• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

A THUA E HARROI KOSOVA PREK CALIN?

August 16, 2016 by dgreca

Nga KOLEC TRABOINI/ Pse këto ditë në Kosovë askush nuk po e përmend Prek Calin? Po Prek Cali ishte ai burrë kreshnik shqiptar që kur caktohej kufiri në veri, merrte gurët e mëdhenj e si të ishte një Sizif krenar me gur në shpatull ecte nëpër natë, nëpër shi e nëpër mjegull, si të ishte koha, për mos i humb trojet shqiptare në Vermosh. E tash deputete, ministra, president e nëpunës të lartë të papërgjegjshëm po e marrin atë gur e po e sjellin ma përkëtej kufirit, duke ua fal të huajve tokat në Çakorr. Qe pra, si Çakorri si Vermoshi janë njësoj toka shqiptare. Po si mbërritëm deri në këtë ditë, me këtë bandë të papërgjegjshme në pushtet që bën atë që veç armiqtë e shqiptarëve e kanë bërë në histori. Ndokush nga aradhet e këtyre pushtetarëve të papërgjegjshëm po thotë se ata i ka zgjedh populli me votë demokratike. Po zgjedhja nga populli nuk është alibi për prapësitë e atyre që zgjidhen. Populli i ka zgjedhë, por jo për t’ia fal trojet shqiptare Malit të Zi. Jo kurrë. Tradhtinë e vet nuk mund kurrkush t’ia verë në shpatull popullit me shkakun e thjeshtë se ai i ka zgjedhur. Tradhtia nuk delegohet. Ajo fle e zgjohet në gjoksin e tradhtarit. Ka shume troje shqiptarëve jashtë kufijve. Por ato as i kemi shitur e as i kemi falur. Europa e di këtë. Edhe ata që i kanë pushtuar i dinë anipse bëjnë sikur është punë e kryer. Jo nuk është e kryer. Për ata mund të jetë e kryer por për ne shqiptarët jo. Sepse trojet  kombëtare as nuk shiten e as nuk falen. Edhe unë kam varret e gjyshërve në tokat shqiptare që mizorisht i janë dhënë Malit të Zi nga Europa. Po si mendoni se i kam shit varret e gjyshërve në Traboin të Hotit, apo i kam falur, apo i kam harruar? Jo kurrë e kurrës! Mund të mos i përmend, por nga mendja ime nuk hiqen kurrë trojet e varret e të parëve të mi. E dimë se trojet edhe kur i ke brenda Shqipërisë del një harbut e ti pushton me forcë e drejtësi nuk gjen. Por të paktën ato mbetën brenda kufijve të atdheut. Nuk tjetërsohen nga të huajt. Fundi i fundit njeriu edhe në çast të vdekjes të jetë mendon se jeton kombi, atdheu, populli i tij në trojet e veta e kjo e bën të jetë në vdekje të qetë për vazhdimësinë e mos-harrimin. Tashmë është tradicionale që kur një njeri mbyll sytë për herë të fundit, ngushëllimi që u jepet të afërmeve është: I qoftë i lehtë dheu i vendlindjes. Ky pra është kuptimi sublim mbi dheun, tokën dhe trojet e Atdheut. Varret mbi tokat e pushtuara humbin. Pushtuesi bën përpjekje të shuajë kujtesën e popujve që mban nën zgjedhë, të tjetërsojë identitetin i një populli, çfarë edhe ka ndodhur në disa troje shqiptare. Duhet ta dinë ata që falin detin e tokën se populli as nuk i shet e as nuk i fal trojet e veta kombëtare. Askush nuk mund ta bëjë këtë. Qoftë si individ apo institucion. Dhe e drejta natyrore është që herët e vonë ato troje ti kthehen trungut atdheut. Jeta e kombit nuk është sa jeta e një njeriu. Afro pesë shekuj kombin tonë e mbajti nën zgjedhë perandoria osmane, por një ditë perandoria u shpërbë. Askush nuk e mendonte se do shkatërrohej Jugosllavia, se do çlirohej Kosova, por ja që ndodhën. Pse të mos ndodh që trojet shqiptare të bashkohen. U bashkua Gjermania që gjatë Luftës së Dytë Botërore i bëri varrin diku rreth 100 milion njerëzve në botë. E ktheu Europën në gërmadhë duke përfshirë edhe vet Gjermaninë. Atëherë si të mos shpresojmë të bashkohemi ne shqiptarët që nuk kemi bërë asnjë lufte agresive në histori, nuk kemi pushtuar asnjë pëllëmbë tokë të huaj, vetëm jemi rrudhur, vetëm jemi mbrojtur. Askush nuk e di se çfarë do të ndodh në të ardhmen, prandaj të mos hiqet dorë nga e drejta natyrore e bashkëjetesës si komb. E drejta e Bashkimit Kombëtar. Ti lëmë në një anë me përbuzje marrëzitë e ca pseudo studiuesve sharlatanë të shitur kokë e këmbë. Nuk ka dy kombe shqiptare. Ka një komb e vetëm një. Çdo pëllëmbë toke në Kosovë është shqiptare dhe çdo pëllëmbë toke në Shqipëri është e shqiptareve të Kosovës. As kufijtë nuk na duhen. As doganat. Ti thyejmë të gjitha barrierat e ca nëpunësve e shtetarëve mediokër që na ndajnë. Të gjithë shqiptarët kemi një gjuhë, jetojmë në trojet tona Iliriane, Pellazgët më të hershëm në Europë,  jemi një komb e një popull. Është e drejte e çdo shqiptari kudo ku ndodhet në botë të demonstroje duke e ngritur zërin në kupë të qiellit: asnjë centimetër tokë arbërore nuk mund të jepet sepse është derdh gjak shqiptarësh për këto toka. Aty janë edhe kockat e të parëve tanë. Kush u jep truall kombëtar të huajve ai është tradhtar dhe tradhtarët e kombeve në të gjithë botën dihet se çfarë i pret. Sot mund të jesh në maj të piramidës se pushtetit, por nesër mund të hiqesh zvarrë si qen. Këto janë fatet njerëzore e këtë duhet ta dinë ata që mbahen lart e nuk pyesin se çfarë mendojmë ne poshtë. Anipse fundin e turpshëm askush nuk e do, për aktin e tradhtisë ndaj kombit herët a vonë të vjen mallkimi i tokës dhe e paguan atë në mënyrë të pamëshirshme. Aq më tepër se tradhtia të ndjell e të udhëheq në vragën e vet, sot fal livadhet e kodrinat e Çakorrit, nesër nis shitja e Mitrovicës në veri të Kosovës. E këtë tradhti trojesh duhet ta ndalim sa kohë që nuk është vonë. Është populli ai që duhet të ngrihet në këmbë në mbrojtje të tokës së vet. Të ngrihet kudo. Të demonstrojë. Të flasë populli.  Ai e vetëm ai është sovrani.  Nëse heshtim e zhagitemi sot për Çakorrin, nesër këtë fat të zi mund ta ketë mbarë Kosova. Shembullin se çfarë mund të bëjmë e kemi. Mjafton të kujtojmë e të  mos e harrojmë Prek Calin, atë burrë kreshnik që me gur në shpinë si Sizif krenar e i pamposhtur, i mbrojti burrërisht trojet shqiptare. 16 gusht 2016

Make Money Online : http://ow.ly/KNICZ

Filed Under: ESSE Tagged With: harrese, Kolec Traboini, kosova, Perk Cali

Kosova drejt kodit telefonik

August 14, 2016 by dgreca

-Nesër në Bruksel bisedohet për kodin telefonik për Kosovën/

PRISHTINË, 14 Gusht 2016-Gazeta DIELLI/ Në dialogun në Bruksel mes delegacioneve të Prishtinës e Beogradit nesër bisedohet për kodin telefonik për Kosovën.

Në njoftimin dërguar nga zyra e shtypit e qeverisë së Kosovës përkujtohet se në raundin e fundit të bisedimeve, i mbajtur në Bruksel në 2 dhe 3 gusht 2016, ka pasur përparime në drejtim të përfundimit të hapave drejt marrjes së kodit telefonik shtetëror për Kosovën 383 nga ana e ITU-së.

“Takimi i nesërm në Bruksel do të synojë që të rrumbullaksojë të gjithë hapat dhe për këtë qëllim delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, do të qëndrojë në Bruksel ku bisedimet do të ndërmjetësohen nga ana e Bashkimit Evropian”, thekson njoftimi.

Para nisjes për Bruksel, minsitrja Tahiri deklaroi se, është “optimiste që procesi i bisedimeve nesër do të jap rezultate përfundimtare dhe së shpejti Kosova do të marr kodin telefonik ndërkombëtar 383 që është shumë i rëndësishëm në fushën e telekomunikimeve të Republikës së Kosovës”./b.j/

Filed Under: Histori Tagged With: drejt kodit telefonik, kosova

Kosovë, BE: Veprimet e dhunshme, të papranueshme

August 11, 2016 by dgreca

Foto Gazeta DIELLI-Behlul Jashari: Prishtina, verë 2016/

-Ditëve të fundit në Prishtinë kanë ndodhur dy sulme me mjete shpërthyese/

PRISHTINË, 11 Gusht 2016-B.Jashari/ Në një deklaratë për shtyp sot  nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë / Përfaqësuesi i Posaçm i BE-së shprehet shqetësim për veprimet e dhunshme ditëve të fundit në kryeqytet, duke theksuar se janë të papranueshme.

“Zyra e BE-së në Kosovë / PPBE është e shqetësuar që sheh kthimin e veprimeve të dhunshme gjatë ditëve të fundit në Prishtinë. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe si e tillë nuk është e pranueshme për Bashimin Evropian”, thekson deklarata e dërguar.

Ditëve të fundit në Prishtinë kanë ndodhur dy sulme me mjete shpërthyese, drejt Kuvendit të Kosovës dhe në shtëpinë e kryetarit të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit të Kosovës.

Në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, subjekti më i madh opozitar, ka hedhur gaz lotsjellës në dy mbledhje, të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe të Kryesisë së Kuvendit me shefat e grupeve parlamentare në kundërshtim të ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe pas këtyre veprimave dy deputetë janë arrestuar.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Be, dhuna e papranushme, kosova

KOSOVA-PO SHTOHET NDAMJA NDERMJET GRUPEVE ISLAMIKE E ATYNE LAIKE

August 10, 2016 by dgreca

By Frut Bezhan*
Perktheu per Diellin Gjon Kadeli/
     … Po binte shi nderkohe qe Muzeini bante lutjet e se premtes ne xhamine kryesore te Prishtines. Me qinda burra e djeme te ri, hyne ne xhamine e Sulltan Mehmet Fatiut, e cila asht ndertue ne qindvjeteshin e 15-te, ne zonen e vjeter te kryeqytetit te Kosoves. Jashte xhamise te mbushun plot e per plot me besimtare, shume njerez, shtruen plastika ne oborr dhe filluen te gjunjesoheshin per t’u lutun, ndekohe qe vazhdonte te binte shi, te tjeret  zune vende ne trotuaret rreth e per qark.
Kjo lloj skene ne xhamine e kohes Otomane, e cila asht ma e madhja ne ate qytet, asht tuej u ba njifar rregulli ne Kosove ,qe tradicionalisht asht nji shtet laik, me nji popullsi muslimane me parime liberale ku konservatizmi Islamik ka fillue te krijoje cerdhen e vet.
Haki Sikiroca, i cili perkujdeset per xhamine e nalt-permendun thote:”Ka shume njerez, e ne vecanti te rinjte, po vijne e bajne lutjet e tyne,” Sikiroca, i cili asht ne moshen 70-te vjecare,dhe ne krye mban nji ksule tipike Islamike, i cili tash 14-te vjet, perkujdest per xhamine shtoi: ” Ne menyre te vazhdueshme , ma shume Kosovare po perqafojne Islamizmin,”
Kosova ka nji popullsi prej 2 milione banorve, 96 per qind e te cileve asht muslimane, asht ende pro-perendimore dhe me shumice pro-Amerikane, ku shume pijatore, ndodhen po ne te n jejten rruge ku ndodhet xhamia. Shume rruge te Prishtines jane emnue per ish presidentin Klinton, si shenj nderimi per ndehymjen e NATO-s, e cila filloi fushaten e bombardimeve, kunder ish Jugosllavise, qe i dha fund luftes ne Kosove; si edhe per perkrahjen e Uashingtonit per pavaresine e Kosoves. Por ka shenja , ne shtim e siper, se Islamizmi konservative asht tuej krijue nji baze ne shoqni..
Mbas  luftes se 1999-nes ne Kosove kishte 200 xhami, tashti ka ma shume se 800. Ne Kosove tashti ndertohet nji xhami cdo muej.
RINGJALLJA E BESIMIT
Ne rruget e Prishtines, vazhdimisht e ma shume gra, shetisin, te veshuna me rrobe te zeza Islamike, qe mbulojne trupin e tyne nga maja e krese deri te gishtat e kambeve.Tashti shifen ma shume mashkuj me mjekrra dhe pantallon te gjate, qe simbolizojne konservatizmin Musliman. Ne  Prishtine ka me dhjeta dyqane qe jane hapun per t’u sherbye atyne qe adhurojne Islamizmin konservativ. Nji nga keta, Al Xhihab, ka vendosun para dyqanit, manekene lakuriq. Mbrenda atij dyqani, pronari me mjekerr thote se ai shet , librin e shejte Kuranin, si edhe mjete ku jane te incizueme per femijet, menyrat se si me u lutun. Ne fund te dyqanit ka rrobe me disa ngjyra te tipit Islamik per femnat, kurse ne ane tjeter gjinden veshjet e tipit Islamik per burrat.
Naim Rashiti, i cili  asht antar i grupit qe merret me ceshtjet politike te Ballkanit, qe e ka qendren ne Prishtine thote:”Vazhdimisht e ma shume, elemente te shoqnise ne Kosove, e ne menyre te vecante, ne disa zona, njerezit po behen ma besimtare.”Ai shtoi se njerezit po behen ma besimtare, se sa jane ba ndonjihere, te pakten ,gjate 60-70 vjetet e fundit. Kjo asht nji pervoje e re per ne.
Si nji krahine autonome e ish Jugosllavise komuniste, te pas Luftes se Dyte Botnore, Kosova ishte tradicionalisht laike{shekullore}. Per dhjetra vjete me radhe, autoritete jugosllave e shtypen, si perkatsine fetare, po ashtu ate kombetare. Por mbas shpartallimit te Jugosllavise, mori hov ne Kosove,rimkabja e besimit fetar.
KRIZA E IDENTITETIT
Ka vetem tete vjete qe Kosova, ne menyre te njianshme, shpalli pavarsin ndaj Serbise. Si rrjedhim, ky vend, si pasoje e luftes, natyrisht,  qe gjindet ne nji gjendje te dobet, dhe persa i perket identiteti te tij, asht ende i pa percaktuem. Shume Shqiptare te Kosoves, ne pikpamje emocionale,  nuk e ndiejne veten te lidhun me flamurin e tyne, bojnat e te cilit jane shume te ngjashme me ato te flamurit te Bashkimit Europian. Ne Prishtine, edhe ne ndertesat qeveritare, flamuri i Shqipmis, i kuq me shqipen e zeze dy krenare perdoret shume. Shume prej tyne e ndiejne veten si Shqiptare dhe deshirojne te ribashkohen me vllaznit e tyne te gjakut; por gjithashtu e ndiejne veten te ndame, nga Shqiptaret e Shqipnise.
Kosovarja Gentania Sadiku, e cila vazhdoi shkollen ne nji Madrese dhe mandej shkoi ne shkollen ku baheshin studime mbi Islamizmin thote:”Islamizmi me ka frymzue me pas nji qellim dhe me ka motiviue, me nji fjale me ka nxite me shkue perpara,” Ajo shton: Une kam gjete paqe ne vetvedi gjate procesit te Islamizimit.
NDIKIMI I RADIKALIZIMIT
Organizata Komuniteti Islamik i Kosoves, e cila mbikqyr ceshtjet Islamike te vendit, nepermjet te nji Myftinie, te cilin e ka caktue per kete qellim, asht perpjekun  te kontrolloje plotesisht veprimtarin Islamike. Por ky insitut asht kritikue se asht tregue i bute rreth regjistrimit te xhamive, qe nuk njihen zyrtarisht, dhe per lejimin e shkollave te parregjistrueme, dhe te xhamive qe jane ndertue pa leje ne te gjithe vendin. Per autoritet e Kosoves, ajo qe asht ma shqetsuese, asht ajo qe e shikojne e, si ndikimi i radikalizmit qe po shkaktojne donatoret e huej. Nga fundi i 2014-tes zyrtaret e Kosoves mbyllen 14-te organizata bamirese te Lindjes se Mesme, te cilat dyshoheshin se kishin lidhje me grupet ekstremiste Islamike. Pervec kesaj, grupet qe merrshin fonde nga Arabia Saudite, Turqia dhe Irani, jane mbyllun gjithashtu, gjate dy vjeteve te fundit.
    Ne menyre te vecante, rritja e konservatizmit fetare ne Kosove ka marre hov ne zonat qe jane lane mbas dore nga qeveria e vendit,ku papunesia asht rreth 50-te per qind, gja qe shkton qe te rinjte te bien viktime e indoktrimit Islamik. Ma shume se 300 vete nga Kosova, u jane bashkangjitun grupeve terroriste ne Lindjen e Mesme, gja qe e ban Kosoven, kontribusin ma te madh per fryme ne Europe. Ma shume se njiqind vete ne Kosove jane arrestue se kane rrekrutue njerez, ose kane luftue jashte vendit, per grupet ekstreme.
Nora Bezera, e cila asht ne moshen 28-te vjecare, dhe sherben si perkthyese ne Prishtine thote: “Ekziston njifar ndikimi i radiklalizmit, sepse njeriu mund te shoh neper rruge burra me mjekrra te gjata, me patallon te gjate, dhe vajza te mbulueme plotesisht,” Ajo shtoi se Kosova ka pase gjithmone nji popullsi, e cila ka qene ne shumice e besimit Musliman; por gjate vjeteve te fundit, Islamizimi radikal asht shtue. Si e re qe jam, e me parime perendimore, une jam e shqetsuem per kete gjendje te krijueme….
*Ne Foto: Xhamia me e madhe në Ballkan në vendin më të varfër

Filed Under: Analiza Tagged With: -PO SHTOHET, ATYNE LAIKE, Frut Bezhan, Gjon kadeli, kosova, NDAMJA NDERMJET GRUPEVE ISLAMIKE E

Kosova ndihmon Shkupin

August 9, 2016 by dgreca

-Republika e Kosovës  e mbështetë me një ekip menaxhimin e fatkeqësisë natyrore në Shkup/

PRISHTINË, 9 Gusht 2016-Gazeta DIELLI/ Me rastin e vërshimeve në Shkup  dhe pas kërkesë së shtruar nga  Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim e Republikës së Maqedonisë, një ekip i Republikës së Kosovës nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot është nisur për të mbështetur Republikën e Maqedonisë në menaxhimin e kësaj fatkeqësie natyrore.

Drejtori i përgjithshëm i AME-së, Fadil Kodra, e përcolli këtë ekip duke e udhëzuar për rregullat, procedurat dhe operacionet që do t’i kryejnë atje ne mbështetje të qytetarëve të goditur nga fatkeqësia.

“Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Maqedonisë, tani për tani më së shumti  ka nevojë për pompa thithëse 800-1500 litra.  Pasi që ne kemi kapacitete të tilla, në përgjigje të kërkesës së kësaj drejtorie, ekipi i AME-së udhëtoi për në Shkup  me këtë përbërje: tetë pjesëtarë, tre automjete, dy automjete me 4 pompa thithëse, gjithsejtë katër pompa 800-1500 litra dhe një automjet i komandës dhe mbështetjes  logjistike”, tha ai.

Ekipi nga Kosova do të qëndrojë në mbështetje të drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Maqedonisë, deri  në 12 gusht, gjatë kësaj kohe, ky ekip  do të kryejë operacione të shkarkimit (thithjes) të ujërave nga shtëpitë e përmbytura nga vërshimet./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: kosova, ndihmon Shkupin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 61
  • 62
  • 63
  • 64
  • 65
  • …
  • 106
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Sounds of Albania…
  • Fuqia e vërtetë…
  • Qyteza dardane në Kodren e Pecës – Kukës
  • Realiteti i përballueshmërisë për amerikanët
  • IL PICCOLO DI TRIESTE (1913) / INTERVISTA EKSKLUZIVE ME PRENK BIB DODËN, PRINCIN E MIRDITËS, MBI DORËZIMIN E SHKODRËS DHE FATIN E ARDHSHËM TË SHQIPËRISË
  • NYC Flag Raising for Albania’s Independence Day – Recognition of our Community’s Contributions and History
  • Data 10 Dhjetor shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut
  • ELITEN E RE DUHET TA MBËSHTESIM
  • Në Parlamentin e Rumanisë u promovua fjalori akademik rumanisht–shqip: një ngjarje historike për dy kulturat
  • LAHUTA NE UNESCO FITORJA SHQIPTARE PERBALLE PRETENDIMEVE SERBE
  • Një reflektim mbi “Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes” të ShBA-së, miratuar ditët e fundit
  • “Ukrainë, paqe e pamundur me pushtuesin (Putinin)”
  • INSTITUTI I KUJTESËS KOMBËTARE SHQIPTARE NË STUTTGART
  • Presidentja Osmani priti në takim Raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, z. Riho Terras
  • ROLI I SALI BUTKËS NË SHPALLJEN E REPUBLIKËS SHQIPTARE TË KORÇËS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT