Kushtuar Vaçe Zelës/
Nga Luan Çipi/
Kush dëgjoi s’u mrekullua/
Nga “Bilbili i Myzeqesë”?/
Dhe një herë ta shoh, e dua,/
Pastaj… më lini të vdes!/
Te kënga “Fëmija i parë”/
Nis buçet zëri brilant,/
Ish bekim nga Zoti marrë,/
Shqiptarët patën fat./
Këngën “Djaloshi dhe shiu”,/
Koha na i dha peshqesh,/
Ngjitet në podium gjeniu,/
Vaçe Zela, një hyjneshë!/
“Gonxhe, në pemën e lirisë”
Dhe “Lemza”, “çmendën” miletin,
Dridhet “Valsi i Lumturisë”,
“Nënë moj, do pres gërshetin”.
Për çdo vit një festival
Shpalos këngë e melodi,
Kurorat të ndrisin ballë,
Ti, shkëlqen ndër yllësi.
Vijnë çmime e ndere radhë
Shqipëri, Kosovë, më lart…
“Nderi i Kombit”, “Mjeshtre e Madhe”
Edhe “Mikrofon i artë”.
”Disku i artë” në Amerikë,
“Legjendë kënge” në Shqipëri
Në Botë “Personalitet”, mike,
“Grua e vitit” në Angli.
.
Nuk kanë të prerë gërshetat,
Madhështore do të mbesë
Në filmat, disqet, kasetat:
Këngëtare mbretëreshë.
Vlorë, më 10.09.2013
.