• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Histori suksesi-Julia Goga-Cooke

September 22, 2015 by dgreca

Flet Julia Goga-Cooke per punen e saj ne ‘’shtëpinë e Shërbimit Botëror te BBC-se,’’Inovacionin dhe te qenit akademike, jane  eksperiencat e vyera te saj ./

Nga Liliana Pere/

Profili i Julit/

Juli: Unë u rrita ne qytetin bregdetar te Durrësit, e rrethuar me shumë dashuri nga nje familje me lidhje shume te ngushta, nga mama dhe baba, gjyshja, xhaxhai dhe gruaja e tij, halla e dashur dhe burri I saj si dhe vellacko me I mire ne bote, te cilin e komandoja si doja. (qesh) E dija me te nisur shkollën që do te behesha mesuese.Studiova anglisht dhe  në fund të universitetit, isha e martuar me dy femije , per rritjen e te cileve gjithmone ishin ne ndihme gjysherit. Unë vertet u bëra mësuese, shkruajta tekste, edhe mbrojta  disertacion në gjuhësi. Si në Shkollën e Gjuhëve të Huaja ashtu edhe ne Fakultetin e Filologjisë, ndersa kushtet ishin modeste , mësuesit ishin të mrekullueshem.  Pasioni për lendet, per studentet,  ishte frymezimi I vazhdueshem per te sjelle metoda dhe risi ne mesimdhenje, dhe I kthente ato vertete ne modele rolesh. Te gjithe ne aspironim te beheshim si Ksanthipi Dodi, Tana Bita, Violeta Librazhdi, Niko Xhacka, Hamlet Bezhani, Ilo Stefanllari , Mira Shuteriqi e Gezim Hada, po permend vetem pak nga tyre. Për mua, pasioni për te dhene mesim ishte i tillë që kur mu  ofrua për tu bere “zysh anglishte” ne television,e pranova me guximin e te marrit.Nuk kisha folur kurre  anglisht me nje anglez, nderkohe qe do ti mesoja nje vendi te tere anglishten, cmenduri kur e mendoj tani!

Biseda Vazdon………..

Pyetje-Puna juaj e dashur juli fillon me  pasion për te dhene mesim “zysh anglishte” ne television,ju me guzimin dhe aftesite e tua anglishtfolese guxuat dhe ja dolet mbane, sillni ne vemendjen e publikut ju lutem c’fare kujtimesh ruani Nga kjo experience e pare e punes ?

Pergjigje-Nuk kasha folur kurre  anglisht me nje anglez

Ekipi ne RTSH I drejtuar nga Vera Grabocka bente cudira, (shprehje qe e kam huazuar nga Vera) me krijimtarine e vet, e kesisoj arriten te realizonin nje program qe ndiqej sa per gjuhen aq edhe per moden. Gjatë atyre viteve, anglishtja ishte një dritare per një botë tjeter, ku letersia dhe imagjinata te bente te idealizoje nje realitet qe nuk e njihje por e dije se ishte shume in ndryshem. Mund te beje udhëtime imagjinare në Hampstead Heath, te pije  çaj me familjen  Parkers, me Shakespearin dhe Dikensin , të cilëve u lejohej hyrja  në Shqipëri  pa patur frike se mos  ushtronin  ndikime borgjeze.

Pyetje-Ju u larguat nga Shqiperia me deshiren e mire per te ekslporuar Boten e zhvilluar dhe per te qene me e integruar ne te , kush ishte vendqendrimi juaj I pare, mepas , dhe mepas…. dhe c’fare mbresash ruani nje pas nje nga levizjet tuaja?

Pergjigje-Isha pothuajse 30 vjec  kurdola per here te pare jashtë  Shqipërise. Vendi i parë ku shkela ishte  Berlini Lindor , pergjate  rrugëtimit tim per specializim ne Stokholm. Ne ate kohe Shqiperia nuk kishte marrdhenje diplomatike me Britanine, dhe ndersa pedagoget e frengjishtes shkonin ne France, per ne te anglishtes,

Risia ishte Suedia. Bursa  ishtee vogël dhe disa studentë të mëparshem na kishin  këshilluar qe meqe do udhetonim me tren nga Berlini ne Stokholm, te blinim ushqime në Berlin se cmimet ne Stokholmnuk do t’I perballonim dot. Mbaj mend kur hymë në një dyqan te stermadh mishi, mish I  freskët, sallam, pula, mish i grirë… mu desh te dilja jashte (me vone qeshnim” me zu mishi). Për vite të tëra në Shqipërinë e viteve 80,  ushqimi ishte me racion dhe mbanim radhë qe në 2.00 te  mëngjesit  për racionin e mishit dhe pastaj në 5.00 për qumështin, dhe në 7.00 arrinim të ishim te veshur e të freskët për të filluar punën.Me  mori kohë te mesohesha kur erdha  në Angli,qe te mbaja rradhe per qejf, per tu futur, fjala bie, ne nje concert, apo klub nate.

Pyetje – Ne vitet 90  me ndryshimin e epokave  , ku brezi yne eshte deshmitar I ketyre ndryshimeve historike, me rënien e komunizmit, eksodi masiv dhe hapja e dyerve per boten,pritshmerite ishin  te  medha. Si I keni perjetuar ju personalisht keto ndryshime , dhe c’fare risish kane sjelle tek Juli ne rrafshin professional ?

Pergjigje-Fillimi i viteve 90 sollindryshime  të medha në Shqipëri, me rënien e komunizmit, eksodin masiv drejt Greqisë dhe Italisë dhe hapja e dyerve per boten. Perjetonim kohe historike me pritshmeri te  medha. Ky ishte viti kur Kombet e Bashkuara vendosi të hapë zyrën e saj të parë te PNUDit ne Shqipëri, dhe unë kam qenë pjesë e ekipit të vogël që u bë shtëpia për të gjitha agjencitë e OKB-së dhe kordinimin e OJQ te ndihmave qe mbrriten ne Shqiperi . Për mua puna ne PNUD ishte një shkollë e madhe në bashkepunim apo mungese te tij, ne diplomaci, ne konkurrencë e koordinim. Për herë të parë gjithashtu u perballa me emocionet qe kalon kur e sheh vendin tend me sytë e të huajve.Ballkani ziente. 1 milion banore ishin shperngulur, konflikti  ne Kosove kish nisur te bente jehone.  BBCvendosi të fillojë transmetimin ne gjuhen shqipe, pas nje nderprerje prej 26 vjetesh.

Pyetje –Nje lajm I mire vjen nga larg per Julin qe e gezon shume dhe e ve perpara nje misioni te madh dhe nje profesioni ter , puna ne shtëpinë e Shërbimit Botëror te BBC-se ,mund te na pershkruani  te lutem emocionet, si e pritet dhe si vazhduat ne kete pune te adhuruar nga te gjthe Shqiptaret ?

Pergjigje-Mora një letër që me ftonte për intervistë. Një muaj më vonë, me një valixhe te vogel dhe dy teenagers, arrita në Londër, për të filluar një jetë të re, nje profesion te ri, në një vend, ku parate dilnin nga  muri, Hampstead ishte sërisht po aq larg  per tu arrire, por qumështi vinte cdo mengjes ne pragun e deres dhe ne shqiptarët në Londër ishim një specie ekzotike. Pergjate atij ekzaltimi,u divorcova, rashë në dashuri, u martova dhe u bera serish mama. Shpesh I mendoj si dy jete brenda jetes sime.

Për 16 vjet punova në Bush House, shtëpinë e Shërbimit Botëror te BBC-se, e cila për dekada ka qenë  “vije jete” për dëgjues në shumë vende të botës. Per dhjete vjet drejtova sherbimin ne shqip, nje privilegj per te qene pjese e nje ekipi te mrekullueshem ne Londer e ne Ballkan, qe me pasion e perkushtim u be zeri autoritativ ne mbulimin e luftërave, trazirave, konflikteve, zgjedhjeve, por edhe partneriteteve me radiot e televizione ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni, si dhe platforme per trainimin e gazetareve te talentuar nga Ballani. Me vone pata fatin te punoj ne Global News me pergjegjesine per te koordinuar punen dhe mbikqyrjen e standarteve editoriale per BBC World Service ne 44 gjuhe, World TV dhe News online. Nje experience e vyer qe me beri te punoj me njerëz nga më shumë se 150 vende.Ka shumë histori qe marr me vete, momente të paharrueshme, guximin e korrespondentëve që raportonin nga terreni, nxjerrjen nga shtetrrethimi te korrespondentëve , ankesate qeverive qe nuk donin te degjonin  zërin e opozitës, si dhe histori te bukura  ku ishte besimi dhe reputacioni qe gezonte BBC,qe mundesonte kryerjen e disa sherbimeve qe dukeshinkrejt te pamundura. Nje prej tyre  ishtekur programi Auditorium shkoi  në qytetin e ndarë të Mitrovicës.Ne panel dhe ne audiencen prej me shume se 100 vete, per here te pare kishte shqiptarë dhe serbe, dhe programi u regjistrua ne menyre simultane ne tre gjuhe. Ne vesh akoma me tingellon keshilla qe George, mentori im me pervoje ne programet ne Irlanden e Veriut ne kohet e veshtira me dha: Me pergatitjet e medha qe keni bere, programi do te shkoje mire, ti ki kujdes “Green Room”, dhoma ku pret antaret e panelit dhe kerkon gjthe dipomacine e mundshme, dhe “nxemjen” e audiences perpara se te filloje programi qe I ben te gjithe pjesemarrsit te ndihen te qete e te sigurte”.  Mencuri e mentorit!

Pyetje -Nese do ta permblidhja jeten ne BBC si do ta pershkruanit me pak fjale kete experience te vyer ?

Pergjigje- Shume pune, shume kenaqesi, shume privilegj.Kur punon me lajmin, jeta rrjedh po aq shpejt.Pa e kuptuar isha bere 50 vjec.

Pyetje -Kush eshte familja e Julit, sa borxhlie ndjehet ajo  me femijet kur ben bilancin e saj per tu qendruar me teper kohe me ta , dhe qe nuk mundet,per shkak te punes se saj te rendesishme ?

Pergjigje-Per mua 50 u be mosha kur fillova te reflektoj. Dy femijet e medhej tashme kishin nisur jeten e tyre, avantazhi ky kur behesh mama shpejt, ndersa djali I vogel ishte ende ne shkolle. Si me dy te paret edhe me te tretin ishte I njetji model, une punoja, ndersa dikush tjeter merrej me rritjen, ne Shqiperi ishin gjyshet, ne Angli ishin dadot.Kuptova se kisha humbur mjaft nga momentet e rendesishme te familjes sime. Per here te pare me kapi ajo ndjenja e fajit, qe heret a vone kap cdo mama qe punon. Gjithmone kisha qene ithtare e qëndrimit se një mama duhet të punoje,edhe  për ti treguar  fëmijëve te saj, sidomos nese ka vajze, që duhet të punosh për të mbajtur veten.Pyetja eshte a eshte e mundur te gjesh nje balanc qe edhe te punosh edhe te jesh prezent ne familje? Vendosa te marr nje vit gap, per te qene te oborri I shkolles per te marre djalin, per ta cuar ne aktivitetetet e tij te sportit e per te menduar se cfare do dua te bej ne vitet ne vazhdim qe me pas I quajtja :

Le te mesojme per jeten e Julit e quajtur Jeta e trete

Pyetje-Evolucioni , sjell inovacion , dhe ketij Inovacioni Juli ju pergjigj me gadishmerine per te studiuar dhe per pe ecur me ndryshimet duke u bere Studente Inovacioni, diplomohesh dhe krijon Akademine time te inovacionit Gconsultancy Innovation, Sa experience e bukur dhe e rendesishmeeshte Inovacioni?

Pergjigje-Sipermarrja dhe Design thinking ishin fjalet me ne mode ate vit. Vendosa te regjistrohem ne Universitet si studente dite per Menazhim Inovacioni, e me pas ngrita akademine time te inovacionit Gconsultancy Innovationqe sot ndihmon kompanitë për tu rritur dhe startupin e modes Own Labelqe ndhmon stilistet e rinj te modes te tregojne talented e tyre.

Pyetje-Ju jeni dhe nje akademike e shkelqyer me kontribut duke startup dege te sipermarrjes time edhe ne Durres dhe per qytetin tuaj te lindjes, Mund ten a tregoni pak detaje ?

Pergjigje Ne te njejten kohe I jam kthyer pasionit tim te pare te mesuesise, dhe jap mesim ne dy universitete ne Londer, CSM, University of Arts dhe Loughborough. Kete vit, vendosa te hap nje dege te sipermarrjes time edhe ne Durres, Albanian Inovation  Accelerator, si një qendër dhe inkubator për të ndihmuar bizneset e reja te perballojne veshtiresite e vitete te para, per te kaluar nga startup ne bisnes te konsoliduar.

Pergjigje-Cfare tjeter ndodh ne jeten Tende te trete?

Dy femijet e medhej jane kthyer dhe jetojne  në Shqipëri. Shumë nga miqtë e tyre nga Italia, Franca e Greqia gjithashtu janekthyer.  Vendi ka ndryshuar përtej njohjes e ndersa ka shume pune per te bere, jam optimiste se gjithe keto te rinj qe sot kane mundesine qe permes internetit te marrin njohuri qe ne enderronim dikur, do dijne ti kthejne ato njohuri ne krijimin e nje jete me te mire per vehte e komunitetin ku jetojne.

Kenaqesia ime e madhe jane kater nipat (te gjithe cuna) e adhurueshem. Pasioni per te mesuar me ben te jem student e perhereshme ne MOOCs.

Inovacioni dhe Design Thinking papritmas jane perseri shume ne mode, gje qe I ben te kerkueshme sherbimet e akademise qe drejtoj ne shume vende te botes.

E ndersa jam perhere me valixhe ne dore, miq nga te dy anet me bejne pyetjen,  po ti a do kthehesh pergjithmone ne Shqiperi? Unë e di se të gjitha tregimet kane nje fund, por ky I imi ende ska perfunduar, nuk e di nese do kem nje jete te katert e ku do te jete ajo. Pas shume vitesh e cjerre midis dy kulturave, sot jam me fat qe ne keto dy vende, ne Londer e Durres, ndihem ne shtepine time.  Dhe distanca mes tyre eshte vetem dy ore e gjysem.

Falenderim nga Juli: Te falenderoj Liliana per kete bashkebisedim te frytshem dhe te bukur qe beme bashke , dhe per punen e madhe qe beni per te evidentuar dhe ngritur lart vlerat e Gruas Shqiptare.Mirenjohje Lili dashur.

Liliana Pere-Ju falenderoj une ju,  Juli dashur per kete bisede kaq interesante me ju , me nje grua shume te suksesshme qe nuk rresht se formuari  me dije te reja bashkekohore, dhe rritet profesionalisht c’do dite pa njohur destinacion dijesh dhe gjeografik. Ishte nje kenaqesi dhe nje mesazh I madh per te gjitha grate biseda me ju, se qe te rritesh , do pune shume dhe vetem pune dhe dije.Bota sot eshte e jona dhe lehtesisht e komunikushme me Teknollogjine , ne kemi forcen, mencurine, dhe vullnetin e mire ta ndryshojme dhe ta emancipojme gjithmone e me teper.

Ne Grate Shqiptare mundemi .

Dua te cioj thenien e Presidentit Obama:  Yes ! We Can !

* Liliana Pere

Presidente

Organizimit Internacional

Gruaja shqiptare ne Bote

Filed Under: Interviste Tagged With: Flet Julia Goga-Cooke, Histori Suksesi, Liliana Pere

Histori Suksesi-Aferdite Shani

September 19, 2015 by dgreca

Me idëne që njeriu sduhet të ndalet kurrë së rrituri tregon Aferdita Shani konsulentja per formim profesional në kompanitë Shqiptare, në bashkëpunim më dy kompani të mesme në Firence, Change Spa dhe Local Global./

Histori Suksesi/

Nga Liliana Pere/*

Profili/

Aferdite Shani“Fëmirija ka qënë një periudhe e lumtur dhe e kujtoj me shumë mall si të gjithë Shqiptarët, besoj. Lidhjet sociale, miqësore dhe natyra perreth na ka ushqyer dhe rritur si fëmijët më të lumtur në botë”.  Spostimi në Itali, në vitin 1998 ishte vendim i familjes, unë edhe vellai u bashkuam me prindërit që kishin ardhur një vit më parë nga arratisjet e ’97- ’98 si pasojë e trazirave post-piramidale.

Pyetje: largimi nga Shqiperia ne vitin 1988, per aresye te njohura per shume shqipetare , beri qe ju te shvendoseshit ne Itali , sa e veshtire ishte ky proces , ndryshimi gjuhes , i kultures , i fillimit te nje jete te re , na teregoni pak ju lutem ?

Pergjigje- Për mua dhe familjen time ka qëne shumë i veshtirë fillimi, por besoj se ia dolem mbanë më së miri. Fillova gjimnazin dhe mora një kulturë më shumë përveç asaj shqiptare, saktësisht dy herë gjuhë mëmë, dy kultura, dy tradita..

Pyetje: Ju u diplomuat ne Itali per Shkencat Politike , sa vleu kjo diplome ne vendin ku qendruat Cfare suksesi te shoqeroi ne laurimin tuaj dhe sa e veshtire ka qene kjo rruge ?

Pergjigje- Në 2005, fillova fakultetin e Shkencave Politike “Cesare Alfieri”, Firence, dega Studime Ndërkombëtare dhe Evropiane, dhe pastaj specializimi/ Master që mbarova në vitin 2012 në degën Marrëdhenie Ndërkombëtare, me speciliazim në zhvillimin ekonomik të vendëve në zhvillim, siç ishte ekonomia shqiptare gjatë 2005 – 2010. Nga 2010 ajo mund të quhet një vend i sapo-zhvilluar.  

Sukseset në Itali arritën që nga Gjimanzi, ku mbarova me notën 98 në 100. Dhe pastaj në përfundimin e Universitetit ku mora notën maksimale me nderim, 110 cum Laude. Gjithashtu, gjatë 2006/2007 kalova një vit studime në Francë tek Grandes Ecoles, IEP, (Institut d’Etudes Politiques), në Aix en Provence, ku mora titullin CEP ( Certificat d’Etudes Politiques); dhe trainershipe të tjera të shkurtëra në Bruxelles dhe Nju Jork, tek Kombet e Bashkuara si New Delegate-NMUN (Nation Model United Nations), në 2008 dhe 2009. Studimet dhe spostimet me kanë lejuar të mesoj dhe të flas mirë pësë gjuhë, si dhe të interesohem për të gjashtën: rumanishtën.

Pyetje:Ju keni qene nje grua kerkuese tek vetja , duke vazhduar studimet dhe kerkimet tuaja ne fushen ekonomike , sa rezultative ka qene kjo eksperience studimi per ju dhe ekonomine Italiane ?

Pergjigje- Interesi im në studime ka qënë gjithmonë në fushën e ekonomisë së zhvillimit, prandaj në 2010 u spostova për nje ekperiencë tremujore në Bucaresht, Romani, për specializim në fushën e ndërkombëtarizimit të firmave dhe investimeve, sot Condifunstria Romania.

U ktheva në Itali, aty ku kam edhe familjën, në vitin 2011 dhe hapa agjencinë, një Spin off brenda Universitetit, ICSE & Co (Qendra Nderkombëtare per Europen Jugore) në Firence ku edhe punoj si dhe vazhdoj të jem Presidente e organizatës. Përveç kërkimeve, ICSE & Co merret me projekte për zhvillim e territorit dhe per çeshtjet sociale në degat evropiane. Këtë vit realizojmë evenimentin Job Balkan Day në Firencce per të Diplomuarit të huaj, si shqiptarët që duan të kthehen në Shqipëri për punë.

Gjithashtu drejtoj shoqatën AssoAlbania, shoqata e sipërmarrësve shqiptarë ne Itali që nga lindja e saj në 2012. Shoqata më ka lejuar të ndërtoj aktivitete të shumta për komunitetin Shqiptarë në Itali. Idea e shoqatës lindi nga fakti që forca e sipërmarrësve shqiptarë mund të japin një kontribut të çmueshëm për konumitetin jashtë vendit si dhe për shqipërinë. Ajo është edhe një organizatë që mbron dhe ndihmon firmat shqiptare në aspektet burokratike përditësore.

Pyetje: Sa e obliguar ka qene Aferdita si intelektuale per te ndihmuar bashkeatdhetaret e vet,dhe te lutem sillni ne vemendjen e pubilkut,C’fare  interesash te tjera ju kane shoqeruar ne jeten sociale?

Përveç këtyre angazhimeve, gjithmonë për çeshtjet sociale dhe që i përkasin emigracionit, kam kuruar ndër vite edhe një pjësë të rëndësishme, që është publikimi i artikujve dedikuara emigracionit. Fillimisht me on line AlbaniaNews.it dhe ShqiptariiItalisë.it, si dhe  me revistën di dhe mujore Bota Shqiptare

Shtytja e shkrimeve mbi emigracionin si dhe e hapjes se shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve jashtë lindi si kundërshtim i forcës fuese që mediat italiane publikonin mbi shqiptarët. “Si mund të fyhej nje qytetërim kaq i lashtë si ai shqiptarë”?- mendoja unë.  Me kalimin e kohës mësova që klasifikimet që përdorën për të ulur të huajt me bazë etnike, ngjyre dhe lokacione gjeografike ishin dhe janë një pjësë e sëmurë dhe e rrezikshëm e një shoqërie si rrjellojë e injorancës që ajo mbart; ose më mirë  një virus që mund të luftohet vetëm me informacionin dhe me durimin për të pritur që të tjerët të dinë dhe të njohin më shumë.

Pyetje- A e keni ndjere vehten te vleresuar dhe sa, ne vendin fqinje Itali ?

Pergjigje- Vëtëbesimi për ti dedikuar më shumë kohë shkrimeve më erdhi nga një çmim për një artikull humultues dedikuar të rinjëve, dhënë nga Dr. Saccomani, Drejtor i Bankës së italisë në 2011. Përveç kënaqësisë personale, ishtë liveli i çmimit dhe mundësia për të shrkuar në mesin e kërkuesve të vërtet në fushen e zhvillimit, demografisë dhe emigracionit në Itali.

Pyetje- Kush eshte puna qe punon sot Aferdita dhe me c’fare devocioni punon ?

Pergjigje- Puna:  Sot punoj në rrolin e konsulentës per formim profesional në kompanitë Shqiptare, dhe si Export Manager për mdërkombëtarizimin e aktivitetëve ekonomike jashtë territorit italian për firmat italiane në bashkëpunim më dy kompani të mesme në Firence, Change Spa dhe Local Global.

Pyetje- Cfare ura lidhje personale dhe profesionale keni me Atdheun tuaj dhe te afermit tuaj ? Sa Atdhetare dhe nostalgjike eshte Aferdita per vendin e vet shqiperine ?

Pergjigje- Mendoj që lidhja me Shqipërinë është diçka natyrale për shumë shqiptarë, që ka të bëje me emocionet e femirisë dhë i çon ata ta vizitojnë kaq shpesh dhe të jënë kaq të lidhur. Nga ana tjëter mosbesimi që kanë në autoritete në përgjithësi na shtynë neve si profesionistë të sektorit social dhe të zhvillimit ekonomik të ndërtojmë ura ndihmesë ku të kanalizohet kontributi i shqiptarëve që jetojnë jashte vendlindjes.

Mbi këtë udhëzim kam krijuar një seri aktivitetesh për Shqipërinë dhe konunitetin shqiptarë në Itali, duke u nisur nga gjenrata e re, të lindurit nga prindër shqiptarë që rrezikojnë të mos e mesojnë kurrë gjuhën shqipe, për këto kemi krijuan Shkollën Shqipe Nënë Tereza në Pistoia për sipërmarrjen dhe njohuritë që i nevojiten me idëne që krijohet komunikim mes tyre dhe me institucionet vendore italiane kemi organizuar konference dhe konvenjo në të gjithë italinë për romovimin e investimeve italiane në Shqipëri si dhe për promovimin e turizmit në Shqipëri kemi krijuar aktivitete dhe paketa të posaçme  që nga 2012 (conferenza mbi investime ne Shqiperi;

Për shqiptarët: Për të nderuar festimet shqiptarë gjatë pavarësisë organizojmë dhe kemi organizuar aktivitite si më poshtë: Torino 2013, festim i pavaresise: Firenze Mostra Maruba 2013:

Si presidente e organizatës ICSE & Co ( International Center For Southern Europe) si dhe drejtoreshë e AssoAlbania kam krijuar një network të gjëre ne rrjetet politike, sociale dhe ekonomike në Itali, në dobi të komunitetit shqiptarë rezident.

Janë fimosur 4 protokolle bashkëpunimi:

  1. Mes Qarkut Shkodër dhe Firencës në 2012, ku në mes ishte shoqata
  2. Mes Komunës së Pistoia dhe Shoqatës AssoAlbania në 2013
  3. Mes AIDA, agjensia e zhvillimit shqiptare dhe AssoAlbanisë ne 2014
  4. Mes Rajonit Toskana dhe shoqatës AssoAlbania në 2015

Nuk besoj të kem arritur suksesin akoma. Më kujtohet një fjali e gjyshës sime që më persëriste gjithmone, deri kur vdiq në moshën 104 vjëçare: “Nelt e ma Nelt”- në të folurin e saj pak ulqinake, që do të thotë: “lart e më lart”. Me idëne që njeriu sduhet të ndalet kurrë së rrituri.

Aferdite:- Ju faleminderit Liliana Pere per kete interviste dhe ju roj suksese ne misionin tuaj si org GSHB

Liliana Pere- Ju faleminderit per bashkebisedimin e dashur Aferdita , intelektualja e shkelqyer me nje ativitet te dendur dhe te suksesshem ne Italine fqinje.Lart e me lart ashtu si uron dhe gjyshja juaj.

Bisedoi:Liliana Pere

Ne Foto: Liliana Pere, Presidente e Organizimit Internacional Gruaja Shqiptare ne Bote

Filed Under: Interviste Tagged With: Aferdite Shani, Histori Suksesi, Liliana Pere

Flet Sevim Arbana ‘’Te dobishme per nje bote me te mire!’’

September 18, 2015 by dgreca

Histori suksesi/Sevim Arbana nga shoqata Në dobi të gruas shqiptare/

Nga Liliana Pere/

Profili- Flet Sevimi per jeten e saj/

Kam lindur ne Tirane , ne nje familje te mesme qytetare. Familja ime dhe babai im,i perkisnin asaj pjese te shoqerise shqiptare, qe e shihte me dyshim ardhjen e komunizmit ne Shqiperi. Te shperngulur nga Dibra e Madhe ne fillimet e 1933, ose me mire te perzene njelloj si shqiparet e Kosoves sot, po me nje ndryshim; pa media dhe te drejta te njeriut, gjysherit e mij u ‘ngulen’ ne Tirane, ku blene shtepi dhe martuan femijet. Nena ime ishte vajze e vetme mes kater vellezerish dhe martohet me nje djale, i cili ne ate kohe ish kolonel i Zogut, pune te cilen e beri pothuajse vetem nje muaj. Babi im ishte zogist dhe u arrestua ne 2 dhjetor te 1944, tre dite pas clirimit te Shqiperise. Lirohet me ndihmen e disa miqve dh e me pas arrestohet ne 1954, kur une s isha as 2 vjec dhe qendroi gati 10 vjet ne burg, si i burgosur politik. Sapo u liruar vdiq ne moshe te re, me kancer. Une s arrita te njoh babain dhe u rrita ne shtepine e dajave, sebashku me nenen dhe motrat. Femijeria ime eshte nje femijeri e trishte, me syte nga nena qe qante cdo nate fatin e saj dhe friken e dajave, ne shtepine e te cileve nuk u ndjeva asnjehere si ne shtepine time, pervec dashurise pa kufi qe na jepte gruaja e dajes. Vitet rrodhen shpejt dhe une u rrita permes endrrave te mia dhe te motrave, te cilat s’e kishin te lehte. Arrita te diplomohem ne letersi, te cilen e kisha pasion , punova si mesuese letersie ne fshatrat e Krujes dhe shpejt u radhita ne emrat e femrave qe shkruanin kritike letrare. N e keto rrethana perfundova dhe nje kurs pasuniversitar per kritike letrare, i cili me hapi dyert e shtepise se vetme botuese, ku une punova disa vite si redaktore e poezise, kritikes dhe drames. Ishin vitet me te bukura qe une jetova ne rregjimin komunist, pasi aty pashe shume emra te dashur te letersise shqiptare, qe vuanin dhe enderronin njelloj si une. Shpejt u dashurova, u martova, u bera nene dhe shume shpejt, pa pritur, pas nje endrre te gjate e te pashprese, erdhen ditet e revolucionit demokratik. Sot e kam per nder qe une isha ne rreshtat e pare te 300 firmetareve qe sollen pluralizmin ne Shqiperi.

PYETJA: Si lindi idea Sevimit per te kaluar nga fusha e letersise dhe te merret me organizimin dhe drejtimin e nje shoqate qe kishte mjaft probleme per efektet e kohes qe kemi kaluar ?/

PERGJIGJE; Sic e thashe, per shkak te familjes nga vija, te euforise dhe idealizmit popullor per nje Shqiperi ndryshe, une u rreshtova pa asnje kusht ne 300 firmetaret eplurazmit ne Shqiperi,, Ishte 8 Mars 1991, kur ne dyert e zyres sime ne shtepine Botuese, vijne nje grup grash intelektuale nga Bashkimi I Grave te Shqiperise, BGSH, e njohur sei nje organizate leve e Partise Komuniste, te Shqiperise ne ate kohe. Ato me kerkuan mua, si intelektuale e njohur ne ate kohe per shkrimet e mia ne fushen e kritikes letrare si dhe per shkak te bacgroundit tim familjar, pa asnje komunist ne familje, te organizoja dicka per 8 Marsin. Ne keto rrethana, u mblodhem rreth 50 intelektuale te njohura ne ate kohe, nga fusha te ndryshme dhe arritem ne konkluzionin qe shpej duhej te formohej nje levizje e cila te ishte kunder BGSH. U bene debate te shumta pe r emrin dh e ne ishim nje grupim I konsiderueshem ne Shqiperi e Kosove, qe donim ta quanim Lidhja e Gruas Shqiptare, organizate jo politike, jo fetare, dhe joo perfituese, e cila do t’I kundervihej frymes totalitare dhe partiake te BGSH. Kaq dinim ne ate kohe. Kaq mund te artikulonim. Presioni qe shume I madh dhe te gjitha donim ta identifikonim leevizjen tone me nje emer qe te tregonte per nje levizje demokratike. Mes shume debatesh, kjo u quajt Lidhja Demokratike e Gruas Shqiptare, jo politike, po krejtesisht e djathte, pasi ne te mund te aderonin gjithe grupimet e djathta. Presidente e kesaj Lidhje , ne 1 korrik te 1991, u zgjodh nje grua e ndershme intelektuale, Suzana Baholli dhe une isha Zv/ president.Dua te theksoj , qe ne fillimet e ketij formacioni , ne patem nje presion shume te madh nga Sali Berisha, I cili ne ate kohe qe per ne nj e idhull I levizjes demokratike ne Shqiperi. Ai me te drejten e tij, donte qe kjo levizje te kthehej ne nje forum te PD, Ne nuk pranuam dhe me votime ne konferencen e korrikut te 1991, u pranua si nje levizje a politike, po me emrin Lidhja Demokratike e Gruas Shqiptare. Shkuam dh e ne Kosove, ne gusht te 1991, ku ne drejtimin e Ibrahim Rugoves, u mbajt konferenca e pare per Lidhjen Demokratike te Gruas Shqiptare, Te njejtat debate shoqeruan kete konference dhe personazhe te njohura te Kosoves si Flora Brovina, Edit Tahiri, etj,ishin njelloj per nje Lidhje te Gruas Shqiptare. Ne dhjetor te 1991, ne nje konference te Tiranes, ku une drejtoja zgjedhjet per kryetaren e Tiranes, anetare te PD insistuan qe kjo lidhje ishte n je organizim politik. Aty une kam bere shkeputjen perfundimtare me kete organizate, duke u larguar nga salla dh eduke mbrojtur idene qe levizja jone eshte jo politike dhe demokratike qe nenkupton vetem luften per te drejtat e grave. Ne salle ishte nje perfaqesuese e qeverise zvicerane, Doris Frank, e cila u emocionua shume nga qendrimi im dhe me pas, ne shkurti te 1993, ajo vjen me dy emra organizatash zvicerane qe donin te me kontaktonin. Nje nga keto organizata ishte Ne Dobi te Gruas Zvicerane, e lindur qe ne fund shek 19 dhe m e karakter social humanitar.

PYETJE: Ju keni qene e para qe bête realitet endrren e cdo gruaje per te luftuar e kontribuar ne dobi te vetes tyre dhe femijeve ne Shqiperine pas nje rregjimi totaliatr te gjate ne pushtet…Sa e veshtire ka qene kjo rruge e re, e pashkelur me pare ..plot endrra dhe dhe projekte, sa e pergjegjeshme ka qene kjo detyre per ju ?

PERGJIGJE- Ne 9mar 1993, ne krijuam orgniazten e pare social humanitare ne Shqiperi, Ne Dobi te Gruas Shqiptare, te rregjitruar ne Ministrine e Punes dh e perkrahjes Sociale nga Minsitri I asaj kohe Dashamir Shehu. Kushtetuta komuniste e 1976, qe ende ish ne fuqi, nuk lejonte rregjistrimin e OJF neShqiperi, vetem te Organizatave politike. Ne u rirregjistruam serish ne shtator te 1996, fill pas ardhjes ne fuqi te kushtetues se pare demokratike, si rezultat I referendumit popullor te maj-qershor 1996. Te gjith aketo perpjeke, nenkuptonin deshiren e madhe qe ne kishim per te nderutar nje bote te re ne radhe te pare per ne, grate, femiejt dhe familjen tone. Ne kishim vuajtur shume dhe endrat tona ishin shume te thjeshta; donim shtepi ku te jetonim me familjen, donim shkolla per femiejt, donim ushqim dhe pune. Hap pas hapi, endrrat tona merrnin perpmasa te ndryshme. Keshtu, ne keto rrethana , erdhem ne, plot passion dhe eufori, per te ecur ne nje rruge asnjehre te shkelur, po te mbeshtetur nga gjithe bota dhe grate tona. Te vetme, s mund te benim asgje

PYETJE: Ishte 1993, kur Ju , se bashku me gra te tjera, krijjuat organizaten e pare jo politike, jo fetare, jo perfituese, Ne Dobi te Gruas Shqiptare, e cila filloi nje rruge te re, plot endra dhe idealizma, pa mesime te mesuara po plot entuziazem e shprese, sa e veshtire ka qene kjo rruge per per ju ?

PERGJIGJE- E shpjegova me lart. Ne mars te 1993 fillon rrugetimi yne, drejt nje rruge plot te panjohura, po me shume deshire per te bere ate qe mungonte ne nje realitet aq te varfer, sic ishte Shqiperia post komuniste. Nevojat qene bazike; ushqim strehim, pune. Kaq ishin endrrat tona te fillimit. . E gjithe rruga jone ka qene; mesojme duke punuar. Sot, kur kthej koken pas , shikoj rrugen qe kemi bere dhe shoh sa shume gjera kane ndryshuar. Shume gjera kane ndryshuar per me mire.Shume gjera te tjera mund t’i benim me mire. Ajo qe ka me rendesi, qe ne cdo gje ne kemi qene vetevetja, s kemi imituar burrat. Kam shkuar ne jeten publike, duke bere ate qe ndjeja dhe ate qe ishte e nevojshme. Kam ndryshuar jete njerezish, se bashku me gra e te reja te tjera, duke u ndjere njerezore, e plotesuar per misionin tone.

Ishte shume veshtire, gati e pamundur, po ne te njejten kohe, ishte shume bukur. Gjerat vinin cdo dite duke u permisresuar ne ndjenim doren dhe mendjen e ngrohte te miqve tane ne te gjithe boten. Ende kishim nje shtet qe shihte me dyshim cdo gje tonen, pasi edhe vete shteti ishte I paditur,. Fjala Organizate jo Qeveritare, e trembete ate dhe e bente dyshues. Ne u perpoqem te tregojme qe ne fillim qe jemi nje “qen vezhgues’ nje sy oponence, nj egrup presioni, te cilet me dashuri dhe kembengulej do te benin ate qe shteti s’e ben. Nderkohe misioni yne ishte delikat, pasi si grupime te reja, donim te ishim perkrah njerezve konkretisht, duke I ndihmuar ato , duke moz abuzuar me hallet dh eproblemet qe ato kishin. Nga ana tjeter, duhet te ishim te kujdesshme me te gjithe , jo vetem me nderkombetaret, te cilet me parate e taksapaguesve te tyre, ndihmonin shtresat tona ne nevoje. Ne justifikuam cdo qindarka qe ato hodhen ne Shqiperi dhe keshtu ngritem Ndertesen e Madhe te Ne Dobi te Gruas Shqiptare, e cila sot ka bere histori. Nga slogani 10 vjecar, ‘Ndihmo veten me punen tende! Sot ne kemi sloganin Grate bejne histori cdo dite!. Vizioni ynë është që të arrijme një shoqëri të qëndrueshme demokratike, pa torturë, keqtrajtime dhe dhunime të të drejtave të njeriut.,duke garantuar respektimin e dinjitetit njerëzor dhe fuqizimin e burimeve njerëzore në të gjithë sferat e shoqërisë”. Objektivi kryesor i SHNGSH ka qene për të ofruar mbështetje ndaj viktimave te dhunes, grave te varferea, femijve ne veshtiresi, te rinjve vulnerable, te moshuarve te vetmuar dhe te varfer, grave qe duan te shkojne ne vendimarrje, etj,etj Nj enga objektivat dhe perpjekjet tona eshte ; Nje Shqiperi tjeter eshte e mundur! Dhe me tej; Nje Ballkan tjeter eshte i mundur!

PYETJE: A ka qene Sevimi e dobishme dhe luftarake sa duhet per te mbrojtur te drejtat e grave dhe femijeve sipas misionit qe ka OJQ juaj?

PERGJIGJE-Jam perpjekur te jem e ‘dobishme’ per te justifikuar veten si grua, dhe me pas misionin tim si nje aktiviste e te drejtave te njeriut. Godina e madhe qe ne kemi ngritur me emrin “Ne Dobi te Gruas Shqiptare, eshte sot nje asset jo vetem I kesaj shooqaate, po I nje hisotire te thjeshte te shume grave, te cilat nen emrin e nje grupimi bene shume per te ndryshuar realitetin tone.Permes qendrave toan komuniate, ushqimeve dhe aktiviteteve te zhvilluara ,ne ndihmuam mijra femije duke redukatuar varferine dhe duke u dhene mundesi edukimi.

PYETJE: A ka qene Sensibilizim i  opinionit, I madh, sipas rendesise se problemeve ne për përmirësimin e legjislacionit në mbrojtje ndaj gruas , për të ngritur ura reale të bashkëpunimit me institucionet shtetërore. ?

PERGJIGJE:Une mendoj se Po.Permes qendrave tona te formimit Profesional, te ngritura qe ne 1997 ne Tirane, Elbasan, Burrel, Durres, ne diplomuam me shume se 5000 te rinj rruge, te varfer ne maksimum, duke u dhene atyre mundesi te jashtezakonshme per te perballuar jeten e tyre e per te ndihmuar familjet Ne sollem ne kornizat ligjore, ligjet e para si; 1994, ligjin per abortin 2005, Kodin e Familjes. Ratifikuam sebashku me OJF te tjera konventa , deklarata, etj,etj. Krijuam nje kuader ligjore super evropian, kunder dhunes ndaj gruas. Krijuam netowke dh erritem presionin ndaj shteti per ate cka ai s ben’

Liliana Pere –Cfare mbeshtetje ka patur Sevimi ne rrugen e saj te veshtire,nga struakturat Shteterore si dhe Partneret , per tematikat e shumta te rritjes e forcimit te Rolit te Gruas ?

 

Gjatë këtyre viteve si njé aktiviste e të drejtave të njeriut i cili I ka mbështetur grupet në nevojë, si gra të margjinalizuara, fëmijëve të varfër dhe të pastrehë, te rinj vulnerable, dhe të moshuarit.,kam kontribuar në zhvillimin e shoqërisë duke kundërshtuar përkatësitë politike që solli vetëm shkatërrim për vendin dhe popullin. Eshte rruga e shtetit te se drejtes, ku ligji dhe zbatimi I tij, mos ‘flasin ndryshe, ku te drejtat te jene reale per te gjithe, ku ne te perpiqemi qe hendeku klasor-social-ekonomik, te jete shume pak i dukshem. Sensibilizim të opinionit,dhe lobimi te jete I madh, për përmirësimin e legjislacionit në këtë fushë. Për të ngritur ura reale të bashkëpunimit me institucionet shtetërore.

PYETJE: -Puna dhe idete  innovative ne punen tuaj   mua me rrisin respektin, inspirojne , me rrisin pergjegjesine dhe kam deshiruar te qendroj prane ne c’do  sensibilizimin tuaj  si dhe ne koferenca e Takime, sa rezultative kane qene keto ide ?

PERGJIGJE- Ne ngritem: qendër rehabilitimi për fëmijët e rrugës me trajnimin profesional dhe ndihmë ekonomike; ne drejtuam fushata kundër trafikimit të vajzave dhe grave shqiptare.Ne ngritem teparin Klubi i Grave në Shqipëri. Ne kooperuam me grate e rajonit, per mes nje program bballkanik; Grate ura paqeje dhe mirekuptimi!Jemi krenare qe mbeshtetem me shume se 3000 kosovare permes programesh te ndryshme humanitare dhe pas lufte, me programin Cash for Shelter, pagesa permes bankes, nga qeveria zvicerane ,ndihmuam 200 familje shqiptare qe strehuan kosovaret. Per gjithe punen e bere ne OJF qe uen drejtoj, jemi nderuar me cmime dh e dokumentare, jemi bere shembull I mire , se sin je OJF dhe aktiviste te ndryshem, mudn te sjellin ndryshime. Te dobishme pe r nje bote me te mire! Ka qene deviza jone dhe ky eshte vizioni yne. Per kete, ne vitin 2000, Shoqata qe une drejtoj, mori çmimin për të Drejtat e Njeriut nga Republika e Francës, nga Presidenti, Lionel Jospen, për projektin “Gjakmarrjes -. Kjo dramë e madhe që vret fëmijërinë shqiptare”

PYETJE:-Qendra për fëmijët e rrugës, Alternativa Profesionale (e njohur si FERLASSESS), një rezultat i punës dhe angazhimit të Sevim Arbana, sot shihet si një nga programet më të mira dhe është e njohur jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë Ballkanin.

Ne 1997-1999, Sevim Arbana u zgjodh Presidente e Forumit te OJF. Që nga viti 2002-2006, Sevim Arbana ka qenë kryetare e Këshillit Kombëtar të Grave Shqiptare. Ne 2006-2010 ka qene e zgjdhur ne komisionin e UNESCO-s per Grate. Sevim Arbana ka drejtuar shume protesta paqësore, si më 8 mars, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Ditet Nderkombetare kundr Dhunes Ndaj Grave me slogane për të drejtat e grave, broshura hedhur nga helikopterët, dhe një paradë me makinash . Ajo është anëtare e rrjeteve të ndryshme vendore, ndërkombëtare dhe evropiane. Media shqiptare ka mbuluar punën e saj në lëvizjen e grave dhe idetë e saj pioniere, të tilla si në dokumentare per ,heronjt shqiptarë, e cila tregon jetën e njerëzve të thjeshtë të cilët kanë kontribuar në procesin e zhvillimit. Tani ajo eshte Kryetare e Bordit te NDGSH dhe Presidente e saj

Sevim: Te falenderoj Liliana per bashkebisedimin qe ndame bashke dhe i uroj Organizates tuaj shume suksese, sollem ne vemendje te publikut qe qe puna ne Dobi te Gruas shqiptare nuk duhet te rreshte asnjehere.

Liliana Pere:Ju faleminderit luftarakja,dhe e paepura per mbrojtjen e te drejtave te grave Sevim.Se bashku per nje Bote paqesore dhe humane ne mbrojtje te te drejtave te grave shqiptare.

Bisedoi:

Liliana Pere

Presidente e Organizimit Internacional

Gruaja Shqipatre ne Bote

Filed Under: Interviste Tagged With: Flet Sevim Arbana, Liliana Pere, per nje bote me te mire!’’, te dobishme

LAURA MERSINI MBLODHI 32 SHKENCETARE NE SUEDI

September 14, 2015 by dgreca

Laura Mersini- Shkencëtarja e famshme shqiptare mbledh në Suedi kokat e fizikës dhe astronomisë/

Histori Suksesi/

Laura Mersini Houghton-ka lindur ne Tirana, Albania dhe eshte me kombesi shqiptare Amerikane.

“Laura është vajza e Nexhat dhe Stoli Mersinit, vlonjatët e njohin dhe e respektojnë shumë këtë familje.Prof. Nexhet Mersini, ka qenë një nga matematicienet e talentuar të vendit tonë. Laura Mersini Houghton është një kozmologe dhe fizikante teorike, dhe profesore e asociuar. Shqiptaro-Amerikania ra në sy që në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill. Ajo argumenton se anomali në strukturën e tanishme të universit janë shpjeguar më së miri si tërheqje gravitacionale të ushtruar nga universe të tjera.

Edukimi

Mersini Houghton-mori B.S. saj diplomë nga Universiteti i Tiranës, Shqipëri, dhe M.Sc. saj nga Universiteti i Maryland. Ajo dha një Ph.D. në vitin 2000 nga Universiteti i Wisconsin-Milwaukee. Pasi fitoi doktoratën e saj, Mersini Houghton-ishte në në Scuola Normale Superiore di Pisa nga viti 2000 deri në vitin 2002. Në vitin 2002 ajo ishte  për dy vjet në Universitetin e Sirakuzës. Ajo pranoi një punë ne Fakultetin në Universitetin e Karolinës së Veriut, dhe në janar të vitit 2004 filloi si asistent profesor i fizikës teorike dhe kozmologjisë në UNÇ deri ne vitin 2008.

Më 11 tetor 2010, Laura Mersini-Houghton u shfaq në një program të BBC :Çfarë ka ndodhur para Big Bengut (së bashku me Michio Kaku, Neil Turok, Andrei Linde, Roger Penrose, Lee Smolin, dhe fizikantë të tjera) ku ajo parashtroi teorinë e saj se Universi si një funksion të tundur mbi punën e peizazhit multiverse.

Mersini-Houghton mbi teorinë Multiverse është diskutuar në epilogun e një biografie të publikuar kohët e fundit nga Hugh Everett III.

Në shtator të vitit 2014, ajo pohoi për të demonstruar matematikisht se, duke pasur parasysh supozime të caktuara rreth firewalls e vrimave të zeza, teoritë aktuale të formimit të zi vrima janë me të meta. Ajo pohoi se Hawking rrezatim shkakton yll për të derdhur në masë në një normë të tillë që ajo nuk ka dendësinë e mjaftueshme për të krijuar një vrimë të zezë.

Nga data 24-29 Gusht te vitit 2015 Laura Shkencëtarja e famshme shqiptare mbledh në Suedi kokat e fizikës dhe astronomisë (Video)

Laura Mersini (Houngton nga i shoqi) po përjeton kulmin e saj shkencor, një astronome shqiptare.

Shkencëtarja nga Vlora, e bija e një mësuesi matematike, është e njohur gjërësisht në rrethet akademike botërore dhe ka marrë vëmëndjen e mediave më të rëndësishme në botë, por në Shqipëri nuk e ka marrë një vëmëndje të tillë nga mediat.

Laura Mersini organizoi këto ditë në Suedi bashkë me universitetin ku ështe e angazhuar, një konferencë me pjesëmarrjen e shkencëtareve më të rëndësishëm të botës.

Aty merr pjese shkencëtari me famë botërore, Stephen Hawking, i cili ju përgjigj pozitivisht ftesës së Laura Mersinit.

Në këtë konferencë janë mbledhur 32 shkencëtarët më të mirë në fushën e fizikës dhe astronomisë dhe kanë diskutuar nga data 24-29 Gusht, për teoritë më të debatueshme në fushën e fizikës moderne.

Përmes një statusi në Facebook, eksperti i ekonomisë, ish-ministri, Arben Malaj, jep vlerësimet e tij për shkencëtaren shqiptare me origjinë nga Vlora.

Malaj flet për mungesë vëmendje nga nga mediat shqiptare si dhe për shumë shkencëtarë të tjerë shqiptarë, që po spikasin në fusha të ndryshme.

“Shume nga televizionet në botë i kanë dhënë akses dhe promovim Laurës. Çuditërisht asnjë nga mediet e vendit tonë nuk i ka dhënë hapësirën që i duhet, e meriton dhe na bën shumë mirë.

Sot janë lehtësisht të arritshme të gjitha linqet e këtij aktiviteti dhe konferencave ndërkombëtare ku ka referuar Laura. Ajo e do shume Shqiperinë, vijnë çdo vit këtu për ato pak pushime, kanë dëshirë të jenë pjesë e promovimit të Shqipërisë edhe nëpërmjet aktiviteteve shkencore ndërkombëtare në Tiranë dhe qytete tjera të vendit. Jemi krenare per shkenceteren shqiptare Laura Mersini dhe I urojme shume suksese .

Pergatiti:

Liliana Pere

Presidente e Organizimit

Gruaja shqiptare ne Bote

Filed Under: ESSE Tagged With: Liliana Pere, Shkencetarja Laura Mersini, Suedi

NENE TEREZA: PAQJA ARRIHET ME VEPRA TE DASHURISE

September 5, 2015 by dgreca

“Gjeja me e rendesishme ne jete eshte dashuria. Ketu edhe eshte fillimi i veprimtarise per te drejtat njerezore” “Paqja arrihet me vepra te dashurise” ‘’Nene Tereza’’/
Duke nderuar sot Nënë Terezen, ne frymëzohemi me idealin e saj të bamirësisë. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli datën 5 shtator, dita kur vdiq Nënë Tereza, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë. Kjo dite na fton te gjitheve mbare boten per ta nderuar dhe kujtuar Nene Terezen per rolin e pazëvendësueshëm të akteve të bamirësisë në zbutjen e krizave humanitare dhe vuajtjeve njerëzore, Ne grate do t’I bejme homazh aktivitetit e trashëgimisë së Nënë Terezës, e njohur ndërkombëtarisht dhe e vlerësuar botërisht për përkushtimin dhe punën e saj gjatë gjithë jetës në ndihmë të të sëmurëve, të varfërve e njerëzve në nevojë”, Nënë Tereza është nje ikone e humanizmit për gjithë njerëzimin anë e mbanë botës.
Ajo dha dashuri dhe i dëshmoi botës shumë bujari që buron nga zemra e e nje gruaje Shqiptare Viktor Hygo do të thoshte “Në çaste të vështira lindën njerëz të mëdhenj”. Për prijësit tanë shekullorë, Nëna Terezë është dhe nje diamant i c’muar që inspiron, ndrin shpirtrat e shqiptarëve të ndarë kudo ne Bote . Është rilindase bashkohore e kombit. Ajo eshte nje hyjneshe qe do t’I falemi gjthe jeten. Dhe, nese sot kudo ne bote ka njerez (disa prej te cileve veprojne edhe ne Shqiperi), qe besojne ne nje shoqeri civile, ky institucion nuk eshte i pamundur dhe mendesite thellesisht humane te Nene Terezes nuk do te mbeten nje utopi.
“Nënë Tereza e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhërin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Haste vështirësi për të folur rrjedhshëm Shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurre nuk e ka mohuar origjinen e saj shqiptare. Shkrimet e saj ne Shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në Shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel me 1979 dhe lutja në Shqip transmetuar nga Zëri i Amerikës me 17 Qershor 1978. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezen se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë

Lindi në Shkup, të Shqipërisë te pushtuar prej Perandorisë osmane, sot Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, më datë 26 gusht 1910[4]. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm Dom Zef Ramaj, ditë të cilën ajo e llogariste si datëlindjen e saj[5]. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Kola dhe Drania patën 5 fëmijë, dy nga të cilët u vdiqën në fëmijërinë e hershme. Frikë të madhe kishte nënë Drania se mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dhe shëndet dukej e dobët. Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali, kurse motra quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Shkupi i merret Shqipërisë prej Maqedonisë me 1 Janar 1918 në bazë të traktatit të Versajës. I ati, që ishte i përfshirë në lëvizjet politike e asaj kohe, vdes në 1919 kur ajo ishte 8 vjeçe[6].
Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.
Jeta si murgeshë
Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj:
“Shkup 12. 09. 28 E dashura Teze Lis! Më 26 të këtij muaji po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkrue dy tri rreshta për juve. Lamtumirë, e deshiroj që Zoti t’ju nap gjithshka që ju deshron zemna. Dua t’ju fal gjanat ma të përzemërta, Gonxhja”.
Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në atdhe, në Shqipëri,qysh para Luftës së Dytë Botërore. Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. “Nënë Tereza e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhërin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Haste vështirësi për të folur rrjedhshëm Shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurre nuk e ka mohuar origjinen e saj shqiptare. Shkrimet e saj ne Shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në Shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel me 1979 dhe lutja në Shqip transmetuar nga Zëri i Amerikës me 17 Qershor 1978. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezen se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”. Por Shqipëria heshtte. Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë nuk i kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për te marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as për të parë varrin. Madje këtë vizë nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marrë dhenë në të katër anët e botës deri ne fillim të viteve ’90. Shqiptarja trupvogël ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve ’80. Deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.
Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan duke e shpërblyer Nënë Terezën me çmimin Medal of Freedom 1985
.
Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar në një lagje të zhurmëshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit. Këtu, mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, “Shtëpia e Nënës”, pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: “Mother Teresa. IN/OUT”. Shtëpinë e Nënë Terezës e kanë vizituar personalitete si mbretëresha e Britanisë, ish presidentët e Shteteve të Bashkuara George Bush e Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shumë të tjerë. Nënë Tereza ka qenë mjaft bujare, humane e zemërgjerë dhe këto janë karakteristikat që do ta bëjnë të jetojë përgjithmonë në zemrat e gjithë njerëzve, sidomos në zemrat e shqiptarëve.
Kur ishte e re jo vetem ka folur, por ka shkruar edhe poezi ne gjuhen Shqipe. Per shembull poezine e meposhtme e ka shkruar kur ishte 22 vjeçe gjate udhes per ne Indi. Sot kemi një dëshmi të Nënë Terezës që flet shqip më 1988, në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës në gjuhën shqipeNënë Terezës, për të ardhur në Shqipëri iu desh të dërgonte tre letra. Ajo i kishte dërguar më parë letër Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë, por nuk mori kurrë përgjigje. Ja se si e shpjegon Lolja letren e te madhes Nena Tereze derguar Presidentit te Republikes ne vitin 1989, te cilit i theksonte se: “per 60 vjet kam vizituar shume e shume vende jashte atdheut tim”, qe eshte edhe nje fakt se ajo e konsideronte Shqipërine atdheun e saj. Me ne fund, e para pasaporte (per kete rast ishte diplomatike) e dhene per nenshtetas te huaj me origjine shqiptare iu dha pikerisht Nënë Terezes, e cila vizitoi Shqipërine me 1989. Nënë Tereza kishte gjithashtu pasaporte nga India, Vatikani, Britania e Madhe dhe Italia. Kur i thane per pasaporten Shqiptare ajo u pergjigj: “E pranoj me kenaqesi, sepse eshte pasaporta e vendit tim; atje kam Nënën dhe motren, atje kam miq e te njohur, atje shume shpejt do te hapim misionin tone e une do te jem vete aty”. Kur mori çmimin Nobel ne vitin 1979, amerikanet i ofruan nenshtetesine amerikane dhe pasaporten, por ajo nuk pranoi.
Trashëgimia
Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Clinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shume krenar që plotesova nje detyre morale ndaj saj dhe ndaj vlerave te lirise”. Por origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar. Duke qene shqiptare Nënë Tereza nuk i perket vetem Shqipërise, guacka etnike do ta kufizonte. Gonxhja u be qytetarja e botes, e popujve, feve dhe e qyteterimeve. Ne vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj te murgeshave te quajtur Misionaret e Bamiresise qe i sherbejne teresisht te varferve. Shqiptarja trupvogel ishte kthyer ne nje legjende te gjalle. Vetem sipas te dhenave te vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7 500 femijeve ne 60 shkolla, mjekonte 960 000 te semure ne 213 spitale, ishte e vetmja ne bote qe trajtonte 47 000 viktima te lebrozes ne 54 klinika, kujdesej per 3 400 pleq te braktisur e te lene rrugeve ne 20 shtepi pleqsh dhe kishte biresuar 160 femije jetime.
Nder titujt qe i jane dhene Nënë Terezes permenden: Pamada Shir; Gjoni XXIII per Paqe, te cilen ja dorezoi personalisht Papa Pali VI; Samaritani i Mire, ne Boston; Shperblimi Nderkombetar John Kennedy, ne Uashington; Nena e te Gjitha Nenave, Balzan; Çmimi Nobel per Paqen; Medalja e Lirise, shperblimi me i larte amerikan; Medalja e Paqes, shperblimi me i larte i Rusise; etj.
Me 5 shtator 1997 : bota mesoi se Nënë Tereza ( Angel of Mersy) vdiq ne moshen 87 vjeçare duke lene pas dashuri .
Nderkohe ne Maqedoni eshte botuar nje monografi se Nënë Tereza eshte maqedonase!!! Nje gje te tille degjova nje dite edhe Alsat per origjinen/dyshimet dhe spekulimet qe i bejne te tjeret lidhur me origjinen e saj. Sipas gazetes Washington Post, 16 Tetor 2003, deklarohet qarte se Nënë Tereza ka lindur ne Shkup ne kohen kur nuk kishte FYROM dhe Shkupi eshte qytet i perandorise Otomane. Me tej rithuhet fjala e Nënë Terezes qe sipas gjakut ajo eshte Shqiptare. Gjithashtu, gazeta shkruan se veren qe kaloi nje skulptor sllavo-maqedonas krijoi nje shtatore te Nënë Terezes, me mbishkrimin thjeshte si nje bije e Maqedonise, per ta derguar ne Rome me rastin e saj te shenjterimit. Por, zeri i bashkuar i Shqiptareve ne lidhje me origjinen kombetare te Nënë Terezes beri qe ai skulptor ta harronte endrren qe pati.
Para meje kam librin e Kathryn Spink i perkthyer ne gjermanisht dhe biografia eshte e autorizuar nga Nënë Tereza. Origjinali eshte ne anglisht. Aty thuhet se babai i Nënë Terezes ishte nje nacionalist shqiptar i cili angazhohej per bashkimin e Kosoves me Shqipërine dhe krijimin e Shqipërise se Madhe, per kete ai kishte shkuar ne Beograd tok me konsullin italian. Kishte shkuar atje me nje shendet shume te mire dhe u kthye prapa i shtrire per vdekje. Ai i kishte 45 vjet kur vdiq. Mjeku dhe anetaret e familjes ishin te bindur se Nikola ishte helmuar ne Beograd.
Jane shkruar e shkruhen edhe sot e kesaj dite me qindra vepra per te madhen Nena Tereze, por te gjitha flasin ne te verteten se ajo ishte shqiptare, siç e ka deklaruar edhe vete. Nena Tereze vdiq me 12 shtator te vitit 1997, tani ne vitin e 100 te lindjes se saj krenohemi per jeten dhe vepren e saj.
BIOGRAFIA E NËNË TEREZËS
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqe.
Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut (Nikollë Bojaxhiu) me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Lindi në Shkup, të Shqipërisë te pushtuar prej Perandorisë osmane, sot Republika e Maqedonisë, më datë 26 gusht 1910. Shkupi i merret Shqipërisë prej Maqedonisë me 1 Janar 1918 ne baze te traktatit te Versajes. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm Dom Zef Ramaj. Kola dhe Drania kishin 5 fëmijë, dy u vdiqën në fëmijërinë e hershme. Frikë të madhe kishte nënë Drania mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dhe shëndet dukej e dobët. Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali. Kurse motra quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë. Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlande. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj: “Shkup 12. 09. 28 E dashura Teze Lis! Më 26 te ketij muajit po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkruaj dy tri rreshta per juve. Lamtumire, e deshiroj qe Zoti t’ju jap gjithcka qe ju deshiron zemra. Dua t’ju fal gjerat më të përzemerta, Gonxhja”.
Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në atdhe, në Shqipëri, qysh para Luftës së Dytë Botërore. Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. “Nënë Tereza e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhërin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Por Shqipëria nuk heshte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperisë nuk i kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për te marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as për të parë varrin. Madje këtë vizë nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marrë dhenë në të katër anët e botës deri ne fillim të viteve ’90. Shqiptarja trupvogel ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve ’80. Deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.
Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar në një lagje të zhurmëshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit. Këtu, mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, “Shtëpia e Nënës”, pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: “Mother Teresa.”. Shtëpinë e Nënë Terezës e kanë vizituar personalitete si: mbretëresha e Britanisë, ish presidentët e Shteteve të Bashkuara George Bush e Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shumë të tjerë. Nënë Tereza ka qenë mjaft bujare, humane e zemërgjerë dhe këto janë karakteristikat që do ta bëjnë të jetojë përgjithmonë në zemrat e gjithë njerëzve, sidomos në zemrat e shqiptarëve.

Disa nga çmimet dhënë në vite Nënë Terezës:
Çmimi Damian Dutton
1962 – Çmimi Ramon Magsaysay
1973 – Çmimi Templeton
1978 – Çmimi Balzan
1979 – Çmimi Nobel për Paqe
1980 – Çmimi Bharat Ratna
1985 – Çmimi Medal of Freedom
1996 – Qytetare nderi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
1996 – Dekorata Qytetar Nderi i Kosovës
Në vitin 2003, Aeroportit të Tiranës, Shqiperi iu dha emri “Nënë Terezës”. Në hyrje të këtij aeroporti më 2007 u inagurua edhe busti i saj.
Medaljet Urdhri “Nënë Tereza”
Urdhri “Nënë Tereza” është një dekoratë nderi e Republikës së Shqipërisë që u jepet qytetarëve shqiptarë dhe të huaj për akte të shquara humanizmi ndaj kombit shqiptar dhe njerëzimit. Dekorata prej ari i jepet me dekret nga Presidenti i Shqipërisë.
Medalja humanitare “Nëna Terezë” është dekoratë shtetërore e Kosovës që u jepet qytetarëve të Kosovës e të huaj që kontribuojnë në fushën e humanizmit. Shprehja e mirënjohjes dhe nderimi i individëve
Jemi popull I bekuar qe kemi lindur nje Grua me vlera gjigante humanizmi dhe bamiresie
Te lumet ne nene Tereza per ju, Misionare e Dashurisë dhe e Paqes, Ne do te nderoj me gjithe jeten
Do ecim perhere ne frymen dhe shembullin tuaj Ju do ngeleni Legjenda shqiptare e shekullit, te cilen e nderon e gjithe bota e qyteteruar, Nen Tereza do t’i paraprije C’do epoke te re ne Mijevjecare te Rinj.
Perg:Liliana Pere

Filed Under: ESSE Tagged With: Liliana Pere, ME VEPRA, Nene Tereza, PAQJA ARRIHET, te dashurise

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 11
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT