• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NDËRROI JETË INXHINIERI SHQIPTARO-AMERIKAN, WILSON KOKALARI

March 23, 2014 by dgreca

Ne Foto: Inxhinieri shqiptaro-Amerikan Wilson Kokalari ne Festen e Vatres per  te kremtuar Diten e Flamurit, 28 Nentor 2013-Foto e marre nga arkivi i Diellit/

Ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të ditës së Dielë, 23 Mars 2014, inxhinieri i shquar shqiptaro-amerikan, Wilson Kokalari. Wilsoni ishte biri i prindërve vatranë të përkushtuar për cështjen kombëtare. Babi i tij Miko kokalari, pat ardhur për të parën herë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1916. Ka një fotografi historike të Nolit me Miko Kokalarin të veshur me kostumin Kombëtar të Jugut, c’ka tregon dhe afërsinë e tij me Imzot Nolin. Nga viti 1916 deri në vitin 1939, kohë e pushtimit fashist të Shqipërisë, Miko Kokalari, e bënte shpesh rrugëtimin ShBA –Shqipëri dhe kthim për nevoja të biznesit. Ai ishte një tregtar i suksesshëm. Babai i Wilsonit ishte nga tregtarët e shquar të Nju Jorkut dhe një nga kolonat e Vatrës, vecanërisht të degës nr. 29 në New York, ku ai kontribuoi ne menyre te vecante. Në takimet e Vatrës, në festat Kombëtare,që organizonte Vatra, i ati i merrte të dy djemtë, Wilsonin dhe Albertin, duek u ëprcjellë atyre dashurinë për Kombin, që i përkisnin. Është kjo arsyeja që Wilsoni, deri në momentet e fundit të jetës i ruajti lidhjet me Vatrën. Madje ai ishte i pranishëm edhe në festimet e 28 Nëntorit të vitit 2013,së bashku me motrën e tij Lumto Uruci dhe djalin e saj, Dr. Edward Uruci.

Emrin e Wilson Kokalarit e gjejmë në kronikat Diellit, vecanërisht në festimeve e Vatrës, së bashku me të atin. Madje në një botim special të Vatrës”Aniversary Album of  Pan-Albanian Federation of America” 1953-54, Wilsoni djalosh i ri qëndron në krah të të atit së bashku me vëllanë më të vogël, Albertin.

Wilson Kokalari përbën shembullin e një shqiptaro-amerikani të shquar që la gjurmë në jetën dhe shoqërinë amerikane. Ai ishte një inxhinier sukseshëm i NASA-s. Emri i inxhinierit Wilson Kokalari lidhet me udhëtimin e njeriut në Hënë. Roli i inxhinierit shqiptaro-amerikan ishte i rëndësishëm në përgatitjet e programit Apollo.Ai ishte përgjegjës për kontrollin final të Apollo-s gajte testimeve. Emri i tij u gdhend ne nje pllake qe la ne Hene sicpat pohuar ai ne nje interviste dhene gazetarit Ruben Avxhiu per gazeten Illyria.

I ndjeri Wilson Kokalari ndërroi jetë në spitalin “Sloane Kettering” në Manhattan,në moshën 78 vjecare, duke pasur tek koka vajzën e tij të dashur, Renna dhe të afërmit.I ndjeri ishte i diagnostikuar me semundje te pasherushme. Shpirti në Paqë Wilson Kokalari!

Filed Under: Komunitet Tagged With: me 23 Nentor, nderroi jete, Wilson Kokalari

INDI – Vdes shkrimtari i madh Khushwant Singh, i konsideruar Bukowski i Nju Delhit

March 20, 2014 by dgreca

NJU DELHI, 20 mars  – Shkrimtari i madh indian i gjuhës angleze Khushwant Singh, i konsideruar edhe si Bukowski i Nju Delhit, vdiq sot në Nju Delhi në vitin e 100-të të jetës, njoftoi djali i tij Rahul Singh.”Ai vuante nga probleme me frymëmarrjen. Nuk ndihej mirë që prej disa ditësh”, shpjegoi Rahul Singh për televizionin NDTV.

”Ai kishte ndaluar së shkruari, por lexonte libra dhe gazeta. Ishte shumë mirë mendërisht dhe plot gjallëri”, shtoi ai.  Autor produktiv, Khushwant Singh ka shkruar rreth 100 vepra dhe ka botuar shumë artikuj.

Gjatë një interviste për AFP-në në 2005-n, ai fliste për pasionin e tij të parezistueshëm për letërsinë. “Nuk di ç’të bëj nëse nuk shkruaj. Kam humbur artin e të qenit i qetë”, bënte shaka ai.

I botuar në Francë në shtëpitë botuese Philippe Picquier (“Nuk do ta dëgjoja bilbilin”, “Delhi”, “Një bashkëshorte për zotërinë” në frëngjisht “Je n’entendrai pas le rossignol”, “Delhi”, “Une épouse pour le sahib”), Singh, kishte lindur më Singh 2 shkurt 1915 në një familje të komunitetit fetar sikh në një fshat të Penxhabit, në perëndim të Indisë.

Pas një përvoje si diplomat, ai shkroi shumë vepra për historinë e komunitetit sikh, disa romane, ndër të cilët “Një tren për Pakistanin” që përshkruan tragjedinë e ndarjes së nënkontinentit mes Indisë dhe Pakistanit në vitin 1947

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Khushwant Singh, nderroi jete

Në përkujtim të bashkëatdhetarit Ndue Tunë Jakaj (1957-2014)

March 12, 2014 by dgreca

Ditën e marte, më 11 mars 2014, në Spitalin ‘Saint Johns’, Detroit (Michigan), pushoi së rrahuri zemra e atdhetarit Ndue Jakajt, në moshën 57-vjeçare, duke lënë mbrapa zonjën e tij, dy djem dhe katër vajza./
 nga Tomë Mrijaj/
Në vitin 1957, lindi fëmiu i parë, që do të pagëzohet me respekt në shenjë përkujtimi, me emërin e gjyshit Ndue, në familjen e Jakajve të Ranocit në Kosovë. Ky ishte një gëzim i papërshkruar, për çiftin e ri Tunën e nënën Gjyle, axhallarët: Martinin e Tomën dhe mbarë familjen e madhe të Jakajve.
Ky ishte një lajm shumë i mirëseardhur në Kullën e madhe shumë të mirënjohur të Jakajve, i cili, u përhap sipas zakoneve dhe traditave shqiptare, me krisma pushkësh dhe jehonë shtëpi më shtëpi dhe mal në mal.
Ndoshta, për lexuesit, është mirë të përshkruhet se nga cila familje lindi dhe u rrit ky bir i denjë i Kosovës, i cili, për shumë vite jetoi dhe punoi në Detroit të SHBA-së.
Pse ai, u detyrua të lërë Atdheun e lindjes dhe të marrë udhët e mërgimit të largët në SHBA?!
Vrasjet dhe torturat e njëpanjëshme të ushtruar vijueshmërisht nga kolonizatorët pushtues serbo-malazias- çetnikë, që e goditën familjen e madhe të Jakajve asokohe e gjen vdekjen edhe patrioti i palodhur Pjetër Jaku (1898-1945), i cili, u pushkatua nga pushteti sllavo-komunist në Kullën e Popit në Burim (Istog) në janarin e ftohtë të vitit 1945, me shumë burra të zgjedhur të Kosovës martire.
Familja e madhe e Jakajve, mbeti nën drejtimin e vëllaut të Pjetrit, Ndue Jakut (1896-1948), i cili, vdiq nga torturat çnjerëzore tre vite më vonë…
Për Nduen, filluan ditë të vështira, angazhimi për drejtimin e familjes së madhe dhe gjakmarrja (hakmarrja) për vëllain Pjetrin, i cili, ishte asgjesuar me urdhërin e çetnikut kriminel Radosh Tashiqit, që ishte shumë afër me fshatin Ranoc, ku, jetonte familja Jakaj dhe Koshi, që ishte katundi i ngjitur me Ranocin, ku, ishte kryeçetniku Radosh Toshiqi.
Në fillim të vitit 1945, shumë burra trima të Lugut të Drinit, rrokën pushkët, kundër pushtetit sllavo-komunist, me në krye legjendën e trimërisë patriotin e madh Ndue Përlleshin, i cili, la detyrën e kryetarit të komunës në Budisalcë dhe me vëllezërit e tij Zefin e Hilin e me shumë të tjerë, rrokën pushkët dhe u nisën drejt maleve të lirisë, për të luftuar kundër çetnikëve serbë.
Pjesëtarët e familjes Jakaj, ishin miq me luftëtarin e lirisë Ndue Përlleshin. Kushëriri i parë i Ndout Pren Perlleshi, kishte martuar vajzën e Ndue Jakut, Marqen.
I vëllai i Pjetrit, Ndue Jakaj, u kishte hapur dyert e kullës së njohur antarëve të lirisë të çetave nacionaliste dhe gjithnjë ishte i gatshëm, për t’i furnizuar me armë, veshmbathje, ushqime dhe gjëra të tjera të nevojshme.
Në të njëjtën kohë, kishte ndërhyrë tek miqtë e tij të shumtë, që t’ua hapnin me bujari dyert e shtëpive dhe t’u ndihmonin sa të kenë mundësi çetave vullnetare nacionaliste shqiptare, që kishin rrokur pushkët, për çlirimin e vendit nga pushtuesit serbo-komunist.
Një mbrëmje në kullën e Jakajve, ku, ishte strehuar luftëtari i lirisë antikomunisti Ndue Përlleshi (1908-1949) me çetën e tij, ishte diskutuar çështja e hakmarrjes. Dhe vetë Ndue Jaku, me antarë të tjerë e kishte vënë në shënjestër Radosh Toshiqin si armikun më të madh të familjes dhe krahinës së tij në Lugun e Drinit.
Nuk kaloi shumë kohë e çeta e Ndue Përlleshit, në orët e vona të mbasditës, në katundin Kojavç e vret Radosh Toshiqin, i cili, ishte duke u kthyer nga komuna e Burimit. Në gjoks i lë të vrarit një letër, ndër të cilat, kishte shkruar fjalët: “U ban shum t’fala Pjetër Jakut me shok.”
Historia e shkurtër e vuajtjeve dhe kalvarit
Për familjen e Jakajve, historia e kalvarit të vuajtjeve dhe mundimeve, nuk përfundon me vdekjen e parakohshme të nacionalistit Ndue Jaku. Por kalvari i gjatë e ka zanafillën e vet tek punët e detyrueshme dhe plot mundime, pa pagesë, që u detyruan me dhunë të bëjnë pjesëtarët e kësaj familje.
Në kushte shumë të këqija, në ambientet e punëve të rënda, në mes pyjeve të dendura të Bjeshkëve të Burimit në Rakosh (për prodhimin e lëndëve drusore), humbi jetën në mënyrë tragjike djali i dytë i Ndue Jakut, Gjergji, kur nuk kishte mbushur më shumë se 17 vjeç.
Vdekja në moshë të re e Gjergj Jakut (1932-1949) e shtoi edhe më shumë dhimbjen në familjen Jakaj.
Gjatë periudhës së sundimit të rrëgjimit sllavo-komunist, shumë meshkuj të familjes së madhe patriarkale të Kullës së Jakajve, u detyruan, që për të siguruar mbijetesën e familjes së tyre, të punojnë me orare të zgjatura dhe pagesa të vogla, në shumë vende të ish-Jugosllavisë.
Një nga pjesëtarët më aktiv dhe njëherësh i dhënë shumë mbas historisë së familjes së vet, me dokumente dhe fotografi origjinale,është djali i vogël i Ndue Jakut, nacionalisti dhe anëtar ende sot i Organizatës Nacionaliste Mbarëshqiptare “Balli Kombëtar” në emigracion Tomë Jaku, ndër të tjera kujton:
“Shteti i ri i sapokrijuar mbas vitit 1944, me emërin artificial Jugosllavi, më mori me dhunë njerëzit më të dashur të familjes, që më munguan shumë në jetën time. Të paharruar mbetën për mua babai dhe vëllai Gjergji.
Largimi nga ai vend, ku, përjetova vetëm kujtime të ithta, për mua ishte një rilindje e re.
Me ardhjen time në SHBA, në vitin 1969, menjëherë u radhita në radhët e Ballit Kombëtar, ku, në mënyrë aktive, përmes demonstratave dhe ndihmave financiare e luftova si munda dhe dita atë regjim gjakatar.
Regjimi sllavo-komunist, na privoi nga gjërat më të shtrenjta në jetë, që për mua janë: Prindërit e Atdheu.
Lirimi i Kosovës më 1999, për mua dhe gjithë shqiptarët atdhedashës, është ëndrra e jonë shekullore, që e paguam shumë shtrenjtë me gjakun tonë.
Atje kemi familjet dhe varrezat e të dashurve tanë. Jam shumë i lumtur, që erdhi kjo ditë, t’a shohim Kosovën tonë të lirë.
Ata, që ranë për lirinë e Kosovës pushofshin të qetë, në atë tokë shumë të dëshiruar për çdo shqiptar.”
Historia Kullës së Jakajve
Kulla e Jakajve në këtë krahinë, është një pikë strategjike dhe e lakmuar shpesh, për pozicionin e saj të favorshëm gjegrafik.
Nga lartësia e saj, mund të shikosh në qetësi një pjesë të madhe të Lugut të Drinit. Ajo që të tërheq, për t’a kundruar me kujdes dhe ëndje peisazhin alpin dhe kullën historike, ndërtuar mes kodrave të mbuluar me pemë drufrutore, është se një pjesë e tokave të reja, që janë të qendisura nga gjelbërimi, ku, dora e njerëzve të palodhur, i ka kthyer këto shpate të thepisura në toka bujqësore pjellore.
Në pjesën lindore të Kullës tipike shqiptare (ndërtuar shumë dekada më parë me material guri të latuar dhe tulla të kohës), dikur gjendeshin lisat e gjatë, që i jepnin mjedisit gjeografik klimë të shëndetshme, me verë të nxehtë dhe dimër, mbuluar nga dëbora deri me ardhjen e stinës së pranverës.
Kurse në pjesën jugperëndimore trevën e rrethojnë tokat pjellore (arat) dhe një burim i vogël, që quhet Ranavica, e cila buron nga Malet e Palevës dhe në katundin Zllakuqan bashkohet me lumin Drini i Bardhë.
Në këtë kodër me lartësi mesatare, sot kulla hijeshon mes harlisjes së pemëve të gjata, që në tabanin e tyre janë të veshur me gjelberimin e kullotave alpine, ku, blegërojnë bagëtitë e imta të banorëve të katundit Ranoc.
Kjo kullë në shekullin e kaluar, ka qenë dëshmitare e pandërprerë e historisë, ngjarjeve të njëpasnjëshme, që e kanë shoqëruar të gjithë krahinën e shquar, për qëndresën historike, kundër ushtrive mizore turke dhe ish-kolonizatorëve serbë.
Freskia e ndërtesës alpine, ndërtuar nga të parët e Jakajve, edhe sot ruan konturet e stilit të vjetër alpin, megjithëse ajo është ndërtuar në shekullit XX.
Frengjitë dhe dritaret e ajrosjes, gjenden në të dy katet e saj, duke i dhënë një emër të mirë në të gjithë krahinën e Lugut të Drinit.
Nga burimet e hershme historike të kohës, shohim se kjo kullë, ka qenë përherë një derë bujare, për miqtë dhe vizitorët e shumtë të krahinës dhe përtej saj. Aty kanë gjetur streh, mirëpritje dhe bujari fisnike shqiptare bijtë më të mirë të çetave nacionaliste, që me pushkë në dorë i kanë dol zot fateve të Atdheut.
Dera e njohur e familjes
së madhe të Jakajve
Nga kujtimet e të parëve në odat e moçme të burrave dhe nga ato që më ka treguar im atë Nikollë Pren Mrijaj (1911-1999), mësojmë se Kulla e Jakajve, ka qenë e përbërë nga shumë antarë, një familje tipike shqiptare, që asokohe në histori janë quajtur familje patriarkale.
Ata sëbashku kanë jetuar në të dy katet e kullës, dhe meshkujt e shumtë, janë marrë me administrimin e saj, punët e bujqësisë dhe blegtorisë, kullotjen e dhenve dhe bagëtive të tjera në male dhe stane, gjatë stinës së verës në kullotat e pasura.
Ndërsa vajzat dhe gratë si amvise të mira, kanë mbushë ujë me pagure në burimet e afërta, kanë gatuar dhe sistemuar shtëpinë sapo djemtë janë nisur në punë. Shpesh djemtë dhe burrat e familjes, kanë shkuar në qytet, për të bërë tregti dhe blerë sendet e nevojshme për kullën, kanë marrë pjesë në gëzimet dhe hidherimet e miqve dhe dashamirësve të tyre.
Mikëpritja, kjo traditë e moçme shekullore e shqiptarëve, është përcjellë brez mbas brezi edhe në derën e madhe të Kullës së Jakajve. Aty kanë gjetur bujarinë, besën, burrërinë, traditat dhe zakonet shqiptare shumë njerëz të shquar të Kosovës, të cilët, janë pritur dhe përcjellë sipas zakonit nga familja e Jakajve.
Ardhja e dhunshme
e komunistëve në pushtet
Duhet thënë, se në periudhën historike të viteve 1944-1950, kur lëvizjet kundërkomuniste dhe kundërsllave ishin të vazhdueshme nëpër male, me mbi 50 çeta nacionaliste, që vepronin asokohe në Kosovë, vala e reprezaljeve shfarosëse ose shkombëtarizuese të pushtetarëve të rinj sllavo-komunistë ishte e pamëshirshme, ndaj luftëtarëve dhe familjeve të tyre që me sakrifica i mbështenin ato nëpër male.
Ardhja e çetnikëve të kriminelit të famshëm kundërshqiptar Drazha Mihajloviç, mbi të cilin rëndojnë krimet çnjerëzore, kundër popullsisë së pafajshme shqiptare në Kosovë, e bëri më të fortë rezistencën e nacionalistëve dhe kundërkomunistëve shqiptarë.
Çdo ditë kishte vrasje dhe krime, që çetnikët e përbindshëm sllav bënin mbi familjet shqiptare, në Lugun e Drinit, duke mbërritur edhe në Kullën e Jakajve të Ranocit.
Çetnikët serbë, me ardhjen e pushtetit të tyre komunist i rruan mjekërrat e në ballë vuan yllin komunist të diktatorëve të Rusisë bolshevike.
Një nga ngjarjet më të shëmtuara dhe krimeve kundër njerëzimit, ka mbetur e shënuar në analet e historisë dimri i vitit 1944 dhe fillimi i vitit 1945, kur në muajin janar çetnikët, iu vërsulën shtëpive shqiptare dhe nxorën prej atyre qindra burra më të mirë të vendit dhe i pushkatuan në Kullën e Popit në Burim (Istog).
Nga familja e Jakajve, u pushkatua pa gjyq kryetari i familjes Pjetër Jaku, i cili, qysh herët me shumë burra të shquar të Lugut të Drinit, kishte rënë në sy të çetnikut kriminel Radosh Toshiçi.
Familja Jakaj e posaçërisht Ndue Jaku i Ri (i cili, u nda nga kjo jetë këto ditë), kishte shumë mall për vendlindjen e tij  Kosovën. Ai qëndroi larg vendlindjes vetëm fizikisht, kurse me mend dhe zemër gjithnjë jetonte me Kosovën e dashur, për të cilën, ai bëri aq sa mundi me gjithë shpirt.
Këtë e dëshmojnë edhe ndihmat e pakursyer, që dhanë herë mbas here gjatë fushatës fondmbledhëse, për lirinë e Kosovës familja Jakaj.
Këtë vit, me inisiativën e axhës së tyre Tomë Ndue Jakaj, ata sëbashku dhanë një ndihmë financiare bujare, për ndërtimin e Altarit të Kishës Katolike ‘Shën Gjon Pagëzuesit’, në Zllakuqan të Lugut të Drinit.
Në të ardhmen, rrugën e ndërshme të të atit, do t’a vazhdojnë ndërshmerisht djemtë dhe vajzat e tij, me shumë nipa dhe mbesa.
Pushoftë në paqë!

Filed Under: Featured Tagged With: nderroi jete, Ndue Ttun Jakaj, Tom mrijaj

NDËRROI JETË NË NJU YORK SADIK LAJQI

March 8, 2014 by dgreca

Komuniteti shqiptar në Nju Jork ka humbur një ndër aktivistët e vet, të ndjerin Sadik Lajqi. I ndjeri humbi jetën me 7 Mars 2014 në moshën 67 vjecare. Miqtë dhe të afërmit kanë kryer vizita në shtëpi gjatë ditës së Shtunë, 8 Mars, ndërsa të dielën, me 9 Mars , komuniteti Shqiptar do të shprehë ngushëllimet në Ruggiero & Sons Funeral, që ndodhet në adresën:

732 Yonkers Ave,

Yonkers, NY 10704

Phone:(888) 375-1400

Shërbimet mortore do të kryhen të dielën nga ora 13.00 p.m deri ën orën 21.00 p.m. I ndjeri Sadik Lajqi do të përcillet për në banesëne fundit të Hënën në orën 11.00 a.m në varrezat Kensiko në Vallhalla të Nju Jorkut.

Filed Under: Komunitet Tagged With: nderroi jete, ne Nju Jork, Sadik lajqi

NEKROLOGJI-PUSHOI SË RRAHURI ZEMRA E ELHAM SHARRËS

February 17, 2014 by dgreca

Më 16 shkurt, pushoi së rrahuri, në Amerikë,  zemra atdhetare e Doktorit të Shkencave, Elham Sharra, pinjoll i denj i familjes patriotike të Sharrajve të Vlorës.

Nga kjo familje ka dalë Hasan Sharra, bashkëluftëtari i Ismil Qemalit, Muço Sharra, Musa Sharra e Ceno Sharra, që ra dëshmor i atdheut në vitin 1914, duke mbrojtur shtetin shqiptar.

Në këtë udhë eci edhe nipi tyre Elham Sharra. Ai u gjend në vijën e parë të luftës për përmbysjen e diktaturës komuniste dhe për këto merita populli i Vlorës më 20 korrik 1992 e zgjodhi kryetar të Bashkisë, detyrë të cilën në ato kushte të vshtira e ushtroi me përkushtim, aftësi e kompetencë profesionale.

Elham Sharra ka lindur në Vlorë në vitin 1942, ku kreu edhe arsimin para universitar.

Në vitin 1966, u diplomua në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Po kështu është trajnuar në SHBA dhe Finlandë.

Në vitin 1999, u diplmua në Universitetin e Shkodrës në Fakultetin e Drejtësisë dhe në vitin

2002, ka fituar gradën: Doktor i Shkencave.

Kudo ku punoi në Vlorë ai u dallua për aftësi të larta profesionale, dhe dëshirën e madhe për

t`u thelluar në dijet shkencore.

Në vitin 1997 u emërua prefekt  i  Shkodrës, Malesisë së Madhe dhe Pukës dhe më pas

Këshilltar i  Kryetarit të Këshillit të Rrethit Tiranë.

Në vitin 2006 u emërua Drejtor i  Marredhenieve me Publikun në Kryeministri, nga ku doli

edhe në pension.

Elhami ishte një atdhetar i mirë, një nëpunës i përkushtuar, një njohës i mirë i shkencës, që ashtu

si të parët e tij, nuk u kursye asnjëherë, për t`i shërbyer vendit të tij, edhe në kushte shumë të

vështira siç ishte viti 1992, apo viti 1997. Ai nuk u tërhoq asnjëherë nga vështirësitë e jetës, por

me guxim e me zgjuarsi por edhe me trimëti dijti ti kapërxente ato duke dhënë shembullin e një

qytetari dhe intelektuali me vizion europian.

Elhami la në pikëllim familjen, fëmijët, të afërmit, miqtë dhe shokët e tij të shumtë në të gjithë Shqipërinë, të cilët do ta kujtojnë gjithmonë.

Lamtumirë miku jonë i shtrenjtë! Sali Berisha, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Liljana Elmazi, Arben Ristani, Bujar Leskaj, Fari Balliu, Gëzim Zilja, Enver Memishaj, Vilson Haxhiraj, Neshet Nguci, Agron Sharra, Dorotea Konomi, Hysni Sharra,  Astrit Xhaferi,  Bajram Karabolli, Ilia Vishi,  Koço Paço,  Kreshnik Alimerko, Et`hem Kurti,Kujtim Murati, etj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Elham Sharra, nderroi jete, Nekrologji

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • …
  • 34
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT