• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fushata-Abrashi:Kam 320 projekte për Prishtinën

October 12, 2017 by dgreca

1 abrashiAbrashi: Në vend të ‘çështjeve globale’, unë kam 320 projekte për Prishtinën/

unnamed

Arban Abrashi, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, aktivitetin elektoral e ka vazhduar në lagjen “Matin I”, ku ka prezantuar 320 projekte të cilat do të realizohen në Prishtinë në katër vitet e ardhshme.“U bënë disa javë që po e shpalosim programin tonë. Programi ynë është i kapshëm për qytetarët, i bazuar në problemet e tyre, me të cilat fatkeqësisht nuk është marrë askush në këto katër vjet. Mbeturinat, zgjerimi i ujësjellësit e trotuarit, ndriçimi, qentë endacakë janë çështje elementare, por kryetari i tashëm i ka harruar, sepse është marrë me punë ‘më madhore’ që ai i konsideron”, ka thënë Abrashi.“Ne e kemi vëmendjen tek qytetari dhe janë mbi 320 projekte që kanë buruar pas konsultimeve me banorë të secilës pjesë të Prishtinës. Kemi nevojë për shtatë shkolla, ndërsa nuk është ndërtuar asnjë, nuk është ndërtuar asnjë çerdhe, nuk është shtuar asnjë metër gyp i ujësjellësit. Kjo është e pafalshme, sepse Prishtina nuk e ka luksin me humb kohë dhe mjete, diçka që i ka ndodhur në katër vjetët e fundit, ashtu siç janë humbur edhe mbi 80 milionë euro investime kapitale”, ka shtuar kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës.

Ai e ka përsëritur faktin që, qytetarëve të Prishtinës u është bërë e padrejtë edhe në punësim, pasi kuadrot prishtinase janë diskriminuar.”Janë humbur numër i madh i orëve të mësimit, sepse mësimdhënësit udhëtojnë nga Klina, Dragashi e komuna tjera dhe nuk mund të arrijnë me kohë“, ka shtuar Abrashi, duke ritheksuar idenë e tij për krijimin e Fondi të Punësimit dhe përkrahjes së çdo ideje të mirë për biznese.Degradimet në industri, kulturë, sport e fusha të tjera po ashtu kanë qenë probleme për të cilat Abrashi ka thënë se do të punojë me qasje krejtësisht tjetër, pasi Prishtina nuk e meriton këtë trajtim.“Vazhdimi i ‘Rrugës B’, asaj ‘Ndue Përlleshi’, zgjerimi i sistemit të ngrohjes, fillimi i ‘Rrugës A’, dhe çdo problem që i mundon qytetarët do të jenë në programin tonë qeverisës, sepse derisa të tjerët të vetmin sukses e kanë ‘Facebook-un’, ne do të kryejmë punë“, ka theksuar Abrashi.

Para të pranishmëve janë prezantuar edhe kandidatët për asamblesitë nga kjo pjesë.

Hajrush Bajraliu ka theksuar se program i LDK-së është i zbatueshëm, ndërsa Abrashi është njeriu i duhur për ta realizuar këtë program.

Filed Under: Politike Tagged With: 320 Projekte, Abrashi, LDK, Prishtina

Pese Koalicionet parazgjedhore në Kosovë

May 17, 2017 by dgreca

*Kosova në zgjedhjet e 11 qershorit me pesë koalicione/
*Në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë 100 vëzhgues nga Bashkimi Evropian/
1 Rugova PrishtinePRISHTINË, 17 Maj 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovë do marrin pjesë pesë koalicione, dy të partive shqiptare, dy të subjekteve boshnjake e një i subjekteve politike serbe.
Vetëm ndonjë minutë para mesnatës së kaluar të përmbylljes së afatit të deklarimit të partive politike për koalicione, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shkuan përfaqësuesit e koalicionit të 13 partive, në të cilin në momentet e fundit Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) iu bashkuan edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma për Kosovën (Nisma), e më herët Partia e Drejtësisë (PD), Lëvizja për Bashkim (LB), Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK), Partia Konservatore e Kosovës (PK), Partia Liberale e Kosovës (PLK), Alternativa Demokratike e Kosovës (ADK), Republikanët e Kosovës (REK),  Partia e Ballit (PB); Partia Socialdemokrate (PSD) dhe Balli Kombëtar i Kosovës (BKK).
Në bllokun tjetër  të partive shqiptare, rreth tre orë para mesnatës Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)  dhe Aleanca Kosova e Re (AKR) nënshkruan marrveshjen e koalicionit, që i përbërë nga këto dy parti u deklarua në momentet e fundit në KQZ, ndërsa më herët gjatë ditës LDK nënshkroi marrëveshje parazgjedhore me Lëvizjen për Drejtësi  dhe me subjektin tjetër politik më të riun drejt regjistrimit si parti – Alternativa.
E vetme nga partitë shqiptare do garojë Lëvizja Vetëvendosje (VV), jashtë dy kolaicioneve e kundër tyre, por me dy mundësi që pas zgjedhjeve të jetë pjesë e qeverisë – në koalicion me cilindo prej dy koalicioneve parazgjedhore.Në KQZ, Zyrën për Regjistrim të Partive dhe Certifikim, brenda afatit kanë deklaruar koalicionin dy subjekte serbe –Partia e Serbëve Kosovarë (Partija Kosovskih Srba-PKS dhe Iniciativa Qetetare Aktive (Aktivna Građanska Inicijativa-AGI).Nga komunitetet tjera pakicë, njëri koalicion i ka katër e tjetri dy subjekte politike.

Në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë 100 vëzhgues nga Bashkimi Evropian/

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me të gjitha votat pro, miratoi sot pasdite Memorandumin e Mirëkuptimit që do e nënshkruaj me Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës në 11 qershor.

Ky Memorandum do të nënshkruhet brenda pak ditësh. Kryetarja e KQZ të Kosovës, Valdete Daka, njoftoi se do të jenë 100 vëzhgues nga Bashkimi Evropian që do të përcjellin procesin zgjedhor në Kosovë. Anëtarët e KQZ-së theksuan rëndësinë e procesit të vëzhgimit të zgjedhjeve, që do të ndikonte në integritetin dhe rritjen e besueshmërisë.

Gjatë mbledhjes, Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi, bëri të ditur aktivitetet që janë duke u ndërmarrë në përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. U bë e ditur se aktualisht është duke u zhvilluar procesi i krijimit të Listës Votuese e cila bazohet në ekstraktin e Regjistrit Qendror Civil të Kosovës.

Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi Planin e Sigurisë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, KQZ miratoi emërimin e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në 38 komunat e Kosovës.

 

Filed Under: Komente Tagged With: AAK, AKR, coalition parazgjedhor, Koalicioni PDK, LDK, Nisma

Ambasadori amerikan dhe Shefja e Zyrës së BE-së takojnë Grupin Parlamentar të LDK

May 9, 2017 by dgreca

LDK: Unike për çështjet në interes të shtetit të Kosovës/

1 Mustafa ambasado amer-Takim i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, dhe shefes se Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, me Grupin Parlamentar të LDK-së/

PRISHTINË, 8 Maj 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, bashkë me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, kanë takuar sot Grupin Parlamentar të LDK-së.Njoftimi i sapoderguar thekson se, në takim, përveç tjerash, u diskutua edhe për proceset politike aktuale, në veçanti për procesin e ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.LDK-ja dhe Grupi Parlamentar rikonfirmuan unitetin e plotë për këtë dhe çështje të tjera me rëndësi jetike për qytetarët e Kosovës si dhe për fuqizimin e partneritetit me SHBA-të dhe BE-në.LDK-ja, si edhe deri më tani, vijohet më tej, do të jetë garancia kryesore në mbështetje të interesave të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.Bëhet e ditur se, në vijim të takimit, ku ishin të pranishëm vetëm kryeministri Isa Mustafa dhe deputetët e LDK-së, Grupi Parlamentar i LDK-së vlerësoi lartë punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Qeverisë sidomos në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe kërkoi nga kryeministri dhe Qeveria që Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi të procedohet për ratifikim në Kuvend menjëherë pas seancës së nesërme, në të cilën do të diskutohet mocioni i ngritur nga subjektet opozitare./b.j/

Kosovë-Ambasada e SHBA, thirrje për ratifikimin e demarkacionit/

-Ambasada e SHBA në Prishtinë, thirrje Kuvendit të Kosovës ta ratifikojë Marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi/

-Kumtesë e ambasadës së SHBA-së rreth marrëveshjes për shënimin e kufirit/

PRISHTINË, 8 Maj 2017-Gazeta DIELLI/ Ambasada e SHBA-së në Prishtinë i bën thirrje Kuvendit të Kosovës ta ratifikojë Marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi. “Ne mbesim plotësisht të bindur – pas shqyrtimit të konsiderueshëm nga ekspertët e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës – se vija e shënimit të kufirit e caktuar me marrëveshje është e shënuar në mënyrë korrekte.  Ka ardhur koha t’iu jepen fund argumenteve dhe mospajtimeve që vetëm po e lëndojnë Kosovën, dëmtojnë kredibilitetin e Kosovës jashtë vendit dhe pengojnë mundësinë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm.  Kjo marrëveshje paraqet shënim të mirë, të saktë dhe të drejtë të kufirit ndërmjet dy vendeve fqinje shumë miqësore.  E nxisim qeverinë që menjëherë ta dërgojë sërish instrumentin e ratifikimit në Kuvendin e Kosovës dhe deputetët ta ratifikojnë atë pa asnjë vonesë.  Ka ardhur koha t’i jepet fund pengesave politike të Republikës së Kosovës ashtu që Kuvendi dhe Qeveria të fillojnë të shënojnë përparim në çështjet tjera jetike në të mirë të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në kumtesën e Ambasadës së SHBA-së të sapodërguar./b.j/

***

U.S. EMBASSY STATEMENT ON BORDER DEMARCATION AGREEMENT

The U.S. Embassy calls upon the Kosovo Assembly to ratify the Border Demarcation Agreement with Montenegro.  We remain fully convinced – after considerable review by United States Government experts – that the border demarcation line established by the agreement is correctly drawn.  The time has come to put an end to the arguments and disagreements that are only hurting Kosovo, damaging Kosovo’s credibility abroad, and hindering the ability of citizens of Kosovo to travel freely.  This agreement is a good, proper and fair demarcation between two very friendly neighboring countries.  We urge the Government to re-submit the instrument of ratification to the Kosovo Assembly immediately and the deputies to ratify it without further delay. It is time to end political obstruction of the Republic of Kosovo so the Assembly and Government can begin to make progress on other vital issues on behalf of Kosovo’s citizens.

***

Lidhja Demokratike e Kosovës përshëndet Deklaratën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës/

Prishtinë, 8 maj 2017-Gazeta DIELLI/Lidhja Demokratike e Kosovës përshëndet Deklaratën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Kuvendi i Kosovës ta ratifikojë Marrëveshjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.  Lidhja Demokratike e Kosovës është angazhuar në vazhdimësi për ratifikimin e kësaj marrëveshje të rëndësishme për sovranitetin e shtetit, për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe për proceset tjera vitale për të ardhmen e vendit.Në këtë kuadër, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së në mbledhjen e fundit, pa asnjë votë kundër ka mbështetur ratifikimin, duke kërkuar nga deputetët të saj që të votojnë pro kësaj marrëveshje të rëndësishme për perspektivën euroatlantike të vendit.Gatishmëria e plotë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa është demonstruar edhe sot, me ç’rast Qeveria ka qenë e gatshme që ta procedoj në Kuvend këtë marrëveshje, por që pas diskutimeve të partnerëve të koalicionit u arrit dakordimi që Qeveria e Kosovës ta procedoj marrëveshjen e demarkacionit menjëherë pas seancës së Kuvendit që do të mbahet të mërkurën. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe të gjitha forumet e saj, i bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë për ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin shtetëror me Malin e Zi, duke pas parasysh argumentet e plota se vija e kufirit e caktuar me marrëveshje është e shënuar në mënyrë korrekte, gjë që është konfirmuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partneri kryesor strategjik i Republikës së Kosovës./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Grupi parlamentar, LDK, takim i ambasadorit Delawie

Diskutohet procesi i shenjëzimit të kufirit me Malin e Zi

July 21, 2016 by dgreca

-LDK  në vazhdimësi i ka qëndruar dhe do t’i qëndrojë besnik axhendës dhe alternativës evropiane dhe do të jetë e përkushtuar për fuqizimin e miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thekson njoftimi i sapodërguar sot në mbrëmje/

Prishtinë, 21 korrik 2016-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të takimeve me forumet e LDK-së, mbajti takime të ndara me Grupin Parlamentar të LDK-së dhe me kryetarët e degëve.

Në takimin me Grupin Parlamentar u diskutua procesi i shenjëzimit të kufirit me Malin e Zi, me c’rast ekspertët e jashtëm prezentuan procesin, bazën ligjore dhe finalizimin e shenjëzimit.
Gjatë diskutimit me deputetët nuk u prezentuan fakte se Kosova humb pjesë të sipërfaqes së saj me rastin e marrëveshjes me Malin e Zi.
Në takimin me kryetarë të degëve, gjithashtu u diskutua për procesin e shenjëzimit të kufirit me Malin e Zi.
Kryetarët e degëve të LDK-së, fuqishëm përkrahën procesin e shenjëzimit të kufirit me Malin e Zi, si proces i cili forcon integritetin dhe subjektivitetin shtetëror të Republikës së Kosovës.
Kryetarët e degëve theksuan se kry proces është proces normal i shtetndërtimit dhe se nuk duhet të shfrytëzohet nga individ të caktuar për axhenda politike dhe për qellime të ulëta profitere.
Kryetarët e degëve kërkuan që shenjëzimi i kufirit, si pjesë e ndërtimit të subjektivitetit të Kosovës, duhet kryer sa më shpejt, në mënyrë që të mos rrezikohet axhenda evropiane, procesi i liberalizimit dhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës.
LDK  në vazhdimësi i ka qëndruar dhe do t’i qëndrojë besnik axhendës dhe alternativës evropiane dhe do të jetë e përkushtuar për fuqizimin e miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thekson njoftimi i sapodërguar sot në mbrëmje.

Filed Under: Komente Tagged With: Kosove-Mali i Zi, LDK, shenjat e demarkacionit

LDK-ja: Qytetarë, mos bini pre e atyre që synojnë pushtetin me zjarr

January 10, 2016 by dgreca

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shpreh shqetësimin e saj me veprimet e protestuesve të thirrur nga opozita, të cilat po djegin institucionet e ndërtuara me shumë mund, po rrezikojnë jetën e policëve të Kosovës dhe po shkaktojnë dëme të mëdha në pronën publike dhe private.
LDK-ja respekton vullnetin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht orientimin e tyre partiak, por tendencat që me zjarre dhe flakë të arrihet deri te pushteti, nuk i takojnë një shoqërie demokratike për të cilën janë përcaktuar qytetarët e Kosovës.
LDK-ja ju jep përkrahje të plotë institucioneve të rendit që po bëjnë një punë shumë profesionale për të mbrojtur pronat publike dhe private dhe nuk po bie në nivelin e provokimeve të vazhdueshme të protestuesve të thirrur nga partitë opozitare.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës që ngjashëm me të kaluarën, të mos i përkrahin ata që djegin institucionet, të cilat janë ndërtuar me taksat e qytetarëve ndër vite. Ata që po djegin institucionet dhe pronat publike, duke shprehur mllefin që nuk kanë mbështetje qytetare për të ardhur në pushtet, duhet ta dinë se objektet publike nuk janë të Qeverisë, por janë prona të qytetarëve dhe çdo sulm ndaj tyre është sulm ndaj secilit qytetar të Kosovës.
Imazhet kur i vihet flaka ndërtesave të Qeverisë dhe tendencat për t’i djegur policët për së gjalli, nuk janë pamjet për të cilat Kosova ka nevojë të prezantohet në mediat ndërkombëtare.
LDK-ja si parti Popullore Evropiane, respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe për të vendosur për fatin e tij, ashtu siç ka bërë në qershorin e vitit 2014, kur zgjodhi përfaqësuesit e saj. Çdo tendencë tjetër për të marrë pushtet me dhunë do të jetë e dështuar dhe nuk gëzon përkrahje qytetare.
LDK-ja ju dëshiron policëve të lënduar shërim sa më të shpejtë, ndërsa opozitës i bën thirrje që dhunën ta zëvendësojë me mjete politike dhe demokratike.
Zyra për Informim e LDK-së

Filed Under: Opinion Tagged With: jo pushtet me zjarr, LDK, thirrje

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorët e akredituar në Kosovë
  • THE SIX CONDITIONS OF PRIME MINISTER KURTI ARE REASONABLE
  • Momenti që drejtësia në Shqipëri që të tregojë se sa është e pavarur
  • MISIONI I VATRAVE SHQIPTARE NË SHBA. NË VEND TË NJË URIMI…
  • Pentagoni godet dhe rrëzon balonën ‘spiune’ kineze. Po tani ?
  • Tërmeti në Turqi, Vatra shpreh solidaritet dhe lutet për viktimat e të plagosurit
  • “VENDI IM” 5th Anniversary Concert Event
  • Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj arriti fitoren e 15-të pa asnjë humbje
  • Një cikël poetik antologjik me autorë të së njëjtës gjenealogji
  • “ENDRRA SHQIPTARE” E RIPOPULLIMIT DHE VOTA E DIASPORES
  • TURP per Kryetarin e Bashkise dhe Keshillin Bashkiak te Tiranes!
  • “Barleti i hershëm”, magjepsja e re Nadin -Plasari!
  • Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), mbi marrëveshjen për themelimin e Bashkësisë të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë
  • MIRËNJOHJE KOSOVË, FALEMINDERIT Z.FITIM GLLAREVA
  • Platoni mbi edukimin

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT