• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KRYETARI I VATRES NGUSHELLOI AKADEMINE E SHKENCAVE TE KOSOVES

August 17, 2015 by dgreca

New York/ 16 gusht 2015
Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës/
Prishtinë/
Me pikëllim të thellë morëm lajmin e idhtë të vdekjes së Akademikut, juristit të shquem, pedagogut të përkushtuem dhe atdhetarit të kulluet,Esat Stavileci.
Në emën të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA dhe t’imin përsonal, ju sjell përdhimtimet ma të sinqerta për ketë humbje të randë që len nji zbraztësi të thellë në Familjen e nderueme Stavileci dhe në botën kulturore të Kosovës dhe të kombit shqiptar.
Ju lutemi t’ia përcjellni ngushëllimet tona edhe Familjes së të Ndjemit, me deshirën që të kenë gëzime mbas sodit.

Me nderime,
Dr. Gjon Buçaj, Kryetar

Filed Under: Vatra Tagged With: Akademia e Kosoves, Esat Stavileci, Gjon Bucaj, Kryetari i Vatres

KRYETARI I VATRES U URON BASHKATDHETAREVE FESTEN E BAJRAMIT

July 17, 2015 by dgreca

Përzemërsisht uroj Bajramin e Madh besimtarëvet myslimanë dhe të gjithë shqiptarëvet, për shumë mot gëzime e shëndet, paqë e rahati shpirtnore dhe përtrimjen e shpresës për dit ma të mira, ma të begata dhe ma të drejta për kombin dhe për të gjithë njerzit vullnetmirë. Zoti i shpërbleftë dhe i mëshiroftë të gjithë ata që jetojnë në hirin e Tij, Zoti ua ruejttë shqiptarëvet harmoninë ndërfetare që trashiguen prej të parëve!
Kryetari i Vatres
Gjon Bucaj

Filed Under: Vatra Tagged With: Gjon Bucaj, Kryetari i Vatres, uron Bajramin

Kryetari i “Vatrës”, takim me vatranët në Toronto

April 19, 2015 by dgreca

Nga Qamil S. Llashtica-Toronto/
Me datën 11 dhe 12 prill të vitit 2015 kryetari i Federatës Panshqiptare “Vatra” me seli në Nju Jork, – dr. Gjon Buçaj vizitoi degën e “Vatrës” në Toronto të Kanadës. Kjo degë në këtë qytet u themelue para afër dy vjetësh si themelatë e parë e këtillë në shtetin kanadez, pas viteve ’90, pasi me pare Vatar ka pase dy dege ne Kanada. Me këtë rast i informojme lexuesit se formimin e degës së Torontos e ndihmoi drejtpërdrejti dega e Detroidit. Asokohe në Kuvendin Themelues të degës sonë mori pjesë kryetari i saj z.Alfons Grishaj me vatranët – bashkëpunëtorë e tij.
Me kryetarin z.Buçaj kishte ardhun edhe i biri i tij, z. Lekë Buçaj. Ky djalosh i gjatë dhe mjaft simpatik, le e rritë në Amerikë, e flet shqipen për mrekulli; prania e tij në këtë mbledhje i entuziazmoi sidomos vatranët kosovarë. Ishte Leka i cili mori pjesë në fushatën ajrore të pranverës së vitit 1999 mbi Kosovë, prandaj unë u detyrova ta përqafoj tri herë këtë djalosh guximtar. Ndërsa ai vetë thotë se “ato ishin ditët ma të lumtuna të jetës sime – ditët e bombardimit”, Leka insiston të sqarojë se ishte pjesë e nji ekipi që fluturonte mbi Kosovë në kohën e bombardimevet, në mbështetje të bombarderavet, jo si pilot dhe aeroplani i këtij ekipi nuk lëshonte bomba, megjithëse kryente nji shërbim të randësishëm, të natyrës informative.
Me rastin e ardhjes së kryetarit të “Vatrës” në këtë qytet, mikpritësit e këtushëm organizuen nji takim pune të dielën me 12 prill. Në mbledhje merrte pjesë kryesia e degës së “Vatrës”, shumë nga anëtarët e saj si dhe mjaft simpatizues, disa nga të cilët në këtë rast u antarsuen në “Vatër”. Në mesin e të antarsuemëve ishte edhe atdhetari dhe veprimtari i njoftun i këtij qyteti, z.Faik Shabani, i lindun në Tërnovcin e madh të Kosovës. Ishte këtu edhe televizioni shqiptar i Kanadës “Pasqyra Shqiptare”, me këtë rast dr. Buçaj dha nji intervistë të shkurtë për shikuesit e këtij televizoni në Kanadë, ku spjegoi qellimin e kësaj vizite dhe se çka pritej me u realizue mbas kësaj vizite. Kryetari i Degës së “Vatrës” në Torontos, z.Tony Sufaj, e falenderoi ngrohtësisht z.Buçajn që kishte marrë mundimin me na vizitue neve këtu në Toronto. Ai foli për përpjekjet e vatranëve, punën dhe organizimin e tyne mbrenda këtyne dy vjetëve, për synimet, masovizimin e popullarizimin e “Vatrës”, në rajonin e gjanë të Torontos në të cilin llogaritet se jetojnë rreth 30-40 mijë shqiptarë. Sekretari i degës z. Roland Isai – nji veprimtar i shquem ndër shqiptarët e këtushëm, e hapi mbledhjen dhe i uroi mirëseardhje mysafirit të nderuem. Ai ma shumë foli për nevojën e organizimit në drejtimin politik e diplomatik, si këshilltar i kryeministrit kanadez që asht ai ka raporte të mira dhe vajtje-ardhje me shumë deputetë provincial, federal dhe lidhje të ndieshme në ministrinë e jashtme kanadeze. Z. Isai ka nji përvojë dhe aftësi të madhe oratorike, politike e diplomatike; ai kërkoi që edhe shqiptarët e Amerikës të punojnë ma shumë me politikanët, diplomatët, kongresistët e senatorët dhe në përgjithësi me gjithë popullin mik amerikan, krejt kjo për mbarvajtjën e çashtjes shqiptare.
Autori i këtij shkrimi, që asht nënkryetar i kësaj dege, ma shumë foli për shtrirjen e “Vatrës”, aktivitetet, veprimtarinë dhe punën patriotike me shqiptarët e Sanxhakut, Bosnës, Hercegovinës, Dalmacisë, etj. Këta shqiptarë të hapsinave shumë të mëdha janë gjysmë ose bukur shumë të asimiluem. Sa i përket Sanxhakut këtu ndjenja e përkatësisë shqiptare asht mjaft e dukshme ndërsa te ata të Bosnjës, etj po forcohet ndjenja se i përkasin gjakut ilir dhe kjo në këtë stad asht e mjaftueshme. Të punohet me ta si në emigracion ashtu edhe në vend, atje duhet të depërtojnë sa ma thellë shkencëtarët, studiuesit, gazetarët, kronistat, sidomos televizionet e Prishtinës, dhe të vërrshojnë drejt veriut e veriperëndimit, të gjejnë njerëz, informatorë, pleq, fakte, t’i fotografojnë dhe shënojnë vendet e ngjarjeve tragjike, të gjinden vendet dhe fushëbetejat ku luftuen vullnetarët shqiptarë për mbrojtjen e kufive dhe të kësaj popullate prej kohës së krizës lindore 1876-78 e deri në ditët e sotme. Këta janë njerëzit tanë, ata kanë humbun vetëm gjuhën. Akademitë dhe instuticionët shkencore shqiptare duhet të jenë shumë ma aktiv në këtë drejtim, për mos me thanë shumë ma agresiv.
Dr. Buçaj në ekspozenë e tij gjithpërfshirëse kapi shkurtimisht nji epokë mjaft të gjatë, që nga koha e Rilindjes Kombëtare madje edhe ma heret, me të cilën krenohet kombi i jonë, e deri më sot. Ai dhe të gjithë folësit e maparëm nuk e lanë pa e përmendun, pa u falun e pa u përkulun para figurave madhore të kombit tonë F.Konica e F.Noli. Gjatë kësaj kohe ma shumë se 100 vjeçare janë formue me dhjetëra ndoshta edhe me qindra organizata shqiptare patriotike që janë quejtun me emna të ndryshëm, si: grupe, klube, bashkësi, bashkime, shoqëri, shoqata, komitete, komunitete, gazeta, parti, etj. Mjerisht nji pjesë e madhe e tyne kanë pasun jetë jo aq të gjatë, janë krijue e mbas disa muejsh apo vjetësh janë shue dhe kanë pushue veprimtarinë e tyne për arsyena të ndryshme, ndërsa “Vatra” dhe gazeta “Dielli” i qëndruen fortunave dhe stuhive mbi njishekullore dhe sot janë dhe veprojnë pashkëputshëm, prandaj duhet t’i bashkohemi “Vatrës” se ajo ka tregue vitalitet dhe u ka ba ballë dallgëve të kohës. Ajo ka ba shumë për Shqipninë por na ka mbetun edhe shumë punë me ba. Ma vonë dr. Buçaj na e tërhoqi vërejtjen seriozisht tue e thanë se “jetojmë në nji kohë të mbarsun me rreziqe, nuk dihet çka sjell e nesërmja, gjendja në Ballkan, në Europë ashtë relativisht në paqë, por duhet qyshë tash të mendojmë dhe të jemi të bashkuem dhe të përgaditun për çdo të papritun.
Fjalën e morën edhe mjaft të pranishëm të cilët, në rradhë të parë, e falenderuen dr. Gjonin dhe dhanë fjalën se për atdhe janë të gatshëm të bajnë çdo gja që asht e mundshme.
Në fund, kryetari i “Vatrës” së këtushme z.Tony Sufaj, këtë takim e vlerësoi mjaft të suksesshëm dhe të frytshëm, e falenderoj përzemërsisht kryetarin e “Vatrës” qendrore dr. Gjon Buçajn për vizitën që ia bani kësaj dege dhe i uroi atij jetë të gjatë dhe rrugë të mbarë.

Filed Under: Vatra Tagged With: Gjon Bucaj, Kryetari i Vatres, Qamil S. Llashtica, takim, Toronto

NJOFTIM I KRYETARIT TE VATRES

October 30, 2014 by dgreca

Te nderuar anetare te Keshillit te VATRES, Ju njoftoj se: Mbledhja e ardhshme e Keshillit te VATRES asht caktue
ditën e shtune me 8 nandor 2014, në orën 11 para dreke tek VATRA.
Sikurse e dini dhe shumica e keni pa, z. Rrustem Gecaj ka realizue rinovimin zyreve e tash na duhet t’a pajisim me mobiljet e nevojshme dhe em sistemue arkivin dhe biblioteken. Prandej pika dominuese e mbledhjes së ardhshme do të jetë fushata për mbledhjen e tëhollavet për këtë qellim.
Ju njoftoj se ashtu sic ka shkrue Gazeta Dielli, Z. Bedri Lita, që banon dhe ka business-in në New Jarsey, ka dërgue shumën prej 3,000 (trimijë) dollarësh.
Disa kanë premtue shuma të ndryshme, seicili kontribuon sipas mundesise, dhe çdo shume asht e mirëseardhun, por ka randësi që të jemi të gjithë pjesëmarrës. Prandej jeni të lutun të mos mungoni ne kete takim te rendesishem.
Ata që nuk do të munden me qenë prezent, mund të dhurojnë me anë të donje anetari që do të marri pjesë në mbledhje. Sidoqe te jetë do të përpiqemi që të gjithë të kontaktohen dhe të kenë mundësinë me qenë pjestarë të fushatës. Kjo nuk asht e kufizueme vetëm për anetarët e Këshillit Drejtues, por vlen për të gjithë anetarët e Vatrës dhe për dashamirët përkrahës të saj.
Kryetarët e dgëvet duhet të njoftojnë të gjithë antarët për ketë nisme dhe shumat e mbledhuna mund t’i dërgojnë së bashku me gjithë listën e donatorëvet ne qender.
Për shuma 500 dollarë e ma nalt do të dërgohen diftesat nga “Vatra Foundation, Inc.” për t’i zbritë prej taksavet.
Ju dëshiroj shëndet dhe mirë u pafshim ne diten e fushates!
Kryetari
Gjon Buçaj.

Filed Under: Featured Tagged With: Kryetari i Vatres, Njoftim

TAKIM I KRYETARIT TË VATRËS ME KRYESINË E DEGËS NË MICHIGAN

October 13, 2014 by dgreca

Kryetari i Vatres dr. Gjon Buçaj, pas udhtimit ne Boston per te filluar procesin e hapjen e nje dege atje, shkoi edhe ne Michigan, ku u takua me degen e atjeshme. Takimi me kryesine e deges u be diten e djele me 5 tetor, ne restorantin Andiamo ne Sterling Heights. Dr. Buçaj u pershendet me grupin vatran dhe u percolli atyre edhe pershendetjet e Kryesise se Vatres nga New York-u. Kryetari i Deges, zoti Alfons Grishaj paraqiti Vatranin e ri, zotin Lush Popaj, nje businessman i suksesshem, i cili me entuzjazëm shprehu mirenjohjen qe eshtë pranuar ne Vatër dhe premtoi se do te ndimoje pa kursim per te miren e saj, ne sherbim te interesit kombetar. Pastaj z. Grishaj informoi kryetarin e Vatrës mbi mbarevajtjen e deges dhe mbi sfidat e saj ne komunitetin shqiptar te shtetit Michigan. Përveç zotit Grishaj, edhe pjesemarresit e tjere ne takim u interesuan mbi aktivitetet e Kryesise dhe mbi gjendjen e Vatres ne pergjithesi. Zotrinjtë Ilir Kadiu, Kujtim Qafa, Pjeter Jaku, Julian Çefa dhe Mondi Rakaj, biseduan rreth Kuvendit te ardhshem qe do te mbahet ne Jacksonville, Florida, mbi ecurine e aktiviteteve ne pergjithesi, mbi mundesite e rritjes se numrit te antareve dhe te degeve, mbi gjendjen e nderteses se Vatres ku eshte e vendosur qendra me zyrat, me arkivin dhe biblioteken dhe mbi nevojen e fondeve per te furnizuar ato me mobilje te pershtatshme. Ata shprehen deshiren qe komunikimi te jete me i shpeshte me dege ne Michigan dhe me deget tjera ne pergjithesi. Dr. Buçaj shprehu besimin se pjese e mobiljeve te zyres do te jete edhe instalimi i nevojshem per videokonference, qe keshtu te gjithe antaret e Keshillit Drejtues te kene mundesine e pjesemarrjes direkte, pa qene fizikisht prezent. Kryetari gjithashtu theksoi nevojen qe dega ne Michigan te studjoje mundesine dhe menyrat e zgjanimit te saj, per te perfshire nje numer me te madh te bashkatdhetarevet qe jetojne ne ate shtet. U vendos qe qe te organizohet nje takim i vatraneve te Michigan-it, i hapur edhe per publikun me te gjere, duke e lajmeruar takimin me kohe, ku duhet te vije edhe nje delegacion nga Kryesia., e Federates. Ne kete udhtim dr. Buçaj ishte i shoqeruar nga zonja e tij Nikoleta dhe nga i biri, Leka, i cili eshte aktiv ne Degen Washington DC.(Korresp i Diellit)

Filed Under: Vatra Tagged With: dega Michigan, dr. Gjon Bucaj, Kryetari i Vatres, takim

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT