• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KARL GEGA, GJENIU AUSTRIAK ME RRËNJË SHQIPTARE

October 10, 2021 by s p

Hazir MEHMETI, Vjenë    

Që në nisjen e trenit nga Vjena për në qytetin e bukur të Grazit, çdo gjë e ndërtuar të kujtonte gjeniun me rrënjë shqiptare me pavdekësinë e veprës së tij madhore, ku ndër të shkëlqyerat mbeti hekurudha me urën madhështore të Semeringut e cila pushtoj lartësitë e maleve drejt Adriatikut. Urat, tunelet dhe gjithë vepra madhore është një mrekulli kohe dhe krenari e zhvillimit njerëzor në gjithë globin. Me emrin e Karl Geges krenohet e gjithë shkenca botërore, e në veçanti kombi austriak ku jetoi dhe shprehu talentin e tij dhe ai shqiptar nga e kishte origjinën e tij.    Për këtë gjeni u shkruan dhjetëra e qindra vepra nga më të ndryshmet, ku jo rrallë u spekulua mbi origjinën e tij, por falë hulumtimeve nga studiues europian, bashkangjitur dhe ata  shqiptarë, u nxor saktësisht gjeneza e argumentuar e familjes Gega.   Studiuesit nga universiteti i Venecias Dr. Alvin Saraçit dhe arkitektit Flamur Ahmeti, organizuan për herë të parë nga shqiptarët, simpozium në Bashkinë e nëntë  të Vjenës më 24 qershor 2005 ku përfundimisht zbardhet origjina shqiptare me fakte e Karl Geges. Më parë prejardhja e tij u trajtuar ne mënyre hipotetike duke e nxjerrë si austriak apo italian. 

Kryetari i Austrisë, Franz Jonas, para gjysmës shekullit do deklaron: “Simeringu është një kryevepër e mendjes njerëzore, qe për te gjitha kohët do te mbetet e lidhur me jetën e Gheges”.  Në aktivitetin përkujtues të veprës së Karl Gegës, Dr.Willibald Rosner, drejtor aktivi në St.Pölten do shprehet:  “Carl Ritter Von Ghega ka rrënjë shqiptare, u lind në Venedik si pjesë e bregdetit Mesdhetar, hapësirë me një kulturë të lartë e të zhvilluar. Nga Venediku  e vazhdoi  jetën dhe veprën e tij si qytetar austriak në Austri. Këtu gjeti mundësinë e shprehjes së dijes së tij gjeniale dhe në këtë kuptim  është me vlerë përkujtimi i rrënjëve të tij, mësimi mbi jetën dhe veprën e Carl Ritter Von Gheges” 

 Rrënja…

 Karl Gega (1802-1860) U lind nga prindërit shqiptar në Venedik. Babai i tij kishte qenë një oficer marinarine i lidhur shumë me detin, kurse Karli tregoi një dashuri të madhe për matematikë, më e madhe se sa për detin: Ishte inxhinier austriak me origjinë shqiptare. Karl Gega ndërtoi  hekurudhën e Simeringut, prej Gloggnitz deri në Mürzzuschlag..  Pas vizitës së tij në rrethin e ushtarakëve, ai në moshën 15 vjeçar regjistrohet në Universitetin e Padovës, ku pas një viti diplomon duke e fituar titullin akademik Inxhinier, kurse një vit më vonë edhe titullin e  Arkitektit.  Një vit më vonë, pra në moshën 17 vjeçare e arrin titullin, Doktor i Matematikës. 

Dr. Alvin Saraçi e argumenton gjenezën e Gegëve mbi bazën e dokumenteve origjinale te gjetura ne bibliotekën e Muzeut Correr te Venecias, te pabotuara më parë, hartuar ne vitin 1835 nga Giovanni Battista Ghega, prift në Kishen e San-Markos dhe kushëri i parë (djalë i xhaxhait) i Karl Gheges. “Stërgjyshërit e Karl Gheges dhe Giovanni Battista Gheges ishin vendosur ne Perast, pranë Kotorrit në Mal te Zi, pasi u larguan nga Shqipëria, e cila ra plotësisht nën sundimin turk me mposhtjen edhe te Shkodrës me 1479. Prej me shume se tre shekujsh ata kishin shërbyer si oficere marine dhe zyrtarë te lartë te Republikës se Venedikut. Një dokument i 3 tetorit 1739 mund te konsiderohet si dokumenti i pare e gjetur deri tani, qe dokumenton linjën e Ghegeve, qe fillon me Giorgio(Gjergj) Ghegen dhe vazhdon me te birin e tij Cristoforo (Kristofor), qe del si oficer marine ne Venedik, por edhe si pjesëmarrës ne luftën Veneciane te Thesalise kundër turqve, ku mbetet i plagosur dhe humbë një krah”.Cristoforo pati një djalë me emrin Gasparo (Gaspër), i cili ne vazhdën e traditës familjare u be oficer marine duke arritur gradën e kolonelit. Gaspari pati tre fëmije: Antonion (Anton), Giovanniantonion dhe Angelan. Antonio Ghega eshte babai i Karl Geges, kurse Giovanniantonio është i ati i Giovanni Battista Gheges, prift ne Kishen e San-Markos.

        Në vitin 1842, Gega u emërua udhëheqës planifikimi për të gjithë jugun e shtetit Austro-Hungarez, ku  Semeringu mbetet  kryevepër në kontinent. Pas mbarimit të saj në vitin 1854, ai fitoi titullin Rihter, (Kalorës) dhe do quhet Karl Rihter Gega.  Në kalendarin e figurave historike, Karl Ritter Von Ghega renditet ndër njëqind figurat më të mëdha në historinë e kombit austriak, krahas Mozartit, Froidit, Maria Therzes, Franz Jozefit, Kafkes etj

     Emri i Karl Gegës dhe Aleksandër Moisiut tani janë ura lidhëse mes dy popujve tanë, këtë e thanë figura të njohura nga të dy kombet.   Sipas hulumtimeve të bëra në trevat shqiptare rreth Karl Gegës, 80 përqind e shqiptarëve nuk dinë fare për te, kjo vjen nga fakti se shumë pak u mësua, shkrua dhe u fol për këtë gjeni me gjak shqiptari. Shqiptarët kanë nevojë të njohin rrënjët e tyre shekujve, sukseset e tyre gjeniale njëri nga të cilët pa dyshim është Karl Gega. 

Filed Under: Histori Tagged With: Hazir Mehmeti, Karl Gega

Mbrëmje kushtuar gjeniut Karl Gega

April 29, 2015 by dgreca

Shkruan: Hazir MEHMETI, Vjenë/
Organizua nga Shoqata Mbarëkombëtare e Gjeodetëve Shqiptarë “Karl Gega”, në St.Pölten u mbajt mbrëmje kushtuar gjeniut austriak me origjinë shqiptare, Karl Gega. Krahas përkrahjes nga autoritet vendor manifestimin e ndihmoi edhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri. Që në nisjen e trenit nga Vjena për në qytetin e bukur të St.Pöltenit të kujtonte gjeniun me rrënjë shqiptare me pavdekësinë e veprës së tij madhore, ku ndër të shkëlqyerat mbeti hekurudha me urën madhështore të Semeringut e cila pushtoj lartësitë e maleve drejt Adriatikut. Ishte kjo një mrekulli kohe dhe sot krenari e zhvillimit njerëzor në gjithë globin. Salla në biblioteka moderne të qytetit me treqind e gjashtëdhjetë mijë tituj librash ishte e mbushur përplot vendor e mërgimtarë shqiptarë e nga kombe tjera. Tubimin e hapi Dr.Willibald Rosner, drejtor aktivi të qytetit. “Carl Ritter Von Ghega ka rrënjë shqiptare, u lind në Venedik si pjesë e bregdetit Mesdhetar, hapësirë me një kulturë të lartë e të zhvilluar. Nga Venediku e vazhdoi jetën dhe veprën e tij si qytetar austriak në Austri. Këtu gjeti mundësinë e shprehjes së dijes së tij gjeniale dhe në këtë kuptim sonte është me vlerë përkujtimi i rrënjëve të tij dhe prezantimin e librit me shumë të dhëna mbi jetën dhe veprën e Carl Ritter Von Ghega” Në fjalën e tij përshëndetëse z.Sami Ukelli, ambasador i R. Kosovës mes tjerash tha: “Ndihem i gëzuar në këtë mbrëmje ku flitet për një gjeni dhe librin kushtuar atij. Nga historia e afërt u fol negativisht rreth kosovarëve të cilët vërshuan Austrinë dhe sonte do flitet në kuptimin pozitiv. Ju e përmendet si austriak me rrënjë shqiptare, është folur se ishte austriak me origjinë italiane, por mendoj, se Karl Ritter Von Gega ishte një evropian i cili me përpjekjet e tij ka tentuar të lidh popuj, ndërton ura mes popujve”. Prof.Dr .Ismail Kabashi, përshëndeti në emër të kryetarit të Shoqatës, Dr. Gëzim Bisha i cili nuk ishte prezent.” Shoqata jonë u themelua në vitin 2011 në Shkup dhe qëllimi ynë ishte që të bëjmë shqiptarëve të mësojnë diç më shumë lidhur me Karl Gegën. Rreth tetëdhjetë për qind e shqiptarëve nuk dinin asgjë për Garl Gegën e as për origjinën e tij shqiptare. Veprimtarinë tonë në trevat shqiptare e kanë ndihmuar ambasadorët e Austrisë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, për çka i falënderoj. Rrugëtimi ynë në rikujtimin e Karl Geges do të vazhdoj me përkrahjen e organeve austriake deri në vendlindjen e tij, Venedik” Dr.Bashkim Idrizi (UN-Tetovë) prezantoj aktivitet e Shoqatës “Karl Gega” që nga fillimi i jetës së saj në Shkupin historik deri në mbrëmjen e sonte. Prezantimi i tij u bë në gjuhën angleze i shoqëruar me fotografi në monitorët e sallës shumë të bukur. “SHMGJSH “Karl Gega” është themeluar për të qenë ombrellë e të gjithë gjeodetëve shqiptarëve, duke i bashkuar ata në një pikë të përbashkët, duke shkrirë kufijtë ekzistues për të vendosur në një pikë profesionin dhe gjuhën, dy elementet që ata i bashkojnë” Dr.Günther Dinhobl, (ICOMOS) foli mbi jetën e Karl Gegës dhe veprën e tij në ndërtimin e hekurudhave me të cilat lidhen ekonomit dhe kulturat e popujve dhe ndërtohet e ardhmja. “ Karl Gega u lind në Venedik nga prindërit shqiptarë. Qe i ri tregoi interesim për matematikë dhe në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare regjistrohet në Universitetin e Padoves ku pas një viti diplomon duke marr titullin inxhinier, kurse një vit më vonë edhe titullin e Arkitektit. Pas një viti, pra, në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare, merr titullin Doktor i Matematikës” Ai foli mbi tekniken dhe sfidat me të cilat u ballafaqua projekti i Karl Geges në ndërtimin e hekurudhave dhe urave me gurë në kohën e tij. Studiuesja Johanna Lachlehner në hyrjen e librit kushtuar jetës dhe veprës së gjeniut Karl Rither Von Gega mes tjerash shkruan: “Ndërtuesi i hekurudhës së Semeringut shquhej për gjenialitetin teknik dhe ndjenjën admiruese estetike të formës.” Pritej të flitet më shumë rreth librit biografik kushtuar Karl Gegës nga Wolfgang Straub, përkthimit dhe botimit të tij. Libri “Karl Gega” i përkthyer në gjuhën shqipe nga Prof.Sejdi Demiri u botua me përkrahjen e tre ambasadorëve austriak në tri shtet tona. Karl Gega, gjeniu austriak me rrënjë shqiptare, e ka merituar një libër me standardet tjera teknike. Në pjesën përfundimtare u dha një film rreth Karl Gegës i marr nga arkivi dokumentar Televizionit Shqiptar i kohës së diktaturës. Në mbrëmje ishin edhe Artan Hanku, sekretar në Ambasadën e Shqipërisë. Fitim Nuhi, Sekretari i dytë në Misionin e Përhershëm të Maqedonisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë. Vehbi Miftari (Min. Kult.), Mentor Burovci e Lorik Pustina (M. D.), Mag. Mathias Stadler, kryetari i qytetit të St.Pölten, Mag.Hans Joahim, drejtor Biblioteke, Imer Lladrovci, konsull. z.Faruk Ajeti, sekretar në Ambasaden e Repulikës së Kosovës. Në fund u dha koktej rasti. Në kalendarin e figurave historike, Karl Ritter Von Ghega renditet ndër njëqind figurat më të mëdha në historinë e kombit austriak, krahas Mozartit, Froidit, Maria Therzes, Franz Jozefit, Kafkes etj. Emri i Karl Gegës dhe Aleksandër Moisiut tani më janë ura lidhëse me dy popujve tanë.
Ne Foto: Referues dhe diplomate pas veprimtarise…

Filed Under: Mergata Tagged With: Hazir Mehmeti, Karl Gega, Vjene

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT