• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kadare:Shqiptarët, të favorizuarit e fatit

April 6, 2017 by dgreca

Çmimi për shkrimtarin – Kadare takon Thaçin: Shqiptarët aktualisht janë të favorizuarit e fatit/

 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim shkrimtarin Ismail Kadare, të cilin Kosova e nderoi edhe me titullin “Letërsia Shqipe”.

Gjatë bisedës me kreun e shtetit të Kosovës, Kadare ka thënë se “shqiptarët aktualisht janë të favorizuarit e fatit”.

“Në themele të natyrshëm jemi evropianë”, tha mes tjerash Kadare, duke vlerësuar se bota shqiptare është duke ecur në rrugë të mirë.

Po ashtu, presidenti Thaçi rivlerësoi përkrahjen dhe inkurajimin që Ismail Kadare i kishte dhënë delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë më 1999.

Duke i uruar shëndet, presidenti Thaçi e përgëzoi Kadarenë edhe për çmimet prestigjioze që ka marrë, duke shpresuar që një ditë të jetë fitues i Çmimit Nobel për letërsi.

Filed Under: Featured Tagged With: cmimi, Kadare, Thaci

Kadare, laureat i Çmimit Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”

March 29, 2017 by dgreca

1 LetersiaKosovë-Ismail Kadare, laureat i Çmimit Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”/

PRISHTINË, 29 Mars 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, sot, në konsultim me Këshillin e Librit, ka vendosur që Çmimi Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe” t’i jepet shkrimtarit Ismail Kadare, për kontributin e madh dhënë letërsisë shqipe dhe asaj botërore.

Ky çmim i veçantë, jepet për personalitet, të cilët, me veprën e tyre, kanë ushtruar një ndikim esencial në emancipimin e shoqërisë, ngritjen dhe vetëdijesimin e përgjithshëm për vlerat emancipuese, me theks të veçantë, përmes fushës së letërsisë, duke ndikuar kështu në njohjen e saj në përmasa ndërkombëtare.

Çmimin në fjalë ka vlerë monetare 10 mijë euro, dhe u jepet personaliteteve, shtetas të Republikës së Kosovës, Shqipërisë, apo ndonjë shteti tjetër, që kanë dhënë kontribut të çmuar për letërsinë shqipe.

Ky çmim, sipas Rregullores, jepet nga ministri, në bashkëpunim me Këshillin e Librit.

Ministri Kujtim Shala e vlerësoi se laureati Ismail Kadare, e vë këtë çmim në një standard të lartë ndërkombëtar. Ky çmim, si i tillë, do të jetë një ndihmesë për pranimin, njohjen dhe afirmimin e mëtejmë të letërsisë shqipe.Shala më tej shtoi se një çmim dhe vlerësim i tillë i ka munguar letërsisë shqiptare.Ceremonia e solemne do të zhvillohet në Prishtinë.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Kadare, laureat i Çmimit, Letersia shqipe

“Nobel” në Letërsi nuk është Gjyqi i Fundit për një shkrimtar të madh

October 12, 2016 by dgreca

Mbi çmimin “Nobel” në letërsi dhe Kadarenë/

Duhet theksur fort, që në fillim: çmimi “Nobel” në Letërsi nuk është Gjyqi i Fundit për një shkrimtar të madh. Le të na qëtësojë ky pohim./

Nga Agron TUFA/

Është fakt, se “Nobeli” për më se një shekull ka evidentuar vlerat më të bukura artistike dhe humane të letërsisë botërore dhe ka shërbyer si një sistem referimi për shijet e mira estetike dhe edukative, që orientojnë tregun dhe trendin e lexuesit serioz.

Por është fakt gjithashtu, se lista e “nobelistëve” fitues është zbehur jo pak herë nga lista e “nobelistëve” jo fitues. Dhe në disa raste kjo është kaq flagrante, sa hedh hije të fortë dyshimi si për nga kriteret e përzgjedhjes së fituesit, ashtu dhe për vetë Testamentin e Alfred Nobelit, që ky çmim t’i jepet atij shkrimtari që sjell risitë dhe arritjet më të mira në fushën e letërsisë.

Mjafton të kujtojmë disa nga emrat më të mëdhenj të letërsisë botërore, tashmë klasikë të përbotshëm të fondit të artë letrar të shekullit XX-XXI, të cilët nuk e morën: Lev Tolstoj, Anton Çehov, Virxhinia Vulf, Xhejms Xhojs, D.H. Lourens, Marsel Prust, Franc Kafka, H.L. Borhes, F.G. Lorka, Vladimir Nabokov, Italo Calvino, Umberto Eko, Milan Kundera, Zbignjev Herbert etj, etj. Madje ka raste kur profili i nobelistit është ulur në nivele të rëndomta sipas meje, deri tek Dario Fo, Alise Monro, Svitllana Aleksieviç, etj.

Komisionet përzgjedhëse të “Nobelit” shpesh kanë tradhëtuar politikat, shpesh majtiste apo dhe konjukturat momentale të historive politike të Euroamerikës, duke shmangur meritën dhe virtytet artistike të krijimtarisë letrare të kandidatëve të “Nobelit”.

Në këtë kyç duhen parë “të papriturat” e komisionit të Stokholmit, sa herë shpallin fituesin e radhës. Shkarjet janë bërë të shpeshta dhe gjithë e më dendur zgjidhjet na dalin tendencioze, si infiltrim politikash që s’kanë të bëjnë me thelbin e misionin e letërsisë.
Rasti “Kadare” në gjithë këtë histori ka të bëjë me kreshpërimet dhe lëkundjet e panatyrshme të Komisionit të Nobelit.

Personalisht kam menduar dhe mendoj, se korpusi letrar i veprës së Ismail Kadaresë ka qenë i denjë dhe i padiskutueshëm për çmimin “Nobel”. Atëherë përse nuk i jepet, përderisa vepra kadareane është gjerësisht e njohur dhe e përhapur në shumë gjuhë?
E para, mendoj se është burokracia dhe përtacia. Anëtarët e Komisionit nuk e lexojnë me vëmendje veprën e një prendendenti çerekshekullor të “Nobelit”.

E dyta, mendoj se është krijuar një rrjetë paragjykimesh, të ushqyera edhe nga letrat e liga denoncuese të qarqeve të ulëta shqiptare e antishqiptare, me alibinë se “një pjesë e veprës së Kadaresë ka qenë konformizëm me realizmin socialist”.

E treta, mendoj se është skepticizmi apriori që kihet nga snobët e “Nobelit” për kulturat e gjuhëve të vogla, si shqipja.

Kemi pastur mjaft kohë të gjatë të mendojmë, analizojmë e krahasojmë për një pikë të katërt: a e meriton menjëmend një vlerësim të tillë vepra e Kadaresë. Dhe përgjigja ime, absolute dhe e bazuar në bindje nga krahasimet është, se shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, e ka merituar gjithmonë këtë vlerësim, që me nominimin e parë për kandidat të “Nobelit” në vitin 1992 e deri më sot.

Nga tre pikat që parashtrova më sipër, duket (dhe pëshpëritet me shpesh në ambientet shqiptare, po edhe të huaja), se ka peshë pika e dytë, pra fakti, se I. Kadare një pjesë (më minorja) të veprës e ka shkruar në pajtim me normat e realizmit socialist. Gjej momentin të thesksoj se ky kinse argument është më i ligu dhe më pezmatuesi, pasi korpusi i veprës së Kadaresë është një kompleks katedralesh letrare, romanesh, novelash e tregimesh dhe se vepra e tij duhet parë në koherencën dhe konseguencën e saj, së pari si kundërvënie estetike, e mandej edhe si kundërvënie logjike ndaj artit zyrtar socrealist (shih shkrimin tim për ketë “Disidenca estetike e Kadaresë”).

Por nëse Komisioni i Nobelit vërtet do të çmendej dhe ta pranonte një logjikë të tillë, ai do të binte ndesh me praktikat e veta të mëparshme. Çdo të thonim atëherë për dyzina të tëra poezish e poemash të nobelistit Pablo Neruda kushtuar Stalinit dhe regjimit stalinist? Po për modelet e socrealizmit sovjet në veprat e nobelistit Mihaill Shollohov? Nuk po zëmë këtu periudhat e hershme rinore e (disa deri kur u bënë zdapa të ndërgjegjshëm) të një numri të pafund poetësh të mëdhenj si Arragon, Elyar, Hikmet, Rricos, hipokrizitë e Sartrit apo Brehtit me stalinizmin, duke qenë madje të pa kërcënuar me jetë në vendet e tyre të lira perëndimore.

Nëse këtyre emrave nuk u zihet për të madh zelli komunist, madje dhe i mbrojtjes së krimeve të Stalinit, për hir gjoja të kauzës, nëse për ta nuk u bë pëngesë ky kompromentim politik e ideologjik për nderimin me çmimet “Nobel” e të tjera çmime prestigjioze, atëherë, a nuk është meskinitet e hipokrizi t’i zihet kjo shkrimtarit shqiptar të mbijetuar nga një diktaturë monstruoze, që nuk e kishte për gjë të të kalonte në plumb për një varg (siç edhe ka ndodhur në Shqipëri, deri në gusht të vitit 1988)?

Unë mendoj se nuk ka asgjë për të sqaruar vepra letrare e Ismail Kadaresë përballë Komisionit të Nobelit në Letërsi. Përkandrazi, Komisioni i Nobelit ka shumëçka për të sqaruar përballë veprës së Kaderesë dhe letërsisë shqipe.

Dhe ndoshta kjo do të ndodhë. Do të ishte mirë të ndodhte. Për të gjitha palët. Kombi shqiptar, i cili shenjë vendimtare të identitet të tij ka gjuhën shqipe, ka nevojë të shenjohet përmes kësaj gjuhe e kulture me një çmim Nobel.

Kjo është ajo bota na ka borxh, të na japë atë që na takon, të na shenjojë si kulturë e gjuhë, përmes instrumentit të saj më besnik, që në këtë rast është shkrimtari Isnail Kadare, kandidati çerekshekullor për çmimin Nobel në letërsi.

Të tjerat janë shkarje nga tempi, pengesa, paragjykime, snobizma të huaj e mazokizma të brendshëm.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Agron Tufa, Kadare, Nobel

KADARE ,”Komandant i Legjionit të Nderit”

May 30, 2016 by dgreca

*Presidenti francez Fransua Holland i dorëzoi Ismail Kadaresë titullin e lartë,”Komandant i Legjionit të Nderit”/

Shkrimtari i madh shqiptar u dekorua me titullin me të lartë të Francës. Shkrimtari Ismail Kadare merr titullin “Komandant i Legjionit të Nderit” nga Presidenti francez Fransua Holland. Titulli që iu dha pak muaj më parë, iu dorëzua sot në pallatin presidencial, Elize, në Paris. Sipas mediave, dhënia e çmimit për shkrimtarin shqiptar, për vetë mënyrën se si është organizuar ceremonia ka një domethënie të veçantë. Ndryshe nga rastet e tjera, dhe ndryshe nga zakonisht, dhënës i çmimit do të jetë Presidenti i Frances, Fransua Holland. Presidenti Holland zakonisht nuk e jep vetë çmimin ose kjo ndodh në raste të rralla. Në ato raste që ndodh zakonisht jepet për disa persona bashkë, pra një ceremoni për disa fitues. Për Ismail Kadarenë u zhvillua sot një ceremoni e veçantë. Një ceremoni me disa të ftuar, francezë e shqiptarë ku Presidenti Holland i dorëzoi  titullin personalisht. Më pas, Presidenti i Francës Fransua Holland shtroji në Elize një koktej për nder të Kadaresë dhe të ftuarve të tij.

kadare

kadare holonde

kadare65476

ismail kadare

kadare 11

kadare 5656

kadare

 

 

 

Filed Under: Komente, Kulture Tagged With: Fransua Holland, i Legjionit të Nderit”, Kadare, komandant

Ismail Kadare nderon Lasgushin dhe Kutelin, në Pogradec

May 1, 2016 by dgreca

TIRANE, 30 Prill/- Kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare ka vizitaur në këtë fundjaveë qytetin e Pogradecit.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Helena, Kadare vendosi lule tek bustet e figurave të shquara të kombit, Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli.

Vizita e tij në Pogradec u bë me dije nga kreu i bashkisë Eduart Kapi, i cili nëpërmjet një postimi në “Facebook”, shoqëruar edhe me foto.

Ai shkruan se “Pogradeci gjithnjë krenar për Lasgushin dhe Mitrushin, por sot edhe më shumë me këtë mik të veçantë, viganin e letrave shqipe”.kadare1

“Privilegj i madh për mua të përkujtoj shkrimtarët e mëdhenj të qytetit tonë me Ismail Kadarenë”, shkruan Eduart Kapri.

Filed Under: Komente Tagged With: Kadare, nderon Lasgushin

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 6
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT