Duket se kryeparlamentari Ilir Meta nuk i ka “tradhetuar” per fare miqte e vjeter me te cilet qeverisi para zgjedhjeve te 23 Qershorit. Ai nuk i eshte bindur vendimit provokativ te Kryeminstrit ” rilindas” per te hequr fotografine e kreut te shtetit nga zyrat e shtetit. Edhe pse fillimisht ai u pergjigj me romuze pyetjeve te gazetareve; nese do ta hiqte fotografine e Presidentit nga Kuvendi, i qe pergjigjur: Jo, nuk e heq se nuk e gjeta.E kishte heqe Jozefina! Ndoshta Meta deshi qe t’u kujtonte demokrateve se ashtu si rama ksihte vepruar kryeparlamentarja Jozefina Topalli me “tradhetarin” Bamir Topi… Gjithese lajmi qe vjen nga Tirana eshte ky: Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shfaq në zyrën e tij mes portretit të Ismail Qemalit dhe atij të Presidentit Bujar Nishani. Vetëm pak javë më parë, qeveria “Rama” miratoi zëvendësimin e fotos së presidentit me atë të themeluesit të shtetit shqiptar, vendim që shkaktoi jo pak debat. Vetë Meta pohoi asokohe se në zyrën e tij do të vareshin të dy portretet, çka u konfirmua dje në foton e tij me ambasadorin e Kuvajtit, Najeeb Abdulrahman Al-Bader. Përmes njoftimit për shtyp, Kuvendi lajmëroi se ambasadori i përcolli Metës urimet më të ngrohta në emër të kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit. Ambasadori Al-Bader shprehu besimin se Kuvendi do të luajë një rol të rëndësishëm në drejtim të thellimit të bashkëpunimit mes Kuvajtit dhe Shqipërisë. “Kryetari i Kuvendit, z. Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera me Kuvajtin dhe shprehu angazhimin e tij për të intensifikuar shkëmbimet ndërparlamentare dhe për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve. z. Meta shprehu gjithashtu vullnetin për të konkretizuar marrëdhëniet mes grupeve të miqësisë parlamentare dhe theksoi se vëmendje e veçantë i duhet kushtuar zgjerimit të shkëmbimeve njerëzore, tregtare e ekonomike mes Shqipërisë dhe Kuvajtit”,- thuhet në njoftim.