Shkruan: Hazir MEHMETI, Vjenë/
Në Vjenë u mbajt kuvendi i rregullt zgjedhor i Shoqatës së Mësuesve/eve Shqiptarë në Austri. Morën pjesë mysafir nga Ministria e Diasporës z.HamdiBerbatovci, sekretar, z.YmerAvdiu, drejtor departamentit. Nga MASHT- së Kosovës z.NuhiGashi, koordinator për diasporë.Z.YmerLladrovci, konsull në Ambasadën e Kosovës.
Nga të gjitha Njësitë Federale të Austrisëmorën pjesë një numër i kufizuar i mësuseve të gjuhës shqipe. Z.HamdiBerbatovci, kuvendit i përcolli përshëndetjen e ministrit z.IbrahimMakolli, Z.Lladrovci: “Ju sjell përshëndetjen e z.BlerimCanaj, u.d. i ambasadorit Shkolla Shqipe në Diasporë është një institucion shumë i rëndësishëm dhe jemi munduar në çdo takim me përfaqësuesit e MASHT, M së D që t’i determinojmë problemet që janë grumbulluar me vite dhe akoma nuk kanë marrë rrugëzgjidhje që Shkolla Shqipe të jetë aty ku synojmë. Të përpiqemi të gjejmë ku janë faktorët kryesor, ku janë problemet, ku ngecim e ku çalojmë. Ju të nderuar mësues/e ju përgëzoj për punën që bëni dhe mund t’iu them se jeni me fat që jeni në Austri, shtet ky i cili e bënë financimin e juaj, të cilën gjë nuk e kanë kolegët tuaj në shumicën e shteteve tjera. Të dy ministritë janë aktivizuar në përkrahjen e Shkollës Shqipe. Ne si ambasadë do ju përkrahim në të gjitha format e mundshme. Sukses kuvendit tuaj!” Në emër të ambasadës z.Lladrovci dhuroi një mirënjohje Shoqatës për punën e saj të deritashme të cilën e pranoi z.Osman Ademi kryetar i deritashëm i shoqatës. Kuvendin e përshëndeti Z.NuhiGashi (MASHT), në emër të dikasterit të tij duke i dëshiruar sukses kuvendit zgjedhor. Raportin e aktiviteteve të deritashme e mbajti kryetari i deritashëm z.Osman Ademi, mësues.” Shoqata u themelua zyrtarisht në vitin 2010. Aktivitetet e saj janë bazuar kryesisht në organizimin e programeve kulturo artistike, kuizeve, ekskursioneve, bashkëpunimet ndërkulturore, sensibilizues etj.” Raportin e përkrahjeve materiale nga donatorët, shpenzimet organizative dhe gjendja momentale rreth financimit e mbajti z.IbrahimHasani, arkatar.“Shoqata e ka xhiro konton e saj dhe të gjitha donacionet regjistrohet dhe është transparent. Dy vjetët e fundit M e D e ka ndihmuar mbajtjen e kuizit të diturisë, ekskursionet dhe aktivitet me nxënës në Kosovë” Z.NuhiGashi, (MASHT) sugjeroi për një organizim të mirëfilltë e efikas të shoqatës. “Duhet kaluar në punën projektuese, ndërtoni planin e punës së aktiviteteve tuaj me kohë, kalendarin e punës. Ju jeni bartës të aktiviteteve, ndërgjegje kulturore në kuptimin e fjalës. Ju duhet njohje dhe lidhje me biznesin shqiptar, raport të hapur e të sinqertë me ta në nivel të Austrisë dhe kjo ju mundëson realizimin e programeve tuaja arsimore e kulturore të shoqatës. Hapja e faqes së internetit është e domosdoshme dhe është anakronike që ju të mos keni këtë sot kur dihet shkalla e komunikimit. Mos harroni komunikimin me autoritetet vendore, komunikimi me to sjell favore në interesin tonë. Një rol ndërmjetës i juaji mes Institucioneve të dy vendeve ka një rëndësi të veçantë. Ju jeni bartës të llogaritni edhe në mua, unë e ndiej se jam pjesë e juaja”. Z.YmerAvdiu (M e D) “Ne do ju mbështesim aq sa mundemi në disa nga aktivitete tuaja, natyrisht sipas planeve të punës suaj”. Nga të pranishmit u zgjodh kryesia e re me kryetar IsmetSinani, mësues në Linc, nënkryetare, Miradije Berisha (Tulln) anëtarë kryesie u zgjodhën: Ibrahim Hasani(Nied.) Osman Ademi(W), HazirMehmeti (W), Armida Biçaku(Szb). Z.IsmetSinani në emër të kryesisë së re e falënderoi për punën e deritanishme kolegët nga kryesia e kaluar.
Ambasada e Kosovës dhe Shoqata e Mësuesve/eve organizoi një takim lamtumirës për z.ShefqetGashi, mësuesi i parë në Austri i cili shkoi në pension. Një fjalë përshëndetëse mbajti z.BlerimCanaj, ambasador: Rreth punës së tij folën kolegë e kolege, u dha një videofilm rreth aktiviteteve të tij në punë dyzet vjeçare me nxënës. Një mirënjohje për punën e tij e ndau ambasada e Republikës së Kosovës. RrustemIbishVesli, bashkëveprimtar i z.Gashi e uroi për punën e tij të gjatë në procesin mësimor në Vjenë. Nxënësi Mirlinda Mehmeti, Alban Spahiu, Fiona Kabashi recituan e kënduan këngë me urimin për mësuesin e tyre. Mjaftë prekëse ishte letra nxënësve binjakë Edita e Edit Maliqi kushtuar mësuesit Shefqet e shoqëruar me buqetë lulesh.
Takimi Rama-Vuçiç në Beograd mbahet më 10 nëntor
TIRANE, 19 Tetor/ Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç kanë ranë dakord që takimi i planifikuar midis tyre të mbahet në Beograd më 10 nëntor.
-Njoftimi i plotë për mediat nga zyra e Kryeministrisë –
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, patën këtë pasdite një bisedë telefonike.
Ata ranë dakord se incidentet që shoqëruan ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri ishin tejet të padëshiruara. Mes dy kryeministrave mbeten mosmarrëveshje të qarta lidhur me gjithë sa ndodhi, por ata ranë dakord që nuk duhet dhe nuk do ta humbin mundësinë për t’u takuar e për të punuar së bashku në funksion të stabilitetit rajonal, si edhe për të çelur një faqe të re në marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes dy vendeve.
Prandaj, ata u morën vesh që të vazhdojnë dialogun e rëndësishëm që kanë nisur, si edhe për të siguruar që procesi i filluar në Berlin në 28 gusht, të shkojë përpara përmes punës për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të tyre, rajonit dhe Europës si e tërë.
Për sa më sipër, dy kryeministrat ranë dakord që takimi i planifikuar midis tyre të mbahet në Beograd më 10 nëntor./a.gegvata-ATSH