Kësaj vere ne vendlindje përpos rasteve te gëzimit e te qenurit në vendlindje pata rastin te marr pjesë edhe në disa raste mortore. Nga takimet me bashkëvendësit dhe pjesëmarrësit në këto raste mortore dhe në komunikim te ndërsjelltë kuptova për ballafaqimet ne raste te kësaj natyre. Bashkësia Islame e Plave Gucisë sikur kushtimisht ua zënin priten atyre qe ballafaqoheshin me humbjen e ma te dashurve te tyre. Rast konkret dhe ne komunikim me bashkëvendësin tonë zt.Naser Bajram Ulaj kuptova se me rastin e vdekjes se nënës se tij Xhemiles, Bashkësia Islame e Plavë Gucisë i kishin kërkuar qe zt. Naseri te paguante anëtarësinë për 25 vitet e shkuara ne shume totale 500 euro, plus 130 euro shërbim i hoxhëve te varri dhe 100 euro për hoxhënicen. Ne komunikim te ndërsjelltë zt Naser Ulaj me pjesëtarët e bashkësisë Islame te Plave Gucisë , ua bën me dije atyre se mund te bënte zgjidhje alternative duke ftuar hoxhallarë nga Kosova, njeri nga hoxhallarët e Plave-Gucisë e kërcënon Naserin duke I thënë se nëse bën një veprim te tillë ne do vijmë me “Maric”(automjet i UDB-se kohës se Jugosllavisë) për ti arrestuar hoxhallarët nga Kosova ne ceremoninë e varrimit. Duke ditur se rastet e vdekjes janë momente te rënda për çdo familjar, dhe duke llogaritur ne bujarinë dhe fisnikërinë tonë si komb heshtim, thuajse asgjë nuk flasim për hirë te modestisë dhe kodit te pa shkruar “mos fol”, dua te shtjellojë një problematikë qe çdo njëri nga ne e kemi për hise. Po te njëjtin rast gjatë ditëve te fundit kishte edhe zt. Binak Ulaj, atij i kushtëzohet pagesa e anëtarësisë në shumë prej 1200 euro nëse dëshiron qe në ceremoninë e varrimit te merrnin pjesë hoxhallarët me ritualet e tyre fetare. Na vije mire qe zt.Binaku si atdhetar i përkushtuar qe është refuzoj një kushtëzim te tillë dhe te pa pranueshëm te Bashkësisë Islame te Plavë Gucisë dhe bëri zgjidhje alternative. Këto sjellje te Bashkësisë Islame te Plavë Gucisë janë ne veçanti te theksuara ndaj mërgimtarëve dhe atyre qe nuk jetojnë ne Plavë e Guci. Kushtëzimet me pagesa te anëtarësive për Bashkësinë Islame për 20-30-40 vite është abuzim dhe haraç i llojit te vet. Vlerësoj se ne vuthjanet dhe shqiptarët e Plavë Gucisë por edhe te tjeret duhet te kemi një qëndrim te përbashkët dhe unik rreth kësaj mënyre abuzive te Bashkësisë Islame te Plavë Gucisë. Bashkësia Islame e Plavë Gucisë është përfituese edhe e fondeve të shtetit të Malit të Zi që ndanë për këto institucione fetare. Shtrohet pyetja nëse Bashkësia Islame po kërkon te paguhet anëtarësia edhe neve bëjmë një pyetje te thjeshtë çka investoj Bashkësia Islame ne objektet fetare ne vuthaj ndonjëherë . Përgjigjeja është e qartë ZERO, atëherë vallë për çka i kërkojnë mjetet ne raste vdekjeje të ma te dashurve tanë? Duke u nisur nga parimi im qe nuk preferoj te merrem me çështje dhe tema fetare, megjithatë konsideroj se kjo mënyrë e sjelljes se Bashkësisë Islame te Plavë Gucisë është më shumë se anëtarësi: HARAC ne raste shumë te ndieshme ne familjet tona. Duke ditur se aspekti fetar është ne baza vullnetar dhe i pa imponime, atëherë vallë si është e mundur te kushtëzohet pjesëmarrja e hoxhallarëve me një anëtarësi te prerë dhe te pa bazë.
KUSH PO I NDEZ ZJARRET NE PLAVE-GUCI
VAZHDOJNË ZJARRET NË PLAVË GUCI/
Plave Guci-20 Nëntor 2015/
Sipas kontakteve të redaksisë së faqes Plavë Guci me banoret nga treva e jonë, ditëve të fundit kane filluar të përhapen zjarre të dyshimta në disa lokalitete të ndryshme në Plavë Guci . Sonte në orët e mbrëmjes mësojmë se zjarri është afruar afër lagjes Gropë të fshatit Martinaj dhe se flaket kanë kapluar shtëpinë e Sadik Bardhit Balidemaj këtu është vrenjtur edhe intervenimi i zjarrfikëseve. Po ashtu mësojmë se sonte edhe në lagjen Qosaj të fshatit Vuthaj saktësisht tek Llazi i Vogël ka filluar një zjarr që gjer me tani është përfshire një hapësirë prej 1-2 hektar dhe se zjarrin po e ndihmon edhe era e fort që ka tendencë të përhapet në drejtim ne Vuthajve. Zjarre ka edhe mbi fshatin Kukaj dhe mbi lokalitetin e njohur si Zagraj afër Kodrës se Jerinës.(dergoi per Diellin Esad Gjonbalaj)
SHQETESIM PER VENDLINDJEN- A ËSHTË RASTËSI NDOTJA E FSHATRAVE SHQIPTARE NË PLAVË GUCI?
* Vallë, si është e mundur, që në dy vendbanimet emblematike të Plave Gucisë, në fshatin Martinaj dhe Vuthaj, bëhet një degradim i ambientit dhe në të dy rastet ky degradim ka marrë bekimin e shqiptarëve,… se kinse përfaqësojnë interesat e popullatës?/
* Në Martinaj ndërtohet një deponi e egër nga shteti malazias… Në fshatin Vuthaj vendoset dhe i jepet leja e punës një fabrike të industrisë së drurit mu në qendër të fshatit dhe pranë lumit Gerla duke shëmtuar pamjen piktoreske të Vuthajve…./
NGA ESAD GJONBALAJ/
Viteve të fundit jemi dëshmitarë të një fushate sistematike të dekurajimit të shqiptarëve të Plavë Gucisë për të qëndruar në trojet e tyre stërgjyshore.
Kjo fushatë e orkestruar nga qarqe antishqiptare për fat të keq nganjëherë në valle ka përfshirë edhe bashkëkombësit tonë të cilët me vetëdije apo pa të , dëmtojnë interesat e përgjithshme të shqiptarëve autoktonë të Plavë Gucisë.
Fushata e orkestruar si pasojë ka synuar dekurajimini e vendorëve për të qëndruar në vendlindje por edhe dekurajimin e diasporës që me kapitalin e tyre të japin një impuls të ri ringjalljes dhe faktorizimit të shqiptarëve në aspektin ekonomik.
Kjo fushat siç e cekëm ma lart merr përmasa të mosmarrëveshjeve dhe zënkave në mes të vetë shqiptarëve dhe si rrjedhojë ka sjellë demoralizimin e investitorëve potencialë, duke krijuar një klimë jo të këndshme për investime, klimë e cila rëndon perspektivën e mbijetesës dhe qëndrimin e shqiptarëve në vendlindjet e tyre. Ambiciet dhe apetitet e individëve të ndryshëm të mbështjella me petkun partiak dhe me mbështetjen e pseudomilitantëve naivë, sjellin një degradim të parimeve elementare të fisnikërisë së malësorëve të kësaj treve.
Vallë, si është e mundur, që në dy vendbanimet emblematike të Plave Gucisë, në fshatin Martinaj dhe Vuthaj, bëhet një degradim i ambientit dhe në të dy rastet ky degradim ka marrë bekimin e shqiptarëve,… se kinse përfaqësojnë interesat e popullatës?
Në Martinaj ndërtohet një deponi e egër nga shteti malazias duke mos respektuar asnjë kriter minimal për deponit , ku mbeturina të llojllojshëme hidhen ne natyrën e pa prekur nga dora shkatërrimtare e faktorit njeri.
Kjo deponi rëndon dhe e banë të pa mundur mbijetesën e banorëve të fshatit edhe pse kundër ndërtimit dhe funksionimit të saj u rezistua ashpër nga martinasit, mirëpo implementimi i këtij projekti të egër u bë me dhunë policore nga shteti malazias.
Në fshatin Vuthaj vendoset dhe i jepet leja e punës një fabrike të industrisë së drurit mu në qendër të fshatit dhe pranë lumit Gerla duke shëmtuar pamjen piktoreske të Vuthajve, rrezikuar ekzistencën e gjallesave në lumin Gerla, uji i të cilit përdoret edhe për si uj i pishëm, por edhe ndot rëndë ambientin e shtëpive të banorëve, që jetojnë rreth këtij ndotësi të ambientit mu në qendër të fshatit.
Nuk është reagimi ynë qëllim i pengimit të veprimtarisë së këtij biznesi por duhet të ketë kritere të ushtrimit te veprimtarisë e jo në mënyrë të egër të vendoset zona industriale mu në mes të fshatit pa përfillur fare vullnetin e banorëve .
E që ironia të jetë ma e madhe e tërë kjo bëhet në një shtet të ashtuquajtur ekologjik me emrin Mali i Zi, i zi në fakt nga mbeturinat që ky pseudoshtet ka prirje të veçantë për të sajuar si në aspektin politik dhe shoqëror me strategji të qarta antishqiptare.
Arrestime masive të shqiptarëve në Plavë e Guci
Në emailin e redaksisë sonë, dhe një postim të bërë në rrjetin Facebook (faqja “Fondacioni Plavë dhe Guci”), thuhet se sot rreth orës 11:00 kanë ndodhur arrestime të dhjetëra shqiptarëve nga ana e policisë malazeze. Arrestimet kanë ndodhur pasi shqiptarët kanë kundërshtuar ndërtimin e Kishës ortodokse serbe. Këtë të dhënë e kanë konfirmuar për Reporteri.net edhe banorë të asaj treve. “Sot rreth orës 11 na Martinaj, arritën numër i madh i forcave special malazeze, te cilat kishin ardhur për t’i mbrojtur ultranacionalistët ortodoksë serbë të cilët me ndihmën e aparatit shtetëror malazez në vazhdimësi po provokojnë popullatën shqiptare të Plavë-Gucisë, e në veçanti fshatin etnik e të pastër Martinaj”, thuhet në email.
“Sot policia special arrestoi në Martinaj këta bashkëkombas.
1. Isuf Balia Balidemaj (80)
2. Selim Kameri Hasangjekaj (74)
3. Sherif Lani Hasangjekaj (70)
4. Bujar Hasangjekaj
5. Naim Prelvukaj
6. Lis Naimi Prelvukaj
7. Shaban Syla Balidemaj
8. Skender Hasangjekaj
9. Flamurdon Hasangjekaj
10. Hasan Prelvukaj
11. Valon Prelvukaj
12. Fatos Prelvukaj
13. Shaban Prelvukaj
14. Sadri Smajli Balidemaj
15. Ibish Balidemaj
16. Rexhe Balidemaj
17. Bali Rama Hasangjekaj
18. Sadik Rama Hasngjekaj
19. Luan Bajram Balidemaj
20. Martin Hasangjekaj
21. Ali Zeqiri Prelvukaj
22. Bekim Hasangjekaj
Te gjithë emrat e cekur janë ende në qendrën e ndalimit në stacionin policor në Plavë”, thuhet në fund të postimit. (Gazeta-Lajm- Maqedoni)