• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MJAFT ME TIFOZERI TE SEMURE!

January 10, 2021 by dgreca

Nga Thanas L. GJIKA/ Tifozëria (tifozllëku), kur përjetohet me tepri e bën njeriun të sëmurë mendërisht, pa e kuptuar ai vetë. Kur një person është tifoz i sëmurë, pra simpatizant i tepruar ndaj një ideje, njeriu, grupi shoqëror, ose partie politike, kjo e bën atë të pakënshëm në shoqëri. Një tifoz i sëmurë është i pakëndshëm në shoqëri sepse ai shpreh simpati të tepruar për një ide, person, grup shoqëror, ose parti politike pa dhënë argumente logjike dhe fakte reale, por vetëm se ashtu i është mbushur mendja atij. Me një fjalë, një tifoz i sëmurë mund të quhet njeri me tru të shpëlarë, që nuk ha logjikë, po shprehet e vepron vetëm sipas disa idesh fikse që i janë ngulur në kokë prej kohësh dhe nuk pranon të ndërrojë mendimin, opinionin e vet, nuk pranon të evoluojë në përputhje me rrethanat shoqërore.

Tifozi i sëmurë është i keqi i vetes dhe i familjes, sepse ai zihet dhe me njerëzit e familjes që mendojnë ndryshe, por kur tifozëria bëhet pjesë e mendësisë së një grupi të madh shoqëror, ajo kthehet në një dukuri me pasoja shkatërrimtare për mbarë shoqërinë e një vendi. Kur tifozëria merr përmasa globale bëhet rrezik për mbarë njerëzimin, si u bë komunismi në vitet 1945-1989.

Të gjithë ne që u lindëm e u formuam në shkollën socialiste gjatë regjimit komunist, u brumosëm me dashje a padashje me simpati të tepruar ndaj ideologjisë socialiste-komuniste. Kur na pyesnin vizitorët e huaj që na takonin: “Si jeni?, ne u përgjigjeshim: “Mirë, shumë mirë”. Këtë përgjigje e jepnim sepse ashtu mendonim, sepse nuk e dinim se sa të varfër ishim, se sa shumë të drejta na mungonin. Ne ishim njerëz me tru të shpëlarë. Ne ishim të tillë sepse ishim bombarduar gjatë gjithë jetës nga propaganda e partisë-shtet e cila e paraqiste jetën e botës kapitaliste si jetë në vuajtje, ku masat e popullit shtypeshin e shfrytëzoheshin nga kapitalistët. Në këto vende ne dëgjonim se masatpopullore ishin të pakënaqura dhe ngriheshin në greva, etj. Kjo propagandë na i mbushte mendjen se ne që jetonim në sistemin socialist ishim njerëz të kënaqur, sepse edhe pse na mungonin disa gjëra, ne punonim e sakrifikonim për të ardhmen e lumtur komuniste. Me një fjalë, ne nuk e kuptonim se njeriu në kapitalizëm ngrihej në greva sepse kishte të drejtën e grevës, të cilën e shfrytëzonte për të përmirësuar jetën e vet. Kurse ne votonim për kandidatët që ishin vënë në listë pa na pyetur kush, dhe nuk e vrisnim mendjen se ne nuk e kishim të drejtën e votës së lirë.

Në vitet 1990-1992 edhe në Shqipëri u pranua se sistemi socialist kapitulloi si sistem politiko-shoqëror dhe si ideologji. Pas vitit 1992 edhe në Shqipëri u krijuan kushte që shumë shqiptarë me shkollim mesatar e të lartë të ecnin në rrugën e re të formimit larg programeve të partisë-shtet. Por njerëzit që i kishin shërbyer sistemit të vjetër, duke mos pasur kurajo që të pranonin gabimet e krimet që kishin bërë në kohën kur ishin shërbëtorë të regjimit komunist, filluan të luftonin për ta paraqitur sistemin socialist si sistem më të mirë se sistemi i ri i ekonomisë së tregut të lirë. Këta njerëz mbas vitit 1992 kur u ndërrua regjimi, u bënë edhe më tifozë të sëmurë të socializmit. Duke qenë shumicë, ata e dëmtuan ecurinë e demokracisë së brishtë, mbushën partitë e reja opozitare me ish-komunistë e ish-sigurimsa dhe arritën të krijonin një klasë politike që i shërben enverizmit, mban gjallë nostalgjinë komuniste dhe i mban masat popullore të trembura, trushpëlara, që nuk e njohin forcën e votës së lirë. 

Kam frikë se në Shqipëri ka shumë pak njerëz që punojnë për të kthjelluar popullin nga tifozëria e sëmurë prosocialiste, kështu që më 25 prill votuesit shqiptarë mund t’ua japin votën po shërbëtorëve të enverizmit, prej të cilëve kanë vuajtur 75 vjet, të cilët pas viteve 1990-1991 quhen socialistë pa qenë eurosocialistë, ose demokratë pa qenë demokratë të vertetë…

Filed Under: Analiza Tagged With: Mjaft, Thanas L.Gjika, Tifozeri te semura

Shqiptarë, mjaft e turqizuat Shqipërinë

July 10, 2017 by dgreca

Nga Ilir Levonja/ Florida/

1) Sheshi Maltepe, Stamboll, të dielën më 9 korrik. Qe i tëri një gumëzhimë njerëzore. Opozita priste liderin e saj, Kemal Kılıçdaroglu. Ai kishte ecur më këmbë nga Ankaraja në Stamboll. Për njëzetë e pesë ditë. Në shënje proteste karshi presidentit të vendit si urdhëruesi i arrestimeve dhe burgosjes së gazetarëve, oficerëve, apo politikanëve kundërshtarë.

Sipas raportuesve të agjensisë Returs, Umit Bektas dhe Humeyra Pamuk, nga Stambolli, ai i tha masës se, ne, duhet të rrëzojmë muret e frikës. (We will be breaking down the wall of fears.) E gjitha një protestë për kapjen e shtetit nga një individ me emrin Rexhep Taip Erdogan. Pasi që nga i ashtuquajturi grusht i shtetit, korriku 2016. Rezultojnë plot 50 mijë njerëz të arrestuar. 150 mijë nëpunësa shteti, si arsimtarë, ushtarakë, jurist etj., të pezulluar.
Një terror i hapur shtetëror karshi administrates, opozitës dhe fjalës së lire. Po sipas Reuters, ai e mbylli fjalën e tij, duke u thënë turqëve se, nga sot të jemi të gjithë bashkë kundër një njeriu që do gjithçka. Veç për vendin, për demokracinë.
2) Kjo ndodhte kur, Erdogani, priste në rezidencën e tij kryeministrin e Shqipërisë. Vendin të cilin Turqia e sundoi për pesëqind vjet. Dhe po t’i referohesh kohëve. Në raport me pushtimin austro-hungarez. Apo periudhën italiane nga koha e mbretërisë e deri në kapitullimin e Duçes. As që çohen nëpër mend të krahasohen investimet e bëra. Pra pesëqind vitet e Turqisë, me ato të austrohungarezëve dhe italianëve. Në këto pesë shekuj Turqia nuk ndërtoi asnjë rrugë. Asnjë lloj vepër tjetër publike. Përkundrazi e mbajti nën një trysni përça e sundo. Mes pashallarësh dhe vilajetesh. Aq sa sot pikërisht për shkak të këtij sistemi. Kësaj forme administrative, Shqipëria u nda si plaçkë tregu. Jo si Shqipëri. Por si një Turqi e vogël. Po sipas këtyre metodave. U ndërroi besimin. Bëri ca pashallarë me shumicë. Ca hajna, të cilët i la të sundonin me shpatë e kuran vëllezërit e tyre. Ndërsa për vete mori në Stamboll mëndjet e ndritura. Madje i degdisi deri në shkretëriat e Nilit. Me tituj e poste. Pasi vetëm me ata mund të shtonte sa më shumë sundimin.
Kjo është Turqia. Sa sot edhe pse një komunitet i madh atje, shqiptarët nuk kanë asnjë lloj të drejte. Madje kudo ndihen. Kudo. Veç në Turqi nuk shohim aktivitete shqiptarësh.
Ata sot janë turq dhe ndofta sundojnë me Erdoganin.
3) Pasi përcolli dishepullin e tij, arnautin bohem, Erdogani i kërkoi liderit të opozitës. Atë që drejtësia, reformat, shteti, bëhen në parlament dhe jo në rrugë.
Në fakt e trembte turma. Kurrë Maltepe nuk qe aq i tejmbushur sa dje. Dhe vemendja botërore aq e fokusuar në Stamboll. Lideri i opozitës i kujtoi se rruga ishte e vetmja alternative. Pasi, kuvendi, shteti, kushtetuta, drejtësia, media ishin të kapura. Dhe se ai zgjodhi rrugën si pjesë e sovranit, motorit të demokracisë.
Mua më shkoi mendja tek lideri i opozitarizmit në Shqipërinë time. Tek akulli, ngrirja. Apo shkrirja. Lojrat e fjalëve me marr unë përgjegjësitë. Apo ato urdhrat me sy, që, jepi një dru të mire atij legenit që na çau bythën. Sa keq që vendi im nuk e ka një të tillë. Kush do të ecte nga ata 400 klm në këmbë. Sa i bie…, Shkoder Sarandë. Apo më pak. Megjithëse me ato rrugë përgjysmë. Me ato nën e mbi kalime shkretane. Shkoder Sarandë i bie 400 mijë kilometer. Lulit do i prishej jo vetëm xheli i flokëve. Por edhe xheli i opozitarzimit të humbsave. Kurse Monikën, do ta ndalonte statuti i zonjës së parë. Kush pra mund të ecte në këmbë për ata?. Për të drejtat civile. Për fundin e një varfërie ekstreme. Për marrjen fund të kulturës partiake mbi ekzistencën intelektuale. Drejtësinë e pavarur dhe shtetin e ligjit të forte? Për firon e gjakut shqiptar. Për informalitetin total. Për mbylljen e gropave të zeza të përqindjeve nga tenderimet? Askush…
4) I lumtur dishepulli i Erdoganit…, kryeministri i vendit tim, saktësisht atë kohë kur Turqia vet kish dalur në shesh. Kundër njëshizmit. (One man-rule.) Kundër grumbullimit të pushtetit. Komunikonte në FB me shqiptarët se, kishte marrë premtime për para. Për ndërtimin e aeroportit të Vlorës etj. Kaq i lumtur, sikur t’ua jepte aty në çast. Nga dritarja mbrapa. Se përpara protestonte Turqia. T’ua hidhte me dy duar. Para qielli. Jo si një borxh më shumë për kokë. Ndërkohë që paradoksalisht, një aeroport si ai i Kukësit rri mbyllur. Dhe shqiptarët fluturojnë për në botë, përmes Shkupit, Prishtinës, Beogradit. Nga që çmimet e Rinasit janë më te kripura se ato në aeroportet më me emër në botë.
Kjo është Shqipëria e pashallarëve dhe e dishepujve të Erdoganit.
Nuk e di se çfarë vlerash njerëzore mbart ky komunikim. Me një lider që manipulon, vret, burgos, syrgjynos etj. Çfarë vlerash miqësie e afrimiteti. Eshtë njësoj si të shkosh sot në Korenë e Veriut. Të dalësh në platenë e paradave me Kim Yongun. E t’i mburresh popullit. Apo një lloj eksopezeje ashtu…, siç dilte Enveri me Stalinin. I lumtur që siguronte ndonjë vapor me thekër a grurë. Pasi shqiptarët vet nuk dine as të prodhojnë e as të tregtojnë.
5) Me ardhjen e demokracisë, menduam se epoka e ndihmave. Epoka e miqësive për inat, do të merrte fund. Të paktën në investimet publike. Në krijimin e fondeve. Si arsyetim normal i një ekonomie tregu.
Ka vende më të vegjël se ne, por janë sot në mos superfuqi. Investitorë të pare në investimet e tyre publike. Të konsoliduar.
Kurse ne, fatkeqësisht akoma jo.
Liderët tanë fluturojnë drejt lëmoshës.
Sikur një lubi t’ua e ketë prerë duart shqiptarëve.
I duan të gatshme të gjitha.
Sidomos ky…, I do të gjitha nga Turqia.
Vdesin të marrin ca nga atje.
Për rrjedhojë shqiptarët janë sot aq të turqizuar, sa kanë mbytur veten me ferexhe e mjekra. Nga Tirana, Prishtina, Shkupi etj. Rrugët janë plot të tilla, mjekrra dhe ferexhe.
Dovleti që ia lëroj nënën fustanellës shqiptare. Apo kostumeve që ne mburremi. Eshtë sot më prezent se kurrë.
Me iftarë e falje në sheshe publike. Me dhunën e lirisë së shprehjes. Dhe të të menduarit. Një lloj Turqie erdoganiste, pushtimi i dytë otoman…
Bijë nënash, shqiptarë, mjaft e turqizuat Shqipërinë.

Filed Under: Politike Tagged With: e turqizuat Shqipërinë, Ilir Levonja, Mjaft, shqiptare

Mjaftë më njerëz të librezave partiake?!

January 22, 2017 by dgreca

Nga Skender MULLIQI/Ne vitin që e lam mbrapa kemi pasur disa ngjarje befasuese në botë , si  sulmet terroriste ne Evropë , ”Brexit” dhe fitorja e Donald Trampit. Ka pasur shumë mendime rreth këtyre temave .Për dike kan qene befasitë e vitit , për dike  kan qenë me pak të befasishme dhe  ata të cilët nuk  janë  befasuar  më  këto ndodhi , duke pasur parasysh zhvillimin e rrethanave politike në nivel botëror .Kur flasim për sulmet terroriste   në Evropë , për nga menyra dhe metodat  ishin  vazhdimësi  e sulmve terroriste  nga lufta në Irak dhe në   Avganistan . ..Me përmasat e rritjës  fatale të terrorizmit  në  Evropë , nga analistët shikohen   më shumë  nga zhvillimet  e luftës në Siri. Së pari kriza  siriane e gjatë , dhe e pastaj edhe eskalimi I luftës kunder organizatës terririste të ISSI-it dhe lufta e qeverisë më rebelet . Në këtë luftë u implikuan shumë palë , Rusia dhe Irani e mbeshteten diktatorin Bashar El Asaadin , kurse Amerika ishte shumë më e matur dhe  ishte e interesuar  që të luftohet  terrorizmi duke mos  e perkrahur   regjimin   e Asaadit.  Shtrohet pytja logjike ku ishte Ballkani dhe  Kosova në këtë mes? Çka punuan elitat tona politike për gjithë këto vite ? A numeruam më shumë dështime së sa rezultate pozitive .Sa u punua për të rinjët tanë ?… E shumë  e shumë pyetje hipotetike  të cilat nuk nxjerrin ndonjë rezultat  impresionues për qytetarët tanë.Ne Ballkan nuk ka shtet të formuar mbi bazat e të dretjës ligjore , mbi të drejtat dhe liritë  demokratike. Gjeografia e vertëton së edhe Kosova është pjesë e Ballkanit ., dhe së nga kjo logjikë  provincialiste ballkanike nuk është duke u larguar, e do të ishte fat i madh që të largohet. Vendi ynë ende nuk ka sovranitet , nuk është shtet  i barabartë për të gjithë ,nuk ka demokraci të mirëfilltë dhe nuk as liri njerëzore në kuptimin e plotë të fjalës. Po na ndjekë si hije e keqe kriza institucionale dhe politike . Po na ndjekin problemet e prodhura  siq janë “Zajednica” dhe Demerkacioni.Problemi është së shtetin po e ndërtojmë mbi mashtrimet e kësaj kaste politike , e shtet nuk mund të këtë mbi bazat e mashtrimit . E vertëta është e dhembshme sa është është bërë e dhembshme edhe  vete jeta në Kosovë.Nuk ka liri qytetare në atë vend ku zënë vend dhuna dhe shfrenimi pushtetarë . Nuk ka shtet ligjor në atë shtet ku e sundojnë bandat e gjithë farë llojeve . Nuk mund të kemi shtet funksional dhe demokratik më njerëz të cilët janë të predisponuar më plaqkitë  dhe  më dhunuar qdo vlerë shoqërore. Nuk ka  mundësi  të kemi shoqëri të shëndosh kur ajo shoqëri gjithnjë  po shkon kah kriminalizimi. Nuk mund të kemi shtet ligjor kur kemi gjyqetarë , prokuror, mjek … të korruptuar  dhe të ndikuar nga politika ditore , ose kan shkuar aty më direktiva të partisë në pushtet. Për çfarë shteti mund të flasim kur gadi krejt është plaqkitur dhe vjedhur prona shoqërore ?!. Çfarë shteti kemi kur gadi gjysma e popullatës më të re për nga mosha në Evropë, janë të pa punë ?. Si mund të lavdërohemi kur i kemi të gjithë këto predispozita në sferën e turizmit dhe nuk na vjen asnjë vizitor ?!  Nuk vjen asnjë vizitor së hajnat politikë nuk i lënë biznismenet e jashtem të vijnë të investojnë, jo vetëm në sferën e turizmit po edhe në shuma fusha të tjera  . Nuk i lejojnë sepse ua prishin bizneset e tyre të pista më bollëk që i kanë  .Këta në krye të shtetit nuk janë gjë tjetër veq do dictator mirë  të kamufluar. Me qendrimin dictatorial edhe ua kan futur frikën qytetarëve  të cilët deri tash së voni nuk  kan guxuar të flasin lirshem  për jetën politike  .  Gjithë ky krim i organizuar dhe korrupcion dhe pak kujt po i mungon një fije floku.  Jemi bërë shtet i kotrabandes  dhe shfercit më droga  . Ka lulëzuar prostitucioni i  pa kontrolluar …Kjo Kosovë i ka pasur  mundësit   për 17 vite të  duket krejtë  ndryshe , shumë më e bukur në mbrendi së bukuritë natyrore ia ka falë Zoti, dhe shumë  më e zhvilluar ekonomikisht . Ka mundur ky vend të jetë  më krim dhe  korrupcion në suaza të normalitetit e jo të nivelit galopant.   Nuk po i kushtohet rëndësi kulturës e cila është alfa dhe omega  e një shoqërie demokratike . Janë katapultuar antivlerat në institucionet e kulturës gadi në të gjitha nivelet. Duhet gjetur forca kreative politike të cilat luftojnë për një gjendje të përgjithshme shumë më të mirë.Duhet gjetur gjithashtu njerëz të cilët vertëtë dinë të mendojnë dhe të jetojnë për artë, kulturë dhe sport. Ata të cilët pushtetin  e pas luftës e kan ngulfatur duhet  të largohen . Mjaftë më me  bazhibizuk të librezave partike e të cilët  janë analfabetë potencialë.Ky popull është i vuyeshem  por edhe ditur .Po vjen koha e ndryshimeve të mirëfillta , po vjen koha që vertëtë të punohet ndërshmerisht për shtet dhe  për komb.Klosharët  politikë të hudhen në bërllogun e historisë…Mjafë është bërë që të rinjët tanë të ikin në Perëndim  si punëtorë krahu…

Filed Under: Analiza Tagged With: me partite, Mjaft, Skender Mulliqi

MJAFT ME LËVDATAT PËR PUTININ, Z. TRUMP!

September 13, 2016 by dgreca

 

1-frankNga Frank Shkreli/

 Javën që kaloi, kandidati i Partisë Republikane për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se nëqoftse zgjidhet president ai do të ketë marrëdhënie të mira me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.  Gjatë fushatës për president ai ka vazhduar të shprehet në mënyrë të favorshme për udhëheqsin rus, madje kohët e fundit, krahasoi presidentin amerikan Barak Obama me Vladimir Putin, duke thënë se Vladimir Putini është president më i mirë presdienti Obama. Deklaratat lavdëruese të Donald Trump-it për udhëheqsin rus kanë shkaktuar reagime të ashpra, përfshirë kandidaten e Partisë Demokrate për president, Hillary Clinton e cila i ka quajtur deklaratat e kundërshtarit të saj republikan në favor të Putinit, si “jo patriotike”.  Kritikat e ashpra kundër Donald Trump për qëndrimin e tij ndaj Vladimir Putinit po bëhen jo vetëm nga demokratët por edhe nga përfaqsues të lartë të Partisë Republikane. Gazeta Washington Post shkruan se udhëheqsi i Republikanëve në Dhomën e Përfaqsuesve të Shteteve të Bashkuara, Paul Ryan, pa dashur të futej në hollësi në lidhje mbi këtë çështje,  u shpreh  se presidenti i Rusisë, Putin është  “një agresor, i cili nuk mbështetë interesat tona” dhe shtoi se presidenti rus sillet si një kundërshtar i yni. 

Ndërsa Senatori republikan Lindsey Graham i cili ishte kandidat për president i Partisë Republikane gjatë fushatës paraprake, u shpreh se deklaratat e kandidatit republikan për president në lidhje me Putinin, “e shqetësojnë atë deri në palc”.  Ai u citua nga media të jetë shprehurmë  ashpër ndaj deklaratave të Donald Trump për admirimin e tij për Putinin, duke thënë se ai e vlerson udhëheqsin rus si “Një gangster, diktator dhe udhëheqës autokrat, i cili vret përfaqsuesit e opozitës nepër rrugët e Rusisë.”  Senatori amerikan shtoi (duke iu referuar Donald Trump) se, “Nëqoftse bën fushatë për tu zgjedhur si udhëheqës i botës së lirë dhe njëkohsisht je admirues i Putinit, atëherë unë këtë nuk e kuptoj.”  Ai citohet nga Washington post të ketë thënë se Vladimir Putin, “Shkatërroi çdo instrument të demokracisë në vendin e tij, duke i zhdukur fizikisht kundërshtarët e tij politikë.”   Për më tepër,“Ai, me forcë ushtarake copëtoi vendet fqinje dhe po përfiton nga marrëdhëniet e tija me kasapin e Damaskut”, tha senatori republikan Lindsey Graham i Karolinës së Jugut.

Kritikat vazhdojnë  ndaj lavdërimit që Donald Trump i akordon Vladimir Putinit edhe nga media dhe qarqe të tjera.  Një koment që ka tërhequr vëmendjen e medias dhe të publikut është ai i shkruar para disa ditësh nga dy ekspertë të sigurimit kombëtar të cilët kanë shërbyer gjatë viteve në detyra të larta qeveritare, si në administrata republikane ashtu edhe demokrate.  Michael Morell dhe Mike Vickers i drejtohen Donald Trump-it duke shkruar se, “Me gjithë respektin që kemi për ty si kandidat për president i Partisë Republikane, ti nuk mund të shërbejsh si kryekomandant i forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara, nëqoftse mbështetë presidentin rus, Vladimir Putin.” 

Në shkrimin e tyre drejtuar Donald Trump, ata nënvijojnë  se udhëheqsi rus ka treguar vazhdimisht se është një kundërshtar i vendosur i Shteteve të Bashkuara dhe se gjatë gjithë karierës së tij, ai ka ndjekur politika kundër interesave amerikane si dhe kundër interesave të aleatëve dhe partnerëve tanë.  Bashk-autorët Michael Morell dhe Mike Vickers përmendin ndërhyrjet e Rusisë në vendet fqinje, okupimin e Ukrainës dhe të Gjorgjisë, përfshirë edhe aneksimin e Krimesë.  Qëllimi i Putinit ka qenë vazhdimisht që kombet e ish-Bashkimit Sovjetik të mos kenë lidhje të ngushta, në të ardhmen, me Europën dhe Perëndimin. Ata i kujtojnë Donald Trump një listë të gjatë veprimesh të mbrendshme dhe të jashtme të Rusisë së Putinit me të cilat ai nuk duhej t’i ishte dakort. Ata shkruajnë se Putini, “Ka burgosur dhe ka vrarë kundërshtarët politikë. Ai ka arrestuar dhe ka vrarë gazetarë. Ai ka neutralizuar median ruse deri në një pikë sa që tani ai ushtron kontroll të plotë mbi mesazhet dhe lajmet që i transmetohen popullit rus. Ai gëzon popullaritetin që ju admironi aq shumë vetëm e vetëm sepse ai vendosë se çfarë duhet të lexojnë, dëgjojnë dhe të shikojnë rusët për veprimtarinë e tij dhe të qeverisë së tij”, shkruajnë dy ekspertët amerikanë të çështjeve të sigurimit kombëtar.

Më në fund, ata i kërkojnë Donald Trump që në vend që ai të lavdërojë Vladimir Putinin, kandidati republikan për president t’i kërkojë udhëheqsit rus që t’i japë fund , “Agresionit jashtë vendit. Dhe t’i kërkojë atij që t’u japë fund veprimeve diktatoriale mbrenda vendit.”  Ata i bëjnë thirrje kandidatit republikan për president që në vend të lavdërimeve, t’i komunikojëudhëheqsit rus, se ai Donald Trump, “Do të zbatojë angazhimet (e Shteteve të Bashkuara) ndaj aleancës euro-atlantike, NATO dhe se do të mbroni, nëqoftse paraqitet nevoja, shtetet baltike. I thuaj gjithashtu” udhëheqsit rus, shkruajnë ata, se natyrisht do të dëshironit të punonit me ‘të për të zgjidhur problemet e botës  — por për një gjë të tillë ai (Vladimir Putin) duhet të jetë më i sjellshëm” si mbrenda vendit ashtu edhe në fushën ndërkombëtare. “Kështu do të duhej të vepronte një kryekomand i vërtetë i forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara”, sfidojnë kandidatin republikan për president,ish-zyrtarët e lartë amerikanë Michael Morell dhe Mike Vickers. 

Gazeta Washington Post shkruan se madje edhe mbështetsit më të zellshëm të Donald Trump do të dëshironin që në vend që ai të lavdërojë Vladimir Putinin, kandidati republikan të kritikojë marrëdhëniet e Hillary Clinton me Rusinë, gjatë mandatit të saj si Sekretare Amerikane e Shtetit.

Por, në mbrojtje të Donald Trump në lidhje me këtë çështje foli ish-kryetari i bashkisë së New York-ut, Rudy Giuliani i cili krahasoi Trump-in e Putin-in me ish-presidentin amerikan Ronald Reagan dhe ish-udhëheqsin sovjetik Mikhail Gorbaçov, të cilët duke bashkpunuar me njëri tjetrin në vitin 1986 arritën një marrveshje në Rejkjavik të Islandës për pakësimin e numrit tëarmëve bërthamore dhe eventualisht,  bashkpunuan me njëri tjetrin,për t’i dhanë fund luftës së ftohtë midis dy sistemeve të ndryshme politike.

Megjithë respektin dhe reputacionin që gëzon në vend Rudy Giulani,  ndryshimi midis Ronald Reagan dhe Donald Trump, si njerëz dhe si politikanë, është shumë i madh.  Donald Trump nuk është Ronald Reagan.  As Putini nuk është Gorbaçov.  Ronald Reagan që në fillim të mandatit të tij nuk lëvdoi Gorbaçovin as sistemin politik produkt i të cilit ishte ai, por përkundrazi e kishte shpallur ish-Bashkimin Sovjetik komunist si, “perandorinë e të këqiave” në këtë botë.Qëndrimi i Ronald Reagan-it ishte parimor dhe i qartë për të gjithë, përsa i përkiste komunizmit dhe udhëheqsve të atij sistemi, përfshirë Mikhail Gorbaçovin.  Pa marrë parasyshë deklaratën e Rudy Giulianit, nuk besoj se Ronald Reagan do të ishte i kënaqur me lëvdatat që Donald Trump i bën Vladimir Putinit, një ish-agjenti të policisë sekrete komuniste sovjetike KGB,i cili tani si udhëheqës i Rusisë po përpiqet me gjithçka mundet dhe me gjithçka di, që – ndryshe nga Gorbaçovi i cili me politikat e tija solli shpërbërjen e ish-Bashkimit Sovjetik —  të ri-krijojë madje edhe me forcë ish-Bashkimin Sovjetik në një formë ose tjetër, dhe të rivendosë përsëri influencën dhe kontrollin e Rusisë mbi ish-territorin e “perandorisë së keqe” komuniste, duke shpërbërë gjithçka që është arritur në Europë dhe në botë gjatë çerek shekullit të kaluar, si përfundim i shëmbjes së komunizmit në Europë dhe shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik.

Deklaratat lavëdruese të kandidatit republikan për president, Ronald Trump ndaj presidentit rus Vladimir Putin, nuk janë pritur aspak mirë as nga një numër i konsiderueshëm amerikanësh me origjinë nga Europa Lindore.  Ndoshta, drejtuesit e fushatës së Donald Trump nuk e kanë menduar mirë se deklarata të tilla të favorshme në llogari të udhëheqsit rus, sidomos këtij udhëheqsi rus,  nuk priten mirë nga qindra mijëra votues me origjinë nga ish-vendet komuniste të Europës lindore të dominuara nga komunizmi rus për gjysëm shekulli  — votues të cilët normalisht mund të kenëvotuar për republikanët në të kaluarën pikërisht për qëndrimin historikisht të fortë të republikanëve kundër komunizmit – por që kësaj radhe mund të votojnë ndryshe ose mos të votojnë fare.

Filed Under: Analiza, Featured Tagged With: Donald Trump, Frank shkreli, levdata, Mjaft, Putin

MJAFT: JA 100 ditët e qeverisë Rama

February 23, 2014 by dgreca

Raporti i Mjaft: Nga 17 premtime u realizuan vetëm 7/

Lëvizja Mjaft prezantoi sot raportin “Vertetëmatësi” mbi punën e qeverisë Rama-Meta për 100 ditet e para të qeverisjes.

Sipas këtij raporti rezulton se në 100 ditët e para të qeverisë nga 17 premtimet elektorale që deklaroi PS gjatë fushatës zgjedhore, 7 premtime janë realizuar, 7 nuk janë realizuar, 2 janë premtime të realizuar pjesshëm dhe një është i pamatshëm.

Vërtetmatësi – 100 Ditë Qeverisje

Nga deklaratat publike të Partisë Socialiste u identifikuan 17 premtime që lidhen ngushtësisht me punën e qeverisë gjatë 100 ditëve të para. Nga këto premtime, 7 rezultojnë të realizuara në përputhje me premtimin, 2 premtime vlerësohen si të realizuara pjesshëm, 1 konsiderohet i pamatshëm dhe 7 premtime konsiderohen të parealizuara.

Ka disa premtime që janë të mbivendosura me njëra-tjetrën, si psh premtimi për përfitimin e një page shtesë për të gjithë të punësuarit me pagë deri 150 mijë lekë (aktualisht i realizuar pjesshëm) dhe premtimit për një pagë mujore shtesë për mësuesit, i cili rezulton i realizuar. Për shkak se premtimet janë bërë në fjalime të ndryshme elektorale, ato janë analizuar të ndara.

Një nga temat më të debatuara nga të dyja kampet politike gjatë fushatës elektorale, ajo e përgjysmimit të tatimit mbi fitimin për biznesin e vogël, rezulton e pakuptimtë dhe e pamatshme. Partia Socialiste deklaroi se qeveria e ka rënduar biznesin e vogël me tatim mbi fitimin. Partia Demokratike iu përgjigj me një fushatë reklamash ku deklarohej se në fakt biznesit të vogël i është ulur tatimi mbi fitimin. Në realitet tatimi mbi fitimin për biznesin e vogël nuk ka ekzistuar.

Mes premtimeve të realizuara apo të parealizuara, disa janë të pamatshme nga pikëpamja kuantitative.

Lista e premtimeve për 100 ditët e para
1. Do të anulohet ligji për importin e plehrave;
2. Vendosja nën kontrollin e parlamentit të Institutit të Statistikave ;
3. Do të heqim taksën e biznesit të vogël ;
4. Do të përgjysmojmë tatimin mbi fitimin për biznesin e vogël ;
5. Ulje taksash mesatarisht 40 mijë lekë në vit për këdo që fiton më pak se 150 mijë lekë në muaj ;
6. Do të ulim në 6 për qind taksën e faturës së energjisë elektrike. Po aty;
7. Rikthimi i përfitimeve ligjore për njerëzit me aftësi të kufizuara ;
8. Çdo mësuese do të fitojë një rrogë më shumë nga skema e re e tatimit mbi të ardhurat ;
9. Do të flasim për rritjen e taksës 10 për qind mbi sipërmarrjen vetëm pas 100 ditëve të para, do ta vendosim në një nivel që do të dakordëzojmë bashkarisht
10. Anulimi i koncesionit elektoral në Portin e Durrësit do të zhbëhet që në një nga mbledhjet e para të qeverisë;
11. Rishikimi i te gjitha kontratave koncesionare duke bërë transparente procedurat si dhe duke evidentuar ato procedura që janë kryer në kundërshtim me ligjin;
12. Heqja e taksës 10 % për ilaçet;
13. Auditim ndërkombëtar i financave të vendit;
14. Mbyllja e të gjitha aktiviteteve të paligjshme në fushën e lojërave të fatit;
15. Paketa për lehtësimin dhe zhvillimin e fermerëve me qëllim uljen e kostos së prodhimit;
16. Verifikimi i objekteve pa leje ndërtimi dhe nisja e procesit për prishjen e tyre;
17. Angazhimi që brenda 100 ditësh të çlirohen territoret spitalore nga ndërtimet pa leje.

Në fund të dhjetorit, qeveria publikoi një raport të punës së saj për 100 ditët e para.
Për sistemin e shëndetësisë u cituan gjashtë pika reformash, dhe po aq për sektorin e Arsimit. Për çështjet sociale u cituan pesë ndryshime, për mbrojtjen e konsumatorit, tre masa, për mbrojtjen e Mjedisit gjashtë nisma.

Raporti vijon me masat në lidhje me Rendin Publik, të cilat janë përmbledhur në kapitullin: luftë kundër korrupsionit, masat mbi ekonominë, si dhe disa pika mbi procesin e integrimit Europian.

Qeveria nuk i është përgjigjur në mënyrë sistematike premtimeve të veta për 100 ditët, por në raportin e 100 ditëve ka renditur nisma të ndryshme që ka ndërmarrë.

Premtimet për 100 ditët sipas temave:
1. Ndalimi i importit të plehrave
Ndalimi i importit të plehrave në Shqipëri është përmendur në një numër të madh deklaratash dhe fjalimesh paraelektorale. Më 15 shtator 2013, mbledhja e parë e qeverisë së re, u mor vendimi për ndalimin e importit të mbetjeve përmes ndryshimeve në ligjin nr. 10 463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Me ndryshimet e reja, kompanive që sakaq kanë importuar mbetje, u jepet gjashtë muaj kohë të përfundojnë procesin e mbetjeve sakaq të importuara.

Gjithsesi, Aleanca Kundër Importit të Plehrave, (AKIP), ka shprehur shqetësim edhe për Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 117, datë 13.2.2013 “PËR KRITERET, NË BAZË TË TË CILAVE PËRCAKTOHET KUR DISA TIPA TË METALIT SKRAP PUSHOJNË SË QENI MBETJE”.

Vendimi bazohet në një rregullore të Bashkimit Europian . Efekti real në Shqipëri është vijimi i importit të skrapit të metaleve, të cilat përbëjnë mbi 80 për qind të të gjitha lejeve të lëshuara për import mbetjesh në Shqipëri në bazë të ligjit të mëparshëm. AKIP vlerëson se racionaliteti pas ndalimit të importit të mbetjeve, konkretisht, mungesa e zbatimit të standardeve mjedisore industriale dhe rrezikun e importimit të mbetjeve për qëllim të vetëm, groposjen, është i vlefshëm si për plastikën, ashtu edhe për skrapin. Media dhe blogosfera kanë raportuar shpesh për nivel të lartë ndotjeje dhe mungesë kontrolli mbi normat e emetimit të gazrave ndotës te kompania Kurum, prodhuesi i vetëm i çelikut në vend dhe kompania përgjegjëse për importimin e shumicës dërrmuese të sasisë së skrapit në Shqipëri .

Gjithsesi, për efekt të premtimit elektoral, i cili synonte shfuqizimin e neneve përkatëse të ligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve për të cilat qe kërkuar referendum,
Ky premtim konsiderohet i realizuar.

2. Vendosja nën kontrollin e parlamentit të Institutit të Statistikave
Gjatë periudhës 100 ditore nuk është ndryshuar ligji përkatës për sistemin e statistikave në vend dhe Instituti i Statistikave mbetet nën varësinë e Kryeministrit.
Premtimi vlerësohet i parealizuar.

3. Heqja e taksës për biznesin e vogël
Premtimi në fjalë u trajtua me paketën e ndryshimeve të ligjeve fiskale, konkretisht me ligjin “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9632, DATË 30.10.2006 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”.

“Këto dy tatime, të cilat biznesi i vogël i paguan një tek njësitë e qeverisjes vendore dhe një tek administrata tatimore qendrore, zëvendësohen me një tatim të vetëm – tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël dhe norma tatimore është 7.5%, ndërsa për subjektet me qarkullim nga 0 deri në 2 milionë lekë në vit, propozohet një taksë fikse prej 25,000 lekë në vit”, thuhet në relacionin e Ministrisë së Financave të dërguar në Kuvendin e Shqipërisë me rastin e ndryshimit të ligjit në fjalë .

Duke qenë se premtimi qe i prerë “do të heqim taksën e biznesit të vogël” ndërsa ligji i ri Nr. 181/2013 nuk e heq. Ky premtim konsiderohet i parealizuar

4. Do të përgjysmohet tatimi mbi fitimin për biznesin e vogël
Premtimi për përgjysmimin e tatimit mbi fitimin për biznesin e vogël nuk bazohej në ndonjë ndryshim fiskal. Ligji i vjetër Nr. 9632, datë 30.10.2006 PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE i ngarkonte bizneset e vogla me tatime të thjeshtuara referencë duke i ndarë sipas fushës së aktivitetit dhe nivelit të të ardhurave dhe zonës së veprimit.

Bizneset e vogla në qytetet kryesore kishin tatime të thjeshtuara që vijonin nga 8 mijë lekë për tregtarët ambulantë te 45 mijë lekë për shitjet me pakicë apo shumicë, në rastet kur xhiroja vjetore vlerësohej në më pak se 2 milionë lekë. Për xhiron maksimale prej 8 milionë lekësh, tatimi varionte nga 123 në 143 mijë lekë. Në këto kushte, diskutimi mbi “tatimin mbi fitimin” për biznesin e vogël, i kryer gjerësisht gjatë fushatës zgjedhore nuk reflektonte realitetin fiskal të bizneseve të vogla.

Ligji i ri nuk jep tabela të detajuara, por ia ngarkon Ministrisë së Financave që të nxjerrë udhëzime. Për këtë arsye, Ministria e Financave publikoi më 31 dhjetor 2013 Nr. 32, “PËR TATIMIN E THJESHTUAR MBI FITIMIN E BIZNESIT TË VOGËL”. Ky udhëzim e ndan biznesin e vogël në dy kategori, kategoria me xhiro deri në 2 milionë lekë në vit dhe kategoria me xhiro nga 2 deri në 8 milionë lekë në vit. Për kategorinë e parë është vendosur një taksim fiks prej 25 mijë lekësh në vit, pa dallim rajonal se ku vepron tatimpaguesi. Për qytetet e kategorisë së dytë dhe të tretë si dhe për tregtarët ambulantë, tatimi i ri prej 25 mijë lekësh, përbën rritje të lehtë, ose nuk e ndryshon. Për qytetet e kategorisë së parë, Tirana dhe Durrësi, bizneset me xhiro deri në 2 milionë lekë përfitojnë ulje me përjashtim të ambulantëve.

Bizneseve me të ardhura nga 2 deri në 8 milionë, u kërkohet që të përgatisin bilance të thjeshtuara, mbi të cilat do t’u taksohet 7.5 për qind e fitimeve neto. Nuk është e mundur të vlerësohet nëse kjo kategori biznesi ka përfituar ulje apo rritje të ngarkesës fiskale në krahasim me tarifat e thjeshtuara të vendosura nga qeveria paraardhëse.

Si përfundim, në lidhje me premtimin nr. 4, mund të thuhet se për shkak se biznesi i vogël nuk ka paguar më parë tatim mbi fitimin, qeveria nuk mundet që ta përgjysmojë këtë tatim. Premtimi në tërësi klasifikohet si i pamatshëm. (Kuadrati 1 në fund të këtij raporti jep disa krahasime mbi ndryshimet e taksimit mbi biznesin e vogël).

5. Ulje taksash mesatarisht 40 mijë lekë në vit për këdo që fiton më pak se 150 mijë lekë në muaj
Taksimi progresiv i të ardhurave qe një pikë tjetër e shumëdebatuar para dhe pas fushatës zgjedhore. Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 29 dhjetor 2013 Nr. 177/2013 “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR” .

Formula e re e tatimit mbi fitimin ruan normën zero për të ardhurat nga paga deri në 30 mijë lekë, taton me 13 për qind diferencën nga 30 mijë deri në 130 mijë lekë dhe me 23 për qind pjesën sipër të ardhurave prej 130 mijë lekësh. Të ardhurat nga honorare, qiratë e dividentët do të vijojnë të tatohen me 10 për qind.

Formula e mëparshme e tatimit qe 0 për të ardhurat nga paga deri në 30 mijë lekë dhe 10 për qind për të ardhurat mbi 30 mijë lekë, ku dallimi i madh qe që mjaftonte që paga të kalonte 1 lek mbi 30 mijë lekëshin për t’u tatuar me 10 për qind në krahasim me pagën që mund të qe 1 lek nën 30 mijë lekëshin për t’u përjashtuar.

Sistemi i ri jep një ulje të tatimit efektiv për pagat nga 30 deri në 130 mijë lekë dhe rritje të tatimit efektiv për pagat nga 130 mijë e më shumë. Tabela 1 paraqet ndryshimet.
Përfitimi maksimal nga ndryshimet fiskale është për rreth 120 mijë të punësuar me pagë 30 deri në 60 mijë lekë në muaj. Për pagat 40 mijë lekë, përfitimi vjetor rezulton 32,400 lekë ndërsa për pagat më të larta, përfitimi vjen në reduktim.

Në total, 56 për qind e të gjithë të punësuarve që paguajnë tatim mbi të ardhurat personale ose 241 mijë punonjës, kanë paga të deklaruara prej më pak se 30 mijë lekë dhe nuk preken nga ndryshimi për shkak se tatimi për ta qe zero dhe mbeti zero. Rreth 41 për qind e të punësuarve janë përfitues nga skema e re ndërsa 3 për qind janë humbës.

Premtimi për “ulje taksash mesatarisht prej 40 mijë lekësh në vit për këdo që fiton deri në 150 mijë lekë në muaj” rezulton në këtë mënyrë i realizuar pjesshëm, dhe për një numër të vogël të punësuarish.

6. Ulja me 6 për qind taksën e faturës së energjisë elektrike për konsumatorët familjarë
Premtimi nuk sqaron se për çfarë takse bëhet fjalë, por kjo fjali mund të interpretohet se bëhet fjalë për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, e cila paguhet nga konsumatori për produktin energji elektrike masën 20 për qind si për çdo mall tjetër. Gjatë periudhës 100 ditëshe të qeverisjes si dhe në paketën fiskale të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, nuk rezulton të ketë patur ndonjë klauzolë për të ulur ndonjë taksë specifike apo tatimin mbi vlerën e shtuar për energjinë elektrike.  Për këtë arsye, premtimi konsiderohet i parealizuar.

7. Rikthimi i përfitimeve ligjore për njerëzit me aftësi të kufizuara
Në vitin 1996, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin nr. 8098 “Për statusin e të verbrit”.
Neni 11 i ligjit të lartpërmendur parashikonte: “Të verbrit kanë të drejtë që ata vetë dhe shoqëruesit e tyre të udhëtojnë falas në transportin urban, dhe me gjysmë çmimi në transportin interurban, duke përfshirë atë shtetëror dhe privat”; ndërsa në lidhje me tarifat telefonike dhe ato të energjisë elektrike, neni 12 i ligjit për statusin e të verbrit parashikonte:

“Të gjithë të verbrit, të paaftë për të lëvizur pa shoqërues, në kushte fizike të invaliditetit të grupit të parë, pajisen me telefon. Ata paguajnë tarifë telefonike të nivelit të parë të favorizuar për popullsinë, e përcaktuar në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, duke u përjashtuar nga tarifat e tjera, diferencat paguhen nga shteti. Të gjithë personat e verbër, sipas nenit 1 të këtij ligji, paguajnë 20 për qind të vlerës së konsumit mujor të energjisë elektrike, diferencat paguhen nga shteti”.

Në vitin 2000 u miratua ligji nr. 8626, datë 22.6.2000 “Statusi i invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik”, i cili u jepte përfitime të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.
Në prill të vitit 2012, qeveria e Shqipërisë propozoi ligjin nr. 26, datë 5.4.2012 për disa ndryshime në ligjin nr. 8098, “Për statusin e të verbrit”. Këto ndryshime e zëvendësuan nenin 11 me klauzolën: “Të verbrit dhe shoqëruesit e tyre përfitojnë kompensim për shërbimin e transportit. Masa, kriteret dhe procedurat e këtij përfitimi përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”.

Neni 12: “Të gjithë personat e verbër, sipas nenit 1 të këtij ligji, përfitojnë kompensim të faturës së energjisë elektrike dhe të faturës telefonike fikse. Masa, kriteret dhe procedurat e përfitimit të këtij kompensimi financiar përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”.

Relacioni shoqërues për këto ndryshime ligjore shprehte shqetësimin se pas privatizimit të kompanisë së telefonisë fikse Albtelecom dhe kompanisë së shpërndarjes së energjisë Elektrike OSSH sh.a (sot CEZ shpërndarje), qeveria pati akumuluar borxhe me vlerën e dhjetëra milionë dollarëve ndaj këtyre kompanive për përfitimet e marra nga personat me aftësi të kufizuara sipas ligjeve në fjalë.

Procesi i miratimit të ndryshimeve ligjore u shoqërua me protesta nga ana e grupeve përfaqësuese të të verbërve dhe personave të tjerë me aftësi të kufizuar, të cilët shprehën frikën se qeveria po I hapte rrugë kufizimit . Qeveria pretendoi se synonte thjeshtë të vendoste një sistem më të rregullt.

Në zbatim të këtij ligji, Këshilli i Ministrave nxori vendimin nr. 404, datë 20.6.2012, i cili përcaktoi rregullat për kompensimin. Masat e kompensimit për energjinë elektrike dhe shërbimin telefonik fiks të vendosura me këtë vendim nuk ndryshojnë nga ato të vendosura më parë. Ato janë 2 mijë lekë në muaj për faturën e energjisë elektrike për individët me statusin e invalidit që kanë nevojë për kujdestar dhe 1,400 lekë në muaj për ata që nuk kanë nevojë për kujdestar. Kompensimi i tarifës telefonike u dha në masën 1 mijë lekë në muaj.

Premtimi
Në dhjetor të vitit 2012, Eglantina Gjermeni, deputete e Partisë Socialiste, deklaroi para një përfaqësie të personave me aftësi të kufizuar: “Një nga masat e 100 ditëve të para të qeverisjes socialiste do të jetë anulimi i ndryshimeve ligjore që ka imponuar maxhoranca qeverisëse, e cila u grabiti Personave me Aftësi të Kufizuar disa të drejta ekonomike e sociale të fituara me mundin dhe sakrificat e tyre”.Gjatë 100 ditëve të para, qeveria e re nuk ka ndërmarrë ndryshime ligjor në lidhje me këtë pjesë të shoqërisë.Rrjedhimisht ky premtim rezulton i parealizuar.

8. Çdo mësuese do të fitojë një rrogë më shumë nga skema e re e tatimit mbi të ardhurat
Në takimin e datës 23 Prill 2013 në qytetin e Shkodrës, përfaqësues të Partisë Socialiste deklaruan se, në 100 ditët e para të qeverisjes do të ndryshohet taksimi mbi pagën, ku nga ky taksim i ri mësuesit do të përfitojnë 1 pagë mujore më shumë në fund të vitit.

Mësuesit janë mes të punësuarve me paga 30-50 mijë lekë në muaj dhe fasha me përfitim më të lartë nga formula e re e tatimit progresiv mbi të ardhurat. Përfitimi vjetor për këto shtresa është afërsisht sa një pagë mujore. Rrjedhimisht ky premtimi konsiderohet i realizuar.

9. Do të flasim për rritjen e taksës 10 për qind mbi sipërmarrjen vetëm pas 100 ditëve të para, do ta vendosim në një nivel që do të dakordëzojmë bashkarisht.

Kryeministri Edi Rama komentoi mbi tatimin mbi sipërmarrjen në 10 prill 2013. Ai premtoi se një diskutim mbi rritjen apo jo të këtij tatimi (nënkuptohet tatimi mbi fitimin), do të kryhet pas 100 ditëve të para të qeverisjes dhe se kjo do të bëhej përmes diskutimeve dhe “rënies dakord” me përfaqësuesit e sipërmarrjes. Gjatë diskutimeve mbi ndryshimet në paketën fiskale, në dhjetor, shumë shoqata biznesi u ankuan për mungesën e komunikimit nga ana e qeverisë në lidhje me ndryshimin e tatimit mbi fitimin.

Rama iu përgjigj më 21 dhjetor 2013: Nuk kemi thënë që taksën e biznesit të madh do e vendosë vetë biznesi. Taksat për biznesin e madh do i vendosë qeveria e zgjedhur nga 1 milionë vota dhe jo biznesi i madh . Kjo deklaratë bie ndesh me atë që Rama tha më 10 prill. Për këtë arsye, premtimi për të dakordëzuar nivelin e tatimit mbi fitimin me sipërmarrjen, konsiderohet i parealizuar.

10. Anulimi i koncesionit elektoral në Portin e Durrësit
Disa ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit, qeveria e Shqipërisë ofroi për kontratë koncesionare një pjesë të Portit të Durrësit . Fituesi u shpall më 19 gusht ndërsa më 25 gusht, deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj deklaroi në emër të kësaj partie se ky privatizim është elektoral dhe se do të zhbëhet menjëherë në një nga mbledhjet e para të qeverisë. Gjatë mbledhjeve të para të qeverisë, një gjë e tillë nuk është bërë.
Premtimi konsiderohet i parealizuar.

11. Do të fillojmë procesin e transparencës për koncesionet dhe privatizimet.
Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit 2013, përfaqësues politik të Partisë Socialiste si dhe kryetari i Partisë Socialiste z. Edi Rama kanë deklaruar se në 100 ditët e para të qeverisë së re, do të filloj procesi i vlerësimit dhe analizimit të të gjitha koncesioneve që janë dhënë nga Partia Demokratike, me qëllim bërjen transparente të kontratave koncesionare që dyshohen se janë lidhur në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Në muajin tetor 2013, Ministri i Industrisë dhe Energjitikës Damian Gjiknuri miratoi ngritjen e grupit të punës me ekspertë që do të kontrollojnë të gjitha praktikat koncesionare të lejeve minerare në zonën e Bulqizës. Grupi i ekspertëve do të analizojë realizimin e programit të koncesionit, gjithashtu do të kontrollohet edhe plotësimi i kushteve të sigurisë dhe të shëndetit në punë të punonjësve të punësuar. Kontrolli përfshin gjithashtu edhe evidentimin e aktiviteteve të pa licencuara që ushtrojnë veprimtari në zonën e Bulqizës.

Veprime të tjera janë kryer po në kuadër të verifikimit të marrëveshjeve koncesionare dhe respektimit të kushteve të kontratës për kompani ku Shteti është aksioner , i tillë është rasti i kontrollit në kompaninë Albetrol ku nga kontrolli i realizuar u pezulluan 35 supervizorë qe monitoronin marrëveshjet koncesionare hidrokarbure me palët e treta.

Pesë janë kompanitë me të cilat Albpetrol kishte marrëveshje që duhet të mbikëqyreshin dhe këto janë Bankers Petroleum, Stream Oil, Sherëood, Transoil dhe Phoenix. Me kompaninë e fundit, shoqëria Albetrol sh.a ka vendosur mbylljen e marrëveshjes hidrokarbure “Per zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve ne vendburimin e naftës Amonice”, për shkak te detyrimeve të prapambetura të kësaj kompanie.

Të njëjtën iniciativë ka ndërmarrë edhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, pas disa ankesave të grupeve të interesit ne lidhje me procedurat jo ligjore që janë aplikuar, për dhënien e koncesioneve për kompani te ndryshme, duke shkelur parimet e konkurrencës së lirë.

Disa nga koncesionet që janë në proces verifikimi janë:
Ø Koncesioni midis Ministrisë së Financave dhe Shoqërisë Rapiscan Security Inc. për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontenierëve dhe automjeteve, po rishikohet dhe është në prag konkludimi.
Ø Koncesioni I Kolaudimit midis Ministrisë së Financave dhe Shoqërisë SGS: Për këtë koncesion janë bërë ndryshime në kodin rrugor në mënyrë që shërbimi I kolaudimit të makinave të kryhet dhe nga operatorë të tjerë, duke I hequr kështu shoqërisë SGS, monopolin e dhënë me këtë koncesion.
Ø Koncesioni lidhur midis Bashkisë Himarë dhe shoqërisë Euro kontakt sh.p.k. Për zhvillimin e një projekti në plazhin e Dhërmiut dhe Himarës është anuluar pasi është shqyrtuar. Anulimi bërë me VKM nr. 28, datë 22.01.2014.
Ø Koncesioni me Ministrinë e Financave për pullat fiskale dhe koncesioni I lidhur për ngjyrosjen e karburanteve, janë në proces rishikim i për ligjshmërinë e tyre.
Ky premtim konsiderohet i realizuar.

12. Heqja e taksës 10 % për ilaçet
Heqja e taksës 10 % për ilaçet ishte një nga premtimet elektorale të Partisë Socialiste gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit. Përfaqësues të Partisë Socialiste kanë pohuar se heqja e kësaj taksë do të lehtësojë qytetarët me afro 10 milionë dollarë në vit.

Në ndryshimet e propozuara në paketën fiskale të miratuar në muajin Dhjetor 2013 u parashikua heqja e taksës 10% për ilaçet dhe u vendos që kjo taksë të bëhet e zbatueshme në muajin Prill 2014. Megjithëse kjo taksë është hequr mbetet për t’u parë nëse ky lehtësim do të shkojë tek konsumatorët fundor apo do të mbahet si fitim i padrejtë nga tregtarët.  Ky premtim konsiderohet i realizuar.

13. Auditim ndërkombëtar i financave të vendit
Auditim i financave të vendit ishte një tjetër premtim elektoral i Partisë Socialiste, me qëllim skanimin e gjendjes financiare të shtetit për të patur një pasqyrë reale të ekonomisë dhe të raporteve të shtetit me paranë publike dhe me atë private.

Sa i përket këtij premtimi, në muajin tetor u përzgjodh Agjencia e Auditit, ku u vendos kompania ndërkombëtare Deloitte&Touche. Sipas marrëveshjes se nënshkruar me këtë kompani, ajo do të dorëzojë raportin final të auditimit dhe shifrën reale të borxhit publik brenda datës 30 nëntor 2013. Në raportin e pare te publikuar ne muajin nëntor 2013, kompania “Deloitte&Touche”, konkludoi se borxhi që qeveria i ka sipërmarrjes private në vend kap shifrën e 25 miliardë lekëve, e dhënë kjo vetëm për 80% të kontratave te audituara. Rrjedhimisht ky premtim konsiderohet i realizuar.

14. Mbyllja e të gjitha aktiviteteve të paligjshme në fushën e lojërave të fatit.
Gjate fushatës elektorale Maj-Qershor 2013, nga Partia Socialiste u premtua se do te mbyllen te gjithë operatoret e lojërave të fatit të cilat kryejnë aktivitet të paligjshëm. Në aksionin e Policisë së Shtetit të quajtur “Fundi i Marrëzisë” e koordinuar me organet tatimore ne vend u kontrolluan ne rang vendi 1553 subjekte dhe u sekuestruan gjithsej 3424 pajisje. Nga ky kontroll u evidentuan në total 1282 vepra penale “Zhvillim i palejuar i lojërave të fatit”; dhe u kallëzuan për ndjekje penale 1370 autorë.

Sipas vlerësimeve të Njësisë së Lojërave të fatit, evazioni fiskal që bizneset e lojërave te fatit kanë kryer arrin në rreth 110 milionë dollarë në vit. Kjo shifër është dy herë më e shumë nga të ardhurat që shteti mbledh realisht nga gjithë kjo industri dhe vetëm në 5 vjet i ka hequr buxhetit gati 5 për qind të Prodhimit Kombëtar.
Ky premtim konsiderohet i realizuar.

15. Paketa për lehtësimin dhe zhvillimin e fermerëve me qëllim uljen e kostos së prodhimit.
Lehtësimi i fermerëve nga barra fiskale me qëllim uljen e kostos së prodhimit për produktet bujqësore me qëllim uljen e kostots së prodhimit, ka qenë një nga premtimet e qeverisë së re në kuadër të planit për 100 ditët e para të qeverisjes.

Mjeti me të cilën kryhet kjo ndërhyrje ligjore është paketa fiskale e miratuar në muajin Dhjetor 2014. Në ndryshimet e bëra në paketën e re fiskale nuk u parashikua asnjë masë lehtësuese për fermerët dhe produktet e tyre bujqësore. Rrjedhimisht ky premtim konsiderohet i parealizuar

16. Verifikimi i objekteve pa leje ndërtimi dhe nisja e procesit për prishjen e tyre
Një tjetër premtim i rëndësishëm i Partisë Socialiste ka qenë nisja e procesit të verifikimit dhe prishjes së objekteve të ndërtuara pa leje në të gjithë teritorin e Republikës se Shqipërisë.

Ne muajin gusht 2013, përfaqësues të Partisë Socialiste deklaruan se, gjate muajit Shtator do te nise operacioni për evidentimin dhe prishjen e ndërtimeve pa leje.
Procesi i nisur në muajin shtator 2013 dhe vazhdon të jetë në progres, duke evidentuar dhe prishur rreth 160 objekte (godina/lokale) pa leje, ndërkohe që regjistrohen dhe 600 objekte të tjera si, furra gëlqerore dhe struktura mbajtëse reklamuese. Shtrirja gjeografike e këtij aksioni ka përfshirë:

-Tiranën dhe aksin rrugor Tirane-Durrës 31 objekte, 300 struktura mbajtëse për reklamim të subjekteve private;
-Në teritorin e mbikalimit në Urën e Dajlanit ne Durrës 11 objekte;
-Në teritorin e Krujës 300 furra gëlqerore;
-Në teritorin e Qarkut Lezhë 20 objekte;
-Në teritorin e Bashkisë Lushnje 21 objekte;
-Në zonën Bregdetare Vlorë-Orikum-Llogora 77 objekte;

Sa i përket nisjes së procesit të verifikimit dhe prishjes së ndërtimeve pa laje, ky premtim konsiderohet i realizuar, ndërkohë që mbetet ende për tu parë nëse ky proces do të shtrihet në të gjithë teritorin e Republikës së Shqipërisë.

17. Angazhimi që brenda 100 ditësh të çlirohen territoret spitalore nga ndërtimet pa leje

Çlirimi i ambienteve spitalore nga ndërtimet pa leje ka qenë një tjetër premtim i qeverisë në kuadër të prioriteteve për 100 ditët e para të qeverisjes. E përmendur edhe gjatë fushatës elektorale, por edhe në seancën plenare të datës 14.09.2013 gjatë diskutimeve për Programin e Qeverisë, ky premtim ka qenë një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë e drejtuar nga z. Ilir Beqja.

Për rrjedhim, gjatë periudhës 5.10.2013 deri me 20.10.2013 janë prishur rreth 16 objekte të kundërligjshme në teritorin e QSU-t në Tiranë, duke liruar të gjitha hapësirat e zëna në këtë teritor. Procesi i evidentimit dhe prishjes së objekteve pa leje brenda teritoreve të Qendrave Spitalore në të gjithë vendin është ende në progres, kësisoj ky premtim konsiderohet pjesërisht i realizuar.(Ora News)

Filed Under: Featured Tagged With: 100 ditet, e qeverise Rama, Mjaft

Artikujt e fundit

  • Kryeministri Kurti përkujtoi dëshmorët në Rogovë të Hasit, Vraniq, Bishtazhin e Gadish
  • Karadaku, Bir i Kosovës dhe i Labërisë që luftoi heroikisht në Grykën famëmadhe të Mezhgoranit të Tepelenës
  • Kosova në mes të betejave morale dhe pragmatike
  • SA PËR RIKUJTIM!
  • FUQIZIMI I SHQIPTARËVE NË SERBI DO TË DOBËSONTE SYNIMET NACIONALISTE SERBOMËDHA NË KOSOVË
  • THIKË MU NË ZEMËR TË MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE!
  • PSE KJO PO NDODH VETËM TEK NE? KU ËSHTË PROBLEMI?
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVUAN 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT