• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Prishtinë-Përfaqësues të 10 shteteve në konferencë rajonale

June 15, 2016 by dgreca

-Në Prishtinë sot dhe nesër zhvillohet konferenca rajonale “Kërcënimet ndaj sigurisë bërthamore”/

-Kryeministri Isa Mustafa: Përkushtim i plotë i Qeverisë së Republikës së Kosovës për të qenë pjesë e angazhimeve globale të botës demokratike, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftën kundër të gjitha kërcënimeve dhe formave të ekstremizmit dhe terrorizmit, si një e keqe globale të cilën vetëm së bashku ne mund ta mposhtim/

PRISHTINË, 15 Qershor  2016/ Në Prishtinë sot dhe nesër zhvillohet konferenca rajonale “Kërcënimet ndaj sigurisë bërthamore”, organizuar nga Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe për Siguri Bërthamore në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së. Kjo konferencë, ku merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mbledhë mbi 50 përfaqësues qeveritarë dhe joqeveritarë të fushës së sigurisë bërthamore dhe radiologjike nga rreth 10 shtete nga rajoni dhe më gjerë.Para të pranishmëve, kryeministri Mustafa ka ritheksuar përkushtimin e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të qenë pjesë e angazhimeve globale të botës demokratike.“Organizimi i Konferencës Regjionale për Siguri Nukleare në Kosovë është rasti më i mirë që përfaqësuesit e shteteve të regjionit të shkëmbejnë praktikat më të mira të mbrojtjes të materialeve bërthamore, të iniciojnë progres në ndërtimin e bashkëpunimit ndërmjet shteteve në regjion me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kërcënimeve ndaj sigurisë bërthamore dhe radiologjike”, tha kryeministri.

Kryeministri Mustafa tha po ashtu se Republika e Kosovës nëpërmes asistencës profesionale të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian ka ngritur kapacitetet institucionale për të parandaluar dhe luftuar rreziqet që vijnë nga terrorizmi dhe kërcënimet eventuale ndaj sigurisë bërthamore.Më tej, kryeministri foli për hapat konkretë në shumë dimensione që Qeveria e Kosovës nëpërmes Agjencisë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Sigurisë Bërthamore, ka ndërmarrë në fushën e mbrojtjes nga rrezatimi dhe siguria bërthamore.

“Ritheksoj përkushtimin e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të qenë pjesë e angazhimeve globale të botës demokratike, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftën kundër të gjitha kërcënimeve dhe formave të ekstremizmit dhe terrorizmit, si një e keqe globale të cilën vetëm së bashku ne mund ta mposhtim”, tha kryeministri Mustafa.Gjatë dy ditëve trajtohet siguria rajonale bërthamore dhe radiologjike në tërësi.Konferenca organizohet në frymën e Samitit për Siguri Bërthamore 2016 organizuar gjatë muajit mars në Uashington dhe ka për qëllim të iniciojë rritjen e sigurisë nukleare në rajon duke ndërtuar dhe koordinuar bashkëpunimin e shteteve./b.j/

 

Filed Under: Rajon Tagged With: ne Prishtine, Përfaqësues të 10 shteteve. në konferencë rajonale

Konferencë ndërkombëtare ndërfetare në Prishtinë

May 31, 2016 by dgreca

Foto Gazeta DIELLI-Behlul Jashari: Prishtina, pranvere 2016/

-Konferencën “Roli i gruas në promovimin e dialogut ndërfetar dhe luftimin e ekstremizmit”e hap Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi/

-Fjalimet kryesore nga dy laureatë të Çmimit Nobel/

-Ceremonia inauguruese për dhënien e çmimit të Kosovës për dialogun ndërfetar, i cili i jepet Kryetarit të Londrës, Sadiq Khan, si dhe themeluesit të komunitetit Sant’Egidio, ipeshkvit Vincenzo Paglia/

PRISHTINË, 31 Maj 2016/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite në Prishtinë, do të bëjë hapjen e konferencës ndërkombëtare ndërfetare “Roli i gruas në promovimin e dialogut ndërfetar dhe luftimin e ekstremizmit”, e cila po organizohet në kuadër të nismës Interfaith Kosovo.

Kjo ngjarje e nivelit të lartë, që sivjet organizohet nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Kosovës, ka një axhendë unike me disa pika kryesore, si:

  • Fjalimet kryesore nga dy laureatë të Çmimit Nobel, Dr. Shirin Ebadi (fituese nga Irani, në vitin 2003) dhe Tawakkol Karman (fituese nga Jemeni, në vitin 2011);
  • Ceremonia inauguruese për dhënien e çmimit të Kosovës për dialogun ndërfetar, i cili i jepet Kryetarit të Londrës, Sadiq Khan, si dhe themeluesit të komunitetit Sant’Egidio, ipeshkvit Vincenzo Paglia;
  • Panelet dhe punëtoritë do të përbëhen nga pjesëmarrës nga organizata botërore ndërfetare, si Fondacioni i Besimit “Tony Blair Faith Foundation”, “Instituti Salam për Paqe dhe Drejtësi”, pastaj nga Fondacioni Berghof, Gratë pa Kufij (Women without Borders), Qendra Doha për Dialog Ndërfetar, etj.

Konferenca mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Kuvendi i Republikës së Kosovës, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNDP, UN Women, Ambasada Mbretërore Norvegjeze në Kosovë, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasada Kanadeze në Kroaci – jorezidente për Kosovë, si dhe Fondacioni i Besimit “Tony Blair Faith Foudnation”.

Konferencat ndërkombëtare ndërfetare të mbajtura në Kosovë janë ngjarje të mëdha të nismës Interfaith Kosovo që mbledhin aktivistë të shoqërisë civile, liderë fetarë, diplomatë, gazetarë, artistë dhe akademikë për të diskutuar një gamë të gjerë të sfidave me të cilat përballen vendet në sigurimin e pajtimit në periudhat dhe zonat pas konfliktit, si dhe për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm në shoqëritë e sotme bashkëkohore.Konferenca do të mbahet në hotelin “Swiss Diamond”, kurse mediet mund ta ndjekin drejtpërdrejt fjalimin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe fjalimin e nobelistes nga Irani, Dr. Shirin Ebadi./b.j/

Filed Under: Komunitet Tagged With: Konferencë ndërkombëtare, ndërfetare, ne Prishtine

Kosovë-Shqipëri, dy qeveritë pas një jave në Prishtinë

May 27, 2016 by dgreca

Foto Gazeta DIELLI – Behlul Jashari: Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, këtu mbahet mbledhja e qeverive Shqipëri- Kosovë/

 -Përgatitje për mbledhjen e tretë të dy qeverive edhe me akreditim mediash/

-Nga mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë për Gazetën Dielli do raportojë korrespondenti në Prishtinë/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 27 Maj 2016/ Qeveria e Kosovës shkon drejt përfundimit të përgatitjeve për mbledhjen e tretë të përbashkët me Këshillin e Ministrave të Shqipërisë, pas një jave – në 3 qershor në Prishtinë, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare.

Në disa mbledhje të fundit qeveria e Kosovës ka diskutuar për përgatitjet dhe ka paralajmëruar të përmbyllen me përfundimin e kësaj jave, ndërsa sot ka ftuar mediat për akreditimin e gazetarëve që të kenë mundësinë të përcjellin në vendin e ngjarjes mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Shqipërisë, nga e cila do të ketë edhe transmetime të drejtpërdrejta televizive.

Nga mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë për Gazetën Dielli do raportojë korrespondenti në Prishtinë.

Pas mbledhjes së parë historike në Prizren në 11 janar 2014, në ceremoninë e organizuar te Shtëpia e Lidhjes Shqiptare, u bë nënshkrimi zyrtar i Dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet dy shteteve dhe marrëveshjeve tjera mes dy qeverive, të Shqipërisë e Kosovës.

Në mbledhjen e dytë të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovë, në Tiranë në 23 mars 2015, nën moton “Një tokë, një popull, një ëndërr”, u firmosën 5 marrëveshje, 4 memorandume, 2 protokolle dhe një deklaratë e përbashkët për zonat e lira ndërkufitare.

Duke paralajmëruar mbledhjen e tretë të premten e ardhëshme, në qeverinë  kosovare kanë theksuar se, bashkëpunimi me Shqipërinë është i interesit të veçantë për Kosovën, do të vazhdohet me takime të dy qeverive, do të trajtohen marrëveshjet që janë nënshkruar deri më tani dhe zbatimi i tyre, po ashtu do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve të reja të interesit të përbashkët.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, dy qeverite, Kosovë-Shqipëri, ne Prishtine, pas një jave

Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë nis mbledhjen në Prishtinë

May 16, 2016 by dgreca

-Në takimet e veçanta me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, anëtarët e delegacionit të Parlamentit Evropian dhanë vlerësimet dhe sugjerimet e tyre për proceset që lidhen me zbatimin e MSA-së dhe zhvillimet tjera, duke shprehur përkrahjen e tyre për Kosovën në këtë rrugë.

 –Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, mbërrinë në Kosovë, ku nesër merr pjesë në sesionin e fundit të Komisionit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim, ndërsa në axhendë ka edhe pjesëmarrjen në hapjen e konferencës “MSA – Stimulimi i zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës”, si dhe takimet me drejtuesit më të lartë institucionalë e politikë/

 Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 16 Maj 2016/ Në Prishtinë, në sallën plenare të Kuvendit kosovar, nisi sot pasdite mbledhja e parë e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, e cila do vazhdojë edhe nesër.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, mbërrinë në Kosovë, ku nesër merr pjesë në sesionin e fundit të Komisionit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim, ndërsa në axhendë ka edhe pjesëmarrjen në hapjen e konferencës “MSA – Stimulimi i zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës”, si dhe takimet me drejtuesit më të lartë institucionalë e politikë.

Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, e cila po vazhdon punimet, po merr pjesë delegacioni i Parlamentit Evropian, kryesuar nga Tonino Picula, ku janë edhe zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, si dhe europarlamentarët Dubravka Suica, Tanja Fajon, Jozo Rados, Georgios Kyrtsos dhe Julie Ward.

Pjesëmarrës janë edhe liderë institucionalë të vendit, ndërsa në takimet e veçanta me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, anëtarët e delegacionit të Parlamentit Evropian dhanë vlerësimet dhe sugjerimet e tyre për proceset që lidhen me zbatimin e MSA-së dhe zhvillimet tjera, duke shprehur përkrahjen e tyre për Kosovën në këtë rrugë.

Krerët e shtetit kosovar kanë shprehur mirënjohje për Parlamentin Evropian për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe për besimin e patundur në institucionet dhe qytetarët e Kosovës dhe në orientimin e tyre evropian.

 I krijuar në Kuvendin e Kosovës, para më shumë se një muaji Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim ka mbajtur mbledhjen e tij të parë – konstituive, ku miratoi Rregulloren e Punës, si dhe draftaxhendën e takimit të sotëm të parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, Kosovë-BE.

Këtë vit, në 1 prill, nisi zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e nënshkruar në 27 tetor 2015 në Strasburg  dhe e ratifikuar në Parlamentin kosovar pas pak ditësh, në 2 nëntor. Marrëveshja për Stabilizim Asociim, e cila krijon për herë të parë marrëdhënie kontraktuale me BE-në, është vlerësuar ngjarja më e rëndësishme e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë në 17 shkurtin historik 2008.

Programi Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian është miratuar në 10 mars 2016  nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

AXHENDA E MBLEDHJES SË KOMISIONIT PARLAMENTAR PËR STABILIZIM ASOCIIM (KPSA), BE-KOSOVË:

Të hënën, më 16 maj 2016, në orën 16:00-18:30, në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Kosovës.

Të martën, më 17 maj 2016, në ora 9:00-12:30, në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Kosovës.

R E N D I I D I T Ë S

Për të hënën, 16 maj 2016, 16:00-18:30,

1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i draft Rregullores së Punë së KPSA-së;
3. Gjendja e marrëdhënieve BE-Kosovë;
4. Dialogu politik dhe funksionimi i institucioneve demokratike;
5. Marrëdhëniet me fqinjët dhe bashkëpunimi rajonal, duke përfshirë dialogun e lehtësuar mes Kosovës dhe Serbisë nga BE-ja;
6. Zhvillimi ekonomik në lidhje me sundimin e ligjit, përfshirë luftën kundër korrupsionit.

Për të martën 17 maj 2016, 9:00-12:30

7. Fuqizimi i rinisë dhe anti-radikalizmi;
8. Dialogu social, shëndetësia dhe arsimi;
9. Mbrojtja e të drejtave të njeriut, në veçanti të grupeve vulnerabël dhe e pluralizmit të mediave;
10. Miratimi i rekomandimeve;
11. Çështje të tjera;
12. Data dhe vendi i takimit të radhës së KPSA-së.

PRESIDENTI THAÇI: PËR KOSOVËN ËSHTË HAPUR NJË KAPITULL I RI EVROPIAN

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim një delegacion të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, të kryesuar nga eurodeputeti Tonino Picula, të cilët i falënderoi për vizitën e tyre, duke thënë se për Kosovën është hapur një kapitull i ri evropian.

“Ky është vit evropian, është një bazë e fuqishme për shtetin tonë, duke filluar nga miratimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, fillimi i zbatimit të saj, si meritë dhe punë e institucioneve të Kosovës, gjithnjë duke pasur parasysh obligimet e reja implementuese”, ka thënë presidenti Thaçi.

Thaçi shprehu mirënjohje për Parlamentin Evropian për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe për besimin e patundur në institucionet dhe qytetarët e Kosovës dhe në orientimin e tyre evropian.

I pari i vendit theksoi se kulmi i këtij suksesi është arritur me përmbushjen e të gjithë kritereve për rekomandimin për liberalizimin e vizave, me ç’rast u zotua se edhe si President i Kosovës do të mbetet i përkushtuar për kryerjen e të gjitha obligimeve që të ndodhë liberalizimi sa më shpejt të jetë e mundur, duke përfshirë grupet e veçanta për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

“Këto ditë janë pozitive për Kosovën edhe për sa i përket anëtarësimit të shtetit tonë në UEFA dhe FIFA, prandaj po ndodhin hapa të rëndësishëm për të ardhmen evropiane dhe për integrimin e Kosovës në të gjitha institucionet ndërkombëtare”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në këtë takim u diskutua edhe për pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën, me ç’rast presidenti Thaçi tha se Kosova vazhdimisht po ofron argumente edhe më bindëse për Spanjën, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Qipron që të kompletohet njohja evropiane e Republikës së Kosovës.

“Kosova ngulmon për zbatimin e të gjitha kritereve dhe reformave demokratike, qoftë në legjislacion, ekonomi apo në politikë, dhe se do të vazhdojë dialogun e brendshëm, sidomos tani pas rikthimit të normalitetit në funksionimin e institucioneve të vendit”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se Kosova do të vazhdojë dialogun me Serbinë, me theks të posaçëm në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, si dhe do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të gjitha fenomeneve të tjera negative.

Për ta bërë këtë, presidenti Thaçi ka thënë se ka iniciuar edhe ndryshimin e Kodit Penal, sepse janë vërejtur disa boshllëqe në sistemin prokurorial, gjyqësor apo të qendrave korrektuese dhe se vendi mbetet i përkushtuar për reformën elektorale.

MUSTAFA: MSA-JA, BAZA KONTRAKTUALE E KOSOVËS EVROPIANE

Marrëveshja për Stabilizim Asociim është baza kontraktuale e Kosovës evropiane, tha sot kryeministri Isa Mustafa. Ai priti në takim delegacionin e Parlamentit Evropian, i cili do të marrë pjesë në takimin e Komisionit Parlamentar BE-Kosovë për Stabilizim Asociim, duke nisur sot pasdite dhe nesër në Prishtinë.

Në kuadër të këtij delegacioni, të kryesuar nga Tonino Picula, ishin zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, europarlamentarët Dubravka Suica, Tanja Fajon, Jozo Rados, Georgios Kyrtsos dhe Julie Ëard.

Kryeministri Mustafa i njoftoi për progresin në Kosovë, me theks të posaçëm në zhvillimin ekonomik, në proceset eurointegruese dhe anëtarësimin e vendit në organizatat evropiane dhe ndërkombëtare.

Duke veçuar rëndësinë që ka për Kosovën hyrja në fuqi e MSA-së, kryeministri Isa Mustafa tha se ky dokument kontraktual i hap Kosovës një perspektivë të fuqishme ekonomike, politike dhe në proceset tjera evropiane, duke pasur parasysh edhe rekomandimin për liberalizimin e vizave.

Kryeministri poashtu foli për hapat konkret që Qeveria po ndërmerr në zbatimin e MSA-së, në mënyrë që ajo të jap efektet e pritura në të gjitha fushat e jetës.

Kryeministri Mustafa theksoi edhe prioritetet e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e shtetit ligjor, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe për heqjen e njollës së korrupsionit dhe stigmatizimit që i është bërë Kosovës në këtë drejtim.

“Qeveria e Kosovës dhe qytetarët e vendit janë të përkushtuar në realizimin e reformave eurointegruese dhe në fuqizimin e gjithanshëm të shtetit dhe progresit në Kosovë”, tha kryeministri, duke shprehur mirënjohje për Parlamentin Evropian, për eurodeputeten Lunacek dhe të gjithë pjesëtarët tjerë, për përkrahjen e jashtëzakonshme për proceset në Kosovë.

Anëtarët e delegacionit të Parlamentit Evropian dhanë vlerësimet dhe sugjerimet e tyre për proceset që lidhen me zbatimin e MSA-së dhe zhvillimet tjera, duke shprehur përkrahjen e tyre për Kosovën në këtë rrugë.

VESELI: SHPRESOJMË DERI MË 2018 KOSOVA DO TË APLIKOJË PËR STATUSIN E VENDIT KANDIDAT PËR NË BE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Komisionin e Parlamentit Evropian për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, të kryesuar nga eurodeputeti Tonino Picula.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin e shkëlqyer midis Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës, i cili, tani, pas nënshkrimit të MSA-së, ka hyrë në një fazë të re dhe më dinamike të marrëdhënieve.

Kryetari Veseli falënderoi europarlamentarët evropianë dhe veçanërisht kryesuesin e delegacionit, Picula, për kontributin e tyre të vazhdueshëm dhe punën e madhe në raport me Kosovën, e cila u kurorëzua me nënshkrimin e MSA-së.

Takimin e sotëm midis dy komisioneve homologe, kryeparlamentari Veseli e cilësoi moment historik për Kosovën dhe Kuvendin e saj, sepse, siç theksoi ai, është hapi i parë institucional i zyrtarizmit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, i cili bëhet në Kuvendin e Kosovës.

Kreu i Kuvendit tha se integrimi në BE është prioritet i të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe prioritet nacional i të gjithë spektrit politik në vend, ndërsa institucionet janë të përkushtuara të plotësojnë secilin standard i cili i kërkohet Kosovës në rrugën e saj drejt këtij procesi, me theks të veçantë, në përafrimin e legjislacionit dhe luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit.

“Shpresojmë që brenda mandatit aktual të Kuvendit, pra deri më 2018, do të aplikojmë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE”, theksoi kryetari Veseli.

Kryesuesi i delegacionit të Parlamentit Evropian, Tonino Picula, nga ana e tij, uroi kryetarin Veseli për vendimet shumë të rëndësishme për Kosovën gjatë muajve dhe javëve të fundit, duke konfirmuar vazhdimin e përkrahjes së PE-së edhe në të ardhmen. Ai potencoi angazhimet që duhet ndërmarrë gjatë periudhës në vijim, në funksion të luftës së mëtejmë kundër dukurive negative.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, Komisioni Parlamentar, ne Prishtine, nis mbledhjen, për Stabilizim Asociim BE-Kosovë

SHQIPTARËT NË NY, EDHE $ 270 MIJË PËR KATEDRALEN “NËNA TEREZË NË PRISHTINË

March 14, 2016 by dgreca

Shqiptarët e Nju Jork-ut, më të dalluarit në diasporë për kontribute në ndërtimin dhe kompletimin e Katedrales”Nënë Tereza” në Prishtinë,bashkuan edhe një herë kontributet e tyre bujare për përfundimin e punimeve.Në një darkë fonmbledhëse të organizuar nga Këshilli Organizator nën drejtimin e z. Marjan Cubi, Kryetarit të Qendrës Kulturore”Nënë Tereza” të Kishës Katolike Shqiptare ‘Zoja e Shkodrës”, arritën që të mblidhnin një shumë të konsiderueshme që do t’i cojë më tej punimet në Katedrale.

Komisioni i darkës i përbërë nga Marjan Cubi, Mark Shkreli, Lekë Përlleshi, Ismer Mjeku, Lekë Gojani, Zef Balaj, arritën që të konkretizonin një pjesmarrje masive në tubimin fondmbledhës të së Dielës.

Në darkë mori pjesë edhe Ipeshkëvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji, i cili prej disa ditësh ndodhet në Nju Jork.Imzot Dodë Gjergji e ka përgëzuar Mërgatën Shqiptare të Amerikës, në mënyrë të vecanët atë Nju Jork-ut, e cila është donatorja më me peshë në ndërtimin e Katedrales në qendër të Prishtinës, që mbanë emrin Nënë Tereza dhe që është pasuri Kombëtare mbarëshqiptare.

Një mesazh të vecantë dhe thirrje për kontribute bujare ka përcjellë në fillim të darkës Famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, don Pjetër Popaj.

Darka u moderua nga këngëtari i mirënjohur Gëzim Nika. Të pranishëm ishin edhe diplomatë shqiptar nga Misioni i Përhershëm pranë Kombeve të Bashkuara dhe nga Konsullata e Kosovës, të cilët përshëndetën gjatë darkës.

Ansambleisti Mark Gjonaj gjithashtu përshëndeti gjatë darkës duke i përgëzuar bashkatdhetarët për kontributin që po japin për Katedralen e Prishtinës.

Po ashtu mori pjesë dhe përshëndeti edhe deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Mimoza Hajdarmataj. Përshëndeti dhe kryetari i Vatrës dr. Gjon Bucaj.

Miss Nju Jok, Serena Bucaj, pjesmarrëse në këtë darkë, ka përcjellë mesazhin e saj.

Në ekran është ndjekur mesazhi i sopranos me famë botërore Inva Mula, enkas për shqiptarët e kësaj mbrëmjeje, ndërkohe që është trasmetuar Himni “Lamtumirë” sipas poezisë të Nënë Terezes, interpretuar nga Sopranoja me famë botërore Inva Mula me 5 Shtator 2015 me rastin e 18 vjetorit të vdekjes së nobelistes Nënë Tereza.

Sopranoja Dëshira Ahmeti Kerliu ka prezantuar koncertin e Sopranos me fame Boterore Inva Mula, koncert që do të organizohet me 26 Mars 2016, në sallën presitigjioze të Town hall NYC në adresën: 123 43 rd .St, New York, NY 10036 ( Ajo informoi se biletat shiten në Ticketmaster si-Inva Mula in new York ose me telefon 866-448-7849 800-745-3000..Per me shume Info vizitoni kwtë Website:artistcpromotions.org/events).Të pranishëm në këtë koncert do të jenë gjithashtu pianisti virtuoz Genc Tukici dhe dirigjenti i mirënjohur Maestro Bujar Llapaj.

Pjesë e koncertit do të jenë edhe artistët:

– Dëshira Ahmeti Kerliu, Soprano

– Kreshnik Zhabjaku, Baritone

– Riad R. Ymeri, tenor

Sopranoja Dëshira Ahmeti Kerliu ka pershendetur pjesmarrësit me Ave Maria.

Në fund të darkës u luajt edhe një llotari e drejtuar nga Mhill Velaj, ku ndihmoi dhe Miss Nju Jork 2016 Serena Bucaj, llotari që i shërbeu shtimit të fondeve.

Katedralja Nënë Tereza në qendër të Prishtinën konsiderohet si imazhi evropian Shqiptar.Me 26 gusht të vitit 2003 është vënë gurthemeli i Katedrales nga  Presidenti Rugova,bekuar nga Ipeshkëvi Mark Sopi,  ndërsa ndërtimi i Katedrales ka filluar me 5 shtator 2007, dne 10- vjetorin e kalimit në amshim të humanistes shqiptare Nënë Terezës.

Shqiptarët e Nju Jork-ut bashkuan përafërsisht 270 mijë dollarë në darkën fondmbledhëse të 13 Marsit 2016, ndërkohë që më parë kanë dërguar më shumë se 1 milonë e 400 mijë dollarë. Detaje për dhuruesit do të japim në Gazetën Diellit të printuar.(Korresp i Diellit)

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: EDHE $ 270 MIJË, ne Prishtine, Nena Tereze, per katedralen, shqiptaret ne NY

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 8
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT