Drejtori i Përgjithshëm i “SIGAL UNIQA Group Austria”, Z. Avni Ponari, Vizitoi FEDERATEN “VATRËN”/
Të dielën me 22 Janar 2017, z. Avni Ponari, drejtor i Përgjithshëm i “SIGAL UNIQA Group Austria”, vizitoi selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” në Bronx, NY. Z. Ponari shoqërohej nga ambasadori, studiuesi i njohur, z. Mal Berisha dhe nga nënkryetari i Vatërs, z. Agim Rexhaj.
Zotërinjte Avni Ponari dhe ambasador Mal Berisha ishin të pranishëm në ceremoninë e betimit të presidentit amerikan Donald Trump.
Z. Rexhaj u uroi mirëseardhjen në Shtëpinë e Vatrës dhe u prezantoi aktivitet më të fundit të Federatës Vatra, shrirjen e saj, nëpër shtetet e Amerikës së Veriut dhe Kanada, dhe prezantoi qëndrimet për zhvillimet më të fundit në trojet etnike shqiptare.
Editori i Diellit, Dalip Greca, i njohu mysafirët me rrugëtimin historik të Vatrës përgjatë 105 viteve të saj, duke e shoqëruar bisedën me pamje fotografike dhe dokumentet arkivore. Mysafirët vizituan edhe bibilotekën e Vatrës dhe arkivin e saj.Editori prezantoi shkurtazi dhe historikun e Gazetës”Dielli”, gazetës së fundit rilindase, që vazhdon të publikohet n mysafirëve SHBA. Me 15 Shkurt Dielli feston Ditëlindjen e 108-të, ndërkohë që me 28 Prill 2017, Vatra fetson 105 vjetorin e themelimit të saj.
Mysafiri Avni Ponari, dhuroi për Vatrën 500.00 dollarë. Zv/Kryetari Rexhaj dhe Editori Greca e falenderuan mysafirin për bujarinë e tij.