• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Preng Shkurt Nikolli, në 72 vjetorin e masakrës së Valmirit në Mirditë

August 17, 2021 by s p

Nga Ana Ndoj (Nikolli)* – New York

Sot, 72 vite nga Masakra e Valmirit në Mirditë. Të përndjekurit politik të Shqipërisë përkujtojnë sot një nga masakrat e më të tmerrshme që shteti komunist kreu mbi popullsinë civile shqiptare, patriote dhe dyert e mëdha të familjeve antikomuniste në Shqipëri. Më 17 gusht të vitit 1949 krerët komunistë të Shqipërisë urdhëruan një masakër të tmerrshme mbi zonën e Mirditës. Me urdhër të gjakpirësit Mehmet Shehu dhe kasapit Enver Hoxha u pushkatuan dhe u varën në Mirditë 14 burra, u arrestuan rreth 500 persona dhe u internuan rreth 300 familje në kampet e përqëndrimit që kishte ndërtuar komunizmi për persekutimin e kundërshtarëve të tij. Vrasja e Bardhok Bibës u gjet si preteks prej komunistëve të Tiranës dhe u urdhërua një masakër e tmerrshme mbi shqiptarë patriotë e të pafajshëm.

Zona e Mirditës përgjatë regjimit komunist ka qenë një nga krahinat më të përndjekura prej komunistëve me shumë të vrarë, burgosur, internuar e përndjekur për gjysëm shekull. Komunizmi në Shqipëri ishte tipik Stalinist ku masakroi pa asnjë mëshirë njerëzit më intelektualë, më të formuar ne Perëndim dhe familjet më të njohura dhe nderuara anëkënd Shqipërisë. Nëpërmjet vrasjeve e toruturave ndaj civilëve të pafajshëm, komunistët përhapnin panik, tmerr, frikë e synonin nënshtrim të njerëzve. Zona e Mirditës për shkak të strukturës fetare, krahinore, organizimit të vjetër të pushtetit zonal, ishte një ndër krahinat më të fuqishme e antikomuniste, gjë të cilën komunistët në pushtet e urrenin emrin e nderuar, organizimin dhe familjet e mëdha të asaj zone. Një ndër Martirët e Masakrës së Qafë Valmirit në Mirditë është edhe gjyshi im Preng Shkurt Nikolli i dekoruar nga Presidenti Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani me Dekoratën e Artë të Shqiponjës dhënë me Dekret nr.10492, datë 19.06 2017, dekoratë të cilën ia dorëzoi Ded Preng Nikollit djalit të Preng Shkurt Nikollit dhe familjarëve të pranishëm në ceremoninë e dekorimit në Presidencë. Presidenti i Republikës z.Nishani e ka dekoruar Preng Shkurt Nikollin pas vdekjes me motivacion: “Për vlerat dhe kontributin e veçantë dhënë në luftën kundër vendosjes së diktaturës së egër dhe gjakatare në Mirditë duke sakrifikuar gjënë më të shtrenjtë jetën e tij, në mënyrë sublime duke u ekzekutuar me pushkatim nga regjimi famëkeq e i pa meshirshëm”. Gjyshi im Preng Shkurt Nikolli dhe bashkëpatriotët e tij u masakraun pa asnjë faj. Ata deshën atdheun më shumë se pushtetarët gjakatarë që vranë shqiptarët e pafajshëm për gati 50 vjet. Gjaku i të rënëve për liri janë themeli më i qëndrueshëm antikomunist në historinë e Shqipërisë. Patrioti dhe heroi antikomunist Preng Shkurt Nikolli u lind më 29. 12. 1906 në Grykë Orosh të Mirditës. Studioi në Internatin e Oroshit duke përfunduar me rezultate shumë të larta. Në vitet e Monarkisë shqiptare dhe gjatë pushtimit fashist ka qenë oficer me gradën nëntoger ku u dallua për shërbime të shkëlqyera, korrekt, zbatues i përpiktë i ligjit, patriot dhe njeri vizionar. Pas çlirimit të Shqipërisë prej nazi-fashistëve Preng Shkurt Nikolli iu bashkua grupeve të armatosura antikomuniste në zonën e Mirditës bashkë me dy vëllezërit e tij për shkak se nuk e donin regjimin komunist. Pas një amnistie shtetërore të vitit 1946 ai kthehet në shtëpinë e tij në vendlindje Orosh-Mirditë. Gjatë kohës kur në Mirditë u vra Bardhok Biba, Preng Shkurt Nikolli ishte në punë në rrethin e Tiranës dhe nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen në fjalë. Komunistët, pas vrasjes së Bardhok Bibës, Preng Shkurt Nikollin e sollën nga Tirana në Mirditë me qëllim për ta vrarë. Komunistët e arrestuan dhe ia dorëzuan Gjykatës Ushtarake të Rrëshenit për ta dënuar në formë kapitale me pushkatim. Preng Shkurt Nikolli së bashku me të vrarët, të masakruarit në Qafë Valmir në Mirditë janë një shembull i gjallë i dashurisë për lirinë, atdheun dhe kundërshtinë deri në vdekje ndaj ideologjisë dhe sistemit diktatorial që shkatërroi Shqipërinë për 50 vjet. Lavdi përjetë martirëve dhe heronjve të kombit shqiptar.

TË VRARËT E MASARKËS SË VALMIRIT

Dodë Mark Biba, Kthellë Epër, varet në litar

Pjetër Paloka, Kaçinar, varet në litar

Preng Ded Kola, Orosh, varet në litar.

Pjetër D. Vila, Kaçinar, varet në litar

Preng Shkurt Nikolli, Orosh, pushkatohet

Gjok Gjin Kaçi, Bukmirë, pushkatohet

Gjergj Beleshi, Kthellë Epër, vritet për të vëllanë, Dodën

Llesh Gjon Mëlyshi, Malaj, pushkatohet

Nikollë Bardhok Bajraktari, Rrëshen, pushkatohet

Nikoll Llesh Bajraktari, Orosh, pushkatohet

Frrok Mata, Kaçinar, pushkatohet

Ndrecë Mark Ndoj, Kaçinar, pushkatohet

Bardhok Dodë Gjini, Prosek, pushkatohet

Ndoc Gjet Çupi, Blinisht, pushkatohet

*Autorja e shkrimit është mbesa e Preng Shkurt Nikollit.

Filed Under: Histori Tagged With: bujar nishani, Masakra e Valmirit, Preng Shkurt Nikolli

71 VJET NGA MASAKRA E VALMIRIT

August 17, 2020 by dgreca

-Në masakrën e Valmirit, u ekzekutuan 10 burra dhe 4 u varën në litar. U burgosën 500 burra, u internuan 300 familje…

NGA SIMON MIRAKAJ*-

 Te nderuar familjar ,të nderuar pjesmarrës ju ftojë që në nderim të kujtimit të katërmbdhjet martirve të mbajmë një minut heshtje.Të nderuar familjarë,pjesëmarrës ,jemi mbledhur sot në këtë ceremoni përkujtimore të 71 vjetorit të Masakrës Valmirit ku u ekzekutuan dhjetë burra e katër u varën në litarë .Kjo masakër u krye mbi njerëz krejtësisht të pafajshëm,nuk kishin as një lidhje me vrasjen e Bardhok Bibës, i vetmi “faj”ishte se rridhnin nga familje patriotike që kishin luftuar kundër çdo pushtuesi,ishin burra që kishin influencë në zonat e tyre,ishin familje anti-komuniste,familje që besonin në Zot,që donin Atdheun- Shqipërinë më shumë se veten.Jo si disa dritëshkurtër e sakatë nga mendja, që deklarojnë se dua partinë më shumë se Shqipërinë.Ideatori i kësaj masakre e shumë të tjerave të ngjashme ishte diktatori Enver Hoxha, i cili kishte dalë me parullën:o me ne o kundra nesh!

Të vriten Veriorët se ata janë kundërshtarët tanë ,ata nuk mendojnë si ne.Kjo masakër ,kjo tragjedi nuk mori fund me ekzekutimi e këtyre katërmbëdhjetë burrave por ajo vazhdojë me burgosjen e 500 burravve ,duke internuar 300 familje.Masakra u përcoll me lot nga familjarët,të afërmit.Ekzekutimi i ketyre njerëzve krejtësisht të pafajshëm rebeloi Qiellin, që shpërtheu në shkrepëtima e vetëtima duke derdhë atë ditë të nxehtë Gushti shi ,breshër ,stuhi e borë për një orë.Populli Mirditës, martirët i vajtoi me kangë:

N’Qafë t’Valmirit të Mirditës

,Fort po vriten krah’t e Shqipes!

Shkallës madhe kush po zbret?

T’lidh me tela vajmedet.

Jo ma pak se katërmdhetë…
Shtat ditë burg e jo ma shumë
Ditën e tetë n’litar e n’plumb….


Komunistët thonë:”Trumbetojnë me të madhe se ne ishim në kahun e duhur” ,ndërsa koha vërtetojë të kundërtën ,se në kahun e duhur ishin antikomunistët ishin ata që luftuan kundra instalimit të diktaturës komuniste ,kauza e tyre triumfoi…triumfoi duke i kthyer popullit Lirinë,Liri të cilën diktatura komuniste e kishte marrë peng për pesëdhjet vjet.

Ne atë çfar kemi humbë nuk e kthejme dot ,por kemi detyrim moral që dëshmorët e lirisë ,martirët ti kujtojmë e të përulemi me respekt ndajë kujtimit tyre.Ti kujtojmë duke ngritur muze,duke ngritur një memorial a një obelisk.Kjo është domosdoshmëri se janë këto objekte që do flasin për tragjedinë që shkaktojë diktatura komuniste në Shqipëri.Po aq e domosdoshme është njoftja e të kaluarës tonë tragjike ,sepse duke njoftë të kalumen tonë do të mund të ndërtojmë të ardhmen,do kemi një demokraci të konsolidume.Janë këto objekte që do flasin nesër ,që do ju tregojë brezit të ri që do marri stafetën se çfar ishte diktatura komuniste e cila për pesëdhjet vjet e ktheu Shqipërinë në një shtet burg edhe pse Zoti i kishte dhënë bukuri ,bukuri së cilës i kushtoje vargje i madhi at Gjergj Fishta “se rreth e rreth kësaj rrokullije si Shqipnia vend nuk ka”ajo diktaturë mbolli veç përçarje e varfëri.Sot ne duhet të jemi të vetëdijshëm në respektimin e bindjeve të njer -tjetrit.Mos të harrojmë fjalët e Nënës Terezë; se ne i përkasim njeri -tjetrit.Duke respektuar e vlerësuar njeri-tjetrin do na vlersojnë e respektojnë më shumë dhe të tjerët.I përjetshëm kujtimi i martirëve i dëshmorve të Lirisë e Demokracisë.Pushofshin në paqë!

*-Fjala përshëndetëse në 71 vjetorin e Masakrës së Valmirit-

Filed Under: ESSE Tagged With: 71 vjet, Masakra e Valmirit, Simon Mirakaj

Artikujt e fundit

  • SHQIPTARËT NË ARIZONA FESTUAN 7-8 MARSIN
  • “24 Marsi, data e mirënjohjes Kombëtare ndaj USA dhe NATO-s” !
  • Diaspora Amerikane në Nju Jork proteston: “Save Drin River, Save Dibra”
  • Vatra jonë arsimore “Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë në Feuerthalen, në kantonin e Zyrihut
  • DUKAGJINI KËRKON RRUGËN!
  • Sot, kujtojmë 143- vjetorin e lindjes së Mit’hat Frashërit
  • KUR PRISHESHIN TEMPUJT, ME SHOKUN E KLASËS VISARIN…
  • Sot 126 vjet nga numri i parë i “Albania”-s me botuesin vetëm 22 vjeç
  • Guri i budallait dhe mendja e zgjuar
  • “Strategjia e Mbrojtjes dhe Zhvillimit të interesave Kombëtare”!
  • Kalendar: 24 Marsi 1999, Dita që i hapi shteg Lirisë e Pavarësisë së Kosovës
  • LIRIE (LYDIA) MEMETI, NJË HISTORI SHQIPTARE FRYMËZUESE
  • Vjena – Qytet i Requiemeve – Requiem për Musinenë!
  • Tregimi për zonjat e suksesit shqiptar- ideja që jeton pa kohë
  • Ish-diplomati Syla, ftesë qeverive tona t’i promovojnë shtetet në SHBA, Kanada dhe Izrael

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT