• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PRINCI GJERMAN PËR SHQIPTARET E BUKURA NË ITALI

May 13, 2018 by dgreca

RRËFIMI I PRINCIT GJERMAN, HERMANN LUDWIG HEINRICH PÜCKLER-MUSKAU, PËR SHQIPTARET E BUKURA NË ITALI/image

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Maj 2018/

Në faqen n°231 të librit me titull “Mémoires et voyages du prince Puckler-Muskau. Tome V.”, botuar në vitin 1832 – 1833, në Paris, nga shtëpia botuese  “H. Fournier jeune”, gjejmë rrëfimin e princit gjerman, Hermann Ludwig Heinrich Pückler-Muskau (1785 – 1871) mbi takimin e tij me bukuroshet shqiptare në Itali.

 Çfarë mbresash i ka lënë asokohe ky takim ? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

arbereshe

“…Ndërkohë, vetëm kur mbërritëm në territorin napolitan, mësuam se ç’ishte udhëtimi me pozicione. Ditën e parë, qe ende e mundur të shijonim, nga lartësitë e Albanos dhe Aricias, pamjen e bukur të detit dhe fshatrave të Romës ; Madje, ne mundëm, gjatë një ngjitjeje, të dilnim nga makina (karroca), të ecnim drejt një burimi nën hije të Aricias, dhe ku biseduam për disa çaste me këto shqiptare të bukura, të cilat kishim dëshiruar aq shumë t’i njihnim.

Ne gjetëm në këtë vend, dhe sidomos në Velletri, gra kaq të bukura, me shtat dhe pamje si Junona, ku u bindëm për sistemin e kundërt që ne kishim mbështetur deri tani : që arti, madje edhe në mesin e mjeshtrave më të mëdhenj, dhe pavarësisht bukurisë dhe përmasava, qëndron mbrapa natyrës, kur merr përsipër të riprodhojë sërish jetën, ngjyrën e lëkurave dhe shkëlqimin e syve.

Duhet të besojmë se në këto male shqiptare, është përjetësuar një racë njerëzish tepër e veçantë, ku gjaku është thjesht grek dhe romak. Sa i përket formave të kësaj race, ato janë të një bukurie plastike që i takon më shumë skulpturës se sa pikturës dhe rrjedhimisht lidhet më shumë me antikën sesa me romantikën ; dhe kjo është arsyeja pse Raphaël (Rafaello) dhe shkolla romake (e artit) nuk kanë gjetur tek ato, modele për madonat e tyre.

Kur shohim njërën prej këtyre grave të ecë, hapat e saj janë të matur, shtati i hedhur mbështetet mbi kofshët e gjëra, dhe të njëjtën përmasë e gjejmë më lart, ku qafa elegante dhe e rrumbullakosur ngrihet mbi supet e gjera dhe gjoksin e fryrë. Koka dhe secila prej tipareve në veçanti ofrojnë të njëjtën madhështi si e gjithë pjesa tjetër e personit.

 Megjithatë, theksojmë se nuk duhet absolutisht të përpiqemi të detajojmë, por sidomos të përqendrohemi në efektin e tërësisë ; dhe ky efekt është aq mbresëlënës saqë është e pamundur të mendosh, qoftë dhe për një çast, të bësh shaka me një nga ato banore të maleve.Ndërkohë, nëse gjejmë pak guxim dhe nëse arrijmë, pranë burimit, të hymë në kontakt me njërën prej tyre, dallojmë që vrazhdësia e kësaj fytyre të bukur zhduket pak nga pak, ndërsa kjo lloj dashamirësie shkakton akoma më më shumë siklet se gjatë heshtjes së parë.Shqiptaret bëjnë kujdes dhe zgjedhin mirë paraqitjen e tyre, veshja e tyre e bardhë shkëlqen ; flokët e tyre të zeza, nganjëherë janë të lëshuara, nganjëherë janë të ngritura me karfica prej ari ose argjendi, ose janë të mbuluara me një vello, e cila mbron, si një çati, kokën kundra rrezeve të diellit.Shamia e tyre e bardhë zbret mbrapa shpatullave, dhe disa zonja të rrespektuara, të paktën të pesëdhjetëva, munden, nëse dëshirojnë, të jenë ende krenare për bukurinë e gjoksit të tyre.”

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja, ne itali, PËR SHQIPTARET E BUKURA, PRINCI GJERMAN

Diaspora-Shkolla shqipe në Itali

June 13, 2016 by dgreca

-Angazhime për realizimin e marrëveshjes për arsimin shqip në diasporë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë/

-Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati në aktivitete të organizuara nga komuniteti shqiptar në rajonet e Venetas dhe të Lombardisë/

PRISHTINË, 13 Qershor 2016/ Gjatë qëndrimit në Itali, ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati mori pjesë në disa aktivitete të organizuara nga komuniteti shqiptar në rajonet e Venetas dhe të Lombardisë.

Në Trevizo, ai pati një takim pune me Këshillin e Arsimtarëve të rajonit të Venetos, ku morën pjesë edhe aktivistë të komunitetit dhe prindër. Në takim u bisedua për rezultatet, por edhe për sfidat, me të cilat ballafaqohet mësimi shqip në këtë pjesë të Italisë. Njoftimi i dërguar sot thekson se, ministri Murati i përgëzoi prindërit dhe mësuesit, të cilët në mënyrë vullnetare po e mbajnë gjallë shkollën shqipe. Ai  tregoi për punët që po bën Ministria e Diasporës për ta ndihmuar mësimin shqip në diasporë, si dhe angazhimin për realizimin e marrëveshjes për arsimin shqip në diasporë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Në Trevizo, ministri Murati mori pjesë edhe në një manifestim të organizuar nga shkolla shqipe për nder të përfundimit të vitit shkollor të mësimit të gjuhës shqipe. Në këtë manifestim ishin prezentë edhe përfaqësues të autoriteteve italiane komunale, rajonale dhe kishtare. Në këtë takim, ministri Murati, përveç falënderimit për mësuesit dhe nxënësit për një organizim të mirë të manifestimit, i falënderoi edhe autoritetet italiane për gatishmërinë që kanë për bashkëpunim me komunitetin shqiptar.

Ministri Murati pati një takim edhe me përfaqësuesit e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Itali, me shoqatat dhe mësuesit e rajonit të Lombardisë, me të cilët bisedoi për domosdonë e një bashkëpunimi edhe më të mirë të të gjitha shoqatave në Itali, si dhe nevojën e krijimit të një organizimi të përbashkët të arsimtarëve shqiptarë në nivel të Italisë./b.j/

Filed Under: Mergata Tagged With: Diaspora-Shkolla shqipe, Minsitri Murati, ne itali

ME SHQIPTARËT E LEGNANOS NË ITALI

December 13, 2014 by dgreca

Nga Kadri Tarelli/
Në ditët e fund nëntorit, kudo ku jetojnë shqiptarë pati festë. Kështu ndodhi edhe në qytetin Legnano në Itali, ku prej disa vitesh vepron shoqata atdhetare kulturore “Ura e bashkimit” e cila organizoi një takim madhështor me shqiptarët që jetojnë e punojnë në atë komunë. Të pranishëm ishin dhe autoritetet italiane të komunës të cilët nderuan festat tona kombëtare. Shoqata ishte kujdesur të ftojë këngëtarët Pëllumb Vrinca, Greta Koçi dhe Donika Vuçinaj, të cilët i dhanë më shumë gjallëri kësaj veprimtarie të bukur. Si vizitor nga Durrësi i ardhur në Itali, u ndodha mes tyre në këto ditë të shënuara, ku si historian dhe gazetar i vjetër m`u kërkua t`i përshëndes. E pranova me kënaqësi ftesën dhe, duke i`u shmangur fjalimeve standard dhe leksioneve akademike, zgjodha të them këtë ligjeratë të shurtër:
Fjalë-përshëndetje për bashkëatdhetarët
Vëllezër e morta, ju uroj gëzuar festat e Nëntorit!
Përshendetje autoriteteve italiane të komunes Legnano, të pranishëm në këtë festë, z. Gianpiero Kolombo, këshilltar dhe znj. Amavila Kapokaza, përgjegjse e qendrës “Shtëpia e vullnetarizmit”.
Përshëndetje z. Petrit Gjinaj, kryetar i shoqatës kulturore “Ura e Bashkimit”!
Përshëndetje dom Antonio Giovannini, i cili këtu në Itali përcjell në shqip meshë për shqiptarët!
Si gazetar e shkrimtar kam folur shpesh në takime të ndryshme, por s`më ka shkuar në mend se do të flas edhe këtu në Legnano, ndaj jam dyfish i nderuar. Leksionet le t`u mbeten katedrave të shkollave. Si njohës i historisë e filozofisë, veçmas kërkoj të ndalem tek historia e shqiptarëve e cila është vërtet e lavdishme, kurse historia e Shqipërisë mban shumë dhimbje. Kur flas për shqiptarët kam parasysh figurat e ndritura të dala nga gjaku dhe raca jonë, të cilët kanë bërë histori dhe mbetën në histori.
Që nga lashtësia, si fillim përmend Pirron e Epririt dhe Aleksandrin e Madh, të cilin bota e njeh me emrim Aleksandri i Maqedonisë, por në një dokument të zbuluar kohët e fundit, ai me gojën e tij ka thënë se, është pjellë e racës Ilire.1. Testament i zbuluar nga studjuesja italiane Lucia Nadin.
Në vazhdim një tjetër figurë e shquar është Kostandini i madh, me origjinë ilire nga qyteti i Nishit (Sot qytet në Serbi), i cili jo larg nga këtu, në Milano në vitin 313 nënshkroi aktin e njohjes së krishtërimit si besim fetar, që u përhap në të gjithë Europën e më pastaj në kontinentet e dy Amerikave.
Ndalemi te Gjergj Kastrioti Skendrbru, heroi ynë kombëtar, i mbiquajtur “Kalorsi i krishtërimit”, i cili si strateg dhe burrë shteti, në mesin e shekullit XV-të, me një grusht shqiptarësh mbrojti krishtërimin duke u bërë pengesë për dyndje e hordhive turke në brigjet e Italisë.
Ka edhe plot të tjerë që na bënjë të ndjehemi krenarë. Me nderim përmend se në dhjetra Papë, drejtues të Vatikanit ndër shekuj, katër janë nga raca jonë iliro-shqiptare.2. “Osservatore Romano”, gazeta zyrtare e Vatikanit në Romë. Më i njohuri ndër ta është Papa Klementi i XI-të Albani. Pa shtuar këtu me dhjetra vezirë e kryevezirë, që drejtuan perandorinë Osmane, ndalem te Mehmet Ali Pasha, shqiptari që në fillimet e shekullit XIX-të, themeloi shtetin modern të Egjiptit.
Veç komandantë e burra shteti, nga gjaku ynë kanë dalë dijetarë, artitektë, shkrimtarë e shkencëtarë. Nga vargu i emrave të ndritur, shkëpus Sami Frashërin, rilindasin tonë të mëdh, që turqit e mbajnë për më të madhin dijetar e filozof. Kështu po vazhdojmë edhe në ditët e sotme. Është i njohur për ne shkencëtari dibran nobelistin Ferit Murati, shpiksi i viagrës. S`mund të lemë pa lëvduar emrat e të ndriturve, Gjergj Fishta dhe Ismail Kadare, të dy gjigandë në letëri, të përkthyer në shumë gjuhë të botës, disa herë kandidatë për çmimin “Nobel”.
Më së fundi ndalem te Nënë Tereza, “Shenjtorja” jonë e madhe, e njohur si “Nëna e gjithë botës” dhe e nderuar me çmimin “Nobel”. Nuk e kam gabim të them se kemi pse të jemi kryelartë, pasi nuk ka fushë të vëprimtarisë njerzore, ku të mos ketë shkëlqyer mendja dhe shpirti i shqiptarit. Pak emra nga lista e gjatë, por secili në vetvete është një medalion krenarie, që na bën të ndjehemi mirë e të nderuar kudo që ndodhemi. Nuk na ka hije të mburremi, por duke i njohur, ditur e thën, u tregojmë të tjerëve se kush jemi. Kjo për këdo nga ne është detyrë dhe vlerë kombëtare. Kam përshtypjen, megjithëse e di mirë që këtu po gaboj, sikur Ciceroni i madh veç për ne e dha prorsinë: “O kombe! Ruani njerzit e mëdhenj, se përmes tyre do t`ju njohë bota”.
Ndërsa në volumet e historisë së Shqipërisë ka shumë dhimbje, pasi është harxhuar shumë mund e gjak në luftë për pavarësi e mbijetesë. E ndodhur nën sundimin turk, si sanduiç mes grabitqarëve serb dhe grek, trojet shqiptare u cunguan e u rrudhën aq shumë sa, nga 98.000 km2. të banuara nga shqiptarët, u ktandis në një shtet të vogël me 28.000 km2., pra më pak se 1/3 e territoreve etnike. Si fillim u shkëput Tivari e Ulqini e më pas më 1913, Plava dhe Gucia, Kosova, Shkupi dhe Manastiri e më në jugë Janina dhe Çamëria. Na vjen keq që, sot jemi i vetmi shtet në botë i kufizuar me territore tërësisht të banuara nga shqiptarë.
Sidoqoftë më 28 të vjështës së tretë, 37 burra të pushkës e të penës, me në krye Ismail Qemalin ngritën në Vlorë flamurin dhe nënshkruan aktin e mëvetësisë së Shqipërisë. Në mes tyre shkodrani Luigj Gurakuqi, prifti mirditor Dom Nikoll Kaçorri, elbasanlliu Aqif Pash Elbasani, kosovari Isa Boletini, e më tej dijetari e dipllomati Mit`hat Frashëri, për të përfunduar te më i riu 17-vjeçari Ahmet Zogu, që më pas u bë mbret i shqiptarëve. Meqënëse mes nesh kemi autoritete Italiane, dua t`u them se deshmori i parë i mbrojtjes së kufinjëve të Shqipërisë më 1922, u bë italiani Gjeneral Telini.
Pa shtuar shumë fjalë, 28 Nëntori është dita më e madhë për shqiptarët. Pa këtë ditë fatlume s`do të kishte as Kosovë të lirë dhe as ditë çlirimi që u festua me madhështi në Tiranë. Të gjithë ata që rrokën armët e dolën malit për liri, meritojnë kurora dafine mbi krye. Deshmorët janë përjetësisht nder i kombit. Bujku i Korçës, Devollit e Myzeqesë, çobani i Labërisë, malësori i Dibrës, Mirditës, Tropojës e Malësisë së Madhe, luftuan për liri e demokraci, pavarësisht se idealet e tyre u tradhëtuan. Ndërsa bota përparonte në demokraci e siguronte mirëqënie, ne mburreshim me diktaturën dhe luftën e klasave, të cilat, si fjalë mallkimi na përçanë aq ligsht, sa pasojat e tyre na ngatërohen nëpër këmbë edhe sot.

