-Periudha e aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës 16 korrik – 23 gusht 2017/
RISHTINË, 18 Korrik 2017-Gazeta DIELLI/ Në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke bërë përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Asamble Komunale, të cilat do të mbahen më 22 tetor 2017.
Në kuadër të këtyre përgatitjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë votuesit që jetojnë jashtë Kosovës se ka filluar periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Kjo periudhë do të zgjasë deri më 23 gusht 2017.
Formularin e plotësuar, së bashku me dokumentet e bashkëngjitura, duhet të arrijnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri më 23 gusht 2017.
Për më shumë informacione vizitojeni ueb faqen e KQZ-së: