• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJË ZEMËR QË PULSON NGA MALLI I DASHURISË

January 15, 2013 by dgreca

(Patricia Lidia, Në rrjedhë të kohës, Amanda Edit, Bukuresht, 2012)/

Lucian Gruia/

Pas vëllimeve poetike Heshtje në dy: heshtje në ne! (Ed. Citadela, Satu Mare, 2010), Mos mbyll sytë, Tatiana! (Ed. Eurobook, Jash, 2009) dhe  Protest apokrif (Ed. Amanda Edit, Bukuresht, 2012), Patricia Lidia rivjen në vëmendje të lexuesve me antologjinë rumuno-shqiptare Në brigjet e kohës, falë përkthimeve të poetit të talentuar Baki Ymeri. Antologjia e përmendur markon evolucionin e lirikës së saj, që nga ekstazi ekspresionist/dionisiak i moshës së njomë, deri te meditimet e thella ndaj temave madhore të ekzistencës: maturia, dashuria, pleqëria, liria, kalimi i kohës, të trajtuara në mënyrë specifike. Vargjet shquhen për lapidaritet dhe ekspresivitet, duke u koncentruar mbi esencën e disponimeve shpirtërore. Nga një herë shqetsimet bëhen shkretëtimtare: „Rrugëve të shkreta të shpirtit/ Koha bredh e bezdisur –/ Jehona e heshtjes/ Na i grimcon mendimet…” (Katreni i shkretërimit)

Tema qëndrore ka mbetur dashuria, e shpaluar poetikisht mbi një paletë të gjerë, që nga përmbushje e deri në zhgënjim. Çdo qelizë e trupit të poetes përmban nga një zemër të vogël që pulson ndaj dashurisë së çiltërt dhe nga një flatër e vogël që pret të hapet drejt flatrimit erotik: „Në përpëlitje flatrash/ Rrjedh kaltërsia/ Nëpërmjet damarëve të pemëve/ Drejtpërsëdrejti në krahët e tu.” (E dashuruar). Patricia Lidia e parandjente fluturimin lirik që nga fëmijëria: „Kur isha e vogël/ Ëndërroja se mund  të fluturoja…/ Flatrat m’u rritën më vonë/ Dhe ndjehesha e rëndë dhe plakë si Hëna,/ Një fije dëbore e pashkrirë mbi Tokë./ Dhe si një flutur e palindur/ U ngjita në qiell…/ Ndërkaq kërkova për tepër çaste/ Duke menduar se jam engjëll…” (Autobiografi)

Në vëllimet e para, përjetimet erotike ishin të dyfishta, engjëllore dhe djallëzore. Dashurinë e përmbushur e ndërpret një çast, kalimi i kohës. Sentimenti, ndërkaq, ofron edhe gjendje tjera të shumta shpirtërore: pritje, paqartësi, shqetsime, thirrje pa përgjigje, zhgënjime:  “Të hesht?/ Ç’qetësi e hidhur…/ Të qaj?/ Ç’vdekje e padenjë…/ Të thirr banalisht një çast/ Çfarë përjetësie më shtyp?/ Furtunë e kotë/ E shpirtit të gulçuar.// Çfarë mbeti pas nesh?/ Zhdënjim i hidhur…” (Zhgënjim). Poetesha nuk mund të jetojë pa dashuri, dhe e kërkon me çdo kusht këtë dhuratë hyjnore. Krejt Universi duket si një shkrirje ndërmjet femërores dhe mashkullores (ying dhe yang). Nga vëllimi në vëllim, përfytyrimet erotike sublimohen, poetja duke refuzuar gjithnjë e më shpesh anën mishtore dhe duke apeluar në elemente subtile: drita, zjarri, qielli – pra në elemente të ngjitjes dhe përsosjes shpirtërore. Përmes këtij procedeu, ndjenja e dashurisë sakralizohet. Idealet e larta të paplotësuara sjellin shembje të pashmangshme. Në rastin e dashurisë, përmbushjet gëshetohen me zhgënjime.

Paralelisht me kalimin e kohës, jeta gjithnjë e më shumë duket si një ëndërr. Përkohshmëria e konditës humane ndjehet gjithnjë e më e mprehtë. Kalimi i papërsëritshëm i kohës shpartalluese provokon senzacionin e ftohjes së dimrit ontologjik, si dhe atë të trishtimit të pashmangshëm: “Valë dëbore/ E shtruar vit për viti/ Me hidhërim të rëndë/ I zbuloj me fytyrën tënde/ Duke kundruar në pasqyrë.” (Gjyshja). Nga një herë poetesha komunikon me idenë e zgjerimit: „Koha nuk më lë të flas./ Nuk dëshiron të flas./ hesht.// Heshtja ime e butë dhe e ftohtë/ Porsi dheu i brishtë o nxjerrë/ Nga një gropë/ E varrrit.” (Hesht). Tjetërherë jeta duket si një lojë e qeshje/qarjes, e rëndë, ironike, e ëmbël dhe e hidhur, e kapshme me nostalgji: „Zoti nuk po luan barbut –/ E humba fatin për tepër here në bafte/ Që ta fali…/ Fati im i ditëve të marta/ Ma vodhi kohën dhe vitet e çastin/ E prangosur në irisin e tij të butë/ Përjetë më plandosi për një çast…/ Një finale më e mire seç na jep jeta/ Gjatë shtigjeve të Rrugës së Qumshtit…” (Fati im i ditës së martë).

Poezia, nëpërmjet muzikalitetit të brendshëm dhe iluzionit të pashmangshëm, ekuilibron përkohshmërinë e jetës. Fjalët e diellëzuara e mbrojnë gjatë rrjedhës së tërë ditës, që nga lindja deri në perëndim. Madje, edhe nëse dashuria fanitet nganjëherë e mbuluar me një startim të përhirtë, një etje e hatashme për jetë mund ta ndezë në çdo çast me një përbujshmëri të madhe. Toni kolokvial, adresimi i drejtëpërdrejtë, sinqeriteti i shprehjes, e joshin lexuesin. Stili i autores reflekton një ngashnjim të meritueshëm. Patricia Lidia vazhdon të mbetet, edhepese herë pas here e trishtë, një misionare e Dashurisë.

***

Patricia Lidia u lind më 19 maj 1987 në qytetin e bukur Oradea. Vitet e fëmijërisë i ka kaluar nën mburojën e gjyshërve, në brigjet teleormanene, në Zimniçenë e ngrohtë. Vitet e shkollës ia kanë prekur përfytyrimin e një luftëtari të madh e të palodhur për të drejtat e rumunëve të Transilvanisë, duke ndjekur shkollën “Emanuil Gojdu” që mban emrin e këtij atdhetari. Pastaj, fati ia pat drejtuar hapat drejt qytetit që tashmë e konsideron si  shtëpinë e saj, Timishoara. Inzheniere e  telekomunikacioneve, inzheniere e elektronikës biomedikale… në kohën e lirë, e pasionuar ndaj letërsisë… por, mbi të gjitha ndaj artit për të qenë grua… Imagjinata e pasur i ka dhuruar inspirim për të publikuar 6 vëllime personale me poezi dhe teatër, 22 vëllime me poezi për fëmijë, por edhe për të qëndruar pranë krijuesve të tjerë në mbi 30 vëllime kolektive. Ka debutuar në revistën „Ateneu” që del bë Bakëu, si dhe në antologjinë e Editurës së Fundacionit Kulturor Cancicov, me rastin e përfitimit të çmimit që ia pat ofruar revista respektive në kuadrin e Festivalit-Konkurs Kombëtar për Poezi „Avangarda XXII”, edicioni i VI-të, më 2006. Në mbarim të këtij viti ka themeluar shoqatën Asociaţia Bastionul ArtLitTim, që ka për qëllim kryesor promovimin e arteve për fëmijë dhe të rinj.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Bali Ymeri, Heshtja ne dy, Lucian Gruia

Artikujt e fundit

  • Roli i mediave në ndërmjetësimin e agjendave politike
  • Dëshmia e ambasadorit Hill në Hagë, jo alibi, por një kënvështrim i ri për Thacin dhe UÇK-në 
  • PO LEGALIZOHET KISHA ILEGALE ORTODOKSE SERBE NË MAJË TË MALIT TË RUMISË 
  • Qëndresa hyjnore e një zonje të heshtur
  • “I believe in earning trust before asking for support”
  • Çfarë ka, pas pushtimit dhe poshtërimit të demokracisë dhe përfaqësimit?
  • PAQJA QË SOLLI LUFTËN DHE LUFTA QË SOLLI PAQEN
  • Roli i partive politike dhe mediave në kuadër të luftës hibride serbe kundër shtetit të Kosovës
  • Akademia e Hajdutërisë…
  • “TROJET”, TEMPULL I ARTIT, KULTURËS E TRADITËS SHQIPTARE NË ZVICËR
  • Panairi i Librit, zemra e kulturës shqiptare
  • Dita e Veteranëve, – Përkujtojmë shqiptarët që shërbyen me nder në Ushtrinë e SHBA
  • SHQIPTARËT DHE EURO-INTEGRIMI I MAQEDONISË QË U SHPALL SI SYNIM I PËRBASHKËT, POR U SHNDËRRUA NË PROJEKT ME BARRË TË PABARABARTË 
  • Gëzuar festën e veteranëve të ushtrisë-Happy Veterans Day!
  • VATRA FTON SHQIPTARËT E AMERIKËS NË FESTËN E FLAMURIT KOMBËTAR MË 28 NËNTOR 2025 NË NEW YORK

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT