• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryetari i Vatrës priti drejtorin Ekzekutiv të Institutit”Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar”

July 5, 2014 by dgreca

Të Shtunën në mbrëmje, 5 korrik 2014, Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, priti z. Agim Loci, drejtor Ekzekutiv i Institutit ”Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar”, nw Tiranw, i cili ndodhet për nëj vizitë në SHBA.
Kryetari i Vatrës i uroi mirëseradhjen z. Loci dhe e njohur me historinë e Vatrës dhe veprimtaritë e saj Kombëtare.
Duke vizituar ekspozitën historike të Vatrës në 102 vitet e jetës së saj, z. Loci u njoh me rrugën dhe kontributin e Vatrës për cështjen kombëtare.
Nga ana e tij drejtori ekzekutiv i Institutit ”Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar” tregoi për kontributin që jep institucioni që ai drejton në pajtimin dhe shuarjen e konflikteve të shumta që kanë lindur në vitet e zgjatura të tranzicionit.Z. Loci shoqerohej nga e bija student ne New York.

Filed Under: Vatra Tagged With: drejtorin Ekzekutiv të Institutit, e Drejtësisë dhe, Kryetari i Vatres, Pajtimit Kombëtar”, priti, Shtepia

KRYETARI I VATRËS URON VATRANËT DHE TË GJITHË SHQIPTARËT

December 24, 2013 by dgreca

GËZUAR KRISHTLINDJET DHE VITIN E RI!/

Nga Dr. Gjon BUCAJ/

Të nderuem vatranë, /

Të nderuem bashkatdhetarë;/

Më lejoni t’ju uroj: Për shum mot Krishtlindjet! Gëzime e shëndet të gjithëve në Vitin e Ri e përgjithmonë! Le të shpresojmë se ky Vit i Ri do të sjellë ma shumë arritje për Kombin tonë, ma shumë arritje edhe për Vatrën tonë.

Ashtë për të ardhë keq që në prag të festave shqiptarët morën lajmin e  refuzimit të marrjes së statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Një notë pakaluese kjo për klasën politike shqiptare.

Për “Vatrën”, viti që po lamë pas shënoi një pikë kulmore me Kuvendin që u mbajt me 28 Prill, një vjetë pas kremtimit të 100 vjetorit të themelimit të saj.

Në Kuvend morën pjesë shumë antarë e dashamirë të “Vatrës”. Punimet u zhvilluen me pjesëmarrjen e delegatëve që  përfaqësonin degët, nga një delegat për 10 antarë. Gjatë këtij viti asht punue dhe vazhdohet me ristrukturimin organizativ të “Vatrës” dhe me disa ndryshime në nenet e Kanunores që rregullojnë funksionimin organizativ të saj, pa ndërrue pikat themelore. Ky vit, sidomos prej Kuvendit e deri në Kuvendin e ardhshëm, asht koha e përgatitjes së ndryshimevet që do t’i paraqiten Kuvendit të ardhshëm për aprovim. Funksionimi i degëvet dhe rritja e vazhdueshme e numrit të antarëvet,  e shtojnë optimizmin për të ardhmen e “Vatrës”.

Ndër aktivitetet e Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”, përveç Kuvendit, dallohen edhe aktivitete të tjera, si vizita e Presidentit Nishani dhe pritja e “Vatrës” me darkë në shtator, takimi me Kryeministrin Edi Rama dhe dorëzimi i një liste të arritjevet që “Vatra” dëshiron të realizohen nga koalicioni i ri qeveritar në Shqipni; roli i Degës së Michigan-it në organizimin e darkës për Presidentin Nishani në komunitetin e atjeshëm, kremtimi i njëvjetorit të themelimit të Degës në Jacksonville-Florida bashkë me Ditën e Flamurit, vizita delegacionesh e personalitetesh në “Vatër” dhe aktivitete të tjera kulturore, promivime librash, kremtimi i përvjetorit të pavarësisë në New York ,vazhdimësia e gazetës “Dielli” pa ndërpremje që nga shtatori i vitit 2009, numri special i saj dhe publikimi i përditshëm në online i “Diellit”, shtimi i bashkëpunëtorëve nga mërgata dhe trojet e vendlindjes, etj.

Vatrës për të ardhmen i urojmë: hapjen e degëve të reja dhe rregullimin e funksionit të degëvet në përgjithësi me kanunore dhe rritjen e konsiderueshme të numrit të antarëve, suksese në organizimin e kremtimit të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, promovimin e librit mbi Kosovën (anglisht)  të Jusuf Buxhovit dhe promovime tjera, si dhe Kuvend të suksesshëm në prill e tjera.

Viti që shkoi për kombin tonë në përgjithësi regjistroi si ngjarje zhvillimin e zgjedhjevet parlamentare në Shqipni dhe ato lokale në Kosovë, që u cilësuen nga ndërkombëtarët si ma të mirat deri tash. Mjerisht nuk erdhi ndonji dobi në rrugën e integrimeve, për asnjanin shtet shqiptar, kryesisht për shkak të korrupsionit dhe për arsye të tjera.

Urimet dhe deshirat tona për vitin 2014 janë të shumëta, por kryesisht le të shpresojmë të shohim luftë efektive kundër korrupsionit; zhdukjen e konfliktualitetit politik dhe bashkëpunimin konstruktiv në interes të vendit, në mes të qeverisë dhe të opozitës në Shqipni e në Kosovë; bashkëpunim në mes partive politike shqiptare edhe në  Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Kosovën Lindore, angazhim institucional për zgjidhjen e drejtë të çështjes Çame; ma tepër randësi harmonisë ndërfetare të shqiptarëvet, angazhimin e institucionevet shtetnore, qeveritare e kulturore  në përkrahjen dhe mbrojtjen e klerikëvet dhe institucionevet fetare që i shërbejnë me përkushtim fesë e kombit, ma shumë angazhim për pengimin e ekstremizmit radikal pas të cilit janë anmiqtë tanë shekullorë; shkëputjen jo afrimin e së kaluemes së diktaturës komuniste; dënimin e krimeve dhe të kriminelëve komunistë, ligjin e lustracionit; përforcimin e vlerave të mirëfillta morale e kombëtare.

 

 

Filed Under: Editorial Tagged With: gjithe shqiptaret, Gjon Bucaj, Kryetari i Vatres, uron vatranet

KRYETARI I VATRËS PRITI NJË PËRFAQËSI TË BASHKISË SË KAMZËS

October 12, 2013 by dgreca

Të premten me 11 shtator, kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” Dr. Gjon Buçaj, priti një përfaqhtësi të Bashkisë së Kamzës, të cilët morën pjesë në një seminar pune që u zhvillua në Chikago. Ndër vizitat që bënë në një Nju Jork, përfaqësuesit e Bashkisë së Kamzës u ndalen edhe në Shtëpinë e Vatrës.

Përfaqësia e bashkisë së Kamzës përbëhej nga kryetari Xhelal Mziu, nga zv/kryetari i Bashkisë Vendim Demaj, Drejtori i Zyrës së Arsimit Qemal Çejku, nga kryetari i Këshillit të Bashkisë Bilbil Bajraktari dhe sekretari i këshillit Sokol Ndreu.

Kryetari Buçaj u uroi mirëseardhjen mysafirëve të cilët e kanë vizituar dhe herë të tjera Shtëpinë e Vatrës. Ai i njohu ata me veprimtaritë e fundit të Federatës Vatra dhe u ndal në mënyrë të veçantë edhe në takimet e zhvilluara gjatë muajit shtator, kur në Nju Jork ishin të pranishëm delegacione nga vendlindja. Për të parën herë herë, tha Kryetari i Vatrës, një president i Shqipërisë, z. Bujar Nishani, vizitoi me 24 shtator Shtëpinë e Vatrës. Kjo do të mbetet një vizitë historike që do të regjistrohet në kronikën e shekullit të dytë të jetës së Vatrës, më e vjetra shoqatë në botën shqiptare, që ka hyrë në vitin e 102 të jetës së saj.

Kryetari Buçaj u ndal edhe në takimin që zhvilloi një përfaqësi e Vatrës me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama me 26 shtator, që ishte një takim korrekt. Ne, tha Kryetari Buçaj, i dorëzuam Kryeministrit një promemorje, ku nga njëra anë pasqyroheshin qëndrimet e Vatërs, por  ana tjeter edhe kërkesat e saj ndaj qeverisë në të mirë të Kombit shqiptar, të ish të përndjekurëve politikë, ish pronarëve, luftën për çështjen Kombëtare, luftë kundër korrupsionit etj.

Vatra do ta ndjekë në pozicion oponence konstruktive punën e Qeverisë dhe do të mbajë qëndrimet e saj.

Më pas dr. Buçaj foli për punën që po bën Vatra për shtimin e anëtarësisë së saj, ngritjen e degëve të reja dhe thithjen e elementëve intelektualë dhe brezit të ri në radhët e saj.

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, z. Mziu falenderoi për pritjen e ngrohtë, që e kanë e gjetur gjithmonë tek vatranët. Ai tregoi për vizitën në SHBA dhe përfitimet nga seminari i përvitshëm , ku ata kanë qenë të ftuar. Më pas ai foli edhe për problematikën e Bashkisë së Kamzës, e cila për nga popullsia është e gjashta në Republikën e Shqipërisë. Ai shpalosi punën që ka bërë ai dhe stafi i Bashkise në ndihmë të qytetarëve.

Kryetari i Vatrës dhe kryetari i Bashkisë së Kamzës shkëmbyen mendime rreth zgjedhjeve te fundit,qeverisjes së re të koalicionit të majtë, premtimeve të bujshme që u bënë gjatë fushatës nga kryeminsitri  dhe revanshi i tanishëm për ndërrimin e plotë të adminsitratës, pa kritere profesionale, por sfond et plot politik, përfshi edhe policinë, apo adminsitraten civile, ku janë bërë shpenzime të shumta për kualifikimin e saj, si nga Amerika ashtu edhe nga partnerët Europianë. Fillimi nuk premton marrdhënie normale të mazhorancës me opozitën, pasi Edi Rama, po provokon dhe nuk po bashkëpunon.

Në fund të vizitës përfaqësia e Kamzës bëri fotografi në mjediset e Vatrës, në bibliotekë, në muze dhe para Shtëpisë së Vatrës.

Përveç Kryetarit të Vatrës në takim ishtin te pranishëm edhe: anëtari i kryesisë se Vatres Marjan Cubi,  Zef  Përndocaj (Advisory board) si dhe Editori i Diellit Dalip Greca.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, dr. Gjon Bucaj, kamez, Krybashkiaku, Kryetari i Vatres, Xhelal Mziu

KRYETARI I VATRËS SHPALLË LISTEN E ZYRTAREVE TË KRYESISË

May 26, 2013 by dgreca

Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj shpallë listën e zyrtarëve të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, e cila organizoi Kuvendin me 27 Prill 2013. Pas konsultimesh, dr. Bucaj publikon përmes Gazetës Dielli listën e zyrtarëve.

Zyrtarët e kryesisë janë:

President : Gjon Bucaj

Viecepresidents: Agim Rexhaj, Asllan Bushati

Secretar: Nazo Veliu

Assistant Secretar: Chris Kirka

Treasurer: Marjan Cubi

President of Vatra Foundation, Inc. Dr. Nexhat Kalici

President of Vatra Educational Foundation Prof. Mithat Gashi

Editor of the newspaper “Dielli” Dalip Greca

Filed Under: Kronike Tagged With: dr. Gjon Bucaj, Kryetari i Vatres, lista e zyrtareve, se Vatres, te kryesise

NJOFTIM I KRYETARIT TE VATRES

February 26, 2013 by dgreca

Të dashtun antarë të Këshillit te VATRES,/

këtë të shtunë me 2 mars 2012, n’orën 1:30 mbas dreke, do të mblidhet Këshilli Drejtues i Vatrës, për të fillue veprimtarinë pergatitore për Kuvendin e Përgjithshëm.

Tue marrë parasyshë randësinë e mbledhjes, lutem të mos mungoni. Ata që nuk mund të jenë prezent, duhet të lajmrojnë dhe mundfësisht të ngarkojnë nji antar që do të jetë prezent me i perfaqsue.

Kuptohet se kryetarët e degëve të largëta nuk mund të vijnë, por do të integrojmë në diskutime porositë e z. Kolec Ndoja, kryetar i degës së Floridës së Jugut, me të cilat bashkangjitet edhe znj. Merita B. McCormack, kryetare e degës Washington DC. Do të trajtojmë në të njejtën mënyrë edhe porosina të tjera që mund të na vijnë deri ditën e mbledhjes,qofshin nga Michigan-i ose Jacksonville-i.

Pres të shifemi ditën e shtun në m,bledhje.

Përzemërsisht,

Gjon Buçaj.

Filed Under: Kronike Tagged With: Gjon Bucaj, Kryetari i Vatres, Njoftim

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4

Artikujt e fundit

  • Dardanët…
  • DEKLARATA E PAVARËSISË – GURËTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS
  • 2 korrik 1990 – Prishtinë, Shpallja e “Deklaratës Kushtetuese”!
  • Penalizimet e kryeministrit për pyetje ndaj gazetarëve janë rast tipik shqiptar. Këto penalizime duhen refuzuar
  • Në Kroaci u zhvillua shkolla verore e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare
  • Rinjohja e shtetit shqiptar pas Luftës së Parë Botërore dhe roli i SHBA
  • 2 Korrik 1990 si revoltë ndaj sistemit komunist
  • Përkujtohet veprimtari i shquar i arsimit shqip Ahmet Gashi
  • EMËRTIMET E VENDBANIMEVE,  VLERA ETNO-KULTURORE  TË ÇDO MJEDISI
  • KËSHILLI BASHKIAK LIBOHOVË I JEP TITULLIN “MIRËNJOHJA E QYTETIT” (PAS VDEKJES) ATDHETARIT QERIM BAJRAM HAXHIU
  • LA PATRIE (1920) / IMZOT LUIGJ BUMÇI : “POPULLI SHQIPTAR, ME VULLNETIN E TIJ, NUK DO TA LËSHOJË KURRË VLORËN.” – SHKRESA DREJTUAR KONFERENCËS SË PAQES NË PARIS
  • KOSOVA PARA 32 VITEVE: DEKLARATA KUSHTETUESE PËR PAVARËSI E 2 KORRIKUT 1990
  • Plenumin i Brioneve në fokus të Shërbimit Inteligjencës Amerikane 1 Korrik 1966
  • JETA E NJË FËMIJË “KULAKU” NË DIKTATURË!
  • “MEDIA SHQIPTARE, RRUGËTIMI I VËSHTIRË DREJT LIRISË”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT