Ne Foto: Bára Procházková komenton ekzekutimin e turistëve në Dukagjin, gazetarja e njohur çeke: Në Shqipëri bëra muajin e mjaltit “Do vi sërish edhe pse ndodhi vrasja e 2 bashkëkombasve të mi”./
Bára Procházková është një gazetare e njohur në Çeki.
Drejtuese e një emisioni politik në televizionin CT 24, ajo është një nga njerëzit më publikë në këtë vend.
E dashuruar me djalin që vuri kurorë dhe me bukuritë e alpeve shqiptare, vitin e kaluar ajo zgjodhi të bëjë muajin e mjaltit pikërisht në Shqipëri.
Por teksa përgatitej të vinte sërish në këtë verë, mësoi lajmin për vrasjen e dy bashkëkombasve pikërisht në malësitë ku ajo preferonte të shkonte.
Për gazetarin Roland Qafoku gjatë emisionit “Debati në Channel One”, Procházková tregoi sesi gazetares i duhej nga njëra anë të jepte lajmin e vrasjes së tyre dhe nga ana tjetër i duhej të përçonte në opinionin çek se ajo që ndodhi është një ngjarje e veçuar dhe se Shqipëria është një vend i sigurtë.
“Turistë çekë janë vrarë edhe në shtete të tjera si në Evropë, Azi, e Amerikë, kështu që kjo që ndodhi nuk është një ngjarje që na bën të ndryshojmë mendim për Shqipërinë”.
Gazetarja tejet e njohur në Çeki vlerëson punën e policisë, e cila brenda 30 orëve arriti të vërë në pranga autorin e krimit.
Dhe për t’i përforcuar të gjitha këto që thotë, gazetarja çeke deklaron: “Më prisni në Shqipëri, shumë shpejt do të vi me pushime”.
DASH:-Dekriminalizmi duhet të vazhdojë në Shqipëri
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Hoyt Yee vlerësoi pozitivisht masat që ka filluar të marrë Shqipëria për dekriminalizmin e parlamentit dhe u bëri thirrje qeverisë dhe partive politike që kjo prirje e nisur të vazhdojë. Ai theksoi se:-“Shqipëria ka arritur përparim të madh gjatë viteve të fundit drejt realizimit të synimit të saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe integruar në institucionet Euro-Atlantike. Përmirësimet drejt krijimit të një shteti ligjor kanë qënë shumë të dukshme dhe për t’u përshëndetur. Kohët e fundit kemi parë masa për të dekriminalizuar parlamentin dhe ne mendojmë se ky është një zhvillim shumë pozitiv. Ne i kemi përshëndetur publikisht qeverinë dhe partitë për përpjekjet e tyre për të çrrënjosur korrupsionin brenda vetë partive, për të larguar anëtarët e partive dhe të parlamentit që dyshohen për korrupsion. Kjo është shumë e rëndësishme dhe ne shpresojmë që kjo prirje do të vazhdojë. Shqipëria duhet të vazhdojë të luftojë korrupsionin që të realizojë endërrën e saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, jo vetëm në parlament, por në të gjitha fushat e qeverisjes, në gjithë institucionet qeveritare, në të gjitha nivelet. Duhet të ketë një mesazh të qartë në të gjitha nivelet e shoqërisë, që askush nuk është mbi ligjin, që shteti ligjor duhet të sundojë. Shqipëria duhet të plotësojë standartet evropiane në mënyrë që të realizojë aspiratat e saj”, u shpreh zyrtari i lartë amerikan.
JANULLATOSI SHËRBËTOR BESNIK I GREQISË NË SHQIPËRI
NGA Rasim Bebo -Addison IL./
Hierarku ortodoks Janullatos, ka një detyrë të caktuar kishtare në Shqipёri. Ai e gjykoi se fronti më i mirë për t’i shërbyer Greqisë, do të ishte pikërisht qëndrimi në Shqipëri. Propozimi i kryeministrit grek për Z. Janullatos ishte një vlerësim i lartë për besnikërinë e tij ndaj Greqisë, sepse ai i ka kryer mirë detyrat në shërbim të kombit grek. Një karrierë 24 vjeçare kushtuar tërësisht atdheut të tij Greqisë, veçanërisht brenda territorit të Shqipërisë. Ai ka miratuar një statut kishtar, ku nuk figuron kombësia shqiptare. Ka zhvlerësuar arritjet që klerikët e lartë shqiptarë si Fan Noli, Visarion Xhuvani, Kristofor Kisi etj, vunë në themelet e kësaj kishe. Kohët e fundit Kryeministri grek Cipras shprehu hapur një të vërtetë të madhe: “Janullatosi ka punuar shumë për Greqinë…” Pra, ju zoti Kryeministër, jeni një besimtar ortodoks që i jeni futur në themel edhe tradhtisë kundër kombit shqiptare, duke inkurajuar Janullatosin, që punon këtu për Greqinë!…
Duke parë në një video, të kohës kur Janullatosi ka ardhur në krye te K. O. A. Sh. nuk ke se si të mos tronditesh dhe të ndjesh urrejtje, kur shqiptarët thërrisnin brenda në kishë duke thënë: “Jashtë Janullatosi, Jashtë Janullatosi!” Dhe më vonë këndojnë: “Për Mëmëdhenë, për Mëmëdhenë!…” Atëherë Janullatosi doli fshehtas jashtë, nga një deriçkë e kishës me kapobandën e priftërinjve të ardhur nga Athina dhe pak trutharët lakenj shqiptare që shoqëruan për në hotel Tirana, ku duke përplasur gotat kurorëzuan Janullatosin. A nuk është ky një mashtrim që punoi në dobi të grekut? Si mos të flasim kundra kryepeshkopit që ka uzurpuar K. O. A. Sh.
Se si ju i jeni futur tradhtisë, mësojeni edhe nga historiani grek Nikolla Stavros që thotë: “Futja në dorë e kishës shqiptare është fitoria më e madhe e jona në Shqipëri në shekullin e XX”. (E. Y.). Ndërsa ju na akuzoni se jemi, “kundër kryepeshkopit me etiketime të sëmura… plot urrejtje kundër Greqisë”. Si mos të revoltohemi, kur Janullatosi ka deklaruar në gazetën greke “Kathemerini” “Nuk e kuptoj idenë e shqiptarëve, se feja e shqiptarit është shqiptaria. Këtë tezë do ta luftojmë, duke dalë hapur kundër Rilindjes Kombëtare Shqiptarë”. (E. Y.).
Sa shpejtë iu përgjigj Kryeministri Edi Rama dhe ministërja e arsimit Lindita Nikolla, me bordin pro grek, më 28 tetor 2014, kur nxorën literaturën e Rilindasve Kombëtarë jashtë përdorimit nga shkollat 9-vjeçare, shkollat e mesme si dhe nga bibliotekat, po ashtu edhe të gjithë literaturën e Kosovës… FATKEQËSI KOMBËTARE!…
Ju klerikë dhe disa lakej ortodoksë shqiptarë, po vazhdoni rrugën e gjyshërve dhe baballarëve tuaj që ndihmuan peshkopët grekë, si peshkop Karavangjelin e Kosturit, Jakovin e Durrësit, Dorotheun e Paramithisë dhe Fotin e Korçës, që Bajo Topulli ia numëroi në lule të ballit, si tradhtar i kombit. Këta peshkopë ndihmuan andartët grekë në raprezaljet e vitit 1912, 1913 dhe 1914 dhe më vonë. Spiunuan te komanda franceze rilindësin e shquar, Themistokli Gërmenjin dhe e pushkatuan. Më vonë qeveria Franceze kërkoi falje se spiuno-grekët e atëhershëm kishin shpifur për të. Sot ju nipat e tyre me devotshmëri ndihmoni Kolonelin Janullatosin. Këtij kryekleriku grek i vrasin sytë shtëpia e kulturës “Naim Frashëri” në Përmet dhe shtëpia muze e Themistokliut në Korçë. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të formës së prerë, nuk zbatohen nga zyra e përmbarimit. Kisha ortodokse kërkon të vrasë identitetin dhe kulturën kombëtare, duke tentuar të instalojnë në Përmet neo-helenizimin. Janullatosi pretendon, se për “çështjet e Shenjta” nuk vlejnë ligjet e shtetit dhe as Kushtetuta. Kështu ai e ktheu shtëpinë e kulturës në kishë, pa përfillur asnjeri. Janullatosi shkoi në Përmet bëri meshën greqisht dhe e quajti pallatin e kulturës “Naim Frashëri”, “Kishë e Shën Mërisë së Pazarit”. Dhe prej vitit 2009, pasi futi përkrahësit e tij fshehtas brenda mureve të pallatit të kulturës, filloi natën, si hajdut, të ndërtojë kishën me hov sa më të shpejtë, për ta bërë fakt të kryer. Skandali tjetër në Korçë, shembet shtëpia e Themistokli Gërmenjit, më 11 gusht 2012, dhe në mëngjes u gjet e rrënuar gurë mbi gurë “Shtëpia e Flamurit e ngritur më 8 dhjetor 1916”. Besoj se s’ka vend për komente, se vetë ju jeni autorë të kapuçonëve të Zinj, që shkatërroni natën me buldozerë, si llumi i kombit në shërbim të grekut. Si është e mundur, kur kisha ka nxjerrë rreth 160 priftërinj për dy dekada dhe mos të zgjidhet një, për të zëvendësuar “të përkohshmin prift” që ka ardhur si uzurpator kishtar? Por Janullatosi përdori dredhinë për justifikimin e qëndrimit të tij në atë detyrë, duke thënë: “Ne të përkohshëm jemi në këtë botë”. Mesa duket e quan veten të pazëvendësueshëm, në pritje për shenjtërim. Kështu Janullatosi ecën triumfalisht brenda kishës dhe shkel mbi eshtrat dhe gjakun e vëllezërve e motrave çamë, që s’i ka njohur kurrë. Janullatosi, nuk pranoi të bënte një meshë për masakrën e Çamërisë të kryer nga grekët dhe asnjë meshë për mbi 250 shqiptarë të vrarë nga policia greke.Por mbron gjeneralin famëkeq Napolon Zerva dhe genocidin e qeverisë greke të kryer karshi çamëve të pafajshëm. Nuk mjafton me kaq, Janullatosi, si person i parë në magjistraturën greke, arritën të njoftojnë OKB dhe BE se gjoja “Çamëria nuk ekziston” kurse qeverisë Shqiptare e Akdemisë së Shkencave, ua ka mbyllur gojën, si guvernator i Shqipërisë.Rreth tre çerek milioni shqiptarë që punojnë në Greqi, në punët më të ndyra dhe më të rënda, duke pastruar vendin nga pisllëku që i kishte mbuluar prej dembelizmit të tyre, duhej të konvertoheshin në grekë me emër ortodoks për të zënë punë. Sot Qeveria greke njohu 17.000 minoritarë të vjetër, që u lidhi pensione, ndonëse nuk kanë punuar asnjë orë në Greqi. Edhe kur do të bëheshin zgjedhjet, para numërimit të popullatës, Janullatosi numëronte rreth 600.000 minoritare të ndryshëm. Por minoritetit grek i doli 0.87%. Sa gënjeshtër e madhe, për një kryepeshkop! Që mendohet për vlera të mëdha nga sahanlëpirësit shqiptarë.
Nuk ka asnjë kishtar të madh, që nuk ka qënë më përpara atdhetarë i madh. Jo vetëm tek ne, por në të gjithë botën. Emrat e mëdhenj të Kishës janë të lidhur me popullin dhe me kombin e tyre. (B. I.). Ndërsa Janullatosi si armik i kombit shqiptar, deklaroi “për agjensinë Itar – Tas të Moskës, se NATO-ja po derdh gjak të pafajshëm serb, dhe nuk përmend lumenjtë e gjakut të shqiptarëve të Kosovës së masakruar.
Pse Janullatosi dhe komuniteti ortodoks shqiptar ftoi kryepeshkopin serb Irenej në ceremonin e shënjtërimit të katedrales ortodokse në Tiranë?, kur ai ka thënë: “Kosova është dhe do të jetë sërbe”.Si mundet që drejtuesit shqiptar, si Nishani, Rama, Meta, Basha, marrin pjesë në këtë ceremoni dhe i puthin dorën Irinejt. Kush ua lejoi atyre të rinjve të valëvitnin flamurin serb dhe të hidhnin parulla kundra shqiptarëve. Gazetari patriot shkruan: “Për kokat e shtetit që po shkombtarizojnë shqipërinë! Varrezat greke – ndërtime pa lejen e popullit shqiptar! – Janë damka e tradhëtarëve të kuvendit shqiptar dhe të krerëve të shitur tek sllavo-greket”. (A. V.). Një ndër këta të shitur është ish presidenti Bamir Topi që e shpalli Janullatosin “Qytetar Nderi” i Tiranës e i Korçës dhe e dekoroi me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Kur renegati shqiptar, ish ministri i mbrojtjes Kiço Mustaqi, erdhi më 1997 për t’i vënë zjarrin Shqipërisë së Jugut me 400 andartë grekë, duke ngritur flamurin grek për gjatë rrjedhjes të lumit Vjosa si kufi me Greqinë, hovin ua preu vetëm Magdalena Ollbrajt, e cila ju tha: “Nëse ju pushtoni Shqipërinë e Jugut, ne nuk e ndalojmë Turqinë që t’u bjerë juvedhe qeveria turke u dha ultimatumin.” Atëherë ju u kthyet prapa me kokën varur. As nuk arritët te lumi i Shkumbinit, si kufi që synonit.
Sipas diplomatit Ferdinanto Salleo, me 2 korrik 1914 “Dispozitat e Korfuzit” të kryeqyteteve evropiane …urdhëruan largimin nga Shqipëria e Jugut, të forcave greke. (“Shqipëria gjashtë muaj mbretëri”, bot. 2000, f. 78). Por ju grekët u larguat prapë nga Shqipëria Jugut më 16 prill 1941, në kohën e Luftës Italo-greke, me ultimatumin e komandës gjermane. Është fatkeqësi, që ju stisni në ndërgjegjen e shqiptarëve ortodoks idenë për shenjtërimin e Shën Kozmait. Mësoni zotërinj, se Shën Kozmai është përpjekur për helenizimin e Shqipërisë dhe për këtë me plot të drejtë u ekzekutua nga drejtuesit shqiptarë të kohës.
Ne akuzojmë kryepeshkopin, se ndërton kisha të stilit grek, ka ndërtuar disa kisha me emrin e flamurtarit Verio-epirot Shën Kozmait, ndërron natën fshehurazi ikonostaset e kishave shqiptare me ato greke, vendos në themele të kishave gurë me shkrime greke. Pas 95 vjetësh funksionim i shkollës 9 vjeçare të Boboshticës, i është vënë dryni, që nxënësit të shkojnë te shkolla greke “Omiros” Homeri ndanë kufirit. Fëmijët shqiptarë të fshatrave për rreth Korçës, Boboshticës e Drenovës po mësojnë aty një të “vërtetë” të hidhur: që toka ku ata u lindën dhe po rriten është greke. Këto janë premisat e helenizmit që ndërton Janullatosi dhe shumë të tjera, për të cilat ai urrehet në Shqipëri.
Sulltani turk i dha gradën “PASHA” Genadit të Ptriakanës dhe e ktheu për interes të tij në një shtet brenda shtetit turk, për këtë lexoni: (Edwin Jacques “Shqiptarët”, f. 232). Ne shqiptarët e kemi filluar të parët luftën me Turqinë dhe e lamë të fundit, kur ajo kapitulloi. Peshkopët greke u lidhën me kajmekamët e Turqisë kundër shqiptarëve të pabindur. Spiunët grekë, për çdo lëvizje shqiptare dhe përpjekje për mësimin e gjuhës shqipe, vinin në dijeni peshkopët dhe këta njoftonin kajmekamët turq. Në këtë kohë Koto Hoxhi u bë simbol i heronjve dhe i martirëve të shumtë kulturorë. Ai shprehej me entuziazëm: “Jo për kisha e as për xhami / po për mësim e qytetërim /do të vritemi për Shqipëri”. Atë e arrestuan dhe e varrosën të gjallë në Xhedikulin famëkeq të Kryeqytetit turk. Edwin Jacques, shkruan: “Sevasti Qiriazi e veshur si djalë, shkoi për të vizituar Koto Hoxhin në birucë: Një vrimë e qelbur! Një reze drite që zbriste nga një e çarë nga lart më ndihmoi të shquaja një figurë të mjeruar. Nuk munda ta dalloja dot nëse ishte njeri. Ai qëndronte i shtrirë mes një kapice me lecka mbi një rrasë guri, që shërbente si shtrat. Ishte Koto! Të gjitha aftësitë e tij mendore dukeshin të fikura. Pyeta veten: Është e mundur që në atë trup të mjerë e të frikshëm të jetojë shpirti i Kotos, udhëheqësit të madh shqiptar? “Tungjatjeta, Koto!” Guxova, më në fund, ai filloi të mërmërisë, me një zë të hollë, që mezi dëgjohej, dhe pyeti: “Kush po më flet kështu? Duhet të jetë një zë qiellor, i dërguar nga Perëndia për t’i folur një fjalë të butë zëmrës time të plagosur”. Pamja e tij ishte aq e mjeruar, sa që ndjeva lotë të nxehtë të më rridhnin nëpër faqe. Flokët i kishte të gjatë, mjekra i vinte deri në brez, kurse rrobat i ishin bërë zhele- zhele. I fola mes ngashërimeve: Kam ardhur, o atë i dashur, të të sjell një fjalë kurajoje dhe të të rrëfej se, ndonëse të kanë hedhur në këtë birucë që të heqësh të zitë e ullirit, fara që t’i mbolle, ka lëshuar fryte të mbara. Shpirti yt jeton në zemrat e popullit tënd. Figura e leckosur u përgjigj: “Po, ata më kanë lidhur trupin me zinxhirë, por shpirti im është i lirë. Dhe nuk ka torturë që të më ndalojë së thirruri: Jo! Nuk vdes Shqipëria! Së shpejti ajo do të jetë e bashkuar, e pavarur dhe e lumtur. (“Shqiptarë”, bot, 1995, f. 325).
Pas 20 vjetëve, kur u kthye në Shqipëri renegati Kiço Mustaqi, në vend që ta çonin përpara skuadrës së pushkatimit, e priti Edi, Saliu, Fatosi, Janullatosi etj, me nderime dhe bankete. Në bisedë ndërmjet tyre, Kiçua mburri demokracinë greke dhe i vinte keq që ajo demokraci i mungonte Shqipërisë. Mësoni ju shokët e banketit: Po të aplikohej demokracia greke këtu në shqipëri, nuk dotë kishte ngelur këmbë minoriteti grek dhe as që do dëgjohej emri Dule,Tavo, Ksera, Janullatos etj.
Rilindja e sjellë nga Edi Rama më 23 qershor 2013, për t’i shërbyer më mirë Janullatosit, vendosi sekretarin e tij, Vangjel Dulen, nënkryetar të Parlamentit. Ky grek në krye të kuvendit shqiptar si “mëlçitë e qengjit në qafën e ujkut”, u zgjua nga dremitja dhe i kërkoi presidentit Bujar Nishanit ta bënte Janullatosin nënshtetas shqiptar. Gazetarë të përmendur shqiptarë shkruajnë: “Nuk dyshojmë se Janullatosi dhe lobët antishqiptarë grekë mezi presin që Janullatosi të bëhet qytetar shqiptar. Në fund të jetës, ose do vdesë nga natyra, ose do e vdesin interesat e lobëve grekë dhe pastaj do nxitojnë që ta kanunizojnë Shënjt me varr peleginazhi në kishën në zemër të Tiranës. Nga këndvështrimi grek, vija e Verioepirit nuk do të jetë aty ku është tani, po do të vijë deri në mes të Tiranës. Në raste festash fetare, vargu i autobuzëve nga Greqia do të marshojnë me flamurë grekë drejtë e në zemër të Tiranës. Për këtë i duhet Vangjel Dules dhe interesave shoviniste greke, që Kryepeshkopit Janullatos t’i jepet nënshtetasia shiptare. Atëherë gjithë bota do ta shikojë e do të bindet se hirësia Janullatos e mbylli jetën si një i shenjtë grek në tokën greke, në Tiranë. Kjo mund të ndodhë, nuk më çudit. Përderisa klasa politike që drejton vendin është e pamoralshme dhe pa fije identiteti kombëtar. ( S. GJ.).
Gazetari grek Takis Michas e nuhat një konflikt të ardhshëm. Le të imagjinojmë se kryeministri i Shqipërisë para gazetarëve shpall, se do të ngrejë kompensimin për pronat e çamëve dhe për krimet kundër popullatës civile dhe largimit të dhunshëm të tyre nga Greqia. A nuk do ta karakterizonim këtë akt si “skandaloz?” A nuk do ta kishim konsideruar se ky ishte një “provokim” ndaj Greqisë?… hedh dinamit tërë status-kuonë e pasluftës Ballkanike… Michas thotë: Dëshironi konflikt?… Konfiktet i patë në shekullin e kaluar, në vitin 1914, 1941 dhe 1997. E mendoni se Shqipëria pas Kosovës vjen Epiri-Çamëria, Greqia që ua themeluan shqiptarët, te kufiri shtetëror i 1830 do të përfundojë…
EKSPEDITAT ARKEOLOGJIKE ITALIANE NE SHQIPERI
EKSPEDITAT ARKEOLOGJIKE ITALIANE GËRMUAN DHE EKSPLORUAN NË VITET ‘20-‘40 NË SHQIPERI/
NGA GËZIM LLOJDIA*/
Abstrakt/
Origjina e Misionit arkeologjik italian në Shqipëri janë të rrënjosura në krizën politike ,që ekzistonte në rajon menjëherë para Luftës së Parë Botërore, shkruan K.Francis.Puna e misionit arkeologjik italian për të gjetur një vështrim historik të lashtësisë kanë ushqyer dhe precedentë më konkrete dhe më veçanërisht për të krijuar jetën e këtij kombi lëvizjet e mëdha të qytetërimit që kanë pas në kontinentin evropian dhe në pellgun e Mesdheut,thotë E. Benvenuto. Mirëpo lufta e dytë botërore (1939-45) dhe izolimi i mëvonshëm i vendit penguan për dyzet vjet. Gërmimet e bëra prej ekspeditave italiane në vitet’ 20-40 të shekullit të XX dhe gjetjet e saj kanë thënë tashmë shumë,megjithatë, që nga pikëpamja e organizimit etnografik dhe sociale dhe politike, si dhe kulturore, mund të njohin më shumë se 3 fazat e historisë së lashtë.Gërmimet që çuan në ringjalljen e Butrintit janë për shkak të misionit arkeologjik italian , i cili ka punuar për më shumë se 10 vjet nën drejtimin e L. M. Ugolini P.Marconi dhe në fund të D. Mustilli .Në vitin 1930, drejtori i Misionit Arkeologjik Italian në Shqipëri, Luigi Maria Ugolini, rekrutoi Cardini si prehistorian të misionit. Ndërmjet viteve 1930 dhe 1939, Cardini udhëtoi gjerësisht në të gjithë Shqipërinë jugperëndimore dhe ka regjistruar mbi 60 shpella natyrore dhe strehime në shkëmb.
Fillimi
Ardhja dhe qëllimi i një misioni arkeologjik italian në viset shqiptare dëshmohet nga të dhënat e AQSH,raporte,fotografi të ruajtur nëpër arkiva,fonde personale,shkrime gazetash etj. Shkurt disa: 1.Misioni Arkeologjik Italian në Shqipëri është themeluar në vitin 1924 nën patronazhin e Ministrisë së Jashtme Italiane. Ajo ishte një element i një programi që synon të zgjerojë hegjemoninë italiane me Adriatikun lindor …(Gilkes & Miraj 2000).2-Prof Pirro Marconi në vitin 1939,shkruan për zbulimet e rishta arqeologjike në Shqipni (ekspoatimet) sic i quan ai.Në pranverën e vitit 1924,thotë Marconi një misioni ynë i veçantë u nisë për në Shqipëri me qëllimin kryesor të këqyrë sipërfaqen e saj sidomos nga pikëpamja vjetërsirave romake. Marconi thotë se këqyrjet që do të kryenin në territorin shqiptar do të hedhin shumë dritë. 3-Gërmimet që çuan në ringjalljen e Butrintit janë për shkak të misionit arkeologjik italian , i cili ka punuar për më shumë se 10 vjet nën drejtimin e L. M. Ugolini P.Marconi dhe në fund të D. Mustilli shkruan . Benvenuto duke sjell një panoramë të përgjitshme të siteve arkeologjie dhe ekspeditave, që përshkruan këtë vend nga fillimi i shekullit të XX. Gjatë Luftës së Parë Botërore (1914-18) Kjo veprimtari studimore u zhvendos në Shqipërinë qendrore dhe ishte pastaj filloi gërmimi i rrënojat e Apolonisë. Në këtë material hidhet dritë për gërmimet të cilat zbuluan murin e qytetit, 4 kilometra të gjatë., teatër, Odeon, një tempull me një portik, banjot,gjimnaz dhe të ashtuquajturit monument i Agonoteti, si një buleuterion (Nekropolin e Apolonisë. Gërmimet u vazhduan nga misioni arkeologjik francez .Pra, ishin gjithashtu duke filluar hulumtim italian, sidomos në punën e Biagio Apke (1899-1955) dhe Roberto Paribeni (1876-1956). Ugolini, në vitin 1924,thotë E.Benvenuti, në hapësirë të shkurtër prej vetëm 48 orë, ai mund të njoftojë zbulimin e tre qendra të jetës së lashtë,tre qytetet e fortifikuara të Epirit të lashtë: Calivò,Mali Aetos dhe Butrinti. Gërmimet italiane (1927-1940) sollën në dritë një rreth të gjerë të mureve me shtatë porta, në mesin e ndërtesave të tjera,teatri auditor me skenën greke dhe romake-s, një vend të shenjtë e Asclepius, nymphs, spa dhe një Pagëzimorja e shekullit. V pas Krishtit . Shkrimi më tej citon se gërmimet, që çuan në ringjalljen e Butrintit janë për shkak të misionit italiane i cili ka punuar për më shumë se 10 vjet nën drejtimin e L. M. Ugolini (P. Marconi dhe në fund të D. Mustilli. Në një fushë kaq të re, por në mënyrë të plotë të mundësive, dhe në terren, sidomos në disa zona të pa eksploruara ende. Misioni ishte aktive duke filluar nga rajonet jugore të Shqipërisë, me një program gjithëpërfshirës që jo vetëm kërkimi shkencor, por ai donte frytet e punës së tij për të bërë të gjithë pjesëmarrësit. Së pari, ata shqiptarë që ishin të vetëdijshëm për motivet dhe tema të jetës së kombit të tyre. Ekspedita italiane është kryer në faza të ndryshme dhe të dallueshme, të cilat janë të përfshira në kuadër të një programi të përcaktuar mirë, zbatuar gradualisht. Ajo filloi me eksplorimin në terren, me qëllim të njohë kërkime topografike, nga ajo që mbeti prej pjesësë së dukshme, organizimin e lashtë, për të zbuluar qendrat e veta të jetesës, qyteteve apo kalatë dhe linjat e komunikimit të jetës një koncepti i mënyrës në të cilën natyra ishte zbutur me vullnetin dhe punën e njeriut. Kjo pjesë e parë e punës së tij, Misioni ishte kryer për pjesën jugore të Shqipërisë për të marrë atë në fusha të tjera, veçanërisht në veri, të cilat që ofrohen shumë mundësi për hetime për zgjidhjen e problemit ilire.U gërmua në qendrat e mëdha në të dhëna e mëposhtme ofruara nga mbetjet dhe tradita letrare, duke eksploruar plotësisht, duke kërkuar monumentet, duke studiuar se si është shprehur në organizimin e jetës shoqërore, si në sistemin urban, dhe në mbrojtjen e punimeve të kulturës. Si dëshmi e kësaj dhe punës, raportojnë lavdërimi i Ernest Koliqi, Ministri shqiptar i Arsimit në vitin 1940.
Qendrat e eksploruara nga ekspedita italiane
Gërmimet më të rëndësishme misioni arkeologjik italian e në Shqipëri ishin ato të qytetit të Butrintit dhe Feoniki, fshatrat Cuka, Dema dhe Karalibej, Akropolis dhe kështjellat e Malahuni, malin Aetos dhe Vagaliati, pranë Gjirokastër, në Himarë, në PashaLiman, shpella Spile dhe Velça: këto tjerë kultura parahistorike, greke dhe romake.
Ugolini ka punuar në Phoenicê, në prefekturën jugor të Gjirokastrës, në mes të viteve 1925 dhe 1927, thotë O. Gilkes (‘Një nga akropolet më të madh të botës klasike’ p.sh., në Il Popolo d’Italia 9 / 11/1933. Në dhjetor 1927 u vendos të zhvendoset fokusin e misionit rreth 30 km në jug të vendit bregdetar të Butrintit. Ugolini ishte për të gërmuar këtu deri në vdekjen e tij të hershme në vitin 1936, por pasuesit e tij, Pirro Marconi, Domenico Mustilli dhe Igino Epicoco vazhduan punën deri në 1943. Në vitin 1931 një zyrtar i rregullt u emërua për të punuar me Ugolini. Ky ishte Hasan Ceka, një arkeolog trajnuar në Vjenë, të cilët në periudhën e pasluftës ishte që të bëhet më shumë ose më pak themeluesi i arkeologjisë moderne shqiptare. Ceka vizitoi për periudha të zgjatura në 1930 dhe shkroi raporte të gjera mbi gërmimet.
Çfarë sollën ekspeditat?
Rezultati i tyre qenë gati befasuese .Raportet e Ugolinit për Butrintin dhe Shqipërinë e lashtë treguar zbulimet e Butrintit dhe gërmimet në shpellat prehistorike të Velcës. Synimi ishte ngritja e muzeut në akropol për të mbledhur të gjitha objektet, që rezultuan nga hulumtimet një sasi e konsiderueshme e veprave dhe objekteve nga gërmimet e misionit, janë në Muzeun e Tiranës. Puna e misionit arkeologjik italian për të gjetur një vështrim historik të lashtë ushqyer mirë dhe precedentë më konkrete dhe më veçanërisht për të krijuar jetën e këtij kombi lëvizjet e mëdha të qytetërimit që kanë pas në kontinentin evropian dhe në pellgun e Mesdheut. Mirëpo lufta e dytë botërore (1939-45) dhe izolimi i mëvonshëm i vendit penguan për dyzet vjet. Gërmimet e bëra prej tij dhe gjetjet e saj kanë thënë tashmë na, megjithatë, që nga pikëpamja e organizimit etnografik dhe sociale dhe politike, si dhe kulturore, mund të njohin më shumë se 3fazat e historisë së lashtë 1-parahistori,2-proto-iliro,3-grek-romake. Shkurt për tre fazat:Parahistoria, të cilat nuk kishte asnjë ide e vagët, u zbulua nga zbulimi i kulturës Velça,nga i cili u mblodhën objekte gjenden edhe më shumë rastësisht në rrethe të ndryshme të Shqipërisë, rajoni i Shkodrës ,në Butrint etj . Që në fillim të mijëvjeçarit të tretë p.e.s Shqipëria ishte e banuar, megjithëse me densitet të ulët, njerëz të kulturës neolitike, me karakteristikat e formave dhe shprehjeve. Shërbyen shpellat banimi dhe fshatra në majat e kodrave dhe maleve, luginat dhe fushat pse ishte strehë e sigurt për shkak të ujërave të bollshme të përfshira, si dhe vendet ishin larg nga deti. Instrumentet u bënë prej stralli apo guri dhe një dritëz e shprehjes artistike është shprehur në dekorimin e anijeve me gravura. Kultura e vjetër shqiptare, që daton në mijëvjeçarit të tretë p.e.s, u sollën në dritë në qytetin Maliqit. Periudha e Neolitit është e përfaqësuar nga mbetjet e kasollet drejtkëndëshe, të bërë nga xunkthe mbuluara me baltë. Përveç kasollet ishin shpërthime, të cilat u gjetën te disa enë, shpesh dekoruar me kujdes. Në fillim të mijëvjeçarit të dytë, popullsia u zhvendos dhe ka prodhuar një qeramikë me dizajnë gjeometrike në të zezë dhe gri, smalt të akseve bronzi, ishin njohës të mirë të vendosur karakteristikave të metaleve.Në Elbasan, Scampa e lashtë, e përmendur edhe nga Ptolemeu gjeografi, një nga peshkopit shek. V, e cila u shkatërrua nga bullgarët në shek. X. Në jug-lindje të Shqipërisë, veçanërisht rajoni i Kolonja-Korçë, objekt i hetimit dhe gërmimet e mëvonshme 1997-2002, e kanë dëshmuar të jenë mbetje të pasura të periudhës protohistorik, duke e mbajtur gjurmët e pranisë së ‘ njeriut në këtë fushë. U gjetën një numër të konsiderueshëm (duke përfshirë edhe atë të Kamenicës, plot 395 varre, në të cilën ishin varrosur edhe skelete 420), daton nga Epoka e Bronzit në fillim të Epokës së Hekurit, 1500-1025 B.C. Faqet e tjera arkeologjike dhe nekropole të tjera u gjetën në, Boboshtica, Kukës, Permetit, Sovjan dhe Vlorë .Lidhur me epokën e hekurit në mijëvjeçarit të parë p.e.s për të shënuar zhvillimin e kulturës lokale, varret tumulare, zbuluar në luginën e lumit Mat gjatë punës në një stacion të energjisë hidroelektrike, ka ofruar dëshmi të tjera të një civilizimi luftarak. Në Gajtan, Tren dhe këto kalatë dhe duket pasi të gjithë, ato ishin të parapara si vendet e vendbanimit të përhershëm, por si vendet e strehimit .Një prej tyre është Antigonea në Gjirokastër, e cila ka një mur masiv të gjatë në të cilën ekziston një port e vetme. Shtëpitë janë shpesh me hajat dhe një varg kolonash, si dhe disa dhoma fqinj dhe dyqane artizanale. Një tjetër qytet sjellë në dritë kohët e fundit është, i dukshëm sidomos për varret monumentale të gdhendura, dhe vlera ormamenti. Feoniki është pas Butrintit, vend i rëndësishme arkeologjik në Shqipëri. Sajti në kodër qëndron i izoluar, ne një pozicion dominues. ‘i rrethuar nga katër organet më të ulëta të ujit dhe është gdhendur në anët me brinjë të mëdha, paraqet fuqishëm dalje gjysmë lartë shkëmbor dhe ka një top relativisht të sheshtë, e cila formon Akropol të madh dhe më të frikshëm të botës klasike, për sa kohë të paktën 1.5km,ndërkohë që baza e kodrës është rreth tre kilometra e gjatë. Prof P.Marconi duke folur për gërmimet në Finiq e cilëson akropolin e këtij siti një ndër më të mëdhatë e botës. Nekropoli ku sipas Marconit është zbuluar edhe një stelë i përkasin shek 3 p.e.s .Në këto ekspedita sipas Marconit është mbledhur lëndë arkeologjike. Në ekspeditën e Marconit ,arkitekti ishte inxhinjeri Roversi. Dalën në dritë, thotë Marconi ose u gjurmuan monumente të ndryshme. Këndon ky vjershëtor i këndshëm shkruan Marconi, i Romës perandorake si Enea duke sjellë më shumë vuajtje në kaq ditë dhe në kaq rreziqe e duke pirtur që e thëna e Zotit të plotësohej pa të ish e mundur të ngrehte në Itali muret e një Troje të re arrin në Butrint…
Kush ishte L.M Ugolini -Drejtori i zgjedhur për misionin e ri italian
Drejtori i zgjedhur për misionin e ri italian Luigi Maria Ugolini ishte, një arkeolog i ri nga Bertinoro në Romagna. Ugolini kishte studiuar në Universitetin e Bolonjës, ku ai prodhuar një tezë Mosha e Bronzit të Fonte Panighina, ndodhet në afërsi të qytetit të tij. Në vitin e tij të parë 1924 bëri dy udhëtime Ugolini në Shqipëri, ku pavarësisht problemeve me xhandarmërinë shqiptare, ai ishte në gjendje për të shqyrtuar faqet e shumta arkeologjike duke përfshirë edhe qytetet jugore klasike të Phoenicê dhe Butrintit. Si rezultat i ekspeditës së parë Ugolini, Paribeni bindi qeverinë italiane për të aplikuar për një koncesion ligjor për të gërmuar në Phoenicê. Si pasojë, në dhjetor 1927 u jepet një leje 30-vjeçare për të studiuar zona të caktuara të Shqipërisë jugore, me kusht, që gërmimet janë kryer në baza vjetore dhe se ata do të hedhin dritë mbi origjinën e ilirëve të lashtë. Në vitin 1928, pas gërmimet në Phoenicê, Ugolini dhe misioni themeluar veten në Butrint, qytet i madh klasike dhe bizantine ndodhet në afërsi të kufirit jugor të Shqipërisë. Si angazhime tij politike dhe publiciteti u rrit, Ugolini ka mbledhur një ekip besnik të specialistë vepër të ndërmarrë shumë hulumtimit arkeologjik dhe regjistrimin teknike e gërmimeve të misionit .Këta ekspertë përfshirë janë :Claudio Sestieri, një student i skulpturës klasike cili më vonë vazhdoi gërmimet me Rey në Apolloni, Dario Roversi Monaco, një inxhinier dhe topograf, që kryen shumë nga anketat e hershme, arriti nga Carlo Ceschi,Luigi Morikone kishte studiuar mbishkrime nga gërmimet dhe Igino Epicoco. Një piktor i talentuar shqiptar ishte i punësuar nga Ugolini për të regjistruar shumë nga mozaikët dhe ndërtesave zbuluar në Butrint. Prof. Pirro Marconi arkeolog ka kryer gërmimet në Butrint, duke përfshirë kulturat helenistike dhe romake e etj. Marconi zvëndësoi Ugolinin si drejtor në vitin 1937, pas vdekjes së udhëheqësit parakohshëm në tetor 1936 në moshën 41, nga dështimi i veshkave. Tragjikisht, Marconi gjithashtu vdiq dy vjet më vonë në një aksident ajror në Formiae afër Napolit, në të cilat të gjithë nga dokumentacioni i gërmimit për vitet 1937-8 humbi gjithashtu .Domenico Mustilli është dorëzuar udhëheqës në vitin 1939, edhe pse arritjet e tij në terren ishin të pakta. Një ekzaminim i fletoreve të Cardinit ka treguar se në vitin 1930 ai ka eksploruar zonën përreth Butrintit në mënyrë që të njoh nga afër veten me mjedisin lokal dhe potencialin e saj arkeologjike. Këtë vit të parë Cardini gjithashtu bëri një përpjekje të koncentruar për të rimarrë informacion sa më shumë të jetë e mundur në lidhje me vendndodhjen e shpellat dhe vende të interesit arkeologjik. Informacioni i mbledhur lidhet thjesht me pjesën jug-perëndimore të vendit. Cardini bën vetëm një referencë të vetme (nga një vizitë në Dragot dhe shpella Vajzë), të kërkimit shkencor në Shqipëri në vitin 1931. Vizita ishte në vitin 1936, kur ai së pari ka hulumtuar Velçën dhe kryer një studim paraprak të dhjetë shpellave atje .Në 1936 Cardini gjithashtu bëri një ekskursion në gadishullin e Karaburunit, duke përfshirë edhe shpellat e Ravena. Në 1937 u kthye në Velçë ku ai kishte kryer gërmimet sistematike në kuadër të “shpellë pjellore ‘më (shpella 2) .Gërmimet e tij si akset guri, vegla stralli dhe një lloj më parë të panjohur të pikturuar të qeramikës eneolitike (Mustilli, 1941).Qyteti i lashtë, u identifikua nga LM Ugolini, në afërsi të fshatit Finik, rreth gjysmë të rrugës ndërmjet Sarandës dhe Delvinë.Kjo, sipas fjalëve të Polibi ( II , 8, 4), ishte qyteti më i fortifikuar rëndë dhe më të fuqishme të Epirit. Antikat e saj përfshijnë dy pjesë: Akropoli në majë të një kodre të gjatë dhe të ngushtë, me formë karakteristike e bashi i anijes përmbysur, dhe fshati i Finik, në rrëzë të kodrës vetë.
Referime
-Prof Pirro Marconi prill viti 1939-Zbulimet e rishta arqeologjike në Shqipni (ekspoatimet)
– Karen Francis. Institute of Ëorld Archaeology, University of East Anglia, Norëich,
-Oliver J. GilkesInstitute of Ëorld Archaeology University of East Anglia Norëich, UK
“The Sun”: Blair po bën miliona në Shqipëri
Tabloidi britanik “The Sun” i ka kushtuar një artikull ish-kryeministrit Tony Blair biznesit të tij të këshillimit në shumë vende të botës. Gazeta i konsideron vendet ku Blair paguhet si këshilltar si të etiketuara për abuzime tronditëse me të drejtat e njeriut, përfshirë edhe torturat dhe masakrat. Gazeta nuk ka lënë mënjanë as Shqipërinë ku ish-kryeministri britanik luan rolin e këshilltarit të kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama. “Ish kryeministri Blair është duke bërë miliona paund nga vende të akuzuara për abuzime tronditëse të drejtave të njeriut, duke përfshirë torturat dhe masakrat”- shkruan “The Sun”. Një paragraf i kushtohet vendit tonë, për të cilin numërohen problemet me respektimin e të drejtave të njeriut. “Blair punon si këshilltar vullnetar. Por Amnisty International thotë se “tortura dhe trajtimi i keq i të arrestuarve është e zakonshme në Shqipëri”. Amnisty International shton se “ kushtet, në veçanti për të burgosurit në pritje të vendimit gjyqësor në komisariatet e policisë, vazhdojnë të jenë të ashpra, pavarësisht se janë ndërmarrë hapa për të ulur mbipopullimin. Dhuna në familje është tepër e përhapur dhe reforma të mëdha nevojiten të merren për të mbrojtur viktimat”- shkruan “The Sun” për punën e ish-kryeministrit britanik në Shqipëri.
- « Previous Page
- 1
- …
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
- …
- 16
- Next Page »