• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ish skenderbegasit festuan pervjetorin në Nju Jork

March 28, 2018 by dgreca

1 ushtarakShoqata e Ish Ushtarakëve Që përkujtoi 73- Vjetorin e Shkollës Së Mesme Ushtarake “Skënderbej”/

1 gezimiNga Keze Kozeta Zylo/Në mjediset e Sheraton Brooklyn, New York Hotel, Shoqata Shqiptaro Amerikane e ish Ushtarakeve “Skënderbej” u mblodh për të përkujtuar me nderime 73 vjetorin e shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej”.

1 faqe 1

Familjet e nderuara të ish ushatarakëve vinin grupe-grupe për të festuar këtë ditë të shënuar që ka aq shumë lidhje me kujtesën e tyre të punës dhe të jetës.Është nje shoqatë e krijuar rishtaz dhe që medoemos do të ketë një ndikim të dukshëm në Diasporë për promovimin e vlerave, të kulturës ushtarake dhe kombëtare si dhe traditat e mrekullueshme shqiptare. Kryetari i shoqatës se ish ushtarakëve “Skënderbej” së bashku me n/kryetarin z.Mark Qehaja përshendesnin dhe iu uronin mirëseardhjen të gjithë pjesëmarrësve.Shume ushtarakë takoheshin pas kaq vitesh me njeri tjetrin dhe këto ishin supriza të këndshme dhe një shprehje e miqësisë dhe vëllazërisë.Aktiviteti u moderua nga shkruesja e këtij reportazhi e cila e filloi si më poshtë:Përshëndetje, përshëndetje të dashur anëtarë të shoqatës shqiptaro amerikane te ish ushtarakëve “Skënderbej” dhe ju bashkatdhetarë të nderuar!Unë quhem Kozeta Zylo bashkëshortja e inxhinierit ushtarak, ish skënderbegasit, kolonel Qemal Zylo dhe kryesia më ka vendosur të moderoj aktivitetin që do të organizohet sot.

Ndonëse kam moderuar shpesh aktivitete, por këtë aktivitet e kam shume të vecantë, e kam me emocion, sepse i ka rrënjët thellë në mbrojtjen e Kombit, dhe prej andej marrim dritën e atdhetarizmit të flaktë që ka qenë ngjizur në shpirtin tuaj të zjarrtë.Aktiviteti i pare i shoqatës fillon me një ngjarje të rëndësishme për Kombin, me përkujtimin e 73 Vjetorit të krijimit te Shkollës ushtarake “Skënderbej”, një ndër shkollat më prestigjioze dhe plot krenari për Kombin ose siç është quajtur shpesh në media, fidanishtja e ushtrisë.  Puna dhe gadishmeria juaj na bënte të ndiheshim të qetë, sepse ju keni qenë siç thotë  Churchilli: “Ne flemë në mënyrë të sigurt gjatë natës, sepse ushtarakët janë të gatshëm të ndalojnë dhunën ndaj atyre që duan të na dëmtojnë”.  Shkolla “Skënderbej” ose gjimnazi “Skënderbej” e kishte rritur dukshëm autoritetin e tij në shumë konkurse, duke qenë dëshmitare e shumë konkurseve që janë zhvilluar në kryeqytet si mësuese në gjimnazet e Tiranës, shpesh merrnim informacion që Shkolla Skënderbej fitonte konkurset në rang kryeqyteti dhe kombëtar dhe kjo nuk mund të harrohet dhe as që mund të mohohet prej të gjithëve.

Shkolla “Skënderbej” kishte të njejtin program me gjimnazet, por dallohej se mësonte  dhe lëndët ushtarake qe zhvillonte dhe i përgatiste shumë më mirë për jetën dhe mbrojtjen e Kombit.   Për këtë histori aq te vyer të një shkolle që ka nxjerrë figura të elitës kombëtare do të flasin ish skënderbegas të cilët janë caktuar në program.

Ky aktivitet i rëndësishëm i rrit karatin shoqatës shqiptaro amerikane të ish ushtarakëve “Skënderbej”, sepse përkujton historinë e arsimit ushtarak që fillon konkretisht me Shkollën ushtarake Skënderbej, shkollë që ka mbajtur emrin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skanderbeg.  Ne jemi në vitin e Tij, vit që është shpalluar nga qeveria shqiptare si vit i Skënderbeut në 550 vjetorin e vdekjes së Tij.  Ju jeni të nderuar dhe të privilegjuar që keni mbaruar shkollën “Skënderbej” dhe për më tepër tani e keni si medaljon nderi duke e pagëzuar shoqatën tuaj të ish ushtarakëve me emrin më të Madh ndër shekuj me Gjergj Kastriot Skanderbeg.

Programi në përkujtim të 73 Vjetorit të Shkollës ushtarake “Skënderbej”

Të gjithë pjesëmarrësit u çuan në këmbë për të kënduar Hymnet  kombëtare të dy shteteve të Shqipërisë dhe Amerikës.  Hymni shqiptar u interpretua nga Gëzim Nika Mjeshtër i Madh.Pas hymneve fjalën e mori Kryetari i Shoqatës Shqiptaro Amerikane të Ish Ushtarakëve “Skënderbej” z.Bashkim Shehu i cili hapi aktivitetin në përkujtim të 73 vjetorit të shkollës “Skenderbej”.

Të nderuar pjesëmarrës,

Të nderuar anëtarë të Shoqatës së Ushtarakëve në Rezervë dhe në Lirim,

Të nderuar familjarë dhe miq të ftuar,

Zonja dhe Zotërinj,

Më lejoni që në emër të Shoqatës së Ushtarakëve në Rezervë dhe në Lirim t’ju uroj mirëseardhjen në këëë takim ceremonial pune.  Ju faënderoj për kohën që ju keni planifikuar të shpenzoni me ne, për dëshirën për të na dëgjuar dhe vullnetin për të na mbështetur.Në mënyrë të veçantë dua të falënderoj anëterët e Këshillit Themelues, ata që më 10 Dhjetor 2017 u mblodhën dhe vendosën të krijojmë këtë Shoqatë.  Do të dëshiroja të ngrihen në këmbë dhe t’i përshëndesim me një duartrokitje.  Kanë kaluar diçka më shumë se 3 muaj dhe numri i anëtarëve të shoqatës është pothuaj dyfishuar.

Në konceptin tim  numri i pjesëmarrësve është i rëndësishëm, por më e rëndësishme është që puna jone të përmbush shpresat dhe aspiratat e anëtarëve dhe familjeve të tyre.Siç edhe e kemi shpallur ne krijuam këtë shoqatë për të patur mundësi të ndihmojme njeri tjetrin  ne ingranimin sa më shpejt dhe sa më mirë në shoqërinë amerikane. Fale mundësive të z.Perparim Sehitaj anëtar i kryesisë së shoqatës ne i kemi shpallur disa mundësi punësimi. E falënderoj në menyrë të veçantë Përparimin për këtë. Jam i bindur se mund dhe do të bëjmë shumë më tepër në këtë drejtim.E ngritëm këtë shoqatë për të qenë pranë njeri tjetrit në momente gëzimi apo hidhërimi, për të patur mundësi të bisedojmë problemet me njeri tjetrin, dhe për të ndihmuar bizneset e njeri tjetrit. Zoti nuk e ka krijuar njeriun perfekt, të gjithë ne kemi të meta dhe dobësi. Por kjo shoqatë mund të funksionojë vetëm në se ne shohim vlerat pozitive tek njeri tjetri, i pranojmë ata dhe përpiqemi t’i çojmë përpara. Nëse ne do të fillojmë dhe gjykojmë njeri tjetrin në bazë të thashethemeve, në bazë të mërive apo zënkave të së shkuarës, ne do ta shkatërrojmë atë.

U ndjemë të gjithë si në shtëpinë tonë kur festuam ditëlindjen e Bujar Hasanit, sekretarit të shoqatës, dhe jemi të gatshëm të organizojme festa te tilla për çdo anëtar të shoqatës që dëshiron ta ndajë këtë kënaqësi me ne.E ngritëm këtë shoqatë për të qenë të bashkuar jo vetëm midis nesh, ushtarakëve apo civilëve që kanë punuar për ushtrinë shqiptare, por për të qenë së bashku edhe me shqiptarët e trojeve shqiptare jashtë kufijve shtetëror të Republikës së Shqiperise.  Sot ju deklaroj me kënaqësi se dallëndyshja e parë fluturoi dhe gjeti folenë e saj në këtë shoqatë, ne kemi Faton Zogejani anëtarin e parë të shoqatës që vjen nga Fushë Kosova, afër Prishtinës, përfaqësues i një familje ushtarakësh.  Le t’i përshëndesim me duartrokitje.

E ngritem këtë shoqatë që të kemi një mundësi që në një të ardhme të vemë në jetë atë çka Noli i madh ka shkruar si:

“Mbahu Nëno mos ki frikë/ se ke djemtë në Amerikë”!…

Në saj të punës të inisiatorit të parë të krijmit të kësaj shoqate Veri Talushllari, ne kemi kontakte dhe shkëmbejmë infromacione me Shoqatën Simotra tona në Pensilvania, dhe Shoqatën e Ushtarkëve në Rezervë në Tiranë.  Petrit Zani, kryetari aktual i shoqates simotër në Philadelfia ka ndihmuar në menyre të posaçme ne ditet e para të krijmit të shoqates sonë. Unë i jam shumë mirënjohës kontributit të tij, dhe në emrin tuaj i premtoj se bashkëpunimi midis nesh do të jetë një instrument i rëndësishëm në arritjen e qëllimeve tona. Sapo të marrim miratimin nga organet kompetente, do te vendosim kontakte me Shoqatat Simotra Amerikane si edhe me shoqatën Atlantiku në Brooklyn. Nëpërmjet bashkëpunimit me to ne do të vendosim si mund të kontribojmë dhe si mund të lobojmë në favor të interesave kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës si shtete, dhe Shqiptarëve si Komb.Unë me mburrje u deklaroj se në radhet tona ne kemi individë që kanë udhëhequr në detyra shumë të larta forcat tona të armatosura, sic është Admiral Muharrem Kucana, kemi përfaqësues nivelit të lartë të mendimit shkencor ushtarak, sic është Kolonel Prof. Doc. Gëzim Mustafaj, kemi personalitete të kulturës kombëtare shqiptare sic janë themeluesit e  Televizorit Shqiptar “Alba Life” si dhe të shkollave shqipe në Staten Island, Brooklyn, Manhattan dhe Queens, Kozeta dhe Qemal Zylo.  Po kështu me krenari po ju them që këtë takim po e organizojmë në restorantin e hotelit Sheraton, që zotërohet dhe menaxhohet nga vëllezërit Myzafer dhe Zamir Vejuka, bisnesmenë të shquar të komunitetit shqiptar në New York.

Me lejoni t’i përshëndes në menyrë të vecantë të lartpërmendurit dhe t’u premtoj atyre që ne si shoqatë do të mbështesim dhe promovojmë punën e tyre me të gjitha mundesitë qe do të kemi.

Në konceptin tim personal ju meritoni titullin më të lartë shqiptar, atë të Nderi të Kombit.

Ne do të punojmë që kjo të bëhet realitet.

Meqë është rasti unë ju bëj të ditur se shoqata jonë akoma nuk ka marrë miratimin zyrtar për të ushtruar aktivitetin normal. Për këtë ne si kryesi kemi vendosur që të mos fillojë mbledhja e kontributeve të anëtarëve të shoqatës, si edhe të mos pranojmë donacione të ndryshme.

Unë do t’ju lutesha të gjithë dashamirëve tanë që donacionet që kanë menduar të na dhurojnë t’i drejtojnë tek shoqata simotër e jona në Philadelphia, pasi ata kanë hapur një fushatë mledhjesh fondesh për blerjen e një godine për shoqatën e tyre.  Unë personalisht do të kontriboj duke u dhuruar $100.

Po kështu unë do t’ju sugjeroj të gjithë antarëve të shoqatës dhe familjeve të tyre të ndjekin koncertin e 10 vjetorit të Krijimit të Televizonit Shqiptar “Alba Life” si  dhe 10 vjetorin e Shkollës Shqipe. Pagesa është $40 për person, është nje kontribut minimal që ne japim në ndihmë të kulturës shqiptare, në ndihmë të traditave dhe të ardhmes së saj, pra në ndihmë të së ardhmes sonë, të fëmijëve tanë.

Së fundi jo më kot  kemi përcaktuar të përkujtojmë përvjetorin e Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”sot në takimin tonë të parë.

Kontributi i kësaj shkolle është padyshim historik, kjo shkollë do të mbetet në faqet e lavdishme të historisë së kombit ë

Zonja dhe Zotërinj,

Me lejoni qe Takimin e Parë të Punes ta deklaroj të hapur.

Në emër të skënderbegasve më të vjetër foli ushtaraku Miltjadh Papadhima i cili foli me nostalgji dhe plot krenari për shkollën ushtarake.  Kanë sjellë kujtimet e tyre dhe ish skënderbegasit si pedagogu, Kolonel Qemal Zylo i cili kishte mbaruar shkëlqyeshëm dhe kishte marrë dy vite bashkë në shkollën e mesme ushtarake “Skenderbej”, ish skënderbegasi Veri Talushllari njëkohësisht dhe nismëtar i formimit të shoqatës, ushtaraku dhe pedagogu Ilir Shalari të cilët përshëndetën krijimin e shoqatës dhe njëkohësisht sollën kujtimet e tyre të freskëta për vitet e shkollës.  Ndërsa Gëzim Ejlli surprizoi duke sjellë albumin e fotografive që kishte ruajtur në ato vite të shkollës ushtarake.Në emër të Forumit të ushtarakëve në Filadelfia përshëndeti z. Petrit Zana i cili foli me dashuri dhe respekt për ushtarakët si dhe për punën e Forumit të usharakëve në Filadelfia dhe lidhjet me shoqatën “Bijtë e Shqipes”, ku po bëhet një punë e madhe për të mbledhur fonde për të blerë godinën në shërbim të shoqatës.

Fjala e ish ushtarakut Mark Qehaja n/kryetar i shoqatës

Kanë kaluar 73 vjet nga 28-Marsi 1945 kur për herë të parë u hapën portat e shkollës ushtarake “Skënderbej” në Tiranë. Kjo shkollë është e njohur në historinë e arsimit të mesëm për cilësinë e mësimdhënies për disiplinën dhe orientimin drejt së mirës e progresistes.  Ishte fillimi i shtatorit 1975 kur nga të gjitha anët e Shqipërisë erdhën rreth 250 adoleshentë.  Por shkollën që na priste e gjetëm të pjekur e të formuar më së miri. Në bangat e saj kishin maturuar suksesshëm shumë breza duke shkruar histori në fushën e arsimit dhe të edukimit. Pothuajse një gjysmë shekulli 41 vjet që kur lamë bangat e saj, duket dhe është kohe e gjatë kur e artikulon, por vitet rrodhën shpejt, rrjedha e tyre ndoshta ka zbehur imtësi nga kujtesa, por asgjë nga shoqëria, nga mirënjohja për gjithcka që na dha ajo shkollë e madhe, asgjë nga nderimi për edukatorët e mësuesit tanë të mrekullueshëm. Ata ishin ndoshta shumë të rrallë si dhe në kohët pasardhëse, për nga aftësia profesionale, takti pedagogjik. Shqetëimi i përhershëm për të na dhanë dije të gjera e të qëndrushme, për të na orientuar me shumë kujdes në prirjet tona, për të na bashkuar me dashuri të ndersjelltë, për të na dhënë qytetari kulturë e atdhedashuri të zjarrtë.

Nuk i kemi haruar kurrë, dhe u jemi mirënjohës me shumë sinqeritet dhe atyre që na dhanë shkallë shkallë edukatën ushtarake dhe dashurinë për këtë profesion të vështirë, por fisnik.Ne morëm arsim, specializim, grada e detyra të larta, por përpara tyre si edhe përpara profesorëve, kurdoherë jemi përulur me nderim. 44 vjet më përpara u shpërndamë për të ndjekur arsimin dhe kualifikimet e mëtejshme, por u shpërndamë për të mos u harruar kurrë, dhe kështu ndodhi vërtetë. Një pjesë vijoi në grupe specialiteti duke qenë përsëri afër.

Herë herë jemi takuar në veprimtari të përbashkta a në vendet të njejta pune, jemi takuar edhe rastësisht, por gjithmonë si vëllezër. E kjo na mbush me kënaqësi e krenari. Por brengosemi thellë për faktin se disa nga shokët tanë, nuk do të mund të vijnë kurrë me ne në festimet jubilare, nuk do te jenë dhe disa nga pedagogët dhe komandantët tanë të mirë pasi janë ndarë nga jeta. Shpirtërisht do t’i kemi pranë gjithmonë. Koha prej 44 vjetëve kur u konsideruam të maturuar per ne nuk mbeti thjesht një fakt për t’u kujtuar në jetë shkrimet tona. Edhe pse morëm drejtime, profesione e detyra të ndryshme mbetëm gjithnjë ata shokë të afërt, të sinqertë si atëhere po aq solidarë e dashamirës. Rritjen dhe aritjet e njeri tjetrit i pamë me krenari si të tonat, larg cdo ambicje, individualizimi, a karrierizmi negativ. Nuk pamë as nga pikat e ulta as nga pikat të larta, por si shokë Skënderbegas tipik me marrëdhënie cilësisht të vecanta e midis nesh, por dhe me të tjereë, pa shkelur asnjë normë ligjore, shtetërore apo shoqërore. I fituam keto cilësi të shquara njerëore në atë mijedis e në ato banka na i dhanë pa kursim e me zotësi edukatorët tanë dhe të gjithë ata qëpunuan në atë instuticion tëshquar deri në lavdi. Ne a vlerëuam kujdesin e perparsit qe na jepte shteti dhe sistemi arsimore ushtarak. E ne cdo rrethane te veshterëise a të suksesit kishim nëmendje dhe ne shpirt motivin e te qenit skënderbegas. Per afro 50 vjet kemi thanë jo pa mburrje se kemi kryer shkollën ushtarake skënderbeje kur kan qen komandant, Mikel Janku, Ligor Cifligu, Hasan Gjata, Ukë Ismaili, Muharem Babo, Aqif Muca, Baci Braka,

Po kështu themi se morëm maturën dhe e quajmë për ndere që kemi qenë mxënës të Ali Nevirit, Liri Gjiknurit, Aferdita Cobonit, Gjylizore Cicos, Aida Kozelit që na mësuan aq mirëna shtruan kërkesa të larta e na ndihmuan ti kapërcejmë, na dhanë me dashuri e përkustim arsimin e mesëm shumë cilësorëdhe edukatën e shëndoshë që na vlejti aq shumë këto vite

Duke qenë një nga sportistët e shkollës dhe të“Partizanit”, besoj dhe në emrin e sportistëve të tjerë e të çdo nxënësi prej nesh shpreh një mirënjohje të veçantë për mësuesit tanë të edukimit fizik, Besnik Kurshumi, Iliaz Dingu, Ndrek Aliaj, Bashkim Lika, të cilët na lidhën në botën e madhe të sportit dhe na dhanë një përgatitje aq të shëndetshme që na shoqëroi e na vlejti gjithë këto vite.

Ndërkaq ne ua shpërblyem mësuesve, komandantëve, punonjësve të palodhur e sidomos kujdesit të shtetit jo vetëm me mirënjohje, por dhe duke punuar me ndershmëri e aftësi kudo. Me shumë kënaqësi pohojmë sot para edukatorëve tanë se, të gjithë shokët ruajtën figurëm dinjitoze, të pastër dhe nuk u përlyem me asgjë negative. Morëm diplomën e maturimit në vitin 1979, por nuk reshtëm së mësuari asnjëherë në këto vite, edhe si prind, gjyshër, për të qenë si atëhere në vijë të parë, sic qe e tërë shkolla jonë. Realisht nuk mund të ishim te barabartë për arsye individuale a rrethanore, por në të vërtete disa qenë të suksesshëm në detyra ushtarake (të mirë ishim të gjithë). Rasti me jep të drejten të përmend disa nga shokët si, Agron Llakaj, Suri Hoti, Sokol Qehaja, Avni Hajdarmataj, Pjerin Nushi, Vladimir Katana, Zef Gjeci, Ylli Bulku, Bardhyl Murati, etj.Rroftë 73 vjetori i shkollës ushtarake “Skënderbej”

***

Lindja dhe zhvillimi i arsimit dhe shkollës ushtarake si dhe roli i saj në formimin e lidershipit ushtarak shqiptar.

Nga Kolonel Prof.Dr.Gezim MUSTAFAJ

Historia e arsimit ushtarak shqiptar është një rrugë plot sakrifica e mundime, është pjesë e rëndësishme e historisë së kombit tonë. Kërcënimi i përhershëm shekullor i pushtimit nga agresorët e huaj, nevoja e mbijetesës dhe e ekzistencës ndaj asimilimit si komb, si dhe mbrojtja e territoreve autentike i kanë mësuar dhe diktuar popullit shqiptar krijimin dhe zhvillimin e një tradite të pasur luftarake.

Në shoqërinë skllavopronare, si rrjedhojë e interesimit të familjes për një edukim të organizuar të fëmijëve të tyre, nisën të lindnin institucionet e posaçme dhe madje shkollat ku edukimi bëhej në mënyrë të organizuar dhe të përparuar për kohën1. Baza për edukimin ushtarak të masave të të rinjve mbeti edukimi tradicional ushtarak, përmes të cilit u bë përgatitja dhe afirmimi i prijësve dhe i drejtuesve ushtarakë të vendit. Epoka e Skënderbeut shënoi kulmin e këtij procesi, ku edukimi ushtarak fitoi tipare të reja me elemente të edukatës shumë të qartë ushtarake. Në ushtrinë e Skënderbeut zhvilloheshin stërvitje të ndryshme, praktikoheshin lojëra ushtarake, bëheshin gara, ndërmerreshin aksione etj. Më pas në shekujt XVII-XIX, në kohën e shtet pashallëqeve të mëdha shqiptare të Shkodrës dhe Janinës ndeshen elemente dhe madje, institucione të veçuara të edukimit dhe të arsimimit ushtarak. Më të dukshme e më të qarta elementet e arsimimit ushtarak ndeshen në pashallëkun e Janinës, ku u ngrit shkolla e artilerisë (në Bonila), duke vënë në mbështetje të saj fonde të posaçme për bazën materiale, programet dhe stërvitjen e frekuentuesve që ishin djem vendas.

Arsimi ushtarak shqiptar në mënyrë institucionale u pa dukshëm pas Shpalljes së Pavarësisë më 1912. Në vitin 1919, me formimin e Qeverisë së Përkohshme të Durrësit, për nevojat e organizimit dhe drejtimit të xhandarmërisë shqiptare u hap në Tiranë një shkollë e posaçme me një program 6-mujor, që do të përgatiste oficerë dhe xhandarë mbi bazën e kurseve afatmesme. Shkollat ushtarake u bënë pjesë e përhershme e strukturës organizative të Forcave të Armatosura. Ato vazhduan të përcaktoheshin mbi bazën e ligjeve të shtetit.

Më 1 nëntor 1928 u përurua Shkolla Mbretnore Ushtarake dhe më 15 tetor të po atij viti Shkolla e Artilerisë. Arsimi ushtarak shqiptar në këtë periudhë, ndonëse pati rritje si në numër dhe në përmbajtje nuk e kaloi nivelin e kurseve njëvjeçare. Megjithatë ky arsimim me arritjet, kufizimet e mangësitë e tij ndihmoi në njëfarë mase, në kompletimin e ushtrisë shqiptare me oficerë e nënoficerë, që drejtuan jetën e veprimtarinë e organizuar të saj. Një tjetër shkollë që vazhdonte punën e saj në vitet tridhjetë ishte ajo e Nxënësve Oficerë të Plotësimit (Shkolla e Plotësimit) me qendër në Tiranë, e cila frekuentohej nga maturantët e shkollave të mesme ose dhe nga studentët e diplomuar në degë të ndryshme, nëpunës etj. Po ashtu, qysh prej vitit 1929, funksiononte Shkolla e Perfeksionimit të Oficerëve, po në Tiranë, në të cilën vinin për të plotësuar e shtuar dijet e tyre profesionale oficerë të niveleve të ndryshme, pas së cilës jepej edhe grada pasardhëse. Shkolla e kësaj periudhe, në tërësi jepte njohuri të përgjithshme ushtarake, por kishte edhe shkolla me prirje specialiteti si Shkolla e artilerisë në Durrës apo Shkolla e xhandarmërisë në Burrel.

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) ishte një periudhë e rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Në këto vite u “derdh” përvoja shekullore, ku u nisën rrugë të reja zhvillimi për artin e luftës, siç ishin krijimi, organizimi dhe përgatitja e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Ngritja dhe organizimi i kësaj ushtrie në kushtet e ndërlikuara e të rënda ekonomike e ushtarake të pushtimit nazifashist të vendit tonë përbënte një detyrë komplekse e parësore të strategjisë së kësaj lufte.

Zgjerimi i luftës, rritja e formacioneve partizane si dhe detyrat e mëdha që shtroheshin para tyre në prag të çlirimit të vendit kërkonte përsosjen e kuadrit ushtarak të dalë nga lufta në mënyrë më të organizuar. Në këtë situatë, më 8 nëntor 1944 u hap kursi i parë i perfeksionimit të oficerëve  në qytetin e çliruar të Beratit. Në këtë kurs do të merrnin pjesë nënkomandantët e batalioneve dhe të kompanive të Divizioneve I dhe III e të disa Brigadave. Hapja e këtij kursi shënonte rifillimin e përgatitjes së organizuar të kuadrit të saj. Në kursin e parë morën pjesë 220 pjesëmarrës.

Shtabi i Përgjithsëm i UNÇSH më 8 dhjetor 1944 u dërgonte njësive të ushtrisë një letër, ku theksohej që të bënin gati partizanë 12-15 vjeçarë për t’i dërguar në shkolla.

Më 28 mars 1945 në Tiranë do çelej “Shkolla e pionierëve të Luftës”. Nxënësit e parë ishin 200 partizanë të vegjël midis tyre dhe 7 vajza. Në vitet që pasuan numri i nxënësve do të rritej ndjeshëm. Nxënësit e parë mësimin e filluan në ndërtesat gjysmë të prishura nga lufta. Klasat dhe fjetoret e tyre ishin sheshet dhe fushat e stërvitjes. Më tepër në programe kishte stërvitje se sa mësime torike. Ata përgatiteshin si kuadro të Ushtrisë, në vitet e para pas çlirimit të atdheut.

Me urdhër, Nr. A 1-85, datë 11 shkurt 1947, shkolla e Pionerëve të Luftës mori emrin Shkolla Ushtarake “Skënderbej”. Vendosja e këtij emri ishte nder dhe respekt që ju bëhej brezave të rinj ushtarakë.

Shkolla nisi veprimtarinë në garnizonin ushtarak të Laprakës e më pas tek Regjimenti i Ndërlidhjes e, së fundi, u vendos në ishe kompleksin e shkollave ushtarake.

Në mjediset e shkollës kurdoherë u tregua kujdes që skënderbegasve t’u krijoheshin të gjitha kushtet e mundësitë për studim e stërvitje. Nga viti në vit kushtet dhe procesi mësimor edukativ erdhën duke u përmirësuar. Deri në vitin 1953, skënderbegasit morën arsim 7-vjeçar, disa klasë të mesme dhe njohuri ushtarake.

Në vitin 1953 u krijuan laboratorët për fizikë dhe kimi. Po në këtë vit u vendos që Shkolla “Skënderbej” të bëhej shkollë plotësisht e mesme e arsimit të përgjithshëm, duke përfshirë në të edhe lëndë të karakterit formal ushtarak. Të tilla lëndë ishin përgatitja rreshtore, njohje e rregulloreve të jetës ushtarake, si të jetës së brendshme, të shërbimit dhe të disiplinës, përgatitje zjarri, njohuri në përdorimin e armatimit të lehtë dhe automobilizëm.

Në tërë veprimtarinë e saj kjo shkollë kishte një trupë pedagogjike të përgatitur dhe me nivel. Mësuesit dhe oficerët ishin shumë këmbëngulës dhe të përkushtuar. Shumica e tyre kishin studiuar e mësuar në shkollat e huaja, si në Itali, Gjermani, BS, Austri etj.

Si shkollë e mesme e përgjithshme bëhej kujdes i madh që të mësohej mirë gjuha shqipe dhe letërsia, historia e gjeografia e Shqipërisë si dhe lëndët e domosdoshme si matematika e fizika, kimia e biologjia e ato që shërbenin për studimet në fushën e njohjes dhe të përdorimit të armëve vetjake luftarake. Lëndë të rëndësishme konsideroheshin përgatitja fizike dhe marrja e njohurive ushtarake, që jo vetëm të bëheshin qytetarë me formim të shëndoshë, por të përballonin sa më mirë lodhjet dhe vështirësitë si bashkëudhëtarë në ushtri.

Në vitin 1963 u krijua një kompani me skënderbegas, që studiuan në mjaft shkolla profesionale të vendit, si në Politeknikumin “7 Nëntori”, në Shkolën e Mesme Ekonomike, në Politeknikumin Mjekësor, në shkollën e kulturës, pra në ato profile ku ndihej nevoja e profilizimit në ushtri.

Nga viti 1968 e në vazhdim, maturantët me rezultate të larta në mësime ndiqnin studimet në Universitetin e Tiranës. Shumë skënderbegas dolën në jetë inxhinierë, mjekë, pedagogë, gazetarë, ekonomistë, historianë, fizikantë, artistë etj., që më pas punuan e drejtuan sektorë të rëndësishëm të ushtrisë, por dhe në jetën civile.

Shkolla Ushtarake “Skënderbej” kishte program 4-vjeçar, të gërshetuar me fushime dimërore dhe verore 15-30 ditë për çdo vit.

Skënderbegasit mbanin uniformë ushtarake dhe shquheshin për një paraqitje shumë të mirë, për një rregull dhe kërkesë të lartë në mësime dhe në veprimtari të përditshme të shkollës.

Shkolla e Mesme Ushtarake “Skënderbej” dallohej ndër shkollat e vendit tonë për kushte të mira jetese, përparim në mësime dhe për cilësi të lartë të trupës pedagogjike dhe komanduese.

Ndërkohë në shkollë bëhej një jetë e pasur sportive, kulturore dhe artistike. Kësaj shkolle i përkasin një numër i madh sportistësh të njohur në rang kombëtar. Ajo ka nxjerrë dhe afirmuar një galeri me këngëtarë, poetë, piktorë, humoristë, kineastë, regjizorë etj.

Përmes kësaj shkolle u përgatitën mijëra kandidatë të aftë për të ndjekur shkollat pasuese të larta ushtarke dhe për t’u diplomuar oficerë të ushtrisë shqiptare. Që nga fundi i vitit 1960 një masë mbi 60% e efektivit të Shkollës së Bashkuar të Oficerëve, më pas Shkolla e Lartë e Oficerëve, vinin pikërisht nga Shkolla e Mesme Ushtarake “Skënderbej”.

Shërbimi nëpër strukturat e ndryshme të ushtrisë kërkonte nga skënderbegasit punë vetmohuse, më të thelluar e më të specializuar. Kështu shkolla “Skënderbej” ishte shkolla e formimit të gjithanshëm të ushtarakut të ardhshëm.

Misioni i Shkollës së Mesme Ushtarke “Skënderbej” deri sa ajo u mbyll, ishte të përgatiste nxënës me arsim të mesëm ushtarak të përgjithshëm dhe me formim të nevojshëm për ndjekjen e shkollave të larta ushtarake dhe për t’u përgatitur si oficerë të aftë të Ushtrisë Shqiptare.

Nga bankat e kësaj shkolle dolën oficerë dhe drejtues ushtarakë të njohur dhe me emër në gjithë vendin, që luajtën dhe luajnë një rol të rëndësishëm  në drejtimin dhe përparimin e FA.

Në vitin 1992, Shkolla Ushtarake “Skënderbej” u mbylli veprimtarine e saje  47-vjecare.

Shkolla e Mesme Ushtarake “Skënderbej”, mundësoi krijimin e oficerit të edukuar, të disiplinuar, të aftë e të përgatitur, por edhe me formim demokratik. Kjo u dëshmua qartë edhe në transformimet e thella të ndryshimit të sistemit shoqëror, ku gjatë proceseve demokratike spikati bindshëm figura e oficerit qytetar, korrekt, të emancipuar e atdhetar.

Dëshiroj ta mbyll këtë kumtesë te shkurter me një shprehje kuptimplotë, marrë nga libri “Psikologjia dhe ushtari” të Norman Kouplend: “Atje ku gërshetohet dituria, mjeshtria dhe aftësia për të ngjallur entusiazëm, atje lindin Nelsonë dhe Napoleonë, Kromuellë ose Çurçillë”.Para kamerave te TV “Alba Life” me themelues dhe producent z.Qemal Zylo folën ish skënderbegasit si kolonele Nadire Xhakolli, ish skënderbegasi dhe ushtaraku në Ministrinë e Mbrojtjes Petrit Xhaferi i cili solli kujtime të përshkruara me një sens humori,  ish ushtaraku Mihal Jano, ndërsa kanë përshëndetur si ish ushtaraku Agim Pira, mësuese Adelina Lacaj etj…Stafi i Restorantit me pronar ish ushtarakun Zamir Vejuka servirën ushqime të shijshme me pije të ndryshme.

Ndërsa Elisa Qehaja një vajzë simpatike, e talentuar dhe plot të ardhme interpretoi poemën “Skënderbegas” të autorit Veri Talushllari.Pjesëmarrësit janë argëtuar me këngë e valle nën interpretimet e këngëtarëve të mirënjohur Gëzim Nika dhe artistes plot elegancë Valbona Peraj.Dita e diel, më 25 Mars do të ngelet e paharruar për të gjithë pjesëmarrësit ngase për herë të parë në New York u mblodhën ish ushtarakët, familjet e ushtarakëve të cilët i kanë shërbyer me devotshmëri mbrojtjes së Kombit.

26 mars, 2018

Brooklyn, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: 73 vjet Skenderbegasit, Keze Zylo, Komunitet

Komunitet-Falenderim publik

July 29, 2016 by dgreca

Në emër të organizatës së gruas The Women’s Organizatin “Hope & Peace” falenderojmë Rev. Que English, kandidate për Senatin Amerikan në New York, e cila pak ditë më parë, ishte e pranishme në një nga Gjykatat e New York-ut, për të mbështetur në një proçes gjyqësor një anëtare të organizatës tonë, për problemet që ka ajo në familje. Rev. Que English, shpenzoi disa orë të çmuara të saj derisa ti vinte koha për të dëshmuar pro anëtares tonë. Sigurisht foli pozitivisht për atë, në bazë të prezantimit dhe rekomandimeve tona, që i kishim parashtruar si organizatë, duke i thënë se ajo është një nënë e mirë, e kujdesshme, e shkolluar, e edukuar dhe ka një familje të mirë që e suporton në hallet e saj, Ndër të tjera Rev. English, kishte dëshmuar se zonja që po mbështet është anëtare e organizatës së gruas “Hope & Peace” dhe ka kontribuar për të drejtat e grave dhe fëmijëve pranë kësaj organizate.

Kërkoj ndjesë, por si gjithmonë në kësi rastesh emrat e anëtareve tona nuk i bëjmë publike, për të ruajtur privacinë e tyre. Shpresojmë që çdo gjë të zgjidhet sipas dëshirës së anëtares tonë. Misioni ynë është të ngremë zërin, përkrahur anëtaret tona, sigurisht në mbrojtje të së vërtetës në ato instanca që mendojmë se mund ti vimë në ndihmë.
Faleminderit Rev. Que English dhe suksese në zgjedhjen tuaj si Senatore në New York!
Për organizatën e gruas The Women’s Organization “Hope & Peace”
Me respekt
Mimoza Dajçi

New York

Korrik 2016

Filed Under: Komunitet Tagged With: falenderim publik, Komunitet, Mimoza Dajci

KOMUNITET- NDËRROI JETË NË NJU YORK ZEKË (SALIH) BAJRAKTARI

October 20, 2015 by dgreca

Në një njoftim të shpërndarë nga familja Bajraktari, njoftohet se ka ndërruar jetë në Nju Jork Zekë Bajraktari.
Në njoftim shkruhet: Me pikëllim të thellë njoftojmë miqtë dhe dashamirët se më 16 Tetor 2015 papritmas vdiq në Nju jork, ZEKË (SALIH) BAJRAKTARI(1964-2015).
Zeka u lind në Vranoc të Pejës, në vitin 1964, ndërsa në Nju Jork erdhi në vitin 1986.
Funerali hapet të Mërkurën, më 21 Tetor, prej orës 3.00 PM deri më 9:00 PM në:
D’BARI FUNERAL HOME
605 East 188 St.
BRONX
NY 10458
Ceremonia mortore(falja e xhenazes) mbahet të Enjeten, më 22 Tetor në orën 9.00, ndërsa Kortezhi me trupin e të ndjerit niset menjëherë drejt varrezave në adresën:
Washington Memorial Park Cemetery
855 Canal Road, mont Sinai(Long Island) NY 11766
Tel: (631) 473-0437
FAMILJA BAJRAKTARI
NJU YORK
Tel: (917) 386-3345

Filed Under: Komunitet Tagged With: - NDËRROI JETË NË NJU YORK, Komunitet, ZEKË (SALIH) BAJRAKTARI

KOMUNITET- KA NDËRRUAR JETË VASEL TOM IVEZAJ

March 25, 2015 by dgreca

Familja Ivezaj, njofton me pikëllim të thellë se me 23 Mars 2015 ka ndërruar jetë në moshën 70 vjecare, I dashuri i tyre Vasel Tom Ivezaj. I ndjeri u lind më 14 Gusht 1945.
Shërbimet funerale do të bëhen të Enjten më 26 Mars 2015 nga ora 2 pm-9 pm në Shtëpinë Mortore “FARENGA Brodhers”, në adresën :
920 Allerton Ave
Bronx, NY 10469
PHONE: 718-654-0500
Ceremonia Fetare do të bëhet në orën 11.00 në Kishën “Zoja e Shkodrës”
Varrimi do të bëhet të Premten në orën 1.00 në Varrezat Gates of Haven, Valhalla, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: KA NDERRUAR JETE, Komunitet, VASEL TOM IVEZAJ

Komunitet- New York- Familja e te ndjerit, Jak Milicaj qet hatrin

June 26, 2014 by dgreca

Te nderuar familjare dhe miq,
Familja e te ndjerit, Jak Milicaj qet hatrin dhe pret ngushellime per shpirtin e te dashurit tyre Jakut, te Shtunen me 28 Qershor nga ora 12:00-5:00 te dites ne Maestros Restaurant.
1703 Bronxdale Ave, Bronx, NY 10462
(718) 792-8844
http://www.maestroscaterers.com/location.html
Dear family and friends,
Milicaj family is holding in honor of their loved one, Jak Milicaj.
It is taking place Saturday, June 28th, 2014 from 12:00pm – 5:00pm at Maestros Restaurant.
1703 Bronxdale Ave, Bronx, NY 10462
(718) 792-8844
http://www.maestroscaterers.com/location.html

Filed Under: Komunitet Tagged With: - Familja e te ndjerit, Jak Milicaj. qet hatrin, Komunitet, New York

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT