Perkujtohet Fan Noli ne Kishen Katolike “ Zoja e Shkodres” ne New York/
Diten e diele me 8 mars 2015, i Perndershmi At Pjeter Popaj perkujtoi Peshkopin Fan Stilian Noli gjate mesheve te dites, me rastin e 50 vjetorit te kalimit te Tij ne jeten e pasosur, qe bie me 13 mars.
Dom Pjetri i foli gjate publikut mbi kete figure te madhe poliedrike te kombit shqiptar, duke theksuar trashigimine e madhe qe la ne fusha te ndryshme, jo vetem si bari shpirteror ku la gjurme me rendesi historike, duke themeluar Kishen e Pare Ortodokse Shqiptare ne Amerike dhe duke u sherbyer besimatrevet shqiptare ne gjuhen shqipe, perketheu liturgjine nga greqishtja dhe luajti rolin kryesor ne themelimin e Autoqefalise se Kishes Ortodokse Shqiptare. Gjithssdhtu Ai la vepra do dores se pare edhe si krijues i artit te letersise, poezise, muzikes, histories dhe zhurnalistikes, si perkethyes kryeveprash boterore dhe si intelektual i larte me parime te demokracise amerikane, parime te cilat u perpoq t’i sjelli edhe ne jetn politike ne atdhe.
(Kerespondenti i “Diellit”)
NE PRAG TE KRISHTLINDJEVE- Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në NY, organizoi darkë për Vullnetarët
Nga Beqir SINA/
BRONX NEW YORK: Kudo, shtëpitë, dyqanet dhe zyrat e biznesve të shqiptarëve në lagjet e qytetit të Nju Jorkut,e paraqesin me mynyrën tradicionale njujorkeze,festën e Krishtindjeve- duke filluar me zbukurimet e tyre, për festën e Krishtlindjeve, ku mbi të gjitha bie në sy zbukurimi madhështor që është bërë si çdo vjet në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në Harsdale – Nju Jork, e cila është e zbukuruar dhe e bërë gati për festimin e festave, deri natën e Krishtlindjes më 25 dhjetor.
Aty ku mijëra besimtarë të krishterë shqiptarë – kanë për të marr pjesë në Meshën e madhe dhe festuar në Kishën Zoja e Shkodrës, lindjen e Krishtit me Meshën e kryer nga Dom Pjetër Popaj – e cila ka për të filluar që mesnatën e së ejtes dhe do të vazhdoj deri në të gdhirë e premtëja
Ndërkohë, që për të krishterët e të gjitha përkatësive etnike, Krishtlindjet janë një kohë kur shprehet miqësia dhe ndjenja e komunitetit, faleminderimet dhe përgëzimet për të gjithë besimtarë, këto ditë ka qenë përsëri ; Famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodres”, i perndershmi Dom Pjeter Popaj, më 16 dhjetor 2014, në mbrëmje, në shenjë mirënjohje, mbajti atë që njihet si darka vjetore të quajtur “Our Lady of Shkodra Church Annual Volunteer Christmas Party “-
Një darkë festive kjo mjaft e gëzueshme, ku gjithëçka u kushtohet për punën vullnetare që bëjnë me shërbimin e tyre gjatë gjithe vitit, këtyre vullnetarve, shëmbullor dhe anëtarët e familjeve të tyre, me ushqim të bollshëm – këngë e valle me muzik nga të gjitha trevat, e mbajtur kësaj rradhe në restorantin e njohur “Maestro’s”, në Bronx Nju Jork.
Kjo darkë, thotë Dom Pjetër Popaj – famillitari i Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës ka për qëllim t’i “shpërblej” dhe t’i falenderoj për çdo vjet vullnëtarët e Kishës, për punën e tyre të shkëlqyer me shërbimin që kanë bërë në këtë kishë – gjatë tërë vitit dhe është parë si një darkë vejtore, duke e quajtur atë “Our Lady of Shkodra Church Annual Volunteer Christmas Party “-
Ndërkohë, kjo është një festë e thejsht dhe e bukur ku vullnetarët e përkushtuar të kësaj kishe – tregojnë kënqaësinë e tyre, qe kan ndjer gjatë gjithë punës në aktivitetet dhe shërbimet në këtë kishë – Ata shprehin me këtë rast shumë mirënjohës për këtë darkë e vullnetarve, të dhënë ngrohtësisht nga Kisha Katolike Zoja e Shkodrës, në Nju Jork, nën kujdesin e zellshëm – për çdo vjet nga famullitari i kësaj kishe, Dom Pjeter Popaj.
I perndershmi Dom Pjeter Popaj – me tej tha ” Eshte ajo puna e juaj e palodheshme, dhe deshira qe gjate gjithe vitit, ju jeni duke sherbyer si vullnetar, andaj puna e juaj ne Kishe, meriton nje mirenjohje, nje “shperblim”, te veçante , te cilen ne e shtrojm ne emer te Kishes sone, per çdo vjet”.
Dhe, në menyre qe te vinte ne pah punen e ketyre vullnetareve, te kesaj kishe, Dom Pjeter Popaj, perdori nje shprehje amerikane, e cila thote: “Don’t tell me – show me”, pra e thene shqip “”Mos me thoni – por me tregoni”
Aktivitetin e Kishes Katolike Zoja e Shkodres, ne Nju Jork, famullitari i kesaj kishe, Dom Pjeter Popaj, gjate fjales se tij e quajti “aktivitetin e te gjithe komunitetit shqiptare”, duke e krahasur ate me disa aktivitete me te spikatuara gjate vitit qe mban kjo kishe, sikurse me Festivalin e Kenges e Valles Popullore Shqiptare ne Amerike, Karnavalet, Dita e Trashgemnise Shqiptare ne Nju Jork, Dita e Flamurit tone kombetar,dhe te tjera aktivitete.
Ai tha se çdo veprimtari kombetare ne komunitet, nuk i bejme per te “marre ne flamurin” por, per t’i sherbyer komunitetit shqiptare, mbasi pjesmarres ne keto aktivitetet jane shqiptaret e te gjitha besimeve fetare, musliman, katolik, ortodoks dhe bektashinje. Keto aktivitete sipas tij kane si qellim bashkimin me njeri tjetrin, njohjen dhe bashkepunimin , pavaresishte se kujt feje i perkasim, krahine apo vendi nga vijme.
“Ose siç thote edhe shkrimi i shenjet, tha i perdershmi Dom Pjeter Popaj : “Ata qe luten bashke – edhe qendrojne bashke”. por edhe ata qe celebrojne bashke qendrojne ashtu se bashku”.
Une, u shpreh me tej i perndershmi Dom Pjeter Popaj jame krenar qe jam prift katolik shqiptar, famullitar i kesaj kishe, dhe qe jam mes besimtareve shqiptare dhe u sherbej shqiptareve katolik. Nje kombi sipas tij qe eshte ma i miri ne bote, dhe kjo tha ai nuk eshte thjesht nje kompliment i rastit, por eshte se ne shqiptaret me te vertet e meritojme.
Si perfundimi kjo darke ashtu si dhe vitetet e kaluara ishte mesazhi qe :”Padyshim keta vullnetare do t’a perkrahin Kishen ne punen e aktivitetin e saj edhe ne te ardhmen – sikurse, edhe Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodres”, ne Harstdale – New York. do te kujdeset qe t’i perkrah ata ne jeten dhe zhvillimin e tyre, si te gjithe besmitaret e kesaj kishe.”
Darka vijoje me nje program te pasur argetimi te udhehequr nga DJ Mathew Kovovic., shoqeruar me kenge e valle nga Grupi i djemeve dhe vajzave te Grupi “Rozafa” nga Qendra Kulturore Nena Tereze e Kishes Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodres”, ne Harstdale – New York. ( Per fotografi shkoni ne adresen https://www.facebook.com/albanianchurch?fref=ts)
SHEMBULLI KOMBËTAR I LURËS MEDALION SHQIPTAR PLANETAR I VIZITËS SË BEKUAR TË ATIT TË SHENJTË
Nga Ramiz LUSHAJ/
1.Kisha katolike Shën Maria në Lurë, që mban emrin e Nanës së Jezu Krishtit, ndoshta e ngritur në shek. XV, vend pelegrinazhi i kahershëm, nga erozioni i motmoteve e i politikës antife ateiste të së djeshmes, iu kishin mbuluar themelet me dhè e barë tufalak.
Biznesmeni elitar e humanist, ing. Dod Doçi, president i “Group Lura”, ndërtimtar i fshatit turistik “Lura” në bregdetin e Durrësit, njeri i palctë, bajemirë e punëkryem, vendosi shpirtërisht me i ringrit’ këtë “Shtëpi të Zotit” me financimet e tij.
Dod Doçi, ky biznesmen i besimit katolik i Derës së Parë të Doçit në Lurë, e cakton kusherinin e vet të afërt, Sali Doçin, i besimit mysliman, për me gërmue në thellësi të tokës e me i nxjerr faqe botës themelet e kishës së vjetër Shën Maria. Gjithashtu, Sali Doçi ishte si koordinator revident e krahtar në punimet e ndërtimit fundekrye të kësaj kishe krejt të re e vërtet të bukur. Tani ky mysliman do të jetë për 10 vjet kujdestar plotor i kishës katolike Shën Maria në Lurë, edhe pasi prifti të vijnë aty, pasi ka një kontratë të tillë pagese me presidentin e kompanisë “Lura”.
Si këto tre raste të pashembullt nuk i gjen askund në glob, në kohën e sotme ku shpesh dhezèn konflikte të pashuara e të përgjakshme ndërfetare.
2.Kur filloi hapja e themeleve të reja të Kishës katolike Shën Maria në Lurë ishte një nga ditët e Muajit të Madhnueshëm të Ramazanit, i Agjërimit – një nga pesë shtyllat e Islamit. Aty shkon edhe Sheh Haliti i Lurës, krahinë me mbi 125 km2 me shumicë të besimit mysliman. E pritën shumë vllaznisht, sipas traditës lurase dhe të Derës së Doçit, të vet Dod Llesh Zef Doçit të Lurës. Të gjithë sa ishin aty i dhanë mirënjohje shpirtnore.
Sheh Haliti uroi tek themelet e kishës, e dha bekimin e tij plot mirësi njerëzore, ndërfetare: “Ju priftë e mira në ndërtimin e kësaj “Shtëpie të Zotit”! Ta gëzojmë bashkarisht gjithë Lura jonë!”.
Ai iku fytyrëqeshur. Katolikë e myslimanë të atyshëm ndiheshin të lumtur.
Ky është një tjetër shembull i pazakontë i bashkëjetesës fetare në Lurë që rrezatohet tek Kisha Shën Maria.
3.Shumkush nga filantropistë shqiptar përgjatë kohnave ka dhanë financime për ndërtime të kishave katolike po astenji rast tjetër nuk është i ngjashëm me shembullin e jashtëzakonshëm të ing. Dod Doçit i “Lura Group” në ngritjen e kishës Shën Maria në Lurë.
Me përkujdesje të tij u çpluan themelet e vjetra të kësaj kishe dhe ing. Dod Doçi me grupin projektues të firmës “Lura” në projektin e ri i lanë të paprekuna themelet e moçme (50 cm.), të cilat kisha e re i ruan ato si vlera muzeale e në funksion ritual të besimtarëve katolikë të atyhit e rrethinave.
Vet, personalisht, biznesmeni Dod Doçi, antar i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike në Tiranë, e mori Lejen Lejen për kishën e re tek Dioqeza e Rrëshenit, tek Administratori Apostulik i saj; e njoftoi për nismen e projektin edhe Selinë Metropolite – Kryedioqeza Tiranë-Durrës me Arqipeshkv Sh. T. Imzot Rrok Mirdita, ku përveçohet për mirë edhe kontributi ndihmatar i Don Gjergj Meta – Administrator i Kishës Katedrale Shën Pali në Tiranë dhe Zëdhënës i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.
Ing. Dod Doçi ia bani vet projektin Kishës së re Shën Maria. E përzgjodhi ndër gjithato projekteve të tilla në botë. Sëbashku me grupin e arkitektëve të kompanisë së tij shkoi në Lurë me i pa nga afër trollin e kishës, luginën, malet, ndërtimtarinë e atyshme. Ark. Blerta Foto, ark. Dea Gora, ing. Redrit Baholli, me përvojën e vet të mirë banë një projekt të vetin të veçantë, i tipit alpin, ku harmonizohen antikja me modernen, i rrallë, ndoshta i vetmi si ky.
Biznesmeni Dod Doçi me investimet e tij të mëdha e ndërtoi Kishën Shën Maria në
Lurë. Mjeshtrit i përzgjodhi nga ma të mirët, profesionist në ndërtime të kishave katolike në trojet shqiptare. Materialet e ndërtimit janë tanësisht natyrale. Muret krejtësisht dekorativ, me gurë gëlqeror të ardhun nga Rubiku (Mirditë) e të skalitur aty nga mjeshtrit gurëgdhendës. Gëlqerja përzihet me ranë guri. Brenda mureve të kishës ka një skelet betonarme të padukshëm për me iu përballue forcave sizmike. Dera e 12 dritaret e kishës kanë formën e një harku (qemer me çelës) karakteristikë e kullave të zonës përrreth.
Këmbana e saj, e prodhuar në Milano të Italisë, ka pamje e orientim të atillë që të dëgjohet përtej luginës së gjatë e të bukur të Lurës, në vise të rretheve fqinjë, në Mërkurth të Mirditës, etj. Ajo mban mbishkrimin e vet kushtimor: “KISHA SHËN MËRIA. DHURATË KOMUNITETIT. DOD LLESH ZEF DOÇI. LURË, 2014”.
Kisha do të ketë hapësira plotore, pasi biznesmeni Dod Doçi i ka blerë mbi tre dynym tokë për selinë e kishës, për vorret anë saj, për oborrin e livadhin e saj të madh.
Natyrisht, biznesmeni besimtar e bamirës Dod Doçi nuk është nga ata filantropistë që pasi investojnë në një objekt ia kthejnë shpinën atij. Përkundrazi: për 10 vjet, si e cekëm nelt, ka me e lanë kujdestar të besuar e të paguar myslimanin Salih Doçi me u kujdes për Kishën Shën Maria, përgjithçka në territorin e saj, për çdo gja të ditës e të perspektivës që i duhet kësaj “Shtëpie të Zotit”.
Këta shembuj përgjatë ndërtimit të Kishës katolike Shën Maria në Lurë, kryevepër bamirëse e biznesmenit Dod Doçi, nuk i gjen ndokund tjetër në botën e sotme.
4.Dod Llesh Zef Doçi i Lurës njihet si derë e besimit katolik të paktën qyshse nga shek. XV dhe ende edhe sot ndihet i tillë si besimtar i devotshëm e kontributor.
Tradita rrëfen se paraardhësi i tij i hershëm, atdhetari Preng Nikollë Doçi, ka marrë pjesë në Kuvendin e Beslidhjes së Lezhës (1444) mbajtur nga Heroi Ynë Kombëtar, epokali Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, i vlerësuari “Atlet i Krishtit” e “Mbrojtës i Krishtërimit”, Historia, mitet e legjendat flasin se Skënderbeu ishte mjaft i lidhur me krahinën lavdiplote të Lurës, pasi për besë, siguri e bujari e sillte aty një pjesë të madhe të ushtrisë së tij në kohë dimri, farkëtonte armë në Livadhin e Xharrit, ende ruhen “gjurmët e kalit” të tij në Qafë Lurë, etj.
Dera e parë e Doçit në Lurë, pasaardhës i së cilës është edhe Dod Llesh Zef Doçi, i dëshmon kohës e botës së sotme ndërplanetare një shembull ideal e praktik të jashtëzakonshëm të bashkëjetesës dyfetare katolikë e myslimanë brenda vet trungut familjar, brenda vllaznisë së tyre.
At Loro Mihaçeviq në veprën e tij “Nëpër Shqipëri 1883-1907” shkruan për Derën e Doçit – Derë e Parë e Lurës, për faktin e jashtëzakonshëm të bashkëjetesës të dyfeve edhe brenda një trungu familjar: “Në Lurë qemë në shtëpinë e Kryeplakut të fshatit, i cili e kishte vllain mysliman, njëri festonte Krishtlindjet e tjetri Bajramin, njëri fëmijët i ka pagëzuar Gjon e Pjetër dhe tjetri u ka fryrë në vesh emrat Syl e Osman”. Tevona, në kit’ Derë, Bibë Kolë Doçi – Kreu i Lurës, kërkoi nuse (Korben) për djalin e vet në Derën e Sali Stafë Carës. Miqësia u lidh me kusht: jo vetëm çika e tij po edhe fëmijët e saj që do të lindnin të merrnin besimin mysliman. Kjo u pranue dhe u zbatue prej tij. Djali i tij ishte i besimit katolik e shkonte në Kishën Shën Maria të Lurës, ndërsa grue e fëmijë i kishte të besimit mysliman e shkonin në xhami.
Kulla “Monument Kulture” e Bibë Kolë Doçit, kushërinj të afërt të Dod Doçit, ishte një familje e madhe me 31 antarë. Në vitin 1966, kur u ndanë ndërveti, degëzimi i Bibë Doçit me djemtë, Zefin (kryebashkiak në Balldre – Lezhë), Gjonin (mësues, poet e prozator) e Lleshin ishin 17 vetë të besimit katolik dhe degëzimi tjetër i Haziz Doçit me fëmijët e tij (një prej të cilëve është edhe Sali Doçi i Kishës Shën Maria) ishin 14 vetë të besimit mysliman.
Dyfetarizmin e gjejmë edhe në trungun familjar të Prengë Dedë Doçit (tjetër kushëri i afërt i Dod Llesh Zef Doçit) e kanë ruajt besimin katolik po kanë pasë martesa të përziera, edhe me myslimanë. Vite ma herët kjo familje ka lidhë miqësi me Markun e Doçin në Arrën, Laçin në Reç, Kacin në Gjur-Lurë.
5.Historianët e studiuesit dhe vet fetarët si At Gjergj Fishta, At Loro Mihaçeviq, At Domeniko Pazzi, akademikët Kristo Frashëri e Mark Tirtja, prof. dr. Shefqet Hoxha e Kahreman Ulqini, doktorant Nikollë Loka, dr. Agron Tufa, Xheladin Tollja, Ahmet Përleka, Hysen Dervishi e të tjerë thonë se lurasit myslimanë shkonin sëbashku me katolikët në kishë për Krishtlindje e Pashkë, po edhe lurasit katolikë shkonin sëbashku me myslimanët në xhami për Bajramin e Madh dhe për Bajramin e Vogël.
Në të gjithë Shqipërinë, shkruan doktori i shkencave filologjike, Agron Tufa, poet, shkrimtar e përkthyes, është përhap legjenda se gratë e krishtera kanë gatuar në të njëjtin kazan si mishin e deles dhe mishin e derrit dhe gjatë ngrënies ua kanë ndarë në sofër sipas përkatësisë fetare të secilit.
Në fund të shekullit XIX në Lurë, ku martesat me besime të ndryshme ishin të zakonshme, prof. dr. K. Ulqini thekson se u gjet ky rast: ndër katër djemtë e një familjeje, i pari dhe i treti mbanin besimin e atit, i dyti dhe i katërti besimin e nënës katolike.
Kjo bashkëjetesë në mes të krishterëve e myslimanëve është një tjetër kontribut i madh që ka dhanë Lura për qytetërimin shqiptar, europian, ndërplanetar, që Selia e Shenjtë në Vatikan e ka në thesaret e saj si model për kohën e botën e sotme.
6.Familja e Llesh Zef Doçit, babës së biznesmenit bamirës Dod Doçi, president i “Lura Group”, ishte e vetmja e besimit katolik në fshatin Sumaj të Lurës me popullsi krejt myslimane, po këta si Derë e Parë e Lurës e ruajtën deri në ditët e sotme besimin e vet katolik duke e respektuar edhe besimin e tjetrit, atë mysliman, në çdo rast e festë, çdo ditë. Si dje, edhe sot.
Biznesmeni Dod Doçi nuk është rastësisht një bamirës i ndërtimit të kishës katolike Shën Maria në Lurë, pasi ai, më 19 tetor 2003, ishte në Romë, në ceremoninë e Lumturimit të Nanë Terezës nga Papa Gjon Pali II. Nuk ishte vetëm. Me 50 vetë nga kompania e tij private “Lura” nga Shqipëria Londineze shkuan në kit’ ditë historike në Selinë e Shenjtë në Vatikan.
Lura dhe Kisha e saj Shën Maria, kryevepër bamirëse e biznesmenit besimtar e të suksesshëm Dod Llesh Zef Doçi i Lurës, janë një shembull thesar jashtëzakonshëm i bashkëjetësës fetare e humanizmit për kohërat e epokat, për Krishtërimin e Njerëzimin, si një “dritë hyjnore” shqiptare për Vizitën e Bekuar të 21 shtatorit 2014 të Atit të Shenjtë Papa Françesku I në Tiranë, në truallin shqiptar që i dha shumë Krishtërimit e pret mirënjohje ma të mëdha.
Tiranë, 16 shtator 2014
SIMPOZIUM NE NEW YORK: KOSTANDINI I MADH DARDAN, PERANDORI ROMAK QE NDRYSHOI BOTEN
KISHA KATOLIKE SHQIPTARE “ZOJA E SHKODRES” NE NEW YORK ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR :”Konstandini i Madh Dardan, Perandori Romak që ndryshoi botën”/
Me rastin e 1700 vjetorit të Ediktit të Milanos,në nder të ilirit Konstantinit i Madh, Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” organizon Simpozium shkencor :”Konstandini i Madh Dardan, Perandori Romak që ndryshoi botën”. Veprimtaria shoqerohet me Koktejl.
Më 1 qershor 2013
Duke filluar në ora 6:30 pas dite
Në Qendrën “Nëna Tereze”
361 West Hartsdale Avenue
Harsdale, New York 10530
Kumtuesë:
Prof. Shinasi Rama: “Letra e Konstantinit: Një kthesë kritike në historinë e Romës”
Prof. Gjon F. Ivezaj: “Edikti i Milanos – Dokumenti i Perandorit ilir Konstandini që ndryshoi historinë e Perëndimit”
Hyrja: F a l a s
Për informata telefononi 914-761-3523 ose 718-654-2302