• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Maqedoni, marrëveshje bashkëpunimi drejt BE

February 22, 2016 by dgreca

-Ministri i Integrimit Evropian të Kosovës,  Bekim Çollaku dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë për çështje evropiane, Fatmir Besimi, kanë nënshkruar Marrëveshjen/ PRISHTINË, 22 Shkurt 2016/ Qeveria e Republikës së Kosovës dhe qeveria e Republikës së Maqedonisë kanë thelluar bashkëpunimin në fushën e integrimit evropian nëpërmjet një marrëveshjeje të nënshkruar sot në Prishtinë.Ministri i Integrimit Evropian të Kosovës,  Bekim Çollaku si dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë për çështje evropiane, Fatmir Besimi, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për çështje të integrimit në BE, e cila parasheh bashkëpunim në mes të dy vendeve në disa fusha të rëndësishme që lidhen me integrimin evropian.Ministri Çollaku ka vlerësuar se, “shkëmbimi i përvojave, informatave e publikimeve të ndryshme në mes të dyja vendeve nëpërmjet kësaj marrëveshje përveçse përshpejton rrugën integruese për të dyja palët njëkohësisht përforcon edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy vendeve tona”.Edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë Fatmir Besimi, e ka konsideruar të rëndësishme marrëveshjen e arritur në mes të Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë, duke thënë se, “shkëmbimi i përvojave në fushën e eurointegrimeve është jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetarët tanë të cilët në mënyrë të qëndrueshme i japin përkrahje këtij procesi, duke e bërë rajonin tonë më të fortë”.Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunimin e të dy qeverive në fushën e harmonizimit të legjislacionit vendor me legjislacionin e BE-së dhe zbatimin e këtij legjislacioni; ngritjen e institucioneve dhe kapaciteteve administrative të nevojshme në procesin e integrimit; përkthimin e legjislacionit të BE-së; koordinimin e asistencës së huaj, veçanërisht maksimizimin e efekteve të përdorimit të instrumenteve financiare të BE-së, si dhe strategjinë e komunikimit të procesit të integrimit evropian me publikun e gjerë.Marrëveshja do të vlejë për një kohë të pacaktuar, gjegjësisht deri në integrimin e të dy shteteve në Bashkimin Evropian./b.j/

Filed Under: Sociale Tagged With: Kosove-Maqedoni, marreveshje

Kosovë-Maqedoni, dy marrëveshje

February 8, 2016 by dgreca

-Zëvendëskryeministri kosovar Thaçi: Marrëveshja me Maqedoninë për kalimin e kufirit me letërnjoftim, lehtësim për qytetarët dhe bizneset/
-Ministri i Jashtëm maqedonas Poposki nënvizoi se është në interes të Maqedonisë që të ketë Kosovën si një fqinj stabil dhe prosperues/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 8 Shkurt 2016/ Në Prishtinë, sot, zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur për një takim bilateral ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshjen ndërshtetërore për kalimin e kufirit me letërnjoftim dhe për hapjen e vendkalimit të ri kufitar Stançiq-Bellanoc.
Pas takimit, zëvendëskryeministri Thaçi u shpreh se ky është një moment i ri për të dy shtetet, duke potencuar se nga këto marrëveshje do të përfitojnë qytetarët dhe bizneset nga Kosova dhe Maqedonia dhe se ato do të ndikojnë në afrimin dhe rritjen e shkëmbimit të përvojave në mes të rinjve të të dy vendeve, në intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe se do t’ua lehtësojnë qytetarëve të dy vendeve vizitat e ndërsjella familjare.
Në konferencën për shtyp të zhvilluar pas takimit, zëvendëskryeministri Thaçi dhe ministri i Jashtëm maqedonas Poposki deklaruan se tani u mbetet grupeve punuese respektive të finalizojnë detajet para hyrjes në fuqi të marrëveshjeve gjegjëse në një të ardhme të afërt.
Thaçi tha se prioritete të Kosovës janë bashkëpunimi me vendet fqinje për paqe stabilitet në rajon, si dhe integrimi i gjithë Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO.
“Kosova dhe Maqedonia ndajnë vlera dhe interesa të përbashkëta euroatlantike, prandaj do jemi partnerë në përpjekjet tona për t’iu bashkuar organizatave dhe mekanizmave kyçë perëndimore. Po punojmë në jetësimin e projekteve infrastrukturore, por edhe në ato në fushën e energjisë për të cilat kemi diskutuar në kuadër të Procesit të Berlinit”, theksoi Thaçi.
Zëvendëskryeministri Thaçi tha se Maqedonia është partner i rëndësishëm për Kosovën, si në rrafshin ekonomik ashtu edhe në atë politik, duke shtuar se ndërtimi i autostradës Prishtinë-Shkup do të lidhë dy vendet edhe më mirë dhe më shpejtë.
“Është në interes të rajonit, pra edhe të Kosovës, që Maqedonia sa më parë të bëhet pjesë e NATO dhe që i tërë rajoni të vazhdojë me hapa të sigurtë drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë Thaçi. Ai nënvizoi se Kosova e mbështet zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.
Zëvendëskryeministri Thaçi shtoi se shteti kosovar mbetet i përkushtuar për paprekshmërinë e kujfive, do të thellojë bashkëpunimin me Shkupin zyrtar për luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit, si dhe se Kosova mbetet e gatshme të ndihmojë përballë sfidës së fluksit të refugjatëve, nëse një gjë e tillë do të jetë e nevojshme.
Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki theksoi se Maqedonia dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie të hapura dhe të përzemërta tradicionale. Poposki tha se pret që marrëveshjet e nënshkruara sot të shoqërohen më bashkëpunim edhe më intensiv në projekte të ndryshme në fushat e ekonomisë, arsimit, shkencës, sigurisë, infrastrukturës dhe kulturës, dhe se do të punohet që të sigurohen fonde nga Bashkimi Evropian dhe mekanizma të tjerë ndërkombëtarë financiarë. Ministri i Jashtëm maqedonas Poposki nënvizoi se është në interes të Maqedonisë që të ketë Kosovën si një fqinj stabil dhe prosperues.

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, dy marreveshje, Kosove-Maqedoni

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT