Historia qe po përcjell sot do të mbetet e paharruar për mua. Më ka bërë që zemra të më rrahë fort, të më dalin lot dhimbje dhe gëzimi!/
Ina Toska dhe pasioni për të sjellë dinamikën e jetës nëpërmjet fotografisë. ‘’Fotot e saj tregojnë shumë’’. Ato janë një apel për shoqërinë Shqiptare, të ndërgjegjësohet dhe te drejtojë sytë e mëndjes tek fëmijët me probleme shëndeti, sepse kur u jepet dashuri dhe kujdes, ata munden të ecin me vullnet, të realizohen si profesionistë dhe vajza të mira, por mbi të gjitha janë aktive dhe prekin suksesin!
Nga Dr. Liliana PERE-TIRANE/
Instinkti ynë bazë nuk është të mbijetuarit, por familja-Fëmijët në një shoqëri të integruar. Shumica nga ne do të jepnin jetën për një anëtar të familjes, pa diskutuar fare që prioriteti ynë më i madh janë fëmijët.”Njerëzimi, u ka borxh fëmijëve gjërat më të mira që ai mund t’iu ofrojë”- Thuhet -Në hyrjen e deklaratës që Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, shpalli më 20 nëntor, 1959 “Deklarta për të Drejtat e Fëmijës”.Por sa bëjmë ne dhe Shoqëria jonë për fëmijët ?Secili bën një psikoanalizë në raport me të drejta-detyrimet – dhe reflektimet në tribu-në e tij familjare. Më tej shikon me lupë rfleksionet ne cdo strukturë të shtetit dhe shoqërisë deri në pushtetet e mëdha.Në cdo shoqëri, kategoria më e ndjeshme janë fëmijët dhe të moshuarit, (sigurisht përfshihen dhe qytetarët) .Qytetarët intelektualë janë pjesa më koshiente se si duhet të reagojnë në raport me fenomenet e ditës, qëndrimin e ngujuar të opozitës. Apo analiza pseudoanalistësh që me fantazitë e tyre kanë mbushur televizionet dhe kanë trullosur njerëzit.Mendoj se këto qëndrime shkaktojnë një disekuilibër, një reaksion negativ kombëtar dhe ndërkombëtar prekin interesat e të gjithë Shqiptarëve, mos kryerjen e reformave të detyrueshme për një shtet të fortë, të drejtë dhe dëmtimin e imazhit të Kombit..
Le të mos i bëjmë traumatike proceset dhe reformat integruese por t’i kalojmë me qetësi maturi, dhe mirekuptim të vonuar, dhe të mos i mundojmë shtresat e dobëta, me kriza artificiale pushtetarësh.Për të qëne nje individ i forte dhe i shëndetshem domosdoshmërisht duhet te kesh akses në shërbimet shëndetësore që do të thotë përdorimi në kohën e duhur të shërbimeve shëndetësore personale për të pasur një shëndet të mirë.Aksesi i kufizuar në kujdesin shëndetësor ndikon te aftësia e fëmijëve për të arritur potencialin e plotë të tyre duke ndikuar direct në cilësinë e jetës së tyre.Pavarësisht përmirësimeve që vërehen në vitet e fundit, mungesa e aksesit nga shtresat e dobeta që janë më vulnerabël, informacioni i paplotë mbi përfitimet e mbulimit nga sigurimet shëndetësore, dhe pagesat me lekë në dorë vazhdojnë të ngelen një shqetësim.Ndjej se duhet të përmënd -Familjet e varfra ne zonat e thella rurale, qofte dhe nëper qendra të Rajoneve, të cilat nuk janë në dijeni të marrjes së shërbimit dhe përjashtimit nga pagesat e sigurimeve shëndetësore.Ata detyrohen të paguajnë shuma të konsiderueshme direkt në marrjen e shërbimit ose heqin dorë nga një trajtim që nevojitet së tepërmi. Eshte per të ardhur keq shumë keq. Shpresoj shumë qe te rregullohet ky aksesim i nevojshem dhe jetik në te ardhmen.Ne gratë duhet te advokojme fuqishëm për nje akses te fuqishëm në kujdesin shëndetësor dhe mbrojtjen financiar të atyre që janë më vulnerabël dhe që kanë më shumë nevojë për kujdes shëndetësor por nuk mund ta paguajnë atë, sidomos femijet, jeta jone.Nuk është e drejtë vetëm në parim por është e drejtë edhe në praktikë.Të fokusohesh në realizimin e te drejtave eshte realizim efikas për kostot që çojnë në rritje ekonomike të qëndrueshme për një kohë të gjatë për të arritur objektivat per të ndërtuar nje individ te forte, shoqëri të civilizuar dhe shtet të drejtë e të integruar.
-Në hulumtimet e mia, publikimeve të profileve të dhjetëra e dhjetëra gra-ve shqiptare qe jane baza e krijimit te jetes dhe emancipimi i shoqerisë në çdo cep të botës, gra elitare që kanë arritur majat e Shkencës. Humanizmit . Albanologjisë. Politikës. Artit, Letërsise, Muzikës. Piksynimi im ka qene te sjell zerin e tyre, nepermjet historive, te shikojmë e degjojme boten e qyteteruar, per posibilitetet qe u krijohen, dhe të marrim modelet më te mira me shume vlera, ti bejme pjese të themeleve tona.Shumë herë edhe jam mallëngjyer thelle, inspiruar nga forca e këtyre grave, nga rrugëtimi shpeshherë i vështirë që kanë përjetuar gjatë jetës, sepse mbi gjithshka ato jane gra, nëna dhe i presin dhe shumë detyrime të tjera për femijet dhe familjen.Statusi i tyre eshte i ndryshem ne vënde te ndryshme, por i nderuar në luftë me sfidat që jep natyrshëm jeta, per të edukuar femijë të mirë, per nje shoqeri te shëndetshme dhe te integruarNdjehem pjesë e historisë dhe perpjekjeve të tyre për të ndërtuar nje sistem vlerash, si grua, si nënë dhe si profesioniste dhe forcimin e rolit te gruas.
Por nje ndjeshmeri dhe thirrje nga brenda meje vjen historia për femijët shqiptarë me probleme shëndeti. Sa mire dhe sa gezueshem ecin ata ne jetë kur kanë dashurinë dhe përkrahjen totale te familjareve te tyre dhe shoqerisë.Midis semundjes -Doktorit –Dashurise dhe Perpjekjeve – ‘’Fiton Dashuria’’ je u jepet pa limit nga te afermit familjarët e me tej. Po kaq e suksesshme është dhe historia e Inës. Sa shumë do të dëshiroja të kisha mundësi të ndihmoja shtresa në nevojë.
Historia e Inës – Profili/
Historia që po përcjell sot do të mbetet e paharruar për mua. Më ka bërë që zemra të më rrahë fort, të më dalin lot dhimbje dhe gëzimi!
Është historia e një vajze të re që nuk u përkul kurrë para fatkeqësive të jetës, nuk pranoi asnjëherë të trajtohej si “e veçantë”, si dikush që s’mund të jetë e barabartë me të tjerët. Me vullnetin e saj të pashoq tregoi se mund të arrish gjithçka dëshiron në se lufton fort, pa u ndalur dhe më shumë se të tjerët. Kjo është historia e mrekullueshme e Inës, histori suksesi, shpengimi, lufte të përditshme… një histori që radhitet me merita të plota së bashku me ato të grave elitare.
Ina Toska lindi në qytetin e Fierit në një mëngjes të bukur korriku të vitit 1988. Ishte fëmija i parë që erdhi në jetë në familjen e re Toska, dhe lumturia e prindërve të saj ishte e papërshkruar. Emrin ia zgjodhi halla e saj.
Ina ishte një vogëlushe e bukur dhe mjaft e shëndetshme, gëzimi më i madh i familjes. Ishte vetëm tre ditëshe kur kaloi sëmundjen e verdhëzës e cila i shkaktoi temperaturë të lartë. Pas një qëndrimi të gjatë në spital e shoqëruar nga mamaja e saj, kthehet në shtëpi.
Me kalimin e ditëve dhe muajve kuptohej që kishte diçka që nuk shkonte me shëndetin e saj. Ishte gati një vjeçe, nuk fliste asnjë fjalë dhe nuk rrinte dot ulur. Prindërit filluan të shqetësoheshin sepse kuptuan që Ina kishte probleme edhe me dëgjimin. Ina rritej, por hapat e parë i hodhi kur ishte tre vjeçe, në rërën e plazhit ku prindërit e çonin shpesh. Ato hapa të parë ishin të pasigurt dhe rrëzohej shpesh.
Një rol të rëndësishëm në këtë periudhë ka luajtur gjyshja e saj, nënë Vita, e cila u përkushtua me gjithë shpirt. Në këtë moshë pas një vizite mjekësore në Tiranë, mjekët u thanë prindërve se Ina kishte një sëmundje të pashërueshme, por me kalimin e viteve do të kishte përmirësime të dukshme. Vitet kalonin, Ina rritej, ecte ngadalë dhe thoshte disa fjalë të thjeshta. I ati e shëtiste shumë, e çonte në cirk, në plazh dhe e merrte me vehte edhe kur gjuante peshk.
Ina ishte një vogëlushe e dashur, e zgjuar, simpatike, paqësore dhe me një vullnet të jashtëzakonshëm. Prindërit e regjistruan në një kopësht me fëmijë të tjerë që s’kishin probleme. Atje Ina u ndje me të vërtetë shumë mirë dhe dita-ditës bënte përmirësime.
Prindërit e çuan edhe në Greqi ku mjekët i këshilluan përdorimin e aparatit të dëgjimit dhe të luante vazhdimisht me lodra dhe me fëmije të ashtuquajtur “normalë”. Kur Ina ishte katër vjeçe erdhi në jetë motra e saj Kaltra e më pas, vellai Arditi.
Ajo i donte shumë e luante me ta. Në moshën shtatë vjeçare me rekomandimin e mjekëve shqiptarë, Ina shkon sërish me të atin në Greqi. Mjekët këtë herë ishin më shumë entuziast për të ardhmen e saj duke dhënë shpresa të mëdha se Ina do të arrinte të fliste, të dëgjonte, sigurisht pa përjashtuar ndonjë vështirësi. Asaj i pëlqente të luante me lodra dhe shpesh me top dhe me letra me djemtë e lagjes.
Ajo gjithmonë tregohej e dashur me ta. Kur shokët e saj grindeshin, ajo mundohej t’i ndante dhe me fjalët gjysma-gjysma mundohej t’u thoshte diçka.
Gjatë viteve që shkonte në kopësht, mësoi të ushqehej vetë, të vishej, arriti të mbante lapsin dhe ngjyrat në duar me pak vështirësi. Në moshën tetë vjeçare shkon në klasë të parë në shkollën “Naim Frashëri”. Arriti të mësojë të shkruante, të lexonte e të fliste.
U miqësua shumë me shokët e shoqet e klasës dhe mundohej me të gjitha forcat të ecte përkrah tyre.
Mësuesja thoshte se Ina ishte shumë e zgjuar dhe kishte vullnet të jashtëzakonshëm. Gjithësesi klasa e parë ishte shumë e vështirë.
Atë vit prindërit hapën edhe një lokal të vogël dhe mamasë së Inës i duhej të punonte deri vonë. Ina e priste që të bënin së bashku detyrat. Ato duhej të ishin pa gabime sepse ajo dëshironte të merrte yll ose flamur.
Nuk ishte e lehtë për të, të shkruante me stilolaps; e shtrëngonte aq shumë saqë griste dhe fletën. Por nuk u dorëzua; filloi t’i bënte detyrat me laps në mënyrë që gabimet të mund të fshiheshin. E përsëriti dy herë klasën e parë derisa arriti ta kalonte me sukses. Në klasën e dytë ishte në të njëjtën klasë me të motrën.
Mësueset e fillores, Fotini e Jorgjia, i qëndruan gjithmonë pranë dhe bënë të pamundurën që Ina të ecte përkrah fëmijëve normalë. Pas mbarimit të fillores, prindërit menduan që tetëvjeçaren Ina ta përfundonte në një qendër të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Vlorë.
Por Ina atë ditë Vjeshte që shkoi me prindërit në këtë qendër, nuk pranoi të vazhdonte studimet aty. Ajo ndihej dhe ishte e barabartë me të tjerët!
Kështu, mbaroi nëntëvjeçaren në shkollën “Naim Frashëri”. Në të njëjtën kohë Ina shkonte me babain në Tiranë në qendrën e zhvillimit të fëmijëve duke u ushtruar me mësues të veçantë në shqiptimin e fjalëve, bënte fizioterapi dhe takime me psikolog.
Ina ishte e pandalshme, e pathyeshme; përfundoi me sukses nëntëvjeçaren dhe më pas shkollën e mesme jo publike “Alen” ku u diplomua për mësuese.
Pas marrjes së diplomës, duke mos arritur të vazhdonte studimet e larta, filloi të aktivizohej në shumë aktivitete e qendra të ndryshme. Ina nuk kryqëzoi duart dhe të priste gjithçka nga të tjerët.
Kultivoi pasionin e saj për fotografinë dhe mënyrën e saj të veçante të komunikimit e vuri në shërbim të të tjerëve. Një vit pas përfundimit të gjimnazit, filloi të punonte si vullnetare në kopshtin nr 2 në Fier.
Ky ishte edhe momenti vendimtar i kthesës së madhe që mori jeta e saj. Në këtë kopësht ku shkoi për një vit rresht rresht, ajo ndjeu ngrohtësinë e stafit dhe të fëmijëve, e pa vehten për herë të parë të dobishme për shoqërinë.
Pas kësaj eksperience pozitive Ina u pranua si vullnetare në qendrën e fëmijëve me aftësi të kufizuara, “Jeta ime”. Gjatë punës në këtë qendër, Ina bënte fotografi të shumta të fëmijëve gjatë aktiviteteve të ndryshme.
Duke parë këtë pasion të madh të saj për fotografinë, drejtoresha e qendrës e caktoi si fotografe zyrtare. Ajo ka realizuar fotografi të mrekullueshme të fëmijëve gjatë ditës së tyre dhe aktiviteteve të shumta.
Ka publikuar shumë nga këto fotografi në mënyrë që shoqëria civile të ndërgjegjësohet për këta fëmijë, për problemet që kanë, por mbi të gjitha për arritjet e tyre. Ina punon si vullnetare duke ndihmuar këta fëmijë, duke folur me ta, duke i shoqëruar në aktivitete të ndryshme.
Ajo i njeh shumë mirë problemet e tyre, flet me ta, u jep kurajë.
Aktualisht punon si vullnetare e fotografe në qendrën “Horizont” për fëmijë e të rinj me PAK, si animatore dhe fotografe pranë shoqatës “DEA”, fotografe në disa aktivitete të kopshteve e shkollave në Fier, fotografe në lëvizjet rinore të Parlamentit Rinor dhe të Bashkisë Fier në
nismën “Po, rinia mundet”, pjesëmarrëse në disa konferenca e seminare për të drejtat e PAK, e ftuar në disa emisione për promovimin e talentit të saj, fotografinë. Në 3 dhjetor 2015, hapi ekspozitën e saj të parë me titullin shumë kuptimplotë “Mos fshi aftësitë e mia”. Me vullnetin e saj, me punën e saj, me talentin e saj, arriti të realizojë ëndrrën e saj më të madhe; të jetë e pavarur, të jetë e barabartë me të tjerët. Ja pse jam më se e bindur që një histori e tillë suksesi meriton gjithë vëmendjen tonë.
Për më shumë, ndiqni bashkëbisedimin që bëra me Inën:
Pyetje:E dashur Ina, kam parë disa nga fotografitë e realizuara prej teje dhe jam mrekulluar. Ke arritur të kapësh momente fantastike, tejet të veçanta dhe talenti yt bie në sy menjëherë. A mund të na tregosh si ka lindur ky pasion për fotografinë, për këtë art sa të bukur po aq dhe kuptimplotë?
Ina-Përgjigje : Është e vërtetë se fotografia është një art me të cilin mund të shprehen me mijëra fjalë edhe pa folur fare. Unë që ditët e para të jetës sime kam pasur probleme me komunikimin, dëgjimin, ekuilibrin. Por jeta, na kompenson me dhunti të tjera. Që e vogël, fillova të shikoja me kujdes e kërshëri çdo objekt, çdo gjë që më rrethonte, çdo lëvizje të personave që kisha përpara. Dhe çuditërisht arrija të kuptoja emocionet e momentit, domethënien e një shikimi. Për mua çdo moment i fiksuar në fotografi merrte një rëndësi të veçante.
Kur fillova të bëja fotografitë e para në qendrën për fëmijë me aftësi të kufizuara, m’u duk sikur më në fund, kisha rilindur, kisha gjetur vetveten, mënyrën time direkte për të komunikuar me botën që shumë herë s’ka kohë të të presë, sepse është në lëvizje të vazhdueshme me një shpejtësi që jo të gjithë arrijnë t’i shkojnë pas.
Pyetje: Arrite të gjesh një mënyrë për të shprehur se ju mundeni që me anë të fotografisë të shprehesh dinamiken e jetes me pozitivitet ? Por ti nuk je ndalur vetëm me kaq; ke mbaruar shkollën e mesme dhe je diplomuar për mësuese, ke dhënë ndihmën tënde si vullnetare në disa kopshte, shkolla dhe qendra të fëmijëve me aftësi të kufizuara… Sa e vështirë ka qenë kjo për ty dhe sa vendimtare ka qenë ndihma dhe mbështetja e familjes, e shkollës dhe shoqërisë?
Përgjigje:Nuk ka qenë e lehtë… Në klasë të parë shkova në moshën tetë vjeçare. Kisha probleme të shumta, nuk arrija të shprehesha siç duhet, kisha probleme me dëgjimin, nuk arrija të mbaja stilolapsin mirë në dorë. Për mua e rëndësishme ishte që mësuesit e shokët e shoqet e klasës të më shihnin si të barabartë me ta. Unë punoja shumë, më shumë se shokët e klasës sime që të arrija të njëjtat rezultate me ta. Kam pasur fatin të kem një familje të mrekullueshme e cila më ka mbështetur e mësuar që të mos dorëzohem; po të bija një herë, të ngrihesha sërish në këmbë. Edhe mësueset e mia kanë qenë të mrekullueshme. Dua të përmend këtu mësueset e fillores Fotini e Jorgjia, mësuesen e klasës së pestë Egla Bare, mësuesen kujdestare të shkollës së mesme Blerta Begaj. Në vitin e parë drejtori i shkollës më dha edhe një medalje si nxënëse shembullore. Mbështetja e përditshme e tyre, durimi që kanë pasur me mua, kanë qenë vendimtare në ecurinë time.
Pyetje : Sapo mbarove shkollën e mesme fillove të kërkoje menjëherë punë. Fillimisht fillove punë si vullnetare në një kopësht. Kjo të ndihmoi edhe të bëje njohuri të reja jo vetëm me fëmije por edhe me edukatore, mësues, psikologe, duke krijuar kështu shoqërinë tënde. A të ndihmoi puna të bëheshe shembull edhe për persona të tjerë me aftësi të kufizuara? Mendon se arritjet e tua frymëzojnë edhe vajza e djem të rinj që të luftojnë me të gjitha forcat për të arritur ëndrrat e tyre, pikësynimet që kanë në jetë?
Përgjigje :Është më se e vërtetë, se ambienti ku punoja si vullnetare më njohu me shumë persona të tjerë. Kam njohur mjeken veterinare Luiza, një psikologe në Fier që quhet Esmeralda, një psikologe nga Tirana, Brunilda. Kam njohur shumë fëmijë të mrekullueshëm dhe prindërit e tyre. Gjatë një ekskursioni në Voskopojë kam njohur një shoqe që quhet Desa. Edhe FRESSH-i në Fier ka qenë një forum që më ka ndihmuar me integrimin tim në shoqëri. Kaloj shumë kohë duke punuar me fotografitë e mia, i shoh me kujdes. Më pëlqen të shikoj atë moment unik që ka kapur aparati fotografik. Jeta ime është e lidhur ngushtë me fotografinë dhe jam gjatë gjithë kohës duke punuar për të realizuar fotografi dhe për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme. Unë kam ecur falë punës dhe dua të vazhdoj të punoj e të bëj jetën time. Dëshiroj që të njëjtën gjë të bëjnë edhe shumë vajza dhe djem të tjerë e të jenë të zotët e vehtes së tyre. Shpresoj me të vërtete që të frymëzohen prej fotografive të mia e të kërkojnë pa reshtur vendin e tyre në shoqëri.
Pyetje: A mund të na përshkruash dicka, si ju mund të kapni një moment unik, një emocion të veçantë për projektet e deritanishme dhe pikësynimet për të ardhmen?
Pergjigje:Me fotografinë kam filluar të merrem herët duke u përmirësuar vazhdimisht dhe duke arritur drejt profesionalizmit. Besoj se puna ime dhe pasioni im janë paksa unik. Kam një eksperiencë mjaft të mirë dhe të pasur gjatë gjithë kësaj kohe. Personalisht mundohem t’i lëvroj të gjitha llojet e mundësive, mirëpo si çdo fotografe edhe unë kam një rrymë që e preferoj dhe i jap pak më tepër rëndësi dhe më shumë dashuri. Është një emocion i papërshkruar që ti mund të kapësh një moment unik, një emocion të veçantë dhe mund ta ruash atë gjatë gjithë jetës. Të qenit fotograf është gjithashtu një hobi që të mban emocionalisht të lidhur më shumë me gjithçka që të rrethon në botën reale, bëhesh pjesë e saj dhe mundohesh ta “ruash” atë e ta shpërndash më vonë. Mua më pëlqen të jem sa më reale dhe origjinale në punën që bëj. Publikoj punimet e mia në faqe të ndryshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Kam filluar të kem mjaft pëlqime dhe shpërndarje të punës sime nëpër blog, faqe dhe portale të ndryshme. Një ndër projektet e mia është hapja e një studioje fotografike personale ku mund të punoj gjatë kohës së lirë si një artiste/fotografe profesioniste.
Pyetje: Liliana. Ju jetoni ne qytetin e Fierit nje qytet i bukur me plot culture ne historine e tij, me njeres te bute dhe punetore keni cilesi qe te mahnisin, te lene pa fjale, per vullnetin dhe ambicjen positive si dhe bonsensin per te ndihmuar femijet me problem shendeti. Mund te tregoni pak me teper ju lutem?
Pergjigje : Prej disa vitesh jam e angazhuar vullnetarisht në jetën sociale të qytetit të Fierit e më gjerë. Tani për tani jam pjesë aktive e aktiviteteve në qendrën ditore “Horizont” që ka hapur dyert në qytetin e Fierit.
Qëndroj shumë kohë me specialistët e qendrës duke ndjekur terapitë e fëmijëve, duke ndihmuar me teknika te ndryshme, pasi duke qenë një person me aftësi të kufizuara, unë më mirë se kushdo tjetër mund të kuptoj dhe ndihmoj këta fëmijë.
Po ashtu, prej gjashtë vitesh punoj si animatore dhe fotografe në çdo aktivitet që zhvillohet jashtë, si në qendrën ditore “Jeta Ime”, në Bashkinë Fier, në qendrën sociale Marialdo, Parlamentin Rinor Fier, Bibliotekën e qytetit, seminare e konferenca të ndryshme që zhvillohen brenda dhe jashtë qytetit për të drejtat e PAK. Çdo verë jam pjesë aktive e kampeve verore që organizohen prej shoqatave jofitimprurëse si DEA, Parlamenti Rinor, shkolla, kopshte… Pasioni im për fotografinë nuk ndalet. Më shoqëron në çdo moment; me një foto flas më shumë se çdo fjalë në botë. Kam qenë pjesëmarrëses në aktivitete që zhvillohen nga shkollat publike të Fierit ku kam qenë e ftuar si fotografe profesioniste.
I kërkoj t’më jap një mesazh mesazh per te gjithe shoqërinë shqiptare, nga shpirti i saj artistik, një mesazh nga Ina e forte, e zgjuar, simpatike me vullnet të pashembullt, aktive dhe plotesisht e suksesshme, cili do të ishte ai?
Ina : Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, 3 Dhjetor 2015, kam hapur ekspozitën time të parë me titull: ”MOS FSHI AFTESITE E MIA”. Do të vazhdoj të shkoj përpara në këtë rrugë të bukur duke i thënë botës “PO, UNE JAM SI JU! ”.
Mesazhi im për të gjithë ata që hasin vështirësi si të miat në jetë është që në çdo drejtim që të shkojnë, të punojnë me gjithë zemër. Jeta është një dhuratë për t’u jetuar në çdo moment. Bota është shumë e madhe dhe ka vend për të gjithë. Prandaj unë apo dikush si unë, ka një pjesë vendi në këtë botë.