• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rusia sfidon orientimin pro-perëndimor të Kosovës

November 4, 2017 by dgreca

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar raportin gjithëpërfshirës që flet në lidhje me “Ndërhyrjen e Rusisë në Kosovë”, duke shtruar edhe pyetjet “si dhe pse”. Autori, Pëllumb Kallaba, sipas një hyrjeje përmbledhëse të publikuar për media nga QKSS, ka shpjeguar se raporti është hartuar me qëllim të ofrimit të një analize të thukët për një çështje të rëndësisë së veçantë për Kosovën, siç është prania ruse dhe ndikimi i saj për zhvillimet ndërkombëtare të vendit.

Hulumtimi konstaton se Kosova është e ekspozuar ndaj një fushate të gjerë ndikimi në rritje të ndërhyrjes ruse kundër modelit të shtet-ndërtimit perëndimor dhe vlerave të tij demokratike, veçanërisht që nga viti 2008.

Shumë instrumente subversive dhe jo-ushtarake do të vazhdojnë të përdoren kundër karakterit multietnik të Kosovës, me qëllim që të krijohen pretekste për një shtet të dështuar si dhe të rritet separatizmi lokal brenda komunitetit serb në komunat veriore. Raporti synon të de-konstruktojë sjelljen e politikës së jashtme ruse në mënyrë kronologjike, sidomos që nga vizita e parë e Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin në Kosovë më 17 Qershor 2001 bërë kontingjentit ushtarak rus.

Po ashtu, hapësirë të theksuar i është kushtuar vendimit për sanksione të Qeverisë të Kosovës ndaj Rusisë më 2014, vendim ky i pa-azhurnuar tutje në raport me harmonizimin e sanksioneve të BE-së dhe SHBA-së. Rrjedhimisht, sanksionet ndaj Rusisë nuk kanë rezultuar të jenë efektive pasi që subjektet ekonomike ruse të sanksionuara, por prezentë në Serbi dhe rajon, kryesisht duke përfshirë produktet e naftës, vazhdojnë të funksionojnë ende në tregun e Kosovës. QKSS konstaton se Bashkimi Evropian nuk e ka trajtuar Kosovën në mënyrë të barabartë si vendet tjera të Ballkanit Perëndimor në procesin e harmonizimit dhe vendosjes së sanksioneve ndaj subjekteve ekonomike dhe autoriteteve politike të Federatës Ruse.

Po ashtu, gjatë periudhës janar-korrik 2017, niveli i mallrave ruse të importuara në Kosovë tejkalon shumën prej 10 milionë euro, ndërsa shifrat e eksportit të Kosovës drejt Rusisë mbeten zero. Kjo asimetri negative dëshmohet edhe në aspektin e hyrje/daljeve të qytetarëve rusë. Sipas hulumtimit, më shumë se 1000 qytetarë rusë vizitojnë Kosovën çdo vit, ndërsa qytetarët e Kosovës nuk mund të udhëtojnë në Rusi për shkak të refuzimit të menjëhershëm të pasaportave.

Raporti ka nënvizuar paradoksin që regjimi i vizave të Kosovës i privilegjon mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit rus nën kategorinë e veçantë të përjashtuar nga kërkesat për viza. Bartësve përkatës u lejohet të hyjnë, të kalojnë ose të qëndrojnë deri në 15 ditë në territorin e Kosovës. QKSS thekson se ky “lehtësim” përbën shqetësim të sigurisë nacionale për Kosovën prandaj një amendamentim i regjimit të vizave është i domosdoshëm.

Ndërsa, numri i qytetarëve rusë që vizitojnë Kosovën rritet, roli aktual i Rusisë në Kosovë, përveç bllokadave në nivel ndërkombëtar, është treguar më së miri në kontekstin e komunave veriore: lidhjet midis partive politike nga komuniteti serb dhe partia politike Rusia e Bashkuar e presidentit Putin janë vazhdimisht në zhvillim, ndërsa krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe mund të paraqesë terren të ri për një angazhim më të fortë rus për të nxitur separatizmin lokal serb në Kosovë. Raporti ka theksuar se faktori fetar paraqet një element të rëndësishëm për ndikimin rus përmes Kishës Ortodokse Serbe. Me mbështetjen politike dhënë institucioneve fetare, Rusia kërkon të ruajë dhe të rrisë një prani të fortë emocionale në mesin e komunitetit serb në Kosovë.

Një mural në Mitrovicën e Veriut

Një mural në Mitrovicën e Veriut

Mungesa e kontrollit të duhur financiar në raport me buxhetin e Kishës Ortodokse Serbe krijon mundësi për një agjendë përçarëse dhe një keqpërdorim potencial të këtij hendeku institucional, në interes të angazhimit të Rusisë dhe forcimit të ndikimit të tyre të mundshëm në Kosovë.

Fabrikimi i lajmeve të pa-vërteta (fake news) përmes përfaqësive mediale ruse në Serbi dhe rajon në raport me Kosovën paraqet një sfidë të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Raporti konstaton se një prani mediale pro-ruse në Serbi është një kartë e rëndësishme në përhapjen e propagandës midis serbëve të Kosovës, duke përfshirë Sputnik dhe Russia Today.

Në anën tjetër, pozicioni i ashtuquajtur neutral i Serbisë ndaj anëtarësimit në NATO, së bashku me perceptimin negativ të publikut në Serbi për aleancën ushtarake perëndimore, mbetet një shqetësim serioz për perspektivën euroatlantike të Ballkanit Perëndimor. Operimi enigmatik i të ashtuquajturës Qendra Humanitare Ruso-Serbe me qendër në Nish nga viti 2011, krahas stërvitjeve ushtarake në rritje dhe investimeve midis dy vendeve, duhet të konsiderohet si një kërcënim afatgjatë i sigurisë jo vetëm për Kosovën por edhe për vendet fqinje.

Për fund, raporti konstaton se institucionet qendrore të Kosovës nuk janë të pajisura siç duhet për të parandaluar penetrimin hibrid rus nëpërmjet instrumenteve ekonomike dhe politike që synojnë të ndikojnë në politikat e saj në Kosovë, dhe për më tepër nuk ka vetëdije institucionale të mjaftueshme për të ndjekur dhe kuptuar interesat ruse në rajon. Kosova nuk ka strategji të qëndrueshme sesi të adresojë sfidat në raport me marrëdhëniet diplomatike bilaterale dhe multilaterale me Rusinë. Vlen të theksohet se raporti i QKSS ka adresuar një sërë rekomandimesh të përgjithshme të cilat duhet të trajtohen nga Qeveria e Kosovës, Bashkimi Evropian, shoqëria civile, media dhe komuniteti i biznesit.(Kortezi Zijadin Gashi RFL)

Filed Under: Analiza Tagged With: Kosove, PERËNDIMIN, Rusia sfidon

KOSOVA VOTON, ZGJEDHJE NË 38 KOMUNAT

October 21, 2017 by dgreca

-Kosova në mesnatën mes të premtës e të shtunës nisi heshtjen parazgjedhore, të dielën votohet për kryetarët e asambleistët e komunave/

1 Zgjedhje votime-Nga 38 komunat e Kosovës, 27 janë me shumicë shqiptare, në 11 të tjerat shumicë janë komunitetet pakicë – në 10 serbët e në 1 turqit/

1 Zghedhje 111 BehluliGazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI, i akreditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

TABELA

NUMERI I VOTUESEVE 1, 890,952-NUMRI I QENDRAVE TE VOTIMIT 890-NUMRI I VENDVOTIMEVE 2505, Shihe Tabelen per detaje per çdo komune/

1 TABELAPRISHTINË,  21 Tetor 2017/ Kosova sot është në heshtejn parazgjedhore të nisur në mesnatë para votimeve të së dielës së 22 tetorit për kryetarët dhe asambleistët e 38 komunave.Në këto zgjedhje lokale, të gjashtat në liri e të tretat në pavarësi, garojnë 91 subjekte politike, prej tyre 35 parti, 30 iniciativa qytetare, 25 kandidatë të pavarur dhe 1  koalicion, ndërsa fushata elektorale njëmuajshe e përfunduar me ditën e djeshme ka nisur në 21 shtator.Të dielën, nga ora 7:00 deri në 19:00, në gjithë Kosovën do të jenë të hapura 899 qendra votimi me 2.505 vendvotime, ndërsa numri i votuesve të regjistruar është 1.890.952.Do të  jënë të të angazhuar mëse 18 mijë anëtarë të këshillave të vendvotimeve, 2 mijë të tjerë rezerveë, ndërsa janë trajnuar 17.635 komisionerë.“Për komunën tënde. Voto” është sllogani i Zgjedhjeve Lokale 2017, për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin operacional.Zgjedhjet e nesërme në të gjitha komunat e Kosovës do monitorohen nga më shumë se 33.000 vëzhgues të akredituar.

Gazeta DIELLI, organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, me korrespondentin në Kosovë është akreditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe për zgjedhjet e lokale të 22 tetorit, sikur edhe për ato parlamentare të 11 qershorit 2017.Bashkimi Evropian ka dërguar misionin me rreth 100 vëzhgues edhe për zgjedhjet lokale, ashtu si në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit të këtij viti.Koalicioni Demokracia në Veprim në fillimin e fushatës së zgjedhjeve lokale ka mobilizuar 61 vëzhgues afatgjatë për të përcjellë nga afër aktivitetet në kuadër të fushatës 30 ditëshe, ndërsa për në ditën e 22 tetorit ka rekrutuar mbi 2 500 vëzhgues, të cilët do të jenë në të gjitha komunat dhe vendvotimet në Kosovë.Misioni i OSBE-së në Kosovë dërgon 220 përfaqësues në komunat veriore me shumicë serbe, të cilët do t’u ofrojnë këshilla teknike komisioneve komunale të zgjedhjeve lokale. Nga gjithësej 38 komunat e Kosovës, 27 janë me shumicë shqiptare dhe më e madhja është e kryeqytetit, Prishtinës, ku janë të regjistruar 188.341 votues.Ndërsa, 10 komuna, kryesisht nga më te voglat, janë me shumicë serbe,  5 prej tyre të reja – Graçanica, Kllokoti, Ranillugu, Parteshi dhe Mitrovica e Veriut, të formuara sipas Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Martti Ahtisaari – emisarit special tëOKB-së.Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija nëveri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj.

Një komunë, Mamusha, është e banuar me shumicë nga komuniteti turk, që është një nga minoritetet tjera në Kosovë.

Zgjedhjet lokale të 22 tetorit mbahen në afat të rregullt, katër vjet pas zhvillimit të tyre në 3 nëntorin 2013, kur sipas rezultateve të shpallura nga KQZ i Kosovës, që në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët në 13 komuna, ndërsa në 24 komuna kishte balotazh në 1 dhjetor, e  në 16 nëntor  në Mitrovicën Veriore kishte rivotim në tre qendra, ku incidentet e sulmeve kishin ndërprerë votimet.

Në Kosovën e lirë nga qershori 1999,  zgjedhjet e para për pushtetin lokal janë mbajtur në 28 tetor të vitit 2000,  të dytat në 26 tetor 2002, të tretat  në 17 nëntor 2007, të katërtat në 15 nëntor 2009,  të pestat në 3 nëntor 2013, ndërsa zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017 janë të gjashtat.

Zgjedhjet lokale në Kosovë të vitit 2007 janë mbajtur në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare – në 17 nëntor.

Ndërsa, zgjedhjet lokale të 15 nëntorit 2009 ishin të parat pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 17 shkurtin historik 2008.

Kosova në në 2017-tën mbajti edhe zgjedhje parlamentare, të parakohshme, poashtu të gjashtat në liri e të tretat pas pavarësisë së njohur deri tani nga 114 shtete anëtare të OKB-së.

Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë,  92.93 % shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë, 1.58% boshnjakë, 1.47 %  serbë, 1.08 % turqë, etj.

Por, numri i banorëve-shtetasëve të Kosovës është më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.

Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen në regjistrimin e popullsisë të katër komunave veriore të Kosovës, ku serbët e kanë refuzuar.

Numri i votuesve në këto katër komuna veriore me shumicë serbe, sipas regjistrit të KQZ-së, është: Mitrovicë e Veriut – 21.797,  Leposaviç – 17.747,  Zveçan – 9.069 e Zubin Potok – 8.400.Nga komunat me shumicë shqiptare numri më i vogël i votuesve ëshë në Junik – 5.590,  nga komunat me shumicë serbe në Kllokot – 3.742, ndërsa në komunën e vetme me shumicë turke Mamushë – 3.935.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka hapur zyrtarisht Qendrën Mediale, e cila është një hapësirë e veçantë për mediat e akredituara në Ditën e Zgjedhjeve Lokale të 22 tetorit dhe pas saj, e ku do mbahen edhe konferenca për shtyp.

Filed Under: Politike Tagged With: 38 Komuna, Behlul Jashari, Kosove, zgjedhjet lokale

Në ‘hall’ me marrëveshjen për demarkacionin

September 14, 2017 by dgreca

1 demarkacioniKryeministri i sapo zgjedhur, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar Komisionin shtetëror për shënjimin e vijës kufitare dhe ka emëruar ish-deputetin Shpejtim Bulliqi në krye të tij./

Nga Anton Konushevci/

Qeveria e re e Kosovës duhet të ndjekë disa hapa nëse është e interesuar që t’i rikthejë negociatat me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare, thonë analistët politikë në Prishtinë.

Zhbërja e marrëveshjes aktuale apo edhe dërgimi i saj në arbitrazh ndërkombëtar, konsiderohen si hapat e domosdoshëm që mund të ndiqen.

Por, meqë bëhet fjalë për një marrëveshje ndërkombëtare, sipas analistëve, në këtë proces duhet të përfshihet edhe Qeveria e Malit të Zi.

Emrush Ujkani, profesor i së Drejtës Evropiane tha për Radion Evropa e Lirë se nëse një palë nuk është dakord për ta diskutuar sërish çështjen e kësaj marrëveshjeje, atëherë ka instanca të tjera të cilat mund të përfshihen.

“Nëse Mali i Zi i ka kryer procedurat e brendshme dhe nëse ka vullnet edhe nga pala e tyre për ta ri-negociuar një tekst të tillë, atëherë është çështje tjetër, sepse vjen në shprehje vullneti i të dyja palëve. Kjo mund të ndodhë. Por, nëse pala malazeze nuk dëshiron, atëherë nuk mund të ndodhë që ne të vijmë deri te një version tjetër dhe ta ratifikojmë atë në Kuvend, pa pëlqimin e palës tjetër”, tha Ujkani.

Nga ana tjetër, njohësi i zhvillimeve politike, Vigan Qorolli, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës tha për Radion Evropa e Lirë se për të shkuar përpara lidhur me çështjen e demarkacionit, Kosova ka mundësinë që fillimisht ta refuzojë në Kuvend marrëveshjen e nënshkruar me Malin e Zi në vitin 2015 dhe më pas të hapë rrugë kushtetuese dhe ligjore që të kërkojë negociata të reja me Podgoricën.

“Anulimi i marrëveshjes nga ana e Kosovës do t’i hapte rrugë negociimit të një marrëveshjeje të re me Malin e Zi, sepse pa pajtimin e dy palëve nuk do të ketë mundësi të caktimit të kufijve të ri. Versioni ekzistues i komisionit Meha të refuzohet me votë, për çka qeveria Haradinaj duhet ta njoftojë zyrtarisht Malin e Zi”, tha Qorolli.

Arbitrazhi ndërkombëtar për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi mund të vijë në shprehje si opsion nëse institucionet e Kosovës dështojnë përfundimisht që ta ratifikojnë Marrëveshjen për Demarkacionin.

Ujkani thotë se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi nuk është çështje shumë problematike që nuk mund të zgjidhet vetëm mes dy shteteve, Kosovës dhe Malit të Zi.

Qorolli thotë se nëse çështja e demarkacionit shkon në arbitrazh, nuk mund të zgjasë shumë, pasi që palët do të caktonin kohën se kur mund të përfundonte procesi.

“Çështja mund të zgjasë jo më pak se gjashtë muaj dhe jo më shumë se 12 muaj. Pasi kjo çështje të marrë epilogun, palët do të duhej ta respektojnë vendimin e arbitrazhit dhe ta zbatojnë”, tha Qorolli.

Zgjidhja më e mirë, sipas analistëve do të ishte që Prishtina dhe Podgorica së bashku ta adresojnë çështjen tek arbitrazhi ndërkombëtar, nëse nuk arrijnë marrëveshje dy-palëshe.

Sidoqoftë, edhe nëse nuk ka pajtim që ta dërgojnë si dy shtete çështjen në arbitrazh ndërkombëtar, mundësitë janë që vetëm njëra qeveri ta bëjë këtë.

Ndryshe, Prishtina dhe Podgorica nënshkruan Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit në gusht të vitit 2015, në praninë ndërkombëtare. Mali i Zi e ka ratifikuar këtë marrëveshje, por jo edhe Kosova. Kjo marrëveshje më pas u shndërrua në një kusht nga Bashkimi Evropian për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Kryeministri i sapo zgjedhur, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar Komisionin shtetëror për shënjimin e vijës kufitare dhe ka emëruar ish-deputetin Shpejtim Bulliqi në krye të tij.

Haradinaj dhe Bulliqi njihen si dy kundërshtuesit më të zëshëm të versionit aktual të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Filed Under: Opinion Tagged With: demarkacioni, Kosove, problem i Reverse

BASHKIMI EVROPIAN, MISION VËZHGIMI PËR ZGJEDHJET NË KOSOVË

September 12, 2017 by dgreca

-Shefi i Misionit nga Bashkimi Evropian prezanton raportin final mbi zgjedhjet legjislative të 11 qershorit 2017 në Kosovë, thekson nevojën për përmirësime para zgjedhjeve lokale/1 Prishtine me Skenderbe

-Alojz Peterle, anëtar i Parlamentit Evropian, do të vazhdojë rolin e Shefit të Misionit për misionin e ri të vëzhgimit të zgjedhjeve për zgjedhjet komunale të 22 tetorit, që zyrtarisht u hap sot/

PRISHTINË, 12 Shtator 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë nga Bashkimi Evropian (EU EOM) sot prezantoi raportin final mbi zgjedhjet legjislative të 11 qershorit. Raporti përmban një vlerësim mbi procesin zgjedhor dhe ofron 26 rekomandime për përmirësimin e proceseve të ardhshme zgjedhore në Kosovë.
Misioni ishte i udhëhequr nga Shefi i Misionit, Alojz Peterle, anëtar i Parlamentit Evropian nga Sllovenia, i cili u kthye në Kosovë për dy ditë që t’ua prezantojë raportin autoriteteve në Kosovë, Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), partive politike, shoqërisë civile dhe mediave.
Raporti final i EU EOM-it reflekton gjetjet e deklaratës preliminare, ku është gjetur se zgjedhjet ishin vërtetë konkurruese në pjesën më të madhe të Kosovës, por nevojitej vullnet politik për t’i adresuar dobësitë e vjetra si dhe problemet e frikësimit në zonat me serbë të Kosovës.
Duke theksuar nevojën për adresimin e frikësimit, Peterle bëri thirrje për “veprim më të vendosur” nga organet me ndikim, duke thënë se “votuesit nga të gjitha komunitetet meritojnë një proces të lirë demokratik.”
Peterle thekson nevojën për tu bërë përmirësime në kohë për zgjedhjet komunale. “Flas sidomos për edukimin e votuesve, trajnimin dhe caktimin e këshillit të vendvotimeve, transparencë në procesin e KQZ-së dhe rolin e Komisionit të Pavarur për Media. Inkurajoj autoritetet relevante t’i kenë parasysh këto rekomandime dhe t’i ndërmarrin hapat e nevojshëm për implementimin sa më të shpejtë të tyre,” tha Peterle. Ai vërejti se KQZ ka një Plan Veprimi të dizajnuar për implementimin e rekomandimeve afatshkurtëra nga Misioni në lidhje me punën e tyre me zgjedhjet komunale.
Peterle theksoi se nevojitet vullneti politik nga i gjithë spektri politik për adresimin e rekomandimeve afatgjate, të cilat përfshijnë përmirësimin e listës së votuesve, mbikëqyrje më të mirë mbi shpenzimet e fushatës, kohën e mjaftueshme për zgjedhjet e parakohshme, përmirësime në sistemin e votimit jashtë Kosovës, përmirësimin e mekanizmit të ankesave zgjedhore, eliminimin e boshllëqeve në rregullat mbi mbulimin medial të fushatës, si dhe pjesëmarrjen më të madhe të grave në procesin zgjedhor.
Prezantimi i Raportit Final përmbyll punën e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian mbi zgjedhjet legjislative, që ishte në Kosovë nga maji deri në qershor, dhe vëzhgoi të gjitha aspektet e procesit zgjedhor. Peterle do të vazhdojë rolin e Shefit të Misionit për misionin e ri të vëzhgimit të zgjedhjeve për zgjedhjet komunale të 22 tetorit, që zyrtarisht u hap sot.

Filed Under: Kronike Tagged With: -Bashkimi Evropian, Behul Jashari, Kosove, Vezhgim Zgjedhjeve

SHBA PRANON VIZAT E FEJESES EDHE PER KOSOVARET

August 28, 2017 by dgreca

AMBASADA E SHBA NË PRISHTINË PRANON APLIKIMET PËR VIZAT E FEJESËS K1 PËR BANORËT E KOSOVËS/

1 logoPRISHTINË, 28 Gusht 2017-Gazeta DIELLI/ AMBASADA E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS NË KOSOVË DËRGOI SOT KËTË KOMUNIKATË:Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kënaqësinë t’ju njoftojë se duke filluar nga gushti 2017, do të pranojë aplikimet pë viza fejese K1 për banorët e Kosovës. Më parë, aplikuesit që kishin qëllimin të martoheshin me të fejuarin/en që eshtë qytetar/e i/e SHBA-së dhe të migronin në Shtetet e Bashkuara, aplikonin për viza K1 në Ambasadën Amerikane në Shkup, Maqedoni. Pasi që Ambasada e Shteteve të Bashkuara, ka për qëllim të ofrojë shërbime të niveleve të larta për aplikuesit kosovar dhe është e vetëdijshme për vështërsitë e udhëtimit në Shkup, ka vendosur për zgjerimin e ofrimit të shërbimeve për viza këtu në Prishtinë.

Viza jo-migruese e fejesës K1, është vizë fejese për qytetarët e huaj të fejuar me qytetarët e SHBA-së. Viza K1, u mundëson qytetarëve te huaj, të fejuar, që të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara dhe të martohen me sposorizuesin qytetar/e e SHBA-së brenda një periudhe prej 90 ditësh, nga koha e mbrritjes. Pas kësaj, qytetari/ja i/e SHBA-së do të aplikojë për rregullimin e statusit për qëndrim të përhershëm (LPR) me Departamentin e Sigurisë së Brendshme (DHS), Shërbimin për Shtetësi dhe Migrim të SHBA-së (USCIS). Pasi që viza e fejesës ua mundëson poseduesve të saj të migrojnë ne SHBA, kjo lloj vize duhet t’i përmbush disa nga kërkesat e një vize migruese. Aplikuesit fëmijë që kualifikohen marrin llojin e vizës K2.Qytetetari i fejuar i SHBA-së, fillon procesin duke dërguar peticionin pranë USCIS. Posa ky peticion të aprovohet, rasti i dërgohet Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, për procedim. Sektori Konzullor do t’i kontaktojë individët me peticionin I-129 të aprovuar përmes email-it dhe do t’ua caktoj datën e terminit dhe udhëzimet e mëtejme të aplikimit.

Të gjithë aplikantët do të kenë një intervistë me zyrtarin konzullor në mënyrë që të demonstrojnë kualifikimet e tyre për vizë. Në shumicën e rasteve, vizat e aprovuara mund të merren në Ambasadë, brenda dy ditëve pune, pas intervistës.Ambasada e SHBA-së në Prishtinë punon që të ofrojë shërbime shtesë për vizat në vitin vijues. Ju lutem ndjekni adresën e Ambasadës ne Facebook për risitë dhe lajmet më të reja. Pyetjet e juaja mund t’i dërgoni në:  PristinaVisas@state.gov.

PIKAT E RËNDËSISHME

  • Aplikantët duhet të vijnë jo më herët se 15 minuta para kohës së terminit për intervistë. Çantat e mëdha, kompjuterët portativ dhe armët janë të ndauara në Ambasadë. Në mënyrë që të lehtësohet kontrolli i sigurisë, aplikantët duhet marrin parasysh që mos të marrin me vete pajisje eletronike.
  • I/E fejuari/a qytetetar i SHBA-së që ka bërë peticionin mund ta shoqërojë të fejuaren/in aplikues të vizës K1 në intervistë nëse dëshirojnë, edhe pse nuk kërkohet prezenca e tyre.
  • Më shumë informata rreth procesit për vizat K1 mund të gjeni në faqen zyrtare të Ambasadës këtu: https://xk.usembassy.gov/visas/fiancee-visa/

 28 August 2017

 U.S. EMBASSY PRISTINA TO ACCEPT K1 FIANCÉ(E) VISA APPLICATIONS FOR RESIDENTS OF KOSOVO

The U.S. Embassy in Pristina is pleased to announce that beginning in August 2017, it will accept K1 fiancé(e) visa applications for residents of Kosovo.  Previously, visa applicants intending to marry an U.S. citizen fiancé(e) and immigrate to the United States applied for K1 visas at the U.S. Embassy in Skopje, Macedonia.  Because the U.S. Embassy in Pristina seeks to provide high levels of customer service to Kosovar visa applicants and recognizes the difficulty of traveling to Skopje, it has decided to expand the visa services offered in Pristina.

The fiancé(e) K-1 nonimmigrant visa is for the foreign-citizen fiancé(e) of a U.S. citizen.  The K-1 visa permits the foreign-citizen fiancé(e) to travel to the United States and marry his or her U.S. citizen sponsor within 90 days of arrival.  The foreign-citizen will then apply for adjustment of status to a permanent resident (LPR) with the Department of Homeland Security (DHS), U.S. Citizenship and Immigration Services (USCIS).  Because a fiancé(e) visa permits the holder to immigrate to the U.S. and marry a U.S. citizen shortly after arrival in the United States, the fiancé(e) must meet some of the requirements of an immigrant visa.  Eligible children of K-1 visa applicants receive K-2 visas.

U.S. citizen fiancé(e)s begin the process by filing a I-129F petition with USCIS.   Once the petition is approved, the case is sent to the U.S. Embassy in Pristina for processing.  The Consular Section will contact those individuals with approved I-129F petitions via e-mail and provide them with an appointment date and further application instructions.

All applicants will be interviewed by a consular official and have the opportunity to demonstrate their qualifications for the visa at that time.  In most cases, approved visas may be picked up at the Embassy two working days after the interview.

The U.S. Embassy in Pristina looks forward to offering additional visa services in the coming year.  Please follow the Embassy on Facebook for news and updates.  Questions may be sent to PristinaVisas@state.gov.

IMPORTANT POINTS

  • Applicants should arrive no more than 15 minutes before the time of their interview.  Large bags, laptops or weapons are prohibited at the Embassy.  To facilitate security screening, applicants should consider leaving electronic devices at home.
  • U.S. citizen petitioners may accompany their K1 visa applicant fiancé(e)s to the interview if they wish, although their presence is not required.
  • More information on the K1 visa process may be found on the Embassy website here:  https://xk.usembassy.gov/visas/fiancee-visa/

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Ambasada amerikane, Behlul Jashari, Kosove, Viza per efjesat

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT