• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ELIOT ENGEL, NJË EMËR NË BOTËN SHQIPTARE

June 27, 2018 by dgreca

1 Engel

Nga Muhamet Mjeku/ Gazeta”DIELLI */

1 Engel2 eliot1

Eliot Engel, kongresist amerikan i Bronxit, kur mësoi historinë tmerruese të holokaustit gjatë Luftës së Dytë Botërore, vite më vonë, kishte rënë në kontakt edhe me një histori tjetër antipode e së parës se si në një territor në Ballkan, në Shqipëri dhe Kosovë, ishin shpëtuar gjithë hebrenjtë që jetonin në këto hapësira gjeografike, të ndjekur nga nacistët. Familjet dhe individët hebrenj që kërkoheshin në këtë periudhë të errët gjithandej Europës, u morën në mbrojtje nga familjet shqiptare, duke sakrifikuar jetën e tyre dhe shumëçka tjetër. Mbi këtë akt human, pas viteve të 90-ta të shekullit që lamë pas, u botuan shkrime e libra dhe u hapën ekzpozita, ku flitej për mënyrën dhe trajtimin e familjeve hebraike në Shqipëri dhe Kosovë, kur ato ndiqeshin në çdo cep nga nacistët gjermanë. Vetëm në Prishtinë asaj kohe kishte mbi 60 dyqane të hebrenjve. Kishin shkollën edhe Sinagogën e tyre. Në vendin ku ka qenë kjo Sinagogë, në shenjë nderimi për të gjithë ata hebrenj që u zhdukën në kampet naciste, është ngritur memoriali ku shkruan: “Populli i Kosovës s’ do t’u harrojë kurrë”
Eliot Engel dhe personalitetet tjera amerikne me prejardhje hebraike, pas kësaj historie njerëzore të shqiptarëve, njohën dhe krijuan një imazh admirues për Kosovën, e cila ishte vënë në zjarr nga Serbia, dhe për Shqipërinë që mezi kishte dalë e gjallë nga diktatura komuniste.
Nuk duhet përjashtuar faktin se hebrenjtë në Amerikë, në një mënyrë, deshën ta lajnë një borxh të vjetër sipas një proverbi: ” Të mirën qite në det, një ditë do të kthehet në shtëpi”. Edhe në këtë kontekst mund të shikohet angazhimi maksimal i ish Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, e cila konsiderohet shtysja kryesore për ndaljen e kryekriminelit Millosheviq. Që të mos ndodhte një holokaust, si ai me hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe me Bosnjen, duhej të gjendej rruga e humbur kundër regjimit fashist në Beograd, i cili kishte projektuar zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët.
Bashkë me ligjvënsin Engel, në mesin e figurave hebrenje me ndikim që ishin në mbështetje të Kosovës, ndodheshin edhe kongresmenët tjerë, Jerry Nadlerd, Tom Lantos, Beng Gilman, senatori Ben Cardin, si dhe i mbijetuari i Holokaustit, shkrimtari Elie ëiesel.
Të njëjtit që kishin ndihmuar luftën e Kosovës në vitin 1998/1999, lobuan edhe për njohje në shumë vende të botës, pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.
Kongresmeni Eliot Engel, në ditët më të vështira të Kosovës, për 30 vjet me radhë, ka punuar në anën e saj dhe të Shqipërisë. Sot nuk mund të gjesh ndonjë shqiptar të mirëfilltë që nuk e adhuron emrin e tij për mbështetjen e vazhdueshme që i dha Kosovës për kaq vjet si kongresist. Ju kujtohet se me propozimin e tij, shumë rezoluta për Kosovën janë miratuar në Kongresin amerikan. E gjithë kjo edhe me lobimin e shqiptarëve të Amerikës, të cilët nuk u ndalën asnjëherë.

Si njohu Engel, shqiptarët?

Në janar të vitit 1989 kur ky kishte marrë vendulësen në Kongres, Harry Bajraktari, veprimtar dhe biznesmen i shquar i komunitetit shqiparo-amerikan, kishte rënë në kontakt me të.
Dy vjet më vonë, në vitin 1992, kur Engel zhvillonte fushatën zgjedhore për kongres nga Partia Demokratike në Neë York, botuesi i gazetës Illyra, Harry Bajraktari na mori të gjithë ne që punonim në redaksinë e kësaj gazete dhe shkuam në një ndërtesë në Bronx, ku ai fillonte fushatën për mandatin e dytë. Më sa më kujtohet, Bajraktari kishte sjellë aty mbi 20 shqiptarë të tjerë për ta ndihmuar që ky prapë të rimerrte karrigën në Capitol Hill. Mund të them se nga kjo kohë nisi njohja e tij me shqiptarë dhe interesimi për Kosovën. Që nga vitet e 90-ta, Harry gjithnjë qëndroi pas tij, ndërsa Eliot Engel pas Kosovës dhe shqitarëve në Ballkan.
Ai besonte në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ky ka shfaqur ineresim dhe mbështetje edhe për të drejtat komëtare të shqiptrëve në Maqedoni, në Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës.
Si mirënjohje për ndihmën që i dha Kosovës, në një pullë postare sivjet u vendos foto-portreti tij. Edhe një rrugë në Pejë mban emrin “Eliot Engel”. Kongresisti demokrat Engel, gjatë qëndrimit në Kosovë, hapi zyrën e fondacionit” Sfidat e Meliniumit” ku shtetit tonë, iu ndanë 49 milionë dollarësh grantesh.
Sa herë që Kongresisti amerikan Engel, pas luftës, ka udhëtuar për Kosovë, është pritur dhe percjellë përzemërsisht dhe është falënderuar e vlerësuar për gjithë atë që ka bërë për Kosovën dhe shqiptarët.
“Puna ime për të promovuar sa më shumë raporte mes Kosovës dhe SHBA-së ka qenë ndër përpjekjet e mia më të rëndësishme që kam bërë për sa kohë që jam në Kongres”, ka deklaruar ai në një rast.
***
Eliot Engel u lind në Bronx, NY, më 18 shkurt 1947. Ka përfunduar studimet në Universitetin e Neë York-ut për drejtësi dhe histori. Rrjedhë nga një familje hebraike me një traditë humanitare. Që nga mosha e hershme është inkuadruar në jetën publike e shtetërore në SHBA.
Në fillim ka shërbyer si asmblist në shtetin e Neë York-ut. Në vitin 1988 zgjidhet kongresmen i Bronxit nga Neë York-u në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit amerikan. Nga atëherë e deri më sot, për çdo dy vjet është rizgjedhur në këtë post. Herën e fundit ka fituar në vitin 2016.
Meqenëse dje, më 26 qershor 2018, Engel fitoi bindshëm brenda Partisë së tij kundër tre kandidatëve që pati me 73 për qind, në nëntorin e sivjemë, kur do të mbahen zgjedhjet për Kongres nga republikanët nuk do të ketë kundërkandidat, të bindur se nuk do të mund ta sfidojnë. Gjasat janë të mëdha se në këto zgjedhje të nëntorit demokratët do ta kenë shumicën në Konkres, ndërsa Eliot Engel, do të jetë kryetar i demokratëve për marrëdhënie me jashtë në Dhomën e Përfaqesuesve të kongresit. Kjo do të jetë një gjë mjaft me interes për shqiptarët.
Eliot Engel është i lidhur ngusht me Kosovën dhe Shqipërinë, një mik i pandashëm i shqiptarëve, i cili nga Kongresi amerikan vazhdon të jetë me ne.
* E falenderojme gazetarin Muhamet Mjeku qe e dergio shkrimin per Dielli

Filed Under: Featured Tagged With: Kongresmeni Engel, Muhamet Mjeku

PRISHTINA MË 24 MARS 1999 – KODRA E DIELLIT

March 25, 2015 by dgreca

Nga Muhamet Mjeku – New York/*
Dita e 24 marsit 1999 (e mërkurë), ishte caktuar si afat i fundit për Serbinë që ta pranonte marrëveshjen e Rambouillet. Kjo, edhe përkundër ultimatumit të Bashkësisë Ndërkombëtare, s’u përfill nga regjimi i Millosheviqit. Urdhëri i prerë që, nëse nuk do të nënshkruhej dokumenti, do të bombardohej nuk u mor si çështje serioze nga Beogradi, ngqë mendohej se kjo do të jetë vetëm një trysni rasti, siç kishte ndodhur edhe me trysnitë e tjera në luftën e Kroacisë, e sidomos me Bosnje Hercegovinën. Tash ndërkombëtarët, për kaq vjet, ishin mësuar me psikologjinë e Millosheviqit se me fjalë tek ai nuk mund të ushtrohej ndikim. “Ai i bindet vetëm forcës”, theksonin analistët e mediave perëndimore. Ndodhi ajo që shqiptarët shumë kohë më parë qenë lutur për bombardim, ndonëse e dinin se Serbia në shenjë hakmarrje do të dhunonte, do të masakronte, do të dëbonte nga shtëpitë dhe trojet e tyre mijëra shqiptarë të pafajshëm.
Mirëpo, përkundër të gjitha këtyre, 24 marsin e merrnim si ditë shpëtimi. Njerëzit në Prishtinë përpiqeshin të furnizoheshin me artikuj ushqimorë. Nëpër rrugë shihje shumë shqiptarë duke bartur artikuj ushqimorë, që i blenin gjithandej qytetit, aty ku i gjenin e aq sa kishin mundësi. Disa shitore kishin mbetur bosh, kurse blerësit ua kishin mësyer magazeve të kompleksit në Shtëpinë e Rinisë që atëherë quhej “Boro e Ramizi”, ku këto i mbanin biznesmenë serbë e shqiptarë. Radhët e njerëzve në pritje për të blerë gjëra ushqimore ishin të pafund. Rrallë kush shihej në rrugë që bisedonte me dikë tjetër, secili ngarende dikah që t’ i kryente punët para se të ketë rënë muzgu i mbrëmjes. Nga pamjet që shihja në qytet, fitoja përshtypjen se diçka e rrezikshme po vinte, ashtu sikur njerëzit përballë të një stuhie shkatërruese të natyrës. Përfaqësuesit e OSBE-së dhe ndërkombëtarët e tjerë qysh më 20 mars kishin braktisur Kosovën dhe më s’kishte mbetur kush të jipte informacione për veprimet terroriste serbe ndaj popullatës shqiptare. Pra të vazhdonin krimet, pa dëshmi. Kështu ka qenë e tërë historia serbe. Siç thotë anglezja Mis Edith Durham në librin e saj për Ballkanin, se kur vriteshin shqiptaët nga serbët askush s’ i përmendte në Evropë, ndërsa një serb i vrarë nga shqiptarët, e tërë Evropa alarmohej! Një popull jetim.
***
Nga shtëpia dola për të bërë ndërrimin e 200 dollarëve në marka, sepse me këtë valutë të fundit më lehtë mund të blehej ushqim. Konvertimi bëhej në një hapësirë karshi ndërtesës së Gjyqit të Qarkut, në afërsi të tregut të pemëve dhe perimeve, në pjesën e vjetër të qytetit të Prishtinës. Po ecja ngadalë duke vështruar me kujdes situatën për rreth dhe duke u munduar të lë një përshtypje indiferente. Gjithkund vëreheshin forca të shumëfishta policie, të veshur me helmeta, të armatosur me armatim dore dhe tanke. Këtyre okupatorëve mund t’u shihje vetëm një pjesë të fytyrës të pa mbuluar, ku manifestonin egërsinë, mosdurimit dhe neverinë ndaj shqiptarëve. Kjo nuk i bënte përshtypje askujt, ngaqë shqiptarët ishin mësuar me dhunën serb që nga viti 1878, kur u bë spastrimi etnik i Sanxhakut të Nishit dhe Vranjës.
Pjesa e vjetër e Prishtinës, në të cilin tymonin turbullushëm oxhakët e shtëpive përdhese, dukej e errët, plot zgavra e policë të fshehtë dhe të tillë të dalë në skenë. Këtë pjesë të qytetit asnjëherë s’e kisha parë më të zymtë e të kërcënuar.
Me 200 dollarë, të futur thellë në një xhep të dyfishtë, arrita tek pazari i devizave. Në shesh, siç isha mësuar të shihja, nuk kishte njerëz as të tillë që blenin, as të atillë që shisnin! Thashë me vete, po në cilën botë jetukam unë?! Aty, m’u kujtua spitali neoropsikiatrik në Prishtinë dhe shefi i këtij pavioni, Skender Boshnjaku, gjatë një vizite që i pata bërë si gazetar, vite më parë. Thashë se vendi im mund të jetë atje! Megjithkëtë, vendosa të hyja më thellë në disa rrugica, i bindur se ata do të gjendeshin andej pari ngase mund ishin frikësuar nga policia dhe skajuar pas ndonjë muri. Edhe aty s’ kishte njerëz përveç të ndonjërit që kalonte rrugën trupithi me nguti. Tashmë i ndrojtur shpejtova hapat të largohesha nga kjo hapësirë boshe, derisa s’më kishte gjetur ndonjë e zezë nga policia, e cila mund të keqtrajtonte, të burgoste dhe të vriste pa u hamendur. Tek ecja drejt “Qafës” nëpër sokaqe të ngushta, disa tregtarë e zanatxhinj u vënin dryrin duqaneve të tyre në një përpjekje për të nxjerrë mallin fshehtas që kishin në to. Po ku ta çonin…? Në pyetje ishte jeta!
Duke ecur më tej, takova dy shokë që kishin dalë të blenin ndonjë gjë ushqimore, si gjithë të tjerët. Me nguti këmbyem nga dy-tri fjalë se ç’mund të ndodhte brenda 24 orësh në Kosovë. Mendova: 24 orët e ardhshme mund të ndërrojnë historinë e Kosovës për 180 shkallë. A është i mundshëm ky fakt, pas gjithë kësaj pritjeje, që të kapërcehet nga një robëri e gjatë, në liri?!
Në qendër të qytetit pashë dy ekipe televizive amerikane CBS News dhe të CNN, ndërsa afër Hotel Grandit policia kontrollonte një ekip tjetër të gazetarëve The New York Times e Los Angeles Times, që kishin ardhur për të raportuar për ngjarjet në Kosovë. Në këtë pjesë të qytetit që nga viti 1990, e veçmas në hotelin Grand, shumë pak shqiptarë frekuentonin këndej pari. Ky hotel ishte pushtuar nga legjionet e kriminelit Razhnjatoviq-Arkanit.
Mendoja se serbët në shenjë hakmarrje mund të dëbonin dhe të vrisnin masivisht shqiptarët, duke i nxjerrë nga shtëpitë e tyre. Këtë mendim e sforconte fakti se dy javët e fundit në Kosovë ishin sjellë forca të reja dhe ishte shumëfishuar armatimi i rëndë. Millosheviqi s’e donte paqjen, dhunën e kishte të vetmin mjet. I dehur pas nacio-fashizmit dhe dështimit të tij, veçmas në Kroaci, e kishte tërbuar në shkallë të padurueshme ndaj shqiptarëve.
Pas një pritjeje në radhët e gjata që të bleja disa artikuj ushqimorë në bodrumet e depove në “Boro e Ramiz”, pronari i njërës prej depove lajmëroi se malli ishte sosur dhe pritja ishte e kotë. Radhët e njerëzve u shperndanë të dëshpëruar dhe të pasigurt. Në rrugë për në Breg të Diellit, vendosa të ndalesha në pazarin e vogël të pemëve dhe perimeve në Ulpjan. Ndiqja njerëzit që parakalonin rrugët në pjesën jugore të Prishtinës. Para se të hyja në treg, pashë policinë serbe duke keqtrajtuar disa shqiptarë. U ktheva që të dilja në një rrugë tjetër, por edhe ajo kontrollohej. Vendosa të ecja drejt, duke mos lënë përshtypjen e një njeriut të dyshimtë, por të një njeriut hallexhi. Në fakt secili shqiptar për sigurimin serb ishte i dyshimtë. Një polic më pyeti se ku po shkoja? “ Në shtëpi, në Breg të Diellit”, i fola atij. U hamend, por nuk më pyeti gjë tjetër, ndërsa unë po vazhdoja të ecja. Në pazar kishte pak njerëz, gjithashtu, edhe shitës. Mora pak sende ushqimore për ngut, pak djathë dhe ve, që në këto rrethana ishin të domosdoshme. Në dalje të pazarit, në anën e poshtme, ishin vendosur dy tanke serbe, me gjasë për të mbrojtur Postën e Re. Autobusat që qarkullonin në drejtim të Bregut të Diellit, nuk vinin, as nuk shkonin. Aty-këtu vërehej ndonjë taksist që tinëzisht merrte ndonjë udhëtar. Hypja në taksi ishte e rrezikshme për shkak të kontrollit policor. Vendosa që të nisesha këmbë, por as kjo nuk garantonte as gjë më tepër, përveç pasigurisë. Krejt në dalje të pazarit takova një shok timin me 10 copë ve që kishte vendosura në një llastik të tejdukshëm. Ai ngutej, të mos e zinte terri, meqë banonte në periferi te qytetit. Më tha se kishte frikë që mos po u ndodhte fëmijëve ndonjë gjë e papritur?. Të paktën të jem aty. I thashë, mendo vetëm pozitivisht, se kjo është rruga që duhet ndjekur në këtë kohë trazuese.
Duke ecur drejt lagjes sime më ra ndërmend, pse ai s’kishte blerë më shumë ve?. Pse aq pak, pse s’e pyeta? Në fakt, kisha mundësi t’i ndihmoja për më shumë, por tani ishte bërë vonë. Ai kishte ikur me llastikun e bardhë të tij në dorë, i frikësuar se ç’ po ndodhte. I trazuar ndodhesha edhe unë. Kalova afër tre rokaqiejve në Ulpjanë për në Breg të Diellit. Edhe pse kisha kaluar shumë herë këtu-pari, asnjëherë deri në këtë ditë s’e kisha shikuar fasadën e këtyre tre rokaqej që u kishte rënë dhe muret e tyre kishin mbetur të shpluara. Pranë tyre dhe hapësirës që i rrethonte rrallë kalonte ndonjë njeri.
Mbrëmja ishte afruar, ndërsa secili në mënyrën e vet përpiqej t’ i “grabite” kësaj fund-dite diçka që t’ i gjendej në moment krize. Në stacionet e benzinës shihje kolona të gjata automobilash që prisnin për t’u furnizuar me derivate të naftës.Të gjithë këta, pa përjashtim, ishin shqiptarë që përgatiteshin për çdo rast rreziku.
Më bëri përshtypje një banor i Aktashit , i cili kishte blerë një dele dhe tërhiqte zvarë drejt garzhës. Ky rast më dha të kuptoja se unë s’ kisha bërë agjë për furnizim me arikuj ushqimorë, duke mos vlerësuar drejt situatën në të cilën po hynim. Ta them të vërtetën, nuk isha i shkujdesur vetëm në këtë rast. Kisha injoruar thënien e njohur: përgatitu për më të keqen, puno e shpreso për më të mirën.
Në shtëpinë tonë, në Breg të Diellit, gjatë verës dhe vjeshtës 1998, u strehuan disa familje të të afërmve tonë nga Shipitulla, të miqve dhe dy tri familje të tjera nga Drenica. Në dimrin e vitit 1998-1999 qe strehuar edhe familja e Muharrem Bashotës nga Komorani, të cilën e gjeta aty kur u ktheva nga Amerika. Familja Bashota pas shumë peripecive nëpër malet e Berishës, më në fund, kishte arritur të strehohej te ne.
Më 24 mars 1999 kur u ngrys, të gjithë hymë në shtëpi dhe, prisnim minutat e fundit të skadimit të ultimatiumit, gjithnjë në pritje se a do të fillonte fushata ajrore nga forcat e NATO-s?!. Ta them të vërtetën, ende kishim dyshime, hamendje se a do të ndodhte kjo mrekulli. Vëllai kishte ndërtuar një bunker të vogël prapa shtëpisë në një objekt të vogël ndihmëse. Ai zinte katër pesë veta, por nuk kishte ndonjë forcë të duhur mbrojtëse. Gjatë ditës kishte dërguar disa plafa dhe sende të tjera që të strehoheshim aty, nëse do të kishte nevojë. Ai besonte se do të jetë një strehë mbrojtëse, por në fakt ishte i mashtruar.
Në orën 8 e 15 minuta në mbrëmje filloi bombardimi. Të gjithë ishim të gëzuar, të gjithë bërtisnim “ Fundi i Serbisë në Kosovë”… Nga presioni i bombardimeve, kisha përshtypjen se luajti e tërë toka. Ne, nga Bregu i Diellit, nga kati i dytë i shtëpisë pamë flakën andej kah aeroporti i Prishtinës dhe një tym të zi që ngrihej lartë përtej Veternikut. Ne na dukej se së pari u sulmuan depot e ushtrisë jugosllave në Hajvali dhe ato mes Bardhit (Bellaqevcit) të Madh dhe të Vogël, ku ishte vendosur armatimi i sjell nga Maqedonia, pasi kjo ish Republikë jugosllave shpalli pavarësinë. Maqedonia ishte e vetmmja që, në kuadër të Federatës jugosllve, kishte fituar pa luftë. Kryetar i saj i parë Kiro Gligorov, një mik i vjetër i serbëve, i cili në Jugosllavi kishte pasur, për kohë të gjatë, pozita të larta shtetërore e politike. Po ky funksionar kishte deklaruar se në rast të ndonjë lufte në Kosovë, Maqedonia do të hapte një koridor për refugjatët shqiptarë nga do të përcilleshin në vendet tjera të perëndimit. Dhe kjo s’ishte kurrfarë befasie. Shqiptarët në Maqedoni, në kohën e komunizmit, kishin përjetuar të gjitha format e segregacionit, më shumë se të gjithë të tjerët në Jugosllavi.
Vëllau, fill pas nisjes së bombardimeve nëpër terr, meqenëse ishte ndërprerë elektriku, po zbriste shkallët, ndërsa në dorë mbante një sëpatë të rëndë me një bisht të gjatë ahu.
“Ç’do me këtë”, e pyeta!
“Nëse tenton dikush të futet brenda, të mbrohemi”, më tha. I përkujtova se na paska marrë djalli! Po si të mbrohemi nga huliganët serbë? Nduersa ai mue tha:

“Njëherë po i çoj fëmijët në bunker kurse unë e ti po vendosemi në mbrojtje në dy qoshet e shtëpisë, nëse dikush do të tentojë dhunshëm të hyjë në shtëpi”. Në fakt ne, s’kishim kurrfarë mundësish të përballeshim me terrorin serb.
Një orë pas fillimit të bombardimeve në njërën prej dhomave ku kishim lëshuar perdet e errta në dritare që të mos depërtonte nga jashtë drita e zbetë e qirit, me Muharrem Bashotën që ishte i strehuar në shtëpinë tonë, ngritëm nga një gotë me raki rrushi, duke u lutur që, më në fund, do të fitonim lirinë. Ishte një lutje në mes shpresës dhe frikës. I thashë mikut Bashota, të mendojmë me optimizëm se e mira ka për ta mundur të keqen, ashtu siç e drejta, të padrejten historike ndaj nesh. Por, në rrethana të tillë, ishte shumë vështirë të mos e mendoshe edhe të keqen, që rrinte varur në kulmin e se cilës shtëpi shqiptare.
Jashtë dëgjoheshin të shtëna nga policia, ushtria dhe civilët serbë. Ata shtinin drejt lagjeve shqiptare për t’ i frikësuar që të braktisnin sa më parë Kosovën. Derisa të tjerët rrinin brenda, me të vëllain, në dy qoshe të shtëpisë, filluam të bënim roje. Kur nisi të agojë dita, hymë brenda. Nuk dinim asgjë se ç’ kishte ndodhur gjatë asaj nate në Prishtinë, përveç që kishim dëgjuar krisma armësh dhe kishim parë flakët e mëdha të djegies së dyqaneve shqiptare nga serbët dhe objektet ushtarake e policore të bombarduara nga NATO. Nga lajmet e mëngjesit të Radio-Tiranës dhe qendrave tjera evropiane mësuam për shumë ekzekutime që kishin ndodhur gjithandej Kosovës, e edhe në Prishtinë. Ndërkaq, agjensia Rojter thoshte se ishin ekzekutuar shumë shqiptarë, ishin plaçkitur, djegur e shkatërruar shumë dyqane në qendër dhe periferi të qytetit, si dhe ishin vrarë njerëzit që kishin dalë në mbrojtje të pronave të tyre.
Shtatë orë pas fillimit të bombardimeve, kryetari SHBA, Bill Clinton nga zyra e tij Oval (Oval Office) deklaronte :” Mbyllja e kësaj tragjedie, gjithsesi, është imperativ moral”. Ky theksoi se bombardimi po bëhet për të ndaluar dhunën brutale të regjimit të Millosheviqit mbi civilë. Nuk duam të përsëritet Bosnja.
Në bombardime hynë shtatë anëtarë të NATO-s, përfshirë SHBA, Anglinë dhe Gjermaninë. Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, aeroplanët gjermanë inkuadrohen në një front lufte përkrah NATO-s. Mbi qiellin serb arriti edhe aeroplani amerikan B-2 që është më i shtrenjtë në botë, si edhe F-117.
Një mëngjes i bruzët, por me shpresë të madhe, po zbardhte. Në lindje-një peizazh i kuqërremët në qiellin mbi Prishtinë, tregonte metaforën simbolike të rrugëtimit të lirisë në këto hapësira.Të gjithë ne në shtëpi, me pak përjashtime, s’kishim bërë gjumë. Secili ishte nën presion, sidomos kur edhe BBC gjatë ditës bëri publike vrasjet e intelektualëve dhe veprimtarëve shqiptarë, që ishin kryer gjatë natës në Prishtinë, Fushë Kosovë, në Mitrovicë, në Gjakovë e qytete të tjera të Kosovës. Ky ishte skenari serb i Millosheviqit, i mbështetur dhe i projektuar nga akademikët dhe intelektualët serbë, projektues edhe të shumë elaborateve në të kaluarën për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre.
Raportohej se mes natës 24 dhe 25 marsit disa policë dhe paramilitarë me forcë kishin hyrë në shtëpinë e avokatit Bajram Kelmendi që ndodhej në rrugën “Vellusha” në Prishtinë. Ata dhunshëm kishin nxjerrë nga shtëpia atë dhe dy djemtë e tij, Kushtrimin e Kastriotin. Të nesërmen kufomat e tyre ishin gjetur afër një stacioni karburantesh në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë. Gjithashtu, raportohej se në Mitrovicë ishin vrarë Latif Berisha, profesor i Universitetit të Prishtinës dhe kryetari Degës së LDK, kryetari i sindikatave të Mitrovicës Agim Hajrizi me djalë dhe nënën e tij. Një ditë më vonë, forcat e sigurimit serb në sy të shoqes së tij, kishin vrarë mjekun e njohur Izet Himën, në Gjakovë.
Vrasjet e këtyre intelektualëve dhe veprimtarëve ndikuan drejtëpërdrejt në ikjen masive të shqiptarëve nga Kosova. Ky s’ ishte skenar i ri nga Serbia.
Afër kishim një familje serbe, ku jetonin tre vëllezër me disa fëmijë, nënën dhe gjyshen. Origjina e kësaj familje ishte nga rrethina e Prizrenit, kurse babai i tre djemve, Jordani kishte vdekur me herët. Ai shprehte një urrejtje të fshehur ndaj shqiptarëve, sidomos pas demonstratave të vitit 1981. Mirëpo, ishte kohë tjetër dhe, atë urrejtje nuk kishte mundësi ta kurorëzonte me veprim. Djalin e madh e kishte të sëmurë dhe, kryesisht, qëndronte në një spital çmenduri në Nish, e ndonjëherë vinte edhe në shtëpi të tij. Nga ai ruanim fëmijët e vegjël. I dyti, që u shfaq si nacionalist serb, ishte bërë drejtor i hotelit “Grand” në Prishtinë nga një kamerier, pasi qenë përzënë shqiptarët nga puna në vitin 1990. Kur filloi lufta në Kroaci dhe Bosnjë, fqinji ynë, sallat e këtij hoteli i lëshoi për tubime të vullnetarëve serbë, që nga Kosova përcillsheshin me zhurmë të madhe në zonat e luftës. Shihej në shoqëri me njerëzit më të afërm të Arkanit dhe Sheshelit, ndërsa i vogli, Sllavku kishte një natyrë pak më të butë, ishte më i shoqëruar dhe fliste edhe shqip. Pra, ky ishte fqinji ynë serb që shtëpia e tij nuk kishte distancë më shumë se dhjetë metra prej tonës. Jo fort larg, në anën tjetër, ishin edhe dy familje serbe që shqiptarët e kësaj lagje kishin pasur probleme të natyrave të ndryshme më herët, sidomos me familjen e Zhikës që ishte pronar i një shtëpie afër rrugës kryesore, pothuaj përballë Shkollës Fillore “Ismail Qemaili”.
Ja si e përshkruan hotel Grandin e Prishtinës James Pettfer, shkrimtar, gazetar, publicist dhe analist nga Londra, kur ishte drejtor fqinji ynë Zorani, në librin etij “Ekspresi i Kosovës”:” Kulla komuniste prej betoni dhe e shëmtuar e Grandit ishte diçka e veçantë në mënyrën e vet, një vend i përshtatshëm ku mund të vihej makina e terrorit shtetëror të Arkanit. Pamja e jashtme ishte e tmerrshme, por brendësia kishte poezi, poezinë e rrezikut të vërtetë të frikës. Gjithçka ishte e zezë në këtë hotel varr. Dyshemeja ishte e zezë, muret e zeza, orenditë të zeza, perde të zeza dhe kamerierët mbanin pantollana dhe xhaketa të zeza…në jehonën e muzikës gjatë mbrëmjeve të egra në katin e nëndheshëm të Grandit, ku rendet e gjata të serbëve kërcenin horo-n, mbërmje me një qind të ftuar, që organizohen sa herë që dikush ikën për të hyrë në ushtri. Kjo botë e zhdukur dhe e humbur shtrihet në kujtesën time me turmat e vajzave të gjata e hollake serbe, që e shihnin rekrutin ndoshta për herë të të fundit. Salla në të cilën kërcenin ishte e gjatë, e errët, e zymtë, njësoj si mbrëmja e lamtumirës në kazerma… Jeta ishte luftë në Prishtinën e Millosheviqit e të Arkanit. Ishte një luftë, të cilët serbët besonin se nuk mund ta humbisnin”. Ky fragment i përket luftës në Bosnje, në prag të tjetrës, në Kosovë.
Gjatë luftës, në disa shtëpi të lagjes sonë, ishin vendosur refugjatë, sidomos nga rajoni i Drenicës. Dy vëllezërit, Zorani dhe Sllavku kanë kërkuar nga fqinjët të mos pranojnë asnjë familje refugjatësh. Mu për këtë kanë fyer dhe kërcënuar fqinjët shqiptarë. Ka pasur raste kur kanë tentuar të hyjnë dhunshëm në oborrin e familjeve tona me pretekse të ndryshme. Në këtë familje serbe ushtarët e Arkanit hynin, si të ishte shtab lufte. Në fakt kjo ishte bërë depo armësh e mallrash të plaçkitura, ku nuk përjashtohej mundësai edhe e dhunimeve.
Një bez i zi në derën e shtëpisë së dy vëllezërve serbë për shkak te vdekjes së nënës së tyre, kohe më parë, ishte hequr dhe qe vendosur një shenjë tjetër që nga larg s’ishim në gjendje ta identifikonim. Lidhjet e Zoranit me kriminelët e Arkanit mund të kërcënonin seriozisht jetën e shqiptarëve në lagje. Mjaftonte vetëm ta drejtonte gishtin kah ndonjëra familje, asgjë nuk duhej më shumë.(* E dergoi per Diellin gazetari Beqir Sina)

Filed Under: ESSE Tagged With: Kodra e Diellit, me 1999, Muhamet Mjeku

SHABAN POLLUZHA, KOLOSI QË PËR PESËDHJETË VJET U ANATEMUA

February 21, 2015 by dgreca

*SHABAN PALLUZHA (1871 – 1945)-Fotografi që për 50 vjet mbeti e ngujuar nën dërrasa të hambarit, ndërkohë që bloza, pluhuri dhe lagështia e grisën dhe e shkatërruan pothuaj tërësisht./
•Me rastin e rënies së tij heroike më 21 shkurt 1945./
Shkruar nga Muhamet Mjeku/
I blinduar nga divizione të shumta ushtarake të Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës, më 21 shkurt të vitit 1945, pas një lufte të ashpër në kullat e Hasan Sylës në Trestenik, ra heroikisht si legjendar Shaban Polluzha, njëri ndër koloset e historisë sonë kombëtare bashkë me një pjesë të luftëtarëve të tij dhe me trimin e njohur, Mehmet Gradica. Të gjitha këto divizione jugosllave, përkundër zjarrit me mortaja dhe artileri të rënda, vetëm pas 9 orësh, arritën ta rrënojnë fortifikatën, ku ndodheshin 150 kryengritës të guerilës shqiptare. Këtu mbaron një dramë dhe vazhdon drama tjetër e përgjakshme ndaj Kosovës: ekzekutime masive, burgosje, zhdukje, Tivari, Sremi, Trogiri… Viti 1945 konsiderohet viti më tragjik, bashkë me dimrin e egër që s’ mbahej mend.
Shaban Polluzha, një burrë me shtat mesatar, kokëthinjur me një natyrë të ngrysur, kishte kundërshtuar padrejtësitë ndaj shqiptarëve të Kosovës në kohë të ndryshme: gjatë Luftës së Parë Botërore, gjatë Mbretërisë Sebo-kroato-Sllovene dhe më 1945 organizoi kryengritjen kundër okupimit serbo-jugosllav. Në fushë-betejë nxjorri afro 10.000 luftëtarë.
Lindi në Polluzhë të Drenicës më 1871. Mibemrin e mori sipas fshatit të lindjes, ndërsa i përket fist Kastrati. U rrit dhe u edukua në një familje me traditë kombëtare, e njohur edhe për zgjidhjen e konflikteve ndërfamiljare e ndërnjerëzore. Qe edhe kryetar i Këshillit Pajtues në Drenicë dhe kryetar i komunës në Polac. Një personalitet i rrallë, shumë i respektuar me veti të jashtëzakonshme njerëzore. Në një rast kur i burgoset, njëri nga tre djemtë e tij, gruaja i thotë: “Djalin po duan ta pushkatojnë, ndërkohë që ti po sillesh si të mos kishte ndodhur asgjë”, ai i përgjigjet: “Edhe të tjerët që ndodhen aty, kanë dikënd të vetin, sikurse djali ynë”.
Ishte tejet i matur, por në momente dinte të rrebelohej. Një ushtar i tij e hedh bukën nga dritarja se ishte pak e pa pjekur, ai me ngritje të zërit i thotë:” A di se jemi në luftë, e jo në shtëpi”, ndërkaq kur i plagoset djali i madh, ndonëse e kishte prekur thellë në shpirt, shokëve të luftës u thotë” edhe tjerët janë plagosur dhe vrarë”.
Në dimrin e egër të atij viti, kur e shihte popullin duke vuajtur për bukë dhe të masakruar nga çetnikët dhe partizanët komunistë, i shkonin lotët.
Babai i tij, Rexhepi, u pushkatua më 1912 në Serbi, pasi ishte marrë dhunshëm me shumë burra të tjerë nga Kosova. Vrasjen e tij, dhe të burrave tjerë, e përjetoi rëndë dhe kjo ngjarje e motivoi më shumë t’i përkushtohej luftës në mbrojtjen e të drejtave kombëtare e njerëzore të popullit të tij. Kishte përjetuar katër pushtime, njërin pas tjetrit: turk, serb, bullgar, austriak dhe jugosllav. I kishte dalë në ndihmë Azem Bejtës, si mik që e kishte, dhe Lëvizjes së tij Kaçake, kur ishte kryetar komune në Polac. Në vitin 1941 xhandarmëria e udhëhequr nga italianët, ia internoi familjen në Kullat e Sheremetit në Pejë, ndërsa në Polluzhë i djegu të tijen trikatëshe bashkë me shtëpinë dhe objektet tjera.
Kulla e tij bëhet rrafsh me tokë edhe në vitin 1945 nga Brigada e KNOJ-it. Shumçka e vlefshme ishte shkatërruar nga flakët. Më 1941 organizon forcat e tij vullnetare ndaj depërtimit të çetnikëve në rajonin e Koleshinit të Ibrit, ndërsa më 1943 i priu një mase të madhe prej 3000 vullnetarësh në mbrojtje të Novi Pazarit, ku çetnikët kryenin masakra tmerruese ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve, si në Bihor e vende të tjera të këtij rajoni.
Në janar dhe shkur(1945) me luftë kundërshton projektin shfarosëse të Serbisë në Kosovë. Në fushë-betejë nxorri afo 10.000 luftëtarë, kryesisht nga Drenica për të ndalë krimet çetnike mbi gra, fëmijë e pleq që kryheshin gjithandej Kosovës.
Rrethanat shoqërore-politike në këtë periudhë ishin shumë të disfavorshme për Kosovën. Në Beograd dhe Podgoricë ishte projektuar një skenar i errët për shqiptarët jashtë Shqipërisë shtetërore, në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të zi. Në këtë skenar parashihej mobilizimi i shqiptarëve të moshave të ndryshme dhe dërgimi i tyre në frontin e Sremit,Trogirit dhe në vija të tjera të luftës në Jugosllavi, ndërsa brenda në Kosovës dhe në territoreve tjera shqiptare, të silleshin çetnikët e Drazha Mihaloviqit dhe bandat tjera serbe për të kryer krime masive mbi civilët shqiptarë.
Në bazë të këtij skenari famkeq insistohet të bindej Shaban Polluzha që, me brigadën e tij, të nisej në luftë kundër nazistëve gjermanë në rajonin e Sremit në Vojvodinë, kurse çetnikët dhe partizanët të bënin çdo gjë të keqe në Kosovë, pa u penguar nga askush. I zënë ngusht, para përgjegjësië së madhe ndaj popullit, Shaban Polluzha që kishte një moshë 75 vjeçare, fillimisht kishte pranuar dhe, ende sa ndodhej në Podujevë në rrugë për në Srem, i arrijnë lajme të frikshme se çetnikët kishin hyrë në Drenicën veriore dhe në disa pjesë të Kosovës në kufij me Srebi e po ekzekutonin njerëz në familjet shqiptare, duke i therrur edhe me bojaneta. Pas këtyre informatave, edhe përkundër urdhërit të prerë të Shtabit të LNÇJ që të vazhdonte rrugën për në Srem, se më nuk do të ndodhte më asnjë vrasje e njerëzve të pafajshëm, ai kishte refuzuar kategorikisht pohimin e tyre dhe në bisedë u kithte thënë se ju më pretë në besë. Në këtë “besë” ai kishte dyshuar vazhdimisht!. Këtë dyshim e kishte nga përvoja e tij e gjatë. Derisa ky po kthehej, Shaban Haxhia me Brigadën e 7 të “Kosovë e Metohisë”, në të njëjtën ditë, po udhëtonte për në frontin e Sremit.
Gjatë kthimit nga Llapi për në Drenicë, brigada e tij sulmohet në pritë nga njësitë partizane, por pa pasoja dhe kapërcen Çiçavicën, duke u përqëndruar në Drenicë ngaqë aty, ditë më parë, ishte likuiduar paria dhe njerëzit më autoritativ dhe luftëtarët ishin nga kjo pjesë e Kosovës. Serbia këtë rajon e konsideronte të rrezikshëm, duke kujtuar rezistencën shumëvjeçare të Azem Bejtës.
Më 8 shkurt 1945 Shtabi Suprem i UNÇJ, Kosovën e futi nën administrimin e hekurt ushtarak dhe shpall gjendjen e luftës. Tani shqiptarët pushkatoheshin në shtëpi, në rrugë dhe aty ku ndodheshin e lëvizeshin.
Shaban Polluzha, me luftëtarët e tij vendoset në Drenicën Perëndimore dhe aty organizohen në formacione ushtarake: në çeta, batalione, togje dhe njësi më të vogla. Në fillim, për shkak të raporteve jo të mira mes tij me Mehmet Gradicën, luftën kundër brigadave partizano serbe e
zhvilluan ndaras, por ideali kombëtar i bashkoi në një front. Aksionet u organizuan sipas terrenit dhe strategjisë në vende të ndryshme, të përqëndruar në Rezallë, Likovc, Obri, Plluzhinë, Ticë, Açarevë, Tërstenik, Llaushë, Prekaz dhe më vonë në fshatrat tjera të Drenicës Lindore, rrëzë Çiçavicës. Në brigadën e Drenicës kishte luftëtarë edhe nga rajoni i Vushtrrisë, Mitrovicës, Artakollit, Llapushës dhe më pak nga viset tjera. Divizionet dhe brigadat ushtarake serbe, malazeze, maqedone dhe ato, ku kishte të inkuadruar edhe shqiptarë nga Kosova, si dhe Brigada e pestë e Shqipërisë që u kthye në Kosvovë pas Vishegradit, kryen krime të frikshme kundër popullatës civile, në pamundësi që të hakmerrshin drejtpërdrejt për humbjet e tyre nga kryengritësit shqiptarë të Polluzhës. Komandanti i Administratës ushtarake, Sava Derljeviq, kohë më pas, shkruante për kryengritjen e Drenicës. “…nga ana jonë ishin të angazhuar së paku 4 divizione, brigada e 46 serbe, e 52 e Kosmetit, grupi operativ i brigadave (e I-ra e Bokelit, e 6 malazeze, dy brigada të Kosmetit) dhe Brigada e KNOJ-it. Kohë pas kohe ishin të angazhuar edhe divizioni i 24-të serb dhe 41-të dhe ai 50 maqedon. Krejt këto forca kishin mbi 40. 000 ushtarë. Në këto përleshje edhe ne kemi pësuar humbje serioze”, thotë Derljeviq.
Janë tmerruese masakrat në Terstenik, në Skenderaj, në Polac, Rezallë, Drenas,… Druar dhe në fshatrat tjera të Drenicës dhe Kosovës.
Në këtë luftë brigadat serbe, malazeze, ato Maqedone dhe ajo e Kosmetit, kanë psuar humbje të konsiderueshme në njerëz, sidomos në pjesën e fundit të janarit dhe në fillim të shkurtit 1945. Konsiderohet se në luftimet e ashpra kundër Brigadës së Shaban Polluzhës, janë vrarë 1500 luftëtarë të armikut dhe një numër tjetër është zhdukur. Luftimet më të mëdha janë zhvilluar në Terstenik, Obri, Rezallë, Likofc, Tërrnafc, Makermal, Çiçavicë dhe tek ura e Pestovës.
Një popull i varfër siç ishte Drenica, e kishte të vështirë t’ i mbante me bukë aq luftëtarë sa kishte Shaban Polluzha, prandaj ai u detyrua të lëvizte me brigadën e tij, duke kaluar në fshatrat rrëzë Çiçavices, e pastaj në Shalë të Bajgorës e prapë në Drenicë.
Shaban Polluzha dhe Shtabi i tiji luftës, i vendosur tek Malajt në Rezallë, ishte ndihmuar edhe nga disa intelektualë nacionalistë, si Selman Riza, Ymer Berisha, Marije Shllaku, Ibrahim Lutfiu, dhe klerikët Mulla Ilaz Broja, Mulla Brahim Polaci-Hoti etj, ndërsa u masakruan Asim Luzha dhe Qamil Hoxha, i pari në Terstenik, i dyti në në Skenderaj nga brigadë e KNOJ-it.
Të tërbuar me sindromin e urrejtjes ndaj shqiptarëve dogjën dhe shkatërruan çdo gjë që ndodhej para tyre. Në këtë dimër, më të egrin që mbahej mend, gra dhe fëmijë morën plaçkat në dorë, duke mos ditur kah të shkonin.
Pas shurjes me gjak të Luftës së Drenicës, në Kosovë intensifikohet dhuna dhe terrori. Në pranverë të atij viti (1945) ndodhi masakra e Tivarit, u pushkatuan pa gjyq e me gjyq intelektualë, nacionalistë, idalistë dhe civilë.
Nën Administrimin ushtarak u mbajt edhe Sesioni i Dytë i Këshillit “Nacionaçlirimtar” i Kosovës, i njohur si Kuvendi i Prizrenit, korrik 1945 dhe këtu Kosova u aneksua nga Serbia. Në këtë kuvend u përmbysën vendimet e Bujanit. Pro aneksimit, në Prizren votuan shqiptarë e serbë, ata të cilët refuzuan u burgosën dhe u likuiduan.
Shtëpia e Shaban Polluzhës disa herë është bërë rrafsh me tokë. Shumçka e vlefshme është djegur dhe shkatërruar. Bashkë me shumë sende të tjera janë djegur edhe ato pak fotografi të Shaban Polluzhës. Siç thotë Ramadani, djali i tij, dikush babait ia kishte bërë dy tri fotografi dhe deri para Luftës së Dytë Botërore kanë qenë në shtëpi. Nga to ka shpëtuar vetëm një. Meqë shtëpia jonë bastisej nga OZN-a, ne atë fotografi e mbshtollëm në letër dhe e shtimë në mes dy dërrasave të hambarit për ta ruajtur kujtimin për babain. Mirëpo, kohëzgjatja në kushte jo klimatike eresioni e kishin dëmtuar. Fotografia e vetme e tij, nga dërrasat e hambarit, u nxorr në vitin 1990, atëherë kur unë kërkoja një foto për botim. Nga kjo fotografi e mbetur vështir se mund të fitohet imazhi për babain, thotë Ramadani, i cili ishte me të deri sa ra heroikisht në kullat e Dvoranëve në Terstenik, më 21 shkurt 1945 bashkë me një numër luftëtarësh.
Kufomën e Shaban Polluzhës, djali i tij Ramadani me një grup shokësh e kishte hedhur në lumin Drenica, duke thyer një pjesë të akullit, dhe vetëm pas 6 javësh do tw nxirrej dhe varrosej. Në gurin e varrit figuronte viti i lindjes, 15 vjet më i vjetër sesa që kishte pasur. Kjo ishte bërë me qëllim nga familja në mënyrë që të mendohej për ndonjë person tjetër. Shaban Polluzha për 50 vjet ishte temë tabu.

Filed Under: Histori Tagged With: 50 vjet, Muhamet Mjeku, nga vdekja, Shaban Polluzha

NJË KRYEHERO, HERONJ E DËSHMORË

March 1, 2013 by dgreca

Ndodhem në familjen e Jasharëve,

atje ku nisi një flakë e madhërishme,

flaka e lirisë, që e ndriçoi krejt Prekazin,

e pas tij Drenicën e pas tij mbarë Kosovën.

Ajo shkreptimë e zgjoi nga gjumi Evropën dhe botën.

Shekujt kalojnë, drita e lirisë, drita e atyre që ranë

për të nuk zbehet kurrë.

Ndodhem këtu i prekur thellë, si rrallë herë në jetën time.

Marr prej kësaj shtëpie një kumt që çdo njëri kujton se e di,

por që ka nevojë që përherë të përsëritet.

Ju faleminderit, pasardhës të Jasharëve legjendarë./

Ismail Kadare/

dt. 20 nëntor, 1999/

Nga Muhamet Mjeku-New York/

Sivjet po kremtojmë 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, epokën që shembi robërinë serbe në këtë hapësirë ballkanike dhe la pas shumë vuajtje të shqiptarëve duke hapur një kapitull të ri mbi një histori të dhunshme serbe.

Në anënë tjetër, vetëm para pak muajsh, në mynyrë dinjitoze u shënua 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, një ngjarje që mund të përsëritet vetëm një shekull pas, atëherë kur ne s’ do të jemi as spektatorë. Prandaj, këta dy përvjetorë t’ i përjetojmë si gëzim, fat dhe si motiv për një të ardhshme më të konsiliduar shqiptare. Të gjitha këto s’ duhet t’ i shohim vetëm si histori, por edhe si projektim të një shoqërie shqiptare tjetër nga ajo që ka qenë dhe nga kjo që është. Shumëçka ka ndodhur në këtë hapësirë jashtë Shqipërisë londineze dhe brenda saj. Pjesa e pushtuar nga serbët, malazezët dhe grekët, përjetoi shumë dhunë dhe shumë vuajtje. Edhe përkundër mizorive që ngjanë, lufta për liri nuk u ndal asnjëherë. Me gjithë përpjekjet, fati deshi të mos jetë aleat i ynë. E ardhshmja e një populli të vogël, siç jemi ne shqiptarët, gjithnjë është varur edhe nga rrethanat e jashtme, duke mos mohuar edhe faktorin e brendshëm, i cili ka qenë i egër dhe përçarës. Një popull i vogël pa miq gjaku, i rrethuar me armiq të vjetër e ka pasur të vështirë mbijetesën historike. Dhe, pas shumë përmbysjeve shekullore, fat i shqiptarëve buzëqeshi me luftën dhe sakrificën e tyre, me mbështetjen e parezervë të Washingtonit dhe të disa vendeve të Evropës Perëndiimore.

 

***

Më 28 nëntor 1955, kur lindi Adem Jashari, Kosova ishte në dëshpërim të thellë nga mizoritë e policisë shtetërore dhe asaj sekrete serbe të kriminelit Rankoviq, dhe kush do të mendonte se, në këtë kohë të egër, djepi që po rriste këtë fëmijë në Prekaz të Drenicës, pas 43 vjetësh do të ndryshonte historinë e Kosovës dhe të një pjese të Ballkanit. Po nga Prekazi, kishin nisur edhe histori e luftërave tjera. Nga frangjitë e kullës së Ahmet Delisë, kishte filluar lufta kundër xhonturqve për çlirimin e Shqipërisë, më 1945 ishte likuiduar shtabi i çetnikëve nën maskën e partizanëve, ndërsa më 13 maj 1981Tahir Meha me forcë kundërshtoi policinë jugosllave në mbrojtje të dinjitetit kombëtar të familjes së tij, pas demostratave në Kosovë të vitit 1981, duke tronditur Jugosllavinë e AVNOJ-it. Me Prekazin lidhen edhe shumë trimëri që ndodhën në periudha të ndryshme, me motiv të njëjtë, të lirisë. Adem Jashari, është figura më sublime e këtyre ngjarjeve, i cili luftës së Kosovës i dha frymëzim, moral dhe popullaritet. Komandanti i fuqishëm i UÇK-së, hapi portën e lirisë për Kosovën, e cila ishte mbyllur forcërisht që nga viti 1912, kur kjo pjesë shqiptare u shkëput dhunshëm nga ushtria serbe e, një vit më vonë, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, pa drejtësisht ju dha Beogradit. Liria nuk vjen vetë: një gjë e sprovuar me shekuj. S’ e more, ajo rri larg. Për këtë sllogan, që nga viti 1912 e këndej, në forma të ndryshme për Kosovën, u sakrifikuan shumë breza me idealin e tyre të pa mposhtur, atdheun para vetë jetës.

***

Ngjarjet e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar në Ballkan ishin më të shpejta sesa parashikuesit e tyre. Problemet që ishin grumbulluar për pesëdhjetë vjet në kohën e komunizmit, dhe shumë më tepër nga pushtimi i gjatë serb mbi Kosovë dhe tokat tjera shqiptare- shpërthyen pandalshëm në Jugosllavinë e atëhershme kontraverze. Serbët që dominonin politikën, ushtrinë dhe kapitalin, impononin ligjet dhe forcën mbi të tjerët. Ata s’ mund të pajtoheshin me faktin se po mbyllej dera e joshjeve dhe privilegjeve të tyre. Beogradi fashist asnjeherë nuk ka menduar se një ditë do të humbte Bosnjen dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Kosovën, vende këto që në mes të dy luftërave botërore i konsideronte territore serbe. Politika e iluzioneve dhe e miteve serbe, që nga beteja e Kosovës 1389, kishte filluar të përmbysej në fundshekullin e kaluar, jo pse serbët nuk gëzonin admirim nga një pjesë e madhe e Bashkësisë Ndërkombëtare, por për faktin se askush më nuk ishte i gatshëm që brenda Jugosllavisë të jetonte me krimin, urrejtjen, përbuzjen dhe pretendimete tyre ekspansioniste.

Pas shkëputjes së Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjes dhe Maqedonisë për Kosovën erdhi momenti të jesh apo jo! Kjo thënie mund të lexohej edhe kështu: Liri, me dhe pa viktima”. Në të kundërtën ky sllogan do të interpretohej ikje nga ajo.

Meqenëse në Konferencën e Dayton-it më 1995 u vendos një zgjidhje për Bosnjen, çështja e Kosovës, për shkak të rrethanave politike, nuk u mor fare parasysh. Pas këtij tubimi, opcioni paqësor s’shihej si çështje e zgjidhjes së problemit të Kosovës, dhe kështu nisi intensifikimi i përgatitjeve për kryengritje të armatosur që Adem Jashari me grupin e tij, dhe luftëtarë të tjerë të UÇK-së, i kishin filluar që nga viti 1991. Grupi pas disa stërvitjesh në Shqipëri, kthehet në Drenicë dhe vazhdon ushtrimet në periferi të Prekazit. Policia serbe i bie në gjurmë këtij formacioni që përbëhej nga Adem, Rifat dhe Hamëz Jashari, pastaj Fadil dhe Ilaz Kodra, Sahit Jashari e të tjerë. Më 30 dhjetor 1991 policia serbe mësyen Prekazin, por aty has në rezistencë të këtij grupi dhe tërhiqet. Rifati pas pak ditësh ishte kthyer në Gjermani, ku ndodhej me punë atje. Nga Neë Yorku, për gazetën Illyria, me z. Rifat Jashari, realizova një intervistë, ku përshkruante përpjekjet e policisë serbe për të hyrë në Prekaz, dhe rezistencën e grupit të Adem Jasharit dhe të tjerëve që ju kishin bashkuar. Nuk mund të bësh një vepër të madhe kombëtare pa sakrificë individuale, familjare e kolektive dhe nuk mund të bësh një vepër historike pa e dashur atdheun dhe pa e kuptuar peshën e robërisë. Të tillë, heronj e dëshmorë, që u sakrifikuan për liri, në të kaluarën tonë, ka pasur dhe do të ketë, por sakrifica e familjes Jashari është diçka e veçantë, e pa kompromis dhe unikat në përmasa globale. Nuk ishte e rastit thënia e Bernard Kushnerit, administratorit të parë në Kosovë, pas luftës, se “sikur të ekzistonte çmim nobël për trimëri, do t’ i jipej kësaj familje”.

Adem Jashari ka qenë i bindur se lufta do të ndodhte, dhe se kësaj duhej përgjigjur me të gjitha mjetet, pa marrë para sysh se çfarë haraçi do të paguhej. Atë e ka mbajtur besimi për gadishmërinë e popullit për sakrificë. Ndërgjegja ndaj atdheut ka qenë mbi të gjitha për të, dhe kjo ndërdije s’ u krijua brenda ditës dhe brenda vitit. Në fakt, vetëdija e atdhedashurisë, trimërisë dhe sakrificës u brumos brenda konceptit që kishte vetë familja Jashari, në radhë të parë babai i tij, Shabani, i cili ishte edhe inspiratori kryesor i edukimit të fëmijëve të tij në këtë frymë.

Pas bërjes publike të UÇK-së nga Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi në Llaushë të Drenicës, në nëntor të vitit 1997, me rastin e varrosjes së mësuesit Halil Geci, i vrarë nga forcat serbe, u u hoq dilema se a ekzistonte apo jo Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Pas rënies heroike të Adem Jasharit dhe Jasharajve tjerë në Prekaz, radhët e UÇK-së u shtuan shumë shpejt, jo vetëm në Drenicë dhe jo vetëm në Dukagjinë. Shumë të rinj nga të gjitha viset shqiptare u bënë ushtarë të saj: erdhën edhe nga Zvicra, Gjermania, SHBA dhe vendet tjera perëndimore. Një numër i madh i këtyre të rinjve sistematikisht ishte dëbuar nga një terror i egër shtetëror i regjimi të Millosheviqit. Tani këta po ktheheshin të luftonin për lirinë e atdheut, kundër atij që ua kishte mohuar kthimin në Kosovë. Nga ta, në fushëbetejë, ranë shumë dëshmorë. Ngjarjeve të vitit 1997 u kishin paraprirë edhe shumë të tjera. Me këtë dua të them se lufta për liri ka një kontinutet të gjatë historik. Ky kontinuitet kap shekullin por, fatkeqësisht, rrethanat e jashtme gjithherë ishin në disfavor tonin. Dhe më në fund, edhe përkundër padrejtësisve të mëdha dhe propagandës serbe se shqiptarët janë e keqja më e madhe e Ballkanit, Administrata Amerikane dhe shumë shtete të Evropës perëndimore e kuptuan të vërtetën mbi Kosovën dhe të vërtetën tjetër mb shqiptarët.

Se cila luftë për liri nxjerrë një kryehero, shumë heronj, shumë dëshmorë dhe martirë. Kryeheroi i luftës së Kosovës, është Adem Jashari dhe emri i tjij është simbol, identitet, krenari dhe mburrje për të gjithë shqiptarët dhe historinë tonë kombëtare.

Do të ishte iluzore se, përkundër sakrificës së madhe të popullit shqiptar, pa mbështetjen e sinqertë të SHBA-ve dhe e disa vendeve perëndimore evropiane, nuk do të ishim këtu ku jemi, as Koosova, as Shqipëria e as shqiptarët tjerë që jetojnë jashtë këtyre dy shteteve.

Vlerat e luftës respektohen vetëm me vlera të ndërtimit të shtetit të ligjshëm, me vlera demokratike dhe me një zhvillim ekonomie të tregut evropian. Kosova në këtë drejtim ka ecje dhe ngecje, por e ardhmja e shqiptarëve do të jetë e tyre.(Dielli, shkurt, 3013) Ne Foto:Permendorja e Heroit Adem jashari

 

Filed Under: Histori Tagged With: Adem Jashari, Kryeheroi, Muhamet Mjeku

NJË LIBËR ANEKDOTASH ME FUQI SHPREHËSE FIGURATIVE

January 31, 2013 by dgreca

NGA MUHAMET MJEKU/

Libri i fundit i Salih Zogianit ” Anekdota 5″, kushtuar mërgimtarëve, është ndryshe nga librat e tjerë të botuara në diasporën shqiptare. Ky zhanër i kësaj krijimtarie, të mbledhura nga të gjitha trojet tona shqiptare dhe nga shqiptarët që punojnë e jetojnë jashtë atdheut, lexohet dhe interpretohet me lehtësi të jashtëzakonshme. Anekdotat, mund të thuhet se janë kurorë e letërsisë gojore, të cilat me fuqinë e tyre interpretuese kanë përvetësuar masa të tëra (njerëzish) lexuesish.
***
Në vjeshtën e vjeme (2011) isha në Kosovë, pas katër vjetësh. Kjo ka qenë koha më e gjatë në jetën time jashtë atdheut. Nga dashuria për librin, pasi kisha vizituar disa prej librarive në Prishtinë, hyra edhe në atë “Dukagjini” për të parë botimet më të reja, të cilat nga Neë Yorku s’ kisha pasur mundësi t’ i ndiqja. Me keqardhje dua të theksoj se vetëm aty kuptova se kisha humbur kontaktin që dikur e kam pasur. Dhe, derisa po shfletoja disa nga veprat e autorëve shqiptarë dhe atyre të huaj, të përkthyera ose në origjinal, brenda këtij lokali hyri Sali Sogiani, emër i njohur për botimin librave me anekdota. Autorin e këtyre vëllimeve e njihja që nga vitet e 70-ta të shekullit XX dhe ky, me një zë të ulët, iu drejtua menaxheres së librarisë, duke e pyetur se edhe sa ekzemplarë të librit të tij të fundit kishin mbetur në vitrina?. Ajo sikur nxitoi t’ i thoshte se ishin shitur të gjithë. Kjo më tingëlloi disi habitshëm ngaqë, gjithandej nëpër Prishtinë, shitësit e librave flisnin për një rënie drastike të blerësve.
Nga libraria, së bashku me zotin Zogiani, dolëm për një kafe. Pasi u ulem në kafenen “Ring”, që ndodhet në qendër të kryeqytetit, ai m’ u lut që për pak kohë të mos mërzitesha, derisa të më sillte librin e tij ” 999 Anekdota”. Kjo ishte një dhuratë befasuese dhe shumë e dëshiruar për mua, sepse jam rritur në ambientin ku ky zhaner i krijimtarisë sonë popullore kultivohet dhe inerpretohet me dashuri të të jashtëzakonshme nga bashkëfshatarët e mi. Një libër shumë i preferuar veçmas për ata shqiptarë që kanë kapërcyer brigjet e Atlantikut.
***
E bëra këtë hyrje jo të zakonshme për të theksuar kërshërinë që ka lexuesi ynë ndaj letërsisë gojore, e cila ka mbijetuar dhe ka mbajtur të gjallë kulturën dhe civilizimin tonë ndër shekuj. Kjo dashuri, edhe përkundër zhvillimeve marramendëse teknologjike, nuk është zbehur. Vetë fakti që ky zhanër i librave është ndër më të kërkurat, flet për një interesim dhe kultivim të vazhdueshëm. Ky interesim sforcohet edhe më shumë tek njerëzit tanë që ndodhën jashtë vendit, sepse përmjet këtyre tregimeve të shkurtëra anektodike, të cilat lexohen me përkushtimin, heqin mallin për njerëzit, për vendlindjen dhe për atdheun.
Ky libër me anektota, që tash veç gjendet në duart e lexuesit, kryesisht i përkushtohet diasporës shqiptare dhe njerëzve të saj. Autori Salih Zogiani ka bërë një përzgjedhje të kujdesshme të tyre, do të thoshja deri në mrrekulli. Këto anekdota për kah karakteri shquhen për gjuhën dhe përmbajtjen racionale, për mendimin e thellë filozofik brenda tyre, për përdorimin e fuqishëm të figuracionev, duke prekur momentet më interesante të ngjarjeve dhe ndodhive aktuale e historike, të shoqëruara me një humor të hollë realist. Këto tregime, të sistemuara në këtë libër, kanë fuqi të madhe shprehëse sa që, shpeshherë, përmbajtja dhe porosia e tyre, flet më shumë sesa në tregime të gjata të shkruara.
Personazhet që i gjejmë në këto tregime të shkurtëra kanë karaktere dhe role të ndryshme, përmjet të cilave krijuesit popullorë, kanë venë në spikamë situata, dramca kulminante që i përkasin një vendi të caktuar dhe një realiteti të përjetuar.

***

Lexues i nderuar, ky libër do të jetë shoqëruesi yt më i mirë, edhe atëherë kur je i padisponuar, edhe atëherë kur ke pak kohë përkushtimi ndaj vetes dhe,
edhe atëherë kur fati nuk ecën bashkë me ty.

Muhamet Mjeku

1. KURRKUSH NUK MBETET NE VAJ

Vesel Mehmeti i Siçevës kishte qenë duke thurrur një gardh. Aty pari kalojnë dy policë. Ndalen policët e po e pyesin Veselin: -A po tregon drejt, a ma mirë ka qenë në Jugosllavinë e Vjetër, a tash, në Jugosllavinë e re?
– Ma mirë tash, u thotë Veseli.
– Pse tash ma mirë? e pyesin policët.
– Atëherë, në Jugosllavinë e Vjetër, iu ka pas kajtë nana fukarave, e tash edhe pasanikëve, kështu që kurrkush nuk mbetet në vaj, u thotë Veseli.

2. KAM MNDUAR SE NUK E HANE AS QNTE

Një djalë i ri mbrëmjeve dilte jashtë shtëpisë e shkonte në kafe e rrinte deri vonë. Babai i tij ia kishte tërhequr vërejtjen disa herë, po djali nuk i dëgjinte këshillat e tij. Një natë, duke u kthyer djali prej kafes, e hanë qentë goxha fort. Shkojnë disa miq për ta parë dhe i shprehin keqardhje babës së djalit, duke i thënë:- Na ka ardhur keq, kur kemi dëgjue, po shyqyr që të ka shpëtue djali.
– Jo, mue m’ ka ardhë mirë, u thotë ai!
-Pse të ka ardhë mirë?- e pyesin këta!
-Po unë kam pas mendue se nuk e hanë as qentë, u përgjigjet ai.

3. NA RROFTE DAJA

Një kosovar kishte pas shkuar në Shqipëri në kohën e Zogut. Mbas rënies së komunizmit në Shqipëri, nipat e tij kishin pasur dasmë. E thërrasin në dasmë edhe dajën nga Kosova. Kur shkoi ky atje, gëzohen shumë, e qesin krye vendit dhe i njoftojnë dasmorët se ky ishte daja i tyre. Secili që e ngriste dollinë, atë e përmbyllte me urimin për dajën, duke thënë:
– Na rroftë daja!
Dikur, njëri prej nipave, ia bëri dajës me shenjë se rendi e donte që edhe ky t’ i përshëndeste të pranishmit.
U çua daja, ngriti dollinë dhe u tha dasmorëve:
– Ju përshëndes të gjithëve, daja rrujti boll, tash të gjithë ia rrofshi dajës.

Pergatiti:Muhamet Mjeku-Botoi Dielli, Janar 2013

Filed Under: Kulture Tagged With: liber me anekdota, Muhamet Mjeku, Salih Zogiani

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT