• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PREZANTOHEN NË SHBA ARRITJET NË ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE NË KOSOVË

June 30, 2016 by dgreca

Ne Foto:Valdete Daka dhe kryetarja e KQZ Shqiperi, Lefterije Luzi/

SHBA, 30 Qershor 2016-Gazeta DIELLI/ Me ftesë të Asociacionit Ndërkombëtar të Nëpunësve, Regjistruesve, Zyrtarëve Zgjedhor dhe Financierëve (IACREOT) kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e Kosovës, Valdete Daka mori pjesë në konferencën vjetore të organizuar në Memfis, Tenessee SHBA.

Në këtë konferencë disa ditore morën pjesë zyrtarë të lartë në fushën e zgjedhjeve nga vende të ndryshme të botës, të cilët patën mundësinë për të ndarë përvojat e tyre në fushën e zgjedhjeve.Para pjesëmarrësve, kryetarja Daka prezantoi një historik të krijimit të shtetit të Kosovës si dhe organizimin e zgjedhjeve pas shpalljes së pavarësisë. Po ashtu, Daka u ndalë në përvojen e krijuar dhe arritjet në organizimin e zgjedhjeve të fundit lokale (2013) dhe ato parlamentare (2014).

Në vazhdim të kësaj konference u prezantuan zhvillimet më të reja teknologjike në fushën e zgjedhjeve, financave, etj. Asociacioni Ndërkombëtar i Nëpunësve, Regjistruesve, Zyrtarëve Zgjedhorë dhe Financierëve (IACREOT) mbledh së bashku qindra zyrtarë zgjedhorë nga shumë vende për zhvillim profesional dhe për të mësuar për teknikat dhe teknologjitë në fushën e zgjedhjeve./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Lefteri Luzi, ne Tenessee, SHBA, Valdete Daka

Certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 21 Qershorit

August 10, 2015 by dgreca

* Luzi: Zgjedhje transparente me disa risi teknologjike/
*15 parti përfitojnë fonde shtesë, 46 duhet t’i kthejnë parate/
TIRANË, 10 Gusht/Nga Arbi Fortuzi/-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve çertifikoi sot rezultatin final të zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Luzi në një konferencë për shtyp pas mbledhjes, lidhur me zgjedhjet e 21 Qershorit u shpreh se ato ishin të lira, me standarde dhe gjithëpërfshirëse. Në deklaratën e saj për shtyp, Luzi vuri në dukje punën e bërë nga KQZ për të realizuar një proces të suksesshëm zgjedhor.
Sipas saj, puna e KQZ-së ka nisur shumë më herët se Presidenti i Republikës, Bujar Nishani të dekretonte datën e zgjedhjeve. Kryetarja e KQZ-së, Luzi tha se zgjedhjet vendore u realizuan me hartën e re territoriale dhe me ndryshimet në Kodin Zgjedhor vetëm pak ditë përpara datës së zgjedhjeve, megjithatë KQZ arriti të krijonte infrastrukturën e nevojshme zgjedhore, përgatitore dhe funksionale, për garantimin e integritetit të procesit të lirë, të ndershëm dhe të pavarur zgjedhor.
Ajo bëri të ditur se u prodhuan materiale edukuese, informuese dhe sensibilizuese, në gjuhët e pesë komuniteteve e të pakicave kombëtare.“Shpërndarja e këtyre materialeve u realizua përveç të tjerash edhe në takimet e drejtpërdrejta që unë si Kryetare e KQZ-së kam zhvilluar me përfaqësues të këtyre komuniteteve në qytetet ku ka përqëndrimin më të madh të tyre”, tha Luzi.
“Për sensibilizimin dhe informimin e zgjedhësve PAK, të gjithë spotet televizive, edukues, informues, sensibilizues, ishin të përshtatur në gjuhën e shenjave. Për fushatën e edukimit zgjedhor, KQZ bashkëpunoi sukseshëm edhe me OJF përfaqësuese, si IRCA (Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri), përfaqësuesit e Komitetit Shtetëror për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, etj. KQZ, bëri pjesë të administratës zgjedhore 12 persona me aftësi të kufizuar pranë zyrave rajonale zgjedhore në 12 qarqet e vendit dhe pranë pikave të informimit të zgjedhësve, që u ngritën në 12 qytete, 1 person PAK dhe 1 person nga komuniteti rom në KQZ, me bindjen se puna e gjithsecilit prej tyre do të jetë kontribut dhe ndihmë e madhe për zgjedhësit me aftësi të kufizuar. Për herë të parë, theksoi Luzi, KQZ prodhoi maska me shkrimin brail, “shablloni”, mjetet ndihmëse për zgjedhësit e verbër që votuan vetë pa ndihmësit e tyre, duke garantuar fshehtësinë e votës së tyre”.
Kryetarja e KQZ-se Lefterie Lleshi Foto Agim Dobi (1)Sipas saj, KQZ përgatiti në kohë bazën nënligjore, u miratuan 5 akte me karakter normativ rregullues dhe 964 akte të tjera nënligjore.
Gjithashtu, Luzi vlerësoi punën e bërë për KZAZ-të. “U konstituuan në kohë rekord (brenda një dite) të 90 Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor dhe në përputhje të plotë me Kodin Zgjedhor. KQZ me procedura korreke, me transparencë dhe brenda afateve kohore ligjore regjistroi si subjekte zgjedhore 63 parti politike, nga të cilat 9 parti politike konkuruan më vete jashtë 2 koalicioneve zgjedhore të regjistruara për këto zgjedhje.
Po ashtu, sipas saj, u regjistruan kandidatët për kryetar bashkie për çdo zonë zgjedhore, dhe listat shumemërore për anëtarë në Këshillat Bashkiak, të paraqitura nga subjektet zgjedhore (parti politike) apo kandidat të mbështetur nga zgjedhësit për për 61 bashkitë. Në funksion të zgjedhjeve të 21 qershorit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, realizoi me sukses 4 projektet elektronike, duke rritur informacionin dhe transparencën për publikun, median dhe subjekteve zgjedhore, që garuan në zgjedhjet vendore”, tha Luzi, duke përmendur këtu, kamerat në ambientet ku përpunohej baza logjistike, monitorët për publikimin në kohë reale të rezultatit etj.
Nga përgatitjet, Luzi sqaroi punën e KQZ-së edhe gjatë proçesit zgjedhor, ku në veçanti, Kryetarja e KQZ-së vlerësoi qytetarinë e votuesve, ndërsa pasqyroi suksesin e punës së KQZ-së përmes deklaratave të vëzhguesve ndërkombëtare.
Sa i takon pjesës së numërimit, Luzi tha se risi për këto zgjedhje ishte që në rezultatin paraprak të dhënë nga KQZ, njëherazi jepej dhe shpërndarja e mandateve për çdo zonë zgjedhore, mbi bazën e rezultateve të nxjerra nga çdo qendër votimi e përfshirë në juridiksionin e KZAZ-ve përkatëse.
Në fund, Luzi u shpreh se në KQZ u paraqitën gjithsej 115 kërkesa ankimore, nga këto 23 parazgjedhore dhe 92 kërkesa ankimore paszgjedhore. Ajo bëri të ditur se kundër vendimeve të KQZ-së, janë bërë në Kolegjin Zgjedhor 20 ankime parazgjedhore dhe 20 ankime pas datës së zgjedhjeve. Kolegji Zgjedhor, tha Luzi, ka pranuar 9 kërkesa ankimore dhe ka vendosur ndryshimin e vendimit të KQZ-së, ka rrëzuar 25 kërkesa ankimore dhe ka lënë në fuqi vendimin e KQZ-së, si dhe ka pushuar 6 ankimime.
15 parti përfitojnë fonde shtesë, 46 duhet t’i kthejnë ato/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot me 7 vota pro rezultatin final të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit.
Gjatë mbledhjes që po zhvillohet në ambientet e KQZ-së, anëtarët e saj dekretuan rezultatin final të zgjedhjeve me 7 vota, teksa diskutuan dhe për shpërndarjen e fondeve për partitë fituese të këtyre zgjedhjeve. Kështu në bazë të vendimit të marrë nga KQZ u vendos që 15 parti politike do të përfitojnë fonde shtesë, teksa 46 parti duhet të kthejnë fondet e përfituara nga KQZ.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Foto Agim Dobi (2)Pas një diskutimi të shkurtër, u vendos që data maksimale e kthimit të fondit do të jetë 30 shtatori.
Ndërkaq, u hodh edhe shorti për ekspertët kontabël, ku në short marrin pjesë 22 kandidatë.

Filed Under: Kronike Tagged With: certifikimi i rezultatit, Lefteri Luzi, te zgjedhjeve

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT