• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Çfarë e bindi presidentin Trump të arrijë ujdi me BE?

July 29, 2018 by dgreca

Trump u bind nga statistikat amerikane e përsëritja e vazhdueshme e fakteve, thotë presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në intervistë dhe shpjegon se çfarë nënkupton „deal“-i me Donald Trump./1 Tramp Junker

Jean Claude Juncker: Për mua marrëveshja, deal-i me zotin Trump nuk do të thotë fillimi i një miqësie të re, por vazhdimi i një miqësie të vjetër. Ndërkohë ai ka bërë një vlerësim të ri. Vlerësimi im ka qenë gjithmonë: SHBA dhe BE nuk janë vetëm aleatë në kohë e kur përshtaten rrethanat, por aleatë për të gjitha kohërat.

Ju e puthët Trumpin në fund, kjo ishte hera e parë apo jo?

Juncker: Besoj se ishte hera e parë. Por përkundër sjelljes sime të zakonshme, nisma për habi nuk erdhi nga unë. Nuk e dija që ishte edhe një fotograf në Oval Office. Por ajo ka përmbledhur shumë mirë ambientin në moment. Zoti Trump e publikoi foton, jo unë. Jam dakord me ketë se të më tregohen përmbajtje të twitterit.

Deutschland G20 Gipfel Jean-Claude Juncker und Donald Trump (Getty Images/S.Gallup)Jean-Claude Juncker dhe Donald Trump (

Ka pasur shumë bisedime. Zoti Trump i ka dëgjuar këto argumenta që ju i thatë edhe më parë. Ku qëndroi ndryshimi sipas jush kësaj here?

Juncker: Qëndrueshmëria, konsistenca dhe vazhdueshmëria e paraqitjes së të njëjtave argumenteve dhe shifrave. U përpoqa disa herë të bëja të qartë, që po të llogarisësh  bashkë tregtinë e mallrave, shërbimeve, fitimet e kompanive ndërkombëtare amerikane në Europë, është SHBA ajo që ka një suficit dhe jo ne. Trump nuk i konsideronte këto shifra, derisa arrita të provoj, se këto janë shifrat e statistikave amerikane, dhe biseda vazhdoi miqësore. Ai ishte dukshëm i interesuar për një ujdi, edhe në bisedime direkte me këshilltarët e tij. Këtë ujdi e konsideroj të rëndësishmë, sepse është baza për bisedime të thelluara, për të mos mbetur në sipërfaqe.

Ju jeni shprehur kritikë ndaj Trumpit, mënyrën e tij të komunikimit. Si ishte përshtypja juaj pas një bisede të gjatë bilaterale. A është ai impulsiv, si edhe perceptohet?

Juncker: Nuk më takon mua të përmbledh mënyrat e veprimit të presidentit amerikan në dy fjalë. Ai është fleksibël. Fillimisht nuk ka masa të reja doganore.

USA, Washington: Donald Trump und Jean-Claude Juncker (picture alliance/AP Photo/E. Vucci)Donald Trump dhe Jean-Claude Juncker

Sa i sigurtë jeni që marrëveshja do të qëndrojë?

Juncker: Kemi rënë në ujdi, që për sa kohë që zgjasin negociatat nuk ka dogana ndëshkuese shtesë. Kjo prek BE dhe SHBA. Mendoj se ky deal do të rezistojë. Nuk do të ishte e mençur të thoje tani „nuk i besoj presidentit amerikan”. Të dyja palët hymë me një paradhënie besimi në këtë bisedë, që nuk ishte e lehtë.

BE ka thënë që do të marrë sojë, por mund ta thotë këtë BE, nuk e rregullon këtë vetë tregu?

Juncker: Kush mendon se Komisioni mund të komandojë se kush importon dhe çfarë, i mbivlerëson mundësitë e tij. Por tek soja nuk ka dogana, që prekin importet e SHBA në Europë. Kjo është çështje e partnerëve në treg, të bien në ujdi, që të merret më shumë sojë në Europë, me që ra fjala, jo soja e manipuluar gjenetikisht.

Po për çështjen e gazit të lëngshëm?

Juncker: Lidhur me eksportin e gazit të lëngshëm, ujdia reflekton pozicionin në BE, atë që BE arriti të marrë para disa muajsh në Sofje. Ramë dakord që t’u propozojmë amerikanëve të eksportojnë më shumë gaz të lëngshëm në Europë. Kjo zvogëlon varësinë tonë nga Rusia. Nuk ka lëshime tek tema e ekonomisë bujqësore.

Intervistën e zhvilluan Kai Küstner dhe Markus Preiß, Studioja e Televizionit ARD, Bruksel.(DW)

Filed Under: Featured Tagged With: Jean-Claude Juncker, Presidenti Trump, Ujdia me BE

Uk Lushi i shkruan Presidentit Jean-Claude Juncker

March 13, 2015 by dgreca

Qytetarët e Kosovës duhet të lëvizin lirshëm si të gjithë europianët
President Jean-Claude Juncker
European Commission
Rue de la Loi / Wetstraat 200
1049 Brussels
Belgium
President.Juncker@ec.europa.eu
I nderuar President Juncker,
Po ju shkruaj si qytetar i vendit tim — Kosovës. Republika e Kosovës, shteti më i ri europian, u lind me 17 shkurt 2008 dhe është e pavarur duke ju falënderuar përpjekjeve tona të gjata dhe mbështetjes së patundur të botës euro-amerikane. Populli i Kosovës e çmon lartë gjithçka Europa, SHBA-të dhe sidomos BE-ja kanë bërë për ne. Megjithatë, arsyeja pse po ju drejtohem sot është që të sjell në vëmendjen tuaj trajtimin jofer të vendit tim në procesin e liberalizimit të vizave.
Zoti President,
Kosova është vendi i vetëm në Europë qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm përjashta kufijve të shtetit të tyre. Ne pritëm me durim, për mbi katër vite pas shpalljes së pavarësisë, derisa më në fund, me 14 qershor 2012 na u ofrua udhërrëfyesi aq i nevojshëm për liberalizimin e vizave. Në këtë datë qeverisë sonë ju dorëzua lista e kërkesave që duhej të përmbusheshin ashtu që shteti ynë të kualifikohej për udhëtime pa viza për dhe nëpër zonën e Schengenit.
Dy vjet më vonë, në korrik 2014, Komisioni Europian publikoi raportin e progresit të Kosovës. Për habinë e qeverisë sonë, shoqërisë civile dhe ekspertëve tonë në çështjet e inetegrimit në BE, progresi ynë u vlerësua me metoda ndryshe nga ai i shteteve tjera të Ballkanit nëpër të cilin ato kishin kaluar mes viteve 2008-2010.
Në vlerësimin e shteteve tjera ballkanike, Komisioni kishte përdorur kritere të qarta të përshkrimit për suksesin gjegjësisht dëdhtimin e secilës kërkesë në udhërrëfyes, çfarë automatikisht bënte të mundur matjen objektive të përparimit në këto vende. Ndonëse Kosova ka marrë një udhërrëfyes dhe dy vlerësime deri mue tash, mungesa e standardeve precise në to rezulton në mosmundësi për të matur progresin siç duhet dhe me drejtësi. Për qytetarët e Kosovës dhe shoqërinë tonë civile mungesa e standardeve të qarta e bën shumë të vështirë që ne të dimë ku të rrisim presionin dhe kur të kërkojmë llogari nga politikanët dhe përfaqësuesit tonë.
Janarin dhe shkurtin e vitit 2015 mediat internacionale dhe lokale raportuan për dhjetra-mijëra qytetarë të Kosovës që po kalonin kufirin e BE-së ilegalisht. Asgjë nuk ta then zemrën më shumë se sa kur sheh njerëzit duke lënë shtëpitë e tyre dhe trollin stërgjyshëror ndërsa rrezikojnë jetët e tyre dhe fëmijëve të tyre për të shkuar diku në Europë për të gjetur një punë dhe për të gëzuar lirinë e lëvizjes.
Po, qeveria jonë duhet të bartë barrën kryesore të kësaj pakënaqësie të atyre që po largohen, por njerëzit janë duke u larguar edhe ngase ndihen sikur Europa ka humbur interesimin për ta. Qytetarët e Kosovës janë të dëshpëruar dhe çdo ditë po humbin durimin sepse të jetosh në Kosovë pa të drejtën të lëvizësh lirshëm nëpër Europë është sikur të jetosh në burg.
Shumica e atyre që janë duke ikur nga Kosova nuk mund të provojnë shkelje të të drejtave të tyre njerëzore. Arsye rrënjësore e ekzodusit është papunësia. Njerëzit në Kosovë nuk kanë punë dhe as shpresë për punë.
Unë jam i bindur që Kosova dhe Europa, sëbashku, duhet t’i godasin problemet e izolimit të Kosovë dhe papunësisë drejt e në kokë.
Së pari, Europa duhet ta rrënojë murin rreth Kosovës dhe të përfundojë bisedimet për liberalizimin e vizava sa më shpejt, ashtu që ne mund të udhëtojmë lirshëm gjithkah në zonën e Schengenit. Së dyti, kapitali human dhe financiar europian duhet të rrjedh lirshëm nga qendrat europiane kah Kosova për t’u takuar me detin e pasur të punëtorëve të rinj dhe aftë në Kosovë; jo anasjelltas.
Kosova është e pasur me minerale dhe materiale bazike dhe ka përparësi krahasuese absolute në disa sektorë ekonomik, të cilët nëse ushqehen me injektim të kapitalit nga Europa do të bëjnë investimet win-win për investitorët europianë dhe Kosovën. BE-ja është krijuar që të lidhë sëbashku shtetet europiane në një ndërmarrje interdependente ku asnjë shtet nuk do të ketë arsye të prishë paqen, t’i frikësohet apo shfrytëzojë tjetrin.
Z. President Juncker,
ju jeni zyrtari që rrini ulur në zyrën më të fuqishme në BE. Si kreu i Komisionit Europian ju përcaktoni agjendën e politikave të Komisionit dhe jeni dorzanë i interesit të përgjithshëm europian. Statusi pa viza për qytetarët e Kosovës është një çështje urgjente dhe në interes të Europës. Duke bërë liberalizimin e vizave për Kosovën prioritet, ju do të jeni Presidenti i fundit i Komisionit Europian që sheh geto në dheun e Europës. Vetëm njerëzit e lirë, të cilët mund të lëvizin lirshëm, mund të ndërtojnë një të ardhme të sigurt për Europën. Posa qytetarët e Kosovës do të jenë të lirë për të lëvizur, popujt e Europës do të bëhen një.
Ju faleminderit për kohën dhe vëmendjen tuaj, President Juncker.

Sinqerisht,

Uk Lushi

Kosovo’s Citizens Should Enjoy Freedom of Movement Like All Other Europeans
President Jean-Claude Juncker
European Commission
Rue de la Loi / Wetstraat 200
1049 Brussels
Belgium
President.Juncker@ec.europa.eu
Dear President Juncker,
I am writing as a citizen on behalf of my country— Kosovo. The Republic of Kosovo, the newest European state, was born on February 17, 2008, and is independent thanks to our long struggle and to the unwavering support of Euro-American world. The people of Kosovo are grateful for all that Europe, the US, and especially the EU have done for us. However, my purpose for writing to you today is to bring to your attention the unfair treatment my country is receiving regarding the EU visa liberalisation process.
Mr. President,
Kosovo is the only country in Europe whose people cannot move freely outside their state borders. We waited patiently, for over four years after the declaration of independence, to finally receive the much-needed visa liberalisation roadmap on June 14, 2012. On that day day our government received the list of requirements Kosovo had to fulfill in order to qualify for visa-free travel to and throughout the Schengen area.
Two years later, in July 2014, the European Commission published the report on Kosovo’s progress. To the surprise of our government, Kosovo’s civil society, and our experts in EU integration matters, this visa progress differed from those that other Balkan states received between 2008-2010.
In its assessment of other Balkan countries, the Commission used precise phrases to describe progress or failure for each point in the roadmap, which made it possible to measure objective progress in each of those countries. While Kosovo has received one roadmap and two assessments so far, the lack of precise benchmarks in them means that progress cannot be measured properly, or fairly. For Kosovo’s citizens and civil society, the lack of clear benchmarks makes it very hard to know where to pressure, and when to hold accountable, our politicians and representatives.
In January and February of 2015 international and local media reported that tens of thousands of Kosovo’s citizens crossed the EU border illegally. It is heartbreaking to see people leaving their homes, fleeing their ancestral land and risking their lives and those of their children to go somewhere else in Europe where they can work and move freely.
Yes, our government should bear the brunt of the discontent of those leaving, but people are also leaving, because they feel Europe has lost interest in them. Kosovo’s citizens are disappointed, and losing patience, because living in Kosovo without the ability to move freely through Europe is like living in a prison.
Most who escape from Kosovo cannot prove that their human rights are being violated. The main cause of this Exodus is unemployment. People in Kosovo have no jobs and no prospects of jobs.
I am convinced that Kosovo and Europe, together, should tackle the problems of isolation and unemployment head on.
First, Europe must break through the wall around Kosovo and close the visa liberalisation talks as soon as possible, so that we can travel freely across the Schengen Zone. Second, European financial and human capital should flow freely from European centers to Kosovo to meet the rich pool of young and capable laborers in Kosovo; not the other way around. Kosovo has abundant reserves of mineral deposits and raw materials and clear comparative advantages in several economic sectors, which, if infused with an injection of the European capital, would make the investments a win-win for European investors and Kosovo. The European Union was created to bond European states together in such an interdependent and prosperous enterprise that no state would have any reason to break the peace, feel used or fear one another.
Mr. President Juncker,
you are the most powerful office holder in the EU. As the head of the European Commission you determine the Commission’s policy agenda and are a guarantor of the general European interest. Visa-free status for Kosovo’s citizens is an urgent matter, and in the interest of Europe. By making visa liberalisation for Kosovo a priority, you will be the last President of the European Commission to see a ghetto on European soil. Only free people who can move freely can build a secure future for Europe. Once Kosovo’s citizens are free to move, then all of Europe’s peoples will be one.
Thank you for your time and attention, President Juncker.
Sincerely,
Uk Lushi
Attachments area
Preview attachment PresidentJuncker Letter.docx
[Word]

Filed Under: Editorial Tagged With: Jean-Claude Juncker, leter, Uk Lushi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT