-Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha në Konferencën “SHBA-Karta e Adriatikut-A5” në Ohër/
PRISHTINË, 1 Dhjetor 2017-Gazeta DIELLI/ Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, po merr pjesë në punimet e Konferencës “SHBA-Karta e Adriatikut”, në Ohër, me ftesë të ministres së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska – Jankovska.Ministri Berisha do ta paraqes ekspozenë e tij në seancën plenare si dhe pritet të zhvillojë takime bilaterale me homologët pjesëmarrës në konferencë.
Njoftimi dërguar nga Ministria e FSK-së thekson se, konferenca e ministrave të mbrojtjes të shteteve pjesëmarrëse në kuadër të Kartës së Adriatikut është me rëndësi të veçantë dhe ministrat e mbrojtjes të shteteve pjesëmarrëse, bashkërisht analizojnë sfidat e fushës së sigurisë dhe të mbrojtjes të përpiqen të gjejnë mënyra me të cilat mund t’i zbusim ato me përpjekje të përbashkëta.
Konferenca e ministrave të mbrojtjes shërben si platformë për shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizave përmes së cilave ministrat të gjejnë mënyrat për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.
Konferenca e ministrave të mbrojtjes gjithashtu paraqet një mundësi për ritheksimin e vendosmërisë së shteteve pjesëmarrëse për forcimin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal dhe harmonizimin në perspektiven sa i përket prioriteteve të sigurisë në rajon./b.j/