-Kjo iniciativë, e cila ende është pezull në Kuvendin e Kosovës, është një shqetësim ekstrem për BE-në dhe vendet anëtare të saj- Deklaratë nga Zyra e BE-së /Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së dhe Shefat e Misioneve të BE-së në Kosovë/
PRISHTINË, 12Janar 2018-Gazeta DIELLI/ Nga Zyra e Bashkimit Evropian/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së dhe Shefat e Misioneve të BE-së në Kosovë sot u dha kjo deklaratë:Më 22 dhjetor 2017, 43 deputetë të Kuvendit morën iniciativën për shfuqizimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyren e Prokurorit të Specializuar.
Kjo iniciativë, e cila ende është pezull në Kuvendin e Kosovës, është një shqetësim ekstrem për BE-në dhe vendet anëtare të saj.Në vitin 2014, Kosova u angazhua me BE-në për krijimin e Dhomave të Specializuara. Ky ishte një hap i rëndësishëm për të demonstruar përkushtimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit. Si rezultat, BE-ja e mirëpriti krijimin e Dhomave të Specializuara nga Kuvendi i Kosovës më 2015.
Çdo përpjekje për të shfuqizuar ose ndryshuar mandatin e Dhomave të Specializuara e dëmton seriozisht një angazhim të tillë dhe do të rrezikojë punën e përbashkët të BE-së dhe Kosovës për sundimin e ligjit të bërë viteve të fundit. Kjo do të ndikonte negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në.
Prandaj, BE-ja inkurajon nismëtarët e iniciativës së Kuvendit ta tërheqin atë. BE-ja i mirëpret deklaratat e fundit publike të liderëve politik në mbështetje të respektimit të obligimeve të Kosovës. BE-ja përgëzon mediat dhe shoqërinë civile për ngritjen e zërit ndaj kësaj iniciative të dëmshme.
BE-ja e mbështet fuqishëm progresin e Kosovës në rrugën e saj të integrimit evropian.
Progresi i Kosovës drejt integrimit në BE, duke përfshirë përpjekjet e vërteta të Kosovës për të garantuar demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe pajtimin sot ka nevojë për mbështetje më shumë se kurrë. Lidershipi i Kosovës duhet ta mbajë Kosovën qartësisht të përqëndruar në axhendën evropiane, që i përket rajont të Ballkanit Perëndimor, në përputhje me dëshirat dhe pritjet e popullit të Kosovës./b.j/
***
Statement by EU Office in Kosovo/EU Special Representative and Heads of EU Missions
On 22 December 2017, 43 Kosovo MPs took the initiative to abrogate the law on the Specialist Chambers and Specialist Prosecutor’s Office.This initiative, still pending before the Kosovo Parliament, is of extreme concern to the EU and its Member States.
In 2014 Kosovo committed itself with the EU to the establishment of the Specialist Chambers. This was an important step to demonstrate Kosovo’s commitment to rule of law. As a result, the EU welcomed the establishment of the Specialist Chambers by the Kosovo Parliament in 2015.Any attempt to repeal or amend the mandate of the Specialist Chambers seriously undermines such a commitment and would jeopardize the joint EU-Kosovo work on the rule of law done in recent years. This would adversely impact Kosovo relations with the EU.
The EU therefore urges the originators of the Parliament initiative to withdraw it. It welcomes recent public statements by political leaders in support of honouring Kosovo’s obligations. The EU commends media and civil society for raising their voice against this harmful initiative.
The EU strongly supports Kosovo’s progress on its European integration.
Kosovo’s progress towards EU integration, including genuine Kosovo’s efforts aimed at guaranteeing democracy, the rule of law, human rights and reconciliation today needs more support than ever. The Kosovo leadership needs to keep Kosovo firmly anchored in the European agenda that the Western Balkans region shares, in accordance with the wishes and expectations of the Kosovo people.