• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ndahet nga jeta Gregori Lima, gazetar dhe autor i disa librave

January 25, 2014 by dgreca

Gregory Lima ka shkruar dy libra për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës – UÇK-ën, me poemë të Xhevat Limanit, me tituj: “Journey to Macedonia – Udhëtim në Maqedoni” dhe  “The Americani – Poema – Agron Mirdita”/

Nga BEQIR SINA, New York/

NEW YORK : Mbas një goditje në tru në moshën 88 vjeç, vdiq Gregori Lima, gazetar dhe autor i disa librave, në shtëpinë e tij në Paterson – Nju Jork, shkruan revista Armenian Weekly.    Ai është një banor i Nju Jorkut , i cili shkoi në Teheran , Iran , në vitin 1958, për të filluar punë në gazetën  Kayhan International, e cila u bë një gazetë mjaft e njohur, dhe arriti në kulmin e saj , duke dalë edhe në gjuhën angleze në Lindjen e Mesme . Ai filloi me Kayhan fillimisht si redaktor , më pas si korrespondent special dhe analist politik , deri me dështimin e saj, në revolucionin iranian 1978-1979 .   Ai u lind në vitin 1925 në në Brooklyn New York, dhe ishte i pari i gjashtë fëmijëve . Nëna e tij, ishte një rrobaqepëse dhe një administratore e një dyqani për ILGWU . Babai i tij, kishte në pronësi një dyqan fruta – dhe – perimeve . Në nekronologji thtuhet se ata ishin emigrantë të ardhur nga Sicilia .   Edhe pse ai jetoi jetën e tij në tre kontinente , nga mosha si një fëmijë i përket epokës së ashtuquajtur e Depresionit në New York .  E filloi jetën me shkrime, kur një poemë e hershme , ” Ferry në Hoboken , ” e humbur tani , ra ​​në sy të mësuesve dhe administratorëve në Edward Stitt Junior High School , kur dhe ai u bë redaktor i revistës letrare të shkollës.

Ai vazhdoi të studioi në DeWitt Clinton High School , ku ai u përbashkua me një rreth me poeten Emile Capouya dhe shkrimtarin James Baldwin . Ai nuk vazhdoi shkollën e lartë në atë kohë për të shkuar ushtar në ushtrinë amerikane .

Nga trajnimi në bazë në Karolinën e Veriut dhe Cape Cod , ai ishte duke pritur për veprim në Angli , në ” invazionin e detit” në Utah Beach në pushtimin Normandisë , ” dhe si një ushtar shërbeu në repartin e telegrafis dhe lidhejt telefonike në Francë , Belgjikë dhe Gjermani ,
Pas luftës , ai u përcaktua për të vijuar studimet e larta në kolegjin GL Bill, me një bursë të miratuar nga qeveria amerikane, dhe diplomohet me nderime nga Syracuse University, dhe në vazhdim e sipër ka punuar për t’u diplomuar në Shkollën e Re për Kërkime Sociale . Ai vazhdoi studimet e tij – dhe aventurat e tij – në Universitetin e Toulouse dhe në Heidelberg të Würzburg në Gjermani .

 

Ai u martua  me Karina Arzooian një anëtare të një pakice të armenëve në Amerikë , në vitin 1962 . Ai ishte një lexues i “pangopur” , për të ditur për historinë dhe kulturën armene.

Ai filloi më pasë punë në një firmë Internationale komunikuese , që ndihmoi një sërë të kompanive të cilat vendosën bizneset e tyre në Iran .

Ai shkroi për revolucionin e Iranit (1973 ), një vëllim rreth reformave të Shahut , në të ashtuquajturin “revolucioni që vinte nga lart” . Si pjesë e këtyre reformave , në vend të shërbimit të detyrueshëm ushtarak , me të rinjtë iranianë me një arsim , at mund të bashkoheshin sipas ligjit me Korpusin Literacy , në një fushatë për të përhapur arsimimin tek fshatrat iraniane . Në një artikull në atë kohë Gregori Lima ka shkruar për ofrimin e kujdesit shëndetësor në një grumbull fshatrash armen në Iranin qendror, të cilat ishin frymëzuar në krijimin e një Trupe paralel mjekësore .

Libri i tij i dytë , i tij gjatë kësaj kohe ishte ai mbi kostumet e grave armene ( 1974) , ilustruar me mjaft nga fotografit Peter Carapetian , libër i cili është konsideruar në atë kohë bestseller, duke u shitur menjëherë .

Ai qëndroi në Iran gjatë kohë së revolucionit të viteve 1978-1979 , por u largua menjëherë pas bastisjes ndaj ambasadës së SHBA . U kthye në vendin e lindjes së tij , në një kohë kur ai mund të ketë kapitalizuar njohuritë e tij të thellë mbi Iranin .

 

Në vend të kësaj ai u kthye në Shkollën e Re, për të fituar një diplomë master në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për të ndihmuar atë të fituar perspektivë nga turbullira që kishte parë me syt e tij  .

 

Pjesën më të madhe të jetës ai kohët e fundit e kaloi  në Paterson , Nju Jork, në një shtëpi që babai i tij ia kishte blerë , kur kishte biznesin e tij me dyqanin e  fruta – dhe – perimeve, një shtëpi kjo e mirë për eksplorimin në Luginën Hudson .

 

 

Kohët e fundit Gregori Lima, ishte kthyer me “sy” nga Evropa dhe ai u pa të udhëtoi shpesh në Kosovë, Maqedoni dhe në Shqipëri  – dhe në Mal të Zi , dhe më gjerë . Në vitin 2012 , ai botoi dy libra mbi Ballkanin : Amerikani dhe Udhëtim në Maqedoni . Vëllimi i fundit është një libër në raport me ndikim që ai e kishte shkruar pas një udhëtimi të vitit 1998, ku ai thoshte se ka intervistuar elitën politike shqiptare dhe anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .

 

Vitin e kaluar nën përkujdesjen e Akademisë Shqiptaro Amerikane e Shkencave në New York, presidentin të saj Professor Skënder Kodra, u mbajt një takim me shkrimtarin  Gregory Lima, mbi prezantimin: e dy librave të të  tij, një me poemë me mikun e tij më të mirë Xhevat Limanin, me tituj: “Journey to Macedonia – Udhëtim në Maqedoni” – “The Americani – Poema – Agron Mirdita”

Ky takim u mbajtë në Manhattan New York,, në lokalin Caverna Bar&Restaurant. Gregori Lima, shkrimtar dhe gazetar amerikan në dy dekadat e fundit, thanë folësit, është dhe  hulumtues i çështjes shqiptare  i njohur  për ekspertizën në krizën e kaluar në Kosovë dhe luftën atje,  ku si thuhet sipas Limanit ai ka qenë pjesë në misionin jo-zyrtar të Departamentit të Shtetit. Gjithshtu, thuhet se ai raportoi për skenën politiko-ushtarake, përpara zhvillimit të konferencës  së Rambujesë. Autori, si i lindur më 1925 në New York, u tha se është i njohur si një misionar dhe diplomat amerikan, që ka raportuar mbi zhvillimet në Ballkan.

Dhe, e kishte ndarë jetën e tij mes Eerevanit- Armeni, dhe New Yorkut – SHBA.

Aktori dhe producenti  Xhevat Limani, miku i tij më i mirë, i cili ka pjesën e vetë në librin “The Amerikani” “Agron Mirdita” me firmen e dy autoreve (Gregory Lima dhe Xhevat Limani) tha se ky libër ka shumë gjëra deri tani të pa thëna rreth luftës në Kosovë, që Lima me guxim hedh dritë mbi disa ngjarje të kësaj lufte. Xhevat Limani ka theksuar se autori Lima hedh dritë gjithashtu edhe për të vërtetën aktuale shqiptare në Maqedoni, siç e quajti ai, e cila sipas tij, ka ndërruar formën, ndërsa qëllimi i pushtetit maqedonas ka ngelur i njëjtë, thotë Limani.

Ndërkohë, ai ka shpjeguar sesi erdhi deri tek ideja për shkruarjen e librit Americani (Agron Mirdita)!

“Mbasi mbaronte  nga bisedat me Agron Mirditën, Lima, mbante shënime, shkruante diçka dhe i hidhte në letër, ka rrëfyer Limani, duke shtuar se teksa e pyeste se çfarë po shkruante ? ai sihte përgjigjur se “i kishte lënë përshtypje një kryeluftëtar, i cili, nuk kishte pritur si shumë luftëtar që presin të marrin dekorata, grada dhe lëvdata, por me të mbaruar lufta erdhi në Shtetet e Bashkuara, dhe iu shtrua punës, për të mbajtur familjen”.

Saqë, si i ishte shprehur Gregory Lima, Limanit, ai nuk kam arritur ta kuptojë nga thjeshtësia që e karakterizonte  Agronin, a “ishte ai luftëtar apo ndonjë tjetër! dhe modestia e tij, e kishte shtyrë që të shkruante librin Americani – Agron Mirëdita!”

Autori i këtyre dy librave Gregory Lima, ka theksuar se librat e tij flasin për një realitet të patjetërsueshëm të luftës në Kosovë, si  një pasqyrë edhe mbi gjendjen e shqiptarëve në rajon dhe me theks të veçantë udhëtimet e tij në Maqedoni, dhe takimet me personalitetet atje.

Gregory Lima e bëri udhëtimin e tij të parë në Armeni në vitin 2005 . Për disa vjet pas kësaj , ai ka jetuar disa muaj në vit në Jerevan , kryeqytetin Armen, ku ai kalojë disa kohë me mbesat e tij Noor dhe Arev – duke kontribuar me reportazhe mbi artin armene dhe artistëve dhënë gazetës birit armene The Reporter .

Më pak se një muaj para vdekjes së tij , gjatë Krishtlindjeve , ai kaloi disa ditë të lumtura me të gjithë anëtarët e familjes së tij,  me gruan e tij , fëmijët , dhe nipërit e mbesat .

Gregory Lima vdiq në moshën 88 vjeç në mënyrë paqësore – një ditë pasi kishte përjetuar një goditje në tru – në Danbury , Connecticut , në shoqërinë e gruas së tij me të cilën qëndronin pa u ndarë prej 52 vjetësh , i rrethuar nga bijtë e tij dhe e bija  . Këto kohë , ai ishte duke punuar së mbyllyri kapitullin e gjashtë të një libri i cili përmbëlidhte kujtimet e tij ,

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Gregori Lima, Ndahet nga jeta

Ndahet nga Jeta edhe një Dëshmitar i Çamërisë Shqiptare

October 4, 2013 by dgreca

Ne shtator u nda jeta  nderuari Rexhep Llaja nga Filati i Çamërisë Shqiptare, antar i Vatrës ne Degën e Jacksonville , Florida./

Nga Sali BOLLATI/

Z. Rexhep I lindur në familje atdhetare Filaqote,me nëne nga Sejkot dhe për ta forcuar atdhetarizmin martohet me z.Aferdita, vajzën e families se njohur per Atdhetarizem Plaku, nga ana e brendshme e Çamërisë Shqiptare që vetëm gjatë Mbretërisë se Mbretit të Shqiptarëve
A.Zogu, u mbajt me emrin N/Prefektura e Çamërisë, Konispol. Pra një lidhje familiare Atdhetare nga të dyja anët e Çamërisë Shqiptare; e mbajtur gjallë gjatë gjithë jetës me halle.
Përjashtim ishin vitet e fundit ketu ne Amerikë që I ndjeri Rexhep në çdo bisedë miqësore përsëriste me shpirt: ”GOD BLESS AMERICA“!!
Kur ishte vetëm 13 vjeç u burgos dhe u internua nga greket, bashkë me babain dhe me qindra burra te tjere Çamë, me të vetmin motiv se ishin Shqiptarë, natyrisht të pafajshëm. Edhe kur hynë në Shqipëri, familjet e tyre si edhe shume familje te tjera Atdhetare, burgosjet, internimet
dhe vuajtjet nuk ju ndanë. Nuk mjaftoi babai, Shuaipi qendroi I burgosur mi 10 vjetë, edhe vjehrri Rexho Plaku bashke me familien pothuajse gjithe jeten te burgosur dhe internuar, por duhej qe edhe Rexhepi vetë të kalonte 7 vjet në burgjet e Shqiperise, I denoncuar “për politikë e propagandë” duke lene femijet e vegjel për të vazhduar vuajtjet e tij e te zonjes Aferdita.
Shtepia e tyre te Rruga e Dibres ne Tirane, si edhe kjo ne Jacksonvile te Floridas, gjithemone ka qene plot me miq e dashamires. Nena e ndjere e Rexhepit, Hatixheja, ashtu edhe e shoqja Afërdita me embelsi e respekt per miqte, tamam si Zonja Çame te Verteta, kane pritur e
percjellur miqte e shumte. Vete Rexhepi, ashtu si I ati, Shuapi, kane qene gjithemone shume te vemendshem dhe mikeprites ndaj miqeve te shtepise. Me embelsine karakteristike gjat kuvendimit, Rexhepi tregonte me nje kujtese shume te madhe, ngjarjet e diteve te jetuar; e
vecanta e tije qendronte ne faktin se babai I tije e ka mbajtur gjitemone prane gjate bisedave me miqte e shtepise por edhe kur vizitonin e merte gjitemone me vehte.Per shume ndodhi te vjetra ne Çameri, e pyesja vazhdimisht ne telefon dhe ai pa pertese dhe me kenaqesi me tregonte ato qe dinte . Vetem per nje gje nuk me ka “degjuar”, qe ti shkruante kujtimet shume te vyera qe kishte jetuar, shumica jo te mira, por qe do ishin me vlere te mbeteshin te njohura
edhe per brezat e ardhem.
I ndjeri R.Llaja, ishte nje njeri shumë I veçantë, kishte kujtesë fenomenale, ishte si një kompjuter I gjallë. Mbante mend me emra dhe data të sakta ngjarjet dhe njerezit që kishte takuar dhe ndëgjuar.
Bisedonim shpesh herë për ndodhi të ndryshme për Çamërinë tonë të gjakosur, por të paharruar. Kur u mblodhem në ditët e para të Janarit 1991, z.Rexhep Llaja ishte ndër te parët që firmosëm krijimin e Shoqerise Atdhetare Politike Çamëria.
Diskutimet e tija ishin plotë zjarr respekt e dashuri per vendlidjen Çameri.Edhe ne Florida ishte nder te paret, bashke me Aferditen qe me kenaqesi te veçante firmosen antaresimin ne Vatren e Fan Nolit dhe te Konices.
Kur flasim e shkruajme për Çamërinë Shqiptare, me dhimbje të madhe përcjellim të tille Çam të nderuar që pavaresisht, jo për fajin e tyre, u shpërngulen nga trojet Etnike Shqiptare dhe si gur të rokullisur u shpërndamë nëpër botë.
Përsa kohë ende do mbeten gjallë, ata që deshmojnë për Genocidin Grek ndaj Shqiptareve të Çamërisë??!
I ndjeri Rexhep Llaja,krahas z. Afërdita, ka lën vajzën Alma dhe djalin Gent dhe për “fat”, megjithëse nuk u varos ne Filatin e
lindjes, po prape u varos ne toke Shqiptare, ne varezat e Tiranes ,prane babait, Shuaip.

S.Bollati. NY , Tetor 2013

Filed Under: Featured Tagged With: Ndahet nga jeta, Rexhep Llaja, Sali bollati

NDAHET NGA JETA EVANTHI CIKO

July 22, 2013 by dgreca

JETË E PËRKUSHTUAR PËR ARSIMIN TONË KOMBËTAR/

(Nëpër faqet e librit jetëshkrimor, “E bekuara mësuesi!…)/

Nga: Prof. Murat Gecaj/

Me anë të një mesazhi plot dhimbje,  përmes Internetit, z.Ilir Çumani, drejtor i Institutit të Integrimit të Jetimëve të Shqipërisë, njoftoi se sot u nda përgjithnjë nga jeta mësuesja e njohur, veterane e arsimit tonë kombëtar, Evanthi Ciklo dhe nëna e artistit të shquar, Zhani Ciko. Nesër, më datën 23 korrik 2013, nga ora 11.00-12.00, në Shtëpinë e Kulturës së Ushtarakëve të kryeqytetit, do të bëhen nderimet e fundit për të. U shprehim ngushëllimet tona: pjesëtarëve të familjes, të afërmve, miqëve e dashamirëve dhe nxënësve të saj! Në kujtim të saj, po ribotojmë këtë shkrim, i cili flet për një libër jetëshkrimor, përuruar në Tiranë, në dhjetor 2010.

1.  “Ndjehem e lumtur tek shikoj ende, në qendër të Tiranës, shtëpinë, ku kam lindur para 90 vjetësh. Në krah të “Tirana Internacional”, prapa ish-librarisë “Flora”, është një shtëpi dykatëshe me qerpiç, pronë e familjes Kazazi. Këtu, ka nisur jeta ime, më 13 korrik 1920. Imë atë, Grigor Zoraqi, i ardhur nga Voskopoja, u martua me Eftalinë, bijë e Jakov Skakës, nga Bulica e Strugës. Prej kohësh, gjyshi, ishte vendosur në kryeqytet, duke qenë një ndër tregtarët më të njohur të kohës…”.

Ja, kështu e fillon librin e saj jetëshkrimor, me titullin e zgjedhur “E bekuara mësuesi…”(Kujtime të një jete), veteranja e arsimit tonë kombëtar, Evanthi Ciko (Zoraqi). Ai u përgatit për botim nga publicisti Agron Sejamini dhe është shoqëruar me falënderimin e autores: për vëllain, Kastriot Zoraqin e botuesin, Ilir Lleshi.

Ndërsa në kopertinën e fundit janë fjalët e saj të zgjdhura, të cilat  i kanë dalë thellë ngazemra: “Nuk kam dashur të shkruhet për mua. Por, do të më ngelej peng, nëse nuk do të shkruaja diçka për dashurinë dhe përpasionin, që kam ndjerë për mësuesinë. Dhjetë vjet, mësuese e klasës së parë…Dhjetë vjet, sytë dhe mendja e atyre engjëjve, në pritje se çfarë do të nxirrja unë nga goja.U kam dhënë ëmbëlsi dhe dituri. Më kanë falur lumturi dhe freski. Në vazhdim, me fëmijë më të rritur. Më pas, me fëmijë jetimë. Kurdoherë e rrethuar me pastërti dhe dashuri fëminore. Edhe kur u rritën! Respekti dhe mirënjohja e tyre kanë bërë qëmoshën ta ndiej vetëm në pasqyrë…Faleminderit, nxënësit e mi! E bekuar qofsh, ti mësuesi!”

2.

Në rreth 200 faqe të këtij libri, Evanthi Ciko dëshmon, me fjalë dhe me fotografi, jetën e saj mbi 90-vjeçare. Ajo ishtee mbushur me mësimet e saj dhe më pas me përkushtim të madh për edukimin, mësimin dhe mirërritjen e brezit tone të ri. Filloren e ndoqi po nëTiranë, ku më vonë ishte shkolla “Kongresi iPërmetit”, me mësues atdhetarin e njohur Mati Logoreci, i cili kishte çelur shkollën e pare shqipe të Kosovës, në Prizren. Aty, Krisanth ipati mësuese të klasës së pare hallën e saj, Marie Zoraqin. Për rezultate të mira në mësime, fitoi bursën dhe ndoqi Institutin Femëror të Tiranës, “Nëna Mbretëreshë”. Siç shkruan në librin e saj, ajo kohë ishte ndër më të bukurat e jetës.Kjo jo vetëm për veprimtaritë e ndryshme këtu, por dhe vizitat e studimet, që bëri më vonë në Itali.

Një periudhë e paharruar e jetës së Evanthi Cikos ishte ajo, kur iu përkushtua me aq zell e dashuri mësuesisë, së pari, në shkollën “Naim Frashëri”. Në vitet e paraçlirimit shkoi edhe folëse në Radio-Tirana, ku ishte drejtor Gjergj Bubani. Aty u njoh me Agen, motrën e Nënë Terezës, që jepte lajme në gjuhë të huaj. Në atë kohë, e lidhi pësrgjithnjë jetën me bashkëshortin, Mihal Cikon, I cili u kthye ngaBukureshti, për të punuar në  Radio-Tirana. Me të lindi fëmijët, Zhanin (8 dhjetor 1945) dhe Ketin.

Për here të parë, Evanthia e nisi detyrën mësuese, më 1942, në shkollën “Naim Frashëri” të Tiranës, me drejtor Kutbi Dostin. Në vitin 1947, shkuan me dëshirën e tyre për të jetuar nëKorçë. Aty shërbeu në shkollat “Mihal Grameno” e “KociBako” dhe Mihali ishte mësues muzike në një shkollë 7-vjeçare.

Siç e përshkruan autorja E.Ciko, në vitin 1951 u rikthyen familjarisht në Tiranë. Detyrën mësuese e vazhdoi në shkollën “Hasan Vogli”, me drejtor veteranin e arsimit, Zyber Preza.  Pas dyvjetësh e dërguan drejtoreshë të shkollës ushtrimore “I.Qemali”. Në kohë të ndryshme, shërbeu mësuese e drejtorëshë në shkollat “11 Janari”, “Vasil Shanto” e “Luigj Gurakuqi“. Sigurisht, për arritjet e mira në punë, e caktuan dhe inspektore në seksionin e arsimit dhe cultures të Tiranës.

Një periudhë e rëndësishme e jetës së Evanthi Cikos, përshkruar bukur në këtë libër, është ajo, që tregohet në nëntitullin domethënës, “Nënë e 268 fëmijëve jetimë, që duheshin rritur, edukuar dhe shkolluar”.

Pra, ishte marsi i vitit 1965, kur atë e caktuan drejtoreshë të Shtëpisë së Fëmijëve, në Tiranë. Duhen faqe të tëra për ta dëshmuar këtë kohë të bukur e të paharruar të jetës së saj, të cilën ajo e përshkruan bukur në liber, me kënaqësi e nostalgji të veçantë. Prandaj, nuk ishte pa vend mendimi i një folësi, në përurimin e librit në fjalë, që e krahasoi Evanthi Cikon me Nënë Terzën dhe me “Mësuesn e Popullit” Persa Gravbova, e cila e drejtoi vite me radhë Shtëpinë e Fëmijëve, në Shkodër. Pasi dolinë pension, më 13 korrik 1970, kohën deri më sot, E.Ciko e quajti “Një jetë tjetër, për t’u jetuar”…

3.

Me këtë shpirt të gjerë e zemërbutësi dhe optimizëm për jetën, në moshën mbi 90-vjeçare, Evanthi Ciko paraqiti para familjarëve,  kolegëve e ish-nxënësve të saj, miqëve e dashamirëve të shumtë, veteranëve të arsimit e kulturës etj., librin jetëshkrimor “E bekuara, mësuesi!…”. Ishin tëpranishme dhe artistet e shquara TinkaKurti e Margarita Xhepa dhe mike të tjera tësaj.Tubimi u bë, simbolikisht, nëish-Institutin Femëror të Tiranës.

Në këtë përurim floën këshilltari në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Jovan Kristiqi, shkrimtari I njohur Zija Çela, Shpend Topallaj, Vangjel Shundi, Seit Tafaj, Tatjana Kurtiqi e Lulzim Braja. Me mirënjohje të veçantë, për shërbimet e kryera në Shtëpinë e Fëmijëve të Tiranës, nga ish-drejtoresha E.Ciko, u shpreh drejtori i Institutit të Intergrimit të Jetimëve të Shqipërisë, Ilir Çumani.Me kthjelltësi mendimi e kënaqësi, Evanthi Ciko iu drejtua të pranishmëve me fjalë falënderimi, mirënjohjeje e dashamirësie.

(Shkruar e publikuar, më 18 dhjetor 2010)

Tiranë, 22 korrik 2013

Filed Under: Kronike Tagged With: Evanthi Ciko, Murat Gecaj, Ndahet nga jeta

NDAHET NGA JETA “BABAI” I SPELEOLOGJISE SHQIPETARE

December 18, 2012 by dgreca

 Ditën e hënë, më 17 dhjetor 2012, u nda nga jeta Prof. Gezim Uruçi dhe padyshim njëri nga speleologët më të shquar në historinë e sepeleologjisë shqiptare./

 NGA RAJMONDA MOISIU/

 Profesor Uruçi konsiderohej nga të gjithë si “babai” i speleologjisë në vendin tonë, gjë të cilën ai e kishte vërtetuar më së miri.Profesor Gëzim Uruçi, ishte vetëm 5 vjeç, kur në vitin 1950 së bashku me babanë e tij, zbuluan shpellën e Gajtanit pranë fshatit Gur i Zi në Shkodër. Ky ishte vetëm fillimi i një pasioni të madh në fushën e speleologjisë për shkodranin Gëzim Uruçi, i cili konsiderohet si eksploratori më i madh shqiptar i të gjitha kohërave. 62-vjeçari është eksplorues i rreth 3200 shpellave në të gjithë botën dhe mban titullin Profesor Honoris në shkencat speleologjike. Ndonëse 12 vjet më parë një sëmundje e la invalid, ai me një përpjekje mbinjerëzore e mposhti atë. Edhe pse me paterica, Uruçi është pjesë aktive e ekspeditave ndërkombëtare. Shkodra njihet si qyteti që ka nxjerrë emra të shquar në fushën e artit, kulturës dhe të shkencës. Një prej tyre është Gëzim Uruçi. Në vitin 1994, Unioni Internacional i Speleologjisë në Bruksel i dha titullin Profesor; Federata Bullgare e Speleologjisë dhe Unioni Internacional i Astronomisë, e kanë nderuar me medalje; më 1994, në Spanjë iu dha çmimi “Juri Gagarin”.
Ndërsa më 2001, Instituti Biografik i Kembrixhit e përfshiu ndër intelektualët më të shquar të botës. Uruçi është përfshirë në 8 enciklopedi ndërkombëtare, ku e fundit është ajo e vitit 2006 (enciklopedia e speleologjisë së Bullgarisë). Aktualisht, 62-vjeçari që nderoi e nderon qytetin e tij të lindjes dhe Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, merr pjesë çdo vit në mjaft konferenca ndërkombëtare.

 / Pasioni për Speleologjinë/

 Gëzim Uruçi, pasionin për zbulime e kërkime e ka trashëguar nga babai i tij, Myftar Uruçi. Ky i fundit, i diplomuar në Perëndim, në vitin 1936, krijoi në Shkodër me disa shokë të tij, shoqërinë e bjeshkatarëve e shpellarëve, si pjesë e shoqërisë “Vllaznimi”. Po nga babai, Gëzimi trashëgoi dhe pasionin për alpinizmin. Në vitin 1970, ai krijoi grupin e parë të speleologëve shqiptarë. Por sipas urdhrit të dhënë nga qeveria e asaj kohe, ky grup speleologësh duhet të shkonin vetëm në disa shpella për eksplorim, si në atë të Jubanit dhe Zhylës në Shkodër; Pirogashit në Jug dhe e Piratëve në Dhërmi. Zhvillimi i speleologjisë do i çonte arkeologët në zbulime të rëndësishme; si mbishkrime të lashta; instrumente litikë; piktura neolitike, siç janë ato në shpellat e Dukagjinit e Kelmendit në Shkodër; në shpellën e Trenit në Korçë; në shpellat e Karaburunit; Dhërmiut e Himarës. Në vitin 1972, zbulimet e tij bëhen prezent në Akademinë e Shkencave, ku Gëzim Uruçi pranohet si bashkëpunëtor për speleologjinë, ndërsa punonte si teknik i mesëm në uzinën mekanike “Drini” në Shkodër.

    /  Rreziqet/

 Eksplorimet në shpellën e Gjolajve në Bratosh të Bajzës, atë të Bijës së Husit në Bogë, shpellën e Majës së Harapit në Theth, shpellat e Konispolit e Karaburunit, janë ato që kanë lënë dhe mbresat më të pashlyeshme tek speleologu Uruçi. Duke rrëfyer për emocionet dhe rrezikshmërinë, ai tregon se mjetet që përdoreshin ishin mjete primitive empirike, pasi mungonin pajisjet e posaçme dhe teknika përkatëse. “Këto mjete prodhoheshin nga ne, si gozhdët për shkëmbinj, ganxhetat, shkalla prej litari etj. Përdornim dhe mjetet e alpinizmit. Për kaskë mbrojtëse merrnim kapele minatorësh, të cilat i gjenim privatisht me anë të lidhjeve shoqërore e miqësore me minatorë”, – tregon 62-vjeçari. Ai thotë se ishte tepër e rrezikshme futja e lëvizja nëpër hapësirat e sifoneve, të cilat janë gropa në formë omega, si vezore të mbushura me ujë, në pozicione të ndryshme nën tokë, në thellësi 150-300 m. “Të gjitha pajisjet e zhytjes prodhoheshin nga ne. Maskat e fytyrës i bënim me lozen e gomave të vjetra të makinave, të cilat nuk përdoreshin më. Tek sytë vinim xham të zakonshëm si dhe faqet gominash të makinave Çentauer. Tubat lidhës i modifikonim me tuba gome të ndryshëm, dhe këto i bënim në fshehtësi. Kjo për faktin se nuk lejohej përdorimi tyre, pasi mund të përdoreshin për arratisje”, – rrëfen Uruçi. Sipas tij, disa prej këtyre mjeteve ruhen dhe sot në muzeun e tij privat. Gëzim Uruçi tregon se të dhënat që grumbullonin ia dorëzonin Akademisë së Shkencave. Në mjaft raste të studimeve, anëtarët e kësaj akademie u referoheshin të dhënave të tyre (speleologëve).

      / Apartamenti Muzè/

 Shtëpia ku jeton Gëzim Uruçi së bashku me familjen e tij ndodhet në katin e pestë të një pallati në qytetin e Shkodrës, por ajo mund të quhet mjaft mirë një muze i arkeologjisë e speleologjisë, një qendër studimore ku arkivi, fototeka e biblioteka kanë zënë çdo hapësirë. Në çdo mur të apartamentit të tij shikon të ekspozuara objekte të gjetura në shpella apo gërmime arkeologjike. Ai ruan në arkivin e punës së tij (fototekë) filma dhe foto të bëra me teknikë dixhitale, rreth 1.300.000 të tilla të skeduara me indeks shkencor sipas sistemit të fototekës ‘Marubi’. Thuajse gjysma e tyre i përket studimeve speleologjike, me foto bardh e zi dhe kolor, ndërsa ka dhe mjaft diapozitiva. Edhe biblioteka e tij personale është ndër më të mëdha të biblioteka private, ku përfshihen mjaft literature për gjeografinë dhe speleologjinë. Lidhur me bibliotekën e tij personale, Uruçi sqaron se në vitin 1990 ka pasur oferta nga shteti i atëhershëm për t’ia dhuruar atij, kundrejt një këmbimi qesharak (do e dërgonin të punonte mësues në një fshat afër Shkodrës). Madje pas 1990-ës nuk i kanë munguar dhe interesimi për arkivin e tij nga universitete të huaja që kanë afruar çmime të pëlqyeshme, por që janë refuzuar, pasi dorëzimi i kësaj pasurie për Uruçin do të thotë të tradhtojë pasionin e jetës së tij si dhe traditën e familjes. Vetëm letërkëmbimi i familjes dhe i tij përmban rreth 13.000 letra në 18 gjuhë të ndryshme të botës, ku nuk mungojnë ato me 70 universitete të huaja dhe 30 akademi. Literatura që ka biblioteka familjare e tij, i përket fushave të etnografisë, astronomisë, arkeologjisë, speleologjisë, muzikës empirike, mjekësisë antike etj. Për të sistemimin e ruajtjen e kësaj pasurie e ndihmon dhe vajza e tij.

 

 

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Ndahet nga jeta, Prof. Gezim Uruci, Raimonda Moisiu

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT