• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kremtohet Dita e Pavarësisë së Kosovës në Hungari

February 13, 2014 by dgreca

 Orë letrare festive në Budapest/

“…bashkë do të arrijmë që ajo që sot na duket e pamundur ta bëjmë të mundur…”. “Ju krijuesit e artistët jeni ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë…”. “…Ne duhet të jetojmë për Shqipërinë…”. Nënshtetasi sllovak që e ndien vetën shqiptar dhe veproi deri në sakrificë për kauzën shqiptare./

Nga Hazir Mehmeti, Budapest/
Në kryeqytetin e bukur hungarez nën përkujdesjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe në bashkëpunim me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri, u organizua orë letrare artistike në kuadër të shënimit të gjashtë vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Mbrëmja festive e pasur me program të larmishëm kulturo-artistik ishte nën patronatin e z.Sami Ukellit, ambasador i Kosovës në Hungari. Manifestimin e nderoi me praninë e tij z.Ibrahim Makolli, ministër për diasporë. Të pranishëm ishin edhe znj. Mira Hoxha, ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Hungari; Z.Iljaz Feta, këshilltar në Ambasadën e Maqedonisë në Hungari;  Dr.Etleva Lala, drejtoreshë në Katedrën e Albanologjisë në Budapest;  z. Kurt Gostentschnigg, shkrimtar dhe përkthyes;  z.Kamil Weiner, mysafir nga Sllovakia, një aktivist dhe shkrimtar i cili së fundi shkruan edhe në gjuhën shqipe;  Z. Driton Smakaj, veprimtar, krijues, ideator dhe koordinues në realizimin e orës letrare me krijues nga Austria.  Paraqitje e programit u bë me sukses nga znj. Jehona Muja-Sukaj.
Në fjalën e tij përshëndetëse ministri, z.Ibrahim Makolli, mes tjerash tha:” Ku flet arti, politika heshtë, kudo që jemi do angazhohemi, pavarësisht se herë-herë edhe do të lodhemi e mërzitemi, por asnjëherë dhe në asnjë moment të mos e humbim besimin, ne si komb kemi mundësi. Por ajo që nevojitet është t’i bëjmë bashkë të gjitha pjesët e trupit të shpërndarë gjithandej botës. Dhe, duke i bërë bashkë do të arrijmë që ajo që sot na duket e pamundur, ta bëjmë të mundur dhe të realizueshme, sepse në të kundërtën edhe ajo që sot na duket e mundur, nëse nuk bëhemi bashkë, nëse nuk i mobilizojmë kapacitetet tona sikur i kemi mobilizuar në një kohë, atëherë edhe e mundura do të bëhet e  pamundur. Gëzuar Dita e Pavarësisë! Shkrimtarëve suksese në artin e tyre! Edhe njëherë, sikur edhe herëve tjera kur jemi takuar, e shprehi gatishmërinë e Ministrisë së Diasporës për të qenë afër në secilin moment në plotësimin e shumë nevojave që ne kemi brenda dhe jashtë.” Znj.Mira Hoxha, ambasadore e Shqipërisë në Hungari në fjalën e saj mes tjerash tha: “Dyert e ambasadave janë të hapura si gjithnjë. Nuk është hera e parë që ne organizojmë mbrëmje artistike. I përgëzoj Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Krijuesve dhe të gjithëve, urime pavarësia e Republikës së Kosovës.  Ju krijuesit e artistët jeni ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë. Imazhi i juaj është imazhi më i mirë i Shqipërisë. Ju faleminderit dhe jetë të gjatë Kosovës”.Fjalën e rastit e mbajti nikoqiri i mbrëmjes z.Sami Ukelli, ambasador i Republikës së Kosovës në Hungari. “Krijuesit dhe të pranishmit tjerë i falënderoj shumë, të cilët kanë gjetur kohe të vijnë këtë mbrëmje. Po ashtu e falënderojmë ministrinë, z. Ibrahim Makolli. Ardhja e juaj nga Austria kur dihet se ju vini pas angazhimit tuaj ditor në vendet e punës atje, na nderon në veçanti. Ne po festojmë ndër të parët sonte duke e nisur kështu shënimin gjashtë vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Jemi shtet i ri por me ministri të diasporës, kjo tregon për përkushtimin tonë përgjithësisht për mërgatën tonë kudo që gjendet. Shpresoj se edhe Republika e Shqipërisë do ketë një dikaster të ngjashëm për koordinim më të mirë rreth mërgatës edhe me ministrinë tonë të diasporës, kjo edhe po ndodhë.”
Në emër të LShKSh “Aleksandër Moisiu” përshëndeti kryetari i saj, poeti Besim Xhelili. “ Krijues të bashkuar arrijnë më shumë, nga ky cak i yni tani në shoqatën tonë kemi një numër të kënaqshëm krijuesish, mes tyre edhe nga Hungaria z.Driton Smakaj. Jemi të hapur edhe për shkrimtarë e krijues tjerë nga vendet tjera për rreth nesh. E filluam disa veta, kurse tani kemi 27 shkrimtarë e krijues tjerë arti të përfaqësuar me veprat e tyre. Në pikturë prizrenasi Gazmend Freitag, momentalisht me pikturat e tij në Verona të Italisë i cili nga atje ju përshëndetë. Krijuesit  rrjedhin nga të gjitha viset etnike shqiptare me artin e tyre kanë treguar vlera arti edhe para kombeve tjera.” Z.Anton Marku prezantoj botimin e antologjisë së shkrimtarëve dhe krijuesve shqiptarë në Austri, i botuar në dy gjuhë, shqip dhe gjermanisht. Nga krijimtaria e tyre lexuan poezi Anton Marku, Besim Xhelili, Kurt Gostentschnigg,  Mërgim Osmani. Z. Kamil Weiner, përkthyes, regjisor e publicist në fjalën e tij në një shqipe të rrjedhshme mes tjerash tha: “Jam themelues i shoqatës “Besa” në Sllovaki e cila nxori edhe revistën mujore në shqip “Besa”, ku shkruhej për problemet e Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi në trojet tona. Kisha bashkëpunëtor të gazetës kroat, slloven e nga kombe tjera ku trajtoheshin problemet e Kosovës dhe shqiptarëve. Isha gjatë gjithë kohës së luftës në Kosovë si prijës i gazetarëve sllovak dhe çek. Kam përkthye disa vepra të autorëve shqiptarë në sllovakisht dhe të atyre sllovak në shqip” z.Weiner lexoi dy poezi në gjuhën shqipe. Ai mes tjerash tha: “Ne duhet të jetojmë për Shqipërinë e jo të vdesim për Shqipërinë”. Poeti shkodran Ragip Dragusha e entuziazmoi publikun me poezitë e tij “Breshka” dhe “Zana e Malit” duke i interpretuar ato bukur dhe me plotë pasion, për çka publiku e shpërbleu me duartrokitje të gjata. Mbrëmjen e ndihmuan edhe afaristë shqiptarë të suksesshëm, mes tyre edhe z.Lutfi Kabashi i cili shtroi darkë pritje për mysafirët.

Filed Under: Reportazh Tagged With: dita e Pavaresise, Hungari, Kosoves, Ore letrare ne budapest

”VATRA” DHE BASHKËSIA SHQIPTARE FESTOJNË 6 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

January 19, 2014 by dgreca

Njoftohet komuniteti shqiptar se Federate Panshqiptare e Amerikës”VATRA”  dhe Bashkësia Shqiptare festojnë 6 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës  të Dielën me 16 Shkurt 2014 nga ora 12 e drekës deri në 5 pasdite.

ADRESA:

MASTRO’S RESTAURANT

1703 Bronxdale Ave, Bronx, NY 10462

Phone:(718) 792-8844

FOLËSI I DARKËS: PROF. JUSUF BUXHOVI

ARGËTOJNË: GËZIM NIKA ME GRUPIN & KINO

CMIMI I BILETAVE:

TË RRITURIT $ 45.00

FËMIJËT: $25.00

MENU E PASUR

Telefononi: Agim Rexhaj 917 848-3999, ASLLAN BUSHATI: 917-669-2082; Marjan CUBI 914-316-0045, Dalip GRECA 917-254-6103, Dede & Ariana ELEZAJ 917- 445-4126; RAMIZ MUJAJ 917-346-2038, Zef  Përndocaj(Albert)- 914-997-7367, CEZAR NDREU 973-819-8867, Hakik MENA201-993-0833, Nick Markola

Filed Under: Komunitet Tagged With: 6 vjetorin e Pavaresise, Kosoves, Vatar Feston

FIFA i hap rrugën Kosovës për ndeshje miqësore

January 13, 2014 by dgreca

Federata Ndërkombëtare e Futbollit tha se ekipet e Kosovës mund të luajnë ne ndeshje miqësore me ekipet botërore të futbollit, por pa simbole/

Federata Ndërkombëtarë e Futbollit i ka dhënë lejen Kosovës që ekipet e saj të luajnë ndeshje miqësore të futbollit në planin ndërkombëtarë.
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter ka deklaruar se vendimi pasoi takimet me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë.
“Vendimi paraqet një shtyrje të madhe për zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe sërish konfirmon forcën e jashtëzakonshme të këtij sporti për t’i bashkuar njerëzit”, ka deklaruar ai nëpërmjet një komunikate për opinion të FIFA-s.
Zyrtarë të federatës së futbollit të Kosovës thanë se ekipeve të saj u  lejohet të luajnë ndeshje ndërkombëtare miqësore, tash për tash, pa simbole shtetërore dhe me një shënim (fusnotë) afër emrit të saj. Shënimi ishte pjesë e marrëveshjes së vitit 2012 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me të cilin i mundësohej Kosovës pjesëmarrja në forumet ndërkombëtare.
Leja për lojëra miqësore nuk përfshinë vendet e dala nga ish Jugosllavia.
Në maj të vitit 2012, FIFA ishte pajtuar në parim për të lejuar Kosovën që të luajë ndeshje miqësore, por për shkak të kundërshtimit të fuqishëm nga Serbia dhe nga presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit, Michel Platini, vendimi përfundimtar është zvarritur deri tash.
Kosova ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të siguruar pjesëmarrjen në konkurrencën ndërkombëtare në fushën e sporteve që nga shpallja e pavarësisë së saj që është njohur nga mbi 100 vende të botës.
Vendimi i FIFA-s u mirëprit në Kosovë. Ministri i kulturës, rinisë dhe sportit, Memli Krasniqi, tha se “me këtë vendim. futbolli i Kosovës ka fituar, aq më tepër që tashmë do të prezantohet në arenën ndërkombëtare zyrtarisht dhe ka hyrë në rrugën e sigurt drejt anëtarësimit të plotë”.

Filed Under: Featured Tagged With: FIFA i hap rruge, Kosoves

DUKE PERKUJTUAR ZEF P. MIRAKAJ ME NJE POEZI TE TIJ

August 30, 2013 by dgreca

Zef P Mirakaj nderroi jete me 27 gusht. Ne kujtim po publikojme poezine qe ai pat shkruar per Kosoven. Poezia “KOSOVES” eshte e shpalosur n’frymezime “Ideale” ne Atdhetari! E shkruejtun me nje dashni t’pastert dhe plot me zell nga Zef P. Mirakaj. Eshte Poezi e forte, origjinale dhe e pa shoqe ne shtjellim te vargut te saje poetik; te cilat jane te rrjedhshem ne Poezi dhe me n’dricime  ngjyrash te argjenta, per rizgjim te Dardanise; me se fundmi, “Kosoves” per LIRI-ne e shume pritun !…./

Gete: “Nuk mund te jesh i drejte, ne qofte se nuk je njerezor”/

KOSOVËS /

ZEF P. MIRAKAJ/

Shumë gjatë, nji shekull, t’munduen

Ty Kosov Dardane!

Europa t’linçuen;

Të bânë kurbane

Kur çuditnisht n’vendim mrrîn:

“…Për hir t’Europës stabilitet

Po sakrifikoj Shqipnín…”!

Por, shih si rrota e historís vërtitet:

Vendimi që Kosovën shkjaut t’ia lâj,

I u kthye në distabilizim të saj.

“shìftari” të quejti,

Ty, shkjau barbar,

Pse n’êmën Tând me t’thirrë nuk mujti;

E dridhte êmni Shqiptar.

Shpresën ndër dhambë shtërngove,

E krahët e zêmrave t’lëndueme

Drejt saj i zgjatove,

Që nji ditë vedin m’e pa t’lumnueme.

Besove, Ti, se n’djepa

Që Nânat Kosovare përkundshin,

Vigaj si n’t’kaluemet epoka

Prej tyne do t’dilshin.

……

Qeshu, e shtrêjta Motër.

T’ka ardhë dita me u gëzue.

Djepat Tu rritën n’at’ votër

Burra që t’bânë me u krenue;

Rritën Boletina, Prishtina, Rugov’,

Polluzha e Perllesha,

Dhe me mija Adem Jashár’,

Që Ty, Motër Kosov’

Me të pshtue prej shkjaut barbar.

Erdh’ dita, Europa për her të par

Prandoi se n’Kosov s’jetojnë “shìftari”

Por nji popull trim, autokton Shqiptar,

E krah T’u bâ me u nda nga barbari.

Eh Kosov! Shkundu pluhnit që t’pat mblue.

Hîn n’vallen që Ora Arbnore âsht tue i prî,

E mbas saj, Amerika dhe Europa rreshtue,

Si n’valle t’Zânave tue i shkue përbrî.

Teri lotët që kurrë s’t’U thanë.

Forcoi zêmrat që shumë t’U vranë.

Mbas nji shekulli n’robni nën shkjé,

Sot po m’duket s’dyti ke lé.

Për hajr t’kjoftë, KOSOV, LIRIA.

Sot, shênd e ver’ âsht krejt SHQIPTARIA.

New York, 17 shkurt, 2008

Filed Under: Featured Tagged With: Kosoves, poezi, Zef P Mirakaj

BASHKOHUNI ME NE NË 5 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

January 15, 2013 by dgreca

VATRA DHE BASHKËSIA SHQIPTARE NË NEY YORK ME RRETHINA DO TË KREMTOJNË  5 VJETORIN E SHPALLJES SË PAVARËSISË SË KOSOVËS ME 17 SHKURT

Njoftohet komuniteti shqiptar në New York dhe në rrethina se Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” dhe Bashkësia Shqiptare do të kremtojnë 5 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës me 17 Shkurt 2013. Kremtimi do të bëhet nga ora 12 te drekes deri në 5 pm në restorantin e  njohur  MAESTRO’S, që ndodhet në  :

ADRESËN:

 MAESTRO’S

1703  Bronxdale Ave, Bronx, NY 10462

Tel: 718-792-8844

     Sipas traditës në këtë festë do të jenë bashkë : Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA”, më bashkësinë Shqiptare si dhe Qendrën Islame në New York dhe New Jersey, Kishwn Katolike Shqiptare ”Zoja e Shkodrës” si dhe  Kishën Orthodokse “Shën Kolli”.

Argëtojnë këngëtarë të komunitetit. Ushqime te bollshme.

        Të ftuar në mbrëmje: Personalitete amerikane dhe shqiptare.

Për hollësi do të’ju njoftojmë së shpejti, pasi të bëhet takimi i radhës i komunitetit.

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: 5 vjetori i Pavaresise, Kosoves, Vatra dhe Bashkesia shqiptare

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT