• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHQIPTARËT, DINJITOZË NË FESTËN E UNITETIT PËRMES DIVERSITETIT..

June 26, 2021 by dgreca

Shqiptarët në Zonën e Uashington DC përfaqësuan me dinjitet kulturën dhe traditat shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./

Të premten në mbrëmje me 25 datën Qershor 2021 u mbajt një Meshë për të festuar Unitetin përmes Diversitetit duke sjellë bashkë komunitetet etnike që përfaqësohen në Dioqezën e Arlingtonit,Virxhinia, në Katedralen që mban emrin Shen Thomas More në qytezën Arlington, Virxhinia. Meshën e drejtoi Ipeshkvi i dioqezës, Shkëlqesia e tij Michael Burbidge dhe u bashkëcelebrua nga shumë mështarë dioqezanë të cilët u shërbejnë komuniteteve etnike. Në këtë dioqezë marrin pjesë rreth dyzet komunitete etnike që sjellin kulturë, tradita e histori shumë unike e të veçanta. Mes tyre është edhe komuniteti shqiptar që është integruar në këtë

dioqezë. Ky komunitet është i vogël por vibrant. Në mbështetje të këtij komuniteti, në këtë datë,Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore në Uashington DC interpretoi këngë e valle që sjellin traditën, historinë dhe kulturën tonë pranë publikut amerikan dhe ndër kulturat e traditat e kombeve të tjerë.

Aktiviteti u mbulua nga media amerikane dhe “Dielli” ka kënaqësinë të sjellë një reportazh për lexuesin. Evisa Selimaj bëri disa paraqitje live në fejsbuk, ku dhe intervistoi në gjuhën shqipe udhëheqësit e grupit artistik si dhe interpretuesit. Kreda Boci, veprimtare e dalluar, e njohur në komunitet si organizatore dhe promovuese e vlerave kombëtare, prezantoi grupin Shqiptar dhe spjegoi mesazhin e këngëve“Vajta Kalova Gjithë Kalabrinë” dhe “Moj e Bukura More”, Vallen “Katjushka”- kërcyer nga të rinjtë shqiptaro-amerikanë.

Ajo tregoi gjatë transmetimit “Live nga Evisa”se si ky komunitet funksionon dhe tregoi për dëshirën për të mbajtë gjallë traditën dhe kulturën si dhe për sfidat e së ardhmes.Kreda foli për rëndësinë e të qenit bashkë dhe për të përçuar gjuhën dhe kulturën mes të rinjve.

 Në këto biseda Evisa solli dhe një komunikim me zonjën Anisa Papadhima e cila është themeluese e ansamblit dhe drejtuese artistike. Anisa udhëtoi nga Florida dhe komunikoi me kolegët e Albanian Heritage of Tampa Bay Area me kryetare zj. Eri Pasko. Faleminderit AHTBA dhe shumë faleminderit Ardian Kraja. Vjollca Musabelliu, një artiste e njohur shqiptare e vendosur tashmë në SHBA, i solli aktivitetit një prezencë të bukur dhe plot gjallëri me performancën e saj ajo solli një eksperiencë të pashijuar më parë në këtë aktivitet dhe ngriti peshë zemrat e të parnishmëve tek proklamoi Lavdinë e Zotit dhe bekimin e tij. Vjollca ishte  e vshur e zbukuruar si arbëreshe dhe mbante në duar një pëllumb të bardhë që simbolizon shpirtin e Shenjtë.

Dy vajzat të reja, Laura Boci dhe Laura Koye, të dyja të lindura në SHBA, interpretuan perfekt dhe me shumë emocione, njëra me piano dhe tjetra me zë, “Moj e bukura More” dhe tek Vjollca iu bashkëngjit tek ripërsëritja e vargjeve” E lule-lule maca amaca..”.ato ngritën sallën në këmbë me magjinë e zërit. Pa frikë mund të themi se perfomanca shqiptare ishte nga më të bukurat. Shoqëruesit familjarë, miq e shoqëri që kishin ardhur për aktivitetin duartrokisnin dhe dhe shoqëronin interpretuesit. Valltarët :Anisa Papadhima, Chris Luku, Laura Boci, Justin Qejvani, Daniel Boci, Briana Shehu, Ryan Ndreu, Agnes Vasho, David Qejvani, Sarah Ndreu, i bënë për vete shikuesit e shumtë me vallet e bukura shqiptare. Ata përcuan me bukuri të vecantë vallet plot kolorit, ku kombinohej ritmi, lëvizjet, eleganca … Ato sollën më të mirën e valleve shqiptare.

Në këtë aktivitet morën pjesë qindra komunitarë që përfaqësuan kombe edhe nga Afrika, Azia, e kontinente të tjerë, duke sjellë kultura dhe veshje karakteristike. Në aktivitët u shërbyen edhe ushqimet e përgatitura me receta nga vende të ndryshme. Pati dhe vazhdim të vallzimit shqiptar në parkingun e Katedrales,pasi njerëzit shijonin motin e bukur, por më së shumti praninë e njeri-tjetrit.

U takofshim në të tjera gëzime….(Dielli)

Filed Under: Featured Tagged With: Diversiteti, Festa e Unitetit, Mesha

SIMON QAFA NJOFTON PËR SHËRBIMET FUNERALE, MESHËN DHE CEREMONINE E VARRIMIT

September 7, 2020 by dgreca

Familja e Simon Qafës njofton miqtë, dashamirësit,Komunitetin, Vatrën për orarin e shërbimeve funerale të bashkëshortes së Tij- Lisa.Shërbimet funerale do të organizohen Ditën e Premte, 11 Shtator 2020, nga ora 2-9 P.M në Shtëpinë Mortore: Ballard-Durand-Funeral Home,që ndodhet në adresën:  

2 Maple Ave, White Plains, New York , 10601.

Telefoni i Funeralit: (914) 949-0566–

 Mesha do të organizohet Ditën e shtunë, 12 Shtator, në Kishën Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, NY në Orën 10.00 A.M.

Pas Meshës do të organizohet ceremonia e Varrimit në Gate Of Heaven Cemetery, në  Westchester County, New York. Adresa:10 W Stevens Ave, Hawthorne, NY 10532.

Në të gjitha ceremonitë Pandemia e Koronavirusit dikton mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancës.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Lisa Simon Qafa, Mesha

NJOFTIM PËR KOMUNITETIN-ZEF PERNDOCAJ, HOMAZHET -MESHA

August 25, 2020 by dgreca

ZEF PERNDOCAJ- SHËRBIMET FUNERALE: TË PREMTEN 28 GUSHT, MESHA DHE VARRIMI TË SHTUNËN*

     Njoftohet Komuniteti se shërbimet funerale për të ndjerin Zef Përndocaj organizohen Ditën e Premte, 28 Gusht 2020, nga ora  2.00 P.M. deri në orën 9. P.M. në Shtëpinë Mortore:

 BALLARD-DURAND-FUNERAL HOME.

ADRESA:2 MAPLE AVE

WHITE PLAINS, NY 10601.

          Telefoni i Funeralit: (914) 949-0566

     Në funeral, Pandemia e Koronavirusit dikton distancë dhe përdorimin e maskave. Mesha e Dritës do të organizohet të Shtunën, 29 Gusht 2020 në orën 10.00 .A.M. ,Pas Meshës ne Kishen Shqiptare”Zoja e Shkodres” , varrimi do të bëhet në Varrezat: GATE OF HAVEN.

Filed Under: Opinion Tagged With: Homazhet, Mesha, Zef Pernoca

Papa në Havanë: “Kush nuk jeton për të shërbyer, nuk shërben për të jetuar”

September 20, 2015 by dgreca

Havane, 20 Shtator- Sot në ditën e dytë të vizitës në Kubë, etapa e parë e udhëtimi të 10-të ndërkombëtar, Papa Françesku kremtoi Meshën solemne në Plaza de la Revolucion të Havanës, shesh i njohur për portretin e Che Guevarës, ku patën kremtuar edhe Papa Wojtila e Papa Ratzinger.
Para një numri tejet të madh të besimtarëve e qytetarëve që kishin mbyshur përplot sheshin e revolucionit, Papa Begoglio duke komentuar Ungjillin e kësaj së diele të 25-të gjatë vitit kishtar, propozoi revolucionin e Ungjillit për përtëritjen e jetës personale, familjare e shoqërore: papa u ndal te dashuria e shërbimi sipas mëshimit dhe shembullit që na dha e la Jezu Krishtit.

Homelia e Papës

Pjesa e Ungjillit të kësaj së diele na prezanton Jezusin në sa u bënë dishepujve të vet një pyetje e cila duket e pavend, e pasjellshme. Jezusi i pyeti: “Mbi çka ishin duke biseduar rrugës?” (Mk 9,33) Cilat janë aspiratat tuaja? “Ata (dishepujt) – pohon Ungjilli – heshtnin. Udhës kishin biseduar se kush prej tyre ishte më i madhi” (Mk 9,34). Dishepujt kishin turp t’i tregonin Jezusit se për çka kishin folur. Në dishepujt e djeshëm, si edhe në ne sot, mund ta gjejmë të njëjtën temë të diskutimit: “Kush është më i rëndësishëm?”.

Jezusi nuk insiston me pyetjen e tij, nuk i detyron t’i tregojnë se për çka flisnin rrugës; e megjithatë pyetja mbetët, jo vetëm në mendje, por edhe në zemër të dishepujve.

“Kush është më i rëndësishëm?”. Një pyetje kjo që do të na shoqërojë për tërë jetën e në të cilën do të thirremi të përgjigjemi në faza të ndryshme të ekzistencës. Nuk mund t’i ikim kësaj pyetje, pse ajo është e skalitur në zemër. E kam dëgjuar mase një herë në takime familjare ku u bëhej pyetja bijve: “ Kënd e doni më shumë, babain apo nënën?”.  Është si të pyesësh: kush është më i rëndësishëm për ju? Kjo pyetje a thua është vërtet vetëm një lojë e thjeshtë për fëmijë? Historia e njerëzimit ka qenë e shënuar nga mënyra e përgjigjes ndaj kësaj pyetjeje.

Jezusi nuk i frikohet pyetjeve të njerëzve; nuk ka frikë nga njerëzimi, as nga pikëpyetjet e ndryshme që ai bënë. Përkundrazi, Ai i njeh “ thellësitë” e zemrës njerëzore, e si pedagog i mirë është gjithmonë i gatshëm të na shoqërojë në jetë. Besnik ndaj stilit të vet, Ai jap një përgjigje të aftë për të propozuar një sfidë të re, duke tejkaluar  “përgjigjet që priteshin” apo atë që në dukje ishte tashmë e ditur, e vendosur. Besnik ndaj stilit të vet, Jezusi vë gjithmonë në zbatim logjikën e dashurisë. Një logjikë e aftë të jetohet e mishërohet nga të gjithë, sepse vlen e është për të gjithë.

Larg nga çdo lloj elitarizmi, horizonti i Jezusit nuk është për pak njerëz të privilegjuar e të aftë të arrijnë në “njohurinë e dëshiruar” apo në nivele të larta e të dalluara të spiritualitetit. Horizonti i Jezusit është gjithmonë një propozim për jetën e përditshme, edhe këtu, në ishullin “tonë”; është një propozim që bënë gjithmonë në mënyrë që jeta e përditshme të ketë shijen e amshimit.

Kush është më i rëndësishëm? Jezusi është i thjesht në përgjigjen e tij: “Kush dëshiron të jetë i pari, le të jetë i mbrami i të gjithëve e shërbëtori i të gjithëve” (Mk 9,35). Kush dëshiron të jetë i madh, t’u shërbej të tjerëve, e jo të shërbehet me të tjerët!

Këtu qëndron paradoksi i Jezusit. Dishepujt diskutonin mbi atë se kush do të duhej të zinte vendin (postin) më të rëndësishëm, mbi atë se kush do të ishte privilegjuar, mbi atë se kush do të kishte qenë mbi ligjin e përbashkët, mbi rregullat e përgjithshme, për ta vënë vetveten në pah me dëshirën e superioritetit mbi të tjerët. Kush do të ishte ngjitur sa më shpejt për të pushtuar vendet që do t’i kishin dhënë disa avantazhe.

Jezusi e përmbys logjikën e tyre duke u thënë thjesht atyre se jeta e vërtetë jetohet në angazhimin konkret me dhe ndaj të afërmit.

Thirrja për të shërbyer paraqet disa tipare ndaj të cilave duhet të jemi të vëmendshëm. Të shërbesh domethënë, në pjesën më të madhe, të kujdesesh për brishtësinë, mbi elementet e brishta të jetës. Të kujdesesh për ata që janë të brishtë në familjet tona, në shoqërinë tonë, në popullin tonë. Janë fytyrat e njerëzve që vuajnë, të atyre që janë të pambrojtur e të salvuar, të cilët Jezusi propozon t’i shikojmë e na thërret t’i duam në mënyrë konkrete. T’i duam me një dashuri që konkretizohet në nisma e përcaktime. Dashuri që shfaqet në detyra të ndryshme, të cilat si qytetarë jemi të thirrur t’i zhvillojmë, t’i kryejmë. Njerëz në mish e kocka me jetën e tyre, me historitë e tyre e në mënyrë të posaçme në brishtësinë e tyre, këta janë ata të cilët Jezusi na fton t’i mbrojmë, të asistojmë, t’u shërbejmë. Sepse të jesh i krishterë do të thotë t’i shërbesh dinjitetit të vëllezërve, të luftosh për dinjitetin e vëllezërve e të jetosh për dinjitetin e vëllezërve. Për këtë arsye, i krishteri është gjithmonë i ftuar t’i vë mënjë anë nevojat personale, pritjet, dëshirat e veta të gjithpushtetësisë përballë vështrimit konkret të njerëzve më të brishtë e më nevojtarë.

Ekziston një “shërbim” që shërben; mirëpo duhet të ruhemi prej një shërbimi tjetër, nga tundimi i “shërbimit” që “po” shërbehet. Ekziston një formë e ushtrimit të shërbimit që ka si interes përfitimin “tim”, në emër të  përfitimit “tonë”. Ky shërbim i le gjithmonë jashtë nevojën “tënde”, duke krijuar një dinamikë të përjashtimit.

Të gjithë jemi të ftuar nga vokacioni i krishterë në shërbimin që shërben e të ndihmojnë njëri-tjetrin në mënyrë të anasjelltë për mos ra në tundimet e “shërbimit që shërbehet”, të shërbimit që përfiton. Të gjithë jeni të thirrur, të nxitur nga Jezusi për t’u kujdesur për njëri-tjetrin me dashuri e në saje të dashurisë. E këtë pa shikuar pranë nesh për të pa se çka bënë apo nuk bënë i afërmi im. Jezusi na thotë: “ Kush dëshiron të jetë i pari, le të jetë i mbrami i të gjithëve e shërbëtori i të gjithëve” (Mk 9,35). Nuk thotë: “Nëse i afërmi yt dëshiron të jetë i pari, le të shërben”. Duket të kemi kujdes e të ruhemi nga vështrimi që gjykon e të ndihmojmë njëri-tjetrin të besojmë në vështrimin që transformon, për çka na thërret Jezusi. Në jetën tonë duhet ta vendosim në qendër vëllain, të afërmin, atë që vuan e që ka nevojë për ndihmën, shërbimin e dashurinë tonë.

Populli i shenjtë besnik i Zotit që jeton në Kubë është një popull që e do festën, miqësinë, gjërat e bukura. Është një popull që ecën, që këndon e lëvdon. Është një popull që ka plagë, si çdo popull tjetër,  por di të jetë me krahë hapur, të ecën udhës me shpresë, sepse vokacioni i tij është madhështia. Sot ju ftoj të kujdeseni për këtë vokacion, të kujdeseni për këto dhurata që Zoti u ka fal, por në mënyrë të veçantë dua të ju ftoj të kujdeseni e t’ia shërbeni vëllezërve më të brishtë, brishtësisë së tyre. Mos i leni anash për shkak të projekteve që ju joshin, e në realitet çinteresohen për fytyrën e atij që është pranë. Ne e dimë, jemi dëshmitarë të “forcës së pakrahasueshme” të ringjalljes që “prodhon në çdo vend fara të kësaj bote të re” (Evangelii gaudium, 276.278).

Mos ta harrojmë Lajmin e Mirë (Ungjillin9 e sotëm: madhështia e një populli, e një kombi, madhështia e një njeriu bazohet gjithmonë mbi shërbimin që mund të ofrojë për vëllezërit e vet më të brishtë e nevojtarë.

Në këtë gjë e kemi dhe këtu e gjemë frytin e njerëzimit të vërtetë.  “Kush nuk jeton për të shërbyer, nuk shërben për të jetuar”.

Filed Under: Kronike Tagged With: Mesha, Papa ne Havane

At Nikolla Marku: Mesha e djeshme, njollë turpi

June 2, 2014 by dgreca

Tirane- Vizita e kryepeshkopit serb në Tiranë Irenej ka lënë pas një shije të keqe, për shkak të deklaratave të tij për Kosovën.
Kryeministri Rama ka reaguar i pari duke bojkotuar drekën e organizuar pas shenjtërimit të Kishës Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.
Por pakënaqësitë kreu i qeverisë i ka shprehur edhe sy ndër sy gjatë një takimi që ka patur me Kryepeshkiopin në zyrën e tij, bëjnë të ditur burime të Ora News.
Mësohet se Rama e ka konsideruar totalisht të pavend deklaratën e Irenjejt se Kosova është Serbi, duke nënvizuar se nuk kanë asnjë vlerë për të shprehur qendrime të tilla në një kohë kur Kosova është e pavarur.
Mësohet se Rama ka nënvizuar se feja është një formë bashkimi dhe se deklarata e kryepeshkopit serb ka cënuar kontekstin e harmonisë fetare në Shqipëri.
Sipas Ramës, me këtë qendrim, Irenej hapi një debat që nuk ka vlerë. Por nuk dihet se cili ka qenë reagimi i Irinjet pas këtij qendrimi të shprehur nga kreu i qeverisë shqiptare.

Filed Under: Opinion Tagged With: AT Nikolla Marku, e djeshme, Mesha, njollë turpi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT