• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

HARADINAJ TAKON DIASPOREN NE NJU JORK

September 29, 2018 by dgreca

Kosova vlerëson kontributin e jashtëzakonshëm të shqiptaro-amerikanëve/

1 Ramushi me diasp-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Kontributi i diasporës i rëndësishëm për zhvillimin e gjithanshëm të vendit. Pavarësia dhe shtetndërtimi i Kosovës janë të lidhura ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë prijëse të lirisë dhe rendit demokratik në botë, andaj u jemi mirënjohës përjetësisht/

1 Ramushi me diasporenNJU JORK, 29 Shtator 2018-Gazeta DIELLI/ *

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot ka takuar shqiptaro-amerikanët dhe përfaqësuesit e shoqatave të shqiptarëve në Amerikë, me të cilët ka biseduar për zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë.
Kryeministri Haradinaj ka falënderuar diasporën e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe tani në zhvillimin ekonomik dhe forcimin e shtetit demokratik.
“Jemi krenar me diasporën tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju keni qenë dhe vazhdoni të jeni zëri më i fuqishëm i Kosovës, me punën dhe angazhimin tuaj keni sensibilizuar çështjen e Kosovës në momentet vendimtare”, tha kryeministri Haradinaj, duke vlerësuar rolin e Batalionit Atlantiku dhe të gjithë vullnetarëve për t’i dalë ndihmë vendit në kohëra të vështira.
Kryeministri Haradinaj  ka njoftuar shqiptaro-amerikanët dhe përfaqësuesit e shoqatave të shqiptarëve në Amerikë për prioritetet e Qeverisë së vendit, për hapat e ndërmarrë nga Qeveria në përmirësimin e klimës së të bërit biznes, për zhvillimin ekonomik, forcimin e demokracisë dhe konsolidimin e shtetit, duke ju bërë thirrje që suksesin e tyre në biznes ta sjellin si shembull të mirë përmes investimeve në Kosovë.
Kryeministri Haradinaj ka thënë me këtë rast se liria, pavarësia dhe shtetndërtimi i Kosovës janë të lidhura ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë prijëse të lirisë dhe rendit demokratik në botë, andaj u jemi mirënjohës përjetësisht.
Ndërkaq shqiptaro-amerikanët dhe përfaqësuesit e shoqatave të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë takimit me kryeministrin Haradinaj kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e tyre që të investojnë në Kosovë./b.j/
*Per me shume foto shihni ne Facebook dielli vatra

Filed Under: Featured Tagged With: Kryeministri Haradinaj, takim me diasporen

SHBA-të vlerësojnë sukseset e Kosovës

September 24, 2018 by dgreca

-Kryeministri Ramush Haradinaj në takim me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Pete Marocco: Kosova e gatshme të kontribuojë për paqen në rajon dhe botë/

1 Hashimi ndihmes sek

NJU JORK, 24 Shtator 2018-Gazeta DELLI/ Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjen e Parandalimit të Konflikteve, Pete Marocco, në një takim sot në Nju Jork me kryeministrin kosovar Ramush Haradinaj tha se SHBA-të vlerësojnë sukseset që ka shënuar Kosova dhe do të jenë mbështetëse në rrugën e saj euroatlantike.

Njoftimi i dërguar thekson se, në takimin e zhvilluar në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, është biseduar për angazhimin e Kosovës në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit dhe për veprimet e ndërmarra në funksion të konsolidimit të brendshëm të vendit, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe të gjitha mekanizmave të sigurisë dhe për angazhimin e Kosovës në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

“Kosova është e gatshme që të kontribuojë për paqen në rajon dhe botë”, citon komunikata kreun e qeverisë kosovare.

Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Marocco për të arriturat në Kosovë në përmbushjen e reformave, zhvillimin ekonomik, dhe në fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit.

“Qeveria është duke punuar në fuqizimin e rendit dhe ligjit. Ne kemi institucione kredibile që mund të kontribuojnë në ruajtjen e paqes në vend dhe rajon”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar gjithashtu se fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar të vendit duke u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare, do t’i mundësojë Kosovës që të jap kontributin e saj në sigurimin e paqes së qëndrueshme./b.j/

Kryeministri Haradinaj takoi në Nju Jork, shefin e MCC-së

Nju Jork, 24 shtator 2018- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare në ShBA, ka takuar Kryeshefin Ekzekutiv të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Brock Bierman.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, e ka falënderuar kryeshefin e MCC-së, për kontributin e gjithanshëm që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për popullin dhe shtetin e Kosovës.

“Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës për ndihmën që SHBA-të kanë dhënë për Kosovën”, tha kryeministri Haradinaj, i cili njëkohësisht e njoftoi kryeshefin Bierman për të arriturat e konsolidimit të shtetit.
Ndërkaq, Bierman gjatë bisedës me kryeministrin Haradinaj, vlerësoi përkushtimin e Qeverisë së tij në përmbushjen e agjendës shtetërore.
Programi i MCC-së për Kosovën, përkrahë përpjekjet e Qeverisë për të ulur shpenzimet e energjisë në ekonomi familjare dhe biznese, dhe për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien me përqendrim në reformat institucionale dhe të politikaveAmerika, partnere  e Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit.

1 Takimi 2

-Kryeministri Haradinaj: ShBA-të, partner i vendit në të gjitha fazat e shtetndërtimit/

Nju Jork, 24 Shtator 2018-Gazeta DIELLI/- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar një takim me senatorin amerikan, Ronald Johnson, anëtar i Komitetit të Senatit për Politikë të Jashtme i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Njoftimi dërguar nga qeveria e Kosovës thekson se,  në këtë takim Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar Senatorin Johnson për progresin e arritur në vend, veçmas në fushën e rendit dhe ligjit dhe përkushtimin e Qeverisë në fuqizimin ndërkombëtar të vendit, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, punën drejt transformimit të FSK-së në Ushtri dhe tema të tjera me interes për vendin.
Kryeministri Haradinaj ka theksuar se Kosova është e përkushtuar që të forcojë partneritetin bilateral me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çdo fushë me interes për të dyja vendet, duke ritheksuar qëndrimin e Qeverisë për miqësinë e përjetshme me ShBA-të dhe orientimin e pakthyeshëm euro-atlantik.
“ShBA-të ishin krah nesh në secilën etapë të shtetndërtimit tonë dhe orientimi ynë si vend është krah politikave të miqve tanë”, ka thënë Kryeministri Haradinaj.
Nga ana tjetër, Senatori Johnson ka përshëndetur angazhimin e Qeverisë së vendit në tema të ndjeshme për sigurinë dhe ka shprehur gatishmërinë për ta përkrahur vendin në proceset integruese dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.
Pjesë e takimit ishin edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, Zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm Behgjet Pacolli dhe Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Kryeministri Haradinaj, Pete Marocco, zv-ndihmes sek

Roli i SHBA, i pazëvendësueshëm në Kosovë

September 1, 2018 by dgreca

-Kryeministri Haradinaj: Roli i SHBA-së është i pazëvendësueshëm në Kosovë/1 Ramushi amerika-Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mattheë Palmer, në takim me Kryeministrin Ramush Haradinaj, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të SHBA-së për avancimin e axhendës integruese dhe zhvillimore të Kosovës/

DUBROVNIK, 1 Shtator 2018- Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, në kuadër të Forumit të Dubrovnikut, ka zhvilluar takim me Mattheë Palmer, Zëvendës-Ndihmës Sekretar i Shtetit të ShBA-së, me të cilin bisedoi për progresin e gjithanshëm në Kosovë, për zhvillimin ekonomik, për fuqizimin e sundimit të ligjit, si dhe për afirmimin e subjektivitetit ndërkombëtar.
Kryeministri Haradinaj falënderoi Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Palmer, për rolin dhe përkrahjen e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha proceset e rëndësishme për Kosovën.
“Kosova është me fat që në etapat më të rëndësishme të saj ishte ndihmuar dhe mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkrahje kjo e cila po vazhdon edhe në ditët e sotme në të gjitha fushat. Si institucione të Kosovës jemi të përkushtuara të thellojmë bashkëpunimin me SHBA-të”, tha kryeministri Haradinaj, duke falënderuar shtetin amerikan për përkrahjen në përmbushjen e agjendës evropiane.
Matthew Palmer, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të SHBA-së për avancimin e axhendës integruese dhe zhvillimore të Kosovës.
Roli i ShBA-së, sipas kryeministrit Haradinaj vazhdon të mbetet i pazëvendësueshëm në proceset që po kalon shteti i Kosovës.
Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Palmer për progresin e Kosovës në fuqizimin e sundimit të ligjit, sigurisë dhe progresin ekonomik si çështje kryesore në përafrimin e Kosovës me familjen euroatlantike.
“Roli i ShBA-së, si aleate strategjike e vendit tonë, është i domosdoshëm në proceset aktuale, në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës, si dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, veçanërisht ato të sigurisë”, ka thënë kryeministri Haradinaj./b.j/

 

Filed Under: Politike Tagged With: Kryeministri Haradinaj, Mathew Palmer, zv/ndimes sek amerikan

Akademia e Shkencave, në proceset e rëndësishme të Kosovës

July 25, 2018 by dgreca

-Kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga akademik Daci, që në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, të përfshihet edhe më shumë Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, kontributi i së cilës do të ishte shumë i rëndësishëm/

 1 Ramushi Daci

 PRISHTINË, 25 Korrik 2018-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim, kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci, me të cilin ka biseduar rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë dhe rajon.

Kryeministri Haradinaj rast e ka njoftuar akademik Dacin për angazhimet e Qeverisë së Kosovës në proceset në të cilat është duke kaluar Kosova, me theks të veçantë në rrugën e integrimeve euroatlantike dhe procesin e dialogut me Serbinë. Kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga akademik Daci, që në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, të përfshihet edhe më shumë Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, kontributi i së cilës do të ishte shumë i rëndësishëm.

“Kontributi dhe roli juaj dhe i institucionit të cilin e drejtoni do të ishte i rëndësishëm për vendin, pasi që jemi në një situatë mjaft delikate dhe duke u përballur me definimin e shumë çështjeve të cilat janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, tha kryeministri Haradinaj.Ndërkaq, kryetari e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci, tha se institucioni të cilin e udhëheq do të ofroj kontributin e vet dhe përkrahjen e gjithanshme për vendin./b.j/

Filed Under: Kulture Tagged With: Kryeministri Haradinaj, Pret Akademik Nexhat Daci

Prishtina kryeqytet libri, bashkon 100 botues shqiptarë

June 6, 2018 by dgreca

-Hapet Panairi i 20-të jubilar i librit në Prishtinë me 100 botues shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora, me rreth 1500 tituj të rinj e 5000 të tjerë, të viteve të fundit, ndërsa organizatorët presin mëse 40.000 vizitorë/

1 panairi 1 Bel1 edhe ramushi lexon1 ramushi ekspozonCameria1 ramushi fjalim1 ramushi lib

-Kryeministri Haradinaj: Ta vazhdojmë lidhjen me librin, sepse kështu do të jemi më të zot në atë çfarë bëjmë në jetë/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 6 Qershor 2018/ Në Prishtinë, në Pallatin e Rinisë, u hap mbrëmjen  djeshme Panairi i Librit e vijon sot edicioni i 20-të, jubilar, në të cilin deri në 10 qershor prezantohen mëse 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora shqiptare me rreth 1500 tituj të rinj e 5000 të tjerë, të viteve të fundit, ndërsa organizatorët presin mëse 40.000 vizitorë.

Në ceremoninë e hapjes së panairit, qe e bën Prishtinën edhe kryeqytet libri,  organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj, tha se, “qeveria është e vendosur që të përkrahë botimin, shpërndarjen e librit, duke bërë lehtësira në taksa, me TVSH zero, por edhe me zbatimin ligjit, i cili do ta garantojë këtë, e që do të jetë funksional në muajin shtator”.

Kryeministri e cilësoi këtë vit jubilar, duke thënë se panairi i 20-të i librit meriton porosi të çmuar nga qeveria.“Porosia ime për ju sot, për ata që shkruajnë është: ‘shkruani se dilni në dritë’”, u shpreh kryeministri Haradinaj.
Më tej, ai tha se si brez i lirisë ka lexuar, është frymëzuar, ka marrë nga rilindësit, nga heronjtë, patriotët, burrat e zonjat e mëdha që ka dhënë kombi ynë për qëllimin më të madh, qëllimin e lirisë.
“Mendoj se njeriu që lexon është i lirë, ka liri. Ai që lexon është vetvetja, është sovran, sepse merr vendime dhe si i tillë lexuesi është fitues çdoherë. U bëjë thirrje qytetarëve të të gjitha moshave që ta vazhdojnë lidhjen me librin, sepse kështu do të jemi më të zotë në atë çfarë bëjmë në jetë”, theksoi kryeministri Haradinaj.

Qeveria  udhëhequr nga ai, me të marrë mandatin ka vendosur që të zbresë taksën e TVSH-së në zero për botuesit e librit, si nismë për të përkrahur shkrimtarët, botuesit dhe për të nxitur lexuesit për blerjen e librit.

Në hapje të panairit të librit, ku morën pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Daut Demaku, tha se kjo është ngjarja më e madhe kulturore e organizuar në Kosovë, ngjarja dhe organizimi më stabil për 20 vjet rresht. Duke kujtuar vitet e vështira kur është organizuar edicioni i parë i Panairit të Librit, ai porositi të gjithë që ta mbrojnë pastërtinë e gjuhës shqipe.

Duke qenë tashmë me traditë të konsoliduar, në 10 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, panairi i librit në Prishtinë ketë vit do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me jubile të mëdhenj të personaliteteve të historisë e letërsisë shqiptare:550 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Vitin e Skënderbeut; 300 vjetorin e lindjes së Teodor Kavaliotit; 200 vjetorin e lindjes së Zef Jubanit; 100 vjetorin e lindjes së Tajar Hatipit, Vorea Ujkos, Spiro Çomorës dhe Pashko Gjeçit.Me aktivitete gjatë panairit të librit shënohen edhe jubile të personaliteteve  letrare  botërore: 200 vjetori i lindjes së Turgenjevit dhe 100 vjetori i lindjes së Moris Dryonit dhe i Solzhenicinit.Para 19 vitesh, menjëherë pas luftës në Kosovë në vitin 1999, nga 17-22 nëntor, është organizuar panairi i parë i librit në Prishtinë, i cili ishte ndër aktivitetet e para kulturore në liri bashkë me një koncert të mbajtur në qytetin e Prizrenit të artistëve nga Kosova e Shqipëria.

SHËNIM DUKE VIZITUAR SHTËPITË BOTUESE NË PANAIR

Derisa vizitojmë shtëpitë botuese pjesëmarrëse në Panairin e Librit Prishtina 2018 takojmë shumë të njohur e miq. Ndalem ca më gjatë edhe te “Çamëria”, ku botuesi e shkrimtari, Arben Kondi, nga Shqipëria, ishte bashkë me shkrimtarin e gazetarin nga Kosova, Rrustem Geci, i cili më dhuron  librin ku është bashkëautor me Festim Lato, me titull “Republika e Çamërisë”.  Tek bisedojmë, flasim edhe për një reportazh timin futuristik shkruar e botuar para më shumë se 20 viteve me titull “Kufiri i ëndrrës”, që do ishte nga Çamëria te Molla e Kuqe, të ribotuar këto ditë te Gazeta DIELLI, organ i VATRËS në SHBA…

 

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Kryeministri Haradinaj, panairi i librit, Prishtine

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT