-Ne besojmë që në Parlamentin Evropian me shumicë do të votohen për rekomandimet për liberalizimin e vizave, por duhet bërë më shumë që kjo të kalojë edhe në Këshillin e Ministrave/
PRISHTINË, 17 Maj 2016-B.Jashari/ “Së shpejti presim lajme të mira për Kosovën”, tha zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropiann, Ulrike Lunacek, në takim sot me Grupin e Grave Deputete të Kuvendit kosovar, nga maxhoranca dhe opozita.“Ne besojmë që në Parlamentin Evropian me shumicë do të votohen për rekomandimet për liberalizimin e vizave, por duhet bërë më shumë që kjo të kalojë edhe në Këshillin e Ministrave”, theksoi ajo.Eurodeputetja Lunacek i dhuroi Grupit të Grave Deputete një top me simbolin e Bashkimit Evropian, duke u shprehur se, “Kosova ka dhënë gol shumë të madh me inkuadrimin në UEFA dhe FIFA, por tani duhet të jap gola të vërteta në ballafaqim me kundërshtarët”.Në takim me deputetet e Kuvendit të Kosovës, Ulrike Lunacek ishte bashkë me eurodeputetet – përfaqësueset në Parlamentin Evropian: Julie Word nga Mbretëria e Bashkuar dhe Dubravka Shuica nga Kroacia.Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës theksoi se e ka të përqendruar angazhimin në aktivitetet që kanë të bëjnë me promovimin e barazisë gjinore, marrjen e masave afirmative për ta fuqizuar gruan dhe demokratizuar vendin.
“Serbia nuk do të mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian pa njohur pavarësinë e Kosovës, i pëlqeu kjo dikujt apo jo”.Kështu ka deklaruar Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek në një diskutim podiumi në Berlin, organizuar nga Fondacioni Hajnrih Bël me temën “Zhvillimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës”, ku kanë marrë pjesë edhe Bodo Veber nga Këshilli për politika demokratike, si dhe Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.Lunaçek ka deklaruar se “vazhdimisht angazhohet dhe kërkon që edhe pesë vendet e BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe sipas saj, kjo duhet të ndodhë.Ndërsa, Bodo Veber tha se “nuk do të lejohet anëtarësimi i Serbisë në BE para Kosovës, pasi askush nuk mund të garantojë që më pas Serbia nuk do ta bllokonte anëtarësimin e Kosovës në BE”.Nga ana e tij kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka deklaruar se “Vetëvendosje nuk është në parim kundër dialogut me Serbinë, por është kundër dialogut pa parime”, transmeton RTK.Ai në fjalimin e tij ka deklaruar se “Serbia nuk po e trajton Kosovën si partner të barabartë në bisedime dhe se deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për krimet që ka kryer gjatë vitit 1999 në Kosovë”.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.