• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Albanian Parade will be on SATURDAY June 8.2019

March 13, 2019 by dgreca

Albanian Parade Meeting Information

Date: SUNDAY March 17.2019

Time: 5:15PM

Place: Vatra’s House 

Address: 2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458

(Historically first meeting is held at Vatra all others will be in the city) 

We are starting early this year since it is the 10th year anniversary of Albanian Roots & we will have a few delegations coming from Albania and Montenegro. 

This will help us better organize and reach out to more Albanian American Organizations throughout America and not just the tristate area. 

Please RSVP with your name and the name of your organization so we can make sure you have a seat reserved. 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Marko Kepi

VATRA: PROTESTA E STUDENTËVE, RINGJALLJE E SHPRESËS PËR NDRYSHIM

December 11, 2018 by dgreca

-Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto dhe Presidenti i Rrënjëve Shqiptare z. Marko Kepi, pritën në Vatër Presidenten e rrjetit rinor të USAID, Juela Hamati-/

1 Juela Drit Marko

Të Hënën, 10 dhjetor 2018, Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA z. Dritan Mishto së bashku me presidentin e Rrënjëve Shqiptare z. Marko pritën presidenten e sapozgjedhur të rrjetit rinor të USAID, Juela Hamati, të cilën e uruan për detyrën e re.

Gjatë takimit biseda u përqëndrua tek protestat e studentëve në Tiranë. Kryetari i Vatrës deklaroi se: Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, po i ndjek me vëmendje protestat dhe i mbështet plotësisht ato. Vatra, tha kryetari Mishto, përshëndet protestat studentore të Dhjetorit 2018 dhe i vlerëson ato  si një ringirtije shpritërore të revoltës për një Shqipëri më të mirë, për ringjalljen e shpresës tek të rinjtë dhe luftës kundër mendësive totalitare në udhëheqësinë e vendit.

Pritet që Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA dhe “Rrënjët Shqiptare” të dalin me një deklaratë të përbashkët në përkrahje të Protestave të studentëve!

Mysafirja falenderoi për pritjen e ngrohtë. Ajo shkroi në librin e vizitorëve:”Faleminderit që mbani gjallë historinë, traditat dhe kulturën tonë Kombëtare këtu në Amerikë. Gjysmën e zemrës e kemi tek Ju dhe kudo ku ka shqiptarë!

Filed Under: Featured Tagged With: dritan Mishto, Juela Hamati, Marko Kepi, Vatra

RRËNJËT SHQIPTARE, TAKIM NË VATËR

October 22, 2017 by dgreca

PËRGATITJE PËR FESTËN E FLAMURIT- RRËNJËT SHQIPTARE, TAKIM NË VATËR/

1 ok albanian roots

Mbrëmjen e së Dielës, 22 tetor 2017, bordi i Albanian Roots(Rrënjët shqiptare) në drejtimin e presidentit Marko Kepi, organizoi një takim pune në selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”.

Presidenti i Rrënjëve shqiptare, i tha gazetës “Dielli” se takimi u realizua në selinë e Vatrës për të diskutuar rreth përgatitjeve për Festën e Flamurit kombëtar, bashkëpunimin me Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA dhe organizatat e tjera të komunitetit shqiptar. Rrënjët Shqiptare krahas pjesmarrjes në veprimtaritë e përbashkëta do të jetë organizatore edhe për veprimtari të vecanta, ku do t’i kushtohet kujdes veprimtarive për ngritjen ceremoniale të Flamurit Kuq e zi në kuadër të Festës Kombëtare të 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Bordi diskutoi për më shumë se 2 orë rreth masave organizative dhe bashkëpunimit me komunitetin.

Filed Under: Featured Tagged With: Marko Kepi, PËRGATITJE PËR FESTËN E FLAMURIT- RRËNJËT SHQIPTARE, Takim ne Vater

NJU JORK- NE SHKOLLEN “ALBA LIFE” NE PRAGFESTA

December 18, 2016 by dgreca

Senatori amerikan Golden, shoqatat Dibra, Rrënjët Shqiptare, dhe ish nxënës pranë shkollës Shqipe “Alba Life” për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2017/

3-marlo-alba-lifeNga Keze Kozeta Zylo/2-shkolla-alba-lifeNjë borë e lehtë që vinte gjithe naze si fluturza të bardha dhe binte butë butë nga qielli u hodhi krahëve të pishave të gjelbra dhe pemëve nudo një tyl të bardhë nusërie, në ishullin e bukur në Staten Island, New York, për këtë fundjavë SHQIP. Shkolla publike amerikane Ps:9 gumëzhinte shqip nga nxënësit e shkollës “Alba Life” në New York.  Mësues, nxënës dhe prindër erdhën së bashku për t’u gëzuar në festat e fundvitit, festa që përkojnë me mbylljen e semestrit të parë të vitit akademik 2016-2017-të.4-alba-life-babagjyshi

Mesimi i gjuhës shqipe ishte konceptuar si një mësim i hapur ku morën pjesë së bashku me nxënësit dhe prindërit e tyre.  Mësuese Entela, Valbona, Adelina dhe Vlera filluan organizimin e lojërave në shqip ku aktivizimi i nxënësve ishte shumë i madh.  Lojërat me enigma për fëmijët e moshës më të vogël që janë dhe nxënësit e mësuese Entelës janë gjithmonë tërheqëse, e venë më shumë në levizje trurin për të vepruar dhe për t’i zgjidhur korrekt dhe shpejt.  Të gjithë me seriozitetin e duhur merrnin pjesë aktivisht në përdorimin e gjuhës sonë të bukur Shqip.

1-shkolla-alba-life

Ata shpesh janë befasues se sa shpejt veprojnë dhe mendojnë dhe ndërkohë ngrejnë duartë për të dale përpara klasës për të thënë atë që ata kanë menduar.Natyrisht ata janë nxënës të lindur dhe rritur në Amerikë, dhe gjuhen shqipe e kanë më veshtirë për ta shprehur dhe shkruajtur, por është e sigurtë se mësimi i gjuhës shqipe në shkollë i ndihmon shumë dhe i bënë më konfident në përdorimin dygjuhësh.  Në shkollën shqipe ata mësojnë mirë datat e rëndësishme historike, kulturën dhe traditat e mrekullueshme të popullit shqiptar, çka i bën ta ndjejnë dhe ta njohin më nga afër atdheun e prindërve të tyre nga dhe kanë orgjinën.  Ajo që të bën më shumë përshtypje është serioziteti me të cilin vinë nxënësit, dashuria dhe respekti që krijojnë midis tyre.  Me dashuri dhe përzemërsi u mirëpritën tri nxënëse të reja si Miranda Budzaku, Leona Budzaku dhe Leona Dema, të cilat u regjistruan për semestrin tjetër.  

Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në vëmendjen e senatorit veteran amerikan Martin Golden

Nxënësit ishin lajmëruar për surpriza që do të kishin në këtë ditë të shtunë dhe imaginata e tyre shkonte më së shumti për Santën, babagjyshin e Vitit të Ri.  Fëmijët e vegjël 3-4 katër vjeç kishin më shumë kuriozitet dhe kush e kush të zgjaste kokën nga klasa dhe të shikonte në korridor për Babagjyshin e Vitit të Ri.  Disa prej tyre kërkonin leje për të pirë ujë që të dilnin në korridor me pretekstin që të shikonin Santën.  Dhe ja papritur u shfaq madhështor përpara derës së klasës Babagjyshi I Vitit të Ri veshur me kostumin tradicional të kuq dhe vijëzim të bardhë rreth fundit të xhaketës dhe kapeles, mustaqet dhe mjekrra e bardhë e bënin dhe më babagjysh.  Babagjyshi qe ishte një prind nxënësi u mirëprit me duartrokitje dhe brohorrima nga nxënësit, të cilëve u ndrinin sytë nga gëzimi.  Ç’botë magjike dhe të mrekullueshme kanë fëmijët, ç’fat i bukur është të punosh dhe të jesh midis tyre!

Së bashku me babagjyshin u shfaq dhe Marko Kepi president i organizatës “Rrënjët”, një djalë i ri plot kulturë që premton shumë në të ardhmen.  Marko Kepi me duartë plot tha midis të tjerash se:  “Unë kam ardhur këtu nga zyra e senatorit veteran Martin Golden për t’ju përshëndetur ju në emër të tij dhe për t’ju dhënë këto dhurata të bukura për festat e fundvitit, pasi ju të dashur nxënës e keni merituar plotësisht vëmendjen e senatorit amerikan.  Nxënësit shpërthyen në duartrokitje, pasi disa prej tyre e kanë takuar direkt Senatorin veteran Golden si në një orë mësimi në Brooklyn, në mbrëmjen e fundit të vitit shkollor si dhe në inagurimin e shtatores së shenjtores Nënë Tereza që u bëkëtë vit në mëyrë madhështore, dhe nxënësit tanë kishin realizuar një projekt me portretin hyjnor të NënëTerezës.  Themeluesi i shkollës shqipe së bashku me mësuese Entelën thirrën nxënësit një e nga një për të marrë dhuratën nga Senatori Golden.  Ata të qeshur dhe të gëzuar pozonin me babagjyshin e Vitit te Ri, një kujtim i bukur që do ju ngelet gjatë në kujtesë.  Të gjithë falënderuan si në kor Senatorin Golden duke i uruar “Gëzuar festat e fundvitit Senatori Golden”

Ish nxënësja e talentuar e shkollës Shqipe Silvi Shameti përshëndetI Shkollen “Alba Life”

Një surprize tjetër e bukur dhe shumë frymëzuese ishte nga ish nxënësja Silvi Shameti sot mësuese e licensuar nga shteti I Nju Jorkut dhe që e ushtron këtë profesion në Brooklyn.

Dr.Valbona Watkins e prezantoi Silvin si ish nxënëse të shkollës shqipe të cilën e kemi njohur familjarisht qysh fëmijë tre vjeçe, ndërkohë ajo merrte pjesë aktivisht me interpretime të poezive të ndryshme patriotike në të gjitha aktivitet që janë organizaur veçanërisht në Ditën e Flamurit midis studentëve nga gjithë bota në BramsonORT college në Brooklyn ku ndërkohë ishim të punësuar.Silvi nga një ish nxenese tashmë një mësuese i përshëndeti dhe i uroi të gjithë nxënësit për festat e fundvitit ku midis të tjeras tha se: “është kënaqësi dhe emocion që unë sot ndodhem këtu midis jush.  Nuk ka më bukur dhe më patriotike qe ju te vini çdo të shtunë dhe të mësoni gjuhën shqipe.  Gjuha Shqipe do t’ju ndihmojë shumë për ta njohur nga afër Atdheun tonë Shqiperinë, Kosovën, Dibrën, Ulqinin, Çamerinë.  Gjuha shqipe ju ndihmon shumë për të komunikuar me gjyshërit tuaj që nuk dinë anglisht, apo me bashkatdhetarët tuaj kur shkoni pranë tyre në pushimet verore.  Mësuese Shameti e organizoi bisedën në formën e dialogut të shkurtër me nxënësit duke i pyetur rreth gjuhës shqipe, interesimin e tyre si dhe ëndrrat që ata kanë për të ardhmen.  Interesant ishte fakti se kur mësuese Silvi i pyeti se çfarë do të bëhesin kur të rriteshin,  nxënësja Alisa Huseinovic shprehu dëshirën se do të bëhej mësuese e Gjuhës Shqipe në Amerikë.  Klasa shpërtheu si në kor në duartrokitje të nxehta…

Duke i dëgjuar me plot dashuri dhe vemendje të posaçme Silivin dhe gjithë nxënësit në mendje më sillej thënia e Henry Adamas i cili ka thënë: “A teacher affects eternity; no one can tell where the influence stops.”, që do të thotë se një mësuese influecnon mjedisin, dhe asnjeri nuk e di se kur ndalon influenca…

Silvi e mbylli bisedën mjaft tërheqëse me nxënësit se kujtimet për shkollën shqipe dhe aktivitetet i kishte pjesën më të bukur të memorjes se saj në jetë.

Shoqata  “Dibra” nderon themeluesit e Shkollës Shqipe

Shoqata “Dibra” një ndër shoqatat veterane në Diasorën e Amerikës është e mirënjohur në shumë aktivitetete patriotike dhe në kontributin e saj në çështjen kombëtare.

Nuk ka se si te ndodh ndryshe me këtë shoqatë, pasi ata ecin në gjurmët e ndritura të të parëve të tyre. Shoqata “Dibra” nën udhëheqjen e kryesisë para dy javësh festuan në mënyrë madhështore Festën e Flamurit Kombëtar, njëherazi dhe 20 vjetorin e krijimit të saj.

Z.Miftari kryetar i shoqatës “Dibra” ishte i shoqëruar nga anëtari i bordit z.Besar Dika.

Z.Miftari pasi ka përshëndetur të gjithë nxënësit dhe mësuesit kujtoi programin e përbashkët që realizoi shoqata “Dibra së bashku me nxënësit e shkollës shqipe “Alba Life”.  Ai tha se programi juaj artistik në gjuhën shqipe përpara qindra pjesëmarrësve ishte i një niveli të lartë dhe bashkatdhetaret tuaj nuk do t’I harrojnë kurrë, recitimet, këngët e bukura tradicionale dhe shqiptare.  Ardhja juaj pranë shkollës shqipe ju bën që të mësoni shqip dhe të mos harroni kurrë rrënjët e të parëve tuaj.  

Unë sot kam ardhur pranë jush në emër të kryesisë dhe të shoqatës për të nderuar themeluesin e shkollës shqipe “Alba Life” z.Qemal Zylo që po punon me një përkushtim të jashtëzakonshëm për mësimin e gjuhës shqipe fëmijëve në Diasporë.  Ne jemi të gjithë krenarë për punën e çifit Zylo si dhe të gjithë mësuesëve që i janë bashkuar këtij programi kaq serioz.  Ne ju inkurajojmë ju që ta vazhdoni me tej këtë punë dinjitoze dhe kur mos u ndaloni të mësoni gjuhën shqipe këtë gjuhë perëndie.  Mësimet në gjuhën shqipe që ju po merrni tani medoemos do të kenë një ndikim të madh për Kombin tonë dhe do t’ju bëjnë ju që të lidheni pazgjidhmërisht me Atdheun.  Duke e njohur Gjuhën shqipe ju do të njihni më shumë dhe më thellë historinë mijëravjeçare të popullit tonë arsimdashës dhe paqedashës.

Kryetari i Dibrës z.Miftari I dorëzoi pllakën e mirënjohjes z.Qemal Zylo, vlerësim që u mirëprit me duartrokitje të nxehta nga nxënësit, mësuesit, prindërit dhe miq e dashamirës të tjerë.  Z.Zylo falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen z.Miftari dhe të gjithë shoqatës Dibra” për vlerësimin që po i bënin Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe premtoi se do të bashkëpunonin në mënyrë dhe më të frytshme në të ardhmen.  Duke punuar së bashku arrihet suksesi, së bashku sensibilizojmë dhe sjellim dhe më shumë fëmijë për të mësuar Gjuhën Shqipe vazhdoi drejtori i shkollës shqipe “Alba Life”.

Nxënësit e shkëlqyer Arsi Muda dhe Dea Kerliu dhe Lisa Pilku kanë përshëdetur me poezitë: “Jam dibran e jam shqiptar” ,“Skënderbeu” dhe Flamuri.

Të gjithë nxënësit kënduan së bashku këngën tradicionale në fundviti “Ja na erdhi Viti I Ri/ sa jam i gëzuar/ por si unë cdo fëmi/ pret për ta festuar dhe kanë vazhduar me himnin e shkollës: “Gjuha Shqipe, Gjuha jonë”.  

Në fund nxënësit të qeshur dhe të gëzuar kanë drekuar së bashku, drekë e dhuruar nga “Pizza Pronto”.

Aktiviteti u filmua nga Kreshniku, bashkëpunëtori I TV “Alba Life” New York.

Të gjithë u larguan me urimin për festat e fundvitit dhe me dëshirën e mirë se: “Mirë u takofshim së shpejti me plot energji dhe vullnet për të mësuar SHQIP”.

Dhjetor, 2016

Staten Island, New Yok

Filed Under: Emigracion Tagged With: Keze Kozeta Zylo, Marko Kepi, NE PRAGFESTA, NE SHKOLLEN "ALBA LIF"

U përurua Statuja e Nënë Tereses në Brooklyn – New York

September 25, 2016 by dgreca

* Organizata jo qeveritare Rrënjët Shqiptare – me Marko Kepin, senatorin e shtetit të New Yorkut, Marty Golden dhe me sponosrizimin e një grupi shqiptarësh – vendosën shtatoren e Nëna Terezes në një nga lagjet më të banuara me shqiptarë Brokklyn  të New Yorkut. 
*Merr pjesë dhe zbulon shtatoren Presidenti i Republikës së Shqipërisë – Shkelqesia e Tij Bujar Nishani
Nga Beqir SINA New York/
2-gjoni

1-nene-tereza

BROOKLYN NY : Në platon e Kishës Saint Anthanasius në Brooklyn New York,  ku jetojnë më shumë se 20 mijë shqiptarë, sot me një ceremoni madhështore, është përuruar shtatorja e të shenjtores e të Shejtës Nënë Tereza – Saint Tersesa of Calcuta.
Shtatorja në në qytetin e Brooklyniit, është vendosur me iniciativë të, Organizatës jo qeveritare Rrënjët Shqiptare – Marko Kepi,  me senatorin e shtetit të New Yorkut, Marty Golden dhe me sponsorizimin e një grupi shqiptarësh të cilit janë edhe donator për ndërtimin e shtatores.
Ndërsa puna për vendosjen e shtatores, per afro dy javë, është e kryer vullnatarisht  nga kompani të biznesmenve të suksesshem shqiptare ne Amerikë.
Shtatorja e Nënë Terezës, është përuruar në njërin nga sheshet kryesore të këtij qyteti, vetëm dy javë mbasi kreu i Kishës katolike Papa Françesku, në Vatikan më 4 Shtator 2016 e shpalli të Shejtë Nëna Terezen.
Shtatorja është rreth 2 metra e lartë , është e derdhur në bronz dhe peshon rreth 300 kg dhe në bazamentin e saj ka të shkruar një citat të Nënë Tereza, në  anglisht, si dhe emrin e saj të plotë, rethuar nga nja “kopësht” me lule të freskta.
Ceremoninë e udhëhoqi me shumë ekulencë duke krijuar emocione të mëdha , tek qytetarët e shumtë, gazetarja e njohur Kozeta Turishta, ndërsa e prezantojë atë dhe e përshëndeti presidenti i Albanian Roots z. Marko Kepi, duke faleminderuar donatorët , dhe dhënë nga një mirënjohje për secilin prej tyre.
Shtatoren e zbuluan Presidenti i Republikës së Shqipërisë – Shkelqesia e Tij Bujar Nishani, Imam Tahir Kukaj që zbulojë mbulesen, dhe Pastor Nathan Preston, senator Mary Golden dhe Rabai i Brooklynit.
Master of Ceremonies Pledge of Allegiance Boy Scout Troop, – kurse, Himnin e SHBA dhe atë të Shqipërisë i këndojë Lola Mezini. Valentina Ivezaj- kendoje “I’m a Flower”
Lutja fetare u hap nga Msgr. David L. Cassato, Pastor i Kishës St. Athanasius, ndërsa luajti në violincel Gilberta Luca.
Kreu i Kishës Saint Anthanasius në Brooklyn New York, Msgr. David L. Cassato, tha në fillim të ceremonisë së përurimit se statuja e  të Shenjtes Tereza, në sheshin para Kishës ka një domethënie, e kjo është se mirësia qe asnjëherë nuk është e mjaftueshme për të gjithë qytetaret.
Senatori republikan i shtetit të Nju Jorkut, zoti Martin J. Golden me anë të një deklerate, ka njoftuar se Senati i New Yorkut – ka nderuar me Prokalmatë Presidentin e Republikes se Shqiperise zotin Bujar Nishani.
Gjithashtu ai i dorezoje Presidetit te Shqiperisë Dekleraten e  miratuar unanimisht, e cila e ka shpallur 4 shtatorin 2016, “Dita e Nënë Tereza” në shtetin e Nju Jorkut, nëpërmjet një Rezolute, të paraqitur në Senatin e Shtetit të New Yorkut.
Në Rezolutën e senatorit Golden thuhej se : ”Në emër të një jete të jetuar mirë në shërbim ndaj Zotit dhe ndaj të gjithëve, unë jam krenar të prezantoj këtë rezolutë që në mënyrë të përshtatshme do të nderojë të Shejtën Terezën në shtetin e Nju Jorkut, për të përkuar me kanonizimin e saj si një Shën e Kishës Katolike Romake më 4 Shtator 2016 në Selinë e Shejtë.
Për vite të tëra, e Shenjta Tereza, përmes themelimit të saj të Shtëpisë dhe Organizatës së Misionareve të Bamirësisë, të përkushtuar, vetem për të shërbyer nevojave të të sëmurëve dhe të varfërve “, thote senatori Golden, nderkohë që kërkohej që 4 shtatori 2016, të shpallet “Dita e Nënë Terezas” në shtetin e Nju Jorkut, nëpërmjet një Rezolute në Senatin e Shtetit.
“Një simbol ndërkombëtar i shpresës, emri i saj i dashur Nënë Tereza e lindur Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, me prejardhje nga një familje shqiptare, tej mase, ka bërë një ndryshim të vyer në të gjithë botën, përfshirë edhe qytetin tonë New Yorkun.
Kështu ajo do të kujtohet gjithmonë, me Shtëpinë dhe degën e Organizatës së Misionareve të Bamirësisë, në Harlem, të cilat kan qenë të përkushtuar, vetem për të shërbyer nevojave të të sëmurëve dhe të varfërve, në këtë mënyrë ne do të nderojmë dhe kujtojmë atë, edhe ne qytetarët e New Yorkut”, tha senatori Marty Golden.
Rezoluta e senatorit Golden, pas miratimit, thuhej se kishte autorizuar automatikisht Senatin e Shetit të New Yorkut, për emërimin e 4 shtatorit 2016 një Ditë e shënuar në nder të Nënë Terezës, mbasi ajo tashmë është edhe data që Shenjta Tereze e Kalkutes, e cila është shpallur një e Shenjt në një ceremoni shenjtore,  të mbajtur në Vatician në Romë, Itali me 4 Shtator.
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani – i cili mori pjesë edhe në Meshen për të Shenjten Nëna Tereze, si e quajm ne shqiptarët,  u pritë me duartrokitje dhe entuziasëm të madhe, të qytetarve shqiptarë në këtë lagje të New Yorkut.
Ai  e quajti vendosjen e shtatorja së të Shenjtes Tereze, në Brooklyn “një dhuratë për qytetin e Brooklynit në New York , qytetin që nuk fle kurrr, dhe qytetin e Frenk Sinatrës”.
“Ky është mesazhi më i mirë, që Nëna Shqiptare – e Shejta Nënë Tereza, tani vjen dy javë mbas Shejtërimit të saj nga Papa Francesku, si mesazh për të gjithë qytetarëve e Bruklinit, pa dallim feje dhe kombësie”, tha sot në përurimin solemn Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Bujar Nishani.
Ai shtoi se Nënë Tereza ishte modeste, tërë jetën e saj i është përkushtuar mirëqenies së njerëzve, ishte pranë të gjithë njerëzve, pa dallim feje apo kombësije, dhe për këtë arsye, siç theksoi, ai tani e Shenjta Nënë Tereza, nuk është vetëm nëna e shqiptarëve, ku ajo ishte lindur, por nëna e të gjithë njerëzve në botë, dhe është një Shenjëtëresh”.
Në përurimin e shtatores së Shenjëtës Terezës, para Kishës Anathasius, ishin të pranishëm qytetarë të shumtë të Bruklinit , si dhe numri i madh shqiptarësh nga New Yorku. Shumë prej tyre e kanë shfrytëzuar këtë çast për t’u fotografuar pranë shtatores, edhe me Presidentin e Shqipërisë.
Në këtë ceremoni morën pjese edhe Asambaleisti i parë shqiptarë i New Yorkut, zoti Mark Gjonaj me bashkeshorten Roberta, Ambasadorija e Shqipërisë pranë OKB znj Besiana  Kadare, konuslli i Kosovë zoti Fatmir  Zajmi, diplomat të Indian të akredituar në New York, e të tjer.
Përfshirë edhe disa lider të komunitetit shqipatrë si : Kryetari i Vatrës zoti Gjon Buçaj me bashkëshorten Nikoletën, nen / kryetari Asllan Bushati , anetari kryesise zoti Zef Balaj, ish Kryetarja e Bashkise Shqiptare ne Kanada Ruki Kondaj, kryetari i Shoqates Atdhetare Dibra Dashi Miftari, kryetari i Akademise Shqiptaro Amerikane dr Skender Kodra , këngtari i njohur Frederik Ndoci, Gëzim Nika, Alberie Hajdargjonaj , Kryetrai i Keshillit Kombetra Shqiptar Haxhi Dauti, poeti dhe shkrimtari Pierr Simsia, ish gazetari Zerit te Amerikes Gjek Gjonleka, nxënës të shkollave në Bruklin, studentë, artistë dhe biznesmen dhe veprimtare.
Me pasë pati edhe një koncert me kengetaret Gezim Nika , Alberie Hadergjonaj, Grupi Rozafati, grupi i femijeve Albalife, Valentina Ivezaj dhe kengetarja e njohur Ledi Vokshi
Monumenti i të Shenjtes Nënë Tereza në  Brooklyn  do të jetë i 5-ti në qytetin e New Yorkut. Monumente të ngjashme të saj, janë ngritur , ndër të tjera , jo vetëm në New York por edhe dhe në Detroit, Ohaio,  në Shtetet e Bashkuara, e tjerë.
 Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910, kur ai ishte pjesë e Perandorisë Otomane, ndërsa vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, në Indi.
Në vitin 1928 u largua nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Ajo më pas u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. “Nënë Tereza e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori Çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare
Deri më 1996, Nënë Tereza ishte duke punuar në 517 misione në më shumë se 100 vende. Gjatë viteve, Bamiresia e Misionareve të Nënë Terezës u zgjerua nga dymbëdhjetë në mijëra persona që u shërbejnë “me të varfërve nga të varfërit” në 450 qendra në mbarë botën.

Filed Under: Featured Tagged With: Brooklyn, Marko Kepi, Nene Tereza, presidenti Nishani, Shtatorja

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT