin . Fyerja publike meritonte me shume se sa ndeshkim , deri ne gjak se shqiptari nderin e kombit te vet e ka mbrojtur kudo qe ka qene dhe ne Hene po te ishte nevoja do tabente e jo ne Brindizi . Italjanie kish kaluar cdo kufi dhe kjo ishte e dukshme . Pilafi s’ mbante me uje prandajajo kusi e qelbur duhej permbysur . Josefi ndjeu se I gjithe gjaku I kish shkuar ne koke nga zemerimi . Ishte e natyreshme se nje karakter I till sanguine nuk mund ta kalonte ne heshtje kete ngjarje . Si hyrje I futi nje grusht tavolines duke I permbysur te gjitha gotat si per te treguar se asaj gostije I kishte ardhur fundi . Me dy hap ate gjata arriti ne tavolinen perbri te italjaneve qe ngrine te tmeruar e ju klithi gati ne fytyre . __I pari qe do te ngrihet me kembe do te marr si dhurate nje plumb ne koke . Provojeni po s’e besuat dhe rrufeshem nxorri nga posht xhaketes nje pistolete qe deri athereishte e padukshme .Qelloi ne ajer per tu dhene te kuptonin se s’po bente aspak shaka .Me doren tjeternxorri nje kartmonedhe me shume vlere dhe e ndezi ne ajer mbi kokat e tyre te friksuara qe binin te karbonizuarambi tavolinen e italjaneve dhe buciti me zerin e tij te tmerreshem :Ja kjo eshte vlera e Italise per Shqiperine e moret vesh tani sa kushtoni ?Perjashta maskarenje , dhe ketu mos t’u shoh me , degjuat se do tu djeg si kjo monedha . Italjanet u ngriten te alarmuar dhe ai shtiu ne drejtim tetyretre here tetjera jo per ti vrare por per t’I lebetitur .Shqiptaret e tjere te ngritur me kembe e morrem ne krahe Josefin me brohoritje gezimi duke thirrur :te lumte , ja u bere paq se ashtu e meritonin ata derra . Ne salle kisht akoma eufori dhe britma gezimi , kur ja befen karabinieret qe filluan te pyesnin per hollesirat edhe pse e kishin informacionin nga italjanet qe ishin ankuar . —–Kush guxoi te shtij me pistolete ketu ne lokal ?Foli njeri prej karabinierve . –Une qellova –dhe Josefi u ngrit mekembe , jam gati te pergjigjem per kete . –Pse e bere kete veprim , nuk e di ti se eshte e ndaluar te zbrazesh arme ne lokal public si ky ?—Na fyejten shume rende , per kombin , per Shqiperine ,apo jo mor zotrinje , ishte keshtu ?Po, po thirren te gjithe njezeri , pyesni po deshet dhe te zotin e lokalit Karabinieret u dejtuan nga ai dhe pyeten se si rrodhen ngjarjet , kush e provokoi sherrin ? I zoti I lokalit , qe e kishte ndjekur me kujdes ngjarjen , foli ne favor te shqiptareve : Ata I provokuan –tha ai duke ifyer ne nderin e tyre dhe te kombit . Per mua ata nuk u sollen mire . Shqiptaret ishin ulur ne tavolinen e tyre ndersa ata u sollen si rrugece . Une dua nga ju vetem te me paguhet demi qe me eshte bere ne klub , pork eta –dhe tregoi ngashqiptaret s’u kishin faj , vet e kerkuan Josefi pagoi nje gjobe te majme per prishjen e qetesise publike dhe njekohesisht demin e shkaktuar ne ato qe ishin thyer , gota , pjata etj Karabinieret u moren me Josefin nja dhjete minuta deri shkruajten gjithcka dhe pastaj u larguan . I zoti ilokalit u afrua tek tavolina dhe me ciltersi I’u drejtua shqiptareve :Djema edhe pse ma prishet ca rregullin e lokalit , jam I kenaqur me nje gje sepse ju u dhate nje pergjigje atyre jorrave ashtu sic u takonte . Mua me vjen turp per qendrimin e tyre sepse jam edhe une italjan , por vepruan gabim . Ti mor zotni , qe nuk ta dije emrin …..-Josef e plotesoi ai vet —-Mua me quajn Alberto . Degjo ketu : Je I mirepritur ti dhe shoket etu ne kete lokal sepse je njeri I drejte dhe trim . Bravo ! Je vertete burre dhe une te admiroje ! Per mua ti je qysh sot Konti I Shqiperise , une nuk e dij me se merresh , kjo ska rendesi fare dhe e perqafoi me respekt Josefin .Lajmi u perhaps rrufe midis shqiptareve te Brindizit qe vinin dhe e pergezonin , por edhe ne bregun tjeter lajmi I ketij gjesti patriotic , kishte arritur me ata qe leviznin shpesh ne te dy drejtimet . Edhe pasi e mbaroi ate detyre si komisar policie , mbasi qeveria e z. Noli ra per aresye qe I dini ,Josefin kur e shihnin ne qytetin e tij me shume respekt e therrisnin :Ja konti I Shqiperise , erdhi Konti . Kete e beni jo se ai kishte ndonje titull te tille te trasheguar , por ky I mbeti per ate qe ai kishte bere gjate gjithe jetes se tij trime , , per te mbrojtur dinjitetin e atij kombi te cilin e konsideronte te tijin edhe pse kishte prejardhje hebraike . Ai u rrit dhe jetoi midis atyre njerezve , punoi me nder per ta dhe I mbrojti atehere kur duhej deri sa vdiq si nje patriot I vertete me nerv te fort e zemer prej shqiptari . E kujtoje shpesh ate njeri deri sa u plak e vdiq ne nje azile afer Tiranes .Pushteti I te kuqeve famekeq qe erdhi ne fuqi ne 44 I beri dhe “Nderin me te madh “ duke ja hequr fotografine e tij nga muzeu sepse ishte hebre dhe jo se atje nuk kishte vend , por e dinin se ai nuk I donte fare ata . Josefi pati shume shoke dhe miq qe ja njihnin meritat per tub ere dikush , pushtetare gje qe ai as qe eshkoi neper mend ndonjehere dhe qe I quante ne rrethe te ngushtashoqerore :Pushtet I pushteve “ Ata nuk I donin njerezit si Josefi qe nuk I duartrokiste kurre fjalimet etyre . Ata doni medioker , njerez amorf dhe pa dinjitet , servilet dhe at qe thyenin pellembet per t’I duartrokitur , por qe nuk I kishin dhene atij vendi as gjysmen a saj qe josefi kishte dhene , ne dyluftra dhe patriotizem te pashembellt .Prandaj e kujtoje sot me dashuri dhe respkt ate njeri , te Madhin Josef K. qe kurre nuk beri pjese midis atyre qe permendame lart , por qe u rrit midis njerezve te thjeshte , me te mireve te atj vendi qe ne momentet kyce te histories se Shqiperise I vune gjoksin puneve dhe ben ate qe uthoshte zemra , sic thosh edhe ai vet . Ai mbrojti interest e kombit qe e rriti me forcen e armeve dhe te mendjes pa I rene nje here gjoksit per te treguar meritat e tij , duke vene nje gur tevogel ne themelet e atij vendi qe ai e desh dhe I dha shume , por qe s mori as ate minimum qe padyshim I takonte .
Israel , shtator 2005