• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ULIM KOKEN E REFLEKTOJME MBI KRIMET E PAFALESHME…..!

December 28, 2018 by dgreca

Mid’hat Frashëri Rivarroset në Shqipëri:ULIM   KOKEN  E  REFLEKTOJME MBI KRIMET  E  PAFALESHME…..!/
1-Sami-Repishti1-240x300Nga Prof. Sami Repishti/

Ridgefield, CT.- Qoftë nga turpi për baltëzimin e emnit të Mid’hat Frashërit, qoftë nga respekti i thellë që kemi për fjalën, veprën dhe personalitetin e Mid’hat Frashërit, të gjithë  duhet të “ulim kokën”. Sot, duhet të jeshë “stalinist” në Shqipëri, ose ndjekës i tij, me ofendue Mid’hat Frashërin. Nuk duhet  të jeshë “ballist” në Shqipëri, ose ndjekës i tyne, me respektue Mid’hat Frashërin. Mjafton të jeshë shqiptar!

Jam shqiptar; nuk kam qenë “ballist”! Sot “ulë kokën” me respekt për këte figurë multidimensionale të historisë së popullit tonë: model i dashunisë për Shqipërinë; i zjarrit, që nuk u shue kurrë për arsim e përparim; i fjalëve të peshueme mirë që nuk u kursyen kurrë në mbrojtjen e vendit; i punës së pandërpreme dhe cilësore për ma shumë se gjashtë dekada; dhe për jetën e tij kushtue atdheut pa hezitim, pa kondita.

Nana Shqipëri e shpërbleu; i dhuroi përjetësinë!

Që në ditët e rinisë shkollore lexova pjesë nga “Kalendari Kombiar”. Fjalia e parë: “Të kemi dashuri njeri me tjetrin, të jemi të bashkuar të gjithë tok: të Krishterë dhe Myslimanë; të ndihim me sa mundet për çdo farë të shenjtëruar, të mos shajmë  dhe përçmojmë gjuhën e mëmës sonë; po sa mundemi të levdërojmë e të lehtësojmë së gjithash etj.etj. Këto janë detyrat e një mëmëdhetari, që ngashëron mbrothësinë e gjuhës vet.”  Ashtë kjo fryma që u hodh plot 121 vjet ma parë…. !

I lexuem në nji kohë kur Shqipëria posa ishte okupue nga agresioni fashist italian, 1939, dhe në nji vend ku zemrimi i krijuem nga pushtimi ushtarak kishte arrijtë kulmin, fjalët e Mid’hat Frashërit tingëllojshin në veshët e rinisë sonë jo vetëm si nji “thirrje për revoltë”, por edhe si direktivë e rrugës që duhej ndjekë. Autori, Mid’hat Frashëri, u ngrit në nji piedestal të nderit dhe fjala e tij mori karakterin e thirrjes së “fatit” për vendin tonë: Shqipëria e shqiptarëve!

Nuk e kam takue Mid’hat Frashërin, por mesazhi i tij ka tingëllue si kanga e orës së maleve tona, frymëzuese e luftës për liri, burizane e nji ushtrie që po formohej. Fjala e tij udhëtonte krah për krah me “fatin” e vendit tonë.

Për fatin (dhe fajin) tonë zhvillimi i këtij entuziasmi çlirimtar nuk zgjati shumë. Ideologji të hueja për patriotizmin shqiptar u zhvilluen shpejt e kërcnuese në shtëpitë tona, të qytetit e të fshatit. Gënjeshtrat e fjalës indoktrinuese të shoqënueme nga fryma e nji terrorizmi të institucionalizuem si në ish Bashkimin Sovjetik -e panjohun prej nesh,- përfshiu çdo kand të vendit tashma të traumatizuem, e përfundoi në mënyrë të paevitueshme në luftë vëlla-vrasëse, pakuartier, por të studjueme simbas strategjisë staliniane : “të punojmë e të luftojmë pa hezitim, pa kondita, pa rezerva për Bashkimin Sovjetik! ” u ba urdhëni i ditës për lëvizjen e re. Përfundimet lëkundën mendjet e papërgatituna rinore, dhe forcuen grushtin e elementit terrorist.

Gënjeshtër e terror: nji përbamje toksike eksplozive efekti i së cilës na ndjek  edhe sot, nuk u asgjasuen as edhe mbas shkërmoqjes së “komunizmit”: ata mbijetojnë në mendjet e smura e ndërgjegjet e randueme nga krimi i “diktaturës së proletariatit”, çmenduria madhore e shekullit 20.

Dje, fryma iluministe e Mid’hat Frashërit dhe pikësynimet e tij për nji “Shqipëri etnike, të lirë, të pavarur dhe demokratike…” u luftuen me egërsinë e fanatizmit ideologjik “enverist” me rrjedhime katastrofike.

Dje, u krijue nji atmosferë ku qytetarë të ndershëm dhe mendje të ndrituna u rrethuen nga legjone të çmenduna dhe ekstremistë.

Dje, shumica e frikësueme nga terrori i kuq solli dekadencën e turpshme për dekada me rradhë, dhe injorancën e së kaluemes sonë fisnike…..!

Sot, para nji katastrofe të këtillë, mjafton të jeshë shqiptar me nderue Mid’hat Frashërin…!

******

“Tiranë, 14 Nentor 2018. Personaliteti i shquar i kulturës dhe letrave shqipe, Mid’hat Frashëri nga sot do të prehet në Atdhe. Pas mbërritjes së eshtrave nga SHBA si dhe homazheve në Akademinë e Shkencave, eshtrat e tij janë varrosur pranë vëllezërve Frashëri tek Liqeni Artificial, pasi ai ishte bir i Abdylit dhe  i frashërllinjve të mëdhej, Samiut dhe Naimit. Për kthimin e eshtrave nga SHBA për në vendlindje të firmëtarit të pavarësisë dhe kryetarit të Kongresit të Manastirit, Këshilli i Ministrave akordoi fondin prej 3,239,400 lekë, për organizimin e procedurave të nevojshme ndërshtetrore…..”(DIELLI, November 2018, f.50)

Ky gjest fisnik në përmbajtje dhe dinjitoz në formë, na nderon të gjithëve. Për arsye të gjendjes së acarueme ishte e pritun që edhe në nji rast të këtill krejt të veçantë do të dilnin kritikat, me karakter politik për këte figurë qendrore të politikës e kulturës shqiptare.

Për KM E.Rama “…kthimi i eshtrave të tij ishte nji detyrim dhe borxh”. Sepse, spjegoi ai: “ Mid’hat Frashëri i dha Shqipërisë gjithçka kishte e mundi”. Ai qortoi të gjithë ata që e shohin si provokim “…bënë mirë të ulin kokën e të kujtohen se sa krime bënë ata që shkruan historinë e gjysmës tjetër të Lumo Skendos….(Ata) bënë mirë të ulin kokën….dhe kthimi i eshtravet tij, të shërbejë edhe si një reflektim. Mjaft kemi gjykuar në mungesë. Këtu janë eshtrat e nji burri të dënuar në mungesë jo nga një gjykatë por nga gjyqi i historisë së shkruar nga fitimtarët për të poshtruar të mundurit. Mjaft kemi shpifur, mjaft me shpërdorimin e atyre që nuk janë më….Mid’hat Frashëri ishte e mbetet një shembull, ndërsa koha pastroftë baltën që nisem ta pastrojmë sot….” (Fjala në ceremoninë shtetnore të përmortëshme të kthimit  të eshtrave të personalitetit të shquar Mid’hat Frashëri, 14 .nentor. 2018)

Në nji prononcim të shkurtë për mediat, kryetari i opozitës, Lulëzim Basha, deklaroi:” Eshtë një nga ditët e rralla që qëndrojmë para nji arkmortori me nji sens krenarie, nderimi por edhe kënaqsie….Kënaqsi që eshtrat e këtij burri të madh dhe shkencëtari të një dimensioni europian do të prehen simbas amanetit të tij. Një shembull që duhet të ndiqet edhe për shumë të tjerë….” Nji sugjerim pozitiv!

Para ceremonisë së përmortëshme shtetnore në Tiranë, nji tjetër ceremoni fillestare u mbajt në “Kishën Zoja e Shkodrës” Salla “Nana Tereza” në Hartsdale.N.Y. jo larg vorrit të Mid’hat Frashërit, në Ferncliff. Ambasadorja shqiptare në Washington, Zonja Luli-Faber, e lindun, e rritun, dhe e arsimueme gjatë rregjimit komunist, pranoi haptazi, se: “Duke patur parasyshë kontributin e madh patriotik të këtij personaliteti unik të letrave dhe historisë së Shqipërisë, Kryeministri ka mirëpritur lutjen e Institutit të Studimeve “Lumo Skendo” në Tiranë për mundësinë e kthimit të eshtrave të Mid’hat Frashërit në Shqipëri; Sepse : Mid’hati ishte i të gjithëve”. Mirënjohje e vonueme, por e mirëseardhun. “….Asgjë nuk është rastësi, tha ajo.. Ai ishte vizionar dhe në vitet 20 u shpreh mos shikoni përreth; vetëm Amerika mund të na japë mbështetjen dhe shpëtimin e vertetë ……Kryetari i Komitetit Kombëtar ‘Shqipëria e Lirë’ eshtrat e Midh’hat Frashërit sot prehen para nesh, i rrethuar nga bashkëkombasit e tij….Ne, sot të gjithë, shërbejmë Mid’hat Frashërin duke qenë të bindur se kështu i shërbejmë edhe Shqipërisë. U prehsh në paqë Mid’hat Frashëri” përfundoi ajo.

Kjo frymë mirënjohje publike për të ndjerin Mid’hat Frashëri ashte sinjal pozitiv se gjakërat kanë fillue të  ftohen dhe se arsyeja ka fillue të triumfojë në mes nesh….! Uroj që ky hap i parë të çmohet dhe të ushqehet deri në nivelin e dialogut të hapun,  të mbështetun në fakte, me synimin e përgatitjes për breznitë e ardhme të nji paraqitje serioze e permanente të së kaluemes së zjarrët, por jo përherë të ndritun. Socialisti Pandeli Majko foli për “një të majtë reflektuese”(Panorama.8 dhetor)

Me këte rast, u ndigjue edhe fjala e aktivistit dhe historianit Uran Butka, drejtor i Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skendo”, Tiranë, nismëtar i kthimit të eshtrave të Mid’hat Frashërit në Atdhe. Ai theksoi nji aspekt të biografisë së Mid’hat Frashërit i lanun në heshtje – rolin e tij politik si themelues e drejtues i “Ballit Kombëtar” në Shqipëri, dhe i Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë” në botën e jashtëme. Fara e hjedhun nga veprimtaria e këtyne dy organeve politike nuk u mbyt, deklaroi Z. Butka; “Vepra e Mid’hat Frashërit është pjesë e rëndësishme e luftës për pavarësi, për liri, për identitet e bashkim kombëtar, për shtet demokratik, për zhvillim kapitalist modern, për qytetari, kulturë dhe integrim përendimor nën mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Reagimet nga çdo anë ndaj kësaj inisiative, nuk munguen, dhe si zakonisht me ngjyra politike të papajtueshme: sepse sot, historia e fitimtarit baltuese dhe e gënjeshtërt po ballafaqohet me të vertetën, pak e përhapun por e dokumentueme.

Kundërshtimi i gjestit fisnik dhe plotësisht të merituem erdhi nga dy kuartiere, aleate në natyrën e tyne por të ndryshme në formë. I pari rrjedh nga “zjarri djegës partizan” elementë të zhytun thellë në përkrahjen pa kondita të “Neronit” në ditët kur “Roma” digjej flakë, dhe duertrokitës të nji sistemi politik që degradoi sistematikisht diskursin politik, mbyti çdo za e pikëpamje që e kundërshtoi, që tregoi nji mospërfillje të plotë për faktet, që demonizoi kundërshtarin tue e quejtë “armik i popullit”, e burgosi e torturoi dhe e pushkatoi.

Teorikisht, ai system trathëtoi “humanizmin marksist”, të çoroditun nga Lenini me “diktaturën e proletariatit” dhe të vramë mizorisht nga Stalini. Eksperienca staliniste në Shqipëri, ka qenë nji abces kanceroz në trupin social të shoqënisë sonë.

Për gjykimin e këtyne meturinave komuniste toksike, huazoi fjalët e Kryeministrit Edi Rama, kryetar i Partisë  Socialiste: ”Mid’hat Frashëri nuk është dënuar nga asnjë gjykatë shqiptare e ngritur sipas parimeve themelore të së drejtës, për çka është akuzuar, gjykuar, vrarë e rivrarë dhe varrosur e rivarrosur në mungesë, me baltën e miljarda herë leximeve të nekrologjisë së tij politike, për shumë dekada…..Mid’hat Frashëri i cili nuk kryesoi dhe nuk mori pjesë në ndonji qeveri kolaboracionistësh të Tiranës së viteve ’40, nuk lëshoi si Pierre Laval (i Frances,SR) urata mbi fitoret e nazi-fashistëve dhe nuk u bë asnjiherë ideolog i braktisjes së aleateve në favor të fuqive të Boshtit, kishte edhe ai apo jo (?) disa merita, madje madhore në historinë e Shqipërisë…..Këte duhet ta dëgjojnë të gjithë ata të cilëve sytë, hundët, goja, veshët u janë taposur me baltë nga 70 vjet propaganda karikatureske për Mid’hat Frashërin….”, të gjitha “mendjet e smura”, që refuzojnë të ndigjojnë të vërtetën.

Rryma e dytë ashtë ajo e “historianëve” falso që përbuzin faktet dhe refuzojnë me thanë të vërteten, tue nxjerrë pjesë jashtë kontekstit të ngjarjeve të viteve ’40.; ata me ndërgjegjsim të plotë shtrembnojnë të vërteten sepse nuk përputhet me “tezën” e tyne mashtruese.

Mbas pushtimit të vendit nga fashistët italianë, 7 prill 1939, grupet komuniste ishin të hutueme fare. Grupi i Shkodrës hodhi tezën se “pushtimi italian kishte efekt pozitiv në zhvillimin e lëvizjes komuniste në Shqipëri. Italia do të industrializonte vendin tonë bujqësor, do të krijohej klasa punëtore dhe proletariati që nuk ekzistonte….dhe revolucioni! (sic!)

Pesë muej ma vonë, gusht 1939, u firmue Traktati i Mos-sulmimit në mes të nazistëve dhe Bashkimit Sovietik. Ky pakt coptoi Poloninë në mes dy shteteve grabitçare. Akti banditesk në vend që të demaskohej u përshëndet si bashkimi i “punës” kunder “kapitalit” franko-anglez. Nji vjet ma vonë, Gjermania sulmoi shtetet e Europës perëndimore dhe i pushtoi me egërsi të madhe. Bashkimi Sovjetik sulmoi Finlandën që rezistoi heroikisht dhe pushtoi pjesë të territorit fin. Asnji protestë kundër këtij akti banditesk që nuk u reparue asnjiherë.

Në ndërkohë, Gjermania sulmoi vendet ballkanike dhe shkatërroi ish Jugosllavinë dhe Greqinë, ndërsa B.S. pushtoi tri republikat baltike dhe ia aneksoi Rusisë. Përsëri asnji protestë nga komunistët. Me shkatërrimin e Jugosllavisë, italianët hynë edhe në Kosovë . Nji ndër hapat e parë ishte arrestimi i elementit komunist jugosllav. Në mes tyne profesionisti revolucionar Miladin Popoviq, dhe “muzhiku” Dushan Mugosha, të cilët u internuen në nji kamp afër Peqinit. Me urdhër të ardhun nga PK Jugosllave, nji grup aktivistësh –komunistë dhe jo-komunistë shqiptarë, liruen “dy të internuemët” nga kampi. Janë këto dy elementë që vuen themelet e nji Partie Komuniste Shqiptare, caktuen Enver Hoxhën si sekretar të përgjithshëm, dhe morën drejtimin efektiv të Partisë së re.(7 nëntor 1941)

Me 22 qershor 1941, Gjermania naziste sulmoi Bashkimin Sovjetik pa paralajmërim. Ushtritë ruse u tërhoqën në kaos drejt Moskës me humbje të mëdha. Para rrezikut nazist, B.S. u lidh me nji aleancë jo-natyrale; për fatin e të gjithë njerëzimit doli me sukses falë koalicionit anglo-sovjeto-amerikan. Në B.S. hyni në lojë “gjeneral Dimni Rus” e mundësoi disfatën naziste.

Telegramet e mirënjohjes e falënderimit për rezistencën sovjetike nga KM Churchill dhe Presidenti F.D.Roosevelt janë, në fakt, modalitete që shpesh herë mbulojnë esencën e problemit nga sytë e popullit. Lufta Nac-Çlirimtare nuk u ba kurr  që të bahemi “republika e shtatë” e Jugosllavisë. Mijëra të rij e të reja idealistë luftojshin për nji Shqipëri të lirë,  nji popull të lirë, dhe demokraci, dhe u trathëtuen!

“Çlirimi” ka qenë nji zgjim frikësues, nji trathëti e maskueme. “Liria e Shqipërisë u usurpue” tha Mid’hat Frashëri, dhe “këtu unë jam dakord me te.” deklaroi KM Edi Rama. “Dhe nuk janë veteranët e Luftës Nac-Çlirimtare, por komunistët e pas-luftës që sot gjykojnë Mid’hat Frashërin, a thue se jemi të nesërmen e fitores së luftës, e jo plot 28 vjet nga data zyrtare e vdekjes së shpresës që solli fitorja e tyre (?) ka të bëjë jo me atë luftë por me krimet qe u bënë në emër të fitores saj!” (7.000 plus të pushkatuemë me gjyq e pa gjyq,, 26.000 plus të burgosun politikë, burra e gra; 50.000 plus familjarë, shumica pleq, gra e fëmij të internuem sepse baba-gjyshi i tyne ka qenë “reaksionar”!. Ish presidenti Ramiz Alia pohonte: ”Rendi i ri shoqëror u vendos me forcën e bajonetës! Ka pasur edhe gabime, por jo krime!”( Shpresa dhe Zhgënjime” f.12) Gënjeshtar patologjik!

Në BS u riorganizue KOMINTERN-i, organizatë komuniste për mobilizimin e popujve në ndihmë të BS. Filloi organizimi i grupeve komuniste sidomos në Europë. Në Shqipëri, gjithçka “komuniste”u ba nën drejtimin e instruktorëve jugosllavë. Çetat e armatosuna filluen aksionet kundër okupatorit në pranverën e vitit 1942: komunistë, ballistë, të pavarun. Për hir të organizimit, disiplinës dhe formimit ideologjik çetat komuniste fituen epërsinë. Me metodat e tyne ma shnjerëzore, tue përfshi terrorin e hapët, u krijue atmosfera e dhunës dhe frikës që vijoi deri në fund të vitit 1944, me largimin e nazistëve nga vendi i jonë. Komunistët shqiptarë refuzuen çdo bashkëpunim politik në vrapin e tyne me marrë në dorë pushtetin absolut politik të vendit. Kundërshtarët u detyruen me lanë Atdheun. Kështu bani edhe Mid’hat Frashëri. Dokumentacioni ekzistues konfirmon varësinë e plotë të komunistëve shqiptarë nga PK Jugosllave, që vazhdoi deri në qershor të vitit 1948, me prishjen e marrëdhanjeve shqiptaro-jugosllave.

(Në burgun e Burrelit, antifashisti i njohun Prof. Gjergj Kokoshi, ish ministër i arsimit në qeverinë e parë të E.Hoxhës, dhe deputet, përsëriste: ”E çliruem Shqipërinë, dhe ia dhuruem peshqesh Titos!”)

******

I frikësuem nga nji skenar i këtill, vizionari Mid’hat Frashëri pranoi qendrimin “le të mos nxitojmë, të mos shkatërrojmë vendin, të presim e të shohim!” në luftë kundër nazistëve. Logjikisht i drejtë, por në rrethana të atyne ditëve mund të gjykohet “politikisht i gabuem”. Në situata të vështira ngjet që merren vendime për momentin të gabueme, por që me zhvillimin e ngjarjeve të mavonëshme tregohet se kanë qenë korrekte. Në fjalorin e filozofisë së etikës ekziston nji shprehje e përshtatshme për këte situatë: “conceptionalism” – nji terminologji që përdoret sot në përcaktimin e nji qendrimi ku të gjitha aksionet tona janë të drejta ose të gabueme simbas vlerës ose kundërvlerës që vjen si rrjedhojë e aktit tonë. Nji qendrim i këtill lexohet në kujtimet e ML britanik Julian Amery në librin e tij “Sons of the Eagle”. Këtu japim citatet ma të përshtatëshme për ilustrim:

“….Mid’hat Beu…ishte nji republikan me bindje të forta dhe iu përkushtue librarisë së tij. Ai ishte i formuem me kulturën europiane dhe ate të Lindjes së Mesme…nji konservativ romantik, i përfshimë nga zjarri patriotik. Ai ishte i paisun, megjithate, me nji gjykim të ftohët por të ndritun, e biseda e tij ishte tërheqse dhe fitoi admirimin tonë.

Na e akuzuem troç Ballin Kombëtar për “bashkëpunim’ me gjermanët dhe e kercënuem se do të denoncojmë lëvizjen dhe udhëheqsit e saj si armiq të Aleatëve në se ata nuk braktisin menjiherë luftimet kundër partizanëve. Mid’hat Frashëri ishte shumë i ndershëm për të mos u shtirur dhe u përgjegj: ’tash është tepër vonë. Një revolucion po përhapet në Shqipërinë e Jugut në të cilin komunistët janë të organizuem në Lëvizjen Nacional-Çlirimtare me qellim të çthurin rendin social të mbrojtun nga Balli Kombëtar…Ballistët kanë qenë besnikë ndaj Aleatëve (Mukaj,1943 SR)por mbas kapitullimit italian, Enver Hoxha sulmoi Ballistët sepse nuk donte të ndante me rivalët çmimin e pushtetit politik. Lufta civile nuk ka lidhje me Çlirimin Kombëtar të cilin e kishin ndjekur të dy palët qyshë në fillim…’

Partizanët, sidoqoftë, e kanë tregue veten të pamëshirëshëm për çmimin e luftës që paguente popullsia civile dhe të fortë me armë që morën nga britanikët. Ata kanë ba trysni të fortë ndaj Ballistëve, dhe këta të fundit, sikur e kanë pasur të pamundurnji luftë në dy fronte kishin qenë të detyruur t’i pezullojnë sulmet e tyne ndaj gjermanëve të mbrojnë veten nga partizanët…Ishte për të ardhun keq që kjo luftë civile kishte marrë përparësi, ndaj zhvillimeve tjera, por ky ishte realiteti. Gjermanët tashma ishin të mundun dhe shqiptarët mund të bejnë pak me shpejtue apo vonue shkatërrimin e tyne. Pasoja e luftës civile, sidoqoftë ishte ende në dyshim dhe kishte prekë çdo aspekt të jetës së përditëshme të çdo shqiptari. Ai nuk mund t’i fajsonte vertet ata udhëheqës Ballistë të cilët për aksione të veçanta kishin pranue ndihmën nga ushtria gjermane. Ata nuk e kishin bërë këte gjë nga dashuria për gjermanët, apo nga përllogaritja e një fitorje të Gjermanisë….”

“Nga çdo njiqind armë që britanikët u dërgonin partizanëve, nandëdhjetë  zbrazeshin kundër shqiptarëve….Në se Enver Hoxha do të braktiste përpjekjet për të krye revolucionin socialist nën petkun e rezistencës patriotike, atëherë Ballistët me kënaqsi do të luftonin kundër gjermanëve. Ballistët janë miq të britanikëve, ndërsa partizanët janë vetëm agjentë të Rusisë” deklaroi Mid’hat Frashëri.

  1. Amery shton:” Ne i hodhëm poshtë me forcë argumentët e tia, duke mos dhënë asnji shenj simpatie që mund të trimronte formimin e nji fronti anti-komunist. Megjithate, ne do të pranonim në veten tonë se kishte shumë të verteta në atë që tha ai. Në revolucione ‘nuk mund të keshë pa-anësi!”,,,”Në kohën e revolucionit,ai që nuk ashtë me mue, ashtë kundër meje!” (S. Buçpapaj.Mid’hat Frashëri, prania fizike.DIELLI, 20 dhjetor 2018)

Të metat, gabimet dhe krimet e Enver Hoxhës dhe të sistemit tij nuk u spjeguen nga intelektualët serioz shqiptarë, me shumë pak përjashtime. Edhe kur u trajtuen nga intelektualë jo-komunistë, mendimet e tyne nuk u pranuen nga kuadrot e formueme gjatë rregjimit diktatorial. Akoma sot duket sikur nuk lejohemi me mendue ndryshe nga versionet zyrtare për këte Shqipëri qe na dogji zemrën me problemet e saj, e që na dekurajon me aktet e udhëheqjes saj.

“Bartës i ndershmërisë intelektuale në pohimin e së vërtetave të veta pavarësisht çmimit që ato kanë” (E.Rama), sot Mid’hat Frashëri, ky burrë shteti, na këshillon seduhet nji dozë ndershmënie frashëriane nga ana e kuadrova të rregjimit komunist, me pohue të vërteten.

“Në nëntor 1944, Mid’hat Frashëri në Shkodër, në shtëpinë e Rrojve u drejtohet të pranishëmve duke thënë: ‘Marr përgjegjsinë t’ju deklaroj se e çbëjmë organizatën eBallit Kombëtar. Ajo e kreu misionin e vet historik. Ne humbëm luftën, por jo shpresënCili kuadër komunist ka guximin moral me denoncue haptazi egërsinë kriminale të regjimit”. komunist në Shqipëri? Ata të pakët që folën, u vranë!

Unë mendoj se kjo mungesë guximi civil ashtë shkaku i ndasive tona sot që nuk lejon dialogun serioz, dhe eventualisht pajtimin tonë kombëtar.

Filed Under: Opinion Tagged With: feflektim, krimet, kthimi ne Shqiperi, Midhat Frasheri, Prof. Sami Repishti

Mid’hat Frashëri, prania fizike

December 9, 2018 by dgreca

 Mid’hat Frashëri: Nëse Enver Hoxha heq dorë nga revolucioni socialist, Ballistët me kënaqësi do të luftojnë prapë kundër gjermanëve/

 1 Skender1 a sonsofagle

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ/

Për Mid’had Frashërin i shkruaj këto radhë me fjalët e një prej bashkëbiseduesve të tij më të shquar dhe më të paanshëm. Në faqet 183, 184, 185 të librit të tij “Sons of Eagle: A Study in Guerila War” (Bijtë e shqipes: një studim për luftën guerile), publikuar nga shtëpia botuese Macmillan, (botim i parë, 1948) Julian Amery përqëndrohet kryesisht te kjo figurë e historisë së re të shqiptarëve.

Kush është Julian Amery?

Midis viteve 1950-1992 Julian Amery ishte anëtar i Parlamentit Britanik 39 vjet. Ai ka mbajtur tri poste ministeriale: Ministër i Punëve Publike (1970), Ministër për Strehim dhe Ndërtim (1970–72) dhe Ministër Shteti për çështjet e Jashtme dhe Komonuelthin (1972–74).

Përpara Luftës së Dytë Botërore, Amery ishte korrespondent në Luftën Civile Spanjolle dhe më vonë atashe për Zyrën e Jashtme Britanike në Beograd. Pas fillimit të luftës ai iu bashkua Forcave Ajrore Britanike më 1940 si toger u transferua më 1941 në Ushtrinë Britanike, duke arritur gradën e kapitenit. Më 1941-1942 ai shërbeu në Lindjen e Mesme, Maltë e Jugosllavi dhe në Lëvizjen Shqiptare të Rezistencës më 1943-1944 (ishte një nga të ashtuquajturit “Tre mosketjerët” me majorin David Smiley dhe nënkolonelin Neil McLean). Në vitet e pasluftës Amery u bë mik i ngushtë i Mbretit Zog të Shqipërisë dhe në autbiografinë e botuar më 1973 e përshkruan atë si “burrin më të zgjuar që unë kam njohur”.

Amery besonte se një ndërhyrje e aleatëve mund të parandalonte marrjen e pushtetit nga komunistët kur shkoi në Shqipëri me McLean dhe Smiley në prill 1944. Por eprorët e tyre nuk pranuan dhe ata u detyruan të braktisin misionin e tyre. Ai nuk hoqi dorë nga ideja e ndërhyrjes për largimin e komunistëve nga pushteti në Shqipër as pas Luftës së Dytë Botërore.

Njohja me Mid’hat Frashërin

Amery tregon se me kreun e Ballit Kombëtar, britanikët u takuan tek shtëpia e Ihsan bej Toptanit. “Mid’hat Beu ka qenë zyrtar i Portës së Lartë, anëtar i Komitetit për Union dhe Progres dhe një figurë me ndikim të fuqishëm në përpjekjet e hershme për ndërtimin e shtetit shqiptar. Ai u tërhoq nga jeta publike gjatë monarkisë, sepse ishte një republikan me bindje të forta dhe iu përkushtua librarisë së tij. I formuar me kulturën e Evropës dhe të Lindjes së Afërme, ai ishte një njeri i sjelljeve të përkora, një konservator romantik, i përfshirë nga zjarri patriotik dhe nga një besim Katonian ndaj virtyteve të aristokracisë. Tash një mbi shtatëdhjetëvjeçar ai është një figurë trupdrejtë dhe i hequr me tipare ende të dukshme dhe me një lëkurë si pergamen. Në shikim të parë ai dukej pazakonshëm ngurues dhe se vuante nga mbajtja e gojës. Ai ishte i pajisur, megjithatë me një mendje të ftohtë por të ndritshme dhe biseda ishte tërheqëse dhe fitoi admirimin tonë. (Midhat Bey had been in turn an official of the Sublime Porte, a member of the Committee of Union and Progress, and a powerful. influence in the early struggles of the Albanian state. He had retired from public life under the monarchy, for he was a strong Republican, and since then had eked out his living from the proceeds of a bookshop. Steeped in the cultures of Europe and of the Near East, he was a man of austere ways, a romantic conservative, possessed of burning patriotism and a Catonian faith in the virtues of aristocracy. Now over seventy years old, he was a spare, straight figure, with determined yet sensitive features and a skin like parchment. On first acquaintance he seemed inordinately shy and was afflicted with a slight stutter. He vas gifted, however, with a dry but sparkling wit, and his talk at dinner that night assured our entertainment and compelled our admiration.)

Mid’hat Frashëri: Një revolucion komunist po përparon në Shqipërinë e Jugut kundër Ballit Kombëtar

Më tej, Amery shkruan për bisedën që patën britanikët me kreun e Ballit Kombëtar. “Kur darka mbaroi, ne u kthyem tek temat kryesore. Ne e akuzuam troç Ballin Kombëtar për “bashkëpunim” me gjermanët dhe kërcënuam se do ta denocojmë lëvizjen dhe udhëheqësit e saj si armiq të Aleatëve nëse ata nuk i braktisin menjëherë luftimet e tyre kundër partizanëve. Mid’hat bej ishte tejet i ndershëm për të mos u shtirur dhe  u përgjigj se tash ishte tepër vonë. Një revolucion po përparon në Shqipërinë e Jugut, në të cilin komunistët, janë të organizuar nga Lëvizja Nacional Çlirimtare, me qëllim që të shthurin rendin social të mbrojtur nga Balli Kombëtar. Të dyja lëvizjet e kanë zanafillën në rezistencën ndaj italianëve, dhe në Mukje, më 1943, kishin arritur një aleancë për veprime të përbashkëta kundër ushtrive të Aksit. Ballistët kanë qenë besnikë ndaj aleancës; por, pas kapitullimit italian, Enver Hoxha i kishte sulmuar ata, sepse ai nuk donte të ndante me rivalët çmimin e pushtetit politik. Lufta civile nuk ka lidhje me përpjekjet për Çlirimin Kombëtar, të cilën e kishin ndjekur të dyja palët në fillim. Partizanët, sidoqoftë, e kanë treguar veten të pamëshireshëm për çmimin e luftës që paguante popullsia civile dhe të fortë me armët që morën nga britanikët. Ata kanë trysnuar fort ndaj ballistëve; dhe, këta të fundit, duke e pasur të pamundur një luftë në dy frontet, kishin qenë të detyruar t’i pezullojnë sulmet e tyre ndaj gjermanëve, që të mund të mbrojnë veten ndaj partizanëve. (When the meal was over, we turned to grimmer topics. We bluntly accused the Balli Kombetar of “collaborating” with the Germans and threatened to denounce the movement and its leaders as enemies of the Allies unless they at once abandoned their fight against the Partisans. Midhat Bey was too honest to dissemble and answered that it was now too late. A revolution was in progress in South Albania in which the Communists, organised in the L.N.Ç., sought to overthrow the existing social order defended by the Balli Kombetar. Both movements had their origin in the resistance to the Italians, and at Mukai, in 943, had concluded an alliance for joint operations against the Axis armies. The Ballists had been loyal to the alliance; but, after the Italian capitulation, Enver Hoja had attacked them, so that he should not have to share with rivals the prize of political power. This civil war had no connection with the struggle for National Liberation, which both parties had at first continued to prosecute. The Partisans, however, had shown themselves reckless of the cost of war to the civilian population and strong in the arms they received from the British. They had pressed hard upon the Ballists; and the latter, unable to sustain a war on two fronts, had been forced to suspend their attacks on the Germans that they might defend themselves against the Partisans.)

Mid’hat Frashëri: Nëse Enver Hoxha heq dorë nga revolucioni socialist, Ballistët me kënaqësi do të luftojnë prapë kundër gjermanëve

Ishte për të ardhur keq që lufta civile kishte marrë përparësi ndaj zhvillimeve të tjera, por ky ishte realiteti tashmë, iu thotë Mid’hat Frashëri bashkëbiseduesve të tij britanikë. “Gjermanët tashmë ishin mundur dhe shqiptarët mund të bëjnë pak për të shpejtuar apo vonuar shkatërrimin e tyre. Pasoja e luftës civile, sidoqoftë, ishte ende në dyshim dhe kishte prekur çdo aspekt të jetës së përditshme të çdo shqiptari. Ai nuk mund t’i fajësonte vërtet ata udhëheqës  Ballistë të cilët, për aksione të veçanta, kishin pranuar ndihmën nga ushtria gjermane. Ata e nuk e kishin bërë këtë nga dashuria për gjermanët as nga përllogaritjet se Gjermania prapë mund të fitojë, por thjesht sepse njerëzit përpiqen të marrin çdo masë për të zgjatur, madje edhe nëse ata nuk mund të shpresojnë t’ia arrijnë, për të ruajtur jetën dhe pasurinë. Partizanët ende po luftojnë kundër gjermanëve, por ata po e bëjnë këtë në një shkallë të vogël dhe vetëm për të marrë armë dhe furnizime nga Aleatët me të cilat ata ta vazhdojnë revolucionin e tyre. Nga çdo njëqind armë që ne ua dërgojmë atyre, nëntëdhjetë zbrazen kundër shqiptarëve. Ai na u lut ne, prandaj, që t’i përmbajnë partizanët, duke shtuar se nëse Enver Hoxha do ta braktiste përpjekjen për ta kryer revolucionin social nën petkun e rezistencës patriotike, atëherë Ballistët me kënaqësi do të luftojnë prapë kundër gjermanëve. Ballistët, argumentoi ai, ishin miqtë e britanikëve; partizanët ishin vetëm agjentë të Rusisë. Ai na kërkoi ne, prandaj, që të mos e përdorim ndikimin tonë ne Shqipëri për të vrasjes së më shumë ushtarëve të një ushtrie që tashmë është mundur. ” (The out come of the civil war, however, was still in doubt, and affected every aspect of the daily life of each Albanian. Nor could he really blame those Ballist leaders who, for particular actions, had accepted help from the German army. They had done so neither out of love for the Germans nor from any calculation that Germany might still win, but simply because men will adopt almost any expedient whereby they may prolong, even if they cannot hope to preserve, the enjoyment of life and property. The Partisans might still be fighting the Germans, but they did so on a small scale and solely so as to obtain arms and subsidies from the Allies with which to prosecute their revolution. Out of every hundred rounds which we sent them ninety would be fired against Albanians. He begged us, therefore, to restrain the Partisans, adding that if Enver Hoja would abandon the attempt to carry out a social revolution under the guise of patriotic resistance, then the Ballists would gladly join once more in the struggle against the Germans. The Ballists, he argued, were our friends; the Partisans were only agents of Russia. He urged us, therefore, to consult our imperial interests and not to sign away our influence in Albania for the sake of killing a few more soldiers of an army that was already beaten.)

Amery: Ne i hodhëm poshtë argumentet e Mid’hat Frashërit, por me veten tonë pranuam se kishte shumë të vërtetë në atë që tha ai

“Ne i hodhëm poshtë me forcë argumentet e tij duke mos lënë asnjë shenjë simpatie nga ne që mund të trimëronte formimin e një fronti antikomunist. Megjithatë, ne do ta pranonim me veten tonë se kishte shumë të vërtetë në atë që tha ai. Kjo është nga një largësi: duke parë rrjedhën e revolucioneve vëren se shumë shpesh te ato nuk mund të ketë asnjanësi. Kur një betejë është në vazhdim në një fshat apo rajon të veçantë, asnjë burrë i aftë fizikisht, pa përmendur këtu çdo njeri me influencë, i cili është fizikisht i pranishëm, nuk mund të shmang paanësinë.  Ata që do të kërkojnë të mbeten pasivë pashmangshëm ngjallin dyshimin ose lakminë e luftëtarëve, dhe është vetëm çështje fati nëse ata qëllohen si spiunë, vriten për pasurinë e tyre apo i kap ndonjë plumb qorr. Në kohën e revolucionit “Ai që nuk është me mua, është kundër meje.”” (We sternly rejected his arguments lest any sign of’ sympathy from us should encourage the formation of an anti-Communist front. Nevertheless, we had to admit to ourselves that there was much truth in what he said. Those is from a distance; observe the course of revolutions too often fore et that in them there can be no neutrality. When a battle is in progress in a particular village or district no able-bodied man, let alone any man of influence, who is physically present, in avoid taking sides. Those who would seek to remain passive inevitably arouse the suspicion or the greed of the combatants, and it is only a question of chance whether they are shot as spies, muredered for their property, or killed by a stray bullet. In time of revolution, “He that is not with me is against me”.)

Amery: Britanikët kundërshtuan çdo përpjekje për një front antikomunist në Shqipëri

Kështu thekson Amery, në bisedën me Nuredin Bej Vlorën, bir i vezirit të madh Ferid Pasha dhe nip i Ismail Qemalit, themluesit të parë të republikës shqiptare, të cilin britaniku e përshkruan si pronar të madh tokash, i dënuar me vdekjes pastaj i falur nga Zogu si pjesëtar i Revolucionit të Fierit dhe si një nga përkrahësit më me ndikim të Partisë Republikane. Amery, pra, e konsideron Ballin Kombëtar si vijim të Partisë Republikane Shqiptare.  “Ne u kënaqëm me rehatinë në shtëpinë e Ihsanit dhe iu shpjeguam kundërshtimin tonë të patundur ndaj çdo fronti antikomunist politikanëve të ndryshëm që erdhën nga Tirana për të na takuar ne,” shkruan Amery. (Next day we enjoyed the comforts of Ihsan’s house and expounded our inflexible opposition to an anti-Communist front to various lesser politicians who came out from Tirana to meet us.) 

Pra, politika e britanikëve, kështu edhe e aleatëve perëndimorë ishte e patundur në vendosmërinë për të kundërshtuar çdo front antikomunist në Shqipëri. Ky është një realitet katërcipërisht i kundërt me realitetin që jep Enver Hoxha në librin e tij “Rreziku Anglo-Amerikan në Shqipëri”.

Amery, një bashkëbisedues dhe dëshmitar me kujtesë të fortë dhe aftësi të rralla përshkruese e interpretuese

Julian Amery vinte në karrierën ushtarake me përvojën e tij si korrespondent shtypi në Luftën Civile të Spanjës dhe si oficer i shërbimit britanik MI6. Ai, veç të tjerash, është i pajisur me një kujtesë të fortë, me një aftësi të rrallë për të regjistruar gjithçka sheh dhe dëgjon, çdo fytyrë, çdo tipar, çdo psikologji, çdo shprehje fytyre. Edhe në këto kujtime ai e ruan stilin e raportuesit nga fronti. Librin e tij, ku përshihen edhe këto kujtime për Mid’hat Frashërin ai e boton për herë të parë në vitin 1948, katër vjet pas zhvillimit të ngjarjeve, kur çdo hollësi është ende e freskët në kujtesën e tij. Autor i mëvonshëm i shumë librave, Amery është një penë e stërvitur qysh në këtë libër kujtimesh.

Mid’hat Frashëri sot fizikisht përsëri i pranishëm

Kthimi i eshtrave – sipas amanetit të tij – në Shqipëri dhe vendosja pranë babait e dy xhaxhallarëve, e ka bërë të pranishëm fizikisht Mid’hat Frashërin 74 vjet pas arratisjes dhe 69 vjet pas vdekjes. Në këto vite ai ishte një i dënuar me vdekje, një i ndaluar të kthehet në Shqipëri gjallë apo vdekur, ishte i dënuar kështu me mungesë shpirtërore dhe fizike. Dënimi më i madh kundër Mid’hat Frashërit ishte mungesa e lejimit të fjalës. Asgjë që ka shkruar me emrin e tij apo pseudonimin e tij Lumo Skëndo nuk është lejuar të përmendet në Shqipëri, asgjë që ka thënë ai, nuk është lejuar të rikujtohet në Shqipëri, përveç një strofe në “Epopenë e Ballit Kombëtar”.

Pas vitit 1990 Mid’hat Frashëri nuk është më një mungesë shpirtërore. Atij i lejohej fjala nëpërmjet veprës së tij, nëpërmjet kujtimeve të bashkëkohësve të tij, nëpërmjet historisë në rishkrim e sipër. Tashmë është edhe një prani fizike. Mohuesit e tij, tashmë deri në brezin e tyre të tretë e të katërt, ndihen të çarmatosur.

Ata e krahasojnë me Naimin, Abdylin, Samiun me qëllim që ta zvogëlojnë. Me të njëjtin qëllim e krahasojnë me bashkëkohës si Noli dhe Konica. Për t’ia vënë në dyshim përmasat e atdhetarit, përmasat e politikanit, përmasat e intelektualit. Duan ta fajësojnë pse në periudha të ndryshme më shumë te ai është shquar atdhetari, pse në periudha të tjera më shumë te ai është shquar intelektuali, pse në periudha të tjera më shumë është shquar polititikani.

Mid’hat Frashërit tashmë nuk i mbyllet dot goja. Dhe pasi e ka edhe historinë me vete, Mid’hat Frashërit as që i mbahet më goja. Ai flet rrjedhshëm dhe pandalshëm për të vërtetën.

***

Siç premtova në fjalinë e parë të këtyre shënimeve, Mid’hat Frashërin e solla nëpërmjet kujtimeve të britanikut Julian Amery, nëpërmjet vlerësimeve dhe citimeve që ia bën ky bashkëbisedues i shquar dhe ky dëshmitar i lartë i Mid’hat Frashërit e i periudhës së kur në Shqipëri ishte në “përparim Revolucioni Komunist” i Enver Hoxhës kundër Ballit Kombëtar, kundër nacionalistëve, kundër çdo kundërshtari të mundshëm të Enver Hoxhës në luftën për pushtet. Tekstet e britanikut Julian Amery, respektivisht faqet 183, 184, 185 të librit të tij “Sons of Eagle: A Study in Guerila War” (Bijtë e shqipes: një studim për luftën guerile), publikuar nga shtëpia botuese Macmillan, (botim i parë, 1948) ne i kemi botuar dy herë të plota në faqet e botimit tonë voal.ch.

Midhat Frashëri – Julian Ameryt: Ja pse u detyruam t’i pezullojmë sulmet kundër gjermanëve

***

Julian Amery, Sons of Eagle: A Study in Guerila War, published by Macmillan, first edition 1948

1 a sonsofagle

……set in green and shady gardens. There lay the prize for the victors in this many-sided struggle.

Ihsan’s house was situated in the plain to the north-west of Tirana and some five hours’ march from the mountain village of Priske, where we stopped for our evening meal. The presence of German patrols made it dangerous to go do\n into the plain before dark and required us to reach our destination before dawn. Ihsan had sent an escort of his bodyguards to meet us, but we sat too long over our meal and scarcely led ourselves true for the journey. The darkness of the night concealed us from the enemy, but it equally obscured from us the many pitfalls by which our path was beset. The tracks leading down from the mountain were slippery, for it had been raining; and I fell over several times. Once in the plain the way led along a dry watercourse, filled with ankle-spraining stones and short, thorny scrub. (Down at sea-7 v el the, night was hot and dank; and clouds of mosquitoes tormented our brief halts. But brief they were; for the guides kept an anxious watch on the eastern mountains, where the sky would first grow pale, and loped ahead, coaxing us on with false assurances that we should soon be there. At last the rumble of lorries warned us that we were approaching a road. This was the dust track along which traffic between Tirana and the North had been diverted since the destruction of the Gyoles bridge. We crossed the track between two convoys — a pleasing tribute to Smiley’s work — and, passing through a. stretch of woodland, merged into a broad meadow just as day was breaking.

In the meadow stood Ihsan’s house, one-storied and whitewashed, like many of the smaller country houses in Hungary. A light was burning in one of the windows; and, as we crossed the lawn, Ihsan Bey came out to welcome us. He led the way indoors through mosquito curtains, for the plains are malarial; and we found ourselves for the first time in two months in a civilised room. There were armchairs and sofas; books and magazines lay on the table; pictures hung on the walls; and in a corner stood a luxurious radiogram. We stacked our submachine-guns and accoutrement of war beside it and sat down, feeling distinctly out of place amid these comfortable surroundings, with our unkempt hair, dirty uniforms, and heavy boots.

Ihsan Bey was still in his early thirties, a well-built and `rather studious-looking man, dressed in a grey flannel suit with a: white shirt open at the neck. He had studied in Vienna, and indeed might well have been an Austrian country gentleman from his small talk, the cut of his clothes, and the slightly German turn of his English sentences. An attentive host, he plied us in quick succession with tea, coffee, and a very potent raki, while we explained the purpose of our visit. Then, seeing that we were tired, he led us to our bedrooms, where clean pyjamas had been laid out. For the first time in months we slept between linen sheets and forgot the fatigues of the march in the delights of a spring mattress. It was after midday when we awoke to the comforts of modern lavatories and hot, scented baths; superfluous luxuries for a guerilla, but doubly welcome for their strangeness.

In the morning, while we still slept, Ihsan had driven into Tirana on our business. He returned about two o’clock, accompanied by Nureddin Bey Vlora, the friend of Count Carlo Frasso, our host at Brindisi, and by a younger man with a charming, French-speaking wife. Nureddin Bey was a son of the Ottoman Grand Vizier, Ferid Pasha, and a nephew of Ismail Kemal, the founder of the first Albanian Republic. A great landowner in the region of Valona, he had been condemned to death, though later pardoned, for his part in the Fieri revolution against King Zog and had long been one of the most influential supporters of the Republican Party. He was too great a patriot and too proud to “collaborate” with either the Italians or the Germans, but his counsels weighed heavily with the political leaders in Tirana, and especially with the Republican chiefs of the Balli Kombetar.

Still in his forties, Nureddin was fit-looking, debonair, and very much a man of the world. He was dressed in a smart white suit and might just have stepped out of the casino at Mentone or the Mohammed Ali Club in Cairo. His English was faultless, and with a sure understanding of the British character he brought us whisky, for which he had combed Tirana, and excellent cigarettes made of Albanian tobaccos specially blended to his taste. At lunch the talk skimmed lightly from anecdotes to mutual acquaintances in the capitals of Europe; and, with the added charms of feminine company, the barriers of nationality and politics were seemingly dissolved by the pleasures of social intercourse. Such a gathering of Albanian landowners and British officers must have appeared to a Partisan observer as proof positive of the sinister machinations of international reaction. The thought passed through my mind, but I cannot pretend that it seriously diminished my enjoyment of the occasion.

When we had eaten, Ihsan took the other guests apart, and we remained alone with Nureddin. He told us at once that he had just been invited by the Germans either to assume the Premiership or to enter the Council of Regency. His natural instinct had been to decline the thankless task, but he would accept the responsibility if he could thereby assist the Allied cause. The idea of having a friend as head of the “collaborationist” government was certainly tempting and might offer opportunities for attacking the Germans from within. Nevertheless, we strongly advised Nureddin to refuse an invitation which might lead other Albanian Nationalists to line up with the Germans in an anti-Communist front. We then expounded our general policy’, condemning collaboration in any form and stressing that we could only support those Albanians who fought against the Germans. We spoke, too, of our concern that the Ballists should be fighting with the enemy against the Partisans and appealed to Nureddin to use his influence with their leaders to bring about a change of policy. He told us that the Ballists would not only cease fighting the Partisans but would gladly co-operate with them against the Germans if only Enver Hoja would abandon his attempt to impose a social revolution on Albania by force. If we could restrain the L.N.Ç. Iie was confident that the Ballists would prove amenable; if we could not, then they must fight as best they could, for their lives and property were at stake.

Ihsan drove Nureddin back to Tirana in the afternoon, and returned for dinner, bringing with him Midhat Bey Frasheri, the President of the Balli Kombetar. Midhat Bey had been in turn an official of the Sublime Porte, a member of the Committee of Union and Progress, and a powerful. influence in the early struggles of the Albanian state. He had retired from public life under the monarchy, for he was a strong Republican, and since then had eked out his living from the proceeds of a bookshop. Steeped in the cultures of Europe and of the Near East, he was a man of austere ways, a romantic conservative, possessed of burning patriotism and a Catonian faith in the virtues of aristocracy. Now over seventy years old, he was a spare, straight figure, with determined yet sensitive features and a skin like parchment. On first acquaintance he seemed inordinately shy and was afflicted with a slight stutter. He vas gifted, however, with a dry but sparkling wit, and his talk at dinner that night assured our entertainment and compelled our admiration.

When the meal was over, we turned to grimmer topics. We bluntly accused the Balli Kombetar of “collaborating” with the Germans and threatened to denounce the movement and its leaders as enemies of the Allies unless they at once abandoned their fight against the Partisans. Midhat Bey was too honest to dissemble and answered that it was now too late. A revolution was in progress in South Albania in which the Communists, organised in the L.N.Ç., sought to overthrow the existing social order defended by the Balli Kombetar. Both movements had their origin in the resistance to the Italians, and at Mukai, in 943, had concluded an alliance for joint operations against the Axis armies. The Ballists had been loyal to the alliance; but, after the Italian capitulation, Enver Hoja had attacked them, so that he should not have to share with rivals the prize of political power. This civil war had no connection with the struggle for National Liberation, which both parties had at first continued to prosecute. The Partisans, however, had shown themselves reckless of the cost of war to the civilian population and strong in the arms they received from the British. They had pressed hard upon the Ballists; and the latter, unable to sustain a war on two fronts, had been forced to suspend their attacks on the Germans that they might defend themselves against the Partisans.

It was regrettable that the civil war should have taken precedence oven- the is of .1 iteration, but it w4 as not unnatural. The Germans were already beaten, and the Albanians could do little to hasten or retard their destruction. `I he out come of the civil war, however, was still in doubt, and affected every aspect of the daily life of each Albanian. Nor could he really blame those Ballist leaders who, for particular actions, had accepted help from the German army. They had done so neither out of love for the Germans nor from any calculation that Germany might still win, but simply because men will adopt almost any expedient whereby they may prolong, even if they cannot hope to preserve, the enjoyment of life and property. The Partisans might still be fighting the Germans, but they did so on a small scale and solely so as to obtain arms and subsidies from the Allies with which to prosecute their revolution. Out of every hundred rounds which we sent them ninety would be fired against Albanians. He begged us, therefore, to restrain the Partisans, adding that if Enver Hoja would abandon the attempt to carry out a social revolution under the guise of patriotic resistance, then the Ballists would gladly join once more in the struggle against the Germans. The Ballists, he argued, were our friends; the Partisans were only agents of Russia. He urged us, therefore, to consult our imperial interests and not to sign away our influence in Albania for the sake of killing a few more soldiers of an army that was already beaten.

We sternly rejected his arguments lest any sign of’ sympathy from us should encourage the formation of an anti-Communist front. Nevertheless, we had to admit to ourselves that there was much truth in what he said. Those is from a distance; observe the course of revolutions too often fore et that in them there can be no neutrality. When a battle is in progress in a particular village or district no able-bodied man, let alone any man of influence, who is physically present, in avoid taking sides. Those who would seek to remain passive inevitably arouse the suspicion or the greed of the combatants, and it is only a question of chance whether they are shot as spies, muredered for their property, or killed by a stray bullet. In. time of revolution, “He that is not with me is against me”.

Next day we enjoyed the comforts of Ihsan’s house and expounded our inflexible opposition to an anti-Communist front to various lesser politicians who came out from Tirana Jo meet us. The rest of the time we spent in discussions with Ilhsan and his cousin., Liqa, who was renowned as a hunter. Ihsan disapproved of blood sports but, since the chasse a l’homme was a frequent feature of Albanian country life, he kept two machine-guns, a mortar, and a stock of hand-grenades in his gun-room as a matter of course. In the house he carried only a light automatic, but when he drove to Tirana, or went for a walk, he armed himself with a Mauser parabellum. Such precautions seemed incongruous in so civilised a man; but, if blood feuds were less common in the plain than in the mountains, the preventive assassination of opponents was a time-honoured method of government. It was interesting, indeed, to see how centuries of despotic rule had engrained the habits of conspiracy in the life of an Albanian country gentleman. One evening at dinner I heard what I thought was an owl hooting in the garden.

“It must be my cousin Liqa”, said Ihsan, going to the French windows, “it is his call.”

Sure enough it was.

We left Ihsan by night and set out towards our base, stopping in the mountains above Tirana to meet Jem al [tern, Jemal had once been chief of Zog’s secret police, and, along with Muharrem. Bairaktar, Prenk Previsi, and Fikri Dine, had formed the quadrumvirate by whose efforts the royal regime had been established. Like his colleagues, he had fallen from favour, but had followed Zog into exile in 1939, returning to Albania in 1941 with Oakley-Hill and the forces of the Unites! Front. Now he stood second to Abas Kupi in the Zogist movement and had built up a small but efficient force of his own….

Filed Under: Politike Tagged With: Julian Amery, Midhat Frasheri, Skender Bucpapaj

Eshtrat e Mid’hat Frashërit prehen në Atdhe

November 14, 2018 by dgreca

1 arkivoli supemithatiii-768x5541 ballore

Personaliteti i shquar i kulturës dhe letrave shqipe, Mid’hat Frashëri nga sot do të prehet në Atdhe. Pas mbërritjes së eshtrave nga SHBA si dhe homazheve në Akademinë e Shkencave, eshtrat e tij janë varrosur pranë vëllezërve Frashëri tek Liqeni Artificial, pasi ai ishte nip i frashërllinjve të mëdhenj, Samiut dhe Naimit.Për kthimin e eshtrave nga SHBA për në vendlindje të firmëtarit të pavarësisë dhe kryetarit të Kongresit të Manastirit, Këshilli i Ministrave akordoi fondin prej 3,239,400 lekë, për organizimin e procedurave të nevojshme ndërshtetërore.Në një prononcim për gazetarin Erjon Skëndaj,  Kryetari  i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi tha se Mid’had Frashëri bashkoi kombin nga ana kulturore. Sipas tij sistemi diktatorial deformoi të vërteten për Mid’had Frashërin.

“ Ky veprim i qeverisë është një ndjesë nga të gjitha qeveritë. Njeriu nuk mund të jetë edhe bashkëpunëtor edhe ta luftojë kundërshtarin. Sistemi diktatorial deformoi jetën kulturore, historinë dhe deformoi edhe të vërteten për kundërshtarin e sistemit, siç ishte Midhad Frashëri. Ne do punojmë për të lancuar profilin e tij të lartë. Mid’hadi bashkoi Kombin nga ana kulturore.  Mid’had Frashëri dha firmën për njehsimin e gjuhës shqiptare. Jemi në një ditë që shpresojmë që shqiptarët do ta marrin vesh profilin e vërtetë të profilit të Mid’had Frashërit”- tha Roshi.

Rama: Të ulë kokën kush e sheh provokim

‘Një mishërim dhe një shërbestar i mëmëdheut sipas kokës së tij’- kështu e konsideroi kryeministri Edi Rama, Mid’hat Frashërin, në një fjalim të gjatë të mbajtur para ceremonisë së varrosjes së eshtrave te tij pranë Liqenit Artificial. Duke ndërthurur në fjalimin e tij, kujtime të ditarit të Frashërit, Rama u shpreh se ata që e baltosën për 7 dekada sot mbajnë buzët rrudhur.

“Farshëri ishte mishërimi i një shërbestari të mëmëdheut sipas kokës së tij. Ai shfaqej si armik natyral sa here tentohej përcarja. Të lë pa frymë pozicioni për dramën e popullsisë shqiptare të camërisë të zhveshura për shkak të etnisë dhe besimit të tyre. Një flamurmbajtës i shënuar i të drejtave të minoriteteve të lirive themelore, pa dallim etnie dhefeje.’ U shpreh Rama në fjalimin e tij,

“Shumë mund të kenë parë arrogancë, kokëfortësi, tërheqje, konservatorizëm apo besëthyerje virtytet e tij e bëjnë një personalitet pa të dytë në hisorinë e elitave të paqëndrueshme shqiptare.’-vijoi me tej kryeministri ndërsa u shpreh se kthimi i eshtrave të tij ishte një detyrim dhe borxh.

“Mid’Hat Frashëri i dha Shqipërisë gjithçka kishte e mundi. Gaboi por në tërë sa bëri nuk nxiti kurrë me penën e tij një krim. Kush e sheh si provokim, bën mirë të ulë kokën e të kujtohet se sa krime bënë ata që shkruan historinë e gjysmës tjeteër të Lumo Skëndos. Kush e sheh këtë arkmort dhe praninë time si kryeministër si revansh ndaj fitimarëve ndërsa përcjellim një figurë shumëdiemensionale, bën mirë të ulë kokën dhe të kujtohet se u rreshtuan edhe vetë kundër atij,   të cilit i shkruante se nuk mund të kemi njerëz që kanë lyer duart me gjak duke bashkëpunuar me pushtuesit.” – vijoi me tej kryeministri ndërsa theksoi se kthimi i eshtrave të tij, të shërbejë edhe si një reflektim.

“Mjaft kemi gjykuar në mungesë. Këtu janë eshtrat e një burri të dënuar në mungesë jo nga një gjykatë por nga gjyqi i historisë së shkruar nga fitimtarët për të poshtëruar të mundurit. Mjaft kemi shpifur, mjaft me shpërdorimin e atyre që nuk janë më. Kthimi i eshtrave nuk i merr askujt historinë, apo aftësinë e arsyetimit. Një varr nuk e mbulon një njeri të vdekur, nëse ideja rron e ngjall shpresa te të tjerët. Gjithë fatkeqësia jonë ka ardhur nga shpërndarja e këtyre fuqive.” -tha Rama ndërsa theksoi se  Mid’Hat Frashëri ishte e mbetet një shembull, ndërsa koha pastroftë baltën që nisëm t’ja pastrojmë sot.

Luzim Basha: Shembull për shumë të tjerë

Kryetari i PD, Lulzim Basha iu bashkua homazheve në nderim të patriotit shqiptar Mid’hat Frashëri, eshtrat e të cilit u kthyen sot në Atdhe.

“Është një nga ditët e rralla, që qëndrojmë para një arkmorti me një sens krenarie, nderimi por edhe kënaqësie. Kënaqësi që u përmbush amaneti i tij, detyrim i madh kombëtar i gjithë patriotëve shqiptarë. Kënaqësi që eshtrat e këtij burri të madh dhe shkencëtari të një dimensioni Europian do të prehen sipas amanetit të tij. Falenderoj deputetin Shehaj, Akademinë e Skencavem kjo ishte gjetja e duhur për ta patur këtu këtë burrë të jashtëzakonshëm. Një shembull që duhet të ndiqet edhe për shumë të tjerë. Eshtrat e cdo patrioti që padrejtësia e dikatuarës gjakatare të Enver Hoxhës i kanë lënë të dergjen jashtë vendit duhet të kthehen e të nderohen në Shqipëri.” – u shpreh Basha në një prononcim të shkurtër për mediat. Duke iu përgjigur interesat të medias, nëse e vlerëson rolin e qeverisë shqiptare në këtë proces, Basha u shpreh se qeveria nuk bëri asgjë përvecse detyrën.

“Vlerësoj iniciativën e historianit Uran Butka si edhe përkushtimin e deputetit Shehaj. Qeveria nuk ka asgjë më pak se detyrimin të kryejë procedurën për nderimin e këtij patrioti të madh”. – përfundoi Basha.

Kush ishte Mid’hat Frashëri, i njohur si Lumo Skëndo:

Mid’hat Frashëri i biri i rilindasit të shquar Abdyl Frashëri, lindi më 25 mars 1880 në Janinë. Ai njihet edhe me pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka. Mid’hati e njohu shumë pak të atin e tij, ngaqë Abdyli vdiq i ri në burg. U rrit në kujdestarinë e xhaxhallarëve, rilindësve të shquar Sami dhe Naim Frashëri. Duke qëndruar pranë tyre, kreu edukimin e plotë akademik në Stamboll. Patriot, njeri i ditur, Mid’hat Frashëri ka mbajtur në zemër amanetin e të atit Abdyl Frashëri, i cili gjatë qëndrimit në burg, u vendos të ekzekutohej nga xhonturqit. Kur u pyetën Abdylin nëse dëshironte të thoshte diçka, ai është përgjigjur: “Po, unë kam një djalë të vogël. I thoni atij se në qoftë se dëshiron të ketë bekimin tim, duhet të vazhdojë punën që unë nisa, por mjerisht nuk e çova deri në fund dhe të sillet kështu siç po sillem unë”. Deri në vitin 1905, Mid’hati punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore, i emëruar drejtor për punë politike të vilajetit të Selanikut. Filloi të aktivizohet në politikën shqiptare që në fund të shekullit XIX dhe u bë një nga figurat më të spikatura në politikën shqiptare. Mid’hat Frashëri ka qenë pjesëtar i klubit të Selanikut në Manastir, ku takoheshin patriotët shqiptarë. “Pati një rol të ndjeshëm në ruajtjen e kompaktësisë së klubit “Bashkimi” të Manastirit, pas mosmarrëveshjeve ndërmjet gegëve (në pjesën më të madhe dibranë) dhe toskëve, të cilën e ka zgjidhur duke shkuar në Manastir, më 20 shtator 1908, duke shkrirë kryesinë e mëparshme, të cilën e zëvendësoi me Rexhep Hoxhën prej Kallkandelene (Tetovë), zgjedhur kryetar, ish-kryetari Fehmi bej Zavalani kaloi zv/kryetar, ish-zv/kryetari Gjergj Qiriazi u zgjodh anëtar dhe kryesia u përbë nga pesë gegë e pesë toskë.”, rrëfen studiuesi Uran Butka. Gjithashtu ai nisi të merrej me krijimtari letrare që prej vitit 1897 dhe filloi të botonte “Kalendarin Kombiar”, të cilin e botoi pa ndërprerje deri në vitin 1928. Më 1901, botoi biografinë e parë kushtuar Naim Frashërit. Në botimet e ndryshme ai përdori edhe pseudonimin Ismail Malosmani.

Në korrik 1908 Mid’hat Frashëri themeloi gazetën “Liria” në Selanik, në vitet 1897-1928, botoi revistën “Kalendari Kombiar”, më 1909 themeloi revistën “Dituria”, në Selanik, pastaj në Kostancë dhe më vonë në Tiranë. Më 1908, mori pjesë dhe u zgjodh kryetar i Kongresit të Manastirit dhe nënkryetar i Komisionit të Alfabetit. Më 1909, 2-8.09, mori pjesë në Kongresin Kombëtar të Elbasanit. Mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912 si delegat i Përmetit, Elbasanit dhe Pejës dhe nënshkroi Aktin e Shpalljes së Pavarësisë.

Në qeverinë e Ismail Qemalit u emërua Ministër i Punëve Botore. Në kabinetet e Turhan Pashë Përmetit, në vitet 28.05.1914 – 03.09.1914, ishte Ministër i Punëve Botore dhe Post-Telegrafës, ndërsa në vitet 25.12.1918 – 29.01.1920, ishte Ministër pa Portofol. Ishte anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, në vitet 1919 – 1920.

Më 1920 përfaqësoi Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve, në vitet 1923-1925 ishte ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Greqi. Në vitet 1926 – 1939 hapi në Tiranë librarinë “Lumo Skendo”. I përndjekur nga regjimi komunist me akuzën si themelues i organizatës së Ballit Kombëtar, Mid’hat Frahsëri në përfundim të luftës u vendos në Itali e më vonë në Londër, ku krijoi Komitetin “Shqipëria e Lirë”. Mid’hati Frashëri nuk u martua. Varrimin e tij në SHBA e kanë organizuar përmes një ceremonie madhështore patriotët shqiptarë. Në gazetën “Flamuri” shkruhej: “Shqiptarët kanë ardhur nga të gjithë vendet nga ku banonin shqiptarët në mërgim, duke shprehur pikëllimin e madh,për ikjen e djalit të Abdylit njeriut të madh, Mithat Frashërit. Tek trupi i tij kanë bërë roje nderi Shefqet Isaraj,Muho Xhakja,Astrit Sako,Braho Husi,Sulo Male,Hysni Aliko,Hajredin Peshkëpia,Skënder Omari,Iliaz Guri,Luan Dosti. Arkivoli ishte i mbuluar me flamurin kombëtar dhe në sallë ishin 200 veta. Kortezhi për në varrezat “Fernchff”. Arkivoli merret në krahë dhe aty kanë folur Sejfi Protopapa,At Paul e V.Rado.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Atdhe, Midhat Frasheri, prehet

RIATDHESIMI I ESHTRAVE TË MID’HAT FRASHËRIT , NJË PËRCJELLJE DINJITOZE NGA NJU JORKU

November 12, 2018 by dgreca

1 Tonin & Frank1 arkiv Frani

Nga Frank Shkreli/

Të shtunën që kaloi, më 10 Nëntor, 2018, në Nju Jork, më saktësisht në Qendrën Nënë Tereza, pranë Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, u zhillua ceremonia për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit.  Ishte ky një organizim, që u bë i mundur nga një vendim, marrë nga qeveria e Republikës së Shqipërisë korrikun që kaloi.

Qeveria shqiptare kishte vendosur që eshtrat e Midhat Frashërit, njërit prej nenshkruesve të Pavarësisë së Shqipërisë dhe njërit prej figurave më të dalluara të kulturës dhe letrave shqipe, të kthehen në Atdhe këtë muaj, me rastin e 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit dhe në kuadër të viti mbarëkombëtar, në kujtim të 550-vjetorit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.   Qeveria e Kryeminstrit Edi Rama kishte marrë vendimin për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit, bazuar në kërkesën e Institutit të Studimeve “Lumo Skëndo” dhe kryetarit të këtij instituti, Z. Uran Butka.  Vet Z. Butka — me një delegacion nga Shqipëria, me përfaqësues nga qeveria dhe të Institutit të Studimeve Historike në Tiranë, Lumo Skëndo, të cilin ai e drejton – mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Qëndrën Nënë Tereza, së bashku me shumë personalitete të komunitetit shqiptaro-amerikan si dhe anëtarë të familjes Frashëri.  Z. Butka dhe folës të tjerë nënvijuan kontributin e madh të Mid’hat Frashërit në shumë fusha kulturore dhe politike, duke e quajtur atë shumë-dimensional në aktivitetin e tij, përfshirë kontributin e madh historik si– ndër të tjera — njëri prej nënshkruesve të Pavarësisë së Shqipërisë dhe si Kryetar i Komisionit të Alfabetit shqip në vitin 1908, ku së bashku me At Gjergj Fishtën e të tjerë, ai mbështeti alfabetin me germa latine për shqiptarët.

Organizimi i ceremonisë dhe realizimi i të gjitha miratimeve të këtij procesi nga autoritetet vendore dhe shtetërore të Shteteve të Bashkuara ishte i gjatë dhe aspak i lehtë.  Gjithë këtë aktivitet prej disa muajsh e kryesoi kryediplomatja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zonja Floreta Luli-Faber, ambasadore e Shqipërisë në Washington.  Ajo u shpreh për Zërin e Amerikës se realizimin e rikthimit të eshtrave të Mid’hat Frashërit në Atdhe e bënë të mundur shumë aktorë e pjesëmarrës nga komuniteti shqiptaro-amerikan, e deri tek nivelet e larta zyrtare amerikane:  “Ka qenë një punë e gjatë, ka qenë një punë bashkëpunuese me qeverinë, me institucionet amerikane, me të gjithë komunitetin shqiptar.  Kemi kontaktuar një numër të madh individësh, organizatash në Nju Jork, në Uashington, në Detroit, në Boston, në mënyrë që të gjenim të gjithë informacionin e duhur për ta këthyer Mid’hatin, jo thjesht në një moment të caktuar, por ta kthenim atëherë kur festonim një nga ngjarjet më të rëndësishme, 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit dhe menduam që kjo të ishte një nga pikat kulminante të vitit të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.”

Ambasadorja shqiptare falënderoi të gjithë për ndihmën dhe bashkpunimin e saj, përfshirë edhe mbesën e Mid’hat Frashërit, Zonjën Najada Petrela, e cila përshëndeti të pranishmit në emër të familjes Frashëri, ashtu siç bëri edhe Thomas Frashëri, përfaqsuesi i qeverisë shqiptare, njëherazi edhe kryetari i Sekretariatit për Organizimin e Vitit të Skënderbeut, cili gjithashtu falënderoi pjesëmarrësit në këtë ceremoni në emër të qeverisë por edhe në emër të familjes Frashëri.

Folësit kryesorë në ceremoninë solemne theksuan gjithashtu edhe rolin politik të Mid’hat Frasherit gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, si Kryetar i Partisë Balli Kombëtar dhe si Kryetar i Komitetit Shqipëria e Lirë, me qëndër në Nju Jork.   Uran Butka, Drejtor i Institutit të Studimeve Historike Lumo Skëndo i tha korrespondentit të Zërit të Amerikës, Z. Ilir Ikonomi se: “Kthimi i Mid’hat Frashërit ka rëndësi historike, jo vetëm për vlerën e tij historike dhe kulturore, por edhe për faktin se është anatemuar, është përbaltur, është quajtur kriminel, bashkëpunëtor me pushtuesit.  Instituti ynë jo vetëm që e boton veprën e tij të plotë, në 14 vëllime, por u bë edhe nismëtar për kthimin e eshtrave.   Kam qenë shumë i emocionuar mbrëmë, kur u ndodha përpara varrit të Mid’hatit, bashkëpunëtorit të ngushtë edhe të tim eti, Safet Butkës, sepse kanë qenë bashkëpunëtorë dhe luftëtarë të një ideje të madhe.”

Ashtu si shumë shqiptarë, këtu dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, edhe unë e kam mirëpritur dhe e kam përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për të riatdhesuar eshtërat e Mid’hat Frashërit, një vendim i cili më në fund do të bëhet realitet ditën e mërkurë më 14 Nëntor, dita kur eshtrat e tija do të prehen për gjithmonë në tokën e Shqipërisë, Shërbestar i të cilës ishte.

Pjesë e delegacionit të ardhur nga Shqipëria për të marrë pjesë në ceremoninë, që u mbajtë të shtunën në Qendrën Nënë Tereza në Nju Jork, për rikthimin e eshtërave të Mid’hat Frashërit në Atdhe, gjëndej edhe Thomas Frashëri, si përfaqsues i qeverisë shqiptare, njëherazi edhe kryetar i Sekretariatit për Organizimin e Vitit të Skënderbeut, dhe pinjoll i fisit Frashëri.   “Në Tiranë do të ketë banesën e fundit një nga shtetarët e mëdhenj shqiptarë”, u tha ai të pranishëmve.  “Kthehet, dhe këmbëngul këtu, jo vetëm Kryetari i Kongresit të Manastirit, por edhe shpirti i Lëvizjes nacionaliste shqiptare, Kryetari i Komitetit Shqipëria e Lirë dhe ideatori i Ballit Kombëtar.  Kthehet publicisti, historiani, poeti, filantropi dhe albanologu, kthehet një shërbestar i Kombit”, u shpreh zyrtari shqiptar në vlerësimin e figurës shumë dimensionale të Mid’hat Frashërit, gjatë ceremonisë në Nju Jork për përcjelljen e eshtrave të tij në Atdhe.

Unë falënderoj Ambasadën e Shqipërisë në Washington për ftesën, për të marrë pjesë në këtë ceremoni. Si shumë të tjerë, mora pjesë me kënaqësinë më të madhe dhe me shumë emocione dhe kujtime. Por, për më shumë se për veten, u ndodha aty në emër të disa bashkombasve të mi, dikur bashkpuntorë të ngushtë të Mid’hat Frashërit, “djemtë e tij” i kishte quajtur ai – të cilët nuk janë më – por që i kam njohur dhe me disa prej tyre kam pas fatin e mirë që në rininë time të punoja me ta tek Zëri i Amerikës, gjatë 1970-ave dhe në fillim të ’80-ave.  Besoj se po të ishin gjallë, do kishin qenë të pranishëm aty në Qendrën Nënë Tereza pranë Kishës Katolike Shqiptare në Nju Jork për të përshëndetur riatdhesimin e eshtrave të udhëheqsit të tyre shpirirtëror dhe politik dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit udhëheqsit të tyre, aty në frymë shpirtërore me Nënë Terezën dhe para portretit të madh në atë sallë të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skenderbe, në këtë 550-vjetor të vdekjes.

Besoj se ceremonia për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit në Qendrën Nënë Tereza pranë Kishës Katolike Shqiptare, Zoja e Shkodrës — ku morën pjesë udhëheqsit e të gjitha feve të shqiptarëve si dhe përfaqsues politikë dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan, pa dallim – mund të konsiderohet si e jashtzakonshme, deri diku, për komunitetin tonë këtu.  Ndoshta është heret të thuhet nëse kjo ceremoni në Qendrën Nënë Tereza mund të ketë përbërë hapin e parë drejtë një pajtimi kombëtar, sado pak simbolik, në radhët e shqiptarëve këtu dhe në trojet shqiptare.  Besoj se ai vet sot, po të mund të fliste, Mid’hat Frashëri do t’i këshillonte shqiptarët se ka ardhur koha tanimë për të “ përfunduar betejën e fundit ndërmjet tyre”, ashtuqë më fund shqiptarët të bashkpunojnë për të zgjidhur sfidat dhe për të fituar betejat që e presin kombin për realizimin e një jetë më të mirë për brezat e ardhëshëm.

Ka ardhur koha që t’u themi mjaftë propagandës dhe sjelljeve anti-kombëtare që u janë bërë gjatë komunizmit dhe vazhdohet t’u bëhet patriotëve si Midhat Frashëri dhe At Gjergj Fishta!  Fatkeqsisht, regjimi komunist i Enver Hoxhës i kishte shlyer madje edhe imazhet e tyre nga fotografitë historike, në përpjekje për t’i zhdukur ata përgjithmonë nga kujtesa e historisë.  Por megjithëkëtë, veprat e tyre do të mbeten gjithnjë të paharrueshme, sepse të tilla ishin!  Përveç se lutemi që riatdhesimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit të mërkurën në Tiranë, shpresojmë gijthashtu që vendimi i qeverisë shqiptare të shënojë njëherazi edhe fillimin e një rishikimi të historisë dhe rivelerësimin serioz të kontributit që kanë dhënë për Kombin e vet patriotët shqiptarë si Midhat Frashëri dhe At Gjergj Fishta.  Është një vendim i mirëpritur për të gjithë shqiptarët vullnet mirë kudo, për të gjithë ata shqiptarë pa dallim feje, krahine ose rrymash politike, ideali i të cilëve, sipas Mid’hat Frasherit duhej të ishte, “Madhëria dhe nderi i shqiptarit, njësia dhe bashkimi i kombit, lumturia dhe përparimi i përgjithshëm.”  Pushoftë në paqë

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli, Midhat Frasheri, nga Nju Jorku, percjellje dinjitoze

“Nderim dhe homazh- Mit’hat Frashëri kolos i historisë së Kombit tonë”

November 11, 2018 by dgreca

1 Mirakaj Viol

Nga Violeta Mirakaj/

Është një virtyt i madh të duam të jemi , ashtu si duam, të dukemi  ose të rrëfehemi  ashtu si jemi (Mit’hat Frashëri)…Vjeshta është ulur këmbëkryq në këto ditë nëntori këtu në New York, dhe ka krijuar një kurorë të stërmadhe shumëngjyrëshe e cila të duket dhe e plotëson më së miri nderimin dhe  homazhin për shqiptarin e madh, Mit’hat Frashëri. Do të përcillet nga varrezat e Ferneliff në Harstdale, të N.Y. në kodrat e Liqenit në Tiranë, pranë vëllezërve Frashëri dhe Faik Konicës.  Kemi  ardhur për t’i bërë nderimin e duhur, kanë ardhur nga Washingtoni, Bostoni, Florida, New Jersy, Philadelphia Connecticut,  për  përcjelljen më së fundi në vendin e tij. Përcjellja bëhet dhe kuadrin e 110 – vjetorit të Kongresit të Manastirit, e cila ka lidhje me emrin e tij; dhe duket se na i kujton përsëri mos harroni – “Përpjekja e të gjithë delegatëve të Kongresit të Manastirit është për t’u ngritur mbi pikëpamjet e ngushta vetjake në të mirë të kërkimit të një zgjidhjeje të pranueshme nga të gjithë.” Kjo është motoja që duhet të udhëheqë, të paraprijë jetën politike dhe shoqërore të vendit tonë. Ceremonia e zhvilluar në sallën “Nënë Tereza” qendër kulturore të kishës “Zonja e Shkodrës” është shumë emocionuese….Himnet kombëtare të dy shteteve, Amerikës “The star spangled banner” dhe i Shqipërisë, ”Hymni kombëtar” kënduar nga tenori i talentuar Riad Ymeri…. pasuar me nderimin dhe respektimin e merituar, arkivoli i Babait të Kombit mbartet me ceremoni nga skuadrilja e policisë së New York. Një organizim me detaje nga ambasada shqiptare në Washington dhe konsullata e saj këtu në New York, përfaqësuar nga Znj.Najada Sojli, e cila shprehet – është përgjegjësia e të zotit të shtëpisë të bëj të mundur ashtu si e meritonte figura e madhe poliedrike e Mit’hat Frashërit, ne jemi shtëpia përcjellëse. Bëhet nderimi dhe homazhi nga të pranishmit, si dhe i paraprirë nga nderimi prej të katër besimeve fetare në Shqipëri, komuniteti mysliman, kisha orthodokse, kisha katolike, si dhe nga komuniteti bektashian. Në filmin dokumentar u dhanë  momente nga jeta politike patriotike e Gjeniut të Kombit, Mit’hat Frashëri; realizuar nga Saimir Kumbaro dhe Uran Butka. Zëri origjinal i inçizuar nga radio Londra i Mit’hatit kumbon – “Cili duhet të jetë ideali ynë? Duhet të jetë madhëria dhe nderi i shqiptarit, njësia dhe bashkimi i kombit, lumturia dhe përparimi i përgjithshëm……” Homazhi dhe nderimi i babait të kombit, është paraprirë në vite me rradhë, edhe ditë më parë nga shqiptarë të mirë atdhetarë dhe intelektual, si përfaqësues të “Vatrës” etj. Pëllumb Lamaj, intelektuali poeti dhe shkrimtari i lirisë si çdo vit  nuk mungoi pa e nderuar dhe këtë vit, me një kurorë të bukur në vendin ku politikani, atdhetari, intelektuali u preh për 69-të vite…. ai vetë thotë:— unë nderoj Korifeun atdhetar Mit’hat Frashëri, njëkohësisht nderoj fisin tim, fisin shqiptar, të gjithë ata që menduan dhe sakrifikuan për vendin tim…nderimi për të është nderimi i gjithë martirëve….”

Mit’hat Frashëri u lind më 25 Mars 1879, në Janinë. Ishte biri i rilindasit

patriotit të madh Abdyl Frashëri, nipi i enciklopedistit Sami Frashëri dhe poetit të mallit për vendlindjen, Naim Frashëri. Vdiq në New York më 3 Tetor 1949, jetoi 69 vjet. Jetoi në tre epoka, në periudha të ndryshme për fatet e kombit tonë, me problematika dhe zgjidhje nga më kontradiktore, të cilat ndryshojnë rrënjësisht njëra nga tjetra, për nga ngjarjet, për nga proçeset, për nga karakteret e tyre. Prandaj me të drejtë është cilësuar si një nga figurat më komplekse të këtij vendi, që, me kohën që ka ardhur pa paragjykime kërkon vemendje e rivlerësim, që me të drejtë është në rrugë të mbarë… Mit’hat Frashëri është figura që i ka munguar historisë, kulturës dhe letërsisë, politikës dhe diplomacisë i ka munguar brezave me radhë, i ka munguar enciklopedisë sonë. Në çdo faze të jetës politike, historike, letrare dhe shoqërore të vendit tonë, në periudhat më të qenësishme është Mit’hat Frashëri…Në rininë e herëshme punoi në administratën turke, aktivizohet në politikën shqiptare që në fund të shekullit të XIX u bë një nga figurat më të spikatura në periudhën e Pavarësisë. Si një militant rilindës i orës së parë ai u shqua në luftën për të zbatuar programin kulturor të Rilindjes, ndoshta më tepër se çdo bashkëkohor i tij, si shkrimtar i flaktë i temave patriotike, si kryetar energjik i Kongresit të Manastirit dhe si veprimtar i palodhur i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Një aktivitet i gjithanshëm me patriotët shqiptarë të kryesuar nga Çerçiz Topulli dhe Adem Emini, që punonin për për përgatitjen e një kongresi dhe të një reviste të përjavshme. Mendimet e moderuara politike dominonin në rrjedhën e ngjarjeve që rrokulliseshin në shpinë të popullit, që ishte rrezik për të ardhmen e qenësisë si komb…Krijimtaria e tij letrare ishte bashkëudhëtare që në fillimet e saj, prej vitit 1897, me “Kalendarin Kombiar” në vijim vitesh deri më 1928.  Shkrimin e parë biografik , më 1901 ja kushtoi Naim Frashërit…. Vetë koha ka kontradiktat e veta, me mendime, opinione  të ndryshme, si çdo komb, si çdo histori të popujve të ndryshëm me korifenjtë e vet. i tillë ishte Mit’hati me energjinë, dashurinë, inteligjencën, kulturën enciklopediste dhe aftësitë praktike, bëhet dishepulli dhe mbështetësi kryesor. Nuk mund të ishte larg ngjarjeve të mëdha. Në kongresin e Alfabetit, në Kongresin e Manastirit, 14 nëntor- 22 nëntor 1908 , zgjidhet kryetar i kongresit dhe nënkryetar i komisionit të hartimit të alfabetit ( kryetar, At Gjergj Fishta). Në shpalljen e pavarësisë është një nga firmëtarët e saj, si dhe zgjidhet në qeverinë e Ismail Qemalit. Është shumë aktiv në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë në vitet ’20. Ai ka qenë i papajtueshëm me Esad Toptanin dhe veprimtarisë së tij antishqiptare. Jeta e tij është dinamike, gërshetuar jeta politike, diplomatike dhe letrare. Në periudhën 1912 – 1939, Mit’hat Frashëri i shërbeu me sukses atdheut të vet si një militant i luftës diplomatike që zhvilloi shteti shqiptar për t’u afirmuar në arenën ndërkombëtare si shtet i pavarur. Si përkrahës i regjimit republikan që ishte, ai pati kujdes që të mos e përfshinte emrin e vet në jetën e brendshme politike të regjimit monarkik të Ahmet Zogut (1928- 1939). Me mbarimin e Luftës së Pare Botërore, 1918 ai i drejtohet me një promemorie konferencës në të cilën po përgatitej krijimi i Mbretërisë Serbo- Kroate- Sllovene. Deklaron se: “ Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do të ketë as Jugosllavi të re dhe as një zgjidhje përfundimtare të kufijve në Ballkan”… vizioni dhe mendimi analitik i tij ka  vlerë dhe sot.. Më 1919 si kryetar i delegacionit shqiptar në Paris “ në mbrojtje të të drejtave të Shqipërisë”. Ku i është bërë thirrje nga nga kryesia e “Vatrës” të punojë “për bashkimin e gjithë shqiptarëve për një Shqipëri independence pa asnjë protektorat”. Kur qe aty, me mision, shkroi: “ Indipendenca morale” si dhe punimin “Shqiptarët në vendin e tyre dhe jashtë”…Aktiviteti diplomatik sa në Washington, më pas Athinë… Personaliteti i tij ishte i padiskutueshëm. Ai zhgënjehet nga zhvillimet politike në Shqipëri, jep dorëheqjen dhe deklaron largimin nga aktiviteti politik, i cili rikthehet përseri gjatë Luftës së Dytë botërore, pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste. Por veprimtaria letrare studimore është në vazhdimësinë e saj. Boton revistën “Dituria”, dhe dimë se në këtë periudhë merr një zhvillim publicistika shqiptare.  Ai është ideologu kryesor dhe një nga themeluesit e Partisë Nacionaliste. Mit’hat Frashëri është autori i “Dekalogut”, vlerësuar nga përkrahësit e tij si “kontribut i madh teoriko- politik” shkruar 1942, në Tiranë. Ai është mbajtur si nacionalist në politikënn shqiptare, duke pasur një korrespondencë të pasur, premorie, takime në konferenca apo takime me personalitete të politikës ndërkombëtare. Duke qenë njohës i disa gjuhëve të huaja, u përpoq në fushën diplomatike, brenda dhe jashtë shqipërisë, për bashkimin në Shqipërinë etnike të ish – katër vilajeteve shqiptare, Janinës, Shkupit, Manastirit dhe Shkodrës…Mbas çlirimit të Shqipërisë iu sekuestrua pasuria e Mit’hat Bej Frashërit. Midis të tjerave ishte dhe biblioteka personale e tij. Sot rreth 40 000 vëllime të kësaj biblioteke janë pjesë e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Mit’hat Frashëri, nga pasardhësit e tij politik ka vlerësimin: mendimtari illuminist i neoshqiptarizmës, të viteve ’30.

Në një shkrim, ese, Mit’hat frashëri, ka shpalosur idetë e tij përparimtare dhe nivelin e lartë intelektual, si shtetar,- se çfarë begatie ka trualli shqiptar, që ia shtojnë pozita gjeografike si vend mesdhetar dhe i bekuar nga perëndia, i ndodhur buzë detit e me plot fusha e male, me klimë të mrekullueshme, me njerëz të shquar, në udhëkryqin ku lidhen kombet.

Mit’hat Frashëri akumuloi një kapital të madh patriotik gjatë veprimtarisë së tij gati gjysmë shekullore para Luftës së Dytë Botërore; jetoi dhe veproi në tri periudha të historisë së shqipërisë, të cilat ndyshojnë rrënjësisht njera nga tjetra për nga ngjarjet, për nga proceset, për nga karakteret e tyre. Në emigracion, me ndihmën e aleatëve anglo- amerikanë, shpalli Komitetin Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, më 26 gusht 1949, në Paris, Francë duke qenë kryetar i tij me anëtarë si Abaz Kupi, Zef Palin, Nuçi Koten, e Seit Kryeziun.  Ai ka vënë që në atë kohë në dukje se: – “Shqipëria është pjesë e vendeve të mëdha evropiane dhe zhvillimi i saj do të vijë pikërisht nga bashkëpunimi me vende evropiane dhe SHBA– -në; dhe këtu duket gjenialiteti i personalitetit të tij, që me te drejtë quhet Babai i Kombit Shqiptar….

New York/ 10 Nëntor 2018

Filed Under: Analiza Tagged With: homazhe, Kolosit, Midhat Frasheri, Violeta Mirakaj

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT