Nga Skënder Karaçica/
Për një nga mërgatat më të mëdha të krejt historisë shqiptare është ajo në Amerikë.Për rrugëtimin e saj ndër vite janë shkruar qindra libra me vlerë historike të mërgimtarëve shqiptaro-amerikan si dhe shënime biografike,kujtime,trajtesa letrare,skica histrike,ditarë,letërkembime,
lëndë arkivale.Mund të thuhet se promovimi i filmit dokumentar,,Nuk ishin vetëm,,të aktorit dhe regjisorit Xhevat Limani në Çikago,parqet përpjekjen e parë serioze kulturore nga bota e filmit për rrugëtimin e diasporës shqiptare në Amerikë për kauzën kombëtare shqipare në Ballkan dhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Historia e diasporës shqiptare në Amerikë,një pjesë e së cilës shpaloset në filmin dokumentar,,Nuk ishin vetëm,,është pjesë e historisë së gjatë të popullit shqiptar në Ballkan për kohën e një shekulli e gjysmë më parë,ku për fjalën ,,diasporë,,e cila thotë,,shpërndarje,,poeti Jeronim de Rada ,përdori fjalën shqipe,,gjaku i shprishur,,.Ndonëse edhe vetë poeti i madh na tregoi se ishte ai vetë bir i diasporës dhe i dhimbjes së saj,theksoi ndër të tjera Skënder Karaçica në vështrimin e tij për filmin e aktorit Xhevat Limani.Manifestimin kulturor të promovimit të filmit e shpalli të hapur ish luftëtari i UÇK-së Beqir Demhysaj,që mori pjesë në dy luftërat për lirinë e Kosovës dhe të shqiptarëve në trojet e veta etnike në Maqedoni.
Kamera e ekipit filmor të Xhevat Limanit kishte vënë me së njëqind intervista të veprimtarëve dhe të diplomatëve,të senatorëve,të kongresmenëve dhe ushtarakëve në Amerikë,që në orët e kujtesës historike shpalosnin arkivin politiko-ushtarak për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës nga regjimi i Serbisë pushtuese(1844-1999).Tërë paraqitja e skenave filmore çonte mesazhin e qartë artistik se për diasporën shqiptare në Amerikë,atdheu shqiptar nuk është i humbur dhe ata nuk kanë tjetër atdhe pos tokës së shqiptarzimës,u tha në fund të pranishmeve Skënder Karaçica.
Filmi dokumentar,,Nuk ishin vetëm,,do të pomovohet në Detroid,Dallas,Las Angjelos,Arizonë dhe me një premierë madhështore në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë dhe në Prekazin historik në Drenicë.
Republika e Kosoves, Qendër Kulturore në Çikago
Në Çikago është përuruar Qendra Kulturore e Kosovës ndërsa janë themeluar edhe rrjetet e bizneseve në SHBA dhe Kanada.
Kështu njofton ministria e Diasporës, pas një vizite pune që kreu i këtij dikasteri, Ibrahim Makolli, i ka bërë këtyre vendeve.
Gjatë vizitës në Kanada, ministri Makolli u takua me shoqata të komunitetit shqiptar në Montreal, Toronto, London dhe Hamilton, si dhe me bashkatdhetarë në këto qytete.
Në Toronto, ministri thuhet se pati një takim pune me Robert Baines, nga Këshilli i Kanadasë për NATO, njëherësh koordinator i shoqërisë kanadeze-shqiptare për NATO. Me të thuhet se bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit mes këtij këshilli dhe Kosovës.
Në Detroid, Çikago e Dallas, ministri Makolli zhvilloi takime me përfaqësues të mërgatës, me të cilët bashkëbisedoi për bashkëpunimin mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe mërgatës, si dhe për objektivat e përbashkëta.
Gjatë qëndrimit në Çikago, ministri Makolli u takua edhe me zyrtarë të Universitetit t ë Ilionisit, me të cilët bisedoi për bashkëpunimin ndërmjet universiteteve të Republikës së Kosovës dhe këtij universiteti, si dhe për lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit.
Në kuadër të projektit të rrjetëzimit të bizneseve në diasporë, më 19 prill u themelua edhe Rrjeti i bizneseve shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, kryetare e të cilit u zgjodh Lida Ragami.
Më 20 dhe 21 prill, në Toronto të Kanadasë u themelua Rrjeti i Bizneseve Shqiptare për Kanada. Kryetar i këtij rrjeti u zgjodh Bashkim Breznica.
Në Detroit të ShBA-ve, më 23 prill, po ashtu u themelua Qendra e rrjetit të bizneseve për shtetin e Miçiganit. Me këtë rast, u zgjodh edhe kryesia prej 15 anëtarësh, e cila do të udhëhiqet nga Prenk Gjokaj dhe Xhon Goqi.
Dy rrjetet e fundit të bizneseve në ShBA u themeluan në Çikago (më 24 dhe 25 prill)dhe në Dallas(më 26 dhe 28 prill).
Në Çikago u zgjodh edhe kryesia e përbërë prej 14 anëtarësh e shoqatës së bizneseve, e cila do të koordinohet nga biznesmeni Gani Ahmetaj.
Ndërkaq, në Dallasu zgjodh kryesia prej 15 anëtarëve të shoqatës së bizneseve, e cila do të udhëhiqet nga Nazar Mehmeti.
Ministri thonë se qëllimi i projektit të rrjetëzimit të bizneseve shqiptare nëpër botë është përafrimi i bizneseve dhe i biznesmenëve shqiptarë dhe bashkëpunimi mes tyre nëpërmjet projekteve të përbashkëta e investimeve në trojet shqiptare.
Në këto takime u bisedua edhe për konferencën e përgjithshme të rrjeteve të bizneseve, e cila do të mbahet në Kosovë, nga data 16 deri më 18 maj 2014.(Bota Sot)
Dr.Zijadin Sela në Çikago:Shqiptarët janë keq
Nga Skënder Karaçica/Chikago/
Gjatë vizitës në Çikago të kryetarit të komunës së Strugës,dr.Zijadin Sela,ai pati një takim të ngrohtë me aktivin e gjerë të KSHA-së dhe foli për disa aspekte aktuale të gjendjes së sotme të shqiptarëve në Maqedoni.Programin e udhëhoqi aktori i njohur shqiptar në Amerikë Pajazit Murtishi me recitimin e vargjeve të rilindasit të fundit shqiptar Ali Asllani,ndërsa kryetari i KSHA-së dr.Luan Elezi përshëndeti vizitën e të parit të Strugës dhe kërkoi që takimet me përfaqësuesit polititik shqiptar të jenë më të shpeshta e të programuara me lidhjet më afër me trevat amtare.
Ka kohë që janë bërë e po bëhen analiza të gjithmbarshme të gjendjes së sotme të shqiptarëve në Maqedoni,e filloi diskutimin dr.Zijadin Sela,për të vënë në spikamë spektrin e gjerë shkencor,por edhe si problem politik,të pozitës së popullsisë shqiptare si popullsi e dytë e madhe në këtë vend.Për tërë këtë rrugëtim të historisë sonë kemi argumentet e forta historike,etnike dhe juridike të kohës që kërkojnë rrugën më të drejtë kombëtare për zgjidhjen e çështjes shqiptare me marrëveshje të re kushtetuese(shtetfomues)në Maqedoni.Qendresa ndaj shtypjes politike,që në 80-vjetët e fundit mori formën e një gjenocidi të hapur,si edhe përpjekjet në fushën politike,të arsimit dhe të kulturës për të përballuar ndikimet asimiluese sllave,përbëjnë objektin tonë kombëtar të shqiptarëve në Maqedoni.Si gjithë populli shqiptar ,edhe shqiptarët në Maqedoni kanë ruajtur mëvetësinë e tyre kombëtare,që flasin qartë për një popullsi shqiptare,kompakte dhe autoktone në trojet veta ,me vijimësi historike,gjuhësore e kulturore të ruajtura në tiparet thmelore kombëtare.Më tej duke polemizuar më të thënat ,,shkencore,,të akademikëve dhe me Enciklopedinë maqedonase(të publikuar me paratë shqiptare),dr.Sela nënvizoj se të dhënat e fushave të ndryshme vërtetojnë se trevat shqiptare në Maqedoni janë vijim etnik,gjeografik,historik,
Në pyetjet e shumta që kishin të bënin me gjendjen aktuale në Maqedoni,dr.Zijadin Sela,afroi argumente të forta se gjendja e shqiptarëve në Maqedoni nuk ka ndryshuar për të mirë.Akti më i larë juridik i Kushtetutës ka mbetur po ajo me tërë privilegjet (vetëm)për popullin jo shumicë maqedonase,ndërsa për shqiptarët si popullsi e dytë më e madhe në këtë vend me një përberje prej 40 për qind,na kanë lanë në tryezën e pakicave të bullgarëve dhe të serbëve(!).Për kohën e vitit 2001 dhe konflikti për të drejtat shqiptare në Maqedoni,Dr Sela vuri në dukje se nuk bëhet luftë për të drejta të njeriut,por lufta bëhet për ndarje nga regjimi i huaj për ne.Po sot jam për ndarjen e Maqedonisë dhe të shkohet edhe në varintin tjetër të një marrëveshje të re(e pati kuptimin për ndryshimet e Kushtetutës),ku do të krijoheshin vijat e reja të federalizimit të Maqedonisë.Marëveshja e Ohrit,nuk ka sjellë asnjë të mirë për popullin shqiptar,ndonëse ajo me tërë ,,kornizën ligjore,,më shumë ka mbetur në tovilinën politike dhe të diplomacisë si (torte e prishur)që nuk ka asnjë shije për kohën shqiptare,nënvizoj dr.Sela.Po kësaj marrëveshje ia pamë sherrin kur në vitin 2008,në disa ndryshime kushtetuese,për qudinë tonë nuk di sa ishin të vetëdijshëm përfaqësuesit e kualicionit (pa marrëveshje paraprake)të BDI-së në qeverinë aktuale tash e tetë vjetë,që gjuhën shqipe e sollën të mbeshjtellur me qefinë(sic!)që mbi këtë bazë,,ligjore,,komuna e Strugës ka mbetur pa aktin e statusit dhe të rregullorës së punës(!).Prandaj lidhur i bëjë thirrje subjektit politik(BDI)të dalë e të thotë të vërtetën se çfarë ndodhi me ,,ndryshimet,,kushtetuese në vitin 2008 sipas frymës së Marrëveshjes së Ohrit,,kornizës ligjore,,që sipas standardeve ndërkombëtare ato nuk mund të jenë të përgjithmonshme.
Fjalimi i dr.Zijadin Sela në Çikago u prit me ineteresim prandaj edhe vërshuan shumë pyetje nga të pranishmit,për të cilat i pari i Strugës iu përgjigj me maturi dhe me argumetin koha shqiptare sot në Maqedoni.Problemet ekonomike dhe papërspektiva ka krijuar disa vija gjeografike të zbrazjes së truallit shqiptar.Kur ndër vite kishim me 12 e më shumë paralele në shkollat shqipe,sot atje e kemi gjendjen alarmuese,kur na kanë ngelur me dy-tri klasa me pesë nxënës e të tjerët kanë migruar në vendet e botës deri në SHBA.Përkitazi me këtë subjekti në qeverinë aktuale(BDI)asnjëherë nuk doli me një program konkret për të parandaluar migrimin si një plagë e rëndë që tash e një shekull po e përcjell me dhimbje popullin shqiptar në Maqedoni.Subjekti politik shqiptar PDSH-ja në opozitë nuk është fajtore për përqarje të skajshme politike,ne nuk qendruam gjatë në pushtet,na mbeti vendi në opozitë dhe BDI-ja e mori drejtimin e çështjes shqiptare dhe tashti po shihen rezultatet e ,,kualicioneve,,pa marrëveshje të nënshkruar me partnerin e vet Nikolla Gruevski.Po sot në Shkup para syve tanë dhe të BDI-së po sendetohet programi antishqiptar,,Shkupi 2014,,me tërë ato përmendore për gjoja historike deri me vendosjen e Car Dushanit,i cili në shekullin e orëve vrastare ndaj shqiptarëve,e përgjaku tokën e tonë etnike.Sot shqiptarët në Maqedoni jetojnë të pasigurt,ata rrahen e sulmohen në pikë të ditës dhe askush asnjë fjalë e ndonjë përgjegjësi prej oraganeve të shtetit.Shqiptarët në Maqedoni janë keq!Tërë pushtetin lokal e kemi jashta kornizave të Konventës Europiane dhe i centralizuar në Shkup në zyrat e qeverisë aktuale të Nikolla Gruevskit.Prej atje na vijnë direktivat dhe mjetet buxhetore ,që për fatin e keq e kemi arkën bosh dhe,për qudinë e kohës,ata edhe ato pak mjete që i kemi kur duan mund ti marrin brenda pak minutash ashtu si na ndodhi me komunën e Strugës.Sa i përket politikave ekonomike për investimet në mjediset tona as që mund të flitet ndonjëherë.Prandaj,ka ardhur koha që ne e duam hisën tonë të buxhetit të ndarë në mënyrën e barabartë dhe me ndryshimet e rrafshit të ri kushtetuese edhe populli shqiptar të bëhet i barabartë(shtetformues)me popullin maqedonas e jo në këndin e ,,pakicave,,dhe të,,komuniteteve,,(sipas subjektit politik të BDI-së),kështu iu përgjigj pyetjeve në Çikago dr.Zijadin Sela.
Në fund tëkëtij takimi i pari i Strugës u bëri thirrje diasporës shqiptare në Amerikë dhe në botë që të kthejnë në tokën amtare për të jetuar e për të investuar,sepse pasuritë dhe resurset që i kemi mund të ndërtojmë e zhvillojmë bashkarisht ekonominë e lirë dhe biznesin me standardet e tashme,brezat tanë shqiptarë nuk e meritojnë të jenë vetëm mërgimtarë të rrugëve të botës,por në vendin e vet me dinjitet dhe me vlerat kombëtare e demokratike.Të ndalet udha e mërgimit,valixhja dhe lotët e ndarjes në Maqedoni,që tsh e një shekull po na përcjell me zbrazjen e truallit që pushtetit aktual i konvenon sa më pak shqiptar në tokën amtare.
Hebrenjtë në Arkivin Shqiptar,,do të prezentohet në Muzeun Holokaust në Skokie të Çikagos
Nga Skënder KARAÇICA/
Bashkëpunimi SHSHA-Lobi Hebrejë në Çikago tashmë ka marrë trajtat e sendërtimit të kaheve politike,kulturore,historike dhe në mënyrë të veçantë të çështjeve të politikave ekonomike të investimeve në Shqipëri e Kosovë dhe në pjesët tjera etnike shqiptare.
Përditë po rritet interesimi i hebrenjve për të njohur për së afërmi orët historike shqiptare për praninë dhe shpetimin e tyre në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore(1940-1945).Në vazhdën e këtij bashkëpunimi,përfaqësuesit e SHSHA-së Skënder Karaçica,drejtor ekzekutiv,Mahmut Skenderi,sekretar dhe Branko Manojllovski(misionari dhe promovuesi i vlerave autoktone të shqiptarëve ortodoks në Maqedoni),vizituan sot Muzeun Holokaust në Skokie të Çikagos.
Në takimin e ngrohtë dhe miqësor,Noreen B.Brand,drejtoreshë i trajnimeve dhe të programeve publike në Muzeun Holokaust dhe Dan Shure,kryetar i Odës Ekonomike Izraelito-Amerikane nd nëtheksuan se takimet tona me miqtë tanë shqiptarë hap një shteg të ri të bashkëpunimit dhe të përafrimit tonë në shumë fusha të jetës.Tashti e kemi të qartë për orët historike të popullit shqiptar në Shqipëri,që në kohën më të rëndë të motos sheksperiane(të jeshë apo të mos jeshë)ata morën në shtëpitë dhe pranë sofrës së varfës,hebrenjtë të ndjekur nëpër Evropë nga dora nazi-fashiste që kishte planifikuar ti asgjësojë deri në substancë,vuri në spikamë Noreen B.Brand.
Përfaqësuesit e SHSHA-së në takimet e shpeshta me asociacionet hebreike në Çikago kanë afruar një matrial të pasur arkivor e historik me botimet e veçanta në Tiranë,Prishtinë si dhe botimet e LQSHA-së në Nju Jork(Joe DioGuardi),të cilat tashmë janë bërë pjesë e bibliotekës së Muzeut Holokaust,u tha në takimin e sotëm.Duke folur për marrëdhëniet shqiptaro-hebreje,Dan Shure theksoj se ndër vite kemi marrë shumë ,,matriale historike,,(sic!)nga qarqet dhe asociacionet diplomatike e të shoqatave serbe,greke,maqedonase përmes së të cilave na sugjeronin me gjuhën e falsifikuar për gjoja se ,,shqiptarët kanë qenë vrasësit e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore,,në ndihmë të okupatorit
nazi-fashist në Ballkan,e tha zëshëm z Dan Shure.Mirëpo,arkiva historike shqiptare na ka mundësuar që Shqipërinë të kemi më afër zemrës dhe ka ardhur koha që në fillim të shekullit të ri,hebrejtë do të kthehën në tokën shqiptare në Ballkan me kapitalin ekonomik për të ndihmuar ekonominë
dhe për të vënë vijat e reja të zhvillimit e të përparimit kombëtar të popullit shqiptar,thotë me buzë në gaz dhe i hareshëm Dan Shure.
Në takimin e sotëm përfaqësuesit e SHSHA-së i afruan Muzeut Holokaust programin kulturor,historik dhe ekonomik me moton,,Java Shqiptare Çikago 2013,,që në bashkëpunim me institucionet shtetërore në Tiranë e Prishtinë do të organizohet me asociacionet hebreje ne kohën e duhur në Çikago që mirëprit nga drejtoresha Noreen B.Brand.Për realizimin e këtij programi u tha se tashti kanë vënë kontaktet zyrtare në Tiranë dhe më (4-6 nëntor)për vizitë pune në Çikago do të vjen deputeti i Kuvendit të Shqipëris Tom Doshi,i cili në bashkëpunim me OE-së do të përgatitet Konferenca Ekonomike për Investime në Shqipëri e Kosovë.Takimin e sotëm në Çikago e begatoi edhe libri për Nënë Terezën që iu dhurua bibliotekës së Muzeut Holokaust të dërguara nga dega,,Vatra,,në Detroit me Alfons Grishaj dhe Kanto Marash Dushaj si dhe një varg matrialesh arkivore të Arkivit të shtetit shqiptar
në Tiranë nga Prof.dr.Nevila Nika.
Për fund u vendos që posa të përgatiten dhe të vijnë matrialet arkivore e historike me fotografi nga koha e pranisë dhe shpetimit të hebrenjve në Shqipëri,ato do të vendosën në këndin e këtij muzeumi bashkë me qindra fotografi dhe matriale nga historia përndjekjes,të vrasjeve dhe të asgjësimit të hebrenjve në kohën e reve të zeza të nazi-fashizimit në Ballkan.