Filed Under: Mergata Tagged With: E LEGNANOS, Kadri Tarelli, me shqiptaret, ne itali

Kroatët e dogjen flamurin serb ne Itali

November 17, 2014 by dgreca

MILANO IT: Megjithse tifozët kroat mbrëmë dogjën flamurin Serb, loja vazhdoi .Gjithcka, ne fillim shkoi mirë në ndeshjen e futbollit Itali-Kroaci, por nuk arriti dot të përfundojë pa probleme, pasi tifozëria Kroate në minutën e 75 të lojës hodhi në fushën e Gjelbërt fishekzjarre dhe shashka, dhe në stadium gazetat ka fiksuar edhe një moment kur tifozët kroat i vunë flakën flamurit të Serbisë. Albitri hollandez për shkak të këtyre skenave detyrohet të ndërpresë lojën për pak kohë, por i rifillojë atë.
Simbas një faqe interneti në rrjetin social facebook (www.facebook.com/LajmeGlobal) thuhet se flakët dhe trazirat duket se nuk do t’i ndahen Shqipërisë, por as Italisë kur ka të bëjë me ballkanas. Edhe pse këtë herë Kombëtarja e Xhani De Biazit kishte udhëtuar në Milano, në “San Siro”, për të parë si tifoze takimin mes “axurrëve”, rivalëve të saj të ardhshëm, dhe Kroacisë, mes “tre” kombëtareve në fushë futen tifozët kroatë, të cilët risollën në kujtesë me tymues e flakadanë ngjarjet e 14 tetorit në Beograd, që shumë pak prej nesh do t’i harrojnë shpejt.
Por, simbas saj edhe për italianët, trazirat e Xhenovas së vitit 2010, me kryeultrasin serb Ivan Bogdanov që digjte flamurin shqiptar, u ringjall në moment… Ndonëse në këtë rast, në tribunat e “San Siro”-s ishte flamuri serb ai që u dogj, nga kroatët… Edhe këtë herë, ndeshja u ndërpre, por vetëm për 10 minuta, teksa ultrasit ballkanas të mbërritur në Itali vërsulën të gjithë arsenalin e tyre të fishekzjarrëve në fushë, duke e bërë të rrezikshëm dhe të papraktikueshëm terrenin. Dhe natyrisht që jo pak nga kuqezinjtë tanë do të kenë buzëqeshur me buzën e shtrembëruar këtë herë, duke rikujtuar, ndonëse në një zonë shumë të sigurt të stadiumit, ato momente aspak të bukura dhe delikate për një komb të tërë, të përjetuara si personazhe kryesorë në stadiumin “Partizan”.
Madje, edhe të gjithë komentatorët, gazetarët e moderatorët që analizuan dje sfidën e Italisë nuk mbetën pa rikujtuar trazirat e Beogradit dhe frikën se edhe sfida e djeshme mes Italisë dhe Kroacisë mund të kishte pasur të njëjtin fund, ndonëse pas 10 minutash ndërprerjeje gjithçka rifilloi dhe përfundoi me një barazim 1-1, këtë herë pa dhunë, pa përplasje, pa kore raciste, por me pak frikë po…/B S/INA/

Filed Under: Sport Tagged With: B Sina, flamurin serb, Kroatët e dogjen, ne itali

KUSH ISHTE KAPIDANI QE VOZITI MID’HAT FRASHËRIN, HASAN DOSTI,ALI KËLCYRËN DREJT ITALISË në nëntor 1944?

August 28, 2013 by dgreca

Kapidani, siç e quanin mërgimtarët shqiptarë të Amerikës, edhe pse nuk e ushtrontë më detyrën e barketarit ketu ne emigrim-vazhdonte te thirrej kapidan, madje edhe ne ditepercjelljen e fundit, qe i beri diaspora shqiptare e Amerikes, keshtu u thirr. Ai quhej Sulejman Latifi. Emrin e tij, që nuk e kam ndeshur në letart shqipe, e gjeta rastësisht tek shfletojë shtypin e diapsorës së Amerikës. Ëshët ëbrë shkas vdekja e tij aksidentale, atak në zemër, që gazeta Shqiptari i Lirë, organ i Komitetit Shqipëria e Lirë, të botonte kronikën e kapidanit. Sulejman Latifi ishte mik i dr. Hamdi Uruçit dhe shkonte shpesh në shtëpinë e tij për miqësi. Aty ishte dhe atë natë të 3 tetorit 1962, kur ndodhi vdekja e tij. Kishin kaluar një natë të gëzuar dhe pasi kishin rënë për të fjetur, kapidan Latifi ka ndërruar jetë në gjumë, në të 3 të natës.”

Në njoftimin e gazetës”Shqiptari i Lirë” njoftohet shkurtazi:” Nga një atak zemre, më 3 tetor 1962, ndërroi jetë në gjumë, në shtëpinë e Dr. Hamdi Uruçi, ku ndodhesh mysafir atë natë, Kapidan Sulejman Latifi. I ndjeri ka qenë një nga mërgimtarët më të dashur dhe më të urtë. Ai ka drejtuar barkën në nëntor 1944, duke shpëtuar nga shpëtuar nga plumbi i tradhëtarëve komunistë një shumicë nacionalistësh shqiptarë që muarën atëherë rrugën e mërgimit për të vazhduar në dhe’ të huaj luftën për lirinë e Atdheut. N’atë barkë ndodheshin sa për të shënuar vetëm tre emra më në dukje:Mid’hat Frashëri, Ali Klissyra, Hasan Dosti. Kapidan Sulejmani ndahet pa pritmas nga ne, dhe ne që e njohëm e ndjejmë thellësisht boshllëkun që ka lënë në botën tonë. Ai merr me vete një pjesë të jetës s’onë të mërgimit, ngushtësisht e lidhur ngushtë me kujtimin e tij. Për të gjithë shërbimet funebre-lutjet fetare i kreu bashkatdhetari Isa Hoxha-u kujdesua vetë dr. Hamdi Uruçi. Para përcjelljes të trupit të tij në Ferncliff Cemetery, Hartsdale, NY- Luan Gashi, Ali Klissura, dhe në varreza, Dr. Hamdi Uruçi, bënë lavdërimin funebër të të paharrueshmit kapidan Sulejman Latifi.

Komiteti “Shqipëria e Lirë”  u shpreh ngushëllimet më të thella dy vajzave ët kapidan sulejmanit, që ndodhen ën Shqipëri dhe motrës s ëtij në Jugosllavi.”(DIELLI)

Filed Under: Histori Tagged With: barketari, kapidan Sulejman Latifi, ne itali, qe dergoi Midhat Frasherin

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT