• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUJTESE-Zgjedhjet lokale në Komunën e Tuzit, 3 mars 2019

February 19, 2019 by dgreca

1 koalicioni-TuzPas hyrjes në fuqi të ligjit për statusin e Komunës së plotë të Tuzit do të zhvillohen zgjedhjet lokale me 3 mars 2019. Ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm, sepse përcakton nëse shqiptarët do të qeverisin në këtë komunë, ku përbëjnë shumicën e popullsisë. Kryetari i Komunës zgjidhjet me shumicë të thjeshtë nga Këshilli Komunal (Parlamenti i Tuzit). Në zgjedhjet e v.2017 partitë shqiptare nuk arritën të merrnin shumicën e votave. Arsyeja kryesore ishte kandidimi me tre lista të ndryshme, çka solli përçarje dhe rrjedhje votash, duke krijuar indirekt avantazh për partitë e tjera. Megjithëse me angazhimin e MEPJ-së u mundësua një Deklaratë për Bashkëpunim paszgjedhor mes partive politike shqiptare. Partitë nuk iu përmbajtën asaj. Aktualisht, shpërndarja e 32 mandateve për Këshillin Komunal të Tuzit është si vijon: Partitë shqiptare 12 vende dhe partitë malazeze dhe ajo boshnjake 20 vende. Kjo i ka mundësuar partive malazeze të caktojnë edhe drejtuesin e Komunës. Partitë Shqiptare Partitë malazeze dhe të tjerat Alternativa Shqiptare (ASH)- 7 vende Partia Demokratike Sociale (DPS)-15 Lidhja Demokratike Shqiptare (LDSH)- 3 Partia e Boshnjakëve (PB)-3 Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH)-2 Partia Socialdemokrate (SD)-1 Partia Demokrate (DP)-1 Totali: 12 Totali 20 Si rezultat i kërkesës së vazhdueshme nga Tirana zyrtare dhe Diaspora për t’u bashkuar, por edhe si ‘mësim” nga dështimet elektorale në të kaluarën, më 30 janar 2019 në Tuz, tre subjektet politike kryesore shqiptare (Alternativa Shqiptare-ASH, Lidhja Demokratike Shqiptare-LDSH dhe Unioni Demokratik Shqiptar-UDSH) nënshkruan një Deklaratë mbi koalicionin parazgjedhor “Forumi Shqiptar” me sloganin “Malësia në bashkon”. Kjo mundëson kandidimin me një listë të vetme, çka mund të maksimizojë votat e tyre. Institucionet qendrore të Shqipërisë dhe Diaspora e kanë përshëndetur këtë nismë. Tre drejtuesit janë Nik Gjeloshaj (ASH), Nikollë Camaj (LDSH) dhe Fadil Kajoshaj (UDSH). Ndërkohë DPS ka kandiduar me një listë të përbërë kryesisht nga shqiptarë. Në vendet e para janë vënë të rinj, pa ndonjë karrierë të veçantë. Kjo me shumë gjasa është diktuar nga skandalet korruptive, në të cilat është përfshirë DPS së fundmi. Nisur nga eksperienca e zgjedhjeve të kaluara, DPS pritet të bëjë fushatë të fortë, duke përdorur edhe instrumente që nga partitë politike shqiptare atje cilësohen si jo të ligjshme: favorizime në punësime, blerje votash, presione për largime nga puna, etj. Sipas sondazheve të bëra së fundmi rezulton se Koalicioni “Forumi Shqiptar” merr 14 vende, ndërsa partitë e tjera 18 (DPS-12, Boshnjakët-2, Socialdemokratët -2, Demokratët-2). Synimi i partive shqiptare është 15-16 mandate. Rëndësia e koalicionit: Rrit dukshëm mundësitë për një rezultat pozitiv të partive shqiptare. Edhe nëse nuk rezulton fitues, të paktën bëhet faktor vendimtar në caktimin e Kryetarit të Komunës. Pakëson rrjedhjen e votës në favor të partive të tjera, duke maksimizuar votat në favor të spektrit politik shqiptar. Shtron terrenin për një bashkëpunim edhe në të ardhmen (zgjedhjet lokale në Ulqin dhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në v.2020.) Jep mesazhin e qartë se partitë shqiptare bashkëpunojnë edhe përtej dallimeve krahinore dhe fetare (problem prej kohësh). Krahas kësaj, duhet punuar që koalicioni mos të ketë efekte negative dhe kundërproduktive: Koalicioni parazgjedhor nuk duhet të krijojë përceptimin e fitores së natyrshme dhe të shkaktojë tek elektorati shqiptar pasivitet, indiferencë dhe braktisje të votimit. Duhen shmangur pakënaqësitë e ndonjë grupi votuesish për shkak të bashkimit të partive në një koalicion, në një kohë kur grindjet dhe mosmarrëveshjet kanë qenë të thella dhe shumë të shtrira në kohë. Duhet shmangur vlerësimi klishe “të gjithë qënkan njësoj”. Angazhimi i medias Mediat kryesore në nivel kombëtar mund të angazhohen përmes reportazheve, intervistave dhe emisioneve të formateve të ndryshme për një pasqyrim sa më pozitiv të fushatës së “Forumit Shqiptar”. Drejtuesve të koalicionit t’u krijohet hapësira e nevojshme për të shpalosur qëndrimet e tyre. Synimi kryesor është sensibilizimi i votuesve për pjesëmarrje në votime, si dhe kanalizimi i votave të tyre për Forumin Shqiptar”. Gjatë Samitit të Diasporës (28 shkurt-2 mars) media të ketë në fokus edhe fushatën zgjedhore në Tuz.

Kontakte: Nik Gjeloshaj – tel: 0038 26 90 66663 Nikollë Camaj-tel: 0038 26 90 21151 Fadil Kajoshaj- tel: 0038 26 98 70807

Filed Under: Rajon Tagged With: Komuna e Tuzit, Kujtese, zgjedhjet

VATRA PËRSHËNDET KOALICIONIN PARAZGJEDHOR PËR KOMUNËN E TUZIT

February 5, 2019 by dgreca

1 Pashko CamajNga Dr. Pashko CAMAJ/

Memorandumi

Shpesh e ndëgjoimë thënjen ‘ma mirevonë se kurr!’Kjo gjë mund të thuhet edhe për marrëveshjen mbi formimin e koalicionit të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale në Komunën e sapoformuar të Tuzit (Malësis).  Eshtë ky një vendim i drejtë që ka potencial që t’u kontribuojë jo vetëm banorëve tëMalësisë, por dhe pozitës së gjithë shqiptarëve në Mal të Zi.

Në opozitë sot apo dhe në pozitë nesër, një bashkëpumin i sinqertë dhe angazhim per te mirën shoqërore e kombetare, ështe e vetmja mënyrë që të ndihmojnë dhe përmirësojnë pozitën tonë në Malësi.

Memorandumi i bashkëpunimit i hartuar dhe nënshkruar nga forcat politike shqiptare: ASH, LDSH dhe UDSH i shërben drejtëpërdrejtë interesave Kombëtare. Në fund të fundit qëllimi i forcave politike nuk është qëllim në vetëvete marrja e pushtetit, por edhe mbrojtja e interesave kombëtare. Forumi Shqiptar i krijuar nga tri forcat politike shqiptare me qëllim të përbashkët, është një lëvizje e zgjuar që duhet të finalizohet me sukses me 3 Mars në ditën e  zgjedhjeve.

Prandaj, në emrin tim personal, dhe si perfaqësues i Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”, dëshiroj të përgëzoj udhëheqesit politik shqiptar nga Malësia, për vigjilencën politike dhe për angazhimin që  treguan ndaj Malësisë.  Ky hap i tyre dëshmoi se malësorët  duan dhe dijnë të bashkëpunojnë kur e lyp nevoja.  Mbetemi me shpresë se ky bashkëpunim do të jetë frytdhënës dhe afatgjatë, e po ashtu edhe se do të sherbejë si shembull i mirë shqiptarëve kudo që jetojnë. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm t’i përkrahim dhe t’u dëshirojmë sukses në zgjedhjet e 3 marsit, dhe në administrimin e Malësisë dhe për tëmirën e gjith banorëve te saj!

Me respekt,

Pashko R. Camaj, Dr.PH

Shef i Kabintetit tëPresidentit të Fedrates Panshqipatre-Vatra

Filed Under: Politike Tagged With: dr. Pashko Camaj, Koalicioni parzgjedhor, Komuna e Tuzit, Vatra

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT