• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

CORONAVIRUS, JA SI SHËMBET EKONOMIA BOTËRORE E KU KINA FITON

October 10, 2020 by dgreca

Nga Milena Gabanelli dhe Danilo Taino/ Përktheu Eugjen Merlika/Mbas pothuajse tetë muajsh pandemie numërohen dëmet: më shumë se një million të vdekur dhe një rënie ekonomike e përbotëshme. Në gusht World Economic Forum e vlerësonte ndërmjet 8 dhe 15 miliard dollarë, që në fund të vitit bëhen 17,3 simbas Australian National University. Një shifër e paracaktuar të rritet së paku deri sa të dalë vaksina. Shtimi I borxheve publike në Vëndet e përparuara qëndron në rreth 20 % të PPI, me një rritje po aq të rëndësishme në zhytjen në borxhe të qeverive. Ndërkaq në 37 Vendet e OSBE-s papunësia ka kaluar nga 5,3 % në 9,7 %. Në tremujorin e dytë tregëtia  globale ka rënë me 18,5 %.

Kina rritet me eksportin e materialeve shëndetësore

            Në Kinë gjërat shkojnë më mirë: në fund të vitit PPI do të shënojë 1,9 % më shumë. Para një viti e gjysmë një studim i Brookings Institution , vlerësonte se PPI i saktë ishte 12 % më i ulët se statistikat zyrtare, por të gjinden të dhëna më të besueshme është e pamundur. Eksportimet janë shtuar me 10,4 %, veçanërisht materiale shëndetësore dhe aparatura elektromjekësore, për të cilatbota ka dëshpërimisht nevojë. Me rënien e turizmit kinez  në botë në Kinë janë shtuar harxhet e brëndëshme: kinezët blejnë në shtëpinë e tyre  ato që më parë i blenin në Japoni dhe n’Evropë, veçanërisht sendet e lluksit. Grupi Kering (Gucci e YSL) ka shitur 40 % më shumë në tremujorin e dytë 2020. People Bank of China ka pakësuar rezervat që duhet të mbajnë bankat dhe ka futur në ekonomi 212 miliard dollarë. Papunësia është 5,6 %, por janë 8,7 milionë studentë të sapo dalë nga universitetet që duhet të gjejnë punë.

Një Vend më i veçuar

            Sigurisht Vendi është më i veçuar e quhet më pak i besueshëm. Bota po rishikon marrëdhëniet ekonomike e politike me fuqinë që bart përgjegjësi të mëdha në krizën e përbotëshme nga virusi, e që vazhdon t’a mohojë. Presidenti Xi dhe të gjithë organizmat e Shtetit, të brëndëshme e të jashtëme, prej muajsh pohojnë se sa i jashtzakonshëm e i suksesëshëm ka qënë mbarështimi i Pekinit në vatrën e madhe të infektimit në Wuhan, si dëshmi e epërsisë së shëmbullit të qëndërsuar dhe autoritar kinez në krahasim me atë të demokracive që ende sot e kanë të vështirë të kontrollojnë shtimin e virusit. Ndërsa Kina është praktikisht Covid – free (së paku zyrtarisht). Sigurisht nënvlerësimi i rrezikut nga Brazili, Shtetet e Bashkuara e disa Vende evropiane është për t’u kritikuar por, pa dyshim, një detyrim energjik dhe veprues i lockdown-it, i mundur n’ato kushte vetëm në një Vend me regjim diktatorial, është i papërshtatëshëm në Perëndim, ku është e pamundur të kontrollohet çdo veprim vetiak. Mbrapa këtij tregimi Pekini fsheh së paku dy të vërteta.

Mohimi i përgjegjësive

            E para është mungesa e tejpamjes mbi përhapjen e virusit në javët e para të pandemisë në Wuhan dhe mohimi i seriozitetit të gjëndjes, të përfaqësuar nga shtypja e paralajmërimeve të bëra publike nga doktor Li Wenliang: i ndaluar, i qortuar dhe i lënë mënjanë (më pas i vdekur nga shkaku i virusit). E dyta ka të bëjë me “tregjet e njoma” në të cilët shiten e ripen kafshë të gjalla. Këta tregje, të pranishëm në qytetet e mëdha kineze, të zmadhuara pa hesap në dy dhjetëvjeçarët e fundit, e tashmë të paditur për përhapjen e Sars 1 në 2002, duhej të ishin mbyllur. Në të vërtetë autoritetet nuk kanë ndërhyrë kurrë seriozisht. Pra a mund të mbetej kriza e kufizuar gjeografikisht në rajonin e Wuhanit, nëse autoritetet nuk do të ishin ngujuar në një qëndrim mohimi? Ndoshta po, por deri tani Pekini nuk ka pranuar t’i hapë dyert një hulumtimi ndërkombëtar të pavarur mbi origjinën e pandemisë, të kërkuar nga 194 Vende, madje edhe kërcënueshëm. Përgjegjësitë që Pekini vazhdon t’i mohojë me arrogancë kanë një efekt ekonomik e një efekt politik.

Shumëkombëshet: degë ndërmarrjesh të shpërngulura gjetiu

            Shumë ndërmarrje, që e kishin bërë Kinën qëndër të zinxhirëve të tyre të furnizimit e të prodhimit, janë duke rishikuar rrezikun e të besuarit të plotë në sistemin kinez dhe janë të prirur të shpërngulin pjesë të industrive të tyre gjetiu. Shumëkombëshmja taivaneze Foxconn, që prodhon smartfona për Apple në Kinë, është duke vlerësuar mundësinë e shpërnguljes së disa prodhimeve në Amerikën e Veriut. Apple, Samsung, Hasbro, Nintendo, GoPro, La – Z – Boy  i kanë çvendosur disa degë të ndërmarrjeve, më së shumti në Vietnam, në Taivan, në Meksikë. Nga ana tjetër tregu kinez është shumë i madh për të mbetur jashtë dore: Tesla, Bmw e Honeywell kanë njoftuar hapjen e impianteve të rinj në Kinë. Pasoja politike është që Pekini gjindet sot praktikisht “pa miq”, veçanërisht n’Azi. Ka “klientë” që i mban të lidhur me para e nëpërmjet huave të rrugës së Re të Mëndafshit: Pakistani, Myanmar, Kamboxha. Ka një lidhje të fuqishme me pak të besueshmen Rusi të Vladimir Putin-it. Por sa më pranë gjeografikisht të jetë një Vend ndaj gjigandit aziatik, aq më shumë shkëputet prej tij nga pikëpamja politike. Kundërveprimi i Xi-ut është ai i ashpërsimit të shtypjes së brëndëshme e agresivitetit të jashtëm me shtimin e tensionit në kufijtë me Hindinë dhe shtimin e militarizimit të Detit Kinez të Jugut, me “paralajmërimet” Taivanit dhe me një përdorim të paskrupulltë të diplomacisë.

Udha e Mëndafshit ngadalësohet

            Gjëndja në fakt është shqetësuese për Xi Jinping-un: gjithënjë e më shumë qeveri ngurojnë të lidhen mbas Pekinit nëpërmjet projektesh strukturore e huazimi. Simbas shoqërisë së analizave Refinitiv në 2.951 projekte të Belt & Road, deri tani 666 janë kryer, 2.207 janë duke u sendërtuar, 43 janë pezulluar, 29 janë shtyrë e 6 janë fshirë. Investimet kineze jashtë, të shtuara mbas zgjedhjes së Xi-ut në 2013 në krye të Shtetit e të Partisë komuniste, deri në 255 miliardë dollarë më 2017, kanë filluar të ulen dhe në tetor 2020 arrijnë në 28 miliardë. Italia është në një kundërprirje të shkëlqyer dhe po u jep grupeve kineze Weichai e Cosco një pjesë të mirë të portit të Tarantos. Rruga e Re e Mëndafshit,  projekti kyç i Xi-ut nëpërmjet të cilit Pekini ka ndërmënd të ndërtojë një rrjet infrastrukturash tokësore e detare që do të mbajnë të lidhur gjithë Eurazinë me qëndrën e Kinës, rrezikon të mbarojë në rërë. Sjelljet e Pekinit në përhapjen e pandemisë shkaktojnë ndruajtje edhe në Vendet që do të kishin nevojë për ndihmën kineze.

Kërkesa për dëmshpërblime

            Shumë qeveri (jo vetëm Trump-i) kanë ngritur mundësinë e të kërkuarit të dëmshpërblimeve, por nuk ka institucione ndërkombëtare në fushën shëndetësore, që të mund të ngrihennë rangun e gjykatës në fushën e pandemisë: nuk ka një Gjykatë si ajo e Hagës, nuk ka një trup gjykues të tipit Wto për mosmarrëveshjet tregëtare. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, në të cilin Pekini ka të drejtën e vetos, nuk do të lëshojë asnjë dënim kundrejt Kinës. Në çdo rast Pekini ka një histori të mos pranimit të gjykimeve të lëshuara nga gjykata ndërkombëtare për mosmarrëveshjet mes Shteteve: në 2016 Gjykata e Hagës nxori një vendim në dobi të Filipineve në një kundërshti mbi ujrat territoriale, por Kina me qetësi nuk e njohu. Rastet që mund të hapen në gjykata kombëtare kanë më shumë rëndësi politike se sa penale.

Pika e mos kthimit

            Çështja e përgjegjësive për katastrofa shëndetësore e e rregullave të përbashkëta në luftën për ndryshimet klimaterike, urdhërojnë si një obiektiv të menjëhershëm krijimin e një institucioni në të cilin të mund të gjykohen praktikat ndërkombëtare, së paku për t’i shtrënguar Vendet të lëvizin me përgjegjësi në belegët që na presin për mbijetesën e gjithë planetit. Ndërkaq çmimi që Kina do të paguajë për krizën e Covid – 19 do të jetë politik dhe ekonomik, nëse shumëkombëshet do të pakësojnë veprimtarinë e tyre në Vend. Janë këto çmimet që ndruan më shumë Xi Jinpin. Nuk është më vetëm Washingtoni që merr distancë nga Pekini: edhe takimi i nivelit të lartë ndërmjet Xi-ut dhe drejtuesve të BE pak javë më parë, që fillimisht do t’i vinte vulën një lidhjeje të thellë, i gjeti evropianët gjithënjë e më të bindur për t’a quajtur Kinën “një rivale strategjike”, me interesa, obiektiva e metoda të ndryshme nga ato të BE. Pandemia ka shënuar një pikë mos kthimi: Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe pjesa tjetër e botës gjinden përballë nevojës për të kryer një zerim të marrëdhënieve me Kinën. Tepër e vështirë. Por e pashmangëshme.

            “Corriere della Sera”, 4 tetor 2020      Përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Eugjen Merlika, Kina, Koronavirusi

A ndikon moti i ngrohtë në koronavirus?

July 15, 2020 by dgreca

Studimet kanë treguar se rrezet e diellit mund të çaktivizojnë virusin në sipërfaqe dhe në ajër, pasi virusi dobësohet shumë më shpejt në temperatura të ngrohta sesa në temperaturat e ftohta…

Shkruan: Dr. Pashko R. Camaj, Doktor i Shkencave të Shëndetit Publik **

Kjo javë shënoi katër muaj nga fillimi i përhapjes së pandemisë Covid-19 në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa rajonet e goditura fillimisht, siç janë shtetet verilindore të vendit, janë në mes të rikthimit në njëfarë normaliteti, rritja e numrit të rasteve të reja në shtetet jugore dhe jugperëndimore, është një kujtesë që Covid-19 paraqet kërcënim te vazhduashëm për shëndetin tonë. Ndërsa ngritja e fundit është për shkak të një kombinimi të faktorëve që përfshijnë transmetimin më të lehtë të viruseve dhe ngritjen ne testime, shpresohej se kushtet e verës mund të ndihmojnë në ngadalsimin e transmetimit të koronavirusit. Studimet kanë treguar se rrezet e diellit mund të çaktivizojnë virusin në sipërfaqe dhe në ajër, pasi virusi dobësohet shumë më shpejt në temperatura të ngrohta sesa në temperaturat e ftohta. Viruse të tjerë, përfshirë ketu dhe llojet e koronavirusëve, që kanë qarkulluar në botë më pare, kanë tendencë të kulmojnë në muajt më të ftohtë dhe të zbuten në muajt e verës, sikurse është rasti me viruse që shkaktojnë ftohje apo grip të zakonshëm sezonal. Behet pyetja, pse po shohim që numrat janë në rritje, sidomos në rajone të ngrohta (Arizona, Florida, Texas, California, etj.)? 

Këtu, po jap disa shpjegime të mundshme. Bazuar në studimet paraprake, janë tre arsye kryesore për rritjen e numrave. Ato kanë të bëjnë me nivelet e ulëta aktuale të imunitetit të popullatës, lehtësinë e transmetimit te ketij virusi dhe ma ne fund, sjelljen tonë.

Së pari, imuniteti ndaj Covid-19 në popullatë është akoma jashtëzakonisht i ulët, duke i dhënë viruseve mundësinë e përhapjes. Sipas vleresimëve, vetëm  rreth 10-15 përqind e popullsisë amerikane është konfirmuar pozitive për Covid-19.  Për shkak të të dhënave të kufizuara të disponueshme për këtë virus, pra Covid-19, studiuesit u bazuan ne modele me viruse që kan qarkulluar më parë, duke përfshirë dy koronaviruse që dihen se shkaktojnë ftohje të zakonshme. Studiuesit zbuluan se ndryshimet sezonale në klimë u bënë një faktor i rëndësishëm në kufizimin e përhapjes së viruseve vetëm pasi një pjesë e madhe e popullsisë ishte imune ndaj virusit. Duket se, të paktën tani, mungesa e imunitetit të popullatës tejkalon çdo efekt që një klimë e ngrohtë perndryshe mund të ketë në infeksionet virale. 

Së dyti, studimet kanë treguar që rrezet e diellit dhe nxehtësia mund të çaktivizojnë virusin në sipërfaqet e kontaminuara relativisht shpejt. Sidoqoftë, kemi mësuar se mënyra kryesore e transmetimit për Covid-19 nuk është përmes prekjes së sipërfaqeve të ndotura. Përkundrazi, piklat qe dalin kur dikush kollitet, teshtin apo madje dhe flet, është mënyra kryesore e transmetimit. Për të shtuar shqetësimet, disa studime kanë sugjeruar që koronavirusi gjithashtu mund të transmetohet përmes aerosoleve, ose piklave të minuskulave që qendrojnë në ajër më gjatë se pikat e mëdha. Ky lloj transmetimi ka mundësi të ndodhë në hapësira të brendshme të ajrosur dobët që në përgjithësi nuk marrin shumë dritë dielli. 

E treta dhe më e rëndësishmja, kur bëhet fjalë për këtë virus, sjellja njerëzore. Ajo zëvendëson faktorët e mëparshme. Virusi ka tendencë të përhapet më së miri gjatë kontaktëve të afërta, person-me-person për periudha të zgjatura, veçanërisht në hapësira të mbushura me njerëz dhe zona me ajër të dobët dhe në vendet ku njerëzit flasin me zë të lartë, duke bërtitur, apo edhe duke kënduar. Një gjë që ne priremi të bëjmë gjatë motit të nxehtë është të futemi brenda hapësirave me ajër të kondicionuar dhe të ftohur, duke e bërë atë shumë më të lehtë për përhapjen e virusit.

Pra, ndërsa ne nuk mund të kontrollojmë dy faktorët e parë, për të kufizuar transmetimin, duhet të përpiqemi të shmangim kalimin e periudhave të zgjatura kohore në vende të tilla. Nëse kemi nevojë për të hyrë në këto vende, perdorimi i mbulesave të fytyrës dhe maskave; mbajtja e një distancë të mirë, dhe praktikimi i higjenës së duarve janë akoma mënyra efektive për të mbrojtur nga infeksionet. Mbi te gjitha, distanca fizike do të mbetet arma jonë më e mirë gjatë verës, për të ngadalësuar ose parandaluar përhapjen e Covid-19. Pra, vazhdoni me mbulesat e fytyres ose maskat dhe nëse është e mundur, mbani distance 2 ose më shumë metra!

** Nënkryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës -VATRA

Filed Under: Opinion Tagged With: dr. Pashko Camaj, Koronavirusi, Moti ngrohte

Si koronavirusi kërkon të vrasë shtrëngimin e duarve

June 13, 2020 by dgreca

Esse Nga Rafael Floqi/

Ishte ende fillimi i Marsit në Michigan, ende nuk kishte nisur pandemia, por sapo kishin dalë rregullat për distancimin social. Kisha një takim të paracaktuar me këshilltaren e shkollës së vajzës, për masat që duheshin marrë për t’u bërë gati për Universitet. Vitin tjetër ajo është maturante. Por isha në siklet se sapo kishin dalë urdhrat e mbrojtjes nga Covid – 19, dhe njeri prej tyre ishte shmangia e dhëniessë  dorës. Atëherë ishte vetëm fillimi, sot është disi më ndryshe, pasi dihet se koronavirusi gjer tani u ka marrë jetën mijëra vetëve në shkallë globale. Por krahas gjithë atyre viktimave, specialistët thonë se një tjetër viktimë e virusit, do të jetë edhe një traditë që ka zgjatur prej shekujsh, – shtrëngimi i duarve.Një gjest që përcjell respekt, mirëdashje e besim mes miqve edhe të panjohurve, por njëkohësisht,një akt që përcjell edhe mikroorganizma të rrezikshëm.

“S’di si të bëj, i thashë gruas, t’i jap dorën këshilltares. Ajo m’u përgjigj,- po ti të gjithëve ua jep dorën. Kufizohu disi!”. Dhe erdhi rasti ta takojmë atë, ishte ajo që na priti tek dera e shkollës. Por ajo në vend që të më jepte thjesht një dorë si i panjohur që isha, ma shtrëngoi dorën me të dy duart e saj. I fokusuar tek ky gjest, defekt profesional mendova, jo më kot është këshilltare. I duhet konfidenca e atyre që këshillon, punë psikologjie,-thashë më  vete.Dhe vendosa të tregohem i rezervuar me të tjerët duke u përqendruar tashmangja këtë gjest. Nuk do t’i jap dorën tjetërkujt thashë me vete.Por në një dyqan ushqimor me mallra ballkanike, ku blejnë shpesh shqiptarët, djathë të bardhë, ullinj apo dhe birra Korça, hasa një malësor rreth të 60-tave, një fans i panjohur i imi që më ndiqte nga Televizioni. Ai gati m’u hodh në qafë dhe më shtrëngoi fort dorën. Në djall, mendova, si mos i jepja unë dorën atij njeriu, më  tepër një fansi, e megjithatë sa mbërrita tek makina, menjëherë i fërkova duart me desinfektant.

Por ky ishte vetëm fillimi. Pastaj nisën si me humor përshëndetjet, me bërryl apo me grushtalaamericana, ashtu siç kishte qejf të bënte dhe Presidenti Obama, një gjest i hyrë në kulturën amerikane nga sporti. Të gjithë qeshnim, si të kishin zbuluar një gjë të re, dhe politikanët në TV dhe prifti në kishë para se të filmonin të Dielën e palmave. Madje gjatë meshës edhe pse nuk më  dha dorën, ai harroi dhe i vendosi osten ne gojë, sipas ritit nja 10 besimtarëve të devotshëm që ishin në sallë me gjithë njoftimin e ndalimit të meshave në kisha nga dioqeza.Meditova duke qëndruar në sallë,dhe përsiatja me vete, madje dhe duke u lutur, se një shtrëngim i fortë i duarve, është një shenjë universale e forcës dhe e sigurisë, është një veprim i respektit të ndërsjellë midis dy njerëzve, dhe është thelbësor,ndoshta jo aq sa besimi tek Zoti, për shoqërizimin e specieve njerëzore. Në të gjithë botën, një takim i duarsh, i shoqëruar shpesh nga një përshëndetje me kokë ose një përqafim, është një pjesë thelbësore e komunikimit njerëzor. Po ashtu në qarqet e biznesit, një shtrëngim duarsh i mirë i sinqertë është po ashtu, një konfirmim i një marrëveshje si edhe një përshëndetje e ngrohtë që është në të vërtetë një vepër e mirë. E kjo ishte, natyrisht kështu, deri nga mesi i marsit, kur bota  edhe pse shihte lajmet e Wuhanit, i quante të largëta, punë lakuriqësh nate në një pazar të gjësë së gjallë që hanë kinezët.Dhe sa e largët është ngrënia e mishit të atyre kafshëve për ne evropianët, aq e largët  dhe pandemia, siç i thoshim një shprehje të trashëguar nga koha e vëllazërisë shqiptaro -kineze, “t’i biesh nga Kina” pra rrotull dhe larg.

Por ai virus i vogël që brenda javësh pushtoi botën, duke kapërcyer kontinente, duke kërcënuar njerëzimin në ekzistencën e tij, ai virus i vogël ende i panjohur, me agresivitetin e tij infektiv mahnitës dhe vdekjet që mbollibëri që dhe njerëzimi të tërhiqet nga përshëndetjet fizike tradicionale.  Dhe duket sikur kjo sëmundje i dha një kuptim më të thellë asaj sharjes, që s’besoj të jetë në fjalorin e Akademisë së Shkencave.Kjo sëmundje ishte domethënia më e plotë e sharjes, siç thoshte një grua në Instagram,  “Me ta …. Kina nënën”.  Dhe vërtet, pandemia krahas së tjerave rrezikon të marrë me vete edhe shtrëngimine dorës e cila është de fakto përshëndetja më njerëzore.

Shtrëngimi i dorës, përshëndetja më njerëzore

“Filloni duke bërë shtrëngimin e duhur të duarve dhe e gjithë bota do të hapet para jush”, thotë një proverb. Duke qenë një gjest kaq i zakonshëm, pavarësisht nëse jepet pas një intervistë pune, takimi apo përfundimi të një vizite diplomatike, shumë pak ose aspak mendohet për infeksionin. Me përjashtimte ndonjë “cleaningfreak” emri i të cilit, do të ishte i mirë vetëm për të zgjidhur fjalë kryqe, si p.sh. Tittlemouse një personazh i fiksuar pas pastrimit,përgjigja :Thomasina.  Por sot germofobët, e fiksuar pas pastrimit ndjehen të detyruar të pastrojnë shumë çdo gjë, vuajnë me të vërtetë nga një çrregullimi obsesiv-kompulsiv. Në serialin TV Monk, detektivi AdrianMonkqë punon në rrugët e ndyta të San Franciskos, por ka aq  frikë nga mikrobet sa ai duhet të pastronte gjithnjëduart, pasi t’i shtrëngonte me dikë. Tani më  duket jemi bërë të gjithë ca si personazhi “The Monk”-Murgu është një maniak “germofob”, emri i popullarizuar për njerëzit që bëhen të fiksuar me mikrobet dhe papastërtitë dhe ndjehen të detyruar të kryejnë ritualet e larjes dhe pastrimit shpesh pa qenë nevoja. Ky është një karakter fiksional. Por ka dhe njerëz realë me këtë sindromë, ndër më  të njohurit përfshijnë famëmadhin të ndjerin manjatin dhe regjisorin  HowardHughes, si dhe famëkeqin diktatorin irakian SadamHuseinin, i cili siç raportohej në dokumentet e CIA-s shpesh i porosiste vizitorët të zhvisheshin dhe të laheshin me sapun antibakterial para se ta takonin. Por kjo nuk e shpëtoi dot atë nga vdekja. Tani të tillë jemi bërë të gjithë ndoshta nga pak Monke nga pak Sadam.  Por kjo nuk është veç një sindromë vetjake, por ajo është edhe kolektive.Qysh kur më 2007 autorja e një bestselleri, GayleWestmoreland’s bënte thirrje në librin e saj me titull, “ Zgjohu Amerikë: Ndal mos shtrëngoni duart!.” Dhe pyeste: A e keni gjetur ndonjëherë veten të detyruar të shtrëngoni dorën e një personi krejt të huaj. Sigurisht që  keni. Të gjithë kanë. Zgjohu Amerikë! Mos i rrokni duart, ky është një “kushtrim” për t’i dhënë fund praktikës së rrezikshme dhe jo-sanitare të shtrëngimit të duarve. Libri u botua në vitin 2007 dhe mesazhi i tij rezonoi në të gjithë botën. Si atëherë dhe tani ka pasur shumë njerëz donin të ndalonin shtrëngimin e duarve, por kanë frikë nga ndikimi shoqëror që të marrin një qëndrim të prerë.  Sidoqoftë manifesti i autores zbulon pikërisht nënvizimet kulturore, ekonomike dhe sociale të shtrëngimit të dorës.

Duart vrasëse pa dashje

Zakoni i shtrëngimit të duarve ka lindur kur ende nuk dihej se duart ishin burim transmetimi infeksionesh. Edhe pse në disa tradita fetare si në ato hebraike dhe ato myslimane ekziston riti i larjes apo marrjes avdes, siç i thonë.  Deri në fund të shekullit XIX, njerëzit nuk e dinin se duart duheshin larë (e bënin vetëm kur i duhej të hiqnin një erë të keqe) dhe qe shumë e vështirë t’i mbushje mendjen se larja e duarve i mbronte nga sëmundjet. Pasi nuk ishin zbuluar bakteret dhe nuk ishte ende koha e LuisPasteur-it.   I pari që ngriti zërin ishte mjeku hungarez IgnazSemmelweis, që në vitin 1848 bëri lidhjen mes larjes së duarve dhe shëndetit. Ai u sulmua, u denigrua, u hoq nga puna dhe vitet e fundit të jetës i kaloi në çmendi. Vetëm pse theksoi se mjeket duhet të lanin duart, sidomos pasi kishte vënë re se shpesh disa mjekë kalonin nga morgu në lindje pa larë duart, duke shkaktuar më  shumë vdekje tek nënat e reja. Natyrisht sot ne nuk duhet të bëjmë të njëjtat gabime!

Përshëndetja me dorë ka qenë gjithmonë një formë e dobët e përshëndetjes, dhe jo vetëm sepse përhapet mikrobet. Komplikon pa nevojë se çfarë duhet të jetë një ndërveprim rutinë. Përplasja e grushtit është në një farë mënyre një përmirësim, më i thjeshtë dhe higjienik, por gjithashtu, është problematik. Ashtu si shtrëngimi i dorës, grushti i  grushtit mund të jetë i vështirë për t’u ekzekutuar, veçanërisht nëse e provoni atë tek dikush nga një kulturë, ku është tabu për të prekur një të huaj ose dikë të seksit të kundërt. Dhe gjuha e trupit është e gjitha e gabuar. Kur ne interpretojmë në mënyrë të ndërgjegjshme sugjerime nga gjestet e një të huaji, truri nuk përkthen një grusht të ardhshëm si, “jam i kënaqur që po të takoj”.

Më  shtrëngo dorën të tëthem se kush je

Kur lexoja këto radhë më kujtuan një të njohurin tim, i cili ndoshta mendon se një shtrëngim i dobët duarsh mund të dëmtojë autoritetin e tij, ndaj duket se sipas tij se çdo shtrëngim duarsh duhej të të dhembë fort. Gjithmonë kam menduar, pse e bënte ai këtë, dhe nësekjo donte të shprehte diçka. Ajo që duket se më  tepër se një gjest përshëndetës shtrëngimi i duarve është një mjet jo verbal për të transmetuar qëndrime.Pavarësisht nëse e kuptoni apo jo, duart tuaja zbulojnë shumë gjëra për ju…

Shtrëngimi i dorës është cilësuar si një veprim instiktiv i njeriut. Si çdo gjë instiktive ai mbart ne vetvete një rrëfim jo të modifikuar mbi individin. Hulumtuesit e shumtë kanë arritur në konkluzionin se mënyra se si një person shtrëngon dorën tregon më shumë se fjalët mbi personalitetin e tij. 

“Duart e atyre që takoj janë memece elokuente për mua. Prekja e disa duarve është thjesht një  mbikëqyrje. Kam takuar njerëz aq të zbrazët, saqë kur kapja majat e tyre të ngrira të gishtave, dukej sikur po shtrëngoja duart e mërdhitura nga një stuhi verilindore. Të tjerë kanë në duar rreze dielli në atë mënyrë që rrokja e tyre të tërheq zemrën. Mund të jetë vetëm prekja e lehtë e dorës së një fëmije; që ka po aq diell të mundshëm brenda, sa për mua është si një shikim i dashur për të tjerët. Një shtrëngim i përzemërt duarsh është si një letër miqësore që më jep kënaqësi të vërtetë”, shkruante  Helen Keller, tek “The Story of MyLife” ( Historia e jetës sime) .

Një shtrëngim duarsh i mirë i fuqishëm është një shenjë universale e forcës dhe e sigurisë, dhe pse të gjithë (po, po, edhe pёr ju zonja.) Duhet ta keni një të tillë. Një shtrëngim duarsh i fortë (por jo dërrmues) që është një shenjë respekti të ndërsjellë nga të dy palët. Ai menjëherë vendos tonin për çdo takim.

Por sidoqoftë, të kesh duar të forta nuk ju jep të drejtën të shtrydhni lëngun e jetës nga duart e dikujt tjetër, që  kur takoheni për herë të parë. Jam i sigurt që të gjithë e kemi pasur atë përvojë në një moment dhe është e sigurt që nuk është kënaqësi. Në të kundërt, një shtrëngim duarsh “i dobët” është një mënyrë e shkëlqyeshme për të bërë një përshtypje të paharrueshme – me të vërtetë të keqe. Pavarësisht nëse keni qenë në anën tjetër të një shtrëngimi duarsh me një “peshk të ngordhur” apo me një shtypës kockash, me siguri nuk do të ndjeheshit pozitiv për personin tjetër. Përsëri, një shtrëngim duarsh i fortë i bollshëm i mirëfilltë mund ta bëjë gjithë ndryshimin.

Shtrëngimet e duarve, ose më saktë mënyra me të cilën burrat ju kapin dorën, mund të ketë të bëjë  diçka me nënvetëdijen dhe analizën e karakterit. Unë jam gati i bindur se tregon më shumë në atë mënyrë sesa me forcën fizike të atij që toket. Disa nga burrat më të fortë vështirë t’u shtrëngojnë fort dorën, kur u referohem burrave të forcës, nuk dua të them vetëm ngritës peshash, por fermerë, mekanikë dhe të tjerë që posedojnë një forcë të pazakontë në duar. Nga ana tjetër, shumë tipa që dëshirojnë të ishin jashtëzakonisht të fortë, kultivojnë një tip dorështrëngim si thyese arrash dhe përpiqen të shpartallojnë dorën e secilit që takojnë. Kujtoj ata si ky tip që ta kapin shpejt dorën dhe menjëherë vendosin të mposhtin cilindo që janë duke përshëndetur. Një shtrëngim dore mund të jetë i fortë, i ngrohtë dhe mikpritës pa i provuar tjetrit se, ju jeni njeriu më i fortë në tokë. Ndoshta psiko-analistët mund t’i japin një shpjegim të plotë të kësaj; ndoshta mund të jetë që disa individë kanë frikë se të tjerët nuk do t’i konsiderojnë jashtëzakonisht të fortë, kështu që ata duhet të heqin të gjitha dyshimet që në sulmin e parë.

Fotografia në gur e dorështrëngimit të  parë

Ndoshta si për çudi, një nga shtrëngimet e para të regjistruara ka ndodhur në Lindjen e Mesme. Në fronin e mbretit Shalmaneser III, që dëshmohet në një gdhendje në një pllakë guri të shekullit të 9-të P.K. ku tregohet sundimtari asirian duke shtrënguar duart me një udhëheqës babilonas, pas përfundimit të një aleance. Ky është rasti më i hershëm, i shtrëngimit të dorës si manifestim publik i një marrëveshjeje midis dy popujve. Zakone të tilla u përhapën për t’u bërë më të njohura në botën antike. Historia e shtrëngimit të dorës daton nga shekulli i 5-të B.C. në Greqi. Ishte një simbol i paqes, duke treguar se asnjë person nuk mbante armë. Grekët e lashtë e morën këtë gjest mjaft seriozisht përderisa t’i dhënë asaj edhe një emër, e quanin dexiozë, “bashkimin e duarve të duhura”. Ata e paraqitën atë në monedha dhe në statuja që festonin aleanca politike dhe ushtarake. Kështu vepruan edhe romakët e lashtë; udhëheqësit e tyre, qysh atëherë i kanë shtrënguar duart për të nënshkruar traktate dhe marrëveshje të tjera.

Por gjatë rrugës, shtrëngimi i dorës u përdor gjithashtu si një përshëndetje, ndoshta për shkak se një dorë e zgjatur e djathtë tregon se nuk do të mund të mbash armë. Me sa duket, njerëzit menduan se rreziku i marrjes së mikrobeve nga një i huaj ishte më pakët se rreziku i goditjes me thikë.  Në Muzeun Pergamon në Berlin, në një gur funerali rreth shekullit të  5-të P.K. tregohen dy ushtarë që shtrëngojnë duart. Duket se ky gjest, si një gjest i hapur dhe komfort, mbështet supozimin historik se ai evoluoi si një shenjë e besimit të mirë mes njerëzve. Për shkak se një shtrëngim duarsh përfshin paraqitjen e hapur të dorës së djathtë, ai tregon besim pasi dëshmon mungesën e një kame të fshehur ose të një arme tjetër. Kur shpataështë në mill, shtrëngimi i duarve parandalon nxjerrjen e saj. Megjithatë, praktika u bë më e përhapur si një simbol i miqësisë dhe besnikërisë. Ajo u bë aq e kudogjendur sa dy palë duar të kapura u shfaqën madje dhe në monedhat romake.

Tek shqiptarët thelbi i ekzistencës së tyre “Besa” si virtyt moral e ka zanafillën nga lashtësia, si nevojë për solidaritet në bashkësinë fisnore. Dhe tek shqiptarët dhënia e besës, shoqërohet me dhënien e dorës së pajtimit.  Funksionet më të posaçme besa i ka të lidhura me gjakmarrjen. Besa, në këtë kontekst, është zotimi që shtëpia e një të vrari i jepte familjes së vrasësit për të mos e marrë gjakun në një afat të caktuar. Mbrojtjen me besë e gëzonte edhe miku tek mikpritësi, sa kohë qëndronte tek ai ose gjatë udhëtimit deri në një kufi të caktuar, dhe ajo vulosej po me një shtrëngim duarsh.“Kjo dorë beje âsht e pelqyeme prej kanunit të Malevet të Shqypnís si per të dlirun prej zhgarkimesh, si edhèper të lidhun besë” Kanuni i Lekë Dukagjinit, Beja Nyja 530.

 Në Evropën Mesjetare, kalorësit do të shtrëngonin duart e njëri-tjetrit në përpjekje për të liruar çdo armë të fshehur nga armatura e rivalit të tyre. Në shoqëritë luftarake, ku armët anësore të brezit ishin të zakonshme, padyshim që kuptohet edhe domosdoshmëria e një përshëndetjeje kaq të fuqishme.Por ajo e humbi këtë funksion deri në periudhën e hershme moderne, kur ajo u kuptua ndërkombëtarisht dhe u përdor si formë përshëndetjeje.

Shtrëngimi i duarve gjest barazie

Në Angli të shekullit të 17-të, Kuakerët, të cilët u ngritën kundër praktikave të tepërta dhe të panevojshme, popullarizuan gjestin e shtrëngimit e dorës si një alternativë më e barazuese sesa, përkulja e trupitapo ngritja e kapelës në formë respekti. Shtrëngimi i dorës siç e dimë se ai erdhi në vetvete gjatë epokës Viktoriane. Etiketat moderne të shtrëngimit të duarve u zhvilluan gjatë shekullit XIX dhe, deri në vitin 1900, ishte metoda më e zakonshme që u përdor për të përshëndetur të tjerët. Udhëzues të panumërt u ofruan për mënyrën më të mirë për të shtrënguar duart.  Mënyra se një njeri shtrëngon duart apo luan me duart bëhet pjesë e karakterit të tij.

Kur po shkruaja këto radhë m’u kujtua personazhi i UriahHeep që është një personazh imagjinar i krijuar nga CharlesDickens në romanin e tij DavidCopperfield që e ndiqnim si familje në TV shqiptar në rininë tonë në Shqipëri. Heep është një nga antagonistët kryesorë të romanit. Karakteri i tij është i dukshëm për përulësinë e tij të fshehtë, sinqeritetin  e tij i tepruar në dukje, duke bërë referenca të shpeshta për “përvujshmërinë” e tij. Emri i tij është bërë sinonim i sykofantisë, apo lajkave të pa sinqerta për të përfituar. Pikërisht ai është bërë i njohur për mënyrën sesi jepte dorën apo fërkonte duart dhe është bërë simbol i njeriut të pasinqertë  Ne fakt, pjesa më e madhe e DavidCopperfield është autobiografik, dhe disa studiues besojnë se sjelljet dhe atributet fizike të Heep-it, bazohen tek fabulisti HansChristianAndersen, të cilin Dickens e takoi pak para se të shkruante romanin. Ky simbol mbeti i fortë sa një autor amerikan shekuj më  vonë, do ta cilësonte presidentin e skandalit “Watergate “ RichardNikson se ishte një UriahHeep i vërtetë.

Pavarësisht nga prirja e përgjithshëm e dorë shtrëngimit, praktikat lokale sipas traditave vazhduan: Ka një larmi të mahnitshme të zakonesh përshëndetëse në të gjithë botën. Në Tibet prekja me gjuhë mund të jetë një mënyrë për të mirëpritur njerëzit. Në Zelandën e Re, Maorit përshëndesin njëri-tjetrin duke prekur hundët po ashtu dhe eskimezët. Burrat e Etiopisë prekin shpatullat, dhe në Republikën Demokratike të Kongos, miqtë meshkuj prekin ballin. Në shumë vende të Azisë, njerëzit përkulen me njëri-tjetrin kur takohen. Dhe në disa vende evropiane, si dhe vendet arabe, në Rusi, përqafimet ose puthjet në faqe janë më shumë normë. Megjithatë mënyra më e zakonshme fizike për të përshëndetur njerëzit në mbarë botën është tani shtrëngimi i dorës. Kjo është bërë aq e kudogjendur sa që kurrë nuk mund të keni menduar pse njerëzit shtrëngojnë duart. midis të tjerave të panumërta.

Shtrëngimi i duarve si simbol paqeje

Pra shtrëngimi i duarve e ka zanafillën si simbol paqeje, si dëshmi, se personi që zgjat dorën nuk ka armë të fshehur pas shpine. Në rrjedhën e shekujve ajo është bërë një simbol respekti e besimi.Edhe pse  kultura të ndryshme dallojmë kaq shumë nga njëra-tjetra, shtrëngimi i duarve shërben si një urë lidhëse që i bashkon dy individë dhe ia bën të qartë personit tjetër se ti nuk ia do të keqen.

Në kohët moderne, politika është bërë e paimagjinueshme pa shtrëngimin e duarve:  “Shtrëngimi i duarve shihet si një përshëndetje burrërore, ndryshe nga gjeste të tjera që mund të kenë nuanca më femërore, ndryshe nga përkulja franceze, apo përkulja që bëjnë shumë kultura aziatike. Shtrëngimi i duarve, shihet si shenjë force e vitaliteti. Kur Presidenti Trump u takua me Presidentin francez, EmmanuelMacron shtrëngimi i duarve mori përmasat e një ndeshjeje fizike, kush do të zgjaste më shumë, kush do të shtrëngonte më fort,” thotë DorothyNoyes, profesore e folklorit në Universitetin Shtetëror të Ohajos. Njerëzit me një personalitet mbizotërues ose të cilët dëshirojnë të tregojnë mbizotërimin e tyre, do të shtrëngojnë dorën e dikujt ndërsa mban pëllëmbën e tyre të ngritur poshtë, dhe pëllëmbën e personit tjetër të ngritur lart (një shtrëngim duarsh i nënshtruar). Dhe këtu është një sugjerim nëse merreni me një shtrëngues dore dominuese: Kur rrini dorën tuaj për të tundur të tyren, mbajeni tuajin të qëndrueshëm dhe të drejtë – mos e ktheni dorën poshtë.  Në një dokumentar për gjuhën e duarve në politikë thoshin se ai liderët e vendeve gjatë takimeve ndërkombëtare për piqen që dora e tyre të jetë në të djathtë para fotografëve dhe dora e palës tjetër në të majtë për të treguar dominim. Në fakt, kur John F. Kennedy ishte duke kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara, ai urdhëroi një studim për të përcaktuar se cili ishte shtrëngimin më i mirë të dorës.

Politika. art i shtrëngimit të duarve

Duarshtrëngimi me dy duar.  Përfshin tokjen me dorën e djathtë dhe vendosjen e dorës së majtë në krahun ose shpatullën e dikujt, ose shtrëngimin e dorës së tyre midis të duarve tuaja. Shtimi i dorës së majtë tregon një dëshirë për të treguar ndershmëri dhe sinqeritet, dhe sa më e lartë të vendoset dora, aq më i madh është niveli i intimitetit midis dy njerëzve (ose aq më e madhe dëshira për të krijuar një marrëdhënie të ngushtë). Këtu është gjëja e çuditshme në lidhje me këtë shtrëngim dore: Duke pasur parasysh shkallën e afërsisë dhe prekjes, me siguri do të mendoni se do të përdoret më shpesh në mesin e miqve dhe familjes së ngushtë. E vërteta është, se liderët politikë shpesh e përdorin këtë shtrëngim duarsh për të bërë të duket sikur janë me kushte të mira, të cilat në të vërtetë mund t’i japin asaj një frymë mosbesimi. Udhëheqësit politikë duan të shfaqin shoqëri … por le të jemi të sinqertë këtu: Mund të mos jetë një ndjenjë e përzemërt. Duhet gjithashtu të theksohet se kur dikush bën duartakim me dy duar ku përfshihet shtrëngimin e dorës së personit tjetër shih më poshtë Bush dhe Putin , shfaq një dëshirë për të marrë kontrollin e bashkëveprimit. Ju do të bllokoni fjalë për fjalë dorën e personit që takoni me duart tuaja!

Në botën e sotme të shkëmbimeve digjitale shtrëngimi i duarve është bërë mishërim i akteve që ndodhin prapa skenave apo jashtë shkëmbimeve fizike. Fotografët kapin momentin e shtrëngimit të duarve kur arrihet një marrëveshje. Pra shtrëngimi i duarve është simboli fizik i arritjes së diçkaje të rëndësishme, është aspekti vizual i përgjegjësisë dhe rëndësisë së një akti.Gjuha e trupit, ose komunikimi jo verbal, nuk është një temë për të cilën flitet shpesh (qëllimi i duhur!). Megjithatë, kërkimet tregojnë se është një pjesë domethënëse, nëse jo edhe më e rëndësishmja e komunikimit. Aftësia për të lexuar gjuhën e trupit dhe vetëdijesimi i gjuhës sonë të trupit janë gjithashtu pikat kryesore të inteligjencës emocionale dhe aftësive shoqërore.Aftësia për të lexuar gjuhën e trupit dhe vetëdijesimi i gjuhës sonë të trupit janë gjithashtu pikat kryesore të inteligjencës emocionale dhe aftësive shoqërore. Gjuha e trupit vjen në grupime, si fjali të folura. Në vend që të gjykoni një gjest ose një shprehje, ju duhet të merrni gjuhën e trupit në tërësi. I gjithë trupi mund të tregojë një histori. Por problemi është se përveç simbolikës, shtrëngimi i duarve përcjell mikroorganizma të rrezikshme. Sa herë kollitesh apo teshtin, sa herë shkon në banjë, mendoni pak se çfarë mikrobesh mbajnë duart. Në çdo moment njeriu mbledh mikrobe, sa herë prek një objekt, mbledh me duar rreth 50% të mikrobeve të sipërfaqes që prek. Nënat tona diçka dinin kur na porosisnin vazhdimisht larjen e duarve. Tani nuk ia marr për ters sime shoqe e cila përgjon zhurmat nga banjë, dhe me pyet ai i lave duart? Higjiena personale e individit është shumë më e mangët se ç’e mendojmë ne, thonë mikrobiologët. Për këtë arsye, në kushtet e koronavirusit, duket se shtrëngimit të duarve ndoshta i ka ardhur fundi.

Me se ta zëvendësojmë shtrëngimin e duarve ?

Tani njerëzimi duhet të vendosë se me çfarë do ta zëvendësojë. Në thelb ky është një gjest simbolik, pra nuk ka rendësi nëse shtrëngon duart, përplas grushtet, apo bën diçka tjetër që ka të njëjtin kuptim. Na mbetet të biem dakord se çfarë gjesti të ri do të zgjedhim për të simbolizuar atë që përfaqësonte shtrëngimi i duarve. Nuk ka rëndësi gjesti, por mesazhi që ai përcjell. Por dhe kjo nuk është e lehtë. 

Shfaqja e pëllëmbës të hapur si sinjal miqësor, është në gjenet tona, ajo që Givens, një profesor në Universitetin Gonzaga dhe drejtor për Qendrën për Studime Joverbale, e quan një “produkt” i rrjeteve neuromuskulare që kanë evoluar gjatë qindra miliona viteve nga amfibët, tek zvarranikë dhe vertebrorë të tjerë. Këto cirkuite nervore prodhojnë nevojën për shfaqjen e një “ instrumenti ” të jo-agresionit, të paqes ”, siç është e kundërta shfaqja e kraharorit zbërthyer i qëndrimit agresiv, si pozicion p.sh. që marrin gorillat kur ngrehin gjoksin, shpatullat dhe kokën për t’u dukur më të mëdhenj. Nga ana tjetër kur  shimpanzetë janë agresivë nuk i hapin duart, duart e tyre ulen poshtë, pra edhe nga pikëpamja gjenetike e origjinës pëllëmba e hapur e mbajtur vertikalisht është një shenjë miqësie, jo e pafuqishmërie – por megjithatë porosia e saj është e paqartë. “Truri i njeriut ka qarqe evolucionare të lobeve parietale të cilat reagojnë pozitivisht te sensorët vizualë për duart e shtrënguara “, thotë Givens. Paraqitja e pëllëmbëve të hapur (përballë lart) pasqyron hapjen tuaj, duke treguar pëllëmbët poshtë tregon autoritet. Pra, në fund të fundit, është një mjet komunikimi jo verbal, që mund të dërgojë një sugjerim të fuqishëm bashkëpunues, ndaj mund të ndaj mund të jetë shenja e përshëndetjes me pëllëmbën lart, mund të jetë gjesti i ardhshëm që të mos transmetojmë viruse.

Tani që është epidemia e këtij virusi dhe që na kërkohet për të ndaluar për të shtrënguar duart, ne kemi vetëm një mundësi për t’iu hequr një herë e për gjithnjë këtë zakon. Ekziston një mënyrë shumë më e mirë për të përshëndetur mënyrë-tjetrin – dhe jo, nuk është cekja e grushtit me grusht dhe sigurisht që nuk as trokitja qesharake e bërrylit.  Një masë e thjeshtë parandaluese që do të sillte mjaft përfitime për shëndetin e njerëzve: mund te ishte braktisja e zakonit të shtrëngimit të duarve si përshëndetje!

Duke ecur përpara, mund të përshëndesim sipas e stilit të malësorëve tanë me një dore në zemrën, gjë që gjendet edhe ndër popuj të tjerë, po do përshëndesimthjesht me dorën hapur pa takuar duart me që do të ruajmë dhe distancën prej 2 metrash duke valëviturpëllëmbën.Më lejoni t’i siguroj ata që duan të rifillojnë shtrëngimin e duarvepas pandemisë se ne nuk duhet të braktisim një traditë kulturore duke dëbuar të gjitha llojet e shtrëngimevetë duarve. Gjesti ka një traditë padyshim të gjatë dhe ilustruese për të treguar paqe, pajtim marrëveshje, por jo si një përshëndetje.

Përkundrazi, ne duhet ta rivendosim atë në ditët e lavdisë së shekullit të nëntë para Krishtit, kur një shtrëngim duarsh ende nënkuptonte diçka të madhe.Kur të mbarojë kjo pandemi, ndoshta nuk do ketë më shtrëngime dore si në të kaluarën. Kështu le t’i themi se kemi një heqje qafe pozitive ,një herë e mirë e dëshirës për të shtrënguar duart.Por e di se s’ka për të qenë ashtu. Pse kot u bë ajo gurgule, nëse Pres. Trump ia zgjati, apo s’ia zgjati dorën kryetares demokrate të Dhomës së PërfaqësuesveNancyPelosit gjatë fjalimit para kombit.

Pse zëvendësimi është një “Mision i pamundur”!

Kështu po marr edhe unë guximin dhe po them një thagmë tjetër, po e quaj shtrëngimin e duarve një zakon primitiv apo siç quheshin në kohë te Enverit “zakon prapanik” ( siç ?!). Unë nuk po sugjeroj të heqim dorë nga përqafimet, puthjet apo nga shtrëngimet e duarve mes njerëzve të afërt që përmes këtij gjesti duan të ndjejnë e përcjellin emocione. Propozoj të mos shtrëngojmë duart kur për shembull përshëndesim të njohur apo të panjohur në rrugë, kur kemi takime pune, kur na prezantojnë dikë në kafe, etj. Zgjedhja për të mos shtrënguar duart duhet të mos paragjykohet e të mos konsiderohet si mungesë edukate, por si gjëja e duhur për të bërë. Nuk kemi pse e tregojmë respektin duke i transmetuar viruse e baktere njëri-tjetrit. Edhe mjeku i njohur AnthonyFauci, drejtori i Institutit Kombëtar Amerikan të Sëmundjeve Infektive, si dhe këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump,  është shprehur: “Si shoqëri duhet të harrojmë shtrëngimin e duarve! Nuk kemi nevojë për të! Duhet ta thyejmë këtë zakon sepse është një nga rrugët kryesore të transmetimit të sëmundjeve si kjo e koronavirusit”.  Dhe kjo duket se po gjen mbështetje, kur aktori KumailNanjiani postoi në Twitter kohët e fundit mesazhin, “Unë nuk mund ta imagjinoj kurrë të shtrëngoj një dorë tjetër”, tweet-i i tij mori 50,000 pëlqime në disa orë.Megjithatë duke kundërshtuar veten do të them, se ndoshta duarshtrëngimin nuk mund ta zëvendësojë një gjest tjetër, besoj se me gjithë apelet, kjo nuk do të ndryshojë.

Një fqinji im i moshuar erdhi para një jave dhe më falënderoi, që ia kora barin para shtëpisë, pasi kompania që ia korr zakonisht nuk lejohej të punonte, sipas urdhrit të guvernatores dhe ai më  zgjati dorën . Ç’të bëja mos i jepja dorën?E pamundur, do të ofendohej.

Megjithatë në jetën e zakonshme dhënia e dorës mund të shmanget disi, por jo për gjëra të rëndësishme. Si për shembull, kur bëhet fjalë për politikën, shumica e gjërave mund të zgjidhen me një fjalë të butë, një buzëqeshje të thjeshtë dhe një shtrëngim të fortë dore. Dhe nëse këto mungojnë, jo  gjithmonë ka marrëveshje. Shtrëngimi i duarve është i shkëlqyeshëm për biznesin është i shkëlqyeshëm dhe për paqen. Dhe paqja është e shkëlqyeshme për biznesin. Biznesmenët ia dinë vlerën sloganitqë përcakton një marrëveshje xhentëlmenësh. “Letyourhandshake be a greaterbond than anywrittencontract.” Bëje shtrëngiminedorësnjë lidhje më e fortë sesa një kontratë e shkruar”. 

Japra pse nuk do të jetë e lehtë të thyhet një zakon i krijuar prej shekujsh.  Kjo u dëshmua me një fakt anekdotik.  Pak minuta pasi u bëri thirrje holandezëve të ndalin shtrëngimin e duarve për të luftuar coronavirusin, Kryeministri holandez MarkRutte gjithë entuziazëm i shtrëngoi dorën kreut të Qendrës Holandeze për Kontrollin e Sëmundjeve. Oops…

Filed Under: Featured Tagged With: duareve, Koronavirusi, Rafael Floqi

KOSOVA DHE SHQIPERIA NE BETEJEN ME KORONAVIRUSIN

April 22, 2020 by dgreca

– Në Kosovë 36 punonjës shëndetësorë të infektuar me koronavirus

– Kosova deri më tash ka regjistruar 604 raste të të infektuarve me koronavirus; prej tyre 18 kanë vdekur, 128 janë shëruar./

– Shqipëria në 24 orët e fundit, një tjetër person ka humbur jetën, duke e çuar në 27 numrin e viktimave nga virusi vdekjeprurës në vend/

Në Kosovë 36 punonjës shëndetësorë janë të infektuar më koronavirus, që nga shpërthimi i epidemisë muajin e kaluar.Drejtori i Departamentit për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti ka publikuar të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, për numrin e punonjësve shëndetësorë të prekur me koronavirus.

Sipas këtyre të dhënave,16 infermierë dhe 14 mjekë në institucionet shëndetësore, 4 mjekë dhe 2 infermierë jashtë institucioneve shëndetësore, një farmacist dhe një teknik i farmacisë, janë infektuar me koronavirusin e ri.

Kosova deri më tash ka regjistruar 604 raste të të infektuarve me koronavirus; prej tyre 18 kanë vdekur, 128 janë shëruar.

Shqipëria në rrugën e mposhtjes së COVID-19

Shqipëria vazhdon të përballet me raste të reja të prekura me koronavirus, edhe pse vendi ka filluar të tregojë një trend të uljes së rasteve dhe vdekjeve të shënuara. 

Numri i të shëruarve, duket se po mund atë të të infektuarve.Megjithatë, në 24 orët e fundit, një tjetër person ka humbur jetën, duke e çuar në 27 numrin e viktimave nga virusi vdekjeprurës në vend. Ai ishte një burrë 71-vjeçar i cili ishte prej dy javësh i intubuar dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli në komunikimin e përditshëm me mediat bëri me dije se po vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në Krujë ku kanë rezultuar 18 raste pozitive, ndërsa rastet e tjera janë 3 në Tiranë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Kurbin.

“Deri në këto momente janë testuar 6,269 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 634 raste”, tha Rakacolli.

Ajo bëri me dije se gjatë 24-orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 356.

Aktualisht në Shqipëri janë 251 persona të infektuar aktivë.

“Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave”, tha Rakacolli.

Ajo shtoi se në dy spitalet ku po trajtohen vetëm pacientët me COVID-19, aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.

Në anën tjetër, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta gjatë një konference për media bëri me dije se ka dekretuar ndryshimet në Kodin Penal të propozuara nga qeveria dhe të miratuara nga kuvendi.

Presidenti tha se i është përgjigjur kërkesës së qeverisë për bashkëpunim dhe konsensus për ndryshimet në Kodin Penal, pasi i kishte cilësuar si të nevojshme këto ndryshime në kushtet ku kodi aktual ka boshllëqe të theksuara në këtë pikë.

“Diskutimi i gjerë ka çuar në përmirësime thelbësore të produktit final që është votuar në kuvend. Nisur nga gjendja dhe boshllëku që ka kodi ynë për përhapjen me dashje të sëmundjeve infektive, presidenti vlerëson që iniciativa e qeverisë që shëndeti i njerëzve të garantohet edhe penalisht, duhet mbështetur”, tha presidenti Meta.

Ndryshimi i Kodit Penal ka të bëjë me dënim deri në 15 vjet burgim për personat që thyejnë karantinën dhe përhapin qëllimshëm koronavirusin.

Ashpërsimi i Kodit Penal lidhur me situatën e COVID-19 gjatë këtyre ditëve ka shkaktuar mjaft diskutime, reagime por edhe kundershtime. Organizatat e shoqërisë civile janë kundër ashpërsimit pasi sipas tyre, cenojnë të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve.

Tridhjetë organizata i janë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, duke i kërkuar të rrëzojë në parim amendamentet e propozuara nga qeveria, por këto të fundit u miratuan në parlament, dhe tani u dekretuan nga presidenti.

Shqipëria ka konfirmuar dy rastet e para me COVID-19 më 8 mars të 2020, një baba dhe djali i tij që kishin udhëtuar drejt vendit nga veriu i Italisë. 

Në të njëjtën ditë qeveria ndaloi fluturimet dhe udhetimet me tragete që vinin nga Italia, dhe nga ajo kohë ka shtuar masat e sigurisë në tentativë për mospërhapje të virusit.(kortezi-Europa e Lire)

Filed Under: Featured Tagged With: Koronavirusi, kosova, shqiperia

Pandemia nuk është luftë, është mësim pёr jetën

April 20, 2020 by dgreca

Esse nga Rafael Floqi/

Po është një mësim jete. Nuk është një luftë. Lufta sjell urrejtje, dhunë, shkatërrim, ndërsa ne jemi thirrur, në këtë moment të veçantë, të rizbulojmë vlera të tilla njerëzore, si :solidariteti, vëllazëria, fqinjësia dhe natyra. Metafora e luftës, aq e dashur për politikanët dhe gazetarët, ka qëllimin unik të amplifikimit të frikës në kontekstit e kësaj narrative, duke e përshtatur atë në mënyrë perfekte për përdorimin e emisioneve talk- shows për të na kujtuar, sesa jo për t’na informuar, por për të rritur rajtingun, për të  fituar një audiencë më  të gjerë. Të thuash se jemi në luftë është, sipas mendimit tim modest, është një shembull i pastër i prirjes leksikore njerëzore për t’i zmadhuar gjërat.

E pra, mos luftoni luftën nga shtrati në shtëpi apo duke postuar vazhdimisht histori në Facebook. Asnjë kufi nuk rrezikohet, nuk ka asnjë armik atje që të na pushtojë. Dhe pastaj, le ta kuptojmë sinqerisht dhe qetësisht: ne, si qenie njerëzore, kemi bërë luftëra qysh në fillim të kohës. Ne si njerëz jemi aq brutalë sa për mijëra vjet kemi vrarë njëri-tjetrin me gurë, shkopinj, shpata, shtiza, topa, mitraloza dhe bomba atomike. Imagjinoni sikur të kishim nevojë për një pandemi për të shpallur luftë … kush jemi ne? Madje dhe ky virus i vockël është vetë pjesë e natyrës së gjërave?

Sidoqoftë, në këtë kohë ekziston një sëmundje që prek dhe e bën këtë pa dalluar kufij, kombësi, ngjyrën e lëkure apo statusin shoqëror. Dhe ky është tashmë një mësim i shkëlqyeshëm i pari në këtë jetë. Ai na thotë – ashtu si duhet – se që të gjithë jemi njësoj. 

Diversiteti dhe dallimet janë fryti i mendjes sonë të kufizuar dhe kufizuese, janë apoteoza e gjerësisë sonë të mendimit. Jemi përballë një pandemie që, për tu adresuar drejt, që kërkon një sens të fortë  përgjegjësie personale dhe të bashkëpunimi midis komuniteteve. Kërkon një gjest kontrovers, kërkon altruizmin, në një shoqëri individualiste, në të cilën të gjithë mendojnë për veten e vet dhe si të mbrojnë të mirat e veta. 

Dhe ky është një mësim i dytë për jetën.

Le të ndalemi së vështruari në kopshtin tonë të vogël të mjeruar të përberë nga egoizmi, lakmia dhe mjerimi shpirtëror.

A e dini se si do të përfundojë kjo pandemi?  Veç me ndihmë të ndërsjellë! 

Do të duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin! Ose ndjenja e bashkësisë duhet të mbizotërojë, ose ne do të dënohemi të hamë njëri-tjetrin. Mesazhi i fundit i papës “Askush nuk ka i shpëtuar vetëm” e sqaron këtë.

Ky virus, në mënyrën e tij të së qenit ngjitës, duke na bërë të qëndrojmë vetëm me veten, na thotë se gabimi ishte ndoshta ai i pari.  Naiviteti për të besuar se mënyra jonë e të jetuarit ishte e drejtë, verbëria në të besuarit se jemi të lumtur dhe jo sipërfaqësor, marrëzia e të parit të një botë që digjet dhe mbërthehet në vetvete – dhe mbi ne – dhe ne jemi duke pretenduar se është normale. 

Gabimi i vlerësimit se ligji i fitimit është forcë lëvizëse e të gjitha gjërave. Në vend që të investonim në kujdesin shëndetësor, për përkujdesjen tonë, në solidaritet, për të forcuar ndjenjën e komunitetit, ne preferuam të shpenzonim për armatim, për t’u mbrojtur nga të tjerët, dhe nga bashkëqytetarët tanë. A nuk është edhe ky një mësim jete?

Ne zgjohemi ne një kohe kur pasuria është më e rëndësishme sesa dija, që është një  mashtrim dhe jo e vërtetë, është çnjerëzim dhe jo dashamirësi. Por jo vetëm kaq, po është momenti i pandjeshmërisë, i verbërisë, i egoizmit, i frikacakëve, i dukjes, i mediokritetit, keqkuptimit dhe veçanërisht i së keqes, në të gjitha format e saj. Ndoshta, të dashur njerëz, është koha të pranojmë: 

Se sëmundja nuk është virusi. Sëmundja jemi ne!

Deri më tani kemi jetuar të bindur që jeta, në një mënyrë delikate, na ka mashtruar. Se ajo ishte e padrejtë dhe mizore. Ne e harruam veten, duke parë orën, me ndjenjën tonë gjithëpërfshirëse, të bindur se mund të kontrollojmë edhe kalimin e kohës. Ndërsa ishim të bindur se ka akoma kohë, që asgjë nuk do të ndodhë nesër, dhe gjithçka mund të shtyhet për më  vonë. Ishim gabim. Një qenie e padukshme, e transportuar në ajrin që thithim dhe që, në pak më shumë se një muaj, ka përshkuar detet, malet dhe kontinentet e tëra, dhe ishte e mjaftueshme për të gjunjëzuar të gjithë besimet dhe zakonet tona. Mendohuni!

Ne besuam, në paditurinë dhe arrogancën tonë, se mund të jemi të pathyeshëm, se jemi superiorë ndaj çdo qenie tjetër të gjallë në faqen e dheut. Po, po është natyra ajo që po vrasim? 

Njeriu mburret. Unë e shkatërrova atë, e përdhunova, në emër të perëndisë së parave, i bindur që Toka Nënë, nuk pësoi ndonjë goditje, duke e shfrytëzuar atë egër e përgjithmonë. Ai mori, vodhi, me duar të shtrira, të grisura, prerë, copëtuar, duke prishur gjithçka që i shfaqej në udhë. 

Ne kemi sëmurur Tokën dhe tani ulërimat e  dhimbjes së saj, po zhurmojnë në shtrirjen globale të një pandemie që, për ne, njerëzit ka shijen e katastrofës.

Dhe tani e shohim veten të shtangur, të rrahur nga kjo shuplakë nga ky mësim jete që nuk e prisnim, ndaj ne e konsiderojmë se është e padrejtë, ta konsiderojmë veten në luftë.

Shembuj ekzistencialë si ky tregojnë, se së pari Toka  lëshon sinjale të vogla si kambanat, sinjale që gjithmonë kemi injoruar dhe më pas gjen një mënyrë për t’u dëgjuar me sirenat e saj gjithnjë e më therëse. Ajo na thotë se, me çdo çmim, ajo do të jetë në gjendje t’ju bindë se e mira dhe e keqja nuk janë të rastit, se ka ardhur koha të kuptojmë se ne si një specie e gjallë, po vazhduam kështu jemi afër vetë-shkatërrimit.

Ka ardhur koha për të kuptuar se llogaritja mbrapsht ka filluar, se polica jonë e sigurisë është konsumuar pothuajse plotësisht, dhe kjo është thirrja e fundit. Për ju, për mua, për të gjitha krijesat që popullojnë Tokën. Dhe për këtë planet të munduar, që nga vetë jeta e të cilit varet e gjithë mbijetesa jonë. 

Format e reja të qëndrimit tonë subjektiv duhet të promovohen, nëse synojmë ndryshime shoqërore  epokale. Duhet të kuptojmë se liria nuk është zgjedhja e ngjyrës së makinës, se asnjë përqafim nuk ta siguron atë kurrë, Babai im mjek më thoshte një frazë që “mbeti mbërthyer” mendjen time gjatë gjithë jetës . Ai më thoshte: ” I sheh, këta njerëz që vijnë për vizitë, ata nuk kanë nevojë pёr tre hapje në ditë, por pёr tre përqafime”, dhe distancat nuk maten në kilometra. 

Ne jemi larguar edhe kur jemi afër në këtë shoqëri, ku flasim pa dëgjuar, hamë pa shijuar, bëjmë dashuri pa ndjerë, ecim pa parë, një shoqëri në të cilën marrim frymë duke nuhatur, të errësuar nga besimet tona të verbëra. Natyra i ka rregullat e saj dhe ndjek një model të panjohur dhe nganjëherë të dhunshëm, si ky.

Bota vazhdon dhe ne, njerëzit e thjeshtë, kemi në dorë fuqinë vetëm të përpiqemi ta kuptojmë, ta ndryshojmë qasjen, besimet tona, sistemin tonë. Edhe pse është e vështirë, shumë e vështirë, por ne nuk kemi mundësi tjetër. 

E vërteta, njerëz të dashur, është se asgjë e nesër nuk do të jetë njësoj si më parë, përveç nëse mësojmë mirë këtë mësim, përndryshe gjithçka do të kthehet saktësisht si më parë, me huqet tona të këqija stërgjyshore dhe me vetëdijen se, përsëri, njerëzimi  humbi një mundësi për t’u përmirësuar. 

Filed Under: ESSE Tagged With: Koronavirusi

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT