• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHQIPTARET NE ARIZONA KREMTUAN 10 VJETORIN E PAVARESISE SE KOSOVES

February 21, 2018 by dgreca

1 LulzimNGA LULZIM MULLIQI/SHBA/1 Lulzim sport

Festa e Pavaresise se Kosoves eshte festuar ne menyre dinjitoze ne shtetin e Arizones,aq te perkushtuar kane qene bashkeatdhetaret tane per te manifestuar gezimin e tyre per te kremtuar kete vit jubilar te 10 vjetorit te Pavaresise se shtetit te Kosoves.1 Lul VolejbKjo date e rendesishme nga historia me e re e popullit tone eshte shenuar me manifestime te begatshme kulturore dhe artistike ne te gjitha trevat tona etnike shqiptare.Si ne mbare mergaten shqiptare te Amerikes ashtu edhe komuniteti shqiptar ne Arizona, per ndere te kesaj feste kombetare dhe shteterore organizoi nje program simbolik per shqiptaret e ketij shteti te larget te Amerikes.Manifestimi kryesor u mbajt ne vendtakimin e shqiptareve te Arizones ne “Cactus Park 39 Ave “,me pjesemarrjen e qindra shqiptareve  si nga Kosova,Shqiperia,Ilirida,Malesia dhe Lugina e Presheves.Per dallim nga vitet e meparshme kesaj radhe nuk u mbajten fjalime ceremonial te rastit,por perms DJ-ve,u degjuan kenge te zgjedhura te muzikes popullore shqiptare.Poashtu bashkeatdhetaret tane kishin sjellur me vete pije te fresketa dhe ushqime tradicionale shqiptare.Me kete rast vlene ta falenderojme afaristin dhe bashkeatdhetarin tone,Sherif Zejnullahu,i cili siguroi ushqime dhe pije gratis,per te gjithe pjesemarresit.Me pas nen Patronatin e Shoqates Sportive te Arizones u mbajt edhe turnamenti tashme tradicional ne futboll te vogel,”Turniri i Pavaresise se Kosoves” ,ku dy skuadrat fituese,te cilat u ndeshen ne finale,fituan nga nje shperblim modest nga ana e organizatoreve.Me pas bashkeatdhetari yne  dhe publicist Dhimiter Rrera shperndau per te pranishmit gratis nga nje numer te gazetes “Zeri i Camerise”,gazete kjo qe i frymezon dhe bashkon shqiptaret nga te gjitha trevat tona etnike shqiptare.Poashtu,ne kete dite qe koincidoi me shpalljen e Pavaresise se shtetit te Kosoves,Shoqata shqiptaro-amerikane “Shqipe e Arizones” mbajti zgjdhjet e reja te Bordit Drejtues  pas mandatit trevjecar.Sipas Komisionit zgjedhor dhe atij vezhgues zgjedhjeve iu pergjigje nje numer i konsiderueshem i bashkeatdhetareve tane.Ne vendvotime ishin gjithesejt 154 fletevotime dhe vetem nje prej tyre ishte pavlefshme.Pas numerimit te te gjitha fletevotimeve,Komisioni zgjedhor shpalli fitues 9 kandidatet e rinj per Bordin e ri drejtues te Shoqates shqiptaro-amerikane “Shqipe e Arizones” per tri vitet e ardhshme. Kandidatet fitues u shpallen sipas votave fituese renditen si vijon:Diellza Hoti Shkodra,Nehat Arifi,Paulina Kalaj,Florim Ymeri,Arben Lasku,Skerdi Olldashi,Fadil Beqiri,Avni Hasani dhe Rysha Hamiti.Vlene te permendet se per dallim nga vitet pararendese,kesaj radhe Bordi drejtues perbehet kryesisht me anetare te rinj dhe emra te rinj qe do ta drejtojne Shoqaten ne mandatin e ardhshem trivjecar.Nga aktivistet e vjeter te komunitetit shqiptar te Arizones sipas rezultateve te votimeve ka fituar vetem prof.dr.Arben Lasku,ish kryetar i kesaj Shoqate ne vitet e meparshme.Me pas per nder te Pavaresise se Kosoves u organizuan dy koncerte festive njeri nga Shoqata “Shqipe e Arizones’ dhe tjetri nga Instrumrntisti Murat Rama e Xhevdet Krasniq dhe ne bashkepunim me Shoqaten Sportive ne Arizona.Bashkeatdhetaret tane ishin te entuziazmuar me programet festive kulturore dhe sportive qe u mbajten ne pervjetorin e dhjete te pavaresise se Kosoves ne kete shtet te larget te Amerikes.

Filed Under: Emigracion Tagged With: 10 Vjetori i Pavaresise, Arizona, Kosove, Lulzim Mulliqi

ARIZONA,SHQIPTARET NE PRITJE TE 10 VJETORIT TE KOSOVES

February 8, 2018 by dgreca

NE ARIZONA,ORGANIZOHEN DY KONCERTE FESTIVE PER 10- VJETORIN E PAVARESISE SE KOSOVES/

1 Lulzim Mulliqi

NGA LULZIM MULLIQI/SHBA/

Meqe jemi ne vigjilje te pervjetorit te dhjete te shpalljes se Pavaresise se Kosoves,ku nje dekade me pare shpallja e Pavaresise se Kosoves me 17 shkurt  2008,ishte kurorezimi i nje rrugetimi te gjate te sakrifices se popullit shqiptar te Kosoves deri te krijimi i shtetit me te ri ne Evrope.Keshtu pak dite me vone,nje grup vendesh qe e njohen pavaresine e Kosoves, themeluan Grupin Drejtues qe do te mbikqyrte shtetin e ri.Ndersa  me 22 korrik 2010,edhe Gjykata Nderkombetare e Drejtesise konfirmoi permes mendimit keshilldhenes se Pavaresia e Kosoves eshte plotesisht e drejte dhe e ligjshme dhe nuk ka shkelur asnje nen te Ligjit Nderkombetar.Keshtu qe Pavaresia e Kosoves u pa si nje mundesi e mire per integrimin e vendit ne mekanizmat nderkombetare.Megjithate,edhe ne prag te shenimit te 10-vjetorit te shpalljes se Pavaresise se Kosoves,sfide e shtetit te ri ende mbetet liberalizimi i vizave,ceshtja e demarkacionit te kufirit me Malin e Zi,aspirata per hyrje ne NATO dhe integrimin ne BE,si dhe anetaresimi i saj ne OKB.Zyrtatrisht qe nga shpallja e Pavaresise se  shtetit te ri te Kosoves e kane njohur 116 shtete te ndryshme  te botes.Kjo feste e rendesishme shteterore dhe kombetare kremtohet me dinjitet dhe manifestime te nduarnduarta ne te gjitha trevat tona etnike  shqiptare ashtu edhe ne diasporen tone ne SHBA.Ka dite qe ne komunitetin shqiptaro-amerikan te shtetit te Arizones, kane filluar pergattitjet per kete date te rendesishme te shtetit te Kosoves.Keshtu edhe kete vit sikurse ne vitin pararendes,komuniteti shqiptaro-amerikan i Arizones do te organizoj dy koncerte festive me 18 dhe 19 shkurt 2018.Sipas nje njoftimi te publikuar ne rrjetin social-fejsbuk,Shoqata kulturore shqiptaro-amerikane “Shqipe e Arizones” me daten 18 shkurt ne Embassy Suite ne Tempe te Arizones do te organizoj nje koncert festiv me kengetaren e mirenjohur nga Kosova,Gili e cila do te vij enkas per bashkeatdhetaret tane ne shtetin e Arizones.Kengetarja Gili,e cila do te qendroj per nje turne koncertal ne SHBA,ajo zoteron ne repertorin e saj disa kenge hite ,te cilat ajo do te na i  rikujtoje nepermjet performances se saj ne kete koncert festiv qe do ti kushtohet 10 -vjetorit te shpalljes se Pavasresise se Kosoves.Gjithashtu ne kete koncet festiv do te marrin pjese edhe  vellezerit, Edi dhe Edmond Nikolla.Nderkaq me daten 19 shkurt 2018,me iniciativen e instrumentistit te komunitetit shqiptaro-amerikan, Murat Rama do te organizohet edhe nje koncert tjeter festiv kushtuar 10-vjetorit te Pavaresise se Kosoves.Ky koncert do te mbahet ne Embassy Suite ne Scottsdale te Arizones,ku per here te pare do te marre pjese kengetari i mirenjohur i muzikes poppullore,Afrim Aliu.Kesaj radhe komuniteti shqiptar i Arizones per ndere te 10-vjetorit te Pavaresise se Kosoves do te organizoje dy koncerte madheshtore per bashkeatdhetaret tane ne kete shtet te larget te Amerikes,ku do te marrin pjese kengetare te zhanreve te ndryshme muzikore nga trevat  tona etnike shqiptare si dhe nga komuniteti yne.

Filed Under: Komunitet Tagged With: 2 KOncerte 10 Vjet pavaresi, Arizona, Lulzim Mulliqi

ARIZONA, KONCERT PER FESTAT E FUNDVITIT

December 26, 2017 by dgreca

1 Lulzim Mulliqi

NGA LULZIM MULLIQI/SHBA/

Meqe jemi ne prag te festave te fundvitit,sikur edhe shume veprimtari te ndryshme komunitare ne kete periudhe koincidojne ne harmoni me atmosferen festive ne pritje te Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri.Komuniteti shqiptar i Arizones viteve te fundit po kremton ne menyre te nduarnduarta festat tona kombetare si dhe ato te tradites shqiptare te trashegura neper breza dhe gjenerata te ndryshme.Keshtu disa jave me pare,shqiptaret e Arizones permes dy koncerteve te shfaqura njeri nga Albo  Party,s Arizona dhe tjetri nga Shoqata shqiptaro-amerikane “Shqipe e Arizones” kremtuan ne menyre dinjitoze diten e Pavaresise se Shqiperise,apo te njohur ndryshe si Dita e Flamurit.Bashkeatdhetaret tane ne kete shtet te larget te Amerikes jane mjaft te inkurajuar per te krijuar nje atmosfere sa me te gezueshme per festat e fundvitit.Gjithashtu ata jane mjaft te apasionuar pas koncerteve te muzikos sone te larmishme popullore shqiptare.Ne kuader te ketij komuniteti dallojne me iniciativen e tyre individe te apasionuar ne organizimin e veprmitarive te ndryshme kulturore per nder te festave te ndryshme veprimtare si dhe instrumentiste te ndryshem, qe kane kontribuar drejtpersedrejti ne nje varg te aktiviteteve tona kulturore dhe kombetare.

Kesaj radhe nje koncert festiv per nder te festave te fundvitit ne shtetin e Arizones do te organizohet me nismen e instrumentistit te mirenjohur,Murat Rama.Ne kete koncert festiv pritet te paraqitet ne skene para mergimtareve tane kengetarje e re dhe e talentuar nga Shqiperia,Driselda Kanina e cila do te shoqerohet nga instrumentistet e mirenjohur,Murat Rama dhe Bardhi Leka.Ky koncert festiv do te organizohet me daten,31 dhjetor ne Georgie,s Diner,Fountain Hills ne Arizona.

Cmimi i biletes per te rritur do te kushtoje 70 dollare,ku do te jene te perfshira edhe meny te pasura nga kuzhina tradicionale shqiptare dhe hyrja per femije eshte gratis.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Arizona, Koncert fundviti, Lulzim Mulliqi

SHQIPTARET NE ARIZONA NE FESTEN E FLAMURIT

November 25, 2017 by dgreca

IMG_4041NE ARIZONA U MBAJT PIKNIKU TRADICIONAL PER NDER TE PAVARESISE SE SHQIPERISE/IMG_4042

NGA LULZIM MULLIQI/SHBA/1 Lulzim Mulliqi

Dite me pare shqiptaret e shtetit te Arizones per nder te Dites se Flamurit dhe Pavaresise se Shqiperise mbajten Piknikun tashme tradicional te Pavaresise qe i’u kushtua shenimit te 105-vjetorit te shpalljes se Pavaresise se shtetit shqiptar.IMG_4040Manifestimi kryesor u mbajt ne vendtakimin e shqiptareve te Arizones ne “Cactus Park 39 Ave”,me pjesemarrjen e qindra shqiptareve nga Kosove,Shqiperia,Ilirida,Malesia e Madhe dhe Lugina e Presheves.

1 Gjyste VulajPer dallim nga viti pararendes,kesaj radhe nuk u mbajten fjalime ceremoniale te rastit,por permes DJ-ve, u degjuan kenge te muzikes popullore shqiptare.Poashtu bashkeatdhetaret tane kishin sjellur me vete pije te fresketa te ndryshme dhe ushqime tradicionale shqiptare.2 FejzullahuMe pas nen patronatin e Shoqates Sportive te Arizones u mbajt edhe Turniri tashme  tradicional ne futboll te vogel,ku dy skuadrat fituese,te cilat u ndeshen  ne finale, fituan nga nje shperblim modest nga ana e organizatoreve.

1 DJMe pas bashkatdhetari yne dhe publicisti,Dhimiter Rrera shperndau per te pranishmit gratis nga nje numer te gazetes”Zeri i Camerise”,gazete kjo qe i ofron dhe bashkon shqiptaret nga te gjitha trevat tona etnike shqiptare.Krahas festes se” Falenderimeve”, qe u kremtua ne mbare Shtetet e Bashkuara te Amerikes,nje numer simbolik i shqiptareve te Arizones ne nje mbremje te organizuar nga Albo Party,s Production dhe organizatorit,Safet Pasjaqa mbajten nje koncert festiv familjar ,kushtuar 105- vjetorit te shpalljes se Pavaresise se Shqiperise.Ky koncert u mbajt ne mjediset e Qendres kulturore “American Royal Palace” ne Thunderberd dhe 19 Ave ne Phoenix,te Arizones.Ne sallen e koncerteve dallohej dekorimi me flamujt kombetar kuq e zi,e qe ishin sjellur enkas per nder te festes se Pavaresise se Shqiperise.Me pas nisi programi artistik,ku u intonuan  himni kombetar shqiptar dhe ai amerikan.Me pas programin e hapi gazetari dhe moderatori

i kesaj mbremje,Mr.Lulzim Mulliqi.Ai poashtu foli per rendesine historike te 28 nentorit dhe per ngjarjet qe i paraprine kesaj date te rendesishme nga historia e popullit tone.Ai nder te tjerash theksoi se “Shpallja e Pavaresise se Shqiperise nga diplomati dhe plaku i Vlores,Ismail Qemali me 28 Nentor,1912 shenon rilindjen e shtetit shqiptar pas nje roberie te gjate nga sundimi Osman.Shpallja e Pavaresise se Shqiperise eshte padyshim ngjarja me e rendesishme per te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen”.Ne vijim ai ftoi ne skene kengetaren e muzikes popullore,Gjyste Vulaj,e cila kishte ardhur enkas nga Malesia per t’i argetuar bashkatdhetaret tane ne shtetin e Arizones.Ajo se pari i pershendeti te pranishmit dhe me pas per disa ore performoi ne skene ,duke i argetuar te pransishmit me nje repertor te pasur te kengeve popullore shqiptare.Programi i larmishem muzikor filloi me kengen kushtuar Flamurit,pastaj kenget  kushtuar Shqiperise dhe Mergimtareve fituan ovacione dhe duartrokitje frenetike nga te pranishmit.Gjate gjithe programit muzikor,zeri i mrekullueshem,tipik dhe karakteristik i kengetares,Gjyste Vulaj dhe nen shoqerimin e tingujve te embel te pianos se maestro,Sokol vulaj lane mbresa te jashtezakonshme tek bashkeatdhetaret tone.Keshtu kenga dhe vallja shqiptare e interpretuar me sukses nga kengetarja,Gjyste vulaj,vazhdoi deri vone pas mesnates dhe urimi i perbashket per t’u mbledhur perseri se toku ne festa te tilla kombetare buronte parreshtur nga zemrat e te gjithe pjesemarresve te ketij koncerti festiv.Ne bisede e siper kengetarje Gjyste Vulaj pos tuneut te saj artistik ne shtetin e Arizones,ajo do te jete e pranishme me shfaqjen e koncerteve te saj edhe ne komunitetin shqiptaro-amerikan ne Las Vega, te shtetit te Nevades si dhe ne komunitetin shqiptaro-amerikan te Cikagos ne shtetin e Illinoisit.

Nderkaq Shoqata shqiptaro-amerikane “Shqipe e Arizones”,permes rrjetit te saj social (fejsbuk) ka njoftuar komunitetin se per nder te 105-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise,do te organizoje nje koncert festiv me daten 25 nentor ne Feniks te Arizones,me pjesemarrjen e kengetareve Valbona Mema dhe kengetares se mirenjohur nga Drenica,Aferdita Demaku.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Festa e Flamurit, Gjyste Vulaj, Lulzim Mulliqi, shqiptaret e Arizones

KOMUNITETI SHQIPTAR NE ARIZONA NE PRITJE TE FESTES SE PAVARESISE SE SHQIPERISE

November 16, 2017 by dgreca

NGA LULZIM  MULLIQI /SHBA/

3-lulzim-mulliqi

Meqe jemi ne vigjilje te 28 Nentorit,e cila njihet edhe si Dita e Flamurit.Kjo dite eshte nje date e vecante per shqiptaret ne mbare boten sepse ne kete date te vitit historik 1912 u shpall Pavaresia e Shqiperise nga Ismail Qemali ne Vlore.si cdo popull,edhe ne shqiptaret kudo qe ndodhemi kemi kremten tone kombetare.Madje me plot gojen mund te themi se Dita Jone e Madhe-28 Nentori,eshte dicka me shume se nje kremte kombetare,sepse me kete date shteti shqiptar u be i barabarte me kombet e tjera te Europes,duke u shpallur shtet sovran dhe i pavarur.28Nentori  eshte i rendesishem edhe per faktin se kjo date e rendesishme kombetare eshte edhe ditelindja e Komandantit legjendar,Adem Jasharit.Ne kuader te pergatitjeve qe po behen ne perkujtim te kesaj date te rendesishme te historise me te ndritur te popullit tone,edhe komuniteti shqiptar ne shtetin e Arizones do ta kremtoj me manifestime te shumta kulturore dhe kombetare.Siparin e manifestimeve per nder te festes se Pavaresise do te nise Shoqata Sportive ne Ariziona,e cila si  cdo here edhe kesaj radhe do te organizoj Turnirin tashme tradicional ne futboll te vogel si dhe lojra te tjera sportive si ne shah,basketboll etj.Edhe kesaj radhe si ne vitin pararendes Komuniteti shqiptar i Arizones do te organizoj per fsten e Pavaresise dy koncerte  festive,ku do te performojne kengetare te ndryshem te muzikes popullore shqiptare,te ftuar nga trevat tona etnike shqiptare si nga Shqiperia,Kosova,Malesia,Ilirida dhe Lugina e Presheves.

Keshtu me rastin e 105 vjetorit te shpalljes se Pavaresise se Shqiperise me iniciativen e Albo Party’s Arizona dhe organizatorit  Safet Pasjaqa,do te organizohet nje koncert festiv me pjesemarrjen e kengetareve te mirenjohura,Gjyste Vulaj dhe Fatime Hajzeri-Ruhani,te cilat do te shoqerohen nga instrumentistet,Sokol vulaj dhe Adnan Ruhani.Ky koncert do te mbahet me daten,23 nentor ne Qendren kulturore “American Royal Palace” ne 1915,W 1915 Thunderbird,Phoenix,Arizona.Hyrja per te rritur 65 dollare dhe per femije 35 dollare.Nderkaq Shoqata Shqiptaro-amerikane “Shqipe e Arizones” permes rrjetit te saj social(fejsbuk) ka njoftuar komunitetin se me daten 25 nentor,organizon nje koncert festiv me kengetaret:Valbona Mema dhe Aferdita Demaku.Manifestime te tilla kulturore per Diten e Flamurit dhe shpalljen e Pavaresise se shtetit shqiptar do te organizohen edhe ne qytetet me te medha amerikane,kudo aty ku jetojne shqiptaret anembane ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes,ne Kanada dhe Zelande te re.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Festa e Flamurit, Lulzim Mulliqi, Shqiptaret ne Arizona

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 11
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT