-Kryeministri Isa Mustafa shpreh ngushëllime për viktimat e akteve terroriste në Bruksel. Veseli: Terrorizmi po lëndon dhe shkakton viktima, por kurrë nuk do të arrijë t’i rrënojë vlerat tona evropiane. Thaçi: Nga Brukseli vijnë lajme të tmerrshme për tërë botën. Haradinaj: Ajo që po ndodhë në Bruksel është tragjedi e të gjithë neve/ Prishtinë, 22 mars 2016/ Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shkruar në ‘facebook’: E tronditur nga sulmet e sotme barbare në zemër të Evropës, në Bruksel, që lanë shumë të vdekur e të lënduar.Me zemër dhe mendje jemi me banorët e Brukselit, me familjet e viktimave dhe të gjithë atyre që sot u vunë në shënjestër të grupeve terroriste që duan të mbjellin frikë gjithandej Evropës duke sulmuar vlerat dhe virtytet e shoqërisë dhe demokracisë evropiane.
Në këto momente të dhembjes shprehim solidarizimin me popullin belg dhe ritheksojmë përkushtimin e Republikës së Kosovës në luftën globale kundër terrorizmit.
Kosova qëndron më Brukselin.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në një deklaratë ka shprehur ngushëllime dhe pikëllimin për humbjen e jetëve të njerëzve, pas sulmeve terroriste që ndodhën sot në Bruksel. Në telegram shprehet dënimi i këtyre akteve dhe gatishmëria e Qeverisë së Kosovës për ta vazhduar luftën kundër kësaj të keqeje.“Duke shprehur dhimbjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për viktimat njerëzore të këtij akti të rëndë terrorist, shprehu solidaritetin me familjet e viktimave dhe Qeverinë e Belgjikës, në këto momente të vështira”, është shprehur kryeministri Isa Mustafa.Sulmet e njëpasnjëshme terroriste që po shkaktojnë viktima në njerëz, sipas kryeministrit Mustafa, dëshmojnë nevojën e bashkimit të botës demokratike kundër të keqes dhe akteve terroriste të drejtuar kundër rendit demokratik.
Qeveria e Republikës së Kosovës shprehë përkushtimin e saj në luftën e përbashkët me forcat demokratike kundër terrorizmit. ”Ne jemi të përkushtuar dhe do të bashkëpunojmë me botën demokratike në luftimin e akteve të drejtuara kundër jetës së qytetarëve të lirë dhe demokracisë kudo në botë”, thuhet në telegramin e kryeministrit Isa Mustafa. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, nëpërmjet një deklarate, ka dënuar ashpër sulmet terroriste në Bruksel, për pasojë të të cilave mbetën të vdekur disa persona.“Sulmet e sotme terroriste në kryeqytetin e Bashkimit Evropian në Bruksel, janë sulme barbare që synojnë të ndryshojnë vlerat dhe institucionet tona më të çmuara që ka krijuar njerëzimi, demokracinë, liritë e njeriut dhe projektin madhështor të Evropës së Bashkuar. Në këtë ditë të rëndë, populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë brengën dhe dhimbjen me qytetarët dhe institucionet e shtetit belg. Ky sulm është sulm edhe ndaj aspiratave tona integruese euro-atlantike.
Terrorizmi po lëndon dhe shkakton viktima, por kurrë nuk do të arrijë t’i rrënojë vlerat tona evropiane.Civilizimi gjithmonë triumfon mbi barbarinë, ashtu sikurse demokracia mbi çdo ideologji e fanatizëm të dhunshëm”, thuhet në deklaratën e kryetarit Veseli. Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në ‘facebook’: Nga Brukseli vijnë lajme të tmerrshme për tërë botën. Brukseli është simbol i sigurisë dhe paqes, i tolerancës dhe bashkëjetesës së vlerave dhe traditave nga e tërë Europa dhe nga e tërë bota. Terrori dhe frika nuk do të gjejnë vend në zemrën e Europës. Kjo vetëm sa do të na bëjë të gjithëve edhe më të vendosur në luftimin e ekstremizmit dhe të terrorizmit.Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar:Jam i shokuar nga sulmet e sotme terroriste në Bruksel. Ngushëllimet e mia më të forta për familjarët e viktimave dhe për popullin e Qeverinë Belge.Kjo që po ndodhë sot në kryeqytetin e Evropës, është tragjedi e përbashkët. Ky është kob të cilit duhet t’i vihemi përballë të gjithë. Ky është një front i përbashkët dhe secili duhet të jetë ushtar i tij.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.