• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Jahjaga: Kosova qëndron më Brukselin

March 22, 2016 by dgreca

-Kryeministri Isa Mustafa shpreh ngushëllime për viktimat e akteve terroriste në Bruksel. Veseli: Terrorizmi po lëndon dhe shkakton viktima, por kurrë nuk do të arrijë t’i rrënojë vlerat tona evropiane. Thaçi: Nga Brukseli vijnë lajme të tmerrshme për tërë botën. Haradinaj: Ajo që po ndodhë në Bruksel është tragjedi e të gjithë neve/ Prishtinë, 22 mars 2016/  Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shkruar në ‘facebook’: E tronditur nga sulmet e sotme barbare në zemër të Evropës, në Bruksel, që lanë shumë të vdekur e të lënduar.Me zemër dhe mendje jemi me banorët e Brukselit, me familjet e viktimave dhe të gjithë atyre që sot u vunë në shënjestër të grupeve terroriste që duan të mbjellin frikë gjithandej Evropës duke sulmuar vlerat dhe virtytet e shoqërisë dhe demokracisë evropiane.
Në këto momente të dhembjes shprehim solidarizimin me popullin belg dhe ritheksojmë përkushtimin e Republikës së Kosovës në luftën globale kundër terrorizmit.
Kosova qëndron më Brukselin.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa,  në një deklaratë ka shprehur ngushëllime dhe pikëllimin për humbjen e jetëve të njerëzve, pas sulmeve terroriste që ndodhën sot në Bruksel. Në telegram shprehet dënimi i këtyre akteve dhe gatishmëria e Qeverisë së Kosovës për ta vazhduar luftën kundër kësaj të keqeje.“Duke shprehur dhimbjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për viktimat njerëzore të këtij akti të rëndë terrorist, shprehu solidaritetin me familjet e viktimave dhe Qeverinë e Belgjikës, në këto momente të vështira”, është shprehur kryeministri Isa Mustafa.Sulmet e njëpasnjëshme terroriste që po shkaktojnë viktima në njerëz, sipas kryeministrit Mustafa, dëshmojnë nevojën e bashkimit të botës demokratike kundër të keqes dhe akteve terroriste të drejtuar kundër rendit demokratik.

 Qeveria e Republikës së Kosovës shprehë përkushtimin e saj në luftën e përbashkët me forcat demokratike kundër terrorizmit. ”Ne jemi të përkushtuar dhe do të bashkëpunojmë me botën demokratike në luftimin e akteve të drejtuara kundër jetës së qytetarëve të lirë dhe demokracisë kudo në botë”, thuhet në telegramin e kryeministrit Isa Mustafa. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, nëpërmjet një deklarate, ka dënuar ashpër sulmet terroriste në Bruksel, për pasojë të të cilave mbetën të vdekur disa persona.“Sulmet e sotme terroriste në kryeqytetin e Bashkimit Evropian në Bruksel, janë sulme barbare që synojnë të ndryshojnë vlerat dhe institucionet tona më të çmuara që ka krijuar njerëzimi, demokracinë, liritë e njeriut dhe projektin madhështor të Evropës së Bashkuar. Në këtë ditë të rëndë, populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë brengën dhe dhimbjen me qytetarët dhe institucionet e shtetit belg. Ky sulm është sulm edhe ndaj aspiratave tona integruese euro-atlantike.

Terrorizmi po  lëndon dhe shkakton viktima, por kurrë nuk do të arrijë t’i rrënojë vlerat tona evropiane.Civilizimi gjithmonë triumfon mbi barbarinë, ashtu sikurse demokracia mbi çdo ideologji e fanatizëm të dhunshëm”, thuhet në deklaratën e kryetarit Veseli. Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në ‘facebook’: Nga Brukseli vijnë lajme të tmerrshme për tërë botën. Brukseli është simbol i sigurisë dhe paqes, i tolerancës dhe bashkëjetesës së vlerave dhe traditave nga e tërë Europa dhe nga e tërë bota. Terrori dhe frika nuk do të gjejnë vend në zemrën e Europës. Kjo vetëm sa do të na bëjë të gjithëve edhe më të vendosur në luftimin e ekstremizmit dhe të terrorizmit.Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar:Jam i shokuar nga sulmet e sotme terroriste në Bruksel. Ngushëllimet e mia më të forta për familjarët e viktimave dhe për popullin e Qeverinë Belge.Kjo që po ndodhë sot në kryeqytetin e Evropës, është tragjedi e përbashkët. Ky është kob të cilit duhet t’i vihemi përballë të gjithë. Ky është një front i përbashkët dhe secili duhet të jetë ushtar i tij.

Filed Under: Komente Tagged With: Jahjaga: Kosova, qëndron më Brukselin

Jahjaga: Kosova, shtet i lirë e demokratik

October 16, 2015 by dgreca

-Kushtetuta e Republikës së Kosovës duhet të jetësohet nga të gjithë ne, dhe garante e kësaj përpjekje për ta respektuar do të jetë Gjykata Kushtetuese/
-Kosova anëtare e Komisionit të Venedikut dhe në rrugë të sigurt për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës/
-President Jahjaga’s speech at the reception organised by the Constitutional Court for the representatives of the Venice Commission/
PRISHTINË, 16 Tetor 2015/ Kosova duhet të jetë shtet i lirë, demokratik Presidentes e Kosovës Atifete Jahjaga me rastin e pritjes së organizuar sonte nga Gjykata Kushtetuese për përfaqësuesit e Komisionit të Venedikut, tha:
Gjykata Kushtetuese është ndër institucionet më të rëndësishme të shtetit tonë, që jetëson parimet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës të ndërtuara mbi premtimin se Kosova duhet të jetë shtet i lirë, demokratik, ku sundon ligji dhe rendi. Parime kushtetuese që i bëjnë të barabartë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim dhe ku të drejtat e njeriut janë bazament i shtetësisë.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës është akti më sublim, i cili ngërthen tërë sakrificën dhe angazhimin e gjeneratave të tëra që punuan e u flijuan që ne sot të jemi zotë të vetes.
Prandaj, Kushtetuta e Republikës së Kosovës duhet të jetësohet nga të gjithë ne, dhe garante e kësaj përpjekje për ta respektuar do të jetë Gjykata Kushtetuese. Ne po e ndërtojmë shtetin ku demokracia, pluralizmi, gjithëpërfshirja dhe barazia e qytetarëve pa dallim etnie apo feje, pa dallim gjinie apo orientimi seksual, nuk na ndan, por na bënë më të fortë.
Në këto vite të para të shtetësisë tonë, në raste të caktuara, kemi parë se Kushtetuta jonë është e miratuar, por e pa provuar. Kjo Gjykatë ka vërtetuar se në momente kritike për drejtimin e vendit tonë diskutimi duhet të bëhet brenda kuadrit kushtetues dhe brenda institucioneve të vendit. Gjykata Kushtetuese duhet të vazhdojë ta ruajëvendimmarrjen e pavarur dhe objektive. Pakënaqësitë politike dhe juridike shprehen përmes mekanizmave institucionalë, sepse ky diskutim do ta forcojë shtetësinë e Kosovës dhe do t’i garantojë parimet demokratike.
Ky përkushtim i yni që të adresojmë dhe të zgjidhim problemet në kuadrin kushtetues dhe përmes institucioneve, ka bërë që Kosova sot të jetë anëtare e Komisionit të Venedikut dhe në rrugë të sigurt për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Ne duhet të punojmë së bashku që të reflektojmë praktikat më të mira në interpretimin kushtetues, por e kemi obligim që gjithashtu të ndajmë praktikat tona në mbrojtje të Kushtetutshmërisë.

*****

President Jahjaga’s speech at the reception organised by the Constitutional Court for the representatives of the Venice Commission/
Constitutional Court is one of the most important institutions of our state, which enlivens the principles of the Constitution of the Republic of Kosovo, built upon the promise that Kosovo shall be a free and democratic state, where law and order prevail. Constitutional principles which make all citizens of Kosovo equal, and where the human rights are the foundation of statehood.
Constitution of the Republic of Kosovo is the most sublime act, which engrains in itself all sacrifice and engagement of many generations, who worked and sacrificed for us to be rulers of our own fates today.
Therefore, the Constitution of the Republic of Kosovo must be enlivened by all of us; the guarantor of this endeavour must be the Constitutional Court. We are building a state where democracy, pluralism, all inclusiveness and equality of our citizens irrespective of ethnicity, religion, gender or sexual orientation does not divide us, but only makes us stronger.
In these first years of our statehood, on certain occasions, we have seen that our Constitution is approved, by untried. This Court has demonstrated that at critical moments for the direction of our country, discussion must be held within the constitutional framework and within the institutions of the country. Constitutional Country must continue to guard independent and objective decision making. Political and judicial dissatisfactions are expressed through institutional mechanisms, as this discussion will only strengthen the statehood of Kosovo and will guarantee the democratic principles.
This determination of ours to address and solve problems within the constitutional framework and through institutions has made Kosovo today a member of the Venice Commission and on the right path to join the Council of Europe. We must work together to reflect best practices of constitutional interpretation, but we also have an obligation to also share our practices in defence of Constitutionality.

Filed Under: Analiza Tagged With: e demokratik, Jahjaga: Kosova, shtet i lirë

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT