• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë

October 31, 2018 by dgreca

1 Kuvendi

Kuvendi i Kosovës ka filluar me seancën e jashtëzakonshme në lidhje me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Për mbajtjen e seancës u vendos në Kryesinë e Kuvendit pas kërkesës Lidhjes Demokratike të Kosovës, të mbështetur nga 42 deputetë.

Në emër të LDK-së, parti kjo që ka kërkuar këtë debat, shefi i Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti kërkoi mbështetjen e deputetëve për të miratuar një rezolutë me të cilën presidentit Hashim Thaçi do t’i pamundësohej të negociojë me Serbinë çështjen e kufirit të Kosovës.

Ai tha se qasja e presidentit që në negociata me Serbinë të diskutohet çështja e kufirit, është jokushtetuese dhe e dëmshme.

Hoti tha se presidenti Thaçi është duke mashtruar kur thotë se ka mbështetje ndërkombëtare për idenë e korrigjimit të kufijve. Ai e ka quajtur korrigjimin e kufjeve ide të Beogradit dhe Moskës për të penguar zhvillimin dhe fuqizimin e subjektivitetit të shtetit të Kosovës.

“Dëmet tani janë bërë për këto veprime të presidentit. E para, është krijuar pasiguri e madhe qytetare, ekonomike dhe sociale si asnjëherë më parë. Vlerësimet tregojnë se pakënaqësia e qytetarëve ka arritur nivelin rekord, me mbi 80 për qind të qytetarëve që janë të pakënaqur me rrjedhat politike në Kosovë. E dyta, janë stopuar të gjitha aktivitetet e diplomacisë të Kosovës dhe të shteteve mike për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Është e qartë se këto veprime të presidentit janë anti-kushtetuese”, tha Hoti.Sipas Hotit, rishikimi i kufjeve të Kosovës, nënkupton ribërjen e shtetit të Kosovës.

LDK propozoi që dialogu me Serbinë të vazhdojë pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme dhe pas formimit të institucioneve të reja të Kosovës.

Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniq, tha se kjo parti politike e përkrahë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se duhet konsensus politik për të përfunduar këtë proces.

“Ne jemi pro dialogut, si mënyra më e mirë për arritjen e qëllimeve tona si shtet, por në asnjë mënyrë nuk do të lejohet cenimi i sovranitetit dhe i shtetësisë së Kosovës, i integritetit territorial të shtetit tonë, i funksionimit unitar të shtetit dhe të kushtetutës së Republikës së Kosovës. Po ashtu çfarëdo marrëveshje që do të mund të arrihet me Serbinë, nuk mund të jetë e vlefshme pa u ratifikuar me votat e dy të tretave të deputetëve të Kuvendit”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se janë vetëm spekulime ato që thuhen sa i takon ndarjes apo ndryshimit të kufijve.

Korrigjimin e kufirit, Krasniqi e quajti ide të rrezikshme dhe tha se do ta dëmtojë Kosovën në procesin e bisedimeve duke krijuar argumente pikërisht në favor të oponentëve që janë kundër Kosovës dhe që dëshirojnë ndarjen e vendit.

Në emër të koalicionit qeverisës, Memli Krasniqi ka dhënë disa propozime të cilat, sipas tij, duhet të jenë baza e çfarëdo rezolute që do të nxjerrë Kuvendi pas debatit të sotëm. Në mesin e pikave është mbështetja e procesit të dialogut me rezultat final, njohjen reciproke.

Ndërkaq, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se me çdo kusht duhet që presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi t’i kufizohen temat për të cilat ai mund të bisedojë në Bruksel.

Konjufca ka propozuar që në rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës të përfshihet edhe një pikë përmes së cilës presidentit Thaçi i ndalohet që të takohet me përfaqësuesit politik nga Serbia dhe t’i ndalohet që të marrë vendime në emër të Kosovës.

“Për herë të parë një president i ka kontestua kufijtë e vet. Kjo ja mundëson Serbisë që t’u thotë faktorëve ndërkombëtarë që për Kosovën diçka nuk është në rregull dhe që dialogu po vazhdon, prandaj kjo me të vërtetë i ngadalëson dhe i jep një goditje të pakthyeshme edhe procesit të njohjeve të Kosovës, sepse nëse krejt njohjet kanë ndodhur për shkak se Kosova po e kompleton shtetin e vet, tash për një moment edhe drejtimi politik i temave ndërron të cilat ne i flasim në Kosovë. Kjo është një favor i jashtëzakonshëm për Serbinë”, tha Konjufca.

Ai tha se hapja e çështjes së kufijve përpos problemeve politike që i ka shkaktuar, shkakton edhe dëme ekonomike, pasi asnjë investitor nuk dëshiron të shkojë në një vend ku ende diskutohet për kufij.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Kadri Vesli kërkoi që të gjitha subjektet politike së bashku të ulën dhe të krijojnë një rezolutë, platformë për dialog.

Veseli u shpreh se nëse arrihet një konsensus dhe subjektet politike ulën së bashku për të dalë me një qëndrim të përbashkët, atëherë sipas tij, edhe presidenti Hashim Thaçi do të respektojë çdo pikë të rezolutës që do të mund të votohej për dialogun me Serbinë.

“Ejani ulemi bashkërisht edhe njëherë. Ndahen grupet parlamentare, ulën, e konsumojmë debatin, krejt deputetët flasin, deri në fund për mos i me i mbetur borxh askujt, por ajo çka është kryesore, një marrëveshje duhet ta kemi sot. T’i dërgojmë një mesazh një të riu në Kosovë, një ndërmarrësi në Kosovë, një partneri të Kosovës se Kosova e ka një qëndrim”, tha kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, i cili është emëruar nga Qeveria për të udhëhequr ekipin negociator të Kosovës, ka thënë se kërkesa e ekzekutivit për t’u bërë bashkë, nga opozita duhet të shihet si nivel i ngritur i përgjegjësisë.

“Qeveria e Kosovës nuk ka nevojë që të vijë dhe të lusë Kuvendin për të zhvilluar negociata. Por, kjo çfarë ne po bëjmë sot, po duam një format tjetër, që të jemi të përgjegjshëm, sepse nuk ka pasur nevojë që të vijmë këtu për të kërkuar as votë as asgjë për të zhvilluar negociata sikur që ka ndodhur në të kaluarën, por rezultatet i kemi keq. Qeveria e përgjegjshme e Kosovës, po dëshiron, ka dëshirë, duhet që Parlamenti i Kosovës, të gjitha grupet, të jemi bashkë dhe ky proces të jetë edhe transparent edhe i përgjegjshëm dhe në fund me rezultat pozitiv”, theksoi Limaj.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, u ka bërë thirrje partive opozitare dhe atyre në pushtet që të angazhohen në gjetjen e një forme të përbashkët për harmonizuar një rezolute.

“Në rast se këto tri i shkrijmë në një, atëherë unë jam i sigurt që del një e gjetur e mirë dhe i japim mandat ekipit tonë negociues, po ashtu i dërgojmë edhe përfaqësuesit nga partitë e tjera opozitare dhe të shkojmë si njerëz, sikur e patëm te ushtria unitetin e përbashkët, ta kemi edhe në dialog me Serbinë. Ata zotërinjtë janë duke ecur me të madhe në avans para Kosovës. Kurse Kosova nuk është duke avancuar në çka i kërkohet”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se Kosovës aktualisht nuk i duhet rezolutë, por platformë për bisedimeve. Molliqaj ishte kritik si ndaj opozitës ashtu edhe ndaj Qeverisë.

“Kosova nuk ka më nevojë për rezolutë, sepse siç po e shihni, asnjë nga rezolutat nuk po dallon, as e opozitës as e pushtetit e as e opozitës. Kosova sot ka nevojë që të mbërrijë dhe të ndërtojë platformë për dialogun. Pse nuk po ndodh kjo? Sepse opozita po thotë meqenëse Qeveria nuk i ka votat për dialog, ne duam zgjedhje legjitime. Pse po i dëshiron zgjedhjet? Për të shkuar në pushtet. Prapë legjitime. Pse s’po i dëshiron Qeveria ose pushteti zgjedhjet? Prapë për të qëndruar në pushtet. Edhe kjo legjitime. Por, në anën tjetër duhet thënë sot se dikush dëshiron zgjedhje para dialogut e dikush dëshiron zgjedhje pas dialogut e mundësisht deri në fund të mandatit”, tha Molliqaj.

Molliqaj tha se rezoluta e propozuar nga LDK-ja dhe Vetëvendosje nuk do të ketë asnjë lloj efekti politik.

Mbajtja e një seance me të njëjtën kërkesë ishte provuar edhe javë më parë, por kishte qenë e pamundur për shkak të mungesës së kuorumit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar kohë me parë se në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ai do të paraqesë idenë e tij, siç e quan ai, të “korrigjimit të kufirit”. Sipas presidentit Thaçi, kjo ide nënkupton bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Republikën e Kosovës.

Filed Under: Analiza Tagged With: dialogu, korniza, Kuvendi i kosoves

BE-Kosovë, korniza e dialogut reformohet

May 31, 2016 by dgreca

Foto Gazeta DIELLI – Behlul Jashari: Prishtina, maj 2016/

Komisioni Evropian dhe qeveria e Kosovës, takimi i fundit i DPSA. Diskutojnë për ekonominë, statistikat dhe reformat strukturore/

-Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim në mes të BE-së dhe Kosovës, korniza e dialogut do të reformohet – diskutimet do të zhvillohen në kuadër të kornizës së Komiteteve për MSA/

 PRISHTINË, 31 Maj 2016-B.Jashari/ Komisioni Evropian dhe qeveria e Kosovës mbajtën sot takimin e tyre të fundit në kuadër të Dialogut për Procesin e Stabilizim Asociimit (DPSA), ku diskutojnë për ekonominë, statistikat dhe reformat strukturore.  Njoftimi i dërguar thekson se, ky takim u përqendrua në çështjet ekonomike dhe financiare, statistika dhe kontroll financiar. Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim në mes të BE-së dhe Kosovës, korniza e dialogut do të reformohet – diskutimet do të zhvillohen në kuadër të kornizës së Komiteteve për MSA.

Përfaqësuesit e Komisionit dhe të qeverisë së Kosovës kanë diskutuar një numër fushash të politikave, përfshirë këtu zhvillimet makroekonomike të Kosovës, politikat fiskale dhe financiare, reformat strukturore dhe zhvillimin e sektorit privat, sistemin statistikor dhe kontrollin financiar.

Fillimisht, Komisioni ka theksuar rëndësinë e zbatimit të Konkluzioneve të Përbashkëta për Programet e Reformës Ekonomike 2016-2018, të aprovuar javën e kaluar.

Në fushën e politikave ekonomike dhe fiskale, u diskutuan treguesit ekonomikë kryesorë, përfshirë rritjen e GDP-së, inflacionin, tregun e punës dhe bilancin e pagesave. Derisa rritja ekonomike e Kosovës është rritur në vitin 2015, kjo ka qenë kryesisht si pasojë e efektit të rritjes së pagave publike dhe pensioneve të vitit të plotë si dhe remitencave më të larta, derisa prodhimi bazë mbetet i dobët. Kosova do të duhet të fuqizojë prodhimin e saj bazë, në mënyrë që të përfitojë plotësisht nga hyrja në fuqi e MSA-së.

Qeveria prezantoi ndryshimet në politikat fiskale, në veçanti në reformat tatimore dhe ndryshimet në rregullin fiskal që do të mundësojë më shumë projekte kapitale të drejtuara kah zhvillimi dhe rregullin e pagave për të lidhur ndryshimet  në pagat publike tek rritja formale.

U diskutuan po ashtu projektet e mëdha infrastrukturore, të përfshira në listën e Tubacionit për Projektin e Vetëm. Komisioni ka theksuar nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Rezervë të dakorduar me FMN.

Një shqetësim i veçantë u shpreh lidhur me rritjen e skemës së përfitimeve të ndërlidhura me luftën, e cila mund të rezultojë në një tejkalim të konsiderueshëm të shpenzimeve të buxhetit të aprovuar. Në këtë kontekst, Komisioni inkurajoi Kosovën për të gjetur masa kompensuese të nevojshme për të siguruar që buxheti mbetet në kuadër të rregullit fiskal dhe për të ruajtur një model shpenzimesh drejt rritjes.

Autoritetet prezantuan situatën aktuale të reformave strukturore kryesore në sektorët si shëndetësia, arsimi, administrata publike dhe privatizimi.

Komisioni uroi qeverinë për prioritetizimin e projektit më përkatës në kuadër të Tubacionit të Projektit të Vetëm. Prioritetizimi i tillë duhet të vazhdojë dhe është një parakusht absolut për përzgjedhjen dhe zbatimin e projekteve në mesin e nevojave të mëdha dhe urgjente. Komisioni nënvizoi progresin e shënuar dhe theksoi nevojën për adresimin e çështjeve urgjente, si përmirësimi i qasjes në financa, mungesa e sundimit të ligjit, përhapja e  ekonomisë joformale, arsimi profesional jo i duhur dhe implementimi i e-prokurimit.

Në fushën e statistikave, Komisioni theksoi nevojën për të miratuar ndryshimet në Ligjin për Statistika dhe miratoi Ligjin për regjistrim të popullsisë në katër komunat e Kosovës Veriore.

Situata e burimeve për prodhimin e Statistikave Zyrtare në Kosovë u diskutua po ashtu në drejtim të kërkesave për të dhëna dhe afatin e tyre.

Diskutimi është fokusuar po ashtu në kërkesën për të fuqizuar llogaritë kombëtare dhe për këtë qëllim edhe statistikat për biznese.

Komisioni po ashtu ka inkurajuar Kosovën që të ftojë Monitorim Ndërkombëtar për regjistrimin e popullsisë në katër komunat e Kosovës Veriore. Mbledhja dhe publikimi efikas i statistikave është një prioritet për politikën e bazuar në dëshmi.

Në fushën e Kontrollit Financiar, u diskutuan zhvillimet e fundit në kontrollin financiar të brendshëm publik. U theksua se duhet t’i kushtohet vëmendje sigurimit të reformave të kontrollit të brendshëm të financave publike dhe menaxhimit të financave publike dhe reformës së administratës publike. Komisioni po ashtu ka mirëpritur emërimet e fundit të Auditorit të ri të Përgjithshëm dhe miratimit të Ligjit për zyrën e auditivit kombëtar.

Ky takim u bashkë-kryesua nga Ministria kosovare e Integrimeve Evropiane dhe Drejtorati i Përgjithshëm i Komisionit Evropian për Ekonomi dhe Çështje Financiare dhe Zgjerim, si dhe Drejtorati për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim.

Dialogu për PSA është një kornizë në kuadër të së cilës Bashkimi Evropian dhe administrata e Kosovës diskutojnë rregullisht çështjet teknike dhe politike lidhur me axhendën evropiane. Dialogu i PSA monitoron dhe përcjell rezultatet e Kosovës në reforma, dhe po ashtu identifikon mënyrën se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces. Takimet sektoriale dhe plenare të Dialogut për PSA bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe qeveria e Kosovës. Çdo takim rezulton në veprimet që do të ndërmerren nga autoritetet kosovare.

Filed Under: Komunitet Tagged With: BE-Kosovë, e dialogut reformohet, korniza

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT