FASLLI HALITI/
BISEDË ME LISIN/
Kadaresë me rastin e jubileut të 80-të/
Me/
T’u bërë/
Lis,/
Qindra,/
Mijëra gozhdë /
Të ngulën në trung,/
Tentuan të të thanin./
Ti ua kalbe gozhdët më në fund…/
1997/
FTESË NGA HOMERI
Zbrita
Në Athinë.
Përveç babazot
Homerit
Nuk njihja në Athinë njeri.
Me ta marrë vesh ardhjen time
Homeri më ftoi për një kafe në shtëpi.
Shtëpia
E Homerit
Pa drita,
Krejt në errësirë.
Babazot Homeri porositi Helenën
Të ndizte qirinjtë, të na sillte një kafe të mirë.
Helena
Ndezi qirinjtë në shenjë nderimi
Për mua mikun ballkanik.
Na solli si nuse
E ndrojtur
Kafenë,
Por unë s’e desha
Nga dora e kuçkës tragjike Helenë.
Por e desha
Nga dora e Penelopës vetë,
Penelopa s’kishte kohë për mikpritje
Ajo vazhdonte të thurte, të ç’thurte pëlhurën
Duke pritur Odisenë.
Ç’të bëja?
Të mos e pija nga kuçka tragjike kafenë?
Pa
Pirë
Akoma
Kafen
Homeri
Më pyet
Për Naimin,
Për Kadarenë…
Naimi të ka përkthyer,
I them.
Vura re se babazotit i erdhi mirë.
Gropat e syve iu mbushën
Me dritë.
U çel në fytyrë.
I them
Përsëri:
Kadareja
Të ka quajtur Babazot.
Më përgjigjet me entuziazëm mitik:
Bravo i qoftë!
Pas kafesë
Bëmë
Një bisedë intime.
Me babazotin Homer.
Ai më foli tepër intimisht
Për Helenën mitike
Kuptova…
Babazoti ish i dashuruar epikisht
Me kuçkën e bukur tragjike…
Athinë, 1993
S’ANKOHEM,
Ç’kemi
X,
Y,
Z?
Hiç !
Mbetemi të panjohur zi zakonisht.
Ç’kemi
Zoti 1- ësh?
Nuk ankohem,
Po kthehem në mit…
Më vlerësojnë kodo në botë,
Kudo më njohin të gjithë!
1972, «Drita»