Ndonëse është i njohur në opinionin e gjerë letrarë mbarëkombëtar si një nder shkrimtarët më të dalluar për fëmijë, Hajro Ulqinaku si personalitet shumëplanësh përveç letërsisë ka dhënë kontribut edhe si pedagog, gazetar, publicist, redaktor, skenarist, përkthyes, botues e hulumtues ku si preokupim parësor në dy dekadat e fundit ka të kaluarën e Ulqinit, vendlindjës së tij, pikërisht veprimtarinë e detarisë dhe detarët e këtij qyteti.
Shkruan: Dr.Nail Draga/DIELLI/
Ndër qytetët bregdetare të Adriatikut Ulqini padyshim bën pjesë ne ato qytete të cilët kanë pasur një të kaluar të bujshme historike ne një periudhë kohore prej 25 shekujsh. Në sajë të zbulimeve arkeologjike është dëshmuar se nga koha e Ilirëve qyteti ka ruajtur vazhdimësinë dhe fizionominë e zhvillimit nga koha antike e më pas. Nuk ka dilemë se si i tillë ky qytet vazhdimisht ka qenë inspirues për krijues të fushave të ndryshme diturore.
Ne gamën e gjërë të krijuesve qe si temë hulumtimi kanë qytetin e Ulqinit përkatësisht të kaluarën dhe veprimtarinë e banorëve të tij, bën pjesë edhe Hajro Ulqinaku. Edhe pse larg vendlindjes në sajë të punësimit në Kosovë, sipas mundësive qe ka pasur vazhdimisht është marrur me hulumtime të vendlindjes, kryesisht me veprimtarinë e detarisë e të detarëve të këtij qyteti të lashtë. Dhe s’ka si të jetë ndryshe sepse kjo ishte veprimtaria kryesore e banorëve të këtij qyteti nga kohërat më të hershme e deri në ditët tona.
I vetdijshëm se është duke trajtuar një temë tjetër që trajton te kaluarën e lavdishme të vendlindjës së tij, por e cila dallohet shumë nga letërsia H.Ulqinaku i është qasur më një seriozitet dhe përkushtim duke mbledhur materiale interesante nga kjo gamë temash, ku përveç materialeve të botuara me përkushtim ka mbledhur shenime nga individet e ndryshëm të moshuar të cilët i kanë dhënë informacione autentike dhe më vlerë të padiskutueshme.
Duke jetuar në Ulqin sidomos në dy dekadat e fundit i përkushtohet detarisë dhe peshkatarisë së ulqinakëve, ku në sajë të hulumtimit, përpunimit, sistematizimit dhe analizimit të një lënde të tillë ai për pesë vite(2000-2004) opinionit të gjërë i ka dhuruar këto vepra publicistike dhe shkencore: “Deti, detaria e Ulqinit”(2000), “Detaria, peshkatarë, ulqinakë”(2002), Glosar(Fjalorth i detarisë i të folmes së Ulqinit-2003), Thesar popullor(këngë, balada, legjenda-2004) dhe si vazhdimësi i këti cikli opinionit i dhurohet vëllimi i pestë më titull “Detaria, detarë, dokumente”(2004).
Ne vëllimin e fundit autori na prezanton të dhëna më interes për disa familje ulqinake të cilat kanë luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e detarisë së Ulqinit nga fundi i shek.XIX dhe mesi i shek.XX. Ne këtë spektër të dhënash është edhe publikimi i të dhënave nga Teufik Shurdha në formë të ditarit për familjen e tij, por edhe për detarinë dhe detarët e Ulqinit.
Më pas ne detaje jepen të dhëna edhe për familjën e Becve dhe të Nimanbegve, duke vlerësuar lartë kontributin e tyre për detarinë ulqinake.Ne një kapitull të veçantë jepen të dhëna për dokumente detarie qe kanë të bëjnë per disa individ të njohur detar që iu përkasin familjeve Hoxha, Truma, Mollabeqiri dhe Malohoxha. Ne momente të caktuara autori ngjarjet i ka ilustruar edhe me këngë foklorike, duke dëshmuar se detaria është pjesë e pa ndarë e folklorit të këti mjedisi.
Të dhënat nga individet të cilët kanë qenë të lidhur drejtpërdrejt me detin e detarinë, por edhe nga pasardhësit e detarëve ulqinakë ne botim prezentohen në mënyrë autentike. Deti për ulqinakët ishte burim jete, veprimtari e guximshme por edhe arenë e ngjarjeve dramatike.
Poashtu ne këtë botim jepen të dhëna interesante për momente dhe ngjarje të rëndësishme ku si protagonist ishin detarët ulqinakë, të cilët kanë treguar guxim të jashtëzakonshëm si është psh. rasti i Likacen Lazos, në shek.XVIII. Botimi është i ilustruar me fotografi dhe dokumenta origjinale dhe të përkthyera ne gjuhën shqipe që kanë një vlerë të veçantë për këtë veprimtari në qytetin e Ulqinit.
Por, duhet thënë me këtë rast se është për të ardhur keq së një numër i konsideruar i dokumentave të familjëve ulqinake nga pakujdesi janë humbur. Nuk ka dilemë se ata dokumenta kanë qenë me vlerë të jashtëzakonshme për detarinë e Ulqinit dhe dëshmi historike për përiudhën përkatëse kohore.
Ne këtë botim është paraqitur një regjistër i gjërë i emrave të anijeve si dhe të personave apo familjeve ulqinake të cilët kanë qenë kapidana apo marinar në anije, që janë më rëndësi të veçantë. Dhe një regjistër i tillë patjetër duhet të vendoset në të ardhmen në muzeun e detarisë së Ulqinit, muze të cilin ky qytet e ka merituar ta këtë prej kohësh.
Dhe pasi të lexohen këto të dhëna mënjëher bie në sy se një numër i konsideruar i tyre patronimëve nuk ekzistojnë më në Ulqin, sepse siç dihet nga viti 1880, kur Ulqini iu dha Malit të Zi, një numër i konsiderueshëm i familjeve ulqinake e kanë emigruar duke u vendosur kryesisht në Shkodër, Durrës e gjetiu.
Duke pasur energji krijuese e pasion shpresoj se autori do të vazhdojë të hulumtoj gjithnjë në lidhje mbi detarinë dhe detarët e Ulqinit sepse ne këtë aspekt ka ende se çka të hulumtohet dhe të shkruhet. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse Ulqini paraqet një arkiv i cili meriton të hulumtohet si brenda dhe jashtë vendit, andaj shpresojmë se ky cikël do të këtë vazhdimësinë me vëllime të tjera, që mendoj së do të jetë dhurata më e çmuar nga autori për vendlindjen e tij në veçanti, dhe kulturën tonë kombëtare në përgjithësi.
(Fjalë e mbajtur në mbrëmjen kushtuar 80-vjetorit të Hajro Ulqinakut, në Ulqin, më 15.8.2018